• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

TAKIMET E MINISTRIT TE JASHTEM NE WASHINGTON

March 21, 2017 by dgreca

Stoltenberg-Bushati,  vlerësohet roli i Shqipërisë në ruajtjen e paqes në rajon/

bushati-stoltenberg

Ministri Bushati zhvilloi një takim pune me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, në ambientet e Ambasadës sonë në Washington DC.Biseda pati në fokus kontributet e Shqipërisë në kuadër të Aleancës, në përgjigje të sfidave në krahun lindor dhe jugor të saj, situata e sigurisë në rajon, si dhe bashkërendimin e qëndrimeve të vendeve të Aleancës në prag të ministerialit të ardhshëm të NATO-s në muajin prill.Ministri Bushati ritheksoi hapat e ndërmarra nga Shqipëria në përmbushjen e angazhimeve të Samitit të Varshavës, përfshirë rritjen e buxhetit dhe shpenzimeve të mbrojtjes.

Sekretari Stoltenberg, nga ana e tij, vlerësoi rolin e Shqipërisë në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon, kontributin e shtuar të vendit tonë në operacionet dhe misionet e NATO-s, si dhe në kuadër të luftës kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.Pjesë e rëndësishme e diskutimeve ishin zhvillimet e fundit në rajon, përfshirë marrëdhëniet Kosovë-Serbi, situata aktuale në Maqedoni dhe përfundimi i procesit të anëtarësimit të Malit të Zi në NATO.Bashkëbiseduesit u ndalën mbi nevojën për të bashkërenduar përpjekjet për të konsoliduar stabilitetin demokratik dhe për të përmirësuar mjedisin e sigurisë në rajon, në përgjigje të faktorëve destabilizues në Ballkanin Perëndimor.

Në këtë kontekst, Ministri Bushati theksoi nevojën për thellimin e bashkëpunimit mes Aleancës dhe vendeve të rajonit, dhe veçanërisht vijmin e institucionalizimit të marrëdhënieve të NATO-s me Kosovën, si një menyrë për të adresuar kërkesat e saj legjitime për më shumë siguri.Në kuadër edhe të Komunikatës së Varshavës, angazhimi më substancial i NATO-s bëhet edhe më i domosdoshëm pas ngjarjeve të fundit destabilizuese të paqes dhe trajektores euro-atlantike të vendeve të rajonit.

Palët ranë dakord se progresi i reformave shtet-konsiliduese, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, dhe perspektiva euro-atlantike mbeten akset kryesorë të përforcimit të paqes dhe stabilitetit demokratik në rajonin tonë, në respekt të vlerave euro-atlantike.Ministri Bushati dhe Sekretari i Përgjithshëm Stoltenberg ndodhen në Washington në kuadër të Ministerialit të Koalicionit Global anti-ISIS.

Bushati bisedime në Senatin amerikan dhe Dhomën e Përfaqësuesve

 Në ditën e dytë të vizitës në Washington D.C, Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka zhvilluar takime në Senatin amerikan dhe në Dhomën e Përfaqësuesve. Bushati ka marrë vlerësime jo vetëm për bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe SHBA në kuadër në NATO-s, por edhe për reformat e ndërmarra në vend.Gjatë takimit me kryetarin e Komisionit për Politikën e Jashme, Ed Royce, dhe Kongresmenin Eliot Engel, biseda u fokusua mbi proçesin e reformave, veçanërisht atë të drejtësisë.Palët mësohet se kanë biseduar mbi efektet e saj transformuese, jo vetëm në jetën e përditshme të qytetarëve, por edhe nga pikëpamja e sigurisë dhe ekonomisë.Teksa vlerësuan kursin e reformave në fushën e sundimit të së drejtës në Shqipëri, kongresmenët Royce dhe Engel shprehën gatishmërinë e Kongresit Amerikan për të mbështetur konsolidimin e mëtejshëm të tyre, si një fushë ku SHBA kanë investuar burime të mëdha njerëzore dhe financiare përgjatë tre dekadave të fundit.Ndërkohë Bushati ka marrë vlerësime për angazhimin e Shqipërisë për më shumë siguri në rajon dhe përballimin e sfidave të përbashkëta siç është lufta kundër ISIS. Gjatë takimit me Senatorin Chris Murphy, anëtar i Komisionit të posaçëm për Europën, bashkëbiseduesit u ndalën veçanërisht mbi zhvillimet e fundit në rajon, rëndësinë e partneritetit strategjik Shqipëri-SHBA.Ministri Bushati evidentoi angazhimin dinamik dhe konstruktiv të Shqipërisë në rajon, kontributin tonë në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, si dhe ecurinë e reformave shtet-konsoliduese në Shqipëri, në kuadër të procesit të integrimit në BE. Senatori Murphy ripërsëriti gjithashtu rolin e posaçëm të SHBA-së, si një aktor i pazëvendësueshëm për sigurinë dhe mirëqënien e Europës juglindore.

John McCain priti  Bushatin

Gjatë vizitës së tij në Washington D.C., Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati pati një takim në Senat me veteranin Republikan dhe mikun e shqiptarëve John McCain, i cili ka një shikim të kthjellët dhe pa kompromis mbi rolin e patjetërsueshëm të SHBA-ve në rajon në përgjithësi dhe në vendin tonë në veçanti.Biseda me John McCain kishte në fokus vlerat e përbashkëta trans-atlantike dhe ishte inkurajuese për partneritetin e ngushtë midis dy vendeve për sa i përket reformave demokratizuese dhe të sundimit të së drejtës në vendin tonë.John McCain shprehu mbështetje të qartë për kursin e reformave dhe angazhimin parimor të Shqipërisë, përkundrejt adresimit të sfidave të përbashkëta të sigurisë, në kuadër të NATO-s dhe në rrafshin dypalësh.“Takim shumë i mirë me Ministrin e Jashtëm Ditmir  Bushati: Shqipëria është një mike e vërtetë dhe aleate e SHBA-ve, si edhe një demokraci krenare që po bën progres në rrugën e reformave”, shkruan McCain në twitter pas takimit me Bushatin.

Filed Under: Kronike Tagged With: Bushati, Ne Washington, TAKIMET E MINISTRIT TE JASHTEM

SHBA-Kosovë, kryediplomati Hoxhaj në Washington

March 20, 2017 by dgreca

-Takime me kongresmenë dhe zyrtarë të lartë amerikanë/

WASHINGTON, 20 Mars 2017-Gazeta DIELLI/ Pas dy ditësh qëndrimi në New York, ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj ka udhëtuar në Washington.Njoftimi i dërguar thekson se, gjatë qëndrimit në kryeqytetin amerikan,  ministri Hoxhaj do të ketë një sërë takimesh me kongresmenë dhe zyrtarë të lartë të Departamentit të Shtetit, ku do të bisedojnë për bashkëpunimin e mëtejmë dhe marrëdhëniet e mira të Kosovës me ShBA-në.Po ashtu, kryediplomati kosovar do të marrë pjesë edhe në mbledhjen vjetore të ministrave të Jashtëm të koalicionit anti-ISIS, si dhe do të mbajë ligjeratë në Atlantic Council.Gjatë qëndrimit dyditor në New York, Hoxhaj pati në fokus lobimin për njohje ku ka takuar një sërë përfaqësuesish të vendeve jo-njohëse të CARICOM-it, Azisë dhe Afrikës./b.j/

Filed Under: Kronike Tagged With: Behlul Jashari, kryediplomati Hoxhaj, Ne Washington

DEGA E VATRËS NË WASHINGTON ZGHODHI KRYETARIN E RI

March 6, 2017 by dgreca

Të Dielën me 5 Mars, në prag të Kuvendit të Federatës Panshqiptare të Amerikës”VATRA”, që do të zhvillojë punimet me 10 Qershor 2017 në Nju Jork, zhvilloi Kuvendin e saj dega e Vatrës në Washington. Të pranishëm në këtë Kuvend ishte edhe Kryetari i Federatës Vatra dr. Gjon Bucaj dhe anëtari i Kryesisë, arkëtar i Vatrës, Marjan Cubi.

1 Ok dega uashington

Kryetarja e deritanishme Merita B McCormack, anëtare e Këshillit të Vatrës, informoi për veprimtaritë mes dy Kuvendeve.

Kryetari i Vatrës Dr. Gjon Bucaj përshëndeti  në emër të Kryesisë së Vatrës dhe e përgëzoi degën për veprimtaritë e zhvilluara. Më pas ai informoi për veprimtaritë e Qendrës dhe për Kuvendin, që do të nisë punimet me 10 Qershor 2017. Ky Kuvend, tha dr. Bucaj, do të jetë Kuvend zgjedhor dhe pune. Kryesia e Vatrës do t’i ndjekë nga afër Kuvendet e degëve. Së shpejti një përfaqësi e Kryesisë, do të udhëtojë edhe në katër degët e Floridës.

Pas diskutimeve u bënë zgjedhjet e reja për kryesinë e degës dhe u zgjodhën delegatët për në Kuvendin e Vatrës. Kryetar i ri i degës së Washingtonit u zgjodh anëtari i Këshillit të Vatrës, z. Armin Zotaj.

Gazeta “Dielli” falenderon zonjë Merita B McCormack për kontributin e dhënë në drejtimin e degës dhe i shpreh urimet më të ngrohta kryetarit të ri, z. Armin Zotaj dhe Kryesisë së re. (Informacion më të zgjeruar do të lexoni në Diellin e printuar)

Filed Under: Featured Tagged With: Dega e Vatres, KRYETARIN E RI, Ne Washington, ZGHODHI

VATRA, PROTESTË PARA AMBASADËS FRANCEZE NE WASHINGTON

January 7, 2017 by dgreca

Protesta organizohet ditën e Hënë, ora 11.00 AM, para Ambasadës Franceze, në adresën: 4101 Reservoir Rd, Washington, DC 20007 /

1-ok-haradinaj-arrestKryetari i Federatës Panshqiptare të Amerikës “VATRA”, Dr. Gjon Buçaj, njofton vatranët dhe u bën thirrje të gjithë shqiptarëve, se të Hënën me 9 Janar 2017, do të organizohet një protestë paqsore në Washngton, prandaj janë të lutur që kushdo që ka mundësi të marrë pjesë, të udhëtojë drejt Washingtonit. Sa më shumë pjesmarrës, aq më shumë efekt ka protesta. Arrestimi i Kryetarit të AAK, Ramush Haradinaj, Ish Kryeministrit të Kosovës, ish Komandantit të UCK-së, që e ka provuar dy herë pafajësinë e tij në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës për akuza të pabaza të Serbisë, është arbitrar dhe përbën precedent ndërshtetëror, diplomatik. Vatra gjykon se Serbia po përpiqet që të errësojë imazhin e Kosovës dhe ish luftëtarëve të saj të Lirisë dhe tenton që të barazojë xhelatin (Serbinë) me viktimën (Kosovën). Qeveria franceze në mënyrë arbitrare e ndaloi Ramush Haradinajn me një urdhër absurd të Serbisë. Edhe pse Franca e ka njohur pavarësinë e Kosovës, ajo e trajtoi Haradinajn jo si qytetar të një shteti të pavarur. Ky është një veprim arbitrar, dhe përbën provokim për Pavarësinë e Kosovës, një veprim që haptazi minon dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës me ndërmjetësinë e Brukselit. Franca i ka shkelë të gjitha të drejtat e një qytetari të pafajshëm, qytetari të një shteti të pavarur, i pafajshëm me vendime të Drejtësisë ndërkombëtare, duke zbatuar fletë-arreste të dalë kohe të Beogradit. Është kjo arsyeja që Vatra e ka vendosur ta bëjë Protestën para Ambasadës Franceze dhe jo para ndonjë Ambasade tjetër.

Protesta organizohet ditën e Hënë, ora 11.00 AM, para Ambasadës Franceze, në adresën: 4101 Reservoir Rd

Washington, DC 20007

VATRA E KA NXJERRË LEJEN E PROTESTËS TEK AUTORITET E WASHINGTONIT.

BASHKËATDHETARË, KUJTONI PROTESTAT E ZHVILLUARA NDER VITE NGA SHQIPTARËT E AMERIKËS PËR LIRINË E KOSOVËS DHE KONTRIBUONI QË EDHE KJO E SË HËNËS TË NA DALË ME SUKSES! SHPENZOJENI NJË DITË PËR KOMANDANTIN DHE LUFTËTARIN E LIRISË, PËR KOSOVËN DHE DINJITETIN E SAJ, PËR PAVARËSINË E RREZIKUAR.

 

Filed Under: Vatra Tagged With: Ne Washington, PARA AMBASADËS FRANCEZE, proteste, Vatra

DITA E FLAMURIT SHQIPTAR NE WASHINGTON

November 26, 2016 by dgreca

At Gjergj Fishta: “Mblidhnu tok si kokrrat n’sheg”/

TIRANA, ALBANIA: US President George W. Bush and Albanian Prime Minister Sali Berisha at the Council of Ministers 10 June 2007 in Tirana, Albania hold a joint press conference. Bush rejected the idea of an "endless dialogue" on the future status of Kosovo, saying the time was ripe to move towards independence for the Albanian-majority Serbian province.   (Photo by Charles Ommanney/Getty Images)
I nderuar Editor i Diellit/

104-vjetori i Pavaresise se Shqiperise, Dita e Flamurit, u kremtua ne menyre madheshtore ne Lynnwood Convention Center, ne qytetin me te njejtin emer ne Washington State, te dielen, me 20 Nentor 2016 nga 5-11:45 te mbremjes.

Gezuar Diten e Flamurit!

Falenderim e mirenjohje te thelle VATRES e baballareve te Kombit, qe punuan me dashuri e perkushtim, qe flijuan gjithshka per nderin dhe lirine e Shqiperise Etnike, per vlerat dhe idealet qe e rilinden dhe lartesuan identitetin shqiptar!

Po ju dergoj fjalimin e rastit

Me nderime,

Ferhat Ymeraga

Kent, Washington State

***

DITA E FLAMURIT

Nga Ferhat Ymeraga/*

“Mblidhnu tok si kokrrat n’sheg”/

At Gjergj Fishta/

Njëqind e katër  vjet më parë, më 28 Nëntor 1912, baballarët e kombit në krye me Ismail Qemalin, shpallën Pavarësinë e Shqipërisë.  Kështu, përfundoi nata e gjatë e pushtimit otoman dhe Shqipëria doli në dritë. U rilind! U rilind bashkë më flamurin e Gjergj Kastriotit Skenderbeut.

Pavarësia e Shqipërisë u arrit falë gjakut të derdhur të bijve e bijave më të mirë të Shqipërisë Etnike: të dëshmorëve e martirëve të shumë brezave, po dhe gjakut të njerëzve të rëndomtë: të femijëve, grave e pleqve, të të rinjëve e të rejave, që u kapluan në stuhinë e betejave të përgjakshme, duke përfshirë dhe Luftën e fundit  në Kosovë.Me gjakun e tyre të pafajshëm, ata e vaditën tokën arbnore, duke e shenjtëruar atë. Duke e bërë Atdheun tokë të shenjtë të lirisë!

Jemi mbledhur sonte këtu që të kujtojmë e nderojmë bijat e bijtë më të shtrenjtë të Atdheut, që dhanë jetën e tyre që Shqipëria të jetojë! Ata dhe ato ranë fli në altarin e lirisë, më besimin dhe vizionin se:

Nga Tivari në Manastir, nga Presheva ne Prevezë,

Nga Shkodra ne Janinë, nga Kosova ne Çamëri

Është Shqipëri. Është Atdhe. Është Arbëri!

Sot, vërtet, kemi dy shtete shqiptare, po vetëm një Atdhe!

Flamuri Kombëtar është Formula e Pagëzimit e idealeve të lirisë e bashkimit. Le ta pagzojmë të gjithë së bashku këtë Ditë të Shenjtë të rilindjes së Shqipërisë,të lirisë e te flamurit shqiptar, që Atdheu të jetojë i bashkuar, i lumtur dhe i përparuar brez pas brezave.

Zoti ju bekoftë juve dhe Shqipërinë!

Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara t’Amerikës dhe botë!

E diel, me 20 Nentor 2016

Lynnwood, Washington

***

ALBANIA’S FLAG DAY

By Ferhat Ymeraga

One hundred and four years ago, on November 28, 1912, our nation’s fathers, headed by Ismail Qemali, declared the Independence of Albania. Thus ended the long night of Ottoman rule and Albania was delivered to light. It was reborn! It was reborn together with the flag of Gjergj Kastrioti Scanderbeg.

Albania’s independence was achieved thanks to the blood shed by the best sons and daughters of Ethnic Albania: by the martyrs of many generations, but also the blood shed by ordinary people: children, women, elderly and youth who were caught in the whirlwind of the bloody battles, including the last war in Kosova.

With their innocent blood they nurtured the Albanian land—sanctifying it and transforming the homeland into the holy land of freedom!

We are gathered here tonight to remember and honor these dearest daughters and sons of our homeland that gave their lives that Albania might live. They fell on the altar of freedom, with faith and vision that:

From Tivar to Manastir, from Presheva to Preveza,

From Shkodra to Ioannina, from Kosova to Cameria

It’s Albania. It’s one homeland. It’s Arberia!

Today, it’s true, we have two Albanian states, but only one homeland!

Our national flag is a blessing of the ideals of freedom and unity. Let us bless all together this Holy Day of the rebirth of Albania, freedom, and the flag, so that our homeland may live united, in happiness and prosperity, generation after generation.

May God bless you and Albania!

May God bless the United States of America and the world!

November 20th, 2016

Lynnwood, Washington

*Fjalim i mbajtur me rastin e kremtimit të 104-vjetorit të shpalljës së Pavarësisë së Shqipërisë.

Në Lynnwood, Washington, ditën e diel, më 20 Nëntor 2016. (nga Ferhat Ymeraga). A speech delivered on the occasion of the 104th anniversary of the Declaration of Albania’s

Independence. Lynnwood, Washington State

Sunday, November 20th, 2016 (read in English by Sava Simbe, board member of the association)

Filed Under: Komunitet Tagged With: Dita e Flamurit, Ferhat Ymeraga, Ne Washington

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT