• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

SHOQATA”RUGOVA” NE NJU JORK FESTOI VITIN E RI

December 31, 2016 by dgreca

3-rugova1-adem-muriqi1-rugova-halil-sami1-sot-rug2-a-rugova

Shoqata “Rugova” në Nju Jork, në vijim të traditës së vet të përvitshme, e ka festuar vitin e ri me një kokteil të pasur me ushqime dhe pije, me pak fjalime, organizuar mbrëmjen e së Premtes, 30 Dhjetor 2016, ne zyrat e saj në Arthur Avenue, Bronx, Nju Jork…Mirëseardhjen , të pranishmëve ua ka uruar z.Adem Muriqi, ndërsa fjalimin e shkurtër në emër të Kryesisë së Shoqatës, e ka mbajtë zv/Kryetari Sami Kelmendi. Ai renditi disa nga evprimtaritë e vitit 2016 që ka organizuar Shhoqata Rugova në drejtim të ruajtjes së kulturës dhe traditave të trashëguara si dhe veprimtari në shërbim të vendlindjes. Në emër  të Federatës Panshqiptare të Amerikës”VATRA” , ka uruar e përshëndetur anëtari i Këshillit Drejtues  të Vatrës, z. Zef Balaj. Ai e uroi shoqatën për veprimtaritë e zhvilluara, duke thënë se shoqatat dhe fondacionet krahinore, bëjnë shërbime të cmuar për krahinat e tyre, por kur vjen problemi për veprimtaritë Kombëtare, ato duhet të bashkëpunojnë me Vatrën, sic ka ndodhën ë vazhdimësi me Shoqatën “Rugova”. Një përshëndetje të vecantë ka bërë i ftuari nga Kosova z. Osman Gashi. Më pas të gjithë së bashku kanë festuar e uruar njëri-tjetrin. Këtë aktivitete  mbuluan Gazeta Dielli dhe TV 21.(Dielli)

Filed Under: Komunitet Tagged With: dalip greca, FESTOI VITIN E RI, ne Nju Jork, SHOQATA"RUGOVA"

KONCERT ME “PERLAT E MUZIKËS SHQIPTARE” NE NJU JORK

December 28, 2016 by dgreca

1-sanije-mat-pianistja-teuta1-riad-sanije-piano2-laura-agimi-salle16-fatmir-zajmi4-salle-gjysem

Konsullatë e Përgjithshme e  Republikës së Kosvës në Nju Jork përherë e gjenë veten pranë Komunitetit shqiptar, në shërbim të tij, jo vetëm në veprimtarinë konsullore, por edhe në ato kulturore. Ambasadorja Teuta Sahatcija së bashku me stafin e saj gjendet në cdo veprimtari, herë si pjesmarrëse e herë si organizatore. Në veprimtaritë e Federatës Panshqiptare të Amerikës dhe organizatave të tjera të komunitetit, përherë pjesmarrës aktivë.

7-arjeta-marko1-marko-zef-lek-beq1-matoshi-sanije7-qeshindy-amerik5-laura-agimi-pema

Në mbrëmjen e së Martës, 27 Dhjetor, Konsullata e Kosovës , ishte nikoqirja e një koncerti të shkëlqyer të titulluar”Koncert me Perlat e Muzikës shqiptare”, koncert ky i organizuar në mjediset komode të Studios të mjeshtrit të Fotografisë, ambasadorit të  bukurisë dhe imazhit pozitiv të Shqipërisë, Kosovës, dhe i gjithë Kombit Shqiptar, Fadil Berisha.

12-agimi-laura-salle16-fatmir-zajmi10-moza-amerikaniaimg_12858-haxhiu-zefi

Sopranoja Sanije Matoshi dhe tenori Riad Ymeri nën shoqërimin e pianistes Elona Muca dhe te Lekë Salihu, treguan klasin e tyre të lartë në një koncert me muzikë nga kompozitorët:L. Gjoka, S. Gjoni, L. Deda, L. Dizdari, C. Zadeja, V. Beqiri, K. Gashi, P. Jakova, A. Mula.

1-leka-perlleshi1-artistja-e-vogel5-amb-kryeziu-grup10-avniu-vere9-sfond-me-pije

U duartrokitën interpretimet e këngëve: Kroi i fshatit tonë, Pranvera, Lule Bore, Vajzë e vogël, Kur perndon Dielli, Fjalët e Qiririt, Asaman trandafili celes, Haliti i vogël, Mallëngjimi, Dashnor u bana, Unë ty moj të kam dasht, Margjello, dhe Valsi i Lumturisë, i interpretuar nga vogëlushja Matoshi. E ftuara speciale ishte Isra Abazi.

Përballë një publiku elitarë, ku mbizotëronin artistët, të rinjët, interpretuesit janë shpërblyer me duartrokitje. Ambasadorja Teuta Sahatcija i ka falenderuar artistët interpretues dhe publikun e zjarrtë dhe u ka uruar gëzuar Festën e Vitit të Ri 2017!

Në koncert ka amrër pjesë edhe një grup nga Federata Vatar: Zv. Kryetari Agim Rexhaj me zonjën Laura, Zef Balaj, Marko Kepi, Lek Përlleshi, editori i diellit, si dhe artisti haxhi Dauti, i anëtrësuar kohëte  fundit në Vatër.Në fund është shtruar një koktejl.(Dielli)

Filed Under: Featured Tagged With: koncert, ME "PERLAT E MUZIKËS SHQIPTARE", ne Nju Jork, Riad Ymeri, Sanije Matoshi, Teuta Sahatcija

“Albanian Excellence”- Mbrëmje gala në Nju Jork

September 25, 2016 by dgreca

Presidentit Nishani i dorëzohet Çmimi i Anëtarit të Nderit nga Albanian Excellence/

25 shtator 2016-Nju-Jork, SHBA/

Në Symphony’ Space Theater të Manhatanit u zhvillua veprimtaria kulturore-shoqërore e organizuar nga Albanian Excellence nën kujdesin e veçantë të Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bujar Nishani, i cili së bashku me Zonjën e Parë, Odeta Nishani nënshkruan Memorandumin “Imazhi i Gruas Shqiptare në Shekullin XXI”.

Pas ekzekutimit të Himnit të Flamurit dhe atij amerikan nga Lindita Mezini Lole, për të pranishmit u transmetua një etyd homazh kushtuar Nënë Terezës, u luajtën mjeshtërisht disa pjesë muzikore dhe këngë shqiptare, dhe më pas u vlerësuan zonjat me karriera të suksesshme profesionale me Trofeun e Ekselencës.

Gjatë kësaj veprimtarie, Presidentit Nishani iu dorëzua Çmimi i Anëtarit të Nderit nga Albanian Excellence me motivacionin: “Si simbol i unitetit kombëtar dhe për rolin e Tij të pdiskutueshëm në vlerësimin dhe evidentimin e vlerave të suksesit njerëzor të shqiptarëve kudo ku ata jetojnë. Zoti Nishani, si President i Republikës së Shqipërisë, me personalitetin dhe largpamësinë e Tij, ka ndikuar në forcimin e diasporës shqiptare si një potencial i madh njerëzor, kulturor, shkencor dhe si një mbështetje e fuqishme për zhvillimin demokratik të Shqipërisë.”

Kreu i Shtetit shqiptar, në përshëndetjen e  Tij, u shpreh mes të tjerash: “Ju faleminderit për suprizën e këndshme dhe shumë të veçantë që m’u dha në një eveniment të tillë civilizues dhe emancipues për shoqërinë, dhe pse jo edhe këtë vend të madh si Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ndihem shumë i gëzuar, madje sinqerisht dhe i prekur kur shoh se ideja e prezantuar më tepër se një vit më parë nga zonja Flora Nikolla në Zyrën time, është bërë realitet, ide e cila në thelb ka figurën e gruas, të zonjës shqiptare.

Qysh në çastin e parë, e mirëprita menjëherë me entuziazëm idenë, sepse në mendjen time u ravijëzua rëndësia, por dhe bukuria e të bërit bashkë në një format civilizimi, qytetarie, kulture të nënës, gruas, motrës, forcës së traditës dhe reflektimit të saj tek vlerat më të shtrenjta të identitetit tonë kombëtar, të familjes, kulturës dhe fisnikërisë që përcjell komuniteti ynë i nderuar në qytetin që “nuk fle kurrë”, në Nju-Jorkun përherë të ndriçuar, në shtetin-simbol të lirisë, në destinacionin e përbashkët me të cilin kemi fatin që të jemi partnerë strategjikë në shekuj, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Unë dhe Odeta, bashkëshortja ime, së bashku me të gjithë delegacionin që më shoqëron, jemi jashtëzakonisht të nderuar sonte duke qenë së bashku me ju në këtë sallë, në këtë veprimtari që përbën njërën prej etapave më mbresëlënëse të agjendës kur vjen për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Dëshiroj të falënderoj organizatorët e Albanian Excellence pa përjashtim dhe me mirënjohje të thellë, mbi të gjitha për mundin e derdhur, përkushtimin e treguar si dhe për nderimin që po më bëni si dhe atë të mjaft zonjave, të cilat në rrugëtimet e tyre kanë kapërcyer shumë sfida për të arritur drejt suksesit të tyre.

Ju jam mirënjohës, sepse energjia pozitive që kjo sallë përcjell është fryt padiskutim i pasionit dhe dashurisë që njerëz të nderuar si zonja Flora Nikolla, zoti Andis Gjoni, zonjave dhe zonjushave artiste dhe shumë e shumë kolegë dhe bashkëpunëtorë të tyre kanë dhënë përgjatë gjithë kësaj kohe për realizimin e një botimi të vyer, siç është “Zonjat Shqiptare në Nju-Jork” dhe takimit tonë.

Ju keni ditur të bashkoni me mençuri dhe t’i shkrini në një vlerat që mbart emri nënë, grua dhe motër me traditën, familjen dhe sakrificën, dinjitetin njerëzor dhe atdhedashurinë – tipike shqiptare, duke ngritur në piedestalin që i takon në mënyrë të stërmerituar figurën e gruas shqiptare.

Askush më shumë se ju nuk mund të flasë për vështirësitë me të cilat jeta të ballafaqon, por njëkohësisht dhe me kënaqësinë që një familje e shëndoshë, një individ me dinjitet dhe integritet dhe me vlera, të dhuron. Aq më tepër kur jeta, siç është dhe rasti juaj, përjetohet me mijëra kilometra larg familjarëve të afërt, njerëzve dhe miqve të dashur, me të cilët keni ndarë çdo gjë në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni, Luginën e Preshevës, vlera të cilat i kemi pasur për vite me radhë duke i lënë trashëgim nga brezi në brez.

Unë nuk kam dëshirë të flas për vështirësitë e jetës, sepse e gjej të pavend dhe aq më tepër që sonte jemi mbledhur për t’u gëzuar. Madje për të shkëlqyer ju dhe vënë në pah xhevahiret rrëzëllitëse të gruas shqiptare si forca, optimizmi, dinjiteti, forca shpirtërore, që shërbejnë si frymëzim për të arritur të bukurën, të mirën, arritjen e suksesshme.

Nuk kam ndërmend ta bëj, sepse edhe duke shfletuar librin “Zonjat shqiptare në Nju-Jork” kuptova se për çdo grua të intervistuar në të nuk kishte fort rëndësi sakrifica apo vështirësia, me të cilat jeni hasur duke i kapërcyer, por forca, rezultat, frytet e suksesit.

Madje as mungesa e barazisë burrë-grua nuk ju ka zmbrapsur, përkundrazi ju keni ditur me sukses që të gjitha këto t’i tejkaloni me mençuri dhe fisnikëri.

Me zemërt e me shpirt çdo ditë e më shumë shkëlqeni si margaritarë me arritjet tuaja profesionale, njerëzore dhe shoqërore, për më tepër prindërore!

Të nderuara zonja,

Të nderuar të pranishëm!

Ne kemi nevojë të marrim shembull nga ju e të frymëzohemi, por gjithashtu kemi çfarë t’i tregojmë mbarë botës dhe komunitetit ku jeta na ka rezervuar fatin të jetojmë.

Me gjak shqiptari në vena, e jona, shtatvogla dhe shpirtmadhja, Nëna Terezë ishte dhe vijon të jetë akoma më shumë shembull frymëzimi për mbarë njerëzimin. Siç dhe ajo ka thënë në një nga shprehjet e saj që personalisht e kam shumë për zemër, jo çdokush prej nesh mund të bëjë gjëra të mëdha, por të gjithë mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe.

Sot, duke përfituar nga kjo mundësi, përtej të qenit President, Kreu i Shtetit, zyrtar i lartë, dëshiroj që si qytetar dhe si prind njëkohësisht, t’i bashkohem zërit tuaj për të folur për kontributin që përcjell gruaja dhe nëna shqiptare në ruajtjen me devotshmëri të vlerave më të mira të familjes shqiptare, që me sakrificë dhe personalitet ka ditur të rrisë fëmijë të devotshëm, t’i përgatisë ata për sukses, në një familje të shëndoshë.

Kam dëshirë të flas për ju shumë gjatë dhe bashkë me ju pafundësisht e t’ju them se si President i Republikës ndihem me gjithë mend krenar për të gjitha arritjet tuaja personale dhe profesionale, për faktin që keni ndërtuar me sukses një karrierë të suksesshme në kontinentin e lirisë, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si profesioniste të vërteta dhe të barabarta në të gjitha drejtimet me bashkëkombaset tuaja amerikane.

Kam dëshirë, por njëkohësisht edhe detyrimin institucional dhe qytetar të vlerësoj gjithçka bëni për lartësimin e imazhit të kombit shqiptar, të cilit i përkasim me nder dhe krenari dhe siç është trashëgimia jonë shekullore. Jeta juaj, shembulli juaj, është dëshmi e padiskutueshme dhe frymëzim i pashtershëm i vlerave të traditës, atdhedashurisë, dëshirës për punë dhe për të ecur përpara me të cilat ne mund dhe duhet të krenohemi anekënd botës.

Ndaj dhe nga kjo foltore, nga kjo sallë, në cilësinë e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, dëshiroj t’ju falënderoj secilën prej jush, zonjat dhe gratë shqiptare kudo ndodheni në Diasporën shqiptare për dashurinë dhe përkushtimin që falni çdo ditë për familjen tuaj, për korrektesën, profesionalizmin dhe integritetin në mjedisin ku punoni, për shembullin e mirë dhe për lartësimin e imazhit të gruas shqiptare në vendin dhe shoqërinë ku jetoni.

Të nderuara zonja,

Ju, si pjesë e Diasporës Shqiptare në tërësi, jeni një potencial i jashtëzakonshëm, një mbështetje mjaft e çmuar në interes të përparimit të vendit dhe të kombit tonë, jo thjesht në nocionin numerik, por për kapacitetet tuaja intelektuale, cilësore, për sfidat që keni kapërcyer, prandaj po jua paraqes një kërkesë, si lutje, si mik: Vazhdoni kështu! Vlerat tuaja, cilësitë tuaja përbëjnë pasuri edhe për vendet ku punoni dhe jetoni gjithashtu.

Në përfundim të fjalës sime, dëshiroj që t’i bëjmë një homazh, një nderim, një respekt të veçantë për nënat tuaja, të cilat janë të pashkëputura nga suksesi i rrugëtimit tuaj, që ju sollën në jetë dhe ju mëkuan me vlera, që ju ndihmuan për të kapërcyer sfidat, me bindjen se edhe ju të tillë do t’i rrisni edhe fëmijët tuaj! Urime dhe ju faleminderit!”

Filed Under: Featured, Komunitet Tagged With: Albanian Excellence, Mbrëmje Gala, ne Nju Jork

Takime të kryeministrit Mustafa në Nju Jork

September 20, 2016 by dgreca

-Kryeministri Isa Mustafa  në Nju Jork, përkrahje e drejtuesve të BE-së dhe të institucioneve amerikane për proceset në Kosovë/

-Në selinë e Kombeve të Bashkuara takime me presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk, si dhe përfaqësuesen e lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, njëherësh zëvendës presidente e Komisionit Evropian, Federica Mogherini/

3-mogherini

-Kongresisti Engel: Përkrahje e SHBA-ve për Kosovën/

1-engel

Nju Jork, 20 shtator 2016-Gazeta DIELLI/Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, po zhvillon takime të shumta në kuadër të vizitës në Nju Jork, ku, mori përkrahjen e drejtuesve të BE-së dhe të institucioneve amerikane për proceset në Kosovë.

Kryeministri Mustafa, i shoqëruar nga ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, në selinë e Kombeve të Bashkuara ka takuar presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk, si dhe përfaqësuesen e lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, njëherësh zëvendës presidente e Komisionit Evropian, Federica Mogherini.

Njoftimi i sapodërguar thekson se, kryeministri Mustafa i njoftoi për progresin në Kosovë dhe përkushtimin e Kosovës për proceset evropiane.Me këtë rast, kryeministri Mustafa kërkoi përkrahjen e Tusk dhe Mogherinit në liberalizimin e vizave dhe proceset tjera.

Presidenti Tusk dhe zonja Mogherini theksuan përkrahjen e tyre për Kosovën në proceset eurointegruese.

Gjatë takimit, u theksua se pas adresimit të çështjes së demarkacionit dhe duke u bazuar në progresin që po bëhet në fuqizimin e rendit dhe ligjit, pritet të finalizohet dhe procesi i lëvizjes së lirë të qytetarëve të Kosovës në vendet e BE-së.

Kryeministri Mustafa, gjatë ditës, ka zhvilluar takime të ndara edhe me kongresistin amerikan, Eliot Engel, si dhe përfaqësuesen e USAID-it për Evropën dhe Euroazinë, Margot Ellis.

Kongresisti Engel theksoi përkrahjen e SHBA-ve për Kosovën.

“Kam kënaqësinë të mirëpres kryeministrin Mustafa në Nju Jork. Kryeministri dhe unë jemi miq për shumë vite. Unë e admiroj punën e tij dhe sigurisht që e admiroj vendin e tij. Ne e dimë si amerikanë se nuk kemi miq më të mirë sesa miqtë tanë në Kosovë dhe ata nuk kanë miq më të mirë sesa miqtë e tyre në Amerikë”, tha kongresisti Engel.

Kryeministri Mustafa e falënderoi kongresistin Endgel për përkrahjen e tij dhe të SHBA-së për Kosovën.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë gjithmonë krah nesh dhe ne duhet ta respektojmë atë përkrahje dhe të punojmë bashkërisht në këto procese. Unë jam shumë i kënaqur me vëmendjen e kongresistit por edhe me vëmendjen e politikës amerikane ndaj Kosovës”, tha kryeministri Mustafa.

Ndërsa, gjatë takimit me përfaqësuesen e lartë të USAID-it, Margot Ellis, është biseduar për përkrahjen konkrete të USAID-it për Kosovën dhe mundësitë e mbështetjes së mëtejme në shumë fusha./B.Jashari/

Filed Under: Kronike Tagged With: Isa Mustafa, ne Nju Jork, Takime te kryeministrit

U diplomuan edhe 1257 oficer të rinj Policie në Nju Jork

July 8, 2016 by dgreca

U diplomuan edhe 1257 oficer të rinj, policie në Nju Jork, 20 përqind e tyre janë femra dhe 98 janë veteranë të ushtrisë amerikane/
* Ndërkohë, përsëri unifromave blu të Nju Jorkut, nuk po i mungojnë në rradhët e tyre edhe shqiptarët e Amerikës. Në rrejetet sociale facebook dhe twitter, janë anëtarë të familjeve të tyre, që kan ndarë gëzimin e tyre, duke postuar sot edhe fotografitë e të afërmeve të tyre – që u diplomuan dje në ceremoninë e 1257 oficerëve të rinj të policisë në këtë klasë diplomimit 2016./
* Së bashku me policinë NYPD, do të jenë në shërbim, 24 orë edhe njësitë e sapoformuar të antiterrorizmit të quajtur Komanda e Reagimit Kritik, që është një forcë e armatosur rëndë.
Nga Beqir SINA – New York/
 NEW YORK CITY : Në sallën qendrore të pallatit të sportit në Nju Jork, “Madison Square Garden” dje u zhvillua ceremonia e diplomimit të Kadetëve të rinjë – oficerve të policisë të NYPD nga më shumë se 50 vende, përfshirë edhe disa kadetët shqiptarë, të cilët u diplomuan, dhe veshën uniformat blu në mesin e shumë kombësive të tjera.
Të gjithë të vetëdijshëm të përgatitur mirë, dhe të betuar për të kryere një detyrë të vështirë e fisnike, që kërkon punë të palodhur dhe bashkëpunimin me komunitetin njujorkez.
Ku këta të rinjë e të reja, tashmë në rradhët e uniformave blu të NYPD, nëpërmjet mësimit që morën në Akademin e Policisë nga NYPD, trajnimit më të mirë, të teknologjisë dhe pajisjeve, nuk ka dyshim, se tani këta burra dhe gra janë të gatshëm të jenë kujdestarët dhe ruajtës të rendit e qetësisë natën e ditën në New York City.
Kryetari i Bashkisë, së qytetit të Nju Jorkut, de Blasio dhe Komisioneri i Policisë Bill Bratton, lavdëruan punën e policisë NYPD, duke uruar dhe inkurajuar  me këtë rast edhe anëtarët më të rinj të uniformave blu në Nju Jork, duke kërkuar prej atyre për të punuar ngushtë me komunitetet dhe të mbrojnë ata.
De Blasio, theksoi se gratë përbëjnë kësaj radhe, 20 përqind të oficerëve të rinj dhe 98 prej të diplomuarve, që do të veshin për herë të parë, uniformat blu, janë nga veteranë të ushtrisë Amerikane, që kanë shërbyr në luftë kundë terrorismit në Afganistan dhe Irak.
“Ju nuk keni bërë zgjedhjen e lehtë,” tha ai,: “Ju e keni bërë zgjedhjen më të vështirë dhe më fisnike- Urime dhe sukses!.”
Akademia e Policisë nga NYPD, kësaj rradhe, thuhet se ka nxjerr numërin më të madh të rekrutëve të rinjë, në kuadër të masave që ka marrë NYPD, për të rritur masat e sigurisë në Nju Jork .
Dje, mbi 1.257 oficerë të rinjë, 20 përqind e tyre për herë të parë janë femra të reja me uniformat policore, janë nga ata që u diplomuan nga Akademia e Policisë nga NYPD, në Madison Square Garden.
Shtypi njujorkez shkruan sot se “Në një sallë të madhe, mbushur përplot me anëtarë të familjeve të policve të diplomuar dje, miq dhe shok të tyre, zyrtarët e lart të bashkisë së qytetit të New Yorkut, përfshirë kryetarin e bashkisë, zotin Bill de Blasio, zyrtarët e lart të policisë nga NYPD, me Komisionerin e policisë në krye, William Bratton, kanë përshëndetur dhe përcollën urime, për më shumë se 1257 policë të rinj, të cilët kanë diplomuar në Akademinë e Policisë në New York me të njëjtin urim “ Mirë se vini në unformat blu – NYPD në këtë qytet më të madhe në botë- Urime dhe suksese!”.
Simbas shtypi njujorkez, i gjithë Madison Square Garden, dhe sheshi e saj  ishte veshur dje në ngjyrë blu, kur 1.257 oficerë të rinj të policisë u diplomuan nga Akademia e Policisë NYPD.
“Ju do të bëni diçka të mahnitshme për njerëzit e këtij qyteti,” tha në fjalën e tij de Blasio, duke shtuar se :”Ju do të keni me vete në çdo shërbim, shumë njerëz në komunitetin tonë, që dotë u mbështesin për punën tuaj,  të cilët do të ju shohin si partner, që duan të ketë sukses në këtë qytet, më shumë rregull, qetësi dhe siguri për të gjithë qytetarët.”
Kryetari i Bashkisê, Bill de Blasio, në fjalimin e tij – përgëzoj edhe oficerët  e NYPD , duke uruar që rrugën e tyre, tani t’a ndjekin edhe rekrutët e rinjë nga Akademia e Policisë, të diplomuar në ceremoninë e diplomimit 2016, në Madison Square Graden – NYC.
Në fund të ceremonisë së diplomimit të 1257 kadetëve të rinjë, që vijnë mbasi kan kryer Akademinë e Policisë në New York, oficerët e rinj  veshur me uniformt e reja blu, si zakonisht në këtë traditë, ata hodhë lart kapelet dhe dorezat e tyre të bardha në mes gëzimit dhe festimit të diplomimit të tyre.
Ndërkohë, përsëri unifromave blu të Nju Jorkut, nuk po i mungojnë në rradhët e tyre edhe shqiptarët e Amerikës. Në rrejetet sociale facebook dhe twitter, janë anëtarë të familjeve të tyre, që kan ndarë gëzimin e tyre, duke postuar sot edhe fotografitë e të afërmeve të tyre – që u diplomuan dje në ceremoninë e 1257 oficerëve të rinj të policisë në këtë klasë diplomimit 2016.
Ku si tha numëri një i poliicisë në Nju Jork, Komisioneri William Bratton, teksa përshendeste kadetët e rinjë, se :” Ata flasin më shumë se 60 gjuhë dhe ata vijnë nga më shumë se 50 vende . Dhe, tani ata janë të ngarkuar për ruajtjen tonë – , dhe veten e tyre, që të bëjnë jetën e qytetarëve tanë sa më të qetë deh sa më sigurt”.
Siç dihet në kuadër për masat të sigurisë, në luftën kundra terrorismit ndërkombëtar në Shtetet e Bashkuara, janë shtuar masat e sigurisë në disa qytete kryesore dhe  më të mëdha të vendit.
Në New York City, tani thuhet se së bashku me policinë NYPD, do të jenë në shërbim, 24 orë edhe njësitë e sapoformuar të antiterrorizmit të quajtur Komanda e Reagimit Kritikë, që është një forcë e armatosur rëndë.

Filed Under: Komente Tagged With: Beqir Sina, ne Nju Jork, të rinj, U diplomuan edhe 1257 oficer

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • …
  • 14
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT