• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Lexuesit më të rinj të Diellit 110 vjeçar në Vatër

March 24, 2019 by dgreca

Nga Marjana BULKU

Një përfaqësi nxënësish të shkollës shqipe “Children of the eagle” Albanian American dual language and culture AADLC , së bashku me mësuesen e tyre Drita Gjongecaj vizituan Vatrën pikërisht në prag të festimeve të 110 -vjetorit të gazetës Dielli, gazetës më të vjetër në gjuhën shqipe këtu në Amerikë.Do të ishin kështu të parët protagonistë fëmijnor që do të shfletonin faqet e gazetës më të vjetër në gjuhën shqipe në mjediset e Vatrës. Një vizitë e shkurtër studimore, në funksion të proçesit të gjatë dhe jo fort të lehtë të mësimit të gjuhës shqipe mund edhe të ketë vlera edukuese sa dhjetra orë leximi e shpjegimi .Mjediset e vatrës janë ideale për të rrëfyer historinë tonë . Me tekste, me fotografi , me relike e simbole , ku fëmijët shqiptaro-amerikanë të lindur në SHBA , munden ti takojnë në pak minuta, falë këtyre mjediseve të pasura e të mirmbajtura. Prezenca e editorit të Diellit, zotit Dalip Greca i cili e mirpriti idenë e kësaj vizite ua bëri edhe më të lehtë këtë studim ndryshe. Ai rrëfen disa publikime të gazetës dielli ndër vite, logon, kopertinat me simbolet tona kombëtare nga ku fëmijët njohin dhe përmendin njëzëri Skënderbeun, Nënë Terezën, flamurin shqiptar, kostumet tona të mrekullueshme kombëtare.Ata e lexojnë rrjedhshëm gjuhën shqipe mbi faqet e gazetës më të vjetër shqip tingëllon aq bukur shqipja e brishtë e vizitorëve më të rinj të Vatrës, nxënês të shkollës shqipe Children of the eagle” .Është një përvojë e bukur që ata do ta ndajnë me bashkëmoshatarët e tyre. Ata munden të jenë jo vetëm lexues të kësaj gazete por pse jo edhe opinionistë të saj e me anglishten e tyre do munden të shkruajnë emocionet e një dite si kjo ku ora e mësimit spostohet në objekte dhe subjekte me kaq shumë përmbajtje sa një shkollë e tërë .Aty dokumentohet historia e shqipërisë , kollosët e letërsisë, diplomacisë dhe mendimit shqiptar ndër vite.Shikimet e tyre kureshtare depërtojnë sa tek flamujt, fotografitë mbi mure dhe ndalen gjatë të kostumet e larmishme kombëtare në paradën e shqiptarëve të Amerikës, e njohin dhe mbase e kanë përjetuar drejtpërdrejt këtë ngjarje që është bërë traditë në Nju Jork por brenda Vatrës merr vlera historike siç është edhe kjo vizitë e tyre në këtë 110 vjetor të Diellit. 
Mësuesja e tyre Drita e cila është mike e përhershme e Vatrës , madje majin e kaluar organizoi një seminar me përfaqsuesit e shkollave shqipe të Nju Jorkut pikërisht në mjediset e Vatrës mbi ” Arritjet dhe perspektivat e mësimdhënies së gjuhës amtare në shkollat shqipe të Diasporës Amerikane”. Drita Gjongecaj , Zëvendës drejtore në shkollën publike 110 ( The Theodore Schoenfeld School Bronx ) prej 8 vjetësh , përpos angazhimeve të përditëshme gjen kohë dhe mundësi që mësimi i gjuhës shqipe të aplikohet përmes metodave më të mira që përthithen shpejt nga nxënësit pa i lodhur dhe mbingarkuar ato. Teksa largohen ju jap poemën “Bagëti e bujqësi ” të Naim Frashërit por në gjuhën angleze me shpresën që në ardhjen tjetêr këta nxënës te mirë e fëmijë të mrekullueshēm do ta përkthejnë , lexojnë dhe citojnë në gjuhën shqipe. Largohemi duke marrë me vete fotografitë e shumta pranë simboleve që identifikojnë të pandryshueshmen tonë të përbashkët: shqiptarinê. 
Mars 2019

Filed Under: Opinion Tagged With: MARJANA BULKU-Lexuesit e rinj

Artikujt e fundit

  • Gazetaria si ndëshkim publik…
  • Disa qasje hermeneutike dhe fenomenologjike ndaj tekstit poetit të Martin Camajt
  • Kongresmenët Amerikanë Paraqesin Rezolutë për Vazhdimin e Pranisë Ushtarake të SHBA-ve në Kosovë
  • Helmi virtual
  • Vatra u prit në Selinë e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK
  • SKËNDERBEU NDËRMJET BARLETIT DHE ZANOVIQ-IT: NGA HISTORIOGRAFI HUMANISTE NË MODEL KONCEPTUAL ILUMINIST
  • Patronimet kolektive me -aj , si identitet shqiptar i Malësisë së Madhe
  • Ledia Xhoga Captivates at Fan Noli’s Virtual Cultural Event
  • Congressman Keith Self Introduces Resolution Supporting the Integration of Kosovo into NATO
  • NJË MOMENT I RI GJEOSTRATEGJIK DHE NJË HAP I RI NË ARKITEKTURËN EURO-ATLANTIKE TË SIGURISË
  • Me virtuozen Alda Dizdarin në zemër të Londrës
  • Kur një masakër bëhet gjenocid? Reçaku, Panariti, Tivari dhe Çamëria në dritën e së drejtës ndërkombëtare
  • Speaking this Saturday, May 2, at the NYFCR Annual Statewide Conference with students and young leaders from across New York
  • Për çfarë ka nevojë Shqipëria?
  • Ernesto Sabato, gjeniu i letërsisë latino-amerikane që u rrit në prehrin e një nëne shqiptare

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT