Mbrëmje festive në Fellbach -Shtutgart për 102 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë/
Nga ASLLAN DIBRANI/
Festa madhështore e 102 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë po festohet anembanë botës shqiptare në forma dhe mënyra të ndryshme. -Ajo është duke u shënuar dhe përkujtuara në tërë hapësirën e territoreve tona në Shqipëri, Kosovë ,Maqedoni, Mal të Zi Çamëri në Luginën e Preshevës ,tek Arbëreshët e Italisë, po edhe në mërgatën shqiptare në të gjitha shtetet e Evropës, Amerikë e Australi etj, ku gravitojnë dhe jetojnë shqiptarët.
Organizatorët e këtij takimi ishin Shoqata Kulturore shqiptare e Fellbachit dhe shkolla shqipe po ashtu në Fellbach.
Sikur i nxiti shqiptarët ngritja e flamurit kombëtar mbi Beograd në këtë vit , kjo feste gjithkund shihet e stolisur kuq e zi edhe ma tepër se në vitet tjera. Flamuj gjigant me shalle dhe veshëmbathëje kuq e zi me shqiponjën dykrenore u shfaq gjithkund, simbol i shqiptarëve që nga principatat shqiptare në Ballkan , po ashtu edhe nga Gjergj Kastriot Skënderbeu u përdor si flamur nacional i yni.
U paraqit para publikut me program artistik grupi i valltarëve, dramaturgëve dhe recitatorëve nga shkolla shqipe. kushtuar Pavarësisë, në të cilët rishpalosën një histori nga kjo festë madhështore, e gjitha si meritë e zonjës Shaha Bytyqi mësuese.
Edhe sivjet akoma shqiptarët po festojnë jashtë territoreve të veta të shkapërderdhur, po me synime dhe veprime ma afër se gjithherë ndaj aspiratave të tyre për ta bashkuar territorin e mbetur nën administrimin e huaj. Një tubim i tillë i festimeve të nëntorit u mbajt edhe 29.11.2014 në Fellbach – afër Shtutgardit , në të cilin u tubuan për të kaluar një mbrëmje të këndshme ,ditën e “Pavarësisë së Shqipërisë 28 Nëntorin”. Ishte një tubim madhështor që tuboj me qindra qytetarë mërgimtar, por edhe disa zyrtar gjerman qe i dhanë një jehonë ma të fuqishme tubimit. Zyrtarët gjerman ishin, z.Hans Ulrich Spith ,Cristofer Palm,Himniclesen Clenistian , Werner Kuhnle, profesionist për prodhimin e verës. Zoti Verner ka marr tre nxënës për ti shkolluar nga Kosova Shani Berishen,Sami Mehmetin dhe Hazer Berishen. Edhe ata ishin prezent në këtë mbrëmje. Përfaqësues nga Kosova ishin Rexhep Kuqi kryetar,Nuhi Llugaxhiu drejtor për Kulutre,rini , sport dhe për mërgatë nga kk Suharekës etj.
Mysafiret nga Kosova dhe zyrtarët gjerman i përshëndeten të pranishmit ,i uruan mbarëvajtje shoqatës kulturore shqiptare të Fellbachit dhe shkollës shqipe , që me iniciativën e tyre u bë organizim,i i kësaj mbrëmje. Ashtu edhe z. Sadik Zogaj kryetar i Shoqatës kulturore shqiptare të Fellbachit , ju uroj mirëseardhje dhe foli për këtë festë të madhe për vlerat e saj dhe sakrificat e pavarësisë se Shqipërisë. Në vazhdim të tubimit për t’i dhënë një pamje festive tubimit ishte mësuesja Shaha Bytyqi e shkollës shqipe që mahniti publikun me nxënësit e shkollës shqipe !
Skenën e mbushi me nxënësit me veshje kombëtare të stolisur me ngjyrën kuq e zi. Z.Shaha Bytyqi pasi i përshëndeti të pranishmit ajo përkujtoj këtë festë për flamurin tonë kombëtar. Ajo përmes këtij manifestimi bëri thirrje që shkolla shqipe në mërgatën shqiptare të jetë zëri i brezit të ri që përmes dijes , artit dhe kulturës do mbesin vlera për kombin tonë.
Nxënësit e vegjël të gjithë ishin bukur të përgatitur ,që me poezitë e tyre rikujtuan figurat tona , mbi betejën e pavarësisë së Shqipërisë. Ata me vargjet e tyre i nderuan ata burra qe sakrifikuan për të mirën e atdheut Nxënësit e mësuese Shaha Bytyqi programin e vet e përfunduan me këngën “Shqipëri o nëna jonë . Në fund një grup nxënësish për hirë të festes i dhuruan mirënjohje të shoqëruar edhe me një tufe lulesh mësuese se tyre Shaha Bytyqit ,një ndër mësueset ma aktive në Republikën e BadenWurtembergut, po mund te themi edhe ne nivel të Gjermanisë, që si shumë mësues kontributin e saj e ep pa pagesë.
Me kaq përfundoj ky takim qe shumë qytetar u gjeten te ngazëllyer të gëzuar dhe secili e ka breng ne vet bashkimin e kombit. Organizimi ishte në nivel të lakmueshëm me punë,angazhim,sinqeritet,profesionalizëm,
përkushtim, disiplinë,respekt dhe mbi të gjitha me atdhedashuri qe u shprehen këta nxënës pran publikut. I gjithë publiku i duartrokiti gjatë paraqitjeve të nxënësve të shkollave shqipe nga kjo mësuese e vyeshme, e cila jeton dhe vepron në Stuttgart!
Në vazhdim të pranishmit patën rastin të argëtoheshin me këngëtarin Ylli Demaj. Shoqata kulturore Shqiptare nga Fellbachu u zhgënjyen me mashtrimin qe e beri këngëtarja Zuzana Jashanica që nuk erdhi në këtë mbrëmje. Nuk është hera e parë , se këngëtarët e prishin atmosferën në festat tona në mërgatë.
Të dashur bashkatdhetarë, kudoqofshi gëzuar ditën e Flamurit!Gëzuar për shumë mote 28 Nëntorin, Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë! Le të mbetet si synim yni, që pas Shpalljes së Shqipërisë, edhe Kosovës t’i vijë radha edhe ngritjes së flamurit gjithëkombëtar në Nëntorin e Tretë, për një pavarësi të përbashkët, të një Shqipërie të bashkuar!Zoti e bekoftë popullin shqiptar me një Gjuhë , një Gjak , një Komb dhe një flamur.
Basha kërkon mbështetjen e Gjermanisë për statusin e vendit kandidat
TIRANË, 4 Qershor-Kryetari i PD, Lulzim Basha gjatë vizitës së tij në Gjermani, u prit të mërkurën nga Andreas Schockenhoff, nënkryetar i grupit parlamentar për politikën e jashtme i CDU-CSU, në Bundestag, i shoqëruar nga Roderich Kieseëetter, raportues për Shqipërinë i grupit parlamentar CDU – CSU.
Po ashtu, kryetari i Partisë Demokratike, u prit në një takim të veçantë edhe nga Kryetari i Komisionit për çështjet e BE, në parlamentin gjerman, Gunther Kirchbaum.
Gjatë bisedës, kryetari i opozitës falënderoi përfaqësuesit e shumicës parlamentare të CDU – CSU, në Bundestag, për mbështetjen që Gjermania i ka dhënë dhe i jep Shqipërisë në rrugën e integrimit europian të saj.
Kryetari i PD-së, Basha theksoi se “PD është e vendosur të mbështesë pa asnjë rezervë dhe pa kushtëzim integrimin europian të Shqipërisë, gjë që e ka dëshmuar gjatë gjithë këtyre muajve dhe kërkoi mbështetjen e Gjermanisë për një vendim pozitiv në mbledhjen e ardhshme të Këshillit Evropian për marrjen e statusit”.
“Perpjekjet shumëvjeçare dhe reformat e ndërmarra bënë të mundur rekomandimin pozitiv të Komisionit Europian, për tre vite me radhë. Ndonëse bllokimi absurd i miratimit të tre ligjeve nga ish – opozitës socialiste, e drejtuar nga Rama, u kthye në një pengesë dhe vonesë për çështjen e statusit. “Shqipëria dhe shqiptarët e meritojnë statusin”, theksoi Basha.
Bashkëbiseduesit, vlerësuan qëndrimin e kryetarit Basha dhe PD, për mbështetje të pakushtëzuar për integrimin europian të Shqipërisë si dhe punën e bërë nga PD, gjatë qeverisjes së vendit, për realizimin e reformave të rëndësishme që bënë të mundur rekomandimet pozitive për marrjen e statusit.
Duke iu referuar situatës aktuale, zyrtarët e lartë gjermanë theksuan se respektimi i shtetit ligjor dhe zbatimi i vendimeve të gjykatave, respektimi i institucioneve të pavarura dhe garantimi i hapësirës institucionale për opozitën si dhe lufta kundër krimit të organizuar, trafiqeve dhe korrupsionit janë standarde europiane të panegociueshme.
“Me shqetësim po ndjekim edhe situatën, në raport me shkarkimet masive në administratën publike të nëpunësve të trajnuar, edhe me kontributin e taksapaguesve gjermanë dhe të BE”, theksuan bashkëbiseduesit gjermanë
Në takime u diskutua për forcimin dhe thellimin e bashkëpunimit mes dy partive simotra CDU dhe PD.(Ilir Vata)
EMIGRACION:Të jetosh me frikë: Jeta e njerëzve pa dokumenta në Gjermani
Vlerësohet se rreth 400.000 njerëz pa dokumenta jetojnë në Gjermani. Ata jetojnë përditë me frikë, pa të drejta dhe pa një kujdes të rregullt mjekësor./
Kur Maria (emër i vënë nga redaktori) udhëtonte me metro blinte gjithmonë biletë. Ajo nuk do të kalonte në semafor të kuq edhe nëse në rrugë nuk duken makina. Në punë ajo ishte shumë e ndërgjegjshme: 12 orë në ditë ajo pastronte në gjunjë kuzhina, banja dhe dhoma ndenjieje të panumërta. Maria nuk ishte asnjëherë e sëmurë dhe gjithmonë korrekte, edhe pse ajo mezi mbijetonte me rrogën e saj.Për 15 vjet shkoi gjithëçka mirë, deri në një ditë vere të vitit 2009. Ekuadoriania nxitonte. Prandaj ajo hoqi dorë nga rruga e saj e zakonshme, që kushtonte më shumë, por ishte më e sigurtë. Në këtë ditë ajo kaloi përmes stacionit të trenave. Ajo u ndalua për një kontroll të personave të dyshuar. Policët i kërkuan asaj dokumentat, po ajo nuk mund tua jepete, sepse nuk kishte patur asnjëherë. Për 15 vite kishte shkuar gjithëçka mirë në atdheun e saj të ri Gjermani.
Deportim nga Gjermania pas 15 vitesh
Për shkak se ishte pak para pushimeve verore, u lejua që vajza e saj të mbaronte klasën e gjashtë. Nëse nuk do të ishte kështu ajo do të arrestohej menjëherë. Vajza e saj lindi në Gjermani. Me babain, i cili gjithashtu ishte pa leje qendrimi në Gjermani, Maria është ndarë prej kohësh. Ekuadorin, vendlindjen e së ëmës, vajza e kishte parë vetëm në hartë. Vajza fliste një spanishte jo të qartë. Përpara deportimit Maria i tha lamtumirë Sigrid Becker-Wirth. “Ishte shumë keq”, thotë 61-vjeçarja ndërkohë që tregon historinë. Ajo kishte ndihmuar shpesh Marian dhe vajzën e saj kur ishin të sëmura.
Sigrid Becker-Wirth është truri dhe zemra shoqatës MediNetzBonn. Sëbashku me Ulrich Kortmann dhe 10 kolegë të tjerë, ajo ndihmon refugjatët të cilët nuk kanë status legal në Gjermani të bëjnë vizita tek mjeku. Vizitat nuk bëhen në mëynrë burokratike dhe mbi të gjitha falas.Ndërkohë rrjeti i shoqatës përbëhet nga 80 mjekë të specialiteteve të ndryshme në Bonn dhe zonat përreth. Shoqata është e pavarur dhe financohet nga donacionet. Për shifra konkrete Becker-Wirth nuk do të flas. Ajo thotë vetëm diçka: në vitin 2013 “MediNetzBonn” pagoi 43.000 Euro për trajtime mjekësore dhe sërish buxheti i saj nuk ishte me shifra të kuqe.
Mosbesimi është i madh – Besimi mund të jetë fatal
Çdo të hënë refugjatët pa dokumenta nga ora 17.30 deri në 19, në një shtëpi që nuk bie në sy në pjesën veriore të Bonit, vijnë këtu për tu këshilluar. Në qytet dhe rrethinat e tij mendohet të jetojnë rreth 4000 të tillë.
Tre burra nga Filipinet flasin me zë të ulët me njëri-tjetrin. Afër tyre një burrë nga Peruja i lexon djalit të tij një përrallë në Gjermanisht. Në pritje është edhe një çift nga Kosova me një zarf të madh më imazhet një grafie. Pak para orës 8 vjen edhe një sirian. Asnjeri këtu nuk do të flasë për historinë e tij në publik. Një detaj mund të jetë shumë, kjo është frika e tyre. Vetëm Sigrid Becker-Wirth ka fituar besimin e njerëzve.Çdo orë, vijnë mes katër dhe 15 refugjatë. Përvec sëmundjeve të zakonshme si gripi apo probleme me fshikzën e urinës, vijnë edhe njerëz me sëmundje të rënda si tumoret. Për shkak se kanë frikë se mos humbasin vendin e punës në rast sëmundjesh dhe se nuk dinë se ku të drejtohen, shumë vijnë kur është tepër vonë.
Nga jeta e fshehur refugjatët vuajnë nga sëmundje të rënda
“Një grua erdhi me kancer gjiri, kur sëmundja kishte avancuar “, tregon Becker-Wirth. Një tjetër erdhi me turbekuloz, çka është ngjitëse. Për ata që ajo trajton, duhet të interesohet edhe shteti thotë Becker-Wirth.Edhe ai është i gatshëm të ndihmojë, por sipas rregullave të tij. Në bazë të ashtuquajurit ligj për azil kërkuesit, njerëzit pa dokumenta në Gjermani përfitojnë vetëm disa shërbime. Vetëm në rastë sëmundjesh të rënda ligjërohet qendrimi në Gjermani, por me tu shëruar refugjatët duhet të largohen nga vendi.
Për shkak se “MediNetzBonn” nuk mund të paguajë trajtimin shumë të shtrenjtë me kimioterapi, Sigrid Becker-Wirth përfiton ndonjëherë nga ky tolerim, por nuk e bën me kënaqësi. Për shkak të frikës së vazhdueshme se si do të financohen në muajin tjetër, shumë refugjatë vuajnë edhe nga sëmundje psikologjike.(DW)
LIDHJA E SHKRIMTARËVE ARTISTËVE DHE KRIJUESVE SHQIPTARË NË GJERMANI
Shkruan: Shaban Cakolli/
Lidhja e Shkrimtarëve,Artistëve dhe Krijuesve shqiptarë në Gjermani,daton nga 9dhjetori i vitit 2006,kjo do të thotë se edhe pak kohë përmbyllë tetë vjet veprimtari të sukseshme.
LSHAKSH në Gjermani është një dritare e kulturës shqiptare në vatrën e Europës dhe më gjërë.Gjermania dihet se është njëra nga shtetet më të zhvilluara të Evropës,mike e shqiptarëve,jo vetëm tani kur po na ofron mbështetje të fuqishme,por edhe si pas të dhënave të të vjetërve tanë ishte gjithnjë mike tradicionale e shqiptarëve.Ky vend i madh dhe i fuqishëm ka mbi tetëdhjetë milion banorë gjerman dhe afro tetë milion të huaj ku më së shumëti nga të huajit jetojnë turq,ku llogaritet se në Gjermani jetojnë afro tre milion turq.Për shqiptarët që jetojnë në Gjermani,nuk është punuar për statistikat e tyre,por sipas shënimeve gjysmëzyrtare në Gjermani jetojnë afro 400.000 shqiptarë me statuse të ndryshme.Shpërngulja e shqiptarëve është qysh nga kohët e lashta dhe shkaqet e saj i njohim të gjithë ne,më pas kësaj diaspore të lashtë iu bashkua edhe një diasporë e re,e cila nuk kishte marrëveshje me ne,por një marrëveshje Jugosllavi-Gjermani,e cila ishte arrirë në vitin 1968,kohën kur Gjermania kishte shumë nevojë për krah pune,kurse Jugosllavia për interesat e veta dërgonte në Gjermani kontigjente të shqiptarëve për krah pune,të cilët në vend të ndonjë organizimi kombëtar,duhej të punonin punët më të rënda si:ndërtim rrugësh,shkrirejen e metaleve nëpër furra,punë hekurudhash,etj….Dhuna represive e Sërbisë mbi shqiptarët e viteve 90-ta,në Gjermani shkarkoj një kontigjent tjetër të madh të shqiptarëve,por kësaj radhe jo të krahut të punës,por nga shtresat e intelektualëve,studentë,ushtarak,politikanë,të cilët nuk pajtoheshin me politiken sllave e cila udhëhiqej mbi shqiptarët,e të cilët nga përndjekjet e pushtetit nuk kishin më vend në atdheun e tyre.Kontigjenti tjetër i shqiptarëve këtu u vendosën në dramën e madhe të ekzodit biblik të shqiptarëve në kohën e Luftës së Kosovës.Sikur u largova pak nga tema,nuk kisha qëllim të bëja një përshkrim historik,por të gjithë këto kontigjente të shqiptarëve që u vendosën këtu,ishte nevojë e madhe e organizimit të tyre kombëtarë,arsimorë e kulturorë.Për këto organizime është punuar vite të tëra,janë hulumtuar format cilat mund të jenë më të sukseshme në organizimin e tyre.Ne ishim të vetëdijshëm se shqiptarët nuk kishin interesin e tyre të bënin jetë rrugësh të mërgimit si lustratorë,por u duhej një formë organizimi e cila do të i organizonte kombëtarisht,do të i arsimonte dhe integronte në shoqërinë gjermane,e cila kishte hapur dyert miqësisht,për të na pranuar e mbështetur në shoqërinë e vet.Qysh me ardhëjen e shqiptarëve këtu u themeluan klube,shoqata,Qendra Kulturore,Bashkësi Shqiptare në këta nënqiej të huaj,ku shqiptarët u organizuan me qëllimin e vetëm,aktivizimin e bashkëkombasëve nga trevat e ndryshme shqiptare,lidhmërinë e ngushtë në mes tyre,bashkërenditjen e veprimtarive kulturore e politike,në funksion të mbështetjes së aspiratave shekullore shqiptare për liri e pavarësi.Kuptohet për organizime të tilla të mërgatës gjithnjë nevojiten njerëz intelektual,me përkushtim kombëtarë,të guximshëm,që u bëjnë ballë sakrificave,që dijnë të marrin nisma e akcione,që të gjitha shkojnë në interes së çështjes kombëtare.Të tillë me zemër të madhe ishin Jusufi,Bardhoshi e Kadriu,edhe pse kohën kur vepruan ata ishte shumë vështirë,klubet e shoqatat tona përcilleshin nga agjentët sllav,por ata bënë krejt çka mundej të bëhet asaj kohe për atdheun e kombin,sepse ishim të pregaditur për sakrifica.Viteve të 90-ta,organizimi i mërgimtarëve tanë në Gjermani ishte më i lehtë,kuptohej se duhej dije,përkushtim e guxim,por format e organizimeve ishin më të mundshme.Dihet se në kohën tonë në mërgim janë bërë organizime të fuqishme në të gjitha ndihmat për atdheun,qoftë në fonde të shkollave shqipe,të qeverisë,të ushtrisë,në protestime kundër dhunës sërbe mbi shqiptarët,në tubime me gjermanët për internacionalizimin e çështjes shqiptare,e gjitha ndihmat për të cilat kishte nevojë atdheu e skamnorët atje,pa lënë asnjëherë anash edhe organizimin e kulturës me të rinjët tanë në mërgim.Pas luftës së Kosovës,forma e organizimit tonë duhej të ndryshohej,më nuk mjaftonte ai organizimi i klubeve dhe shoqatave,ku qëllimi kryesor ishte derdhja e fondeve vetëm për çlirimin e atdheut.Tani mërgatës sonë i duhej një organizim pak më ndryshe,një organizim me të rinjët tanë në mërgatë,të cilët pa fajin e tyre ishin detyruar të bënin një jetë në vend të huaj,me gjuhë të huaj,shoqëri të huaj,kulturë e traditë të huaj,Qëllimi kryesor i yni ishte dhe mbetet shpëtimi i gjeneratave tona të mërguara,për të mbajtur në zemrat e tyre ndezur zjarrin e atdhedashurisë,për të ua mësue gjuhë,kulturë e traditë,histori e gjeografi kombëtare,letërsi,për të i pregaditur ata që një ditë po të kthehen të jetojnë në atdheun e tyre,të ndihen të barabartë me moshatarët e tyre në vendlindje.Ky duhet të jetë qëllimi thelbësor i mërgatës,përndryshe nëse nuk mund të i shpëtojmë këta të rinjë nga asimilimi,ne nuk kemi bërë asgjë,por kemi humbur kombëtarisht.Kemi bërë njëzet vite punë për të i bashkuar mërgimtarët,kemi hulumtuar gjitha format e sukseshme të organizimit,duke provuar edhe me Bashkimin e Intelektualëve Shqiptarë në Mërgim(BISHM),por përvoja ka treguar se asnjë organizim i shqiptarëve pas luftës,nuk ishte më i frytshëm se Lidhja e Shkrimtarëve Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Gjermani(LSHAKSH).Fillimisht këtë nismë e kishte marrë veprimtari i shquar i kombit dhe poeti Martin Çuni,emër ky i çmuar për mërgatën tonë,pas të cilit veprimtarët do të vepronin me krenari,e në këtë nismë themelimi kontributin e vet e kanë dhënë mërgimtarët e shquar :Pal Sokoli,Liman Zogaj,Xhevat Ukshini,Dibran Demaku,kishte edhe shumë të tjerë.Për këtë themelim të LSHAKSH,u desh punë me mund,mjete materiale,programe e statuse,regjistrime tek organet gjermane,vështërsi këto që i tejkaluam me përkushtim.
Dihet në këtë nismë na vinin edhe hileqarë me qëllime të marrin model nga organizimet tona,e më pas të shkëputeshin nga ne,për të nisur një model të tillë vet me një pjesë të mërgatës.dihej se këta hilegjinjë hilet e veta i nisën me qëllime postesh e emrash,madje themeluan nisma të tilla organizimesh duke i nda mërgimtarët,por mërgimtarët i kuptuan shumë shpejt,dhe ata nismëtarë dolën të pasukseshëm.Kjo tregon haptas se ne kemi punuar njëzet vite për të i bashkuar mërgimtarët,kurse ata që mundohen tani të i përqajnë,lere që nuk do të kenë sukses,gjithë atyre që kanë provuar dhe provojnë të përqajnë ua kemi shtjerrur maskat dhe kanë mbetur me moral të zymtë para mërgatës sonë.LSHAKSH në Gjermani ka qëllim të shejtë e fisnik,ajo është angazhuar dhe angazhohet të i tuboj rreth vetës në një sofër të përbashkët shkrimtarë,poet,artist,krijues të të gjitha zhanreve,përfshirë këtu këngëtarë,aktorë,gazetarë,ku secili të ketë mundësinë të jep kontributin e vet në afirmimin e krijimtarisë së vet,si dhe prezantimin e tij para sofrës së madhe të Europës.Ne e kemi ndier këtë përgjegjësi dhe nevojë për prezantimin e denjë të kulturës sonë e cila do të jetë urë lidhëse me atdheun dhe popujt europian,në mesin e të cilëve jetojmë.Qëllimi ynë kurrë nuk ka qenë të afirmojmë vetëveten,disa nga ne kemi filluar heret me krijimtari,neve na njohin për aq sa kemi bërë,as nuk kemi nevojë të afirmohemi dhe sa kemi bërë ne këtë do e tregon koha,qëllimi ynë kryesor ka qenë puna me gjeneratat e reja,shpëtimi i tyre nga asimilimi,afirmimi i tyre i cili është shumë i rëndësishëm,dhe krahun më të fortë e kemi pasur dhe e kemi Shkollat shqipe në mërgim,me të cilat kemi bashkëpunuar e bashkëpunojmë,për ruajtëjen e identitetit të fëmijëve tanë që jetojnë në mërgim.Kush nga mërgata nuk angazhohet për këtë qëllim,duhet të kuptoj se nuk ka bërë dhe as nuk do të mund të bëjnë asgjë për mërgatën.Natyrisht hapi ynë në fillim shihej si hap i vogël,përdike edhe i pamundur,por ky hap shënoi kthesa të mëdha në zgjerimin e punës me rininë tonë në mërgatë dhe zgjërimin e kulturës sonë kombëtare.Organizimi i orëve tona letrare,të cilat rreth vetës tubonin krijuesit e rinjë,dashamirët e fjalës së shkruar,,recitatorët,këngëtarët e valltarët e rinjë,kishte peshë kombëtare.Në mesin tonë veç krijuesve të njohur u tubuan edhe krijues të rinjë,u botuan e promovuan qindra tituj të rinjë.Në vlugun e aktiviteteve duhet të cekim disa më domethënëse të cilat shtojnë krenarinë tonë si:Njëqindvjetori i Lindjes së Nënë Terezës,Manifestimi i ores letrare tradicionale dhe garuese në mërgatë”Azem Shkreli”,i cili nga ne organizohet çdo vit.Dihet mirë se ne kishim Qeveri në ekzil,kemi qeveri në atdhe,por në kohën më të nevojshme për të na mbështetur,po as tani nuk na kanë mbështetur,kurse Azem Shkreli,Ali Podrimja,Ismajl Kadare,ishin ata që gjenin kohë,na mbështetnin,na jipnin kurajo dhe për ne ishin dhe mbeten ambasador të kulturës sonë kombëtare.Orë të tilla tradicionale kemi organizuar që nga çlirimi i Kosovës,shënim ky që quhet”Ora letrare e pavarësisë”:Lidhja e Shkrimtarëve,Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë,ka punuar dhe punon në kushte të vështira,pa ndonjë qendër organizimi,për të cilën nuk u kujtua askush të na shtrijë dorën e ndihmës,kur dihet mirëfilli se gjitha kombet që jetojnë në Gjermani,kanë qendrat e veta kulturore,pos nesh.Ne veprojmë me një fond të antarsisë,pa qendër organizimi,duke u organizuar e paguar lokalitete për organizim nëpër tërë hapësirën e madhe gjermane,ku dikuj nga ne i bie të udhëtoj deri në shtatqind kilometra për një organizim.Qëllimi ynë nuk ka qenë,as nuk do të jetë kurrë material,po qëllim i pastër kombëtarë.Lidhje shkrimtarësh të këtij lloji nuk kishte në diasporat tona më parë,por organizimet tona morën jehonë në mbarë dheun,ku më pas u formuan lidhje me të njejtin emërtim edhe në Suedi dhe Norvegji.Lidhja jonë në fillim ka dalur edhe me revistën letrare “MUZA”,por në pamundësi materiale të mëtejme për të e nxjerrë në letër,ne e nxjerrim në formë elektronike”Muzen” si dhe LSHAKSH,të cilat janë letrarisht të begatshme.Kohë më parë u themelua edhe një lidhje e krijuesve shqiptarë,e cila doli nga gjiri i LSHAKSH,por që u emërtua Lidhja e Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë(LKSHM)e cila ndoshta nuk është dashur të emërtohej kështu,por iniciativa ishte e tillë dhe ne e përkrahëm.Po them nuk është dashur të emërtohej kështu,nga se ajo doli nga gjiri i LSHAKSH,të cilët poashtu veprojnë në mërgatë,por forma e emërtimit ishte pregaditur dhe ne e miratuam.Kjo LKSHM;ende është në themelim e sipër,nuk ka marrë deri tani ndonjë aktivitet,një gjë e dijmë sigurisht:Në Austri,Zvicërr,Norvegji e Suedi,ka talent të shquar të kulturës,ata vendimin për të themeluar këtë nismë e morën në Gjermani,nga LSHAKSH,por një gjë dihet:Ata mund të bëjnë njëherë në vit ndonjë takim të përbashkët me ne,por është e qartë se organizimet kryesore do të i zhvillojnë në vendet e tyre ku janë të strehuar,me mërgimtarët e vet.Nisma të tilla ne i kemi përkrahur gjithnjë,ne jemi të interesuar që mërgimtarët tanë kudo në botë të organizohen,madje kemi përkrahur haptas që edhe në Gjermaninë e madhe kudo ku ka mundësi të themelohen nëndegë të LSHAKSH,ne do i mbështesim dhe do jemi prezent në mesin e tyre.Kohën e fundit po dalin zëra që kanë qëllim përqarëjen e mërgimtarëve duke i dalluar ata të këtij lloji organizimi,tjerët të llojit tjetër të organizimit!Këtë të drejtë fillimisht nuk e ka askush nga mërgimtarët tonë,nuk i lejon morali dhe as kombi,madje nuk i lejojmë ne të cilët kemi punuar me dekada për të i bashkuar,dhe cili të tentoj të i përqajë do të mbetet ftyrëngrysur sikur ata që tentonin më parë.Ne kemi përcjellur edhe po përcjellim organizime të mjediseve tjera,të cilët me mish e shpirt përpiqen të i ngrisin vetës emra,turren e qirren para kamerave,gazetarëve,deklamojnë poezi,ndajnë mirënjohëje,këndojnë e vallëzojnë si në dasma,ashtu sikur të ishin në mesin e atdheut të vet,po e keqja te ta është se të gjithë janë të moshuar dhe në mesin e tyre nuk të zë syri asnjë të ri të mërguar.Kjo i bie ashtu si kanë thënë një thënje të vjetrit”Kërrabë për vete,ose kokën gjog e mendjen zog”.
LSHAKSH në Gjermani nuk turret pas tubimeve e ahengjeve,pijeve,mezeve e vallezimeve,nuk ndjek kamerat e gazetarët,ajo ka qëllimin e shejtë fisnik e kombëtarë,ruajtëjen dhe pasurimin e kulturës kombëtare,artit e traditës,bshkëpunimin me rininë e mërguar dhe shpëtimin e tyre nga asimilimi,pregaditjen e tyre për kthim në atdhe,me një eksperiencë për të cilën ka nevojë vet atdheu ynë.
SHKOLLAT SHQIPE ME MËSIM PLOTSUES NË GJUHËN SHQIPE NË GJERMANI
NGA SHABAN CAKOLLI/
NE FOTO: NJË GRUP MËSUESISH SHQIPTARË NË GJERMANI/
Shkollat shqipe me mësim plotësues përfshijnë në gjirin e vet fëmijët e familjeve të mërgimtarëve shqiptarë,që nga mosha 6-16 vjeç dhe i arsimon dhe edukon ata në frymëne patriotizmit shqiptar,me njohje kulturore e shkencore dhe bukurive estetike. Shkollat shqipe në Gjermani kanë për qëllim që fëmijët shqiptarë të zotrojnë mirë gjuhën e shkruar amtare shqipe,të kultivojnë atë dhe letërsinë shqiptare,të njohin historinë dhe gjeografinë etnike të vendit të të parëve të tyre,njohurinë rreth dokeve e zakoneve shqiptare,arteve popullore të trashëguara brez pas brezi si karakteristikë e lashtë dhe e begatshme,dalluese e kombit tonë.
Shkolla shqipe e mësimit plotësues i edukon nxënësit për respektin dhe mirënjohëjen ndaj vendit mikpritës që i strehoi në gjirin e vet,u hapi vend në integrimin e shoqërisë gjermane,duke i pajisur menjohuri shkencore e kulturore dhe i pregaditi të aftësohen të pavarur edhe në gjuhën e tyre.Shkollat shqipe në Gjermani kanë për qëllim t’i përfshijnë të gjithë fëmijët shqiptarë,në çdo land ku ndodhen duke përfshirë fëmijët e të gjitha trojeve etnike shqiptare.Struktura e arsimimit ndahet në tre cikle: Cikli i ulët,i mesëm dhe i lartë. Mësimi vendevende zhvillohet me klasë të kombinuara. Shkollat shqipe në Gjermani mësojnë sipas plan-programeve mësimore të Ministrisë së Arsimit të Kosovës,dhe teksteve mësimore të miratuara nga ajo.:Mësuesit që punojnë në këto shkolla kanë kualifikime përkatëse pedagogjike.
Në kuadër të saj funksionon biblioteka e shkollave e cila pajiset me literaturë shqipe dhe ate të vendit.Zanafilla e shkollave shqipe në Gjermani është tridhjetë vjeqare,ne shkurtimisht po flasim nga koha kur shkolla jonë shqipe në Gjermani shkëputet nga varësia e organeve Jugosllave. Meformimin e Qeverisë së Kosovës, në mërgim formohet edhe Ministria e Arsimit,Shkencës dhe Kulturës paralel me te edhe KASH”NaimFrashëri”.
Këto dy hallka kanë krijuar kushte për organizimin e rrjetit të shkollave shqipe të mësimit plotësues në Gjermani. Përndjekjet e viteve të 90-ta,si dhe Lufta e Kosovës që u shoqërua me dramën e madhetë ekzodit biblik të shqiptarëve, preku Gjermaninë me një numër të madh strehimkërkuesish shqiptarë,ku shënime gjysmëzyrtare flisnin për 400.000 shqiptarë të strehuar këtu,andaj nevoja e zgjërimit të shkollave shqipe ishte domosdoshmëri në çdo Land gjerman. Në të gjitha këto drejtime shkolla shqipe fitoi një përvojë të madhe. Shkollat shqipe në
synimin e tyre që nxënësit shqiptarë të ruajnë,mësojnë dhe përsosin gjuhën shqipe,të aftësohen për shfrytëzimin e gjitha formave të komunikimit me të folur e shkruar,të njihen me atdheun dhe shtrirjen gjeografike të tij ,me historinë,dhe aspiratat e përpjekjet e popullit shqiptarë për liri,pavarësi dhe përparim.,të kultivohen dhe zhvillohen aftësitë në fushat e artit,letërsisë,muzikës dhe formave tjera të krijimit artistik.Ata shfrytëzojnë kohen e lirë për aktivitetet krijuese dhe shënojnë festat kombëtare me manifestimet etyre krijuese e artistike,po ashtu kanë gatishmërinë për arritjen e sukseseve edhe në shkollën e rregulltë gjermane.Përvoja ka treguar se nxënësit që kanë ndjekur mësimin plotësues shqip,janë treguar më të zellshëm edhe në shkollën e rregullt gjermane, sot prej tyre kanë dalur edhe kuadro të forta. Nxënësit shqiptarë që shkollohen në shkollën e rregulltë gjermane dhe vijojnë mësimin shqip, janë një faktor shumë me rëndësi i integrimit të shqiptarëve në Evropën e Bashkuar. Këta nxënës nga gjitha Landet gjermane,nganjëherë në vit organizojnë kampionatin e diturisë,ku bëhet garë njohurishë cila nga shkollat shqipe në Landet gjermane zë vend të rëndësishëm në dituritë e gjitha lëmive mësimore,etj…
Të rrëfesh për shkollat shqipe në Gjermani,nuk do mund të e përmbyllësh me një shkrim gazetash: Për te mësuesit e vyeshëm kanë shkruar monografi,si: Sejdi Gashi, Rifat Hamiti, Sami Thaqi, Bejtullah Sadiku, Hamzë Halabaku,Nysret Dërguti,e shumë të tjerë. Shkolla shqipe në diasporë është faktor i pa zëvendësueshëm në arsimin dhe edukimin kombëtar të nxënësve mërgimtarë.
Mospërdorimi i gjuhës amtare nga kjo masë e madhe rinore në mërgim, mosnjohëja e historisë kombëtare, mosvijimi i shkollës shqipe patjetër i hap rrugën asimilimit.