Nga Aurenc Bebja*, Francë/

Gazeta franceze, Le Figaro, ka botuar, me 7 shkurt 1909, një shkrim me titullin « Shqiptarët ». Bëhet fjalë për një shkresë të shqiptarëve të Shqipërisë veriore drejtuar ekskluzivisht Parlamentit dhe Qeverisë së Perandorisë Osmane.Marrëveshjet austro–turke dhe turko–bullgare vinin në rrezik identitetin shqiptar. Për këtë arsye, bashkatdhetarët tanë, me qëllim për të mbrojtur interesat kombëtare shqiptare, kanë formuluar asokohe shtatë kërkesa kyçe, të cilat do t’i gjeni në vijim :
« …Pas disa mendimeve dhe studimeve të hollësishme dhe të domosdoshme si rrjedhojë e situatës tonë të pasigurtë, ne kemi vendosur të kërkojmë, para së gjithash, Parlamentit dhe Qeverisë perandorake të drejtat në vijim, me qëllim për të siguruar madhështinë e Perandorisë Osmane (Diplomaci e palës shqiptare), por dhe në njëjtën kohë duke siguruar përgjithmonë ekzistencën tonë kombëtare dhe ekonomike :
1° Njohjen zyrtare të shtetësisë shqiptare ;
2° Arsim të detyrueshëm në gjuhën shqipe në të gjitha shkollat e Shqipërisë (Shkodër, Shkup, Janinë dhe Manastir) ;
3° Futjen e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare në administratën publike ;
4° Shërbim të detyrueshëm ushtarak për të gjithë shqiptarët, pa dallim feje, por ekskluzivisht në Shqipëri
5° Qeveria perandorake nuk do të mund të akordojë asnjë konçesion në Shqipëri, pa lejen e Këshillit provincial (krahinor) ;
6° Një guvernator të përgjithshëm me nënshtetësi shqiptare ;
7° Buxheti i Shqipërisë do të përdoret, së pari, për administratën, punët publike, arsimin, fenë (kultin), higjienën dhe sigurinë publike.
Ne presim konfirmimin e kërkesave tona të drejta, duke shpresuar që Parlamenti dhe Qeveria e lartmadhërisë së tij, Sulltanit, të kuptojnë interesin e lartë për Perandorinë.
Për Asamblenë Kombëtare të Shqipërisë dhe Komitetin Kombëtar për Rilindjen Shqiptare,
Nëpërmjet një mandati të veçantë,
Presidenti i Komitetit të Lartë shqiptar « Kombi »,
Princi A. Gjika
Shkruar në janar të 1909 në malet e Shqipërisë »
Aurenc Bebja, Francë – 22 Mars 2017 /
* (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania): https://www.darsiani.com/la-gazette/le-figaro-1909- /
Kosovare Rrustemi, nga Zhegra e Gjilanit është kandidate për deputete në Asamblenë e Kantonit të Solothurnit të Zvicrës, në zgjedhjet e 12 marsit. Ajo jeton në Zvicër që nga viti 1993, ndërsa në vitin 2016 është bërë anëtare e Partisë Sociale, me të cilin edhe garon për deputete. Rrustemi aktualisht është Asambleiste në komunën e Derendigenit, ndërkaq ka treguar për Klan Kosova se synon një vend si deputete në Kantonit të Solothurnit, siç u shpreh, të arrijë diçka në fushën e arsimit dhe të drejtat të barabarta per shqiptarët, por edhe të gjitha komunitetet që jetojnë atje. Kosovarja është e para shqiptare që garon për deputete në Kantonin e Solothurnit dhe për ta arritur këtë asaj i duhen 4 mijë vota. Rrustemi pret që numri i Partisë Sociale 4 dhe i saj si kandidate për deputet që është 18, të votohet jo vetëm nga shqiptarët por edhe nga zviceranët. Para se të hyjë në politikë, ajo ka qenë drejtuese e organizatës “Terre des Hommes” e cila meret me kujdesin nda fëmijëve dhe ka degë edhe në Kosovë.