VATRA DHE DIELLI NGUSHELLOJNE DR. SKENDER MURTEZANI DHE FAMILJEN/
Ditën e Shtunë me 30 Korrik 2016 në varrezat e qytetit të Tetovës u përcoll për në banesën e fundit me ceremoni kombetare dhe fetare Sulejman Murtezani-GEGA, vëllai i patriotit të njohur tetovar Mehmet GEGA. Sulejman GEGA rridhte nga një familje e njohur kombëtare tetovare të cilët gjithnjë janë ndjekur dhe burgosur nga pushteti serb dhe sllavo-maqedonas. Sulejman Murtezani GEGA është babai i aktivistit të njohur i çështjes kombëtare në SHBA dr. Skënder Murtezanit i cili është edhe njëri nga drejtuesit e Federatës VARTRA.
Në varrimin e të ndjerit morën pjesë me qindra shqiptar të ardhur nga të gjitha viset kombëtare, Kosova, Shqipëria dhe Çamëria duke i dhene lamtumiren e fundit ketij atdhetari te devoshem.
VATRA DHE DIELLI NGUSHELLOJNE FAMILJEN
Federata Panshqiptare e Amerikës”VATRA” i shpreh ngushëllimet më të thella anëtarit të Kryesisë të Vatrës, kryetarit të degës së Vatrës në Queens, dr. Skënder Murtezani,për humbjen e babait të tij të dashur. Ngushellimet më të thella i përcjellim bashkëshortes të të ndjerit, të gjithë familjes Murtezani, të afërmëve dhe miqëve.
I ndjeri Sulejman Murtezani GEGA ishte anëtar i Vatrës, që në themelimin e degës së Vatrës në Queens më 2012, duke qenë pjesë e takimit themelues të degës, zhvilluar në selinë e Vatrës.
Nga ana e saj edhe Gazeta”Dielli” ngushëllon bashkëshorten e të ndjerit, dr. Skënder Murtezanin, vëllezërit e tij Arben dhe Naim Murtezani, të gjithë familjen dhe miqtë.
Shpirti në paqë atdhetarit Sulejman Murtezani!
Ne Foto: Ne Draken e 28 Nentorit organizuar nga Vatra. Majtas i dnjeri Sulejman Murtezani , bashkeshortja dhe dr./ Skender Murtezani