• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

KOSOVA, PROGRAM KOMBËTAR PËR MSA-në

April 18, 2017 by dgreca

-Kuvendi i Kosovës miraton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ekzekutimin e sanksioneve penale/

-Miratohet Programi Kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit për periudhën 2017-2021/
PRISHTINË, 18 Prill 2017-Gazeta DIELLI-B.Jashari/ Kuvendi i Kosovës miratoi sot me shumicë votash Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ekzekutimin e sanksioneve penale.
Deputetët shqyrtuan dhe miratuan Propozim – Programin e Punës së Kuvendit të Republikës së Kosovës për vitin 2017, i cili edhe në debat nuk u përkrah nga opozita, derisa po vazhdon sot me axhendë 13 pikëshe seanca e ndërprerë në mungesë kuorumi në 11 prill, me votimin dhe shqyrtimin e pikave të mbetura, me disa plotësime.
Seanca vazhdoi me shqyrtimin dhe miratimin e Programit Kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit për periudhën 2017-2021 dhe të Rekomandimit të Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione lidhur me Propozim-vendimin e datës 10 mars 2017 të Avokatit të Popullit për zgjedhjen e pesë zëvendësve të Avokatit të Popullit.
 
Kuvendi i Kosovës, i cili nesër zhvillon seancë tjetër të re, sot fillimisht kishte në axhendë votimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për minierat dhe mineralet, si dhe të Propozim-rezolutës në lidhje me arrestimet e aktivistëve  të Lëvizjes Vetëvendosje, por edhe pse në sallën e seancës plenare kishte numër të mjaftueshëm deputetësh në procesin e votimit rezultoi se nuk kishte kuorum-vota të mjaftueshme për t’i kaluar.
 
Në vijim të seancës, për herë të parë shqyrtohet Projektligji për aftësimin, riaftësimin profesional dhe punësimin e personave nga pjesët veriore të Kosovës, ndërsa është paraparë edhe shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për procedurën përmbarimore, si dhe i atij për automjete.
Do të shqyrtohen edhe raportet e dy komisioneve parlamentare:  Raporti i Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë lidhur me zbatimin e Ligjit për klasifikimin e informacioneve dhe verifikimin e sigurisë, si dhe raporti i Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini e Sport lidhur me Mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për fuqizim dhe pjesëmarrje të rinisë.
Në axhendën e sotme të Kuvendit të Kosovës është edhe zgjedhja e një anëtar të Komisionit të Pavarur për Media.
 
 
Ambasadori amerikan Delawie përkrah miratimin e Ligjit të ri për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale
 
Ambasadori Amerikan në Kosovë Greg Delawie ka përkrahur miratimin e Ligjit të ri për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale,duke e vlerësuar si një hap konkret kundeër luftimit të korrupcionit.
“Me kalimin e ligjit mbi Ekzekutimin e Sanksioneve Penale, kuvendi mori hap konrekt ne luftimin e korrupsionit. Lajm i shkelqyeshem(shume i mire)!”,shkruan Delawie, në Twitter.
Ky ishte edhe njëri nga ligjet për të cilat ambasadori amerikan Delawie kishte bërë thirrje për t’u miratuar, duke theksuar se kjo është e duhur për të luftuar korrupsionin.

Filed Under: Analiza Tagged With: Bell Jashari, kosova, MSA, program kombetar

Kosova, fokusim te zbatimi i MSA me BE

November 6, 2015 by dgreca

-Komisioneri i BE-së Hahn në Kosovë, drejt zbatimit të MSA-së: Duhet të fokusohemi te zbatimi i MSA-së. BE do vazhdojë të ketë rol të fuqishëm në përkrahjen e Kosovës.-Presim një raport pozitiv të progresit të Kosovës dhe së shpejti edhe rekomandim nga BE-ja për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.- Axhenda evropiane e Kosovës ka nevojë për një jetë parlamentare normale, sepse kjo është rruga e vetme që të shtyhen përpara aspiratat evropiane të Kosovës./
Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 6 Nëntor 2015/ Komisioneri i BE-së për Politikë Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociata për Zgjerim, Johannes Hahn, sot në Kosovë zhvilloi takime duke nisur me presidenten Atifete Jahjaga dhe në vazhdim me kryeministrin Isa Mustafa, kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli dhe zyrtarë të tjerë përkatës për të diskutuar zbatimin Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit në mes të Kosovës dhe BE-së, të nënshkruar në 27 tetor në Strasburg dhe të ratifikuar në Parlamentin kosovar të hënën e kësaj jave, në 2 nëntor. Pas takimit, Hahn dhe Mustafa mbajtën një konferencë shtypi, ku theksuanan angazhimet drejt zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit.
Komisioneri Hahn paralajmëroi se “brenda dy javësh kryeministri Mustafa do të vijë në Bruksel ku do takohet me presidentin Junker për të forcuar më tutje marrëdhëniet e bashkëpënumit BE- Kosovë” .
“Duhet të fokusohemi te zbatimi i MSA-së. BE do vazhdojë të ketë rol të fuqishëm në përkrahjen e Kosovës. Të mos harrojmë që MSA i jep përkrahje zhvillimit ekonomik”, theksoi Hahn.
Ndërsa, kryeministri Mustafa tha se ne duhet të plotësojmë të gjitha kriteret dhe jemi zotuar që do ta bëjmë.
“Për ne është me rëndësi që në fund të këtij viti të jept rekomandimi për liberalizmin, pastaj është çështje e vendeve të BE kur do të hyjë në fuqi”, u shpreh Mustafa.
Në takimin e kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, me komisionarin e BE-së për Politikat evropiane të fqinjësisë dhe Negociatave për zgjerim, Johannes Hahn, u bisedua për shumë çështje që kanë të bëjnë më raportet aktuale të Kosovës me Bashkimin Evropian. Hahn fillimisht përgëzoi institucionet e Kosovës për nënshkrimin e MSA-së, duke theksuar se “kjo marrëveshje gjeneron një potencial të madh për zhvillimin ekonomik të Kosovës, zgjerimin e marrëdhënieve tregtare të Kosovës me vendet e BE-së dhe stimulim për zhvillimin e mëtutjeshëm të demokracisë në Kosovë”.
Më tutje, Hahn theksoi se presim një raport pozitiv të progresit të Kosovës dhe së shpejti edhe rekomandim nga BE-ja për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.
“Ky është rezultat i përpjekjeve të vetë institucioneve të Kosovës në përmbushjen e standardeve teknike e politike”, theksoi ai.
Nga ana e tij, kryetari Veseli, potencoi faktin se Kosova është shumë e përkushtuar që të ecë më shpejt në proceset e integrimit evropian, për të shtuar se “MSA-ja është një e arritur e rëndësishme, ngase tashmë ne e kemi të qartësuar rrugën e integrimit, por ajo që na duhet është ecja më e shpejtë në të dy drejtimet: ne duhet të ecim më shpejt në rrugën evropiane, dhe kjo varet nga puna jonë”.
“Ne i kemi të qarta obligimet tona, por edhe Bashkimi Evropian duhet të ecë më shpejt në raport me Kosovën dhe qytetarët e saj”, theksoi kryeparlamentari Veseli.
Lidhur me gjendjen e krijuar në Kuvendin e Kosovës, pas veprimeve të partive opozitare, Hahn theksoi se axhenda evropiane e Kosovës ka nevojë për një jetë parlamentare normale, sepse kjo është rruga e vetme që të shtyhen përpara aspiratat evropiane të Kosovës.
“Deputetët janë zgjedhur të punojnë, të nxjerrin ligje, e jo të defunksionalizojnë parlamentin”, theksoi Hahn.
Kryetari Veseli nga ana e tij u shpreh se, “vështirësitë aktuale janë sfiduese por institucionet e vendit, si dhe vetë partitë politike do të gjejnë shtegdalje, sepse të gjithë kemi të njëjtin vizion politik dhe të njëjtat qëllime lidhur me të ardhmen e Republikës së Kosovës”.
Në takim u bisedua edhe për krizën e refugjatëve me të cilën është duke u ballafaquar aktualisht BE-ja dhe bashkëbiseduesit u pajtuan se kjo krizë nuk ka pasur ndikim negativ në proceset nëpër të cilat është duke kaluar Kosova në raport me BE-në.
Në vazhdim Kuvendi kosovar u mblodh në një seancë të veçantë për nder të Komisionerit për Zgjerim të Bashkimit Evropian, Johannes Hahn, i cili në ceremoninë e nënshkrimit ka thënë se vërtetë është një arritje e madhe në marrëdhëniet dypalëshe, në veçanti kur është fjala për aspiratat evropiane të Kosovës.
“Mezi pres që të jem në Kosovë javën e ardhshme dhe të çojmë deri në fund atë për të cilën jemi marrë vesh sot dhe të shohim për mundësitë se si ta zbatojmë, sepse tash është koha për zbatim”, theksonte Hahn.
Të dy seancat e Kuvendit kosovar, e të hënës dhe e sotmja, janë të rëndësishme për “procesin e evropianizimit kuptimplotë” dhe për këtë “përkushtimin e plotë shtetëror dhe institucional të Kosovës dhe me partneritet të plotë me Bashkimin Evropian”, të theksuar nga kryeministri kosovar Isa Mustafa me rastin e nënshkrimit të MSA-së, të vlerësuar ngjarje historike.
Në 27 tetor 2015 kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa dhe përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, njëherësh zëvendës presidente e Komisionit Evropian, Federica Mogherini, kanë nënshkruar në Strasburg Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian.
Në ceremoninënë e zhvilluar, Marrëveshja është nënshkruar edhe nga ministri i Integrimit Evropian të Kosovës, Bekim Çollaku dhe Johannes Hahn, komisioner i BE-së për Politika të Fqinjësisë Evropiane dhe Negociata të Zgjerimit.

Negociatat për marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit, kanë nisur para dy vitesh, në 28 tetor të vitit 2013.

Kosova dhe Komisioni Evropian kanë vënë inicialet në Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit qysh në korrik të vitit 2014.
Procesi i nënshkrimit është ngadalësuar për shkak të mungesës së konsensusit brenda vetë Bashkimit Evropian, përkatësisht mosnjohjes së Kosovës si shtet nga pesë vende të BE-së.
Më vonë, megjithatë, është rënë dakord që Marrëveshja e Stabilizim Asociimit të mos ratifikohet nga parlamentet e secilit shtet anëtar veç e veç, ashtu siç ka qenë praktika me vendet e tjera.
Në 22 tetor 2015 Këshilli i Bashkimit Evropian miratoi Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian.
Në 24 tetor, nisma për lidhjen e Marrëveshjes për Stabilizim-Asociimin ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Kosovës u miratua nga qeveria kosovare.
Marrëveshja ka strukturë dhe përmbajtje të njëjtë sikur marrëveshjet e të gjitha vendeve të rajonit dhe përfshinë të gjitha elementet e një bashkëpunimi të plotë politik, ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian. MSA, marrëveshja e parë kontraktuale ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, përmban 597 faqe, në X tituj, VII anekse dhe 5 protokolle.
Kosova, me pavarësinë e shpallur para 7 viteve, në 17 shkurtin historik 2008, është njohur deri tash nga mëse 110 shtete anëtare të OKB-së. Kosovën, nga shtetet fqinje, vetëm Serbia nuk e ka njohur ende, ndërkohë që nën kryesimin e BE-së e mbështetur nga SHBA, Prishtina e Beogardi kanë zhvilluar në Bruksel 29 raunde të dialogut në nivel të lartë kryeministror dhe kanë arritur disa marrëveshje të rëndësishme në procesin e dialogut drejt normalizimit të marrëdhënieve.
Komisioneri i BE-së, Hahn në pasditen e mbrëmjen e sotme do ketë një takim të veçantë me përfaaqësuesit e komunitetit serb në institucionet e Kosovës, zëvendëskryeministrin Branimir Stojanoviç, zëvendëskryetarin e Kuvendit Sllobodan Petroviç, si dhe me liderin e Listës Serbe Sllavko Simiç, në Zyrën e BE-së. Në axhendën e njoftuar nga Zyra e BE-së në Kosovë është edhe vizita e Hahn në Fabrikën për Trajtimin e Ujit në Shipol – në Mitrovicë.

Filed Under: Analiza Tagged With: Behlul Jashari, fokusim, kosova, MSA

Kosovë-MSA, ndër ngjarjet më të rëndësishme pas pavarësisë

October 28, 2015 by dgreca

-Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, pas kthimit nga Strasburgu mban konferencë shtypi në Prishtinë-/
Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 28 Tetor 2015/ Kryeministri kosovar Isa Mustafa, pas kthimit nga Strasburgu, ku ka nënshkruar dje Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit (MSA) ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, sot pasdite në Prishtinë, në ora 16:00, mban konferencë për shtyp.
Dita e 27 tetorit 2015, e nënshkrimit të MSA-së, është ndër ditët më të rëndësishme pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, ka vlerësuar dje në ceremoninë që u zhvillua në Strasburg kryeministri Mustafa.
Më pas, në Strasburg, kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit (MSA) ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian me përfaqësuesen e Lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, njëherësh zëvendës presidente e Komisionit Evropian, Federica Mogherini, ka dhënë një konferencë për media, ku ishin të pranishëm edhe zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministër i Jashtëm, Hashim Thaçi dhe ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku.
Kryeministri Mustafa, tha se kjo është një ditë shumë e madhe për Kosovën, sepse Kosova po hyn në marrëdhënie kontraktuale me BE-në.
“Është një proces i forcimit të demokracisë, shtetit ligjor, integrimeve ekonomike, reformave që do t’i bëjmë dhe të rrugës drejt anëtarësimit tonë në BE. Ne do bëjmë çdo gjë që të arsyetojmë këtë hap shumë të rëndësishëm që po bëjmë bashkërisht. Do të jemi shumë të përgjegjshëm dhe do të jemi bashkë me qytetarët e Kosovës në këtë drejtim. Shpresojmë se hapi tjetër do të jetë liberalizimi i vizave”, tha kryeministri Mustafa.
Duke ritheksuar se nënshkrimi i MSA-së përfundimisht vulos rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, kryeministri Mustafa, shprehu përkushtimin e plotë të institucioneve të Kosovës dhe të qytetarëve, si dhe falënderoi institucionet e BE-së për këtë hap shumë të rëndësishëm, si dhe institucionet e Kosovës për punën e tyre.
“Edhe deri më sot kemi jetuar me Evropën dhe në Evropë, por sot, në mënyrë kuptimplotë po e bëjmë dhe po fillojmë evropianizimin e Kosovës. Këtë do ta bëjmë me përkushtim të plotë të institucioneve të Kosovës dhe të qytetarëve”, theksoi kryeministri Mustafa.

Filed Under: Komente Tagged With: e rendeshime, MSA, Musatafa, pas pavarsise

Jahjaga:Kosova pakthyeshëm drejt Bashkimit Evropian

October 27, 2015 by dgreca

-Nga sot, Kosova vendos marrëdhënie kontraktuale me Bashkimin Evropian, marrëdhënie kjo me të drejta dhe detyrime të ndërsjella/
-Deklaratë e Presidentes Jahjaga me rastin e nënshkrimit të MSA-së midis Kosovës dhe BE-së-
PRISHTINË, 27 Tetor 2015/ Presidentja Atifete Jahjaga me rastin e nënshkrimit të MSA-së midis Kosovës dhe BE-së, deklaroi se, sot është një ditë shumë e veçantë për Republikën e Kosovës.
Ajo bën të ditur se, në një ceremoni të organizuar në Strasburg, Kryeministri i Kosovës dhe Përfaqësuesja e Lartë e BE-së nënshkruan Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit (MSA) ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian.
“Përmes kësaj marrëveshje, Kosova sot nisë rrugëtimin e saj të pakthyeshëm drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, në familjen e shteteve që ndajnë vlerat e lirisë, demokracisë, barazisë dhe sundimit të ligjit”, thekson Presidentja e Republikës.
Jahjaga uron përzemërsisht qytetarët e Kosovës për këtë arritje të jashtëzakonshme.
“Ky përparim është rezultat i reformave të përmbushura dhe konsensusit të gjerë shoqëror dhe politik që gëzon axhenda evropiane në Kosovë. Arritëm këtu, deri te kjo ditë historike për Kosovën, me angazhim të gjerë të qytetarëve, institucioneve, spektrit politik, shoqërisë tonë civile, komunitetit të biznesit e shumë segmenteve tjera të shoqërisë”, shprehet Jahjaga.
Nga sot, vijon ajo, Kosova vendos marrëdhënie kontraktuale me Bashkimin Evropian, marrëdhënie kjo me të drejta dhe detyrime të ndërsjella.
“Kjo marrëveshje do të ndihmojë në zbatimin e reformave në shumë sektorë, si dhe do thellojë dialogun politik ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian. Përfitimet e Kosovës janë të shumta, sidomos në nxitjen e investimeve të jashtme dhe krijimin e kushteve sa më të mira për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik të vendit”, thekson Jahjaga.
Ajo i shpreh mirënjohjen institucioneve të Bashkimit Evropian dhe vendeve anëtare për mbështetjen e vazhdueshme për rrugën e qartë evropiane të Kosovës dhe qytetarëve të saj.
“Kosova ka një rrugë të gjatë përpara që kërkon shumë përpjekje nga ana jonë deri në cakun final të anëtarësimit. Ne jemi përcaktuar në anën e drejtë të historisë dhe kemi përqafuar vlerat dhe idealet e paqes e lirisë. Kjo rrugë tashmë është e qartë, reciproke dhe e pakthyeshme. Urime!”, përfundon Presidentja Jahjaga./b.j/

Filed Under: Komente Tagged With: Jahjaga, MSA, uron

Kosova me MSA drejt BE-së

October 27, 2015 by dgreca

– Çollaku: Kosova tani është e gatshme për të marrë përsipër detyrimet dhe të bëjë reformat e nevojshme për të përmbushur kriteret e anëtarësimit në BE/
PRISHTINË, 27 Tetor 2015/ Ministri i Integrimit Evropian të Kosovës, Bekim Çollaku, nga Strasburgu, shkruan: Sapo vura nënshkrimin tim në Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian. Jam i lumtur dhe krenar që kam qenë pjesë e këtij momenti historik të përcaktimit formal të Republikës së Kosovës drejt integrimit dhe anëtarsimit në BE. Këtë ia thash sot edhe Përfaqësues së Lartë Mogerini si dhe Komisionerit Johannes Hahn.
Kam shumë besim se Kosova tani është e gatshme për të marrë përsipër detyrimet dhe të bëjë reformat e nevojshme për të përmbushur kriteret e anëtarësimit në BE. Pa dyshim, si rezultat i kësaj marrëveshjeje, fati i Kosovës dhe i BE-së në të ardhmen do të jetë i lidhur më ngushtë dhe unë fuqimisht besoj se kjo është një e arritur e madhe, e drejtë dhe plotësisht në përputhje me interesin tonë shtetëror për integrime euroatlantike.
Kjo nënkupton më shumë mbështetje për të bërë reformat që i duhen vendit tonë: duke filluar që nga luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit, përforcimi i mëtejmë i sundimit të ligjit, deri tek reformat ekonomike, me qëllim të rritjes së vendeve të punës dhe rritjen e këmbimit tregtar me BE, duke e rritur eksportin e prodhimeve kosovare. Të gjitha këto do ta bëjnë Kosovën më të zhvilluar dhe të gatshme t’iu bashkuar familjes evropiane.
Jam i lumtur që ky qëllim i rëndësishëm tani është arritur. Fokusi ynë i plotë tani është përmbushja e objektivit tjetër shumë të rëndësishëm – përfundimi i procesit të liberalizimit të vizave. Unë besoj se edhe ky proces do përmbyllet me sukses, sepse ne i kemi përmbushur të gjitha kriteret e parapara.
Nënshkrimi i kësaj marrëveshje është i një rëndësie historike dhe kjo është arsyeja pse edhe një herë unë do të doja t’u uroj të gjithëve: Urime qytetarë të Republikës së Kosovës./b.j/ets

Filed Under: Kronike Tagged With: Be, kosova, Moherini, MSA, Mustafa

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT