Nga Reshat KRIPA/
Në median elektronike lexoj njoftimin e mëposhtëm:
“Kreu i Shtetit shqiptar në vlerësim të shembullit të tyre frymëzues në organizimin, drejtimin e luftës si dhe në mbrojtjen të lirisë e të Pavarësisë së Atdheut, vlerësoi institucionalisht me Dekoratën “Nderi i Kombit”, Komitetin “Mbrojtja Kombëtare” e Luftës së Vlorës 1920, anëtarë të së cilit ishin: Osman Haxhiu, Duro Shaska, Ali Beqiri, Alem Mehmeti, Qazim Kokoshi, Beqir Sulo Agalliu, Hamit Selmani, Hysni Shehu, Myqerem Hamzarai, Murat Miftari, Sali Bedini, Hazbi Cano.
Në këtë ceremoni solemne Presidenti Nishani dekoroi gjithashtu me Dekoratën e lartë “Nderi i Kombit” (pas vdekjes), edhe Osman Haxhiun, Selam Musain, Zigur Lelon, Sali Muratin, Sado Koshenën, Kanan Mazen dhe Ahmet Cane (Lepenicën) me motivacionin: “Për veprimtari të shquar në luftërat për lirinë dhe pavarësinë e Atdheut, si dhe trimërinë e vetëmohimin në organizimin e luftës epope të Vlorës të vitit 1920”.
Ky dekorim u krye ne bazë të propozimit të dy shoqatave patriotike “Labëria” dhe “Ismail Qemali”. Të them të vërtetën një njoftim i tillë, mua si vlonjat, më gëzoi pa masë pasi, megjithëse me shume vonesë, u arrit vlerësimi i duhur për shumë figura të shquara që historia komuniste i kishte lënë në heshtje, madje i kishte vlerësuar me atribute fyese si gjoja “tradhëtarë”, “Kolaboracionistë” e të tjera.
Por shpejt ky entusiazëm m’u shua pasi konstatova se drejtuesit të Luftës së Vlorës, të paharruarit Osman Haxhiu, ia kishin prerë njerin krah. Nuk ka në Vlorë qytetar që nuk e di se Osman Haxhiu kishte dy krahë të fuqishëm në këtë luftë të madhe, dy Qazimët, Qazim Kokoshin dhe Qazim Koculin. Ndërsa i pari ekzistonte në listën e të dekoruarve, i dyti ishte fshirë krejt. Përse? e tij në fletet e medias elektronike lexoj:
Kush ishte Qazim Koculi? Nuk jam historian por duke shfletuar Wikipedian e tij lexoj:
Lindi më 22 gusht 1887 në fshatin Kocul të Vlorës. Arsimin fillor e kreu në vendlindje ndërsa atë të mesëm në gjimnazin “Zosimea” të Janinës. Studimet e larta i përfundoi në Akademinë e Lartë Ushtarake të Stambollit pas të cilës fitoi gradën/Nëntoger. U emërua më pas në Marinën Ushtarake të Perandorisë Osmane, ku fitoi gradën e Togerit. Më 1909 nuk i bindet një urdhri ushtarak të një eprori të tij gjatë një beteje detare në Prevezë, për t`iu dorëzuar flotës italiane, ku luftoi heroikisht me torpendierën e tij të vjetër.
Pas nxjerrjes së urdhër-arrestit nga komanda perandorake, Koculi arratiset për në Argjentinë, ku qëndron deri në vitin 1912. Kthehet këtë vit në Vlorë, pasi iu përgjigj një thirrjeje të Ismail Qemalit. Ky i fundit e cakton drejtor të portit të Vlorës, detyrë të cilën e kreu deri në çastin që porti u mor në administrim nga italianët në tetor të vitit 1914. Deri në vitin 1917 ishte kryekatundar në Brataj të Vlorës. Nga ky vit e deri më 1919 ishte nënprefekt i Tepelenës. Më 21-31 janar 1920 merr pjesë si delegat i Vlorës në Kongresin Kombëtar të Lushnjës, nga i cili u emërua edhe senator.
Është aktiv në Luftën e Vlorës të vitit 1920 dhe njihet si një ndër organizatorët e Kuvendit të Barçallasë. Meqë Gjenerali Piacentini i cili i komandonte ato nuk denjoi t’i përgjigjej ultimatumit të drejtuar atij nga komisioni i dalë nga Kuvendi i Barçallasë që brënda 48 orëve të largoheshin trupat italiane nga Vlora, më 29 maj 1920 në Beun u zgjodh Komiteti i Luftës së Vlorës me Komandant të Përgjithshëm Qazim Koculin. Hyri në Vlorë në krye të trupave shqiptare, pas një beteje të zhvilluar më parë, më 3 shtator 1920. Pas kësaj lufte kreu detyrën e prefektit të Vlorës.
Zgjidhet deputet i Vlorës në zgjedhjet e para të 5 prillit 1921. Ishte mbikqyrës i qeverisë së Pandeli Evangjelit së bashku me Bajram Currin dhe Avni Rustemin në periudhën tetor-nëntor 1921. Kriza e dhjetorit 1921 e gjeti në krahun e forcave që ishin për rrëzimin e qeverisë së Evangjelit. Nga kjo krizë ai u bë protagonist jo me ndonjë dëshirë të madhe, duke hyrë në histori edhe si kryeministri njëditor i Shqipërisë. Ai më 6 dhjetor u ngarkua nga Këshilli i Naltë për një kabinet prej 8 anëtarësh. Paraqiti dorëheqjen me argumentimin se nuk ia thoshte administrimit si i ndershëm që ishte. Në zgjedhjet e 27 dhjetorit 1923, Qazim Koculi u zgjodh sërish deputet i Vlorës në Kuvendin Kushtetues. Gjatë kësaj kohe vazhdoi të përkrahte po atë linjë politike që ishte për rrëzimin e qeverisë.
Koculi ishte ndër pjesëmarrësit dhe përkrahësit e Lëvizjes së Qershorit 1924. Në qeverinë e dalë nga kjo kryengritje, Koculi ishte ministër i Punëve Botore. Me dështimin e kësaj qeverie dhe me Triumfin e Legalitetit, Qazim Koculi emigroi jashtë Shqipërisë bashkë me politikanët e tjerë.
Emigracionin politik Koculi e kaloi në Vienë dhe Paris. Gjatë kësaj kohe ai pajtohet me Mbretin Zog dhe pranoi që të ishte kryetar i Komitetit të Kosovës në mërgim. Ishte për kthimin në atdhe para 7 prillit 1939, por një gjë e tillë u kundërshtua nga shokët e tij. Pas pushtimit fashist, Koculi u kthye në Shqipëri, dhe në dhjetor 1939 emërohet anëtar i Këshillit të Lartë të Shtetit. Në qeverinë e Mustafa Krujës ishte Ministër Shteti dhe në çastet e fundit të kësaj qeverie u emërua Komisar i Lartë në Vlorë, në kohën kur qe rritur lëvizja komuniste atje. Më 2 janar 1943 Qazim Koculi vritet në Vlorë nga batalioni mercenar dibran i Halil Alisë si hakmarrje për 1920-ën. Mustafa Kruja në shënjë proteste si edhe indinjate ndaj italianëve si edhe personalisht ndaj Mëkëmbësit të Mbretit Jacomoni që nuk pranoi që të arrestoheshin e të çoheshin në gjyq vrasësit e Qazim Koculit, paraqiti menjëherë dorëheqjen nga posti i kryeministrit.
Përshkrimi ishte i plotë. Një jetë e tërë e vënë në shërbim të atdheut. Por nuk u mjaftova me kaq. Vazhdova shfletimin e fleteve te medias. U ndala në një studim kushtuar kësaj ngjarje historike nga studiuesi i njohur vlonjat Profesor Albert Habazaj:
Teksti i Historisë së Shqipërisë, vëll. 2; 1965 na informon me gjuhën e kohës, se disa rrethe politike të vendit të bindura se bisedimet shqiptaro – italiane nuk po jepnin ndonjë rezultat, kërkonin të organizohej një veprim energjik, që mund të arrinte deri në luftë të armatosur kundër ushrive italiane në Shqipëri. Zëdhënësit më aktiv të kësaj rryme ishin Qazim Koculi dhe Spiro G. Koleka, deputet të Vlorës në Këshillin Kombëtar. Sipas tyre, një veprim i tillë jo vetëm do t’i tregonte opinionit publik botëror vendosmërinë e shqiptarëve për të mbrojtur pavarësinë dhe tërësinë tokësore të atdheut të tyre, por, po të realizohej me sukses, do t’u jepte shqiptarëve një armë më të fortë për të kundërshtuar pretendimet tokësore jugosllave e greke në kurriz të Shqipërisë.
Emrat e tyre janë “emblema e Luftës së Vlorës” dhe përderisa Lufta e Vlorës është faqe lavdie në historinë e Shqipërisë edhe ata janë portrete me dritë nderimi e lavdie në përmendoren e historisë kombëtare. Sikurse Sulejman Delvina me patriotët e Kongresit Kombëtar të Lushnjes dhe me qeverinë e Tiranës, edhe Komiteti “Mbrojta Kombëtare” i Vlorës, 29 maj 1920 me Osman Haxhiun, Sali Bedinin, Hamit Selmanin, Duro Shaskën, Hazbi Canon, Beqir Sulon, Ali Beqirin, Alem Mehmetin, Hysni Shehun, Qazim Kokoshin, Murat Miftarin, Myqerem Hamzarajn, me komandantët e Luftës së Vlorës major Ahmet Lepenica që dha dorëheqjen pas gjashtë ditëve e kapiten Qazim Koculi që e kreu këtë detyrë deri në fund të luftës, si dhe me Halim Xhelon, sekretarin e Komitetit zemërzjarrtin e ditur për Atdhe, mendojmë se i bëjnë më shumë dritë çdo botimi të Historisë së Popullit Shqiptar, sepse qenë pikërisht ata që udhëhoqën e drejtuan të organizuar e me plan luftimi trimat e Labërisë dhe të krahinave të tjera shqiptare që e rrokullisën në det të turpëruar Perandorinë e Re Romake. Nuk i përmend Historia e Shqipërisë, 2 – këta emra që i ngritën Shqipërisë Pavarësinë e ulur, që ia grisën “esnafët e mëdhenj të mëmës plakë”. Duheshin përmendur, të paktën emrat dhe gjykojmë kështu se historia është histori, nuk është ideologji, sepse na kujton një shprehje të prof. Luan Malltezit: “Politikanët kanë të drejtë të japin mendime, por jo të ndikojnë mbi historianët”.
Lerxoj këto shkrime dhe, me të drejtë pyes:
– Përse e sakatosët Osman Haxhiun? Përse ia pret njërin krah? Përse duhej të
mungonte Qazik Koculi në këtë ceremoni?
Dhe mua më dukej sikur Osman Haxhiu ngrihej nga varri dhe ua kthente dekoratën inspiruesve të saj, pasi ai nuk mund të jetonte me një krah të prerë. Kishte lindur i lirë dhe duhej të jetonte i tillë. Deri kur do të vazhdonte mentaliteti komunist në gjykimin e ngjarjeve historike? Harrojeni, o nostalgjikë të sistemit të përmbysur, të grumbulluar në lloj lloj “shoqatash patriotike”, harrojeni kohën e perënduar përgjithmonë. Qytetarët i njohin bijtë e tyre të vërtetë dhe ata nuk mund t’i shuani dot nga kujtesa e tyre. Këtë mos e harroni.
Çuditërisht para syve më dalin vargjet e bashkëluftëtarit të Qazim Koculit, të pavdekshmit Fan Noli që shkruante:
Allallah, o rezil e katil Allallah,
Shtroni udhën me hithër e shtok turfanda,
Gumëzhit o zinxhir e kamzhik batërma
Lehni, laro kaba:
Hosana Baraba!
OSMAN HAXHIU LEGJENDAR
Nga Luan Çipi/
Sot, në takimin e përditshëm të “kafes” me shokët e mi pensionist nga Vlora, duke biseduar, fjala na shkoi te Osman Haxhiu, prijësi legjendar i “Luftës së Vlorës”. Dhe pikërisht në këtë objekt bisede, mua mu duk se dikush “shkau”. Shokët e tavolinës tonë te “Bar Kafe Rossi”, përgjithësisht burra të matur dhe të mendimeve të pjekura nga vitet dhe detyrat që kanë kryer në jetë, kanë mësuar se, për diçka që nuk janë të sigurt, më mirë të heshtin. Po, dikush tjetër ardhur përkohësisht, pikërisht kur u hap biseda për Osman Haxhiun, u nxitua të thotë qysh në fillim: “Vërtetë ka merita për kohën, po ai ka bërë sipas mundësisë vetjake dhe deri te kufiri shkollimit të tij fare minimal, ose më mirë të them, si i pa shkollë dhe si pa para”.
Kjo tezë u kundërshtua dhe u përgënjeshtrua njëzëri nga dëgjuesit dhe së fundi u tha se: “ky gjykim është ai i një skeptiku mendjemadh edhe pse mjaftë të shkolluar e të ditur, po me “bëma e mosbëma prej fodulli”. Tekstualisht këto janë fjalët e Eqerem Bej Vlorës”, vlonjatit bashkëmoshatar me Osman Haxhiun, po që e ka gjykuar atë me padrejtësi e ndofta xhelozi, duke u prirë nga mendimi i tij se ”Shqipërinë mund ta bëjnë të lirë e të pavarur, vetëm bejlerët e pasur”. Osman Haxhiu u tha aty, ka qenë i shkolluar relativisht dhe i ditur, trim e i vendosur qysh në rinin e tij të hershme edhe pse ka qenë një qytetar pa pasuri të madhe” .
Osman Haxhiu u lind e u rrit në një familje të mesme qytetare në Vlorë, më, 28 Tetor 1885. Mësimet e para i mori në mejtepin e qytetit e më vonë kreu studimet në “Robert Kollezh”, në një nga shkollat më të famshme të Stambollit. Aty mësoi turqishten, gjermanishten, frëngjishten. Qysh herët zuri miqësi me djemtë e Ismail Qemalit, Et-hem e Qazim Vlorën dhe me ta, që në moshë të re, u radhit në lëvizjen për pavarësi të Shqipërisë.
Në Stamboll, në vazhdim të traditave patriotike familjare, u lidh ngushtë me Ismail Qemalin, Hasan Prishtinën, Mulla Xhaferr Drashovicën etj, që i hapën atij horizonte të reja. Ai ishte një djalosh i shkathët, i zgjuar, sypatrembur, që u ushqye qysh herët me idetë e rilindësve e u njoh si një luftëtar aktiv për ti vënë ato në jetë. Shpejt ra në sy të hafijeve të Perandorisë Osmane e u syrgjynos në Arabinë Saudite. Patriotët Shqiptarë të lidhur me të nga Siria, Egjipti, Libia e Stambolli, e ndihmuan të arratisej prej andej. Arratisja u bë me një anije që transportonte vaj për në Korfuz e më pas shkonte për në Shqipëri.
Ishte nëpunës në Prefekturën e Janinës ku u përfshi në trazirat e atjeshme e kërkohej për t’u arrestuar bashkë me vlonjatë të tjerët. Duke parashikuar këto masa të egra, Osman Haxhiu u arratise doli nga Perandoria Osmane për në Athinë, por i kundërshtuar nga grekët, u detyrua të vendosej në Korfuz e më pas në Bari, Napoli e Romë. Pas lirimit në Janinë të të burgosurve vlonjate, Osman Haxhiu kthehet në Vlorë e më 1911 me ardhjen e mikut të tij, Et-hem bej Vlorës, u ndërmorën biseda e takime, ku ai bashkë me patriotë të tjerë, merrnin këshilla e porosi nga Ismail Qemali, për organizimin më të mirë të lëvizjes kombëtare.
Në Vlorë nisi një aktivitet të ngjeshur atdhetar, në përfshirje të Klubit “Labëria” ku u bë anëtar qysh në themelim dhe pati fatin të bashkëpunojë edhe direkt me Ismail Qemalin.
Pas Kuvendit të kryengritësve malësorë të Gërçes, me fillimin e vitit 1912 edhe vlonjatët, kërkuan nga Porta e Lartë shkëputjen e Kombit Shqiptar, me ato të drejta që kanë kombet e tjera.
Disa ditë përpara shpalljes së Pavarësisë në Vlorë, komisioni i ngritur, ku merrte pjesë dhe Osman Haxhiu, krijoi një qendër ushtarake në Shkozë të Sevasterit, që do të kishte fuqinë e një Komande Ushtarake, në luftë kundër shovinistëve grekë agresorë.
Pas ardhjes së Ismail Qemalit nga Durrësi në Vlorë, ai u rrethua nga patriotët e Vlorës, midis tyre qe edhe Osman Haxhiu. Më 1913 Osman Haxhiu u caktua Sekretar i Prefekturës së Vlorës. Edhe pse u ngarkua në këtë detyrë, me urdhër të Ministrit të Brendshëm, Mehmet Pashë Dërralla, bashkë me Alem Mehmetin dhe Et-hem Vlorën, gjatë muajve shkurt – prill 1913, qëndruan në bregdet për organizimin e banorëve të krahinave në mbështetje të frontit për marrjen e Janinës. Kur Esat Pashë Toptani i dërgoi ultimatumin Qeverisë së Vlorës, i mbështetur nga Myfit bej Libohova, Dervish Biçaku, Eqerem bej Vlora, që kërkonte prishjen e qeverisë së Vlorës dhe krijimin e saj në Durrës, sipas propozimit te Vienës dhe Romës, iu kërkua Qeverisë së Vlorës që përfaqësuesi shqiptar në KKN (Këshilli i Kontrollit Ndërkombëtar) të ishte Myfit bej Libohova. Përkrahës të Ismail Qemalit ishin Fejzi Alizoti, Ali Asllani, Osman Haxhiu, Ibrahim Avdullahu., që mbështetën propozimin e Ismail Qemali për refuzimin e Myfit Libohovës dhe zëvendësimin e tij me Luigj Gurakuqin.
Kur Ismail Qemali u padit padrejtësisht në përfshirjen e “komplotit të Beqir Grebenësë”, për kundërshtimin e Princ Vidit dhe përkrahjen e princit turk Izet Pasha, prapë Osman Haxhiu e Ibrahim Abdullahu qenë të vetmit që kërkuan takim dhe angazhuan avokatin shqiptar, Kristo Floqi dhe biseduan derisa u realizua pafajësia e Ismail Qemalit. Osman Haxhiu shprehu në atë kohë, në mënyrë proverbiale mendimin e tij, se: “Esat Pashë Toptani ishte një mace e zezë e vatanit në politikë”.
2-Më 22 Janar të vitit 1914, ndër ata që përcollën me besnikëri Ismail Qemalin ishte edhe Osman Haxhiu. Në grupin e delegatëve për pritjen e Princ Vidit në Durrës nga Vlora, u caktuan Osman Haxhiu, Abaz Mezini, Ibrahim Avdullahu. Ata ngulën këmbë që për pritjen e Princ Vidit në Durrës të ishte prezent dhe Ismail Qemali.
Një delegacion tjetër, ku morën pjesë patriotët e Vlorës Osman Haxhiu, Elmaz Xhaferri Kanina, Ibrahim Avdullahu, u dërguan në Nicë të Francës për t’u takuar me Ismail Qemalin. Ata kërkuan që ai të ishte mes tyre, por kjo nuk u prit mirë dhe u refuzua nga Qeveria e Durrësit. Ministër i brendshëm ishte Esat Pashë Toptani, me këtë rast, urdhëroi prefektin e Vlorës që të arrestonin Ismail Qemalin me t’u kthyer në qytet. Me këtë rast rrethet patriotike me Osman Haxhiun në mes, i dërguan telegram Princ Vidit, ku shprehej hapur protesta e tyre.
Osman Haxhiu i propozoi direkt Princ Vidit ndërmjetësim paqësor me kryengritësit e Haxhi Qamilit, për të evituar gjakderdhjen midis shqiptarëve, për më tepër se, në vitet 1913—14, krahinat viheshin në rrezik për t’u aneksuar nga grekët. Pikërisht në atë kohë bandat e Haxhi Qamilit me thirrjen “dum babën”, dogjën e përvëluan shumë fshatra e arritën në portat e Vlorës. Osman Haxhiu “i hollë e i thatë si purteka, eshtak, po mjaft energjik, autoritar, i mençur më shumë se një i moshuar (ishte vetëm 28 vjeç)”, u vu në krye të komisionit që të bëhej pajtimi me Haxhi Qamilin, edhe falë aftësive të tij në disa drejtime, ndërmori deri manovrime diplomatike, ia arriti qëllimit dhe e shpëtoi pa u djegur Vlorën dhe flamurin e Skënderbeut.
Më 1916, Osman Haxhiu, për popullaritetin e madh që kishte krijuar, emërohet prefekt i Vlorës. Me fakte është vërtetuar që italianët kishin shfaqur synimin për aneksimin e Vlorës. Titullari italian paraqiti një akt skllavërues të kamufluar, (sikur do binte ca punëtorë), Osmani me shpejtësi e grisi aktin në mënyrë demonstrative duke i thënë “këta nuk janë punëtorë, por spiunë”, kjo rrugë të çonte drejtë kolonizimit të Vlorës.
Pas kësaj Osman Haxhiu u përzu nga puna, por asnjëri se përgojoi, përkundrazi në opinion publik figura e tij, dita ditës, ngrihet lart e më lart. Janë bërë shumë memorandume që i dërgoheshin Lidhjes së Kombeve për largimin e trupave italianë nga Vlora. Këto u firmosën nga atdhetarët vlonjatë, me në krye Osman Haxhiun.
Erdhi në Vlorë dhe një delegacion italian për të vëzhguar nga afër situatën. Vlonjatët, me në krye Osman Haxhiun, ishin duke festuar Bajramin në Xhaminë e Tabakëve dhe më pas programuan të demonstronin në rrugët e qytetit me flamur në dorë
Italianët u informuan për këtë demonstratë dhe mblodhën forca të shumta karabinierësh. Një marshall që drejtonte operacionin thirri Osman Haxhiun, e i tha: “Osman, thuaju manifestuesve të mos bëjnë gabim të dalin me flamurin shqiptar, se kjo s’ka kuptim, ju keni flamurin italian e s’ka vend për dy flamuj, ndryshe do të përdorim armët”. Kur manifestuesit dolën nga xhamia, marshalli hoqi flamurin shqiptar dhe ia lidhi në bisht të një qeni që shëtiste nëpër rrugë. Atëherë Osman Haxhiu me bastunin e tij e goditi në kokë. Në fillim italianët e arrestuan, por kur morën në telefon, gjenerali italian, nga frika e zemërimit të demonstruesve, dha urdhër të lirohet. Populli u këndoi:
Nëntori nëntëmbëdhjetë
Osman, ç’e bëre beli
Mu te sheshi i Xhamisë
E more vdekjen në sy
Gjatë muajve që pasuan, pra në gjysmën e parë të vitit 1920, italianët po përgatiteshin në mënyrë
3
të ethshme në të gjithë drejtimin për ta pushtuar krejt Vlorën. Pikërisht, në këtë periudhë, si një
udhëheqës popullor i provuar, evidentohet më shumë se kurrë Osman Haxhiu, që populli, qysh atëherë, e quajti Osman Nuri.
Ai, i ushqyer qysh herët me ndjenja atdhetarie, i kalitur që në moshë të re kundër armiqve e tradhtarëve të vendit, vuri në dispozicion të qëndresës popullore jo vetëm mendjen, por edhe gjithë pasurinë e tij. Me shumë vërtetësi për të kanë thënë: “Ishte më i pasuri kur filloi lufta dhe doli më i varfëri nga ajo”…
Vendimet historike të Kongresit të Leshnjes hapën udhë të reja për të ardhmen e Shqipërisë. Në zbatim të tyre, në mars të vitit 1920, Osman Haxhiu u zgjodh “Kryetar i Komitetit të Mbrojtjes” për Vlorën. Kuvendi i Barçallasë që u mbajt më 28 maj të vitit 1920 me këtë kryetar të zgjedhur, miratoi vendimin për shporrjen e agresorëve. Në mbledhjen e komandantëve të çetave që përfaqësonin 4000 vullnetarë, u mor miratimi historik i tyre, për luftë pa kompromis…
Më 3 Qershor ata i dërguan ultimatum italianeve, firmosur nga kryetari Osman Haxhiu dhe anëtarët e tij: Qazim Kokoshi, Ali Beqiri, Duro Shaska, ku midis të tjerash thuhet: Ne e dimë se një popull i vogël siç është populli shqiptar, s’mund të sulmojë me armët e tij një fuqi të madhe siç është Italia, por qeveria italiane, sado e fortë që të jetë, s’mundet kurrë të ndalojë popullin e vogël të Shqipërisë të derdhë gjakun për idealin e lirisë së tij…
Këto fjalë paralajmëronin një epokë të madhe e të lavdishme që është skalitur me shkronja të arta në gjithë historinë e Shqipërisë. Ka shumë këngë popullore që flasin për këtë luftë, si ajo e Mato Hasanit nga Brati:
Ç’të them për Osman Picar,
agai që mbahet rëndë,
kur shkon kaluar në kalë
flet pak dhe me mënd.
Është ilaç për fukaranë
për krahinë, mall e gjënë
miqtë e tij i ka të rrallë
një flori, tjetri argjendë…
Lufta e Vlorës zgjati 3 muaj, derisa u kthye në një luftë mbarëkombëtare. Ajo mbetet një nga epopetë më të lavdishme të popullit tonë, ku ai tregoi vitalitetin e tij të rrallë e i tha botës mbarë e në mënyrë të veçantë Evropës, se ç’është në gjendje të bëj një popull i vogël, fukara, por atdhetar, qoftë edhe kur lufton kundër një fuqie të madhe 40 milionëshe…
Objektivi u arrit, Italia u hodh në det e kjo dëshmoi se “Komiteti i Mbrojtjes Kombëtare” e kreu detyrën me Osman Haxhiun në krye, i përkrahur fuqimisht nga Qeveria e Sulejman Delvinës.
Fjalë të zjarrta, plot vërtetësi, plot admirime, simpati, nuk kanë mbarim në dhjetëra apo qindra vargje të pavdekshme popullore për Osman Haxhiun:
Ulu o mali me borë
që të shoh përtej në Vlorë
Osman Haxhiun me forë
që ngrihet Baba Tomor…
4
Fytyra e këtij “vigani” siç shkruajnë bashkëkohësit është gdhendur në vargjet monumentale:
Osmani ç’i hipi kalit
bëri poshtë buzës së malit
seç i foli gjeneralit
dil steresë e jo limanit
breshkamadh i breshkamadhit
të shoç të zotë e vatanit…
Në vitin 1924 Osman Haxhiu vendoset në krah të Fan Nolit dhe Luigj Gurakuqit.
Osman Haxhiu vdiq fare i ri, në moshën 52 vjeç dhe Vlora e përcolli me nderim të madh.
Figura legjendare e Osman Haxhiut dhe “Lufta e Vlorës”, nuk është ngritur asnjëherë në madhështinë që meritojnë:
Në kohën e Zogut nuk u lejua të varrosej në Vlorë, por në çifligun e tij në Picar, disa kilometra larg qytetit, kur Vlora, si e meritonte, e propozoi që ta kishte varrin pranë Ismail Qemalit.
Në kohën e Enverit, u venit paksa madhështia e tij, ndikuar nga qëndrimi politik i djalit të tij Kryetar Bashkie, po dhe si ish aga, e përfaqësues “i klasave të përmbysura”. Menjëherë pas ardhjes në fuqi, komunistët i hoqën emrin e Shkollës Nr. 3 të Vlorës (që quhej Shkolla Osman Haxhiu). Në 50 vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë, u dekoruan me një medalje të thjeshtë “Për Veprimtari Patriotike” që është shumë pak, për çka e meritonte çdo luftëtar i Luftës së Vlorës.
Bashkia e Qytetit të Vlorës që në vitin 1994 e nderoi me titullin “Qytetar Nderi”, dhe Këshilli i Qarkut Vlorë në vitin 2012 e shpalli “Nderi i Qarkut të Vlorës “, në shtëpinë e tij është vendosur një pllakë përkujtimore bronzi, një rrugë e lagjes “Isa Boletini” dhe një lagje e qytetit të Vlorës ka emrin e tij, Presidenti Alfred Moisiu, në vitin 2005, i akordoi dekoratën “Medalje e Artë e Shqiponjës”, ndërsa Shoqata Kulturore dhe Atdhetare “Labëria” e ka shpallur “Mirënjohje e Labërisë”
Osman Haxhiu, i kalon shumë kufijtë e Vlorës dhe të Labërisë dhe formëson një figurë legjendare të popullit shqiptar. Ai, si rrallë kush, e shkriu rininë dhe pasurinë e tij, për pavarësinë dhe lirinë kombëtare.
Për figurën e tij legjendare atdhetare, jo vetëm që nuk ka asnjë “njollë e damkë”, (siç ndodhi në rastin e asaj bisede nga mori shkas ky shkrim modest), po është një monument historik, me kulmin në fitoren e “Luftës së Vlorës”, që duhet të nderohet e kujtohet sa më shumë nga të gjithë shqiptarët e posaçërisht, nga Bashkia e Vlorës, Akademia e Shkencave dhe deri te Presidenti i Republikës.
Vlorë, më 10.06.2015
OSMAN HAXHIU, FIGURE QENDRORE NE LUFTEN E VLORES
100 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë dhe figura e Osman Haxhiut, patriotit të madh për liri e pavarësi, udhëheqësit të luftës së Vlorës më 1920, parlamentarit të parë shqiptar/
Nga Dikter Mustafaraj/
Këtë vit 100 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë u festua me madhështi, por në mënyrë të veçantë në Vlorë. Dhe s’kishte pse të ndodhte ndryshe.
Dhjetëra mijëra njerëz, fëmijë, të rinj, pleq, invalidë u derdhën në Sheshin e Flamurit e në çdo cep të qytetit si një lumë lëvizës. Festuan të gjithë bashkë, toskë e gegë nga Shqipëria, bashkëkombas nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Çamëria… dhe nga të katër anët e botës.
Të gjithë kudo që kalonin, kudo që shëtisnin në qytet, reflektonin në sytë e tyre gëzim, hare, krenari.
Vlora me emër, Vlora patriotike, u hapi krahët të gjithëve sepse përherë i ka mirëpritur ata që duan Atdheun, patriotët e thjeshtë e të ndershëm, të gjithë ata brenda dhe jashtë vendit që kanë menduar, që kanë punuar në një mënyrë apo në një tjetër për Shqipërinë që të jetë e lirë, e pavaruar, e begatë.
Duhet kujtuar, që vlonjatët, krahas patriotizmit, gjithnjë e kurdoherë janë shfaqur mikpritës, jo vetëm në kohë fatkeqësish, në kohë lufte, por edhe në gëzime.
Këtë e treguan edhe kësaj here, kur krahas pritjes në hotele e resort, hapën dyert për të strehuar vullnetarisht mbi njëmijë miqtë e ardhur nga jashtë vendit.
Një fakt që dua të përmend dhe që nuk do të harrohet kurrë, janë edhe shqiptarët e Kosovës që erdhën për të kremtuar ditën më madhështore, më fatlume për Shqipërinë. Sa bukur, sa ilaritet solli ardhja e tyre në këmbë e me kuaj si 100 vjet më parë.
Ata erdhën në tribunë për t’u takuar me personalitetet më të larta të shtetit, me pushtetarët e Vlorës. Nuk ka gjë më të mrekullueshme se kjo. Gjithë sheshi u elektrizua. Brohoritjet ishin të pafund.
Vlora nuk nderoi vetëm birin e saj, Ismail Qemalin, por edhe Isa Boletinin, duke i vendosur bustet e tyre përkrah njëri tjetrit, ashtu siç ishin 100 vite më parë. Kjo është mjaft simbolike, sepse lë mesazh: Për çështjet e mëdha, pavarësia dhe liria e atdheut, të gjithë bashkë, bashkohen me njëri tjetrin.
Dhe këtu ka qendruar enigma e luftrave shekullore, e përplasjeve të popullit shqiptar nga më të vjetrit në Evropë, me fuqitë më të mëha të kohrave dhe mbi të gjitha ka mbijetuar dhe ekziston edhe sot.
Populli e ka bërë historinë jo vetëm me luftë por ka derdur në vargje të mahnitshme jo vetëm momentet kyçe të luftrave por edhe të personaliteteve të shquara të këtij kombi, siç janë dëshmorët, udhëheqësit e luftrave për liri e pavarësi, për personalitetet e shquara në shumë fusha: diplomaci, politikë, art, shkenvcë.
Populli, më mirë se shumë historianë, pushtetarë të lartë apo të ulët, ka qenë dhe mbetet obvjektiv në vlerësimet e ngjarjeve të rëndësishme historike, personaliteteve historikë që janë gdhenduar aq bukur në vargjet e tij, në këngë.
Që nga koha e Gjergj Kastriotit, Skënderbeu e deri në ditët e sotme kanë mbijetuar ato vargje, ato këngë, që transmetohen nga njëri brez në tjetrin, duke mbjellë, vaditur e lulëzuar përjetësisht pemën e madhe të patriotizmit.
Në këtë 100 vjetor ishte një gjë e mirë, që për herë të parë u nderuan figura njerëzish që kontribuan për pavarësinë, por u harruan mjaft të tjerë, sidomos nga jugu i Shqipërisë, që kanë dhënë aq shumë, sa nuk duhet të mbeteshin në hije.
U përmendën të gjithë firmëtarët e pavarësisë e të Kongresit të Lushnjes, koha e Skënderbeut, Lidhja e Prizrenit, etj, por u lanë të haruar mjaft figura të shquara të krahinave të jugut, veçanërisht të Vlorës, që kanë dhënë aq shumë për këtë vend, jo vetëm me pjesëmarrjen e tyre në ngjarjet e mëdha të kohës, me mbështetjen në kohën e Rilinjes Kombëtare, në kryengritjet para shpalljes së pavarësisë (mjaft prej tyre ishin lidhur me Ismail Qemalin që në Stamboll, e mbështetën atë për gjithçka për të arritur në fitoren e pavarësisë, për ta mbrojtur atë nga armiqtë e jashtëm e të brendshëm). Ata kanë humbur në atë përpjekje pasurinë, u janë djegur shtëpitë, kanë dhënë para për të ndihmuar luftrat, kryengritjet, janë internuar në vendet më të largëta me vite të tëra, janë burgosur në burgjet e rënda të Janinës…
Përse ndodhi kjo, kur Heroi ynë Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu 500 vjet më parë kërkoi bashkimin e gjithë shqiptarëve, po ashtu Lidhja e Prizrenit, lufta mbarëkombëtare për liri e pavarësi, lufta heroike famëmadhe e Vlorës, Lufta NÇL kundër okupatorëve, duke u radhitur me aleatëtë fitimtarë.
Folën historianët në median e shkruar apo atë vizive për shumë figura me njolla në veprimtarinë e tyre; treguan fakte, dokumenta, por nuk i përfilli njeri…
Foli patriarku i letrave shqipe Dritëro Agolli dhe bëri vërejtje mjaft objektive, por prap nuk u muarr asgjë parasysh.
Nën regjimin komunist kemi vuajtur nga kjo gjë, nga mohimi i disa figurave patriotike, Tani u bë po e njejta gjë. Ky mendim s’është vetëm i imi, por i shumë njerëzve, jo vetëm të afërt, familjarë të figurave të ndritura të kombit, që e kanë vuajtur trajtimin e keq gjatë 45 vjetëve: janë internuar burgosur, pushkatuar, janë nxjerrë me dhunë nga shtëpitë, duke i çuar nëpër katonj e bodrume, biles u kanë rrëmbyer jo vetëm pronat por edhe plaçkat e shtëpisë, u kanë mohuar shkollimin etj (Për ironi, edhe sot, trashëgimtarët e tyre, ose kanë marë shumë pak ose s’kanë marrë gjë fare, sidomos ata që i kanë pasur në fshat etj).
Këta quhen pinjollë të ish pronarëve, si diçka e kaluar, pa vlerë, siç është e pakryera e foljes “jam” në gjuhën shqipe (që ka kuptimin e diçkaje që i përket vetëm së kaluarës, jo të tashmes). E pra, këta patriotë të pa emër, të harruar në këtë 100 vjetor pavarësie, kanë një emër të madh në histori. Ata kanë zenë vend në qindra e mijëra faqe dokumentash historike, jo vetëm brënda, por edhe jashtë, si në ato turke, austrohungareze, italiane, franceze, në faqe të tëra gazetash të këtyre vendeve dhe të atdheut tonë. Por s’mund të mohoen dhjetra, qindra, mijëra vargje popullore e këngë, margaritarë të çmuar për bëmat, heroizmat, sakrificat e heronjve, patriotëve të të gjitha kohëravet. Ato thurrën dhe këndohen edhe në ditët tona në kopshte, shkolla, në raste festash, dasmash, në përkujtime të ngjarjeve historike. Dihet nga të gjithë që disa gjëra kryesore, ngjarje, luftra etj i kemi mësuar nga historia, por më shumë nga krijimet popullore, që edhe armiqtë e jashtëm e të brëndshëm si kanë zhdukur dot, siç kanë humbur shumë dokumenta të vlefshme. Për të ilustruar këto mendime, mund të shkruhen qindra faqe, të jepen shumë shembuj, por po përqëndrohen në mënyrë te veçantë për përpjekjet e Jugut të Shqipërisë para e pas pavarësisë, për mjaft figura si p.sh. për Elmaz Xhafer Kaninën (për të cilin Illyria, ka botuar një artikull për të të datës 15-17 Nëntor 1997). Ai bashkë me patriotët e tjerë vlonjatë: Ibrahim Avdullahu, Duro Shaska, Ali Beqiri, Adem Risilia, Mahmut Myftiu, Muço Sharra, për aktivitetin patriotik para e pas pavarësisë u burgosën e u internuan disa herë. Ata nuk qenë firmëtarë të pavarësisë, por ndihmuan në fitoren e saj, qenë miqtë e përkrahësit më të mëdhenj të Ismail Qemalit, e strehonin në shtëpitë e tyre, e shoqëronin jashtë shtetit si në Francë, Itali etj. Nuk përmenden edhe dëshmorët e Luftës Vlorës: Selam Musai, Sali Vranishti, Kanan Mazje, Zigur Lelo, Toto Hoço, Metno Metja etj… që janë kthyer në legjendë gjatë këtyre 100 vjetëve. Përshtypje më të madhe bëri harrimi komplet i Luftës së Vlorës, si një nga ngjarjet më të rëndësishme të çerekshekullit të kaluar (që as regjimi komunist s’i mohoi) në të cilën dhanë ndihmën e çmuar si për pavarësinë edhe për Kongresin e Lushnjes, përkrah nënshkrimeve të tyre. Këta qenë: Qazim Koçuli, Q. Kokoshi, M. Hamzaraj, Hamza Isai, Dhimitër Qypi, Muhamet Miftari, Abaz Mezini, Ymer Radhima, Jani Minga, (plaku), Halim Xhelo. Dihet nga të gjithë që, po të mos ishte bërë lufta e Vlorës s’do të kishte liri, Shqipëria o të coptohej e s’do të ishte në kufijtë e sotëm. Në mënyrë të veçantë është e pakuptimtë mospërmendja e Osman Haxhiut (Kryetarit të Komitetit të Mbrojtjes Kombëtare), deputet i parlamentit të parë Shqiptar në 1921.
Kërkohej që herët më 1909 për tu arrestuar për veprimtari patriotike, që kishte dhënë familjarisht një kontribut të shquar si për shpalljen e pavarësisë, ashtu edhe për Kongresin e Lushnjes. Gjatë 20 vjetëve familjen e tij e kanë vizituar për 28 Nëntorin mjaft të djathtë, kurse për 100 vjetor s’u përmend fare.
Gjithashtu më 28 Nëntor 1912 kërkoi flamurin bashkë me klerikët e feve të tjera: At Mark Moçko, babai i teqesë së Kuzumbabasë dhe Dom Nikollë Kaçorri, Haxhi Muhameti, Vehbi Dibra e klerikë të tjerë firmosën aktin e themelimit të klerit duke e shkëputur nga Kleri mysliman i Perandorisë Osmane.
Edhe Osman Haxhia, i biri, u lind e u rrit në një familje patriotike e ndoqi shembullin e të atit. Lindi në Vlorë, më, 28 Tetor 1885, në një familje të mesme qytetare.
Mësimet e para i mori në mejtepin e qytetit e më vonë kreu studimet në “Robert Kollezh” në një nga shkollat me të famshme të Stambollit. Aty mësoi turqishten, gjermanishten, frengjishten. Në atë kohë zuri miqësi me djemtë e Ismail Qemalit, Et-hem e Qazim Vlorën. Që në moshë të re u radhit në lëviyjen për pavarësi të Shqipërisë. Në Stamboll u lidh ngushtë me Ismail Qemalin, Hasan Prishtinën, Mullo Xhaferr Drashovicën etj.., i hapën atij horizonte të reja. Ai ishte një djalosh i shkathët, i zgjuar, sypatrembur, që u ushqye me idetë e rilindasve e u njoh si një luftëtar aktiv për ti vënë ato në jetë. Shpejt ra në sy të perandorisë Osmane e u syrgjinos në Arabinë Saudite. Patriotët Shqiptarë në Siri, Stamboll, Egjipt, Liban etj…,e ndihmuan të arratisej prej andej. Ai u arratis me një anije që transportonte vaj për në Kofuz e më pas në Atdhe, ku filloi një aktivitet të ngjeshur patriotik, me krijimin e Klubit “Labëria” u bë anëtar i tij, pati fatin të takohej e bisedonte me Ismail Qemalin e të merrte pjesë në fushatën elektorale “për të zgjedhur këtë kombian të shkëlqyer”. Ishte nënpunës në Prefekturën e Janinës ku u përfshinë trazirat e atjeshme e kërkohej për tu arrestuar bashkë me të tjerët. Duke parashikuar këto masa të egra, I. Qemali u arratis nga Perandoria Osmane e shkoi në Athinë, por i kundërshtua nga grekët dhe u detyrua të vendosej në Korfuz e më pas në Bari, Napoli e Romë. Pas lirimit të të burgosurve të Vlorës, Osman Haxhiu kthehet në Vlorë e më 1911 me ardhjen e Et-hem bej Vlorës u zhvilluan biseda e takime, ku ai bashkë me patriotë të tjerë merrnin këshilla nga larg , nga Ismail Qemali për organizimin më të mirë të lëvizjes kombëtare.
Pas Kuvendit të kryengritësve malësorë të Gërçes, edhe vlonjatët kërkuan nga Porta e Lartë të njohurit e kombit shqiptar me ato të drejta që kanë kombet e tjera.
Në nëntë muajt e parë të vitit 1912 aktiviteti i vlonjatëve qe i madh. Ata ndiqnin këshillat e Ismail Qemalit, që lëvizte nëpër Europë për zgjedhje të re diplomatike.
Disa ditë përpara shpalljes së pavarësisë, komisioni i ngritur, ku merrte pjesë dhe Osman Haxhiu, krijoi një qendër ushtarake në Shkozë të Sevasterit, që do të kishte fuqinë e një komande ushtarake në luftë kundër shovinistëve grekë.
Pas ardhjes së Ismail Qemalit nga Durrësi në Vlorë, që u vendos në shtëpinë e Hasan Sharrës, ai u rrethua nga patriotët e Vlorës, midis tyre qe edhe Osman Haxhiu. Më 1913 ky i fundit u caktua sekretar i prefekturës. Edhe pse u ngarkua në këtë detyrë, me urdhër të ministrit të brendshëm Mehmet Pashë Dërralla, bashkë me Alem Mehmetin e Et-hem Vlorën gjatë muajve shkurt – prill 1913 qëndruan në Ilne për organizimin e banorëve të krahinave në mbështetje të frontit për marrjen e Janinës nga Grekët. Kur Esat Pashë Toptani i dërgoi ultimatumin qeverisë së Vlorës, i mbështetur nga Myfit bej Libohova, Dërvish Biçaku, Eqerem bej Vlora,kërkonte prishjen e qeverisë së Vlorës, dhe krijimin e saj në Durres. Me propozimin e Vienës e Romësiu kërkua qeverisë së Vlorës që përfaqësuesi shqiptar në KKN (Këshilli i Kontrrollit Ndërkombëtar) të ishte Myfit bej Libohova.
Shoqërues të Ismail Qemalit qenë: Fejzi Alizoti, Ali Asllani, Osman Haxhiu, Ibrahim Avdullahu. Ismail Qemali nuk e pranoi M. Libohovën dhe propozoi për delegat Luigj Gurakuqin.
Kur Ismail Qemali u padit në implikimin e komplotit të Beqir Yrebenëse, që u arrestua e u gjykua për komplotin e kundërshtimin e Princ Vidit e përkrahjen e princit turk, Izet Pasha. Kjo s’qe gjë tjetër vetëm pretekst për eliminim politik të Ismail Qemalit.
Osman Haxhiu e Ibrahim Abdullahu qenë të vetmit që kërkuan takim me avokatin shqiptar Kristo Floqi e biseduan për pafajësinë e Ismail Qemalit. Osman Haxhiu shprehu në atë kohë, në mënyrë proverbiale mendimin e tij, se,” Esat Pashë Toptani ishte një mace e zezë e vatanit në politikë”. Më 22 Janar të vitit 1914, ndër ata që përcollën Ismail Qemalin qe edhe Osman Haxhiu. Ky përkrahu Princ Vidin. Për përcaktimin e delegatëve për pritjen e tij në Durrës Osman Haxhiu, Abaz Mezini, I Avdullahu kërkuan që për pritjen e Princ Vidit në Durrës të ishte dhe Ismail Qemali, por përgjigja e KKN qe e prerë “Dërgimi i tij si përshtatet kohës…”.
Në atë delegaion mori pjesë dhe Osman Haxhiu, patriotët e Vlorës, Elmaz Xhaferri Kanina, Ibrahim Avdullahu. Po këta patriotë të Vlorës u dërguan në Nice të Francës për tu takuar me Ismail Qemalin dhe i kërkuan që të ishte mes tyre, por kjo nuk u prit mirë nga Qeveria e Durrësit, pasi ministër i brëndshëm ishte Esat Pashë Toptani, i cili urdhëroi prfektin e Vlorës që të arrestonin Ismail Qemalin me të mberritur në qytet. Me këtë rast rrethet patriotike i dërguan telegram Princ Vidit, ku shpehej hapur protesta e tyre. Më 1 Korrik Ismail Qemaliu takua me Princ Vidin e i shprehu shqetësimin për pushtimin e viseve nga grekët, kundërshtoi protokollin e Korfuzit etj, por nga përgjigjet e Princ Vidit, ai u zhgënjye. I propozoi atij bashëpunim me kryengritësit e Haxhi Qamilit etj.. etj… Në vitet 1913 –14 kur krahinat viheshin në rrezik për t’u aneksuar nga grekët, kur bandat e Haxhi Qamilit dogjën e përvëluan shumë fshatra e arritën në portat e Vlorës, Osmani i hollë e i thatë si përteka, eshtak, po mjaft energjik, autoritar, i mençur më shumë se një i moshuar ( ishte mbi 20 vjeç) u vu në krye të komisionit që të bëhej pajtimi me Haxhi Qamilin, dhe ia arriti qëllimit. Vlora shpëtoi pa u jegur, falë aftësive të tij diplomatike.
Më 1916 për popullaritetin e madh që kishte krijuar, emërohet prefekt i Vlorës. Me fakte është vërtetuar që italianët kishin shfaqur synimin për aneksimin e Vlorës. Titullari i zyrës së sekretariatit për punën civile, Ugo Kapialbi paraqiti një akt skllavërues italian, (do binte ca punëtorë), Osmani me kurajo e shpejtësi e grisi aktin në mënyrë demostrative duke i thënë”këta nuk janë punëtorë, por spiunë, kjo rrugë të çon drejt drejt kolonizmit të Vlorës.
Pas kësaj u përzu nga puna, por asnjëri se përgojoi, përkundrazi në opinion publik figura e tij, ngrihet lart e më lart. Janë bërë shumë memorandume që i dërgoheshin Lidhjes së kombeve për largimin e trupave italianë nga Vlora. Këto u firmosën nga patriotët vlonjatë, me në krye Osman Haxhiun. Për këtë punë erdhi një elegacion për të vëzhguar më mirë situatën. Patriotët vlonjatë me në krye Osman Haxhiun vendosën të festonin Bajramin në Zhamione e Tahakëve dhe më pas të demostronin në rrugët e qytetit me flamur në dorë.
Nëntori nëntëmbëdhjetë
Osman, çe bëre beli
Mu te sheshi i Xhamisë
E more vdekjen në sy,
Demir Zyko skrapraliu
Ndërkaq italianë u informuan për këtë e mblodhën forca të shumta karabinierësh. Një marshall që drejtonte operaionin thirri: O Haxhiun, e i tha: “Osman, thuaju manifestuesve të mos bëjnë gabim të dalin me flamurin shqiptar, se kjo ska kuptim, ju keni flamurin italian e ska vend për dy flamuj, ndryshe do të përdorim armët”. Toni i marshallit ishte shumë urdhërues por vlonjatët nuk u trembën.
Kur manifestuesit dolën nga xhamia, marshalli hoqi flamurin e ia lidhi në bisht të një qeni që shëtiste nëpër rrugë. Atëhere Osmain Haxhiu me bastunin e tij e goditi në kokë. Në fillim italianët e arrestuan, por kur morën në telefon, gjenerali italian, nga frika e zemërimit të demostruesve, dha urdhër të lirohet. Gjatë muajve që pasuan, pra në gjysmën e parë të vitit 1920, italianët po përgatiteshin në mënyrë të ethshme në të gjithë drejtimin për ta pushtuar Vlorën. Pikërisht, në këtë periudhë, si një meteor i ndritur del më në pah se kurrë Osman Haxhiu, që populli e quajti Osman Nuri.
Ai i ushqyer që herët me ndjenja patriotike. I kalitur që në moshë të re kundër armiqve e tradhëtarëve të vendit, ai vuri në dispozicion të qëndresës popullore jo vetëm mendjen, por edhe gjithë pasurinë e tij. Me shumë simpati një artikullshkrues ka thënë:”Ishte më i pasuri kur filloi lufta dhe doli më i varfëri nga ajo”…
Vendimet historike të Kongresit të Lushnjes hapën udhë të reja për të ardhmen e Shqipërisë. Në zbatim të tyre, në mars të vitit 1920, u zgjodh “Kryetar i Komitetit të Mbrojtjes” për Vlorën. Kuvendi i Barçallasë që u mbajt më 28 maj të vitit 1920 me këtë kryetar të zgjedhur miratuan vendimin për shporrjen e agresorëve. Në mbledhjen e komandantëve të çetave mori miratimine tyre që përfaqësonin 4000 vullnetarë.
Më 3 Qershor dërguan i ultimatumin italianeve, i firmosur nga kryetari Osman Haxhiu dhe anëtarët e tij: Qazim Kokoshi, Ali Beqiri, Duro Shaska, ku midis të tjerash thuhet: Ne e dimë se një popull i vogël siç është populli shqiptar, s’mund të sulmojë me armët e tij një fuqi të madhe siç është Italia, por qeveria italiane, sado e fortë që të jetë, s’mundet kurrë të ndalojë popullin e vogël të Shqipërisë të derdhë gjakun për idealin e lirisë së tij…. Këto fjalë paralajmëronin një epokë të madhe, të lavdishme që është skalitur me shkronja të arta në gjithë historinë e Shqipërisë. Ka shumë këngë popullore që flasin për këtë luftë:
” O Qemal për këtë ditë
Të ishe ndodhur i gjallë
Ç’do të kishin parë sytë
Osmani 20 vjeç djalë
Bridhte malit pa opinga
Bashkë me Sali Muranë..
Në mjaft këngë bëhet portreti i Osman Haxhiut në mënyrë të mrekullueshme, si:
” Ç’të them për Osman Picarë
agai që mbahet rëndë
kur shkon kaluar në kalë
flet pak dhe me mënd.
Ështe ilaç për fukaranë
për krahinë, mall e gjënë
miqtë e tij i ka të rrallë
një flori, tjatri argjëndë…. Mato Hasani nga Brataj.
Luftra e Vlorës zgjati 3 muaj e u bë një luftë mbarëkombëtare. Ajo mbetet një nga epopetë më të lavdishme të popullit tonë, ku ai tregoi vitalitetin e tij të rrallë e i tha botës mbarë e në mënyrë të veçantë Evropës se ç’është në gjëndje të bëj një popull i vogël, fukara, por patriot edhe kur lufton kundër një fuqie të madhe 40-miljonëshe. Ajo luftë mbarë shqiptare, ku vetëm treva labe dha rreth 100 dëshmorë e u plagosën mbi 130 vetë.
Objektivi u arrit, Italia u hodh në det e kjo dëshmoi se “Komiteti i Mbrojtjes Kombëtare” e kreu detyrën me Osman Haxhiun në krye, i përkrahur fuqimisht nga Qeveria e Sulejman Delvinës.
Fjalë të zjarrta, plot vërtetësi, plot admirime, simpati, nuk kanë mbarim në dhjetra apo qindra vargje të pavdekshme popullore për Osman Haxhiun:
Ulu o mali me borë
që të shoh përtej ne Vlorë
Osman Haxhiun me forë
që ngrihet Baba Tomorrë….
Fytyra e këtij “vigani” siç shkruajnë bashkëkohësit apo “Leonidhë të vërtetë” , siç shkruan shtypi i kohës, është gdhendur në vargjet monumentale
..Osmani ç’i hipi kalit
bëri poshtë buzës së malit
seç i foli gjeneralit
dil sterës e jo limanit
breshkamadh i breshkamadhit
të shoç të zotë e vatanit….
Këtu figura e tij del epike, madhështore, si një gjeneral popullor, i paharruar. Për këtë figurë të shquar mund mund të shkruajmë faqe të tëra pa fund. Por duhet të theksojmë se, emri i tij është përmendur shkarazi në monizëm, po ashtu edhe sot.
Në kohën e Zogut nuk u lejua të varrosej në Vlorë, por në çiflikun e tij në Picar, disa kilometra larg qytetit, kur Vlora e propozoi që ta kishte varrin pranë Ismail Qemalit.
Në 50 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë u dekoruan me më të thjeshtën medalje “Për veprimtari patriotike” që është shumë pak. Atë medalje e meriton çdo luftëtar i Luftës së Vlorës.
Në kohën e demokracisë s’është kujtuar Lufta heroike e Vlorës ashtu siç duhej, edhe në raste përvjetorësh.
Bashkia e qytetit të Vlorës që në vitin 1994 e nderoi me titullin”Qytetar Nderi”, i ka vëne një lagjeje e një rruge emrin e tij, kurse presidenti Alfred Moisiui akordoi medaljen.
Atdhetari i madh, Osman Haxhiu, veprimtaria e të cilit meriton t’u bëhet e njohur lexuesve shqiptarë të kohës sonë dhe të ardhmes.
Atdhetarë të tillësi Osman Haxhiu meritojnë të nderohene të përkujtohen jo vetëm nga populli, që i ka përjetësuar nëpërmjet këngëve të tij të bukura, por edhe nga qeveritarët tanë në shkallë krahinore e kombëtare. Ata bënë aq shumë për ne e për pasardhësit tanë. Ne duhet të përpiqemi të shkundim pluhurin e harresës që ka rrezik ti mbulojë emrat e tyre.
Për të ndriçuar figurën e Heroit kryesor të Luftës së Vlorës të vitit 1920 anëtarit të guximshëm e të mënçur të parlamentit të parë shqiptar, përkrahësisht të qeverisë së parë demokratike Fan Nolit e të gjithë përparimtarëve të kohës për të cilën Vlora (dhe jo vetem Vlora) duhet të bëjë edhe diçka më shumë për të përkujtuar kujtimin e tij.
Pavarësisht nga qëndrimi i qeverive të çdo kohe e ngjyre, populli, pa u marë leje zençelarëve pushtetarë, që kur Heroi i Drashovicës ishte gjallë e deri sot, bëmat dhe veprën e Osman Haxhiut e derdhi në vargje lapidarë, që sfidojnëkohërat, zensët e tërë mohimet e tyre.
Lule Osman Efendi
Tishin dy a tri si ti
Do të bëhej Shqipëri..Ky paragraf është marë nga një shkrim i Ibrahim Gani. Faqa e fundit është marrë nga parathënia e akademikut Shaban Demiraj në monografinë ” Osman Haxhiu” të historianit Bardhosh Gaçe.