• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Shqiptari Genti Daku, me medalje ari në SHBA

August 4, 2016 by dgreca

Quhet Genti Daku. Është biri i dy emigrantëve shqiptarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por ia ka dalë të shkëlqejë duke përfunduar maturën me medalje ari dhe duke u renditur në 160 më të mirët e SHBA-ve.

Genti Daku është 17 vjeç dhe në vjeshtë do të fillojë studimet në Harvard, ndërkohë në dy verërat e fundit, ka kontribuar në Shqipëri, duke mbledhur fonde që fëmijët të mësojnë anglisht në një kamp veror në Radomirë të Dibrës.

Rasti i Gentit ka nisur të shpërndahet në rrjetet sociale, si shembull i suksesit dhe model për bashkëmoshatarët e tij.(KJ)

 

Filed Under: Komunitet Tagged With: me medalje ari, ne SHBA, Shqiptari Genti Daku

Skandali me foton 80 mijë dollarëshe e ka bërë Ramën “non grata”, për partinë e Hilari Klinton?

July 25, 2016 by dgreca

Hamendësime të shumta ka ngjallur lajmi për injorimin që i është bërë kryetarit të Partisë Socialiste dhe kryeministrit të vendit Edi Rama nga Partia Demokratike në SHBA. Në prezantimin zyrtar të kandidaturës për president të Hilari Klinton, janë të ftuar kreu i opozitës Lulëzim Basha, kryetari i LSI Ilir Meta dhe deputeti socialist, Pandeli Majko. Partia Demokratike e Klinton, në SHBA njihet si forcë me program më së shumti social dhe  konsiderohet e majtë, përkundër Partisë Republikane që përfaqëson të djathtën. Duket pak si “e çuditshme” prania e Bashës në këtë Konventë, pasi partia që ai drejton këtu, aleat natyral në SHBA ka Partinë Republikane. Por në këtë rast kemi të bëjmë me një person të veçantë për kombin shqiptar.

Hilari Klinton është pjesë e familjes, që ka ndihmuar më së shumti shqiptarët në këtë çerek shekulli, është ish-Zonja e Parë e Amerikës në kohën e çlirimit të Kosovës. Çdo shqiptar do ta ketë të pamundur të mos i gëzohet rikthimit të Klintonëve në Shtëpinë e Bardhë, këtu nuk mund të bëjë përjashtim as lideri i të djathtës shqiptare Basha. Si Sekretare Shteti, të parin zyrtar të huaj që priti në Uashington ishte ish-Kryeministri Sali Berisha. Gjithashtu ishte edhe zyrtarja më e lartë perëndimore, që vizitoi Shqipërinë me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë së shtetit shqiptar, vizitë në të cilën bëri premtimin e madh: “Edhe në 100 vitet e ardhshme, SHBA do të jenë miku juaj më i madh”. Gjithashtu Hillary Clinton është e para Sekretare Shteti, që ka falendëruar dhe uruar një ministër të Jashtëm shqiptar, kur ky i fundit është larguar nga diplomacia. E ka bërë Klinton me Lulzim Bashën. “Ju falenderoj për bashkëpunimin dhe pres të punojmë sërish së bashku në funksionet e reja, që do të merrni”, ishte letra e Sekretarës Klinton, kur Basha u largua nga ministër i Jashtëm.

Nuk përbën më suprizë as ftesa për kryetarin e LSI Ilir Meta. Vetëm në një hark të shkurtër kohor, ai e ka vizituar 3 herë SHBA, dhe gati në të gjitha rastet ka qenë i lobuar në takimet që ka kryer në Washington, nga eksponentë të rëndësishëm të Partisë Demokratike.

Edhe prania e Pandeli Majkos në shpalljen e kandidaturës për president të Hilari Klinton është e natyrshme, jo si socialist por si ish kryeministër i Shqipërisë, në periudhën e krizës dhe luftës në Kosovë, kur president ishte Bill Klinton.

Ajo që bie në sy dhe ka dhënë shkas për hamendësime të ndryshme është mungesa e një ftese për Edi Ramën. Duket se demokratët nuk e kanë problemin me kryeministrin e vendit dhe kryetarin e Partisë Socialiste, por me Edi Ramën si individ. Gati të gjitha mediet, këtë injorim e lidhin me deklaratat e papërgjegjshme dhe delirante të Ramës ndaj rivalit të Klinton në këto zgjedhje, Donald Tramp.

Kjo mund të jetë një arsye, por nuk duhet harruar se në SHBA është ende në hetim një skandal me protagonist Edi Ramën, i cili i vuri mjaft në siklet demokratët. Bëhet fjalë për foton e famshme 80 mijë dollarëshe me presidentin demokrat Obama, që Rama e bleu me dredhi duke shkelur, jo vetëm ligjet e atij vendi, por edhe duke venë në pozicion mjaft të vështirë stafet elektorale të Partisë Demokratike. Ishin disa medie nga më të mëdhatë,  të cilat vunë në dyshim tani gjatë fushatës presidenciale tw Klinton, mënyrat sesi mblidhen fondet nga partia e Obamës që është edhe e saj.

Prania e Ramës në këtë konventë do të ishte një ushqim i mirë për mediet dhe republikanët, për të kujtuar atë që ndodhi në vjeshtën e vitit 2012 dhe për të sulmuar sërish partinë e Hilarit dhe atë vetë.(Syri.net)

Filed Under: Opinion Tagged With: ne SHBA, non grata, Rama, skandali 80 mije dollaresh

Kosovë-Komandanti i FSK-së vizitë zyrtare në SHBA

July 22, 2016 by dgreca

New York, 22 Korrik 2016/Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama po qëndron për vizitë zyrtare një javore në Shtete e bashkuara të Amerikës.

Sipas axhendës, komandanti i FSK-së do të vizitoi “Kolegjin e Luftës të SHBA” në Carlisle të Pensilvanisë dhe Akademinë Ushtarake “West Point” në New York, thekson njoftimi i dërguar.

Komandanti i FSK-së, gjeneral Rama fillimisht do të realizoi takim me Komandantin e “Kolegjit të Luftës të SHBA” në Carlisle/Pensilvania, Major General William E. Rapp dhe gjithashtu dhe do të merr pjesë në ceremoninë e diplomimit të Atasheut të FSK-së në ShBA, gjeneral brigade Xhavit Gashi, e cila zhvillohet sot./b.j/

 

Filed Under: Kronike Tagged With: Kosovë-Komandanti i FSK-së, ne SHBA, vizitë zyrtare

Ministri i Bujqësise Edmond Panariti në SHBA

July 16, 2016 by dgreca

Panariti në SHBA, takim me të rinjtë shqiptarë që punojnë në BB dhe institucione të tjera/

IMG-20160714-WA0006TIRANE, 16 Korrik /ATSH-E.Xhajanka/- Ministri i Bujqësisë Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave Edmond Panariti, takoi të shtunën në Washington, të rinj shqiptarë, të cilët punojnë në Bankën Botërore dhe institucione të tjera të rëndësishme financiare në SHBA.

Ministri Panariti i ftoi ata, të bashkëpunojnë me ministrinë e Bujqësisë,  duke dhënë ekspertizën e tyre për projektet e Bankës Botërore të cilat implementohen në Shqipëri.
Ata mirëpritën propozimin e ministrit Panariti dhe vendosën që, video- konferencën e parë për të shkëmbyer ide dhe praktika në dobi të zhvillimit të ekonomisë shqiptare, ta zhvillojnë në javët në vijim.IMG-20160714-WA0007

Kreu i Bujqësisë shqiptare Prof.Edmond Panariti, ndodhet për një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjatë të cilës ka zhvilluar takime të frytshme, me personalitete dhe zyrtare të lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit, BB, dhe sipërmarrës amerikan të fushës së bujqësisë, për të nxitur bashkëpunimin midis dy vendeve në fushën e bujqësisë dhe për të sjellë asistencën amerikane në sektorë specifik të bujqësisë shqiptare.

Filed Under: Kronike Tagged With: ministri Panariti, ne SHBA, takim me te rinjet shqiptare

Ministri i Jashtem Hoxhaj në SHBA për lobim

June 30, 2016 by dgreca

-Takon në OKB përfaqësuesit e vendeve jonjohëse/

NEW YORK, 30 Qershor 2016-Gazeta DIELLI/ Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj ka nisë fushatën e lobimit për njohje të reja të pavarësisë së Kosovës. Ai po qëndron në New York, ku do të takojë dhjetëra përfaqësues të vendeve që nuk e kanë njohur Kosovën të akredituar në Kombet e Bashkuara.

Njoftimi i sapoderguar sot ngA New York thekson se, në ditën e parë, Hoxhaj ka takuar përfaqësuesit e Namibisë, Linda Scott, të Botswanës, ambasadorin Charles Thembani dhe St. Vincent dhe Grenadës, Rhoda King, të cilët i ka njoftuar me zhvillimet më të fundit në Kosovë dhe progresin sa i përket njohjes dhe anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.

“Jam në New York për t’i njoftuar edhe njëherë përfaqësuesit e këtyre vendeve për rëndësinë që ka njohja e Kosovës. Misionet diplomatike të këtyre shteteve në OKB janë me shumë peshë dhe ndikim, prandaj lobimi këtu është vetëm njëra anë e aktivitetit tonë para se t’i marrim njohjet e reja së shpejti”, ka thënë Hoxhaj pas takimeve.

Përpos takimeve me përfaqësuesit e vendeve mos-njohëse, Hoxhaj ka takuar edhe ambasadorët e Britanisë të Madhe dhe Gjermanisë pranë OKB-së, të cilët i ka njoftuar me të arriturat e Kosovës.

Diskutimi është fokusuar edhe në reduktimin e misionit të UNMIK-ut në Kosovë, rolin e ri të OKB-së që duhet ta ketë në Kosovë dhe zhvillimet e tjera në rajon dhe më gjerë.

Gjatë ditëve të ardhshme, Hoxhaj do të takoj edhe përfaqësuesit e shumë shteteve që nuk e kanë njohur Kosovën, dhe të atyre njohëse./b.j/

Filed Under: Rajon Tagged With: Ministri i Jashtem Hoxhaj, ne SHBA, për lobim

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • …
  • 12
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Xhevat Kallajxhiu, kontributi patriotik e publicistik nga “Zëri i Amerikës” te gazeta “Dielli”  
  • Në veriun e Mitrovicës para 23 viteve serbët vranë e dëbuan shqiptarët
  • Boshnjakët dhe shqiptarët kërkojnë reciprocitet të të drejtave
  • Maya Angelou mbretëresha e poezizë zezake 
  • SHQIPTARO-AMERIKANËT SHËNOJNË 1-VJETORIN E VARRIMIT TË SENATORIT BOB DOLE
  • New Proposal on School Meals Includes First Limits on Added Sugars
  • Nga Dante Aligieri dhe piktori i famshëm italian Mariotto Albertinelli tek djali i Drenicës përndjekur nga genocidi serb
  • SHQIP NË ASPROPIRGO – ATHINË
  • 15 VJETORI I PAVARËSISË SË KOSOVËS NË NEW YORK
  • Emri im nuk është Marjuana!
  • PIKËPYETJE…
  • William McKinley, Presidenti i 25-të i ShBA
  • Kosova’s 15th Anniversary of Independence Celebration
  • PAL ËNGJËLLI, KRYEIPESHKËV I DURRËSIT I SHKRUAN GJERGJ KASTRIOTIT SKENDERBEUT – PRINCIT TË EPIROTËVE PËR FILLIMIN E LUFTËS KUNDËR SULLTANIT OSMAN – MEHMETIT TË II-TË
  • In Memoriam Presidenti Woodrow Wilson

Kategoritë

Arkiv

Tags

alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT