* Skema e trafikut ishte Tiranë – Maqedoni; nga Maqedonia në Bullgari, ku pajiseshin me dokumenta bullgare të rreme dhe më pas, dërgoheshin në Meksikë; nga Meksika, ata hynin në territorin e SHBA.
*Lista me 15 emrat e të arrestuarve, çonin shqiptarë në SHBA për 24 mijë €URO. U kapen pasi i kishin nise 50 persona/
TIRANË – Prokuroria e Krimeve të Rënda ka arrestuar sot 15 persona, ndërmjet tyre disa biznesmenë shqiptarë, të cilët dërgonin shqiptarë si emigrantë ilegalë në Shtetet e Bashkuara kundrejt pagesës 24 mijë euro për person.
Policia e Shtetit ka njoftuar se “operacioni pёr ndalimin e tyre ёshtё shtrirё njёkohёsisht nё 6 rrethe tё vendit, nё Tiranё, Kavajё, Shkodёr, Malёsi e Madhe, Durrёs dhe Elbasan dhe gjatё 24 orёve tё fundit ka ekzekutuar 10 urdhёra ndalimi nё Tiranё dhe 5 urdhёra ndalimi nё Shkodёr.
Të arrestuarit janë:
Pashko Jak Nilaj, vjeç 52, banues nё Kamicё, Malёsi e Madhe
Prel Maç Micaj, vjeç 60, banues nё Bajzё Malёsi e Madhe
Ali Bajram Metvelaj, vjeç 53, banues nё Koplik Malёsi e Madhe Shkodёr
Gjergj Nik Martinaj vjeç 49, banues nё Shkodёr
Filip Gjergj Kertunga, vjeç 55, banues nё Velipojё Shkodёr
Fatmir Zyhdi Bakalli, vjeç 53, banues nё Tiranё
Enver Karaj, vjeç 50, banues nё Shkozё Tiranё
Fatos (Dashnor) Osmen Fasko, vjeç 44, banues nё Fier
Nertil Axhem Pervizi, vjeç 40, banues nё Delogozhd, Strugё Maqedoni
Fatmir Rasim Flaga, vjeç 58, banues nё Tiranё
Nikoll Pal Kolaj vjeç 49, lindur nё Puke dhe banues nё Tiranё
Zaim Ferit Hysenbelliu, vjeç 53, banues nё Tiranё
Durim Fuat Koxha, vjeç 56, banues nё Tiranё
Gezim Idriz Tafaj, vjeç 44, lindur nё Viçidol dhe banues nё Tiranё,
Alfred Xhezmi Myrtaj,vjeç 50, banues nё Tiranё
Njëkohësisht, ёshtё shpallur nё kërkim 28-vjeçari Lek Maç Micaj, banues nё Bajzё të Malёsisë së Madhe.
Nё momentin e ndalimit,”- vë në dukje Policia, – ” shtetasit maqedonas Nertil Perzvizi iu sekuestruan 58 500 dollarё, ndёrkohё që Zaim Hysenbelliut iu sekuestruan 10150 dollarё; Nikollё Kalajt, gjatё kontrollit nё banesё, iu gjet njё armё zjarri automatik dhe njё sasi municioni luftarak.”
Prokuroria ka bërë të ditur se ky grup kriminal ishte mjaft i strukturuar dhe konspirativ. Sinjalimi për këtë trafik është bërë nga FBI-ja, që ka vënë në lëvizje Prokurorinë Shqiptare për të hetuar të përfshirët në këtë trafik.
Skema e trafikut ishte Tiranë – Maqedoni; nga Maqedonia në Bullgari, ku pajiseshin me dokumenta bullgare të rreme dhe më pas, dërgoheshin në Meksikë; nga Meksika, ata hynin në territorin e SHBA.
Ata kishin kohë që operonin në këtë linjë trafiku dhe deri më sot kanë nisur deri në 50 vetë.
Këtë çështje janë duke e hetuar, prokurorët: Përparim Kulluri, Elisabeta Imeraj dhe Ervjola Stojaka; hetimet janë në vazhdim, pasi përveç të arrestuave ka edhe persona të tjerë të përfshirë. (Kortezi:Shqiptarja.com)
Diaspora shqiptare në Amerikë, aset i paçmuar kombëtar
Ziadin Sela : “Diaspora shqiptare në Amerikë, aset i paçmuar kombëtar, ka dhënë një kontribut historik gjatë gjithë historisë së saj !”/
Nga BEQIR SINA, Brooklyn New York/
BROOKLYN NY : Kryetari i komunës së Strugës, Ziadin Sela po qëndron për një vizitë disa ditore në SHBA, i ftuar nga komuniteti shqiptar këtu në Amerikë. Kryekomunari i Strugës, Dr Ziadin Sela fillimisht ka zbritur në qytetin e Waterbury në shtetin e Connecticut, ku është takuar me komunitetin shqiptar të këtij shteti, por edhe me kongresmenë e senatorë amerikan. Ai ka pasur rastin të takoj edhe kryetarin e qytetit Waterbury, ku është theksuar arritja e një marrëveshje të bashkëpunimit.
Më pas Sela, simbas gazetarve shqiptar nga Çikago, thuhet se është takuar me Përfaqësuesit e odës ekonomike Izraelite-Amerikane në Çikago, të cilët sipas tyre e pritën me interesim shpallimet e resursve të pasura turistike të Strugës dhe shprehen gadishmërinë, e tyre që kompanive turistike në Amerikë ,dhe në Izrael të afrojnë projektin për pushues dhe për politikat ekonomike për të afruar investimet e tyre.Me këtë rast, burime shqiptare nga Çikagi theksuan dje se Dan Shure, ka deklaruar se shpejti një delegacion Izraelito-Amerikan do të vizitojë Shqipërinë,Kosovën dhe pjesët tjera etnike shqiptare në Ballkan.Në takimin që pati dr.Zijadin Sela në Çikago, sipas tyre me miqtë hebreikë doli nisma që qyteti Skokie(bashkësia e qyeteteve në Çikago)ku jetojnë 250 mijë hebreikë, të binjakëzohet më Strugën.
Në kuadër të takimeve me kurbetqarët struganë në Amerikë, Kryetari i Komunës së Strugës, Dr. Ziadin Sela, të premten në mbrëmje në lokalin “The Bahçe”, u takua me Shoqatën Shqiptaro – Turke, të Maqedonisë – “Albanians & Turks of Macedonia”
Ky vit do të jetë viti i ri im me axhendën më të ngarkuar , deklaroi kryekomunari i Strugës, zoti Ziadin Sela, për të takuar me të gjithë kurbetqatërt tanë, kudo që janë, ata në Europë, Zvicër, Gjermani, Itali, Angli dhe SHBA e Kanada, edhe në Australi qoftë duke i vizituar, ata, ose edhe kur ata të vinë në Strugë, gjatë verës.
Këtë e bëjë u shpreh ai me qëllim që ata të organizohen në formë shoqatash në mënyrë që ata që do t’i pasojnë këta kurbetqar, nesër të mos harrojnë se kush janë dhe prej nga kan ardhur. Sepse, ju e dini shumë mirë, theksojë Sela, nga që jeni një gjenerat që keni lindur atje, dhe e dini se çfarë përfaqësoni, duhet edhe të punononi me atë se çfarë trashgmnie do të lini tek pasardhësit tuaj.
Mbasi Sela iu faleminderua SHBA për atë çka ka bërë ky vend për shqiptarët dhe çështjen shqiptare, ai tha se “Ne dimë se ju këtu keni gjetur vendin kampion të lirisë dhe demokracisë, dhe se ju prej këtu keni mësuar si gjithë bota se çfarë është fjala e lirë, çfarë është demokracia dhe kështu në emër të kësaj edhe ne si shqiptar kemi gjetur veten si shqiptar, në rajon duke pasur mbështetjen dhe përkrahjen e Shteteve të Bashkuara, mikut tonë të madh . Kuptohet, që ju duhet të punoni dhe të agazhoheni edhe më shumë këtu ku jetoni në mënyrë që kjo përkrahje dhe mbështje amerikane, për shqiptarët kudo në Ballkan të jetë edhe më e madhe, për vendlindjen tonë atje ku jemi.”
Me këtë rast dua të shpreh edhe një faleminderim për të gjithë ju shqiptarët e Amerikës, u shpreh Sela, “për atë çfarë keni bërë ju për vendlindjen tuaj. Duke e vlerësuar disporën shqiptare në Amerikë, si një aset të çmuar kombëtar, i cili, ka një kotribut historik edhe në çështjen shqiptare.”
Shoqatën Shqiptaro – Turke, e vlersoi përr faktin se ajo jep një shembull shumë të mirë, për struganët, për të treguar se sa të lidhura janë komunitetet në komunën e Strugës, por edhe këtu në Amerikë.
“Dhe, faktikisht në kështu vepruam edhe në zgjedhjet lokale në Strugë, u shpreh Sela, unë kisha përkrahjen e komunitetit turk në Strugë, natyrisht po punojë që ai komunitet atje të ndihet sa më mirë, dhe të ndihet ashtu si edhe janë në shtëpit e tyre, të ndijej edhe dorën e ngrohtë të qytetit dhe komunës së Strugës, pjesë e së cilës ata janë prej vitesh. për këtë qëllim nga buxheti i ri, pohojë kryekomunari Sela, kam planifikuar këtë verë një javë kulture turke, ashtu si gjithë javët kulturore të shqiptarëve, maqedonasve e komuniteteve të tjerë.”
Kreu i kësaj shoqate Ismail Humeti, thotë se nëna tij është nga Struga dhe se ai ka sot atje shumë familjare / miq dhe të fërm të tjerë të cilët kan investuar djerësn e tyre në atë komunë . Xhaxhai im tha ai zotëron dhe drejton një dyqan në Srtugë, dhe bënë një biznes familjar .
Ndërsa Iidhur me shoqatën”Albanians & Turks of Macedonia” themeluar këtu në SHBA, tha Humeti, presidenti i saj, e kemi krijuar mbasi jemi një komunitet madh dhe i susksesshëm për të bashkuar kurbetqarët tanë nga Struga dhe Ohri që jetojnë në SHBA, mbasi ka shumë prej nesh, thotë ai.
“Ne kemi aranzhuar këtë takim për të mirëpritur kryebashkiakun Sela dhe të tregojmë atij, sukseset tona dhe se ne jemi të interesuar për të investuar në komunëne Strugës dhe se mbështetim çdo inisiativë të Selës, që po bënë për Struganët në Shtetet e Bashkuara”
Me kryetarin e Komunës së Strugës, zotin Sela, jam takuar vitin e kaluar në Ohër, në tetor, në një takim ku unë isha i ftuar nga Ministria e Jashtme e Maqedonisë për Investimevet e Huaja në kuadrin e Samitit të investimeve të Globale edhe për Maqedonin . Kryetari Sela, dhe gjeti kohë për t’u takuar me mua në Strugë për çka biseduam gjatë se “Ne jemi të kënaqur që të kthehet besimi i diasporës për investime dhe shpresoj që të vazhdojmë lidhjet e mira në mes kurbetqarve dhe Strugës edhe në të ardhmen”, tha Humeti
Duke shtuar se kryekomunarin e Strugës, zotin Sela :” Ne kishim diskutuar mënyrat për të përmirësuar ekonominë në Strugë dhe që nëpërmjet investiemeve sidomos të kurbetçijve për të krijuar vende pune për popullin e komunës së Strugës . Unë personalisht besoj se kjo është një iniciativë kyçe dhe jam i kënaqur që Kryetari i Bashkisë Sela, i cili duket se është i “etur” për të punuar në këtë drejtim të cilin ai ka marrë seriozisht me perkushtim dhe e ka një nga prioritet e tij”.
Edhe, sot tha në fund në bised me gaztën tonë Presidenti i shoqatës”Albanians & Turks of Macedonia” zoti Ismail Humeti, : “Unë jam shumë i kënaqur me takimin dhe shpresoj që të jetë i kënaqur me takimin me ne edhe Kryetari Sela. Shumë njerëz erdhën në këtë takim për të treguar mbështetje për të. Ne besojmë se ai ka një mundësi për të bërë gjëra të mëdha për popullin e Strugës dhe ne duam që ai ( dhe populli i Strugës ) që të dini që ne jemi këtu për të ndihmuar dhe kontribuar për komunën e Strugës nga SHBA .”
VOLEJBOLLISTJA DHE TRAINERJA AJOLA BERISHA SJELL EMRIN E MIRE TE SHKOLLES SE VOLEJBOLLIT SHQIPTAR NE AMERIKE
Ajola Berisha , është sportistja shqiptare në Amerikë, e cila jo vetëm ka luajtur voljeboll, por edhe ka drejtuar si trajnere, një skuadër amerikane të femrave në volejboll . Madje, ajo ka qenë edhe sportistja, më e mirë e vitit 2000 – “Student-Athlete of the Year”, shpallur nga Universiteti Amerikan – në kryeqytetin e vendit Washington DC .Puna që ka bërë Ajola në skuadrën e femrave në volejboll ka lënë gjurmë edhe sot në kampus për të tre sezonet e saj si lojtare dhe dy sezonet si një trajnere asistente .
Berisha, së bashku me një grup vajzash të tjera nga Shqipëria, sollën një pasuri të veçantë profesionale, nga Shqipëria në Amerikë, nga shkolla e volejbollit të suksesshëm shqiptar. Ato sollën profesionalizmin kolegjial në nivelin e klubeve, duke luajtur dhe dhënë përvojën e tyre volejbollit Amerikan. Në vitin 2007 ajo ka shërbyer si një trajnere për skuadrën”Metro American Volleyball Club” në Uashington , DC, ku ishte ajo që nxiti krijimin e programeve të zhvillimit të volejbollit.
Ajola Berisha është e diplomuar në Kolegjin e Universitetit Amerikan të Arteve dhe Shkencave në vitin 2001. Dhe si volejbolliste, ajo ka një meritë të veçantë për të ndihmuar skuadrën e saj Eagles për të udhëhequr dy kapionate dhe shpallur Kampione e Ligës CAA (1998 , 2000) dhe një pjesmarrje në Turneun e NCAA në 1998 .
Ajo u nderua dy herë, si sportistja më e mirë në Ligën amerikane të kolegjeve CAA Berisha, sipas kanalit më të madh sportiv në SHBA, ESPAN, ajo renditet e treta në historinë e volejbollit për Universitetin Amerikan me konficentin 4.01 (për sulmin) dhe e katërt në pozicionin që mbante në lojë me konficentin 2.61 (për mbrojtjen)
2 herë është përzgjedhur nga Shoqata e trajnerëve të Volejbollit Amerikan si All-American (ndër më te mirat për tërë Amerikën). Shpallur disa herë MVP (Most valuable Player) në turne të ndryshme, dhe më e fundit në 2009 kur u përzgjodhë në Ekipin e Argjendtë të CAA në celebrimet për 25 vjetorin e saj.
Para se t’i bashkohej skuadrës amerikane të volejbollit Eagles , Berisha ishte anëtar e ekipit të Tiranës në voljeboll dhe ekipit kombëtar shqiptar në vitin 1995-97 . Një nga aktivitetet më të mëdha të karrierës saj në Shqipëri, kanë qenë pjesmarrja në lojrat e Mesdheut në Qershor te 1997 në Bari te Italisë. Atje ku dhe ajo ka spikatur, dhe është pikasur nga trajneri amerikan Barry Goldberg.
Ajola, cila ka qenë jeta e juaj në Shqipëri ?
Sportin e kam filluar në moshën 10-11 vjecare. Vijë nga një familje, që është marrë me sport, dhe nga e cila kam trashëguar gjatsinë, dhe talentin tim. Kombinimi i gjatsisë dhe i traditës së sportit më shtyu drejt angazhimit me të madh. Mu dha zgjedhja që do të bëja ndërmjet basketbollit dhe volejbollit dhe zgjodha këtë të fundit. Kam patur disa trajnerë gjatë formimit tim, duke kaluar nëpër ekipet zinxhir të atëhershme, por ai me të cilin kam punuar më gjatë, e me ka nxitur më shumë se çdokush tjetër, ka qenë Adrian Gorenca, për të cilin kam jashtë mase respekt, ose respekt Xhigaloz siç do shprehej vetë Profesori. Kishte një pasion të jashtzakonshëm për volejbollin, një mjeshtër i till, me një humor të pashtershëm që e bente akoma më të këndshme atë periudhë stërvitje, duke gërshetuar seriozitetin me një dozë humori. Kam qenë lojtare e Klubit Sportiv Tirana dhe gjithashtu jam aktivizuar me Ekipin tonë kombëtar të të rejave e të rriturave. Një nga aktivitetet më të mëdha të karrierës sime në Shqipëri, kanë qenë lojrat e Mesdheut në Qershor te 1997 në Bari te Italisë. Atje ku dhe u spikata nga trajneri im i mëpasshëm Barry Goldberg.
Kur erdhët në Amerikë, dhe përse ?
Isha në vit të parë të Institutit të Kulturës Fizike Vojo Kushi, dhe stërvitesha me Tiranën. Jeta ime konsistonte në shkollë, sport, dhe cfarë ngelej me shoqërinë e familjen naatyrisht. Një ditë ndërsa bëhesha gati për stervitje, më telefonon një shoqje e ekipit, Edis Bonati, duke më pyetur nëse kisha ndonjë interes të luaja në Amerikë. Pa e menduar gjatë, i përgjigjem Po, pse jo?! Dakort, do të të telefonojn nga Amerika më tha, fol me ta. Brenda disa minutash bie telefoni, ishte Arben Gjino, arbitër i mirnjohur i volejbollit në Shqipëri, i cili tashmë jetonte në Washington DC dhe punonte për American University. Atje ishte lidhur me Barryn – i cili ishte trajneri i ekipit të Volejbollit tek American Universitey, dhe, po kërkonin lojtare të talentuara për të ndihmuar në ecurinë e ekipit. Pasi u prezantua në telefon, pyetja e parë ishte nëse dija Anglisht. Fatkeqsisht, unë pata studiuar Frengjisht në shkollë, gjë e cila përbënte problem për tu pranuar në shkollë dhe për të patur mbarvajtje në të. Keshtu që më përshëndeti dhe aty perfundoi biseda jonë. Pas 2-3 minutash merr sërish: Po nuk di fare Anglisht ti? Sa kam filluar nje kurs privat- i përgjigjem- por s’mund të them se di, përvec se “my name is” dhe “how are you”. Gjino, mëpastaj më kaloi Barryn, trajnerin, në telefon dhe biseda konsistoi në pyetje elementare te Barrit dhe “yes”, “no understand” nga ana ime. Me ç’mësova me pas, Edisi,shoqja e ekipit, pat çuar një video të një nga ndeshjeve tona, dhe trajneri pat treguar interes. Kështu që në Qershor të 1997, erdhi vetë të na shihte live në lojrat e Mesdheut në Bari të Italisë në vitin 1997.
Diçka rreth karjerës suaj në Volebollin amerikan ?
Pas disa refuzimesh nga Ambasada në dhënien e vizës, dhe disa muajsh punë nga American University për ti gjetur “anën”, më së fundi në Janar të 1998 arrita në Washingon DC me vizë studentore e bursë të plotë dhe u bëra pjesë e ekipit Eagles (Shqiponjat) Të thuash fillimi ishte i vështirë, është pak. Cfarë ma bënte më të vështirë, pervec largësisë nga familja, ishte mungesa e komunikimit, mangësia në gjuhë. Fatmirsisht, Edis Bonati, pat ardhur disa muaj përpara dhe prezenca e saj ishte nji farë ndihme, për komunikimin në veçanti. Erdha si studente e transferuar, dhe kështu që luajta në vetem 3 kampjonate, atë te vitit 1998, 1999 dhe 2000. Këto vite American University, ka qenë pjesë e CAA (Colonial Athletic Association), që është një nga konferencat e Divizionit të parë e përbërë nga Universitet e Rajonit të Lindjes nga Masacusets e deri në Karolinën e Jugut. Në vitin 1998 dhe 2000 kemi fituar kampjonatin e ligës sonë dhe jam shpallur lojtarja e vitit, përzgjedhur në ekipin e parë të CAA, Studentja dhe Sportistja e vitit në vitin 2000 për American University, 2 herë jam përzgjedhur nga Shoqata e trajnerëve të Volejbollit Amerikan si All-American (ndër më te mirat për tërë Amerikën). Jam shpallur disa herë MVP (Most valuable Player) në turne të ndryshme, dhe më e fundit ne 2009 u përzgjodha në Ekipin e Argjendtë të CAA në celebrimet për 25 vjetorin e saj. Në vitin 1999, nuk luajta sezonin e plot, vetëm gjysmën pas një ndërhyrjeje që pata në kavilje.
A ka ndryshim volejbolli amerikan me atë në vendin tuaj, ashtu si futbolli bie fjala?
Në Shqipëri volejbolli është profesional, dhe atje kompensohesh për të luajtur, paguhesh. Ndërsa këtu, mund të luash vetëm kur je në universitet, kundrejt një burse, nëse e meriton. Flasim për volejbollin që luhet brenda, jo atë në plazh. Ndryshim tjetër është mënyra e organizimit. Në Shqipëri kaloje nëpër ekipe zinxhir që i kushtonin më tepër kohë anës teknike të volejbollit. Ndërsa këtu kur je në universitet ke pak kohë te merresh me teknikën se fillon direkt aktiviteti dhe koha është e ngjeshur. Kështu qe i kushtohet më tepër vëmendje përgatitjes fizike dhe taktikës së lojës. Këtu i kushtojnë vëmendje të veçantë dhe ndërtimit të karakterit, për të fituar besimin ndaj vetes.
Besojë se gjatë aktvizimit tuaj ne Ligën e Parë të Voljebollit në SHBA, keni luajtur edhe me vajza të tjera shqiptare, cili është mendimi i juaj ?
Shumë lojtare cilësore, bashkmoshatare të miat, por dhe me mbrapa e kanë përfaqsuar denjësisht volejbollin Shqiptar këtu në Amerikë me fitoret që kane korrur, apo titujt që kanë fituar. Kjo shpjegon dhe rekrutimin e herë pas hershëm të lojtareve nga Shqipëria. Mund të permend Edis Bonati, Eneida Muzhaqi, Rubena Sukaj që kanë luajtur për American University dhe pjestarja më e re e tij Megi Dervishi. Këto janë vajzat që kan luajtur vetëm tek American Universiteti. Ndër te tjera mund të permend Alma Kovaci, Enkeleda Shkoza, Enkeleja Katiraj, Alma Qose, Arjola Prenga që kanë qenë dhe perfaqsuese të ekipit tonë kombëtar ndër vite. Shpresoj ti kem permendur të tëra vajzat, të cilat i njoh personalisht dhe me të cilat kemi ndarë eksperiencën këtu në Amerikë.
Oferta e një burse për të luajtur këtu, mendoj se është një rast për tu shfrytëzuar. Natyrisht në bazë të qëllimeve që ka gjithkush në jetë. Kemi patur raste gjatë rekrutimit, kur isha trajnere, që ishte më i rëndësishëm shpërblimi monetar sesa shkollimi dhe volejbolli në Amerikë, sikundër ka dhe nga ato vajza që kanë ngulmuar fort për të ardhur, e kanë parë si një mundësi për të shfrytëzuar. Amerika të ofron mundësi pa fund nëse je i zoti. Personalisht, do t’ja rekomandoja vajzave që ju jepet një mundësi e tille.
Cilat janë momentet më të bukura si lojtare dhe trajnere ?
Jam e apasionuar pas volejbollit dhe kjo më shtyu që të bëja dhe trajneren për 2 vjet po tek American University. U bëra zëvendës trajnerja e Barry Goldberg 10 vjet pasi kisha mbaruar shkollën. Vija në një ekip me tradita, të përgatitur mirë, falë punës së palodhshme të Barryt. Dhe të dyja ato vite, 2010, 2011 u shpallëm kampione të Patriot League. Ishte kënaqesi e papërshkruar të punoje me këto vajza të reja, të asistoje në formimin e tyre, qoftë si lojtare po ashtu dhe si karaktere, dhe t’i shihje tek kurorëzoheshin, në fund të kampjonatit, me frytet e punës se tyre te palodhshme e sistematike. Unë vjet u shkëputa dhe leviza këtu në New York, por vazhdoj t’i ndjek, sepse, akoma është “ekipi im” dhe janë vajza të cilat i kam stërvituar ose rekrutuar vetë. Këtë vit dolën shkëlqyeshem. Jam shumë krenare për fitoret që korrën dhe vëndin që arritën në kampionatin Amerikan.
Janë të forta dhe të ndryshme emocionet e provuara si trajnere nga ato si lojtare. Kur je në fushë, dhe luan vetë, ke jo pak presion, por je aktive, e ke vet në dorë rezultatin. Ndërsa, kur je në stol duke ndjekur ekipin, tashmë e ke kryer punën, s’të ngelet shumë, përveçse ndonjë këshillë taktike apo teknike. Çastet më emocionuese, kan qenë ato të fitores së kampjonatit, ku është pasqyryuar puna e tërë vitit. Emocionet rriten dhe kur je në pozita jo të të favorshme gjatë ndeshjes, por që ja del mbanë gjithsesi.
Si lojtare ndër momentet më të bukura mund të veçoj pjesmarrjen ne lojrat e Mesdheut në 1997. Ishte një eksperiencë e re për mua, një ceremoni hapje madhështore, një fjalim i mbajtur nga Presidenti i Italisë Scalfaro, në një stadium të mbushur plot, e një publik që na uronte mirseardhjen me shumë entuziazëm. Parakaluam me kokën lart me flamurin Shqiptar që na printe, po ashtu dhe 21 kombet e tjera pjesëmarrëse.
Emocionet më të bukura janë në fushën e “betejës” kur shënon atë pikën e fundit të lojës apo kampjonatit. Po ashtu dhe rastet kur të vlerësohet puna e të nderojnë me çmime, ka emocionet e veta.
Ajola çfarë mendon ju për talentet shqiptare në volejboll këtu në SHBA ? a kemi të tilla dhe si duhet punuar për të zbuluar talentet tona…për ekipin tonë kombëtar pra të veshin fanelën kuqezi!
Për sa i perket talenteve të reja, që rritën këtu në SHBA, pak a shumë ato do të ndjekin modelin Amerikan. Të luajnë në ndonjë klub kundrejt një pagese dhe aktivizohen 3 herë në javë me të. Dhe nëse duan të luajnë ne Universitet, ju duhet t’i përkushtohen. Për ecurinë e tyre, dhe mënyrën se si funksionon këtu, ju bie barra përsipër vetë lojtareve, që të gjejnë klube më prestigjoze që i ofrojnë një përgatije të mirë dhe rrjedhimisht dhe ecurinë e mëtejshme drejt luajtjes në Universitet, dhe fitimit të një burse, që nuk është e pakët. Dhe më pasë natyrisht si futbollistja e kombëtares së femrave Velaj – ato mund të luajnë edhe për kombëtaren e Shqipërisë
Si e vlersoni ju jetën kulturore e sportive të femrës shqiptare ne Amerikë ?
Eshtë pak e vështirë që ta shoh nga pikpamja e femrës “Shqiptare”, për faktin se jam shkëputur shumë herët nga Shqipëria. Por, mund të them se jeta me sportin është gjithnjë e larmishme. Udhëton nëpër vende të ndryshme, njihesh me kultura e njerëz te ndyshëm. Përvec kësaj ka dhe një sërë angazhimesh dhe aktivitetesh si për zgjerimin e horizontit për sportistët, po ashtu dhe në shërbim të komunitetit. Ka një ndërthurje të sportit me jetën shoqerore. Ushqehet ndjenja e të dhënit mbrapsht në komunitet, prandaj dhe organizohen aktivitete të ndryshme, ku njihen dhe vlersohen sportistët për kontributet e tyre dhe ndajnë eksperiencën me gjeneratën e re. Me një fjale, jeta kulturore nuk ngelet pas asaj sportive. Natyrisht, që kjo ka të bëjë dhe me mbështetjen që gëzon sporti përkatës nga Universiteti, dhe iniciativat e trajnerit vetë. Një gjë është e sigurtë që sportistët gëzojnë një admirim të veçantë këtu në Amerikë. !
A kishit ndonjë urim me rastin e Vitit të Ri 2014?
Jeta në emigrim nuk është e lehtë, prandaj dhe duhet te afrohemi disi më tepër dhe të ndërtojmë një komunitet të fortë, ku të mbështesim e përkrahim njëri tjetrin. Të ruajmë traditat tona te bukura por dhe të mbajmë mendje te hapur për ato të të tjerëve. Uroj gjithë bashkatdhetarët një vit të begatë! Të puojnë me kurajo dhe të mbajnë një zemër të hapur. Uroj të dëgjojmë sa më shumë histori suksesi në komunitetin tonë këtë vit.
Intervistoi: Beqir Sina/New York
VIZITË E SUKSESSHME E RAMUSH HARADINAJ NË SHBA
Kryetari Alenacës për Ardhmërinë e Kosovës , përveç takimeve me komunitetin shqiptar, ka takuar Ndihmës/sekretarin e Shtetit z. Philip Reeker, senatorët John McCain,Senator. John Barrasso, me kongresistët David Kohls, Eliot Engel, Robert Aderholt, Joe Rowley, Rohrabacher dhe Ileana Ros- Lehtinen./
Ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj zhvilloi takime të shumtë në New York dhe në Washington. Ditën e dielë me 22 shtator, ai ka qenë mysafir fillimisht në Shtëpinë e Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA, ku u prit me ngrohtësi nga kryetari dr. Gjon Buçaj dhe kryesia, ku ishin të pranishëm edhe anëtarë të Këshillit të Vatrës. Z. Haradinaj, tha gjatë takimit me vatranët se e kishte pritur prej kohësh këtë vizitë në shtëpinë e Vatrës historike, e cila ka bërë aq shumë për Kombin tonë. Haradinaj vlerësoi rolin e madh që ka luajtur diaspora shqiptare në Amerikë për ndërkombëtarizimin e Kosovës dhe evidentoi kontributin finacar që shqiptarët e Amerikës dhe ata të Kosovës, kanë dhënë gjatë dhe pas luftës. Haradinaj, në shenjë nderimi, i dhuroi Vatrës një Hartë të Kosovës me gurë të çmuar. Z. Haradinaj vizitoi Ekspozitën “100 vitet e Vatrës në shërbim të Kombit” si dhe bibliotekën e Nolit e Konicës. Një bisedë e ngrohtë u zhvillua në sallën e mbledhejve, ku morën pjesë edhe zotërinjët Harry Bajraktari dhe Rrustem Gecaj.Një pritje e ngrohtë iu rezervua z. Haridanaj në Kishën Katolike Shqiptare Zoja e Shkodrës në New York.
Z. Haradinaj mori pjesë ne Meshë. Ai me zonjën Anita u nderuan duke u vendosur në radhën e parë dhe aty ndoqën meshën. Prezantimi që i bëri famullitari i Kishës, dom Pjetër Popaj heroit të Kosovës, u prit me duartrokitje të qindra besimtarëve që kishin mbushur plot sallën e lutjeve. Mysafiri i nderuar i dhuroi Kishës një dhuratë simbolike të Kosvës. Më pas z. Haradinaj u zhvendos në Qendrën Kulturore “ Nëna Terezë” , ku radha për ta takuar dhe për t’u fotografuar me të, ishte shumë e gjatë. Ai u prit tamam si hero. Dom Pjetwr Popaj e prezantoi ish komandantin e Luftws pwr liri para elterit. Z. Haradinaj i dorwzoi Kishws Katolike Shqiptare”Zoja e Shkodrws” njw dhuratw simbolike si mirwnjohje pwr punwn e shkwlqyer qw zhvillon ky institucion fetar pwr ruajtjen e traditave kombwtare, gjuhws dhe kulturws shqipe.
Po ditën e dielë z. Haradinaj është takuar me kryetarin e qytetit të Mannhatan-it, z. Stringer. Kryetari i Aleancës Haradinaj ka folur për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe përgatitjet që po bëhen në prag të zgjedhjeve lokale që do të organizohen në vjeshtën e këtij viti. Ai ka bashkëbiseduar më kryetarin Stringer për modalitetet e qeverisjes lokale si dhe ka folur për vizionin që ka AAK për qeverisjen lokale në Kosovë.
Kryetari i Manhatenit z. Stringer dhe përfaqësuesit e komunitetit shqiptar atje, i kanë ndarë kryetarit Haradinaj një mirënjohje me dedikim Heroit të Kombit – njeriut të orëve të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Kryetari Stringer i ka shpejguar kryetarit Haradinaj për raportet e mira që ka me komunitetin shqiptar, për rolin dhe rëndësinë e këtij komuniteti në të gjitha zhvillimet e rëndësishme në Manhaten dhe më gjerë në SHBA.
Të dielën e 22 shtatorit, i shoqëruar nga z. Harry Bajraktari dhe Rrustem Gecaj , zoti Haradinaj dhe zonja Anita, ishin në një takim me ambasador Wizner.
Një takim i përzemërt ishte edhe ai i mbrëmjes të së dielës, ku dega e Vatrës Hudson Valley, shtroi një darkë në Restorantin Fiorino, pronë e bashkatdhetarit Sabit Bytyçi, një nga vatranët e hershëm dhe anëtar i Këshillit të Vatrës.Në këtë darkë ishin të pranishëm edhe kongresmen Eliot Engel dhe ambasador Menzes, Konsulli i përgjitshëm i Shqipërisë Dritan Mishto, anëtari i Asamblesë të shtetit të Nju Jorkut, Mark Gjonaj e të tjerë.
Të Hënën e 23 shtatorit, ish kryeministri i Kosovës, z. Haradinaj, ishte i ftuar në Columbia University për të zhvilluar një ligjëratë për Kosovën. Ai ligjëroi në Shkollën Për marrdhënie Publike dhe Ndërkombëtare në Universitetin e Kolombias në New York, e njohur si auditor i hapur i fjalës së lirë nga shumë personalitete botërore. David Philips ka prezantuar ligjëruesin duke vlerësuar figurën e tij si një luftëtar popullor me përmasat e heroit dhe një lider me vizion bashkekohor. Më pas z. Philips foli për Kosovën, qëndresën dhe luftën e saj, dhe përpjekjet për ndërtimin e shtetit, për diplomacinë, për ndërhyrjen dhe mbështetjen amerikane etj. David Philips është i njohur mes shqiptarëve edhe me librin e tij” Liberating Kosvo- Coercive Diplomacy and U.S Intervention.”
Në ligjëratën e tij, me një anglishte elokuente, në një auditor ku kishte studentë e pedagogë, studiues të interesuar, Ramush Haradinaj, fitoi admirim dhe u duartrokit nxehtësisht. Pa letra përpara ai foli për Kosovën martire, qëndresën e saj stoike ndaj dhunës së regjimit të Millosheviçit, lufën për liri, mbështetjen amerikane dhe europiane, foli për Kosovën shtet i pavarur, njohjet ndërkombëtare, përballjen sot me problematikat e reja dhe të vjetra,foli për veriun, për marrdhëniet ndëretnike dhe ato fetare, për marrdhëniet e Kosovës me shtetet fqinjë, për burokracinë dhe korrupsionin dhe shpalosi vizionin e vetë për ndryshimin e gjendjes, foli për popullin e mrekullueshëm, për moshën e re të pupullsisë, për resurset natyrore të Kosovës etj.
Pas ligëjratës u bënë shumë pyetje që Haradinaj u përgjigj me qetësi dhe argumente.
Në takim ishin edhe veprimtarë të Komunitetit shqiptarë si Xhim Xhema, Harry Bajraktari, Rrustem Gecaj, Lumi Hadri, Elmi Berisha, Anton Raja, Mimoza Ferra, Grid Roji, Uk Lushi,e të tjerë.
Një vizitë shumë të suksesshme zhvilloi z. Haradinaj në Washington DC. Ai është takuar me personalitete të larta, me senatorë dhe kongresistë si dhe në Departamentin e Shtetit.
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës është pritur nga drejtues të Firmës së njohur Ligjore Ndërkombëtare si presidenti i saj Dr. Paul Williams, nga Mort Abramowtz dhe Jim Hooper, drejtor menaxhues i PILPG, ka vizituar Senator Dole dhe Asistentin e tij Marshall Harris. Një pritje të veçantë i ka rezervuar edhe ndihmës sekretari Philip Reeker. Z. Haradinaj dhe zonja e tij u takuan në Departamentin e Shtetit me z. Jonathan Moore, drejtor për Europën Jugore dhe Qendrore. Një takim i veçantë ishte dhe ai i organizuar me kongresistët e Komitetit për çështjet Shqiptare në Dhomën e Përfaqësuesëve;
David Kohls,Cong. Eliot Engel,Co-Chair Robert Aderholt, Cong. Joe Rowley(NY), Cong. Rohrabacher(CA), Senator. John McCain(AZ),Senator. John Barrasso(WY) dhe Cong. Ileana Ros- Lehtinen(Fl).
Me plot emocione ishte takimi që u zhvillua në zyrën e senatorit të Arizonës John McCain, i cili duke vlerësuar rolin e z. Haradinaj në luftën për liri, tregoi vështirësitë me të cilat ai qe përballur gjatë luftës së Vietnamit. Senator McCain i tregoi Haradinaj, një fotografi që e mbante të zmadhuar dhe të futur në korrnizë në zyrën e tij, të cilën ia kishin sjellë kohët e fundit nga Vietnami. Ishte një foto që dëshmonte një ngjarje të tërë kur vietnamezët e torturojnë. Biseda ishte tepër miqësore.
Në të gjitha takimet u fol për situatën në Kosovë, marrdhëniet me Serbinë, problemet e Veriut,marrdhëniet me shtetet fqinjë, shtimin e njohjeve të reja, zgjedhjet e afërta lokale etj.(D. greca. Botoi Dielli, shtator 2013)
FUQIZIMI I LOBIT SHQIPTAR NË SHBA – DOMOSDOSHMËRI PËR INTEGRIMIN DHE ARDHMËRINË E KOMBIT
NGA ARTUR VREKAJ, WORCESTER,MA (SHBA)/
Lobimi i Shqiptarëve në SHBA përfshin më shumë se bindjen e ligjvënësve Amerikanë. Ai përfshin edhe hulumtimin, analizën e legjislacionit, propozimet rregullatore, ndjekjen e seancave të Kongresit, por më kryesorja është edukimi i qeveritarëve apo të zgjedhurve të popullit Amerikan për çështje të rëndësishme të integrimit tonë ( si shtete dhe komb) në BE, NATO dhe OKB për Kosovën apo në BE për Shqipërinë në kuadër të Çështjes Kombëtare Shqiptare apo edhe për mbrojtjen e të drejtave të Shqiptarëve të Ballkanit në tërësi, përfshi edhe ata në Greqi. Por mos të harrojmë se puna më e madhe është sigurimi i fondeve financiare për lobim të fortë.
Çfarë është një lobist Shqiptar në SHBA? Një lobist mund të jetë një aktivist vullnetar (një drejtues organizate Shqiptare) , një agjenci private ( që ne nuk kemi) apo një organizatë joqeveritare ( LQSHA ose KKSHA) që kërkon të bindë anëtarët e qeverisë, Kongresit apo Senatit Amerikan për të miratuar legjislacionin apo veprimin diplomatik Amerikan në vënd apo edhe në arenën ndërkombëtare që të përfitojnë grupi i tyre, kauza apo vendet e origjinës që përfaqësojnë. Lobimi është një pjesë integrale e ligjshme e procesit demokratik që nuk është kuptuar shumë mirë edhe nga ne Shqiptarët se si funksionon. Ka lobistë vullnetarë ( indivdët dhe organizatat), por edhe profesionistë ose agjenci private të paguara.
Më herët, 135 vjet më parë, këndohej kënga : Abdyl shite pasurinë,/ një barrë flori…/. Kjo këngë është një dëshmi për Rilindasin Abdyl Frashëri që loboi në kancelaritë Europiane për Shqipërinë e të katër vilajeteve. Dhe kjo flet shumë se sa e deshi Shqipërinë Abdyli!
Lobimi Shqiptar në Amerikë ka filluar me VATRA, me Nolin dhe Konicën dhe patjetër ka kushtuar para! Po nuk ka rrugë tjetër! Ka vazhduar pastaj me DioGuardin si Kongresman Arbëresh që udhëheq Lidhjen Qytetare që megjithëmënd është ndjerë për Kosovën edhe pse shtetarët Shqiptarë nuk e kanë nderuar për meritat që i takojnë! Dhe më pas kemi lobim edhe me Këshillin Kombëtar Shqiptaro-Amerikan apo edhe me VATRA.
Po të ketë shpirt e zemër të bardhë nga qeveritë Shqiptare dhe Diaspora, për lobimin Shqiptar në SHBA do ketë dhe mënyra për të financuar, jo fshehurazi siç ndodh rëndom me Shqipërinë! Sepse në fillim të këtij viti Shqipëria me qeverinë e Berishës firmosi një kontratë të re me Patton Bogs, agjenci private që të rregullonte imazhin e saj përpara zgjedhjeve të 23 Qershorit 2013. Dhe Berisha humbi zgjedhjet, por humbën edhe paratë. Është e dyshimtë kjo kontratë, sepse Berisha me një shtet në borxhe me mbi 60 për qind, nuk u tregua i hapur me popullin shqiptar për shpenzimin e afër 2 milion dollarëve për lobim me agjenci private Amerikane si Podesta Group, Podesta Group etj. Vetëm në dy vjet ( 2009 dhe 2010 Berisha shpenzoi 1.38 milionë dollarë për lobim në SHBA. ( Mendo këto para ti kishte në përdorim lobi Shqiptaro-Amerikan…)
Ardhja e Ramës për herë të parë në SHBA si Shtetari numër Dy, patjetër që ngriti problemin e lobimit për tani dhe për më tej. Kryeministri Rama nuk erdhi me një axhendë përbashkuese të faktorit Shqiptaro-Amerikan! Pra, tu bënte një ftesë vëllazërore të gjitha shoqatave, organizatave aktive të Shqiptaro-Amerikanëve për tu takuar e pleqëruar së bashku, jo vetëm programin e Rilindjes, por edhe ajo që është më e rëndësishmja se çfarë mund të bëjmë së bashku për Shqiptarët e Ballkanit dhe për Çështjen Kombëtare Shqiptare – dy shtetet shqiptare dhe Diaspora. Pra, shkurt, sa takat kemi për tu bashkuar e lobuar së bashku! Me një zë të vetëm!Për më shumë ti inkurajonte edhe Shqiptaro-Amerikanët të përbashkohen për më shumë përfaqësime elektorale në qytetet ku baojnë që ta kemi lobimin Shqiptar më të fortë.
Darka lobiste e Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan ( 350 dollarë bileta minimum deri edhe 1000 dollarë) në programin e të cilës ishte nderimi i diplomatit Philip Riker, nderimi i Kongresmanit Engel nga presidenti Nishani dhe prezantimi i Ramës si kryeministër tregoi për një thyerje akulli të shtetarëve më të lartë të Shqipërisë që darkuan bashkë për një syrreth më të mirë ndër Amerikanët se ne Shqiptaro-Amerikanët kemi dijeni më shumë, sepse na erdhën dy delegacione të ndara.
Sa për fjalët e bukura e në përgjithësi për Shqipërinë dhe kombin që tha Rama në Amerikë këto janë të mira për qoka, por jo për Shqiptaro-Amerikanë të shkolluar. Ai u përshëndet për fjalën në OKB, për mbështetjen botërisht të Kosovës! Ajo që Diaspora donte të shihte tek programi i Ramës do të ishte: ta shihte Ramën dhe Nishanin bashkë në Boston tek Kisha e Nolit! Sepse Rilindja u frymëzua dhe u vu në jetë nga Njerëzit e Mëndjes së Ndritur Shqiptare siç janë Noli dhe Konica dhe shokët e tyre që bënë gjithçka mundën për ta bërë Shqipërinë Zonjë! Është minus kjo mungesë koordinimi e paraqitjeje! Le më që shtypi i Diasporës nuk kishte as edhe njoftim për axhendën e Ramës! Duken detaje pa vlerë, por mediat shqiptare janë më të ndjeshme kur vjen një titullar Shqiptar në Amerikë. Sepse komunikimi tregon pjekurinë dhe seriozitetin e qeverisë së re.
Mosdëgjimi i zërave të Diasporës për ngritjen në rang Ministrie të përfaqësimit të Diasporës tregon edhe një sjellje jo fort vëllazërore karshi Diasporës kur vjen në Amerikë. Se më ndryshe do kishim, si edhe Kosova që e ka një Ministri të tillë aktive, edhe një kordinim punësh më efiçent. Pra, ka një boshllëk të madh, sepse edhe shërbimi diplomatik i Shqipërisë pothuaj nuk funksionon për hir të fondeve minimale.
E vetmja porosi që duhet të mbajë shënim Rama është fuqizimi i Shqiptarëve të Amerikës si faktor lobimi për Shqiptarët e Ballkanit në tërësi. Sepse, sikur edhe një çerek milion dollarë Amerikanë të shpenzojë Rama për 4 vjetët e ardhshme ( mos tu duket çudi se pa para nuk ka lobim!) është mirë tu jepen lobistëve Shqiptaro-Amerikanëve që janë afirmuar tashmë si të zgjedhur nga komuniteti Shqiptar apo edhe nga Amerikanët në qytete apo dhe shtete.
Darka lobiste ku mori pjesë Nishani dhe Rama u quajt si ngjarje e madhe e Diasporës, por aty nuk u nënvizua se çfarë do të bëhet në të ardhmen, çfarë Strategjie Kombëtare Përbashkuese do të kenë Shqiptarët e Ballkanit dhe Diaspora. Fotot në këtë darkë u bënë të bukura, por ato janë kujtime jo shumë të suksesshme për ardhmërinë e Shqipërisë nëse ndarja e Ramës me institucionin e Presidentit thellohet.
Rama nuk premtoi se do të ndahet përfundimisht nga komunizmi si praktikë, sepse Partia e Ramës dhe vetë Rama nuk kanë kërkuar falje për krimet e komunizmit akoma. Hapja e dosjeve të komunizmit nuk duhet të jetë pengesë më për Ramën me fuqinë Kushtetuese të Parlamentit që ka, sepse ende ka shtetarë apo dhe deputetë Shqiptarë majtas dhe djathtas që kanë emrat në këto dosje. Por kjo duhet bërë. Pa vonesë. Themi diktatura më e egër në Shqipëri po as Berisha, as Nano nuk e bënë këtë gjë sepse ishin komunistë e më vonë ish-komunistë. Se nuk ka hije për Shqipërinë të integrohet në BE a do marrë status për në BE edhe me spiunët në parlament, në shtet a në institucione. Ndryshe, çfarë Rilindje do jetë kjo ? Për fasadë vetëm?
DioGuardi, udhëheqës i lobizmit Shqiptar për 25 vjet në Amerikë, për Çështjen e Kosovës në veçanti, ja kërkoi këtë ndarje përfundimtare nga komunizmi Berishës kur mori pushtetin që më 1992, por Berisha refuzoi. Dhe nënkupton shumë ky refuzim i Berishës.
VATRA, organizatë 101 vjeçe, për herë të parë i nënvizoi edhe Ramës në një takim kalimthi (të kërkuar nga Rama) se: kjo organizatë nuk do të mbajë më krahun e asnjë rryme politike në Shqipëri, gjë që flet se është e hapur për bashkëpunim me qeverinë Shqiptare në shërbim të kombit. Ramës nuk i duhen kundërshtarë Shqiptaro-Amerikanë në Amerikë, sepse nuk i shkon përshtat as ardhmërisë së kombit të ndodhë që segmente të shtetit dhe politikës së Shqipërisë apo Kosovës të përkrahin veças segmente të Diasporës sipas rrymave a bindjeve politike.
Çdo Shqiptaro-Amerikan që tashmë ka një profil publik në qytetin Amerikan ku jeton ka kontakte me të zgjedhurit Amerikanë në Kongres dhe Senat. Pra, bën njëfarë lobimi pa ndonjë kredi për vete, por sepse i dhëmbet atdheu. Dhe kjo mos ti duket pak Ramës, sepse Shqiptarët e Amerikës kanë treguar me qytetari dhe shqiptari se i duan njëlloj të gjithë Kongresmenët dhe Senatorët Amerikanë, pavarësisht se ata përfaqësojnë Demokratët apo Republikanët.
Prandaj, Rama duhet që vëllazërisht të ulet në një kohë (të duhur) me të gjithë faktorët Shqiptaro-Amerikanë në Tiranë apo në Amerikë për të hartuar një Strategji Kombëtare për një faqe të Re të Shqiptarisë dhe Shqiptarëve të Ballkanit. Ndryshe do kërkojë agjenci private për lobim në Amerikë si Berisha, për vete, jo për Shqipërinë! Pra ti shmangemi klientelizmit dhe sekserllëkut financiar me paratë e Shqiptarëve të varfër për lobimin në veçanti.
Nëse Rama do të tregojë vendosmëri për vëllazërim me bashkëpunim ekonomik, arsimor dhe kulturor për gjithë Shqiptarët e Ballkanit, luftë pa kompromis për korrupsionin ekonomik ( ndëshkimin me ligj të shpërdorimit të detyrës shtetërore si nga paraardhësit dhe të vetët), hapjen e dosjeve të komunizmit, respektin për të përndjekurit politikë, e probleme që kanë cënuar sovranitetin e Shqipërisë nga Greqia ( si varrezat Greke, kufijtë detarë, etj) patjetër që do të ketë më shumë përkrahje edhe ndër faktorë lobistë siç është Lidhja Qytetare Shqiptare me DioGuardin, KKSHA apo edhe VATRA. Rama nuk duhet të harrojë se një shumicë e mirë e Kongresmenëve dhe Senatorëve Amerikanë kanë moshën e DioGuardit apo drejtuesve të komunitetit Shqiptar në New York dhe duhet të kuptojë se fitimi i respektit për Ramën fillon me vënien në praktikë të një regjimi puro demokratik në Shqipëri.
Thirrja që ju bë nga Rama Shqiptaro-Amerikanëve në darkën lobiste, më 27 Shtator 2013, që të investojnë në Shqipëri do të tingëllonte më mirë po qe se do të kishte dhe një takim më të zgjeruar të Dhomave të Tregëtisë të shteteve Amerikane ku janë me shumicë Shqiptarët bashkë me faktorin Shqiptaro-Amerikan për ta bërë sa më konkrete se çfarë infrastrukture ofron Rama që këto biznese që vijnë nga Shqiptaro-Amerikanët të ndihmojnë dhe lobimin. Se ndryshe, kjo thirrje bie erë klientele ose sa për të kaluar radhën.
Shqipëria është vend me rrisk politik dhe korrupsioni është tashmë praktikë e njohur edhe për arsyen se militantizmi partiak është parë si e vetmja mundësi punësimi për të zënë një vend pune në shtet që bën para. Dhe mendo kjo klasë kapitaliste Shqiptare me imunitet nga populli ka kapur jo pak hapësirë në Parlament dhe Institucionet Shqiptare për tu majmur shpejt. Kurse në Diasporë paratë fitohen me djersë dhe veprimtaria atdhetare është më shumë ndjeshmëri shpirtërore për ta mbajtur gjallë Identitetin Kombëtar si një mundësi për tu treguar Amerikanëve se ne Shqiptarët jemi krenarë që kemi lindur në Shqipërinë që u thirr në Prizren më 1878 dhe në Vlorë më 1912!
Prandaj, duhet të mendojmë më me vizion se çfarë do bëjmë së bashku – Shqiptarët e Ballkanit dhe Diaspora me një Strategji Kombëtare! Dhe para kombit janë më shumë përgjegjës qeveritë dhe klasa politike Shqiptare ashtu sikundër çdo Shqiptar. Dhe të jemi të gjithë një hap nëse duam integrim me bashkim dhe përparim. Ky proces do të ndodhë më shpejt nëse shtetet Shqiptare ( në veçanti shteti amë që duhet edhe të udhëheqë) e përkrahin Diasporën dhe e shohin lobin Shqiptar të SHBA si faktor të rëndësishëm. Jo ta shohin vetëm nga ana folklorike, sepse asimilimi i Diasporës do të jetë dhe asimilim i kombit tonë të shumëvuajtur edhe si rrjedhojë e armiqësive që ushqejmë ndërmjet nesh ne Shqiptarët, pa qënë nevoja.
- « Previous Page
- 1
- …
- 3
- 4
- 5
- 6
- Next Page »