• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

A KA VLERË JETA E NJERIUT NË SHQIPËRI?

November 7, 2013 by dgreca

Nga Frank Shkreli/

Mediat shqiptare njoftuan për një tragjedi në Pogradec ku 5 të rinjë humbën jetën të asfiksuar në një minierë të asaj zone dhe më vonë u njoftua edhe për një tjetër aksident tragjik ku dy punëtorë humbën gjithashtu jetën në një minierë të Librazhdit, pasi u mbuluan nga dheu mbrenda minierës.Fatkeqsia e Pogradecit bëhet edhe më tragjike, pasi njoftohet se 5 të rinjtë që humbën jetën atje ishin nga mosha 23 deri 28 vjeçare dhe të gjithë kushërinjë të afërm të një trungu familjar.  Të rinjët ishin duke mbledhur skrap në një përpjekje sado të vogël dhe të vështirë për të siguruar kafshatën e bukës madje edhe duke rrezikuar jetën duke u futur nën tokë për të mbijetuar në një gjëndje jashtzakonisht të vështirë ekonomike.

Këjo, natyrisht, është një tragjedi e madhe për familjet e këtyre të rinjve dhe thellësisht tronditëse për çdo shqiptar kudo, ama reagimet e para të politikës shqiptare në lidhje me këtë humbje, janë një tragjedi tjetër për shoqërinë shqiptare.  Reagimet ishin të shpejta, por siç e kanë bërë traditë, shumica qeveritare dhe pakica në opozitë, në vend që së bashku të punojnë për të parandaluar tragjedi të tilla në të ardhmen, drejtuan menjëherë gishtin akuzues ndaj njëra tjetrës.  Kryeministri i ri Z. Edi Rama deklaroi në parlamentin shqiptar se, “5 të rinjtë humbën jetën në tentativë për të shpëtuar nga varfëria,  të cilën nuk e solli kjo mazhorancë, por qeveria e mëparshme”.   Ndërkohë që akuzoi qeverinë e ish-Kryeministrit Berisha se, “Paratë e bukës së gojës i keni harxhuar të tëra ju, duke i bërë rrush e kumbulla për fushatën e 23 qershorit.   Duhet të ulni kokën” shtoi ai, “sepse i keni bërë grosh dhe pilaf ushqimet që i duhen njerëzve në rast fatkeqësie,” u shpreh Kryeministri shqiptar duke reaguar në lidhje me humbjen e jetës së 5 të rinjve në një minjerë afër Pogradecit.

Ndërsa opozita demokrate në reagimin e parë për shtyp, nepërmjet zëdhënses së saj Laura Vorpsi u shpreh se, “Partia Demokrate akuzon qeverinë si përgjegjëse direkte për këtë humbje të rëndë të jetës së këtyre të rinjve.”  Zëdhënsja e demokratëve shtoi në deklaratën e saj për shtypin se, “Të gjithë e mbajnë mend, se Edi Rama hidhte valle sa herë që ndodhte ndonjë incident në minierat tona, dhe të gjithë e kujtojmë se Edi Rama ka premtuar siguri në miniera”, u shpreh ajo.

Megjithëse tragjedi të tilla si këjo në Pogradec duhej të preknin thellë politikën dhe shoqërinë shqiptare,  shihet se, ashtu si edhe në të kaluarën, as kësaj radhe nuk ka as vullnet dhe asnjë përpjekje të përbashkët nga politika shqiptare për të mbrojtur jetën e qytetarëve nga tragjedi të tilla,  megjithëse këjo është detyra numër një e çdo  pushteti qeveritar dhe shtetëror.  Të gjithë e kufizojnë angazhimin e tyre,  vetëm duke akuzuar njëri tjetrin për përgjegjësi dhe njëkohësisht  duke bërë thirrje që “përgjegjësit”, cilëtdo qofshin ata, të shkojnë para gjyqit.   Për të evituar tragjedi si këjo në Pogradec, çdo qeveri e ka për detyrë të bëjë ç’mos që të krijojë dhe të zhvillojë një rend ekonomik i cili plotëson nevojat bazë të mbijetesës së qytetarve të saj, pasi ekonomia afekton drejtë për së drejti jetesën dhe mënyrat për sigurimin e bukës, madje duke rrezikuar edhe jetën për sigurimin e kafshatës së gojës.

Siguria e jetës së qytetarëve pa dallim — qoftë nga rreziqet e mbrendshme ose të jashtëme — është përgjegjësia numër një e çdo qeverie dhe këjo duhet të realizohet në bazë të disa parimeve bazë të pranuara nga të gjithë.   Shkrimtari i njohur romak Publius Sirius ka thënë se, “vlera e diçkaje është ajo që je i gatëshëm të paguash për të.”  Atëherë, si matet vlera e jetës së një njeriu në Shqipëri?  A vendos qeveria, shteti apo shoqëria se cila është vlera e jetës së këtyre pesë të rinjve që humbën jetën nën tokë në Pogradec  dhe dy të tjerëve në Librazhd?   Apo e atyre që humbën jetën në Gërdec, dhe shumë e shumë raste të tjera, përfshirë përgjakjen e rrugëve nga aksidentet automobilistike, anë e mbanë vendit.   Kur shteti, përgjegjësia e të cilit është mbrojtja e jetës së çdo personi, nuk merr masat e nevojshme për sigurinë e jetës së çdo individi duke parandaluar tragjedi si këjo në Pogradec, atëherë arrihet në përfundimin se qeveria dhe shteti nuk mendojnë se jeta e këtyre të rinjve mund kishte ndonjë vlerë që meritonte ndërhyrjen e shtetit për tu mbrojtur. Fatkeqsisht,  mos respektimi ndaj vlerës së jetës së njeriut  është një trashëgimi e sistemit komunist, kur jeta e personit nuk vlente pesë pare.   Ndërkohë që shoqëria dhe qeveritë e këtyre 20-viteve të fundit,  me mos angazhimin e tyre serioz në mbrojtje të jetës së individit nga katastrofat dhe tragjeditë e ndryshme — kanë bërë të qartë se vlera e jetës së shqiptarit, në mbështetje të së cilës ato kanë qenë gati të bëjnë diçka –historikisht ka qenë, asgjë. Njëra prej të vërtetave të ekzistencës tonë në këtë botë është se njeriu dhe qeveritë kanë detyrime morale ndaj njëri tjetrit.Një prej këtyre detyrimeve morale themelore të qeverisë është siguria e jetës së qytetarëve, mbi të cilët ajo ushtron pushtetin e saj.

Filed Under: Analiza Tagged With: a ka vlere, Frank shkreli, jeta e njeriut, ne Shqiperi

Protestë kundër shkatërrimit të armëve siriane në Shqipëri

November 7, 2013 by dgreca

Ambientalistët kanë zhvilluar sot një protestë para selisë së Kryeministrisë kundër shkatërrimit të armëve kimike siriane në Shqipëri.

Ata kanë kërkuar nga qeveria të mos lejojë shkatërrimin të këtyre armëve në vendin tonë pasi përbëjnë rrezik për qytetarët.

“Jemi kundër shkatërrimit të armëve kimike në Shqipëri. Shëndeti i familjeve është i rëndësishëm. Shqipëria nuk është kosh plehrash i Europës” theksoi Sazan Guri.

Ndërsa analisti Mustafa Nano, i rikujtoi qeverisë premtimet e bëra gjatë fushatës elektorale për moslejimin e importit të mbetjeve në vendin tonë.

“Përpara zgjedhjeve, opozita e atëhershme që sot është mazhorancë, ngriti zërin kundër importit të mbetjeve, dhe është logjikë e çmendur të na kërkojnë të pranojmë mbetje kimike”, tha Mustafa Nano.

Filed Under: Kronike Tagged With: Kunder, ne Shqiperi, proteste, shkaterrimit, te armeve kimike

Rikthimi hebreik në Shqipëri për të ndihmuar ekonominë shqiptare

November 6, 2013 by dgreca

Nga Skënder Karaçica/Çikago/

Populli shqiptar është i njohur për traditën e mirkpritijes dhe në rrethanat e vështira për të tjerët është në gjendje të sakrifikojë gjithçka nga vetvetja.Me këto kode të jetës shqiptare në kohën më të rëndë të akteve shekspiriane të jeshë apo të mos jeshë për popullin hebreik,kur orët vrastare Nazi-fashiste i ndiçnin në çdo cep të Evropës për asgjësimin e tyre,Shqipëria i mori në mbrotje dhe u bë shembulli i vetëm në botë për praninë dhe shpetimin e tyre.Më këto të dhëna nisi takimi i sotëm i deputetit të Kuvendit të Shqipërisë Tom Doshi me përfaqësuesit e Lobit Hebrej dhe të SHSHA-së në Çikago.
Në qendrën ndërkombëtare të biznesit  dhe të fushave të ekonomisë,të bankave e të politikave të investimeve DLA PIPER,të Odës Ekonomike Amerikë-Izrael dhe të asociacionit bankar APAC në Çikago,për praninë dhe shpetimin e popullit hebreik në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore foli Dan Shure,kryetar i Odes Ekonomike të Izraelit dhe misionar për thellimin e miqësisë shqiptaro-hebreike në Amerikë.Përmes matrialeve arkivore të historisë së popullit shqiptar e të Shqipërisë për praninë dhe shpetimin e popullit hebreik,e kemi të qartë se si propaganda antishqiptare e boshtit pansllavist në Ballkan i pati quajtur,,vrasës,,të hebrejve popullin shqiptar,vuri në spikamë Dan Shure.Ne dimë se kush ishin vrasësit e popullit tonë,ne e dimë se kë e kemi mik në kohën më të rëndë dhe ne e dimë se kush është populli shqiptar,që është pjesë e hisës sonë të përbashkët historike të vuajtjeve dhe të mbijetesës në kërkim të lirisë e të pavarësisë së Shqipërisë e të Kosovës,e tha me emocione Dan Shure në Çikago.Ndërsa në takimin e sotëm shqiptaro-hebrej ai iu drejtua përfaqësuesve të SHSHA-së(Astrit Mehmeti,Skënder Karaçica dhe Mahmut Skenderi)me fjalët se me keni adaptuar,,edhe shqiptar,edhe hebreik,,!
Në takimin e sotëm për aktualitetin historik shqiptar me hebrejtë,foli deputeti shqiptar Tom Doshi,i cili vuri në dukje se prania dhe shpetimi hebreik në Shqipëri ishte pjesë e kodeve tona dymijvjeqare shqiptare.Sipas arkivit të shtetit që është unikat për kohën tonë,tregon më së miri se çfarë bënë shqiptarët për të shpetuar nga asgjësimi fashist popullin hebreik që brezat e sotëm në Shqipëri e kanë për krenari dhe kujtesa për traditën e pritjes e të sheptimit si një nga veset tona kombëtare,theksoi deputeti Doshi.Prandaj ka ardhur koha që në bashkëpunim me Lobin Hebrej dhe me SHSHA-në si nismëtarë të kësaj veprimtarie e para e këtij lloji në Çikago,të gjenden mundësit për rikthimin hebreik në Shqipëri për të nihmuar ekonominë shqiptare me investimet kapitale të tyre.Ne kemi resurse të pasura së pari njerëzore dhe pasuritë tjera nëntokësore ne shumë sektorë të ekonomisë që presin ardhjen e investitorëve amerikano-hebreik për të ndihmuar e zhvilluar kahet e reja të ekonomisë shqiptare.Qeveria aktuale Edi Rama ju bënë thirrje miqëve tanë në Amerikë që të vijnë në Shqipëri për investime,ne e kemi të rregulluar infrastrukturën ligjore të sigurisë së investimeve dhe ato do të na krijojnë parakushtet për mëkëmbjen ekonomike dhe të ecjes sonë në trendet ndërkombëtare të ekonomisë së lirë demokratike,u tha hebrejve në Çikago deputeti Tom Doshi.
Pas dëgjimit me të dhënat nga Shqipëria,Alan P.Solow,përfaqësues i DLA PIPER,nënvizoj se jemi të gatshëm që në Shqipëri të hapin Bankën Investive Ekonomike për të afruar kushte e mundësi për zhvillimin e bizneseve me standardet më të mira të mudshme për shqiptarët.Për këtë do të ishte mirë që Qeveria Shqiptare dhe asociacionet tjera profesionale e shkencore të dijes të na afrojnë projektet për politikat e investimeve në Shqipëri në ato sektorë ekonomikë me resurset e pasura si në energjetikë,turizëm,industri,agrokompleks etjerë theksoi me një interesim Solow.
Lee Rozemberg,kryetar i APAC-ut një nga asociacionet më të fuqishme ekonomike dhe të lobimit në rrafshet ndërkombëtare të ekonomisë,e nisi diskutimin e tij me një emocion të veçantë kur vajza e tij 13-vjeqare e kishte vënë shikimin mbi hartën e gjeografisë ku shihej Shqipëria.Më të parë vajzën time se si shikonte mbi hartën e vendit të Shqipërisë i kam thënë,,Po e dite se ku gjendet ky vend kaq i bukur,ne bashkarisht do të shkojmë në pushime,,!Kushtin e fitoj vajza ime dhe në kohën e duhur me dëshirë dë të shkojmë për vizitë dhe pushime në bregdetin shqiptar që dhashtë Zoti do të bëhet vendi ynë më i preferuar për pushime,tha Rozemberg në takimin e sotëm të Çikagos.
Çikago sot është bërë më afër më Tiranën thanë diskutuesit shqiptaro-hereik.Për nismat e reja ekonomike dhe të investimeve në Shqipëri,u vendos që në bashkëpunim me Qeverinë Shqiptare(Edi Rama)të nisin përgatitjet për mbajtjen e Konferencën Ekonomike për Investime në ekonominë shqiptare që do të mbahet vitin e ardhshëm në Çikago.Me këtë rast asociacionet Shqiptaro-Amerikane me seli në Tiranë,që arsyetimin e dha Aleksandër Lacaj,një nga njohësit shqiptaro-hebreik e kanë nominuar me titullin,,AMBASADOR NDERI,,kryetarin e Odës Ekonomike Amerikë-Izrael në Çikago z.Dan Shure.

Filed Under: Analiza Tagged With: ne Shqiperi, rikthimi hebraik, Skender Karacica

Kampet e internimit të regjimit komunist në Shqipëri

August 8, 2013 by dgreca

Kampet e internimit të periudhës 1945-1954, nga kampet e Krujës dhe Beratit, deri tek i Portopalermos dhe i Tepelenës/

Nga Simon Mirakaj/

Menjëherë mbas çlirimit dhe vendosjes të pushtetit komunist në Shqipëri filluan raprezaljet kundra kundërshtarëve politik. Nëse  në pjesën e Europës perëndimore filluan rindërtimin, mbas shkatërrimit të luftës, në pjesën  e Europës Lindore filluan të hapin kampe internimi, që ngjasonin me kampet e nazismit.Filluan vrasjet me gjyq e pa gjyq,filluan torturat në burgje,internimet,rrëmbimi i pronave etj.Shqipëria u kthye në një shtet burg.Këtij terrori të panjohur në historinë e popullit tonë ju thurën dhe këngë, si ajo e famëshmja”enver hoxha e mprehu shpatën”.Shpata e Demokleut i qëndroi mbi kokë njerëzve të pa fajshëm për dyzet e pesë vjet.Nëse do të kishte çmime për krime,burgime dhe internime Shqipëria për nga numuri i popullësisë do të zinte vendin e parë, janë vrarë me gjyq e pa gjyqe 6000 vetë,janë burgosur 23000 persona,janë internuar e dëbuar 400000 persona. Në cilin vend u vra gruaja shtatëzënë, në cilin vend u vranë poetët,  në cilin vend u var poeti, u vranë klerikët.Në cilin vend  u dënua me ligj fëmija  në djep,me internim dhe doli nga kampi 45 vjeç? Për mua është e vështirë të përshkruaj çfarë ndodhi me ne, në këto kampe.Për të qenë sa më i saktë duhen shtruar disa pytje:

1-     Çfarë kuptojmë me fjalën internim,apel ?

.2 -Si bëheshin internimet e periudhës 45-54?

3-     Sa kampe kishte?

4-  Si trajtoheshin njerëzit?

Me fjalën internim në kuptimin linguistik kuptojmë një qëndrm të detyruar në një vend të caktuar. Duhet shtuar në një vend të caktuar të rrethuar me tela, e me polici të pa shpirt që përveç emrit njeri, nuk kishin as gjë të përbashkët me të.Apel do të thotë thirrje emër për emër,ky apel bëhej tre herë në ditë, me orar të vënë nga komanda.Internimet beheshin pa vendime.Vendimet i kishte vetë sistemi i diktaturës që po venodsej në Shqipëri.Makinat të shoqëruara me polici ju afroheshin shtëpive të rrethuara nga ushtarë të armatosur. I nxirrnin nga shtëpitë me forcë plaçkisnin çfarë ishte me vlerë dhe  duke i shtyrë i hipnin në makinë e i nisnin  nëpër kampe përqëndrimi të shpërndarë në të gjithë vendin. Duke i  lënë të marrin vetëm rrobat për të fjetur, e a to me numër.Veriu dërgohej në jug ndërsa jugu në veri.

Kampi i internimit i Beratit dhe Krujës

Dy ishin kampet e fillimit, ai i Beratit dhe i Krujës..

Kampi i Krujës(17Qershor-7 korrik 1947).Në  këtë  kamp të intrnuarit kanë jetuar  me 600 gramë bukë misri në ditë.Plot dy  vjet punuan të internuarit me punë të rëndë krahu.Ata flinin në  stallat e kafshëve të rrethuar me tela e të ruajtur nga policia.

Në Berat të internuarit jetonin në kazermat e pashait e në kala.Një pjesë që ishin me të  rinj i dërguan në Kuçovë për të punuar.Kur nuk e  bënin normën, rriheshin nga komandanti i kampit Pandi  Anastasi. Duhet theksuar se kampet ishin mbushur me gra, fëmijë, e pleq.Kampi i Krujes edhe i Beratit u nda në dysh.  Me këtë mënyrë ndanin familjet. Nga Kruja   një pjesë i internuan në Kashar për të punuar dhe  të internuarit e Beratit   i dërguan  në Kuçovë.Në  Nëntor të 47 të internuarit i dërguan  në Kamëz i strehuan nëpër çadra e stalla.Këtu,  thotë një nga të internuarit e atij kampi kemi punuar zbathur edhe në kohën e dimrit ku balta shkonte deri në gju.Të internuarit e kampit të Beratit në 49 i dërguan në Tepelenë në kampin e çfarosjes  apo Aushvici shqiptar. Gjatë rrugës për në Tepelenë makina rrëzohet dhe si pasojë vdiqën Fadil e Xhuma Petrela.Në 14 prill të 49 shumë djem të moshës 14, 15 vjeç i dërguan në Lozhan.

Lozhan, 14 prill -12 dhjetor 1949

Ja si tregon një i internuar në kampin e Lozhanit Vasil Kokali;Para se të shkonim në Lozhan,kemi qëndruar në Godoviat të Gramshit 17 ditë pa strehë në qiell të hapur,edhe moti ishte për ditë me shi.Nga Godoviati u arratisën 9 vetë,6 kaluan kufirin një u vra,një u plagos e një u kap i gjallë.Në 7 Maj të vitit 1949 të shoqëruar nga forca të shumta ushtarësh,  u nisëm nga Godoviati në këmbë për në Lozhan të ngarkuar me rraqet tona,mbas tre ditësh kemi mbërritur në Lozhan të rraskapitur nga lodhja e të uritur ,rrugës kemi ngrënë gjethe hardhije të egër. Punën e kishim shum të rëndë,hapje rrugë, ku gjetëm edhe 80 çamë.Kush nuk realizonte normën tregon Vasili e futnin për ndëshkim në ujin e lumit Devoll deri në brez – mos harroni këta të internuar ishin të moshës 14 ,15 vjeç.Në kampe janë rrahur në mënyrë barbare si Nikolla Bicuni nga Dropulli i sipërm dhe Safet Xoxi nga Paramithija e Çamërisë. Më 12 dhjetor një pjese të internuarëve transferohen nga Lozhani për në Portopalermo.

Portopalermo,dhjetor 1949-50

Mua më nisën për në Portopalermo,thotë V.Kokali në Lozhan më mbetën dy vëllezrit njëri 14,e tjetri 15 vjeç,ndërsa motrën e nënën i dërguan në kampin e Valiasit, familja ishte ndarë në tre kampe e kjo jo pa qëllim.Në orën 5 të darkës na kanë hipur në makinë nën shoqërinë e një shiu të imtë.Të gjitha lëvizjet nga një kamp tek tjetri i bënin gjithmonë nën shi.Më 14 dhjetor në orën 10 të natës arritëm në Portopalermo.Në këtë kala kemi gjetur gra, fëmijë,plaka e pleq të ardhur nga kampi i Tepelenës.Në këtë kamp kishin sjellë për ndëshkim familjet më të nderuara nga krahina e veriut,si të Fiqiri Dines,të Markagjonit,të Mirakajve,Kaloshëve,Të Hysni Demës,të Cen Elezit,Preng Previzit,të Sina Goles,Nush Topallit,Pal Pognit,si dhe shumë beqarë si Shpend Sherfi,Xhevit Matjanin,Bajram Xhafen,Avni Agollin,Hazis Kurjanin,Kujtim Velmishin,Sabri Dergutin,Luigj Markun e të tjerë.Më vonë  erdhën ata që u liruan nga burgu si Fatbardh Kupi,Viktor Dosti,Alush Dizdari,Isuf e Imer Keqi,e shumë nga Devolli që s’më kujtohen emrat.Në këtë  kamp fatëmirësisht  nuk ishte i gjatë qëndrimi se do të kishim vdekur të gjithë.Kapter Ahmeti nga Kuçi i cili më parë kishte qenë gardian i burgut të Gjirokastrës i transferuar me detyrë në Portopalermo,u çudit nga kushtet tepër të këqia duke thënë se Kalasë së Gjirokastrës i ka dalë nami se kjo qenka për të qarë hallin.Këtu të Internuarit u verbuan  nga mungesa e vitaminave,si Ndue Doshi,Mark Doshi,ata ecnin këmba doras Ushqimi ditor ishte 400gramë bukë thekri e një lugë lëng groshe.Në kala rrezja e diellit nuk depërtonte asnjëherë,dritaret ishin shumë të vogla,ambjenti ishte gjithmonë në terr,lagështirë ishte një gejndje tmerri.Për të fjetur si dyshek kishim rrasat e gurit,ujë të kripur e me krimba pinim nga pusi që ishte në hyrje të kalasë.Në kamp buka gatuhej e piqej në kala.Një ditë i them bukëpjekësit :- Ore Ded’, s’të kam parë asnjëherë të pastrosh govatën e gatimit,ai mu përgjigj se unë kurrë s’kisha me mujtë me e pasturue ma mirë se minjtë.

Kampi famëkeq i Tepelenës

Tepelenë (9Prill 1949-14Mars 1954).Kampi ngrihej rrëzë kalasë,buzë lumit Bençe ,në gazermat e ngritura nga ushtria italiane gjatë luftës së dytë botërore.Në kampe ngriheshim në orën 5 për apelin ndërsa në orën 6 do të grumbulloheshim para drejtorisë për të na caktuar punën.Organizimin e punës e bënte  policia e kampit, në përbërjen e saj kishte 15 policë. Një pjesë punonim në baçen e komandës, pjesa tjetër priste e trasportonte dru në kurriz nga mali i Turanit 7 km larg .Ndërsa gratë mblidhnin pleh organik nëpër stanet e maleve të Tepelenës e i transportonin në kurriz me litar,disa punonin me bel ,bënin qelizëm ,të tjerë mbanin driza në kurriz për t’i çuar në kamp për guzhinën ,drizat i merrnin 5 km larg kampit.Për transportin e drizave komanda kishte caktuar  një skuadër me vajza të reja,të cilat shkonin dy herë në ditë.Kapterri që i shoqëronte nuk i lejonte që të pinin ujë.Këto ishin vajza të familjes Kaloshi,Mirakaj,Markagjoni,Demaj,Tuçi nga Mirdita,Gole.Topalli[Suzana Topalli].Nga lodhja,urija,ato vendosën të hidhen të ngarkuara  me dru në lumin Vjosë, njëra prej tyre kundërshtoi,  duke iu thënë se ne nuk bëjmë asgjë vetëm ju shtojmë dhimbjen nënave tona. Shpesheherë kur ktheheshim nga puna ishim të lagur prej shiut, rrobat na thaheshin në trup.Kampi kishte 2000 persona.Racioni i ushqimit ishte 80 gr.oriz për person 50 gr makarona,bollgur,grosh të gjitha me krimba,9 gr.vaj,5 gr kripë e 400 gr.bukë.Në kampe njerëzit hanin çfar të gjenin,si lende derrash gorrica të egra ,mish të ngordhur kur i gjenin gjatë punës..Kampi ishte i mbushur me predha të mbetura nga lufta italo greke ,komanda vinte edhe fëmijët për t’i stivosur.(Vijon)

Abonoho tek gazeta “Dielli”

Dergoje cekun ( i paguhet Vatres)  me $ 60 per abonim vjetor ne SHBA dhe $ 100 ne Europe dhe Australi. Keni deshire te anetaresoheni ne Federaten “Vatra”? Me $100 siguroni anetaresimin dhe gazeten Dielli.

ADRESA

VATRA

2437  SOUTHERN BLVD

BRONX, NY 10458

 

Filed Under: Histori Tagged With: kampet e internimit, ne Shqiperi, Simon Mirakaj, te regjimit komunist

Besimtaret myslimane ne Shqiperi festojne festen e Bajramit

August 8, 2013 by dgreca

Besimtaret myslimane festojne sot festen e Bajramit. Ne kete dite te shenuar per ta, myslimanet kane marre urime nga kreu i shtetit, Bujar Nishani, kryeministri Sali Berisha, kryeministri i zgjedhur, Edi Rama, kryebashkiaku i Tiranes, Lulzim Basha, njeheresh kreu i PD-se dhe perfaqesues te tjere politikes.

Ceremonia e Faljes së Bajramit u bë sot herët në mëngjes në Tiranë, në xhaminë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, me pjesëmarrjen e një numri të madh të besimtarëve myslimanë. Ne fjalen e tij, kreu i komunitetit mysliman në Shqipëri, Haxhi Selim Muça, u ka uruar besimtarëve myslimanë paqe dhe harmoni në mes njëri-tjetrit.

Mesazhi i Nishanit

Me nje mesazh publik, Nishani uron qe ne kete Bajram ta shohim botën dhe jetën me sytë e të dobtëve dhe të varfërve.

“Le ta mposhtim me mjete paqësore, me sakrifica si Ramazani dhe festa si Bajrami, kulturën e urrejtshme të sherrit, këtë rudiment të rrezikshëm trashëguar nga e kaluara diktatoriale”- uron Nishani.

Mesazhi i plote i Presidentit 
Ju uroj nga zemra Gëzuar Bajramin, festën më të madhe dhe më të bukur të myslimanëve, festën Tuaj, festën time, festën e të gjithëve, atë festë gjatë së cilës gëzohen pa dallim, i madh e i vogël, burra e gra, të varfër e të pasur, të gjithë nën shenjën e bashkimit dhe besimit të pafundëm dhe të pakushtëzuar ndaj Zotit.

Gëzuar pra këtë festë të shenjtë, e cila, pas sakrificës sjell shplodhjen, pas hezitimit bindjen, pas dobësisë forcimin, pas vuajtjes Besimin.

Nga një Ramazan në tjetrin Ramazan, pra nga një sakrifikim në tjetrin, nga një Bajram në tjetrin Bajram, pra nga një festë në tjetrën festë, provojmë dhe dëshmojmë efektivisht besimin ndaj Zotit. Dhe Zoti çdo herë na shpërblen. Duke na bërë më të mirë; për veten, për tjetrin, për shoqërinë. Duke na bërë më të fortë fizikisht, më të kthjellët mendërisht, më të gatshëm për sfida të tjera edhe më të vështira, që i ka jeta, i ka ekzistenca.

Jo dëshpërim, jo lëndim, jo brenga.
Vetëm gëzim, lumturi dhe begati, dhe bekimin e Zotit, dashurinë e Zotit, ndihmën e Zotit, paqe, dhe urtësi sjelltë për të gjithë Ju kjo ditë, ky Bajram.

Le të na bëjë ky Bajram ta shohim botën dhe jetën me sytë e të dobtëve dhe të varfërve.
Le ta mposhtim me mjete paqësore, me sakrifica si Ramazani dhe festa si Bajrami, kulturën e urrejtshme të sherrit, këtë rudiment të rrezikshëm trashëguar nga e kaluara diktatoriale.

Nga thellësia e zemrës, ju uroj gjithë të mirat në këtë ditë të madhe.

Le të jetë Dita e Bajramit një ditë e lumtur.

Gëzojeni këtë ditë bashkë me të dashurit Tuaj. Ngushëllohuni bashkërisht. Ndihmohuni bashkërisht. Këshillohuni bashkërisht. Gëzohuni bashkërisht në këtë ditë Bajrami.
Mesazhi i Berishes
Feste te meshires se Krijuesit dhe sakrifices e ka quajtur kyeministri Berisha kete dite, duke uruar per mbaresi e paqe gjithe shqiptaret.

“Te dashur miq, sot besimtaret mysliman shqiptare, pas nje muaj perkushtimi dhe sakrifice per Krijuesin, festojne Fiter Bajramin si festen e meshires se Zotit ndaj nesh dhe devotshmerise tone ndaj Atij. Nepermjet sakrificave te ketij muaji njerezit perjetojne me prane vuajtjet e atyre qe kane mundesi me te pakta por njekohesisht perjetojne premtimin e Zotit qe pas veshtiresise, sakrifices e cila qendron ne themel te çdo arritje te njeriut, vjen lehtesimi, shperblimi.  Ndaj le te urojme ne nga zemra qe kjo dite e shenjte te sjelle shendet, mbaresi, paqe, begati per te gjithe shqiptaret! Gezuar!!! sb’- shkruan Berisha ne profilin e tij ne FB.

Mesazhi i Rames

Urime kane marre besimtaret edhe nga kreu i PS-se, Edi Rama, kryeministri i zgjedhur.  “Te gjithe besimtareve muslimane u uroj gezuar festen e Bajramit te Madh dhe mbaresia i prifte familjeve tuaja!”- uron Rama permes nje postimi ne profilin e tij ne FB.

Urimi i Bashes

Kryebashkiaku i Tiranes, Lulzim Basha, njeheresh kreu i PD-se ka uruar besimtaret pas nje vizite te bere mengjesin e sotem ne Komunitetin Mysliman.

“Pas javeve te mundimshme, diteve te gjata te sproves te muajit te Ramazanit, sot besimtaret ne Shqiperi dhe anembane botes festojne Bajramin. Me kete ras uroj gezuar festen e Bajramit, u kthefshin sakrifica e agjerimit dhe lutjet e tyre ne miresi, begati, drite per ta, familjet e tyre dhe konbin shqiptar. Mot me mire!”- uroi Basha.

Urimi i Topallit
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka uruar pas vizites ne Komunitetin Mysliman gjithe shqiptaret kudo ndodhen.  Sipas saj, sakrifica e agjerimit nuk eshte vetem detyre e shenjte, por edhe nje akt i rendesishem.

“Gezuar festen shqiptareve kudo qe jane. Sot sakrifica e gjithe atyre qe agjeruan nderohet dhe kurorezohet ne kete feste dhe dite te bekuar. Gezuar!”- tha ajo(Panorama)

 

Filed Under: Kronike Tagged With: Besimtaret myslimane, festuan Bajramin, ne Shqiperi

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT