• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Pallati më i madh i akullit në botë

December 4, 2013 by dgreca

Nga Mimoza Dajçi/

$320 milion dollarë ka kushtuar projekti për ndërtimin e hapjes së një qendre akulli në rrugën Kingsbridge në Bronx, pranë ambjenteve të godinës Kingsbridge Armory. Një godinë e hershme, në pamje të parë si kështjellë, e tashmë me mure të rrënuara, që për rikostruksionin e saj kishin paraqitur shqetësim lokalët. Por u deshën plot 18 vite për t’u miratuar restaurimi i saj. Realizim ky që me pas u shoqërua me kërkesen e një adaptimi të saj në pistë patinazhi, ose me saktë në një godinë të akullt ku do të stërviten e argëtohen qytetarët në Bronx.

Qindra anëtarë të komuniteteve të ndryshme, politikanë e përfaqësues të klerit në Bronx kishin vite që kërkonin nga qeveria amerikane restaurimin dhe kthimin e saj në një projekt të tillë, megjithëse përgjigja shikohej si një projekt me fonde të parealizueshme, përsëri qyetetarët e kësaj zone ngulmonin në të tyren që edhe ne Bronx të hapej një qender e tillë sportive.

Endrra më në fund u realizua.

Një erë e re ndryshimesh po fryn në zonën përreth qytetit të Bronxit. Një zhvillim e hov të madh po merr kjo hapësirë në të gjitha fushat e jetës, populluar me emigrantë nga vende të ndryshme të botës, përfshirë këtu edhe numrin më të madh të shqiptarëve. Në Bronx ndodhen shumë institucione të rëndësishme arsimore, kulturore, sportive e shëndetësore, disa prej tyre janë Fordham University, Lehman College, Monroe College, Yankee Stadium, spitali “Montefiore” etj.

“Ndihem krenar” – shprehet Presidenti i Bashkisë në Bronx Ruben Diaz, Jr. – “që ja arritëm qëllimit e që jam pjesë e këtij suksesi.”

Për këtë projekt ambicioz, një interesim të veçantë kanë treguar gjithashtu edhe Rev. Que e Tim English me përpjekjet e tyre për të përmirësuar e zhvilluar jetesën e popullsisë në Bronx. Ata i sheh kudo në çdo eveniment e të palodhur si gjithmonë. Prezantimi i këtij projekti madhor u paraqit disa ditë më parë në ambjentet e Kishës St. Nicholas of Tolentino në Bronx. Moderatore e këtij takimi ishte Rev. Que English. Të pranishëm ishin përfaqësues të shtetit, politikës shoqërisë civile, nxënës shkollash e banorë të Bronx-it.

Sipas folësve, hapja e një qendre të tillë akulli në Bronx pritet të realizohet si projekt në fund të vitit 2017 dhe është përllogaritur të gjenerojë 1.7 bilion dollarë në të ardhura për një periudhë 99-vjeçare sipas kontratës fillestare, ku do të hapen me këtë rast rreth 270 vende të reja pune, si profesionale sportive, administrative, mirëmbajtje e sigurie. Çdo punonjës do të paguhet si minimum 10 dollarë në orë si dhe do t’i sigurohen benefite shëndetësore. Do të ofrohen pozicione pune me orë të plota, të kufizuara si dhe sezonale. Kush është i/e interesuar, ka shans të mirë për të aplikuar pranë kësaj piste vallëzimi, ku do të zhvillohen sportet e patinazhit, hockey, spektakle të ndryshme, pista vallëzimi, etj.

Legjenda e sportit të Hockey, Z. Mark Messier, i cili do të jetë CEO për Kingsbridge National Ice Center në Bronx, tha: “Jam shumë i lumtur pasi kjo është një kohë historike për Bronx-in dhe New York-un. Përfitoj nga rasti për të falenderuar e përgëzuar Mayor-in Bloomberg për lidershipin e tij në arritjen e këtij vendimi”.

Gjithashtu në stafin e lartë drejtues të kësaj piste, do të jetë edhe fituesja e Medaljes së Artë të lojrave Olimpike, patinatorja Sarah Hughes.

Vetëm një milion dollarë në vit do të shpenzohen për përfitues falas në trajnimet e klasave të ndryshme që do të zhvillohen në këtë qendër, të cilët do të jenë nxënësit e shkollave, studentët e kolegjeve përreth dhe njerëzit me të ardhura të pakta. Hapja e kësaj qendre sportive akulli në Bronx shënon njëherësh edhe historikun e zhvillimeve madhore që përjetojnë banorët përreth tij.

Prezantimi i këtij projekti u paraqit në një monitor të madh vendosur në mes të sallës së Kishës, më pas pati një koncert artistik performuar nga nxënës të shkollave të mesme të muzikës.

Pallati i Akullit me një siperfaqe prej 750,000 sq ft, do të përmbajë 9 pista akulli në ambjente të mbyllura. Pas përfundimit, pritet që Kingsbridge National Ice Center të renditet si qendra më e madhe e llojit të saj në botë.

New York, Nëntor 2013

 

Filed Under: Featured Tagged With: Mimoza Dajci, pallat akulli

Fey ironizon shqiptaret

October 22, 2013 by dgreca

Nga Mimoza Dajçi/

Ne Foto: Aktorja amerikane Tina Fey (greke nga e ëma) tek rapsodia “Girls” përpiqet të ironizojë femrat shqiptare./

Me shami mbi flokë e shall mbi supe në rolin e Blertës, aktorja amerikane Tina Fey (greke nga e ëma) tek rapsodia “Girls” përpiqet të ironizojë femrat shqiptare. Në një nga këto episode, bazuar në versionin origjinal televiziv “Girls” ajo mundohet të vërë në lojë vajzat shqiptare. Me këtë interpretim ajo kërkon të ulë personalitetin, kulturën e traditat e çmuara të femrës shqiptare.

Por nuk ka si të ndodhë ndryshe, sepse znj. Fey me nënën greke do të shkojë pa tjetër në origjinën e saj duke sulmuar e ofenduar shqiptaret në të gjitha fushat e jetës. Konkretisht asaj i ka ardhur “zogu” në dorë e do të injorojë shqiptaret, duke vendosur shami mbi kokë e supe, e duke dialoguar ashtu siç i intereson asaj. Nuk fyhemi aspak për vendosjen e shamisë nga ana e saj, sepse nganjëhere edhe vajzat e gratë shqiptare i vendosin ato jo vetëm për traditë, por edhe për sharm, për tu dukur më bukur e me shije të hollë në kohë dimri apo edhe në vjeshtë.

          Mos të harrojmë se shamitë apo shallin krahëve e hidhnin dikur edhe zonjat e mëdha nga vende të ndryshme të botës. Besoj edhe ajo në jetën e përditshme duhet të jetë si çdo femër tjetër përdoruese e rregullt e shalleve me ngjyra mbi flokë e supe. Kam bindjen se edhe e ëma e saj greke e gjyshja hedhin krahëve një mbulesë të tillë krahëve.

Po çfarë ka këtu për tu çuditur znj. Fey, e për të venë në lojë, apo vetëm sepse jemi shqiptare, e ti pa tjetër duhet të shfrytëzosh emrin e karrierës tënde duke u tallur me një studente shqiptare nën emrin e Blertës? Megjithë respektin që kam për ju si aktore humori po ju them se, vajzat e gratë shqiptare janë femrat më famoze në botë e kanë lenë gjurmë të mira në historinë botërore.

Po e filloj me Nënë Terezën. Besoj se të kujton diçka ky emër, apo jo? Humaniste e bamirëse  shqiptare me shall të bardhë me viza blu mbi kokë e rreth qafës, fiituese e Çmimit Nobel për Paqen, me të cilën krenohen shqiptarët e që vendlindja e saj është Shqipëria.  Vazhdojmë me artiste e aktore të tjera që në dejet e tyre rrjedh gjak shqiptari. Këngëtarja e njohur italiane me origjinë shqiptare Ana Oxa. Aktorja amerikane Sandra Bullock, që kohëve të fundit aludohet se i ati i saj është me origjinë shqiptare. Sopranoja me famë botërore Inva Mula. Eliza Dushku, e cila ka luajtur përkrah Robert De Niros (edhe ky me origjinë shqiptare) dhe Leonardo Di Caprio-s në filmin “Historia e një djali”. Emina Cunmalaj supermodelja me origjinë shqiptare, e cila është shpallur ylli i ri i revistës së famshme të fotomodeleve “Elite & Vague” në SHBA.  

Regjisorja franko – shqiptare Liria Begeja,  Laura Mersini Houghton shkencëtare, është kozmologe dhe një nga femrat e pakta në botë që meren me shkencë. Zana Nehani Bezhani violiniste virtyoze e me shumë emër nëpër botë, ka një karrierë të shkëlqyer artistike si në Shqipëri ashtu edhe jashtë vendit, fituese e disa Çmimeve, aktualisht është pedagoge violine në një nga universitetet më prestigjoze të Turqisë. Laureta Meci, ka përfunduar shkollën e aktrimit “Stella Adler” në New York dhe po avancon në karrierën e saj.

Kristine Elezaj e njohur nga fansat e saj me emrin Kebe është një këngëtare shqiptare – amerikane, është bërë mjaft  e njohur në SHBA, para disa vitesh ka lançuar këngën e parë “Let You Know, ndjekur nga “Souvenirs”. Elizaj gjithashtu  ka dolë e 53 –ta në Çmimet “Grammy”. Eda Zari, lindur në Tiranë, jeton prej vitesh në Gjermani. Eshtë këngëtare, producente dhe kompozitore mjaft e famshme. Elsa Lila, këngëtare në Itali, fituese e disa çmimeve në Shqipëri, është bërë e njohur edhe në Itali veçanerisht pas pjesëmarjes së saj në festivalin e Sanremos.  

Personalitete dhe figura të shquara të femrës shqiptare kemi akoma e do të kemi përsëri, por për të mos u zgjatur më shumë do të ndalem vetëm tek fakti i fundit, ku dy bukuroshet shqiptare njëra nga Shqipëria Fjoralba Dizdari dhe tjetra nga Kosova Mirjeta Shala nuk do të marin pjesë në konkursin  Miss Universe 2013 që do të zhvillohet këtë vit në Moskë. Shkak për këtë është bërë një vendim i autoriteteve ruse për të mos lejuar përfaqësuesen e Kosovës të konkurojë në finalen e më të bukurave të universit, pasi Rusia akoma nuk e ka njohur Kosovën si shtet. Fotografi i njohur shqiptar Fadil Berisha që është edhe fotografi zyrtar i këtij evenimenti pas kësaj ka deklaruar tërheqjen e menjëhershme edhe   të Miss Universe Shqipëria Fjoralba Dizdari.

Pra siç e shikoni znj. Fey, Rusia e Greqia kanë frikë edhe nga bukuria dhe inteligjenca e femrës shqiptare. SHBA e kanë vlerësuar gjithmonë femrën shqiptare, duke i dhënë edhe shumë Çmime të larta, si Gruaja e Guximshme e të tjerë tituj, dhe emra për të përmendur kemi plot; Valdete Idrizi nga Kosova –  Drejtuese e Organizatës Community Building Mitrovica (CBM). Invalidja Bardhylka Kospiri nga Shqipëria – sot zv/ministre e arsimit, Humanistja Znj. Rita Saliu, nga Kosova me banim në Amerikë, të cilës i janë dhënë shumë Çmime si në SHBA, Shqipëri, Kosovë e nëpër botë, apo siç është edhe rasti i fundit ku Kongresi Amerikan i akordoi për herë të dytë Znj. Ermira Babamusta – Çmimin e Lartë me Titull; “ Gruaja Humanitare Ndërkombëtare 2013”  

New York, Tetor 2013

Filed Under: Kulture Tagged With: Fey, ironizon shqiptaret, Mimoza Dajci

Nga Washingtoni, perjetime ne 50 vjetorin e Marshimit Historik

September 20, 2013 by dgreca

Nga Washington, DC.- Mimoza Dajçi/New York/

Edhe pse kanë kaluar disa ditë përsëri mbetet aktual jubileu historik i 50 vjetorit të fjalimit “I have a dream…nga Dr.Martin Luther King Jr. pranë Shkallëve të Monument të Presidentit Abraham Lincoln në Washington,DC.

Mijra qytetarë nga SHBA e shtete të ndryshme të botës u solidarizuan për të celebruar këtë eveniment të rëndësishëm të jetës amerikane, që udhëheqësi kryesor i lëvizjes për të drejtat civile prifti protestant Martin Luther King Jr, shënoi me gërma të arta Marshimin e 28 gushtit të vitit 1963, ku morën pjesë rreth 250 mijë njerëz. Amerikanët e të gjitha racave i u bashkëngjitën kësaj lëvizje për të drejtat e njeriut duke kërkuar punë, liri e barazi sociale.

Ndër të tjera në fjalimin e tij Dr.King Jr. thotë: ”Endërroj që një ditë katër fëmijët e mi do të jetojnë në një vend ku ata nuk do të gjykohen nga ngjyra e lëkurës së tyre, por nga karakteri i tyre”

Pas përfundimit të marshimit të madh në vitin 1963 në Washington Presidenti John Kennedy ftoi liderët e kësaj lëvizje në Shtëpinë e Bardhë, të cilët i priti shumë mirë.

Dhe vërtet ëndrra e tij u bë realitet. Sot në Shtëpinë e Bardhë të SHBA kemi një President me origjinë afrikano –amerikan. Presidenti Barack Obama e ka konsideruar luftëtarin e madh për të drejtat e njeriut si një shembull frymezimi të jetës së tij.

Me rastin e 50 vjetorit të fjalimit të tij, fjalim të cilin akademistët amerikan e kanë vlerësuar si një ndër fjalimet më të mira të shekullit të XX, u mbajt këtë muaj gushti një shërbesë ndërfetare, ku morën pjesë personalitete nga vendi e bota, si dhe përfaqësues të klerit e organizatave të ndryshme jo qeveritare. Një nga folëset kryesore ishte edhe Rev. Que English e cila së bashku me bashkëshortin e saj Pastor Tim English drejtojnë prej disa vitesh Kishën “Bronx Christian Fellowship”në Bronx. Përsa i përket përpjekjeve të Rev.Quej për të drejtat e njeriut e mirëqënies së jetës në Bronx ajo është një pasuese e denjë e Dr.Martin Luther King Jr. Eshtë një grua e fortë, e guximshme e me vizion të gjerë. Për ne shqiptarët edhe një mikeshë shumë e çmuar. Në fushatën parazgjedhore të Z.Mark Gjonaj ajo ka mbështetur fuqishëm kandidaturën e tij për postin që ai gëzon sot si Assamblyman për Distriktin Nr. 80 në Bronx. Ajo ka bekuar disa nga takimet e veprimtaritë e Z. Gjonaj ku është pritur e vlerësuar me respekt nga të gjithë shqiptarët. Udhëtimin me autobus për në Washington, DC edhe për anëtaret e Organizatës  së Gruas “Shpresë dhe Paqe”në New York e mundësoi Rev. Que English, e cila e mbështet e suporton edhe këtë organizatë.

Fjalimi i Dr. Martin Luther King Jr. ndryshoi jetën amerikane. Sondazhi që u mbajt në vititn 1999 nga akademistët amerikanë për fjalimet më të rëndësishme u rendit si fjalimi më i mirë i shekullit të  XX dhe  ka hyrë në librin e historisë amerikane. Ndërsa historianët marshimin në Washington e cilësuan si një protestë paqësore dhe frymëzuese që ndryshoi jetën amerikane. Për nder të Dr. Martin Luther King Jr. jetës e veprës së tij përveç përshëndetjeve dhe fjalimeve të ndryshme u mbajtën edhe një sërë veprimtarish artistike, në mes artistëve të famshëm që kënduan performoi edhe legjenda amerikane Tony Bennett.

Dr.Martin Luther King Jr. fitues i Çmimit Nobël për Paqen në vitin 1964, lindi më 15 maj të vitit 1929  dhe u vra më datë 4 prill 1968 .

 

Filed Under: Reportazh Tagged With: I have e dream, Mimoza Dajci, nga Washingtoni

Jeta një shans

August 16, 2013 by dgreca

Me rastin e 100 vjetorit të luftës kundër kancerit/

Nga Mimoza Dajçi/

Jeta  është e bukur e shkurtër, për dikë e hidhur e ndoshta tragjike, por gjithësesi ajo përjetohet nga njeriu në mënyra e kultura të ndryshme. Në 100 vjetorin e krjimit të luftës kundër kancerit nga shoqata me të njëjtin emërtim (American Cancer Society) mori pjesë edhe organizata e gruas shqiptare – amerikane “Shpresë & Paqe” në NY. Festa u mbajt në një nga lokalet luksoze buzë lumit East River quajtur “Marina Del Ray” në Bronx. Qindra njerëz të rinj e të reja, mjekë e aktivistë për të drejtat e njeriut ishin mbledhur në një ditë gushti për të kaluar së bashku një mëngjes buzë ujit të freskët. Përshëndetje, biseda, prezantime e urime dëgjuam e pamë në këtë ceremoni jubilare nga të gjithë të pranishmit. Kishte edhe shumë vajza e gra të mbijetuara nga kanceri i gjirit. Ishin të lumtura pranë familjarëve e miqve të tyre, të cilat herë pas here i reflektonin këto sjellje edhe me lot gëzimi.

Plot 100 vite që nga dita kur filluan përpjekjet në kurim të kësaj sëmundje të rëndë e me pasoja për njerëzimin. Mijra jetë të mbijetuara, qindra e qindra jetë të shpëtuara, falë kujdesit të personelit të aftë mjekësor amerikan. Por më kryesorja falë komunikimit të pacientëve që trokasin në dyert e mjekut e organizatave që meren direkt me kurimin e kësaj diagnoze të rrezikshme për jetën. Jeta është dhuratë, që vjen vetëm një herë e atë duhet ta jetojë normalisht çdo qënie njerëzore. Vizitat tek mjeku nuk duhet neglizhuzr apo qëndruar indifferent ndaj një shenje që na paraqitet pa pritur e pa dashur në trup. Mentaliteti i vjetër apo injorimi që mund ti bëhet çdo plage të vogël rrezikon jetën me pasojat e saj. Prandaj edhe organizata kundër kancerit ofron këshilla e teste falas për vajzat e gratë që kanë dyshime për ndonjë gjendër sado të vogël në kraharor.

Çdo vit shoqata kundër kancerit përveç mëngjesit në “Marina Del Ray” organizon në muajin shtator marshimin pranë bregut në Orchard Beach. Një plazh i bukur ky me hapësirë të gjerë në periferi të Bronxit, për të cilin është investiuar shumë nga qeveria lokale, si për parqet e gjelbërimin e mirëmbajtur por edhe nga vendosja e shumtë e lojrve zbavitëse, që ndikojnë psiqikisht në shlodhjen e qytetarëve përqark zonës.

Ngjyra që simbolizon luftën ndaj kësaj sëmundje është roza e hapët, me të cilën pregatiten bluza,  kapele e kanceleri të ndryshme për të suportuar e stimuluar mbijetesën, lindjen e fëmijëve nga nëna të prekura më parë nga konceri i gjirit etj. Më shumë jetë se vdekje thonë drejtueset e kësaj organizate, prandaj mos hezitoni të na kontaktoni, ne jemi me ju e për ju vijojnë ato në kumtesat e fletëpalosjet e tyre në mbrojtje të shëndetit të gruas.

Ndërgjegjësimi i fondacioneve, institucioneve qeveritare e individëve të veçantë luan një rol vendimtar për të siguruar mundësitë financiare që kërkon kjo diagnosë me trajtime specifike, pasi ekzaminimi i shpejtë, e fillimi në kohë i një terapie të mundshme ka më shumë shanse për jetë. Kjo organizatë këshillon me çdo kusht; vizitat tek mjeku të jenë mëse të rregullta, për të parandaluar këtë risk të madh. Ka më shumë se 2 miljon gra të mbijetuara nga kanceri i gjirit në SHBA, e ky sukses i përket teknologjisë moderne e bashëkohore të mjekësisë amerikane, ku kurimet e kancerit të gjirit kanë evoluar shumë në krahasim me vitet e kaluara.

Sipas studiuesve gratë mbi 50 vjeç janë më të rrezikuara për kancerin e gjirit. Sa më shumë lindje normale, sa më shumë kujdes për shendetin, aq më shumë datëlindje do të festojmë, thanë në një takim mëngjesi drejtueset e American Cancer Society në një nga ambjentet e Marina Del Ray Restorant në Bronx. Prandaj thanë ato bashkojuni kauzës tonë, bashkohuni me ne për një jetë më të mirë e të shëndetshme.  Zbulimi i kancerit të gjirit tek gratë dhe kërkesa e tyre për ndihmë përbën një diferencë të madhe mes jetës e vdekjes, prandaj kjo qendër ofron shërbime falas për konsulta e vizita mjekësore, si dhe vullnetarë për të shpërndarë mesazhet në mbrojtje të shëndetit.

Studiuesit e mjekët onkologë theksojnë e japin alarmin e rëndësinë që ka depistimi në kohë, me qëllim që edhe ato gra të prekura me kancerin e gjirit supozohet se shmang rrezikun e kancerit të gjirit në rreth 25 përqind. Gjithashtu kjo organizatë bën thirrje për donacione e suporte financiare për tu fuqizuar e për tju gjendur në kohë të dignostikurve me kancer, pasi këto janë edhe synimet strategjike të tyre për parandalimin e kancerit, ku vet pacienti/ja merr vendimin e zgjedh mënyrën e trajtimit të kancerit, me kimioterapi, antibiotikë apo rrezatime të ndryshme.

Në këtë mëngjes të bukur gushti buzë oqeanit në Throgs Neck New York morën pjesë mjekë, përfaqësues të shtetit e politikës amerikane, përfaqësuese të organizatave jo qeveritare, si dhe gra e vajza të mbijetuanga kjo sëmundje që përbën shqetësim për botën mbarë.

Rosa Williams një nga përfaqësueset e stafit të American Cancer Society duke parë përkushtimin e organizatës shqiptare – amerikane Shpresë & Paqe për rëndësinë që i jep shëndetit e rolit të gruas në veçanti ka filluar bashkëpunimin reciprok e kërkon që kjo organizatë të jetë e pranishme në çdo inisiativë te tyre.

Gusht,  2013

Filed Under: Sociale Tagged With: jeta, Mimoza Dajci, nje shans

Toleranca Fetare dhe Paqja

August 11, 2013 by dgreca

Nga Mimoza Dajçi/

Në muajin korrik të këtij viti u mbajt në Washington, D. C. Programi Veror një javor për të rinjtë e besimeve të ndryshme fetare me Temë “Shërbesat e ndryshme fetare për të rinjtë”. Pjesëmarrës ishin fëmijë ambasadorësh të akredituar në SHBA si dhe studentë nga vende të ndryshme të botës. E pranishme ishte gjithashtu edhe studentja shqiptare Enareta Bezati.

Eshtë i dyti vit që ky lloj programi mbahet mes të rinjve nga e gjithë bota. Vjet u organizua në Tiranë, ku inisiatore e mbikqyrese e kësaj veprimtarie të rëndësishme për tolerancën fetare e paqen botërore ishte Drejtoresha e Federatës Universale për Paqen në SHBA Znj. Tomiko Duggan.

Kjo veprimtari synon në njohjen e vlerësimin që duhet të kenë të rinjtë për besimet e ndryshme fetare dhe respektin që duhet të japin ndaj çdo besimtari qoftë katolik, mysliman, kristan, budist, hindy, etj, pra rëndësi ka paqja mes tyre harmonia dhe toleranca.

Studentët ndoqën për një javë takime tepër interesante në Washngton, D.C. duke u njohur me qendra muzeale, institucione qëndrore të rëndësishme amerikane, kisha e kulte fetare si dhe vizituan Capitol Hill. Takuan kongresmenë, senatorë, përfaqësues nga Departamenti i Shtetit, e organizatave jo qeveritare, profesorë që meren me studimin shkencor të fesë, etj. Ata vizituan gjithashtu Godinën Washington Times, Zyrën e Rev. Dr. Sun Myung Moon, Muzeumn e Holokaustt, Bazilikën e famshme ku brenda saj ndodhej edhe Statuja e Nënë Terezës.

Enareta Bezati u përfaqësua në këtë program veror nga Organizata e Gruas Shqiptare –  Amerikane “Shpresë dhe Paqe” me të gjitha vlerat e saj si shqiptare dhe intelektuale. Pasi përfundoi me sukses gjimnazin “Qemal Stafa” në Tiranë ajo po ndjek studimet për financë në Kolegjin Amerikan “Baruch” në New York si studente internacionale. Enareta është një vajzë e zgjuar, zotëruese e disa gjuhëve të huaja, veprimtare e komunitetit tonë, si dhe një vajzë me aftësi humanitare. Në vitin  2008     ka marë pjesë në një seminar humanitar 8 ditor në Slloveni nga Kryqi Kuq Ndërkombëtar, ku ndoqi Projektin, “Si mbrohen të drejtat e njeriut në kohë lufte”.

Pas vizitave të ndryshme nëpër institucionet amerikane studentët në këtë takim një javor patën rast të shijonin gatimet e vendeve të ndryshme, të lexonin e të mësonin lektura mbi fenë, të njiheshn me kërcimet e tyre tradiconale, të bënin joga e ushtrime sportive. Në kampin veror të fëmijëve “Shalom Peace Garden” pranë Jewish Center në Silver Spring – Maryland ata mbollën trëndafila e tulipanë. Për të gjitha këto aktivitete të rinjtë ndiheshin shumë të emocionuar, momente që ata i vlerësuan si një experiencë të veçantë e të paharuar.

Për kujdesin, interesimin e inteligjencën që treguan të rinjtë në Seminarin e paqes dhe tolerancës fetare ditën e fundit u vlerësuan nga Federata Unversale e Paqes me Çertfkatën e Mirënjohjes si “Ambasador të Paqes”,  një vlerësim të tillë  meritoi edhe studentja jonë shqiptare Enareta Bezati, për të cilën të gjithë ne duhet të ndIhemI krenar për brezIn e ri që na përfaqëson me dinjitet në të gjitha fushat e jetës, qofshin fetare, shkencore, kulturore e artistike në themelel të të cilave është toleranca e bashkëjetesa paqësore.

Vetë organizatorja e kësaj veprimtarie humanistja e misionierja e paqes Znj. Tomko Duggan duke parë se sa rol të rëndësishëm luajnë këto takme, vizita e biseda mes të rinjve me kombësi të huaj e shikon të arsyeshme që këto shërbime fetare mes të rinjve të vazhdojnë edhe në vitet e ardhshme në shtete të tjera të SHBA apo në botë.

Gusht, 2013

 

Filed Under: Kronike Tagged With: Mimoza Dajci, paqja, toleranca fetare

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • PA SHTETFORMËSINË SHQIPTARE – RREZIQET DHE PASOJAT PËR MAQEDONINË E VERIUT
  • “Ambasador i imazhit shqiptar në botë”
  • “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në pullat shqiptare 1913 – 2023”
  • Albanian American Educators Association Igli & Friends Concert Delivers Electrifying Evening of Albanian Heritage and Contemporary Artistry
  • Universiteti Shtetëror i Tetovës si Paradigmë e Arsimit të Lartë Shqiptar
  • Kujtesë e misionit profesional dhe jetësor që na bashkon…
  • LAHUTA SHQIPTARE NË DËSHMITË E HISTORIANËVE, ALBANOLOGËVE DHE STUDIUESVE EUROPIANË
  • Justina Aliaj e kthen Nënën Terezë në qytetin e saj të fëmijërisë
  • Unioni i Gazetarëve Shqiptarë dega në SHBA nderoi gazetarë të shquar shqiptaro- amerikanë
  • “Sekretet” e Faik Konicës, roli si Kryetar i “Vatrës” dhe editor i “Diellit”
  • Libri “Dënesje në dru” i shkrimtarit Lazër Stani, prozë e kërkimeve absurde
  • Bashkëpunimi ruso-serb në veri të Vilajetit të Kosovës (1901)
  • Lufta hibride ruse dhe mësimi për shqiptarët
  • Paradoks gjuhësor dhe letrar
  • “Dardanët”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT