*Aktorja më e mirë, Jullianne Moore – “Still Alice”/
*Aktori më i mirë, Eddie Redmayne – “The Theory of Everything” /
*Regjia më e mirë, Alexandro J Inarrito Birdman/
*Skenari më i mirë i adoptuar, Imitation Game
*Skenari më i mirë, filmi Birdman /
*Kënga më e mirë origjinale e filmit Selma /
*Kolona më e mirë zanore, filmi The Grand Budapest Hotel/
*Dokumentari më i mirë artistik, CitizenFour filmi për Edward Snowden/
*Montazhi më i mirë filmik, Whiplash /
*Çmimi për arritjen më të mirë në kinematografi, Birdman /
*Skenografia më e mirë, The Grand Budapest Hotel/
*Filmi më i mirë i animuar, Big Hero 6/
Filmi dokumentar për Edward Snowden ka fituar çmimin për dokumentarin më të mirë artistik. Producentët e këtij filmi kanë thënë se e kanë pasur shumë të vështirë realizimin e tij.
Filmi dokumentar për Edward Snowden ka fituar çmimin për dokumentarin më të mirë artistik. Producentët e këtij filmi kanë thënë se e kanë pasur shumë të vështirë realizimin e tij.
Një vesë drite në Hollywood nuk mund të zbehte yjet e ndritshëm të Oscar-ve dje në mbrëmje. Neil Patrick Harris dëshmoi se është një nga moderatorët më të mirë përreth, – madje edhe kur doli me të brendshme, si një shaka për filmin “Birdman”. John Legend dhe Common pushtuan natën me këngën fituese të çmimit Oskar “Glory” nga filmi Selma dhe John Travolta vazhdoi ti bëjë të gjithë të ndjehen parehat. “Grand Budapest Hotel” sundoi në disa nga kategoritë më artistike, ndërsa “Birdman” çoi në shpi çmimet më të mëdha. Këtu janë të gjithë fituesit e djeshëm.
Aktorja më e mirë për vitin 2014 në film është Jullianne Moore për aktrimin e saj në filmin Still Out. Ajo është shpërblyer për këtë rol që është një dramë psikologjike. Moore ka bërë humor duke thënë se ka dëgjuar “që kur merr Oscar” të bën që të jetosh 5 vjet më shumë. Po ashtu ajo ka folur edhe për sëmundjen e Alzhaimer, për të cilën flet edhe filmi.
Me në fund është shpërblyer edhe filmi “The Theory of Everything”, për aktorin Eddie Redmayne. Ai ka mbajtur një fjalim shumë interesant kur ka thënë se ja dedikon botës, e cila kaq shumë po e përkrah injorancën.
Edhe ky është njëri prej zonave më të nxehta të çmimeve pasi vlerësohet regjisori. Këtë çmim e ka marrë Alexandro Inarrito për filmin “Birdman” i cili ka vazhduar që të pasurojë marrjen e çmimeve të rëndësishme.
Edhe “Imtation Game” është shpërblyer. Ai ka marrë çmimin për skenarin më të mirë të adaptuar. Skenaristi i këtij filmi ka mbajtur një fjalim emocionues duke thënë se ka dashur të vras veten kur ishte 16 vjeç, duke thënë se nuk ja dëshiron askujt një gjë të këtillë në të ardhmen dhe këtë lutje ai e ka bërë tek të gjithë fëmijët që mendojnë kështu.
Birdman ka marrë edhe çmimin e katërt dhe shumë i rëndësishëm, ai për Oskarin më të mirë. Skenaristi ka thënë që ka punuar në skenar për tri vite.
Oskarin për kolonën më të mirë zanore e ka fituar, “The Grand Budapest Hotel”, që fiton çmimin e katërt gjatë natës së djeshme, konkretisht kompozitori Alexander Desplant.
Kënga “Glory” është pritur që të fitojë pasi sivjet Akademia e Filmit është akuzuar se ka anashkaluar filmat e zinj. Megjithatë, këngëtarët e tyre janë shprehur kundër racizmit.
Çmimi për montazhin më të mirë filmike ka shkuar për filmin Whiplash. Ky është çmimi i tretë që merr filmi dhe çmimi i parë për Tom Crossin montazherin e filmit.
Çmimi për montazhin më të mirë filmike ka shkuar për filmin Whiplash. Ky është çmimi i tretë që merr filmi dhe çmimi i parë për Tom Crossin montazherin e filmit.
Çmimi për arritjen më të mirë në kinematografi e ka marrë “Birdman”. Ky është çmimi i dytë që ky film ka fituar gjatë natës së djeshme.
Çmimin për skenografinë më të mirë e ka fituar filmi, The Grand Budapest Hotel. Ky është çmimi i tretë që ka fituar ky film.
Çmimi më i mirë për filmin e animuar ka shkuar për filmin Big Hero 6. Realish ky ka qenë njëri prej filmave më të debatuar nga filmi i animuar, një gjë që edhe ju shpërblye producentëve të cilët kanë fituar edhe më parë Oscar për filmin e animuar.,
Aktorja më e mirë në rolin jo protagonist. Një prej garave më të ashpra që u bë në këtë kategori ku kishte shumë aktore të njohura, në mesin e tyre edhe Meryl Streep. Atë e fitojë Patricia Arquette, e cila ishte shumë e emocionuar për çmimin. Ajo ka kërkuar të drejta të barabarta për të gjitha gratë në SHBA.
Çmimin për zërin më të mirë të miksuar ka shkuar për filmin Whiplash. Atë e kanë fituar treshja që i ka prirë Craig Man. Ndërkaq për montazhin më të mirë të zërit Oscar ka shkuar për American Sniper (Alan Robert Murray).
Filmi dhe dokumentari më i mirë i shkurtër, Phonecall dhe Crisis Hotline:Veterans Press 1
Çmimi për filmin më të mirë të shkurtër ka shkuar për filin Phonecall të Mat Kirby dhe James Lucas.
Dy producentët e këtij filmi kanë falënderuar më së shumti aktoren Sally HaWkins e cila ka luajtur pa para në këtë film.
The Grand Budapest rrëmben dy çmime
The Grand Budapest Hotel ka rrëmbyer dy çmime. Çmimi për kostumet më të mira ka shkuar për këtë film dhe fituesen Milan Caranero, që fitojë për herë të tretë Oscar.
Kurse për make up dhe hairstyle janë shpërblyer Fancis Hannnon dhe Mark Coulier.
Aktori më i mirë për rolin jo protagonist
Aktori më i mirë për rolin jo protagonist është shpallur J. K. Simmons për rolin e mësuesit të muzikës në filmin Whiplash. Ai i ka falënderuar gruan e tij, por edhe ekipin realizues të filmit. J. K Simmons tha gjatë fjalës së tij “Nëse keni gjallë një prind në këtë Tokë, mos i çoni mesazhe por telefonojini, merrini në telefon prindërit!”.