-2500 turistë, gjatë këtij viti, vizitojnë bazilikën që ndodhet në Kodrën e Tepes në Elbasan/
Nga Miranda sadiku/
– Shumë pranë Ullishtës në lindje të qytetit, në vendin e quajtur ish “Shtëpia e Pritjes” ndodhet një nga bazilikat më të vjetra të këtij qyteti. Arkeologë të ndryshëm që e kanë hulumtuar nga afër bazilikën shprehen se ajo i takon Varrezës së Skampinit, në shekullin IV- V.
E shpallur Monument Kulture kjo bazilikë është një ndër ndërtimet më të vjetra të kultit të krishterë mbas Bazilikës së Akropolit në Butrint.
Kreshnik Belegu, drejtor i Muzeut Etnografik thotë për ATSH se “Bazilika në Kodrën e Tepes, (vendi ku ndodhet bazilika) u gjet me mure që quhen pak mbi tokë, dhe ka të njëjtën pamje thuajse si ajo aktualja. Ajo i përkiste tre fazave ndërtimore duke pësuar edhe ndryshime. Nefet anësore të bazilikës u kthyen në mjedise varri për dinjitarët e komunitetit fetar të Skampinit.
Ka qenë viti 518-të kur bazilika pësoi rrënim si pasojë e tërmeteve dhe nuk rindërtohet më. Në këtë kohë Scampini kishte katedralen e Shën Pjetrit ( që përmendet vetëm në dokumenta) dhe në këtë kohë lejohej varrimi brenda kalasë.
-Tre fazat ndërtimore të bazilikës-
Sipas Belegut “varfëria e ndërtimit e daton këtë bazilikë në mesin e shekullit të IV kur Skampini nuk e kishte fituar akoma mirë fizionominë qytetare.Faza e parë e ndërtimit paraqet një bazilikë me tre mjedise të formuara nga dy kolona. Muret, mbi të cilën mbështetet janë ndërtuar në gurë dhe breza tre katër rradhësh tulla.
Ka qenë viti 518-të kur bazilika pësoi rrënim si pasojë e tërmeteve dhe nuk rindërtohet më. Në këtë kohë Scampini kishte katedralen e Shën Pjetrit ( që përmendet vetëm në dokumenta) dhe në këtë kohë lejohej varrimi brenda kalasë.
-Tre fazat ndërtimore të bazilikës-
Sipas Belegut “varfëria e ndërtimit e daton këtë bazilikë në mesin e shekullit të IV kur Skampini nuk e kishte fituar akoma mirë fizionominë qytetare.Faza e parë e ndërtimit paraqet një bazilikë me tre mjedise të formuara nga dy kolona. Muret, mbi të cilën mbështetet janë ndërtuar në gurë dhe breza tre katër rradhësh tulla.
Lartësia e plotë e murit ka qenë 5.5 metra”. Kjo fazë, sipas Belegut ishte një ndërtim i varfër shtruar me dhe të ngjeshur.
Në fazën e dytë, në bazilikë u bënë një sërë transformimesh, për t’ia përshtatur më mirë përdorimit si kishë varrezash, funksion që mund të ketë pasur që në fillim.
Në këtë kohë murosen arkadat ndërmjet nefeve, duke krijuar një sallë qëndrore, e cila shtrohet me mozaik dhe krijohet ndarja e rregullt të ambjentit të altarit nga naosi me një ikonostas të gurtë.
Ky ndryshim, në organizmin funksional e arkitektutral të kishës, lidhet me futjen brenda saj në nefin verior, të dy varreve me qemer tullash.
Kapitelet kountike të stilizuara, tregojnë se rindërtimi i tretë datohet në shekullin e
V-të të erës sonë. Më vonë monumentit i është bërë një ndryshim në anën perëndimore. Sipas Belegut, ky ndryshim është bërë në shekullin e VI-të të erës sonë, dhe përkon i njëjtë me atë të një rindërtimi në kalanë e Elbasanit.
– Mozaiku i Bazilikës –
“Dyshemeja e bazilikës në këtë kohë ndahet nga rrugë me pllaka guri shtuf në katër panele mozaiku, dy nga dy, simetrike kryesisht me motive bimore e gjeometrike.
Dy panelet afër hyrjes janë më të mëdha. Ato kanë një bordurë me gërshet, brenda së cilës gjenden rrathë dhe rombe me ngjyra të ndryshme. Në pjesën e sipërme në drejtim të qendrës së sallës ka një dekor me gjethe vesh rrushi. Dy panelet e tjera më të vogla janë me motive gjeometrike.
Mozaikët janë ndërtuar me kubikë mermeri të bardhë, gëlqerorë, ngjyrë vjollcë, të bardhë e të zëzë dhe tullash të kuqe.
Ato shquhen për nivel të mirë ekzekutimi. Kolonat e ikonostasit janë prej mermeri gri, të prura nga një vend tjetër. Në pllakat e ikonostasit me përmasa 102×92 centimetra, janë gdhendur luanë, kaprollë, shpendë të ndryshëm, krahas ornamenteve bimore” përfundon Belegu.
-2500 turistë vizitojnë bazilikën gjatë këtij viti-
Ish “Shtëpia e Prtijes” ku në kohën e diktaturës rezervohej për përfaqësues të bllokut si dhe për udhëheqjen, tashmë thuajse nuk egziston më. Ajo ka mbetur thjesht si një godinë e amortizuar, pa pasur kujdesin e askujt. Kjo ka shkaktuar edhe amotrtizimin e rrugës për të shkuar deri në Kodër të Tepes, edhe pse pronari i një lokali ngritur kohët e fundit shumë pranë bazilikës herë pas herë ka investuar për shtrimin me asfalt të saj.
Kanë qenë të shumtë në numër turistët të cilët kanë ardhur kryesisht gjatë stinës së verës, dhe i kam drejtuar drejt Bazilikës”, vijon Kreshnik Belegu.
“Ne me fondet e muzeut kemi bërë të mundurmbulimin dhe mbrojtjen e mozaikut nga shirat dhe dherat në këtë vend të mbuluar me ullinj. Por edhe këtu fotografitë dhe interesi i turistëve ka qenë i madh. Nëse do të kishte edhe më shumë investime për mbulimin e të gjithë bazilikës, jam i bindur se do të bëhej e mundur ruajtja sa më mirë e saj”.
Varret e bazilikës janë mbushur me ujë në këtë stinë dimri.Herë pas here vetë bashkia, dërgon atje në prag të verës punëtorë të ndërrmarjes së rrugëve të cilët bëjnë të mundur pastrimin e mozaikut si dhe heqjen e dherave dhe gurëve.ATSH/