• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Atë Arthur Liolin: “Noli – Njeriu i të gjitha kohërave”

March 15, 2015 by dgreca

Mesazhi i Atë Arthur Liolin, Kryekancelarit të Kishës së Nolit, dërguar enkas për sesionin e Vatres ne kujtim te 50 vjetorit te vdekjes se Nolit-Lexuar nga Pastor fr. Nathan Preston nga Kisha Ortodokse St. Nicholas/
I nderuar Dr. Gjon Bucaj, kryetar i Federatës Pan Shqiptare e Amerikës-Vatra
Në këtë 50 vjetor i përkujtimit të mbështetëm Fan Stilian Nolin, i cili vdiq në 13 Mars 1965, ju lutem pranoni përshëndetjet tona të thella për ju dhe për të gjithë kolegët tuaj të Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës – Vatra.
Ju keni zgjedhur të përkujtoni Atë më 13 Mars – Dita e saktë, e 50 vjetorit të kalimit të tij në amshim –
VATRA, me këtë rast mbledh që të reflektojnë dhe për të dëgjuar nga kontributet e shquar që Fan Noli kishte bërë për të rritur njohuritë dhe imazhin e trashëgimisë sonë të përbashkët. Fan Noli ka shërbyer si një nga themeluesit më me famë të Vatrës. Kështu, ne qëndrojmë në nderim, mirënjohje dhe admirim të trashëgimisë së jashtëzakonëshme që ai bëri në fusha të tilla të ndryshme si fe, letërsisë, historisë, gazetarisë, shkrimit, muzikës, poezisë dhe artit, e mynyrës të qeverisjes.

Në shumë mënyra, ai u bë si një “Njeriu për të gjitha kohërat.”

Si e tillë, me anë të jetës së tij të jashtëzakonshme dhe punëve të jashtëzakonshëm ai vazhdon të shërbejë si një mishërim i të gjithëve, që njerëzit tanë të gjejnë vlerat dhe të mbajnë ato si të shenjtë. Në të vërtetë, me trashëgiminë e tij, Ai është bërë një Icon i Identitetit Shqiptar Kombëtar dhe një model frymëzues, për brezat që vijnë, për ta kujtuar Atë si: Ikon i Kombit. Më tej, për të u mbledhur gjatë muajit mars ne na mundëson që të kujtojmë dhe nderojnë Atë me përulësi. Vdekja e Tij ishte në muajin mars, muaj kur ai u shugurua si prifti i parë shqiptar ortodoks për të filluar misionin e Tij, ambicioz gjatë tërë jetës. Në mars, Ai i prej se kur la Atdheun, kishte themeluar kishën e tij të parë shqiptare në Boston . Dhe ishte marsi i pesëdhjetë vjetëve më parë kur Ai ka hyrë në përjetësi.
Ju lutem me këtë rast pranoni urimet më të përzemërta për VATREN dhe të gjithë bashkatdhetarët të nderuar, dhe për të rikujtuar trashëgiminë pavdekshëm e ofruar për ne dhe për njerëzimin nga Fan Stilian Noli. Mundet që kujtesa e Tij ngaherë të jetë e përjetshëme. I perjetshem qofte kujtimi i Tij! Me shumë mirënjohje dhe lutje, Very Rev Arthur E. Liolin –

* Mesazhi i dërguar në Seminarin Përkujtimor të VATRËS për 50 vjetorin e ndarjes së Nolit nga Jeta.
New York 13 mars 20015

Filed Under: Vatra Tagged With: Atë Arthur Liolin: "Noli - Njeriu, i të gjitha, kohërave", mesazh, Pastor fr. Nathan Preston n

LAMTUMIRA E AGIM MULOSMANAJ DHE MESAZH I FAMILJES MULOSMANAJ NË NEW YORK

December 23, 2014 by dgreca

Të Dielën me 21 Dhjetor 2014 komuniteti shqiptar, me një pjesmarrje të jashtzakonshme nga shumë shtete të Amerikës, përcolli për në varrezat në Kensico në New York, 273 Lakevieë Avenue,Valhalla, të ndjerin Agim Mulosmanaj, i biri i Hysen dhe Sheqere Mulosmanaj, nipi i vatranit të vjetër, veprimtarit të komunitetit shqiptar në New York, zotit Musli Mulosmanaj. Komuniteti shqiptar i
ka shprehur ngushëllimet familjes Mulosmanaj gjatë ditës së Shtunë, 20 Dhjetor nga ora 2 pm deri në 9 pm në Shtëpinë Mortore- • F Ruggiero & Sons Funeral Home, që ndodhet në adresën: 732
Yonkers Avenue, Yonkers, NY 10704.
Varrimi i te ndjerit u bë të Dielen me 21 Dhjetor, pas ceremonive fetare qe u zhvilluan në Shtëpinë Mortore F Ruggiero & Sons Funeral Home,Yonkers. Ka qene nje pjesmarrje e jashtzakonshme e
komunitetit shqiptar ne kete ikje te parakohshme te Agim Mulosmanaj, që vuante nga sëmundja e kancerit. Ne varrim ishin të pranishëm dhe personalitete te njohura te komunitetit shqiptar si: Z.
Elez Biberaj, drejtor nw Zerin e Amerikws, me zonjen,biznesmenet e veprimtaret e njohur Harry Bajraktari dhe Rrustem Gecaj, kryetari i Vatres, dr. Gjon Bucaj, zv, kryetari Agim Rexhaj,Zef Balaj,Zef Përndocaj, Simon Qafa, Sabit Bitici, Sejdi Husenaj, Uka Gjonbalaj, editori i Diellit Dalip Greca, dhe shume vatrane te tjere, anetare te Keshillit te Vatres, drejtues të Partisë Lëvizja e Legalitetit për SHBA, Hakik Mena, Ahmet Hoti, Sokol Kupi, Ndrec Gjergji, nderim Kupi, dhe shumë përfaqësues të Legalitetit. Ceremonine fetare e udhehoqi Elez Osmani. Fjalen e percjelljes e mbajti kryetari i Vatres, Gjon Bucaj, i cili e ka njohë babanë e Agimit, të ndjerin Hysen, poet e gazetar, që në kohën e rinisë, kur së bashku ishin bashkënxënës. Në fjalën e tij kryetari i Vatrës,tha se ikja e Agimit është e parakohshme. Kjo vdekje e parakohshme, që ka lënë në dhimbje familjen dhe të afërmit e miqtë, tha ai, na përcjell edhe një mesazh, për të qenë të kujdesshëm në kontrollet e përhershme tek mjeku, me qëllim që e keqja të mos marrë jetë të parakohshme.
Kryetari Bucaj ka ngushëlluar familjen dhe të gjithë miqtë dhe të afërmit për këtë humbje të parakohshme.
Me pas u shtrua nje dreke për shpirtin e te ndjerit.
Në emër të familjes Mulosmanaj, veprimtari i njohur i komunitetit shqiptar, z. Musli Mulosmanaj, me anë të një shënimi në facebook, falenderon komunitetin shqiptar, miqtë , të gjithë ata që i qëndruan pranë familjes në castet e vështira. Në mesazhin falenderues të z. Musli Mulosmanaj, në faqen e tij të Facbook-ut shkruhet se:” Agim Mulosmanaj la të pikëlluar mbarë familjen tonë Mulsomanaj dhe rrethin tonë të gjanë . Agimi ndërroi jetë me 19 Dhjetor 2014.”
Më pas z. Mulosmanaj përmes mesazhit që u drejton miqëvë , falenderon të gjithë ata që patën mundësi dhe shkuan në Shtëpinë mortore për t’i shprehë ngushëllimet, si dhe të gjithë ata që ishin pjesmarrës në varrimin e Agimit të dashur e të paharruar.
Po ashtu z. Mulosmanaj falenderon të gjithë ata që telefonuan në familje apo dërguan mesazhe ngushëllimi nga trojet etnike shqiptare.
Mesazhi përfundon me urimin e familjes Mulosmanaj: Ua kthefshim ndër gëzime në familjet tuaja, si këtu ashtu dhe në Atdhe!

Filed Under: Komunitet Tagged With: I FAMILJES MULOSMANAJ, mesazh, ne New York

MESAZH NGA CARRIE HOOPER: Gëzuar Ditën e Pavarësisë!

November 23, 2013 by dgreca

CARRIE HOOPER: Gëzuar Ditën e Pavarësisë!/

Përshëndetje miq! Gëzuar Ditën e Pavarësisë! Është interesante se kësaj rradhe Festa e Flamurit bie në të njëjtën ditë si festa amerikane e falënderimit.  Të jemi mirënjohës për dëshmorët e kombit shqiptar që jetën e shkrinë për lirinë e mëmëdheut.  Të nderojmë ata që ranë për ta çliruar atdheun nga robëria pesëshekullore osmane.  Të lartësojmë në mendjen tonë atdhetarët që themeluan shkolla shqipe me gjithë ndalimit të përdorimit të gjuhës shqipe gjatë kohës së sundimit osman.  Të falënderojmë në shpirtin tonë shqiptarët në diasporë për punën e tyre të palodhur për ruajtjen e kulturës shqiptare duke dhënë mësim në shkollat shqipe, duke kënduar dhe vallëzuar, dhe duke krijuar letërsi.  Rroftë Shqipëria dhe rrofshin shqiptarët kudo që ndodhen!(Ne Foto: Carrie Hooper duke interpretuar ne Mbremjen Gala te 100 vjetorit te Vatres, 29 prill 2012)

Filed Under: Featured Tagged With: carrie hooper, mesazh, per Pavaresise

PROF. THANAS GJIKA: SHENDET E TE SHKUARA Z. AGIM KARAGJOZI!

November 17, 2013 by dgreca

Në Foto: Thanas Gjika me z. Agim Karagjozi, gjatë vizitës në shtëpinë e z. Karagjozi, Floral Park, NY/

Z. Agim Karagjozi më bëri borxhlli gjatë vitit jubilar të 100-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë. Kur une i kerkova sponsorizim per botimin e studimit monografik “Mihal Grameno jeta dhe vepra“, ai m’u përgjigj pa hezitim dhe më dërgoi ndihmën e tij bujare. Mbasi e botova librin ia dërgova një kopje me falenderime. Z. Karagjozi e lexoi dhe me pergezoi ne telefon. E ndjeva veten të detyruar që unë të mos mjaftohesha vetëm me falenderime telefonike, por të gjeja rastin dhe t’i bëja një vizitë respekti. Keshtu në maj-qershor të ketij viti, kur shkova ne New Yourk, i bëra një vizitë në shtëpi . I urti Agim më priti në dhomën e ndënjies, ku ai kalonte shumë orë të ditës.

Duke biseduar për Mihal Gramenon dhe Ç erçiz Topullin, më tha se i kishte pasur modele frymëzimi gjatë jetës së tij. Pastaj vijoi të më tregonte për jetën e tij të fëmijërisë e më vonë për punën kushtuar mbarëvajtejes së Shoqerise Vatra. Kur e degjoja që fliste me entusiazem vetëm e vetëm për atdheun me një pamje prej rilindasi, mendova se Vatra kishte fat qe kishte pasur e ka në drejtim te saj këtë atdhetar modest e të përkushtuar. Mbasi e dëgjova disa momente, guxova dhe i thashë se duhej të shkruante kujtimet e jetës së tij, por ai m’u pergjigj me thjeshtësinë e tij karakteristike: Unë nuk jam ndonjë personalitet i spikatur historik, jeta ime është e dokumentuar në veprimtarinë e Vatrës, kujt t’i interesoje kjo veprimtari ka për të mësuar dhe për jetën e veprimtarinë time.

Disa minuta pas qirasjeve qe na bëri zonja e tij, u largova per te mos e lodhur më gjatë këtë rilindës të ditëve tona. Sipas zakonit shqiptar, z. Agim u ngrit e më përcolli tek porta e shtëpisë. Me këtë rast, iu luta nipit tim, studentit Gjergj Bimbli, i cili me shpuri per vizite me makinen e tij, të më bënte këtë foto, e cila për mua ka vlera e emocione të vecanta. U ndamë me urimin që të shihemi e të takoheshim sërisht.

Z. Agim, ju uroj me gjithë zemër që të bëheni mirë dhe të takohemi përsëri, sepse një takim me ju, një bisedë me ju, ma forcon vendosmërinë për të punuar për të mirën e atdheut dhe të popullit tonë.(Thanas Gjika)

 

 

Filed Under: Komente Tagged With: agim karagjozi, mesazh, Thanas Gjika

Mesazh nga editori i DIELLIT

March 19, 2013 by dgreca

Te nderuar miq;

Ju falenderoj shume per mesazhet perkrahese dhe kurajoze qe me keni derguar gjate te gjithe ketyre diteve. Emailet e mia ishin aq te shumta sa do te ishte veshtire t’u ktheja pergjigje nje per nje, telefonatat-mesazhet po ashtu. Keshtu qe zgjodha kete forme per te falenderuar dhe per te sqaruar miqte e mi per ate e me ndodhi ne Shqiperi.

Nje falenderim te vecante u dergoj vatraneve, atyre te qendres dhe te degeve, kryesise se Vatres, presidentin e nderit z. Agim Karagjozi, qe i qendruan prane familjes time ne NY, duke telefonuar dhe derguar mesazhe perkrahese. Po ashtu edhe te gjithe atyre qe arriten te kontaktonin permes telefonave  me njerezit e mi ne Tirane, te cilet ishin gjate te gjithe kohes prane meje. I falenderoj koleget gazetare, jo vetem ne SHBA e Shqiperi, por edhe ne Europe, qe me kane shkruar dhe me kane telefonuar.

Falenderoj Dr. Kujtim Balidemaj ne NY, qe disa here u lidh me familjen time per te mesuar rreth gjendjes time shendetsore dhe per ta udhezuar ate se si duhej kryer kthimi ne New York, duke dhene keshillat perkatese per qendrimin ne avion dhe gjithcka tjeter.

Cfare ndodhi me mua? Te henen me 4 mars u nisa nga JFK per ne Tirane per te shkuar prane prinderve, te cilet kalonin caste te veshtira semundjeje. Me 5 Mars isha prane tyre, ne qytetin e Lushnjes. Tre dite me pas, te premten e 8 marsit ne mengjes, kur gjithcka ishte e qete nisi dhimbja e gjoksit me shterngime te forta dhe pengesa ne frymemarrje. 10 minuta me pas isha ne spitalin e qytetit te Lushnjes nen kontrollin e kardiolgut te njohur dr. Vasil Lushnjari, i cili me dha ndihmen e pare. Sipas tij kisha kaluar Infarkt, por nuk mund te saktesonte me tekniken qe dispononte masen e demtimit te zemres. Dhashe okay per t’me percjelle ne nje spital te specializuar te Zemres ne Tirane. Per 1 ore ambulance e Spitalit te Zemres Dr. Roland Xhaxho me personel mjeksor, mjek dhe infermier, mberriten ne spitalin e Lushnjes, me vune ne mjekim intensive dhe me nisen ne Tirane.Per gjate te gjithe rruges vazhdonte dhimbja ne gjoks megjithese me kishin injektuar morfine.

Sapo me futen ne sallen e operacionit, bene Koronografine, u pa se kisha pesuar Infark Akut te Miocardit. Arteria kryesore ishte 90 per qind e bllokuar, po ashtu e majta ishte e bllokuar 80 perqind. Ekipi i udhehequr nga kardiologu i njohur Dr.Alban Dibra, arriti ta kryej me sukses procesin e nderhyrjes dhe te te vendosjes te stentave te medikuara.

I falenderoj te gjithe miqte e mi te cilet m’u gjenden prane ne ato dite te veshtira. Per 6 dite sa qendrova ne spital nje mase e madhe miqesh qendronte ne mjediset e spitalit edhe pse jo te gjithe arriten t’me shihnin pas operacionit, per shkak te rregullave strikte te spitalit. I falenderoj te gjithe ata duke u mbetur borxhli per jete, sic falenderoj dhe koleget gazetare,miqte te mi qe sapo e emsuan lajmin mberriten ne spital.

Ashtu sic kisha shkuar une per te pare prinderit e mi, im bir- Dorjani dhe dhendri -Latifi,udhetuan me emergjensi nga NY dhe nje dite pas operacionit ishin prane mjeje duke u perkujdesur, edhe pse nuk me mungonte kujdesi nga vellezerit, motrat dhe miqte.

Me erdhi mire qe pashe nje spital shqiptar (Privat) ku kishte sherbim te perkryer , mjeke te afte dhe kushtet ishin shume te mira, sherbimi professional, personeli mjeke dhe infermiere ishte perhere prane te semureve!

Pas 6 ditesh qendrim ne spital, qendrova dhe dy dite ne Tirane per t’u zhvendosur dhe nje here tek prinderit ne Lushnje per t’u ndare me ta.

Te Dielen me 17 Mars pas nje udhetimi te veshtire mberrita ne NY. Te nesermen u vura nen kontrollin e mjekut kardiolog  Gregory Gustafson  ne New York Hospitak Queens, i cili pasi pa nderhyrjen e Tiranes(Spitali me kishte dhene tere procedure ne CD dhe te shkruar)  e vleresoi ate te specializuar dhe pas ekzaminimeve te specializuara me vuri ne mjekim intensive duke me rekomanduar edhe nje Stress Test dhe nje terapi paskardiake 2 javore.

Kalova me pas tek mjeku qe me ndjek dr. Skender Murtezani, i cili gjate te gjithe kohes te pasatakut e deri ne kthim qendroi ne lidhje me familjen time dhe me djalin ne Tirane. E falenderoj publikisht.

Kjo ishte e gjithe historia. Ne menyre graduale me eshte rekomanduar kthimi ne veprimtarine e me parshme, por nevojitet  nje periudhe kontrolli  40 dite pas Infarktit te Miocardit.

Edhe nje here ju falenderoj te gjitheve per interesimin!

Filed Under: Featured Tagged With: dalip greca, i Diellit, mesazh, nga editori

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT