Urdhri Hero i Kosovës, për trimëri dhe sakrificë për lirinë/
PRISHTINË, 7 Nëntor 2017-Gazeta DIELLI-B.Jashari/ Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, duke u bazuar në përgjegjësitë e tij kushtetuese, sot ka dekoruar me Urdhrin Hero i Kosovës, pas vdekjes, Imer Berishën, Ndue Përlleshin, Malë Bashotën dhe Sadik Ramën.
Ata janë dekoruar me motivacionin se kanë treguar trimëri dhe sakrificë për lirinë e Kosovës.Urdhri ‘Hero i Kosovës’ u jepet figurave historike shqiptare dhe të Kosovës të kohëve moderne nga Lidhja e Prizrenit e këndej, si dhe qytetarëve të Kosovës që kanë bërë vepra trimërie për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Përmban portretin e Skënderbeut. Është punuar në ari.