Foto ARKIV i Gazetës DIELLI: Nuland në Prishtinë para një viti, në 12 korrik 2015/
-Për nesër paralajmërohet edhe vizita e zëvëndës asistentit të Sekretarit të Mbrojtjes së SHBA-ve Dr Michael Carpenter në Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës/
PRISHTINË, 9 Korrik 2016-B.Jashari/ Zëvendës-sekretarja e shtetit amerikan Victoria Nuland viziton Kosovën, ku dhe do të takojë udhëheqësit shtetërorë.Axhenda nis nesër në mëngjes me takimin me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe vazhdon me pritjen te kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.
Takimi me kryeministrin Isa Mustafa, zëvendëskryeministrin Hajredin Kuçi dhe kryediplomatin Enver Hoxhaj është i përbashkët.Më pas, në axhendë është edhe takimi me zëvendëskryeministrin Branimir Stojanoviç, nga komuniteti serb në Kosovë.
Victoria Nuland në vizitën në Prishtinë në korrikun e para një viti vlerësonte progresin që po arrihet në Republikën e Kosovës, duke shprehur përkrahjen e mëtutjeshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.Për nesër paralajmërohet edhe vizita e zëvëndës asistentit të Sekretarit të Mbrojtjes së SHBA-ve Dr Michael Carpenter në Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe pas takimit me ministrin Haki Demolli një deklaratë e përbashkët për shtyp.