• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

LAVDI LEGJENDËS KOMBËTARE SHABAN POLLUZHA DHE DËSHMORËVE TË SHQIPËRISË ETNIKE !

February 21, 2020 by dgreca


NGA PËLLUMB LAMAJ/


Më në fund një pjesë e klasës politike në Kosovë nderon një nga legjendat e rezistencës kombëtare rënë me pushkë në dorë në mbrotje të trojeve etnike kundër pushtuesit sllavokomunist serb e baltosur dhe e lënë në harresë për 75 vjet nga sllavokomunistët e Lidhjes Komuniste të Kosovës.Po kryeministri Kurti ku është ? Diaspora shqiptare ? Konsullatat e Kosovës ? Institucionet e kulturës ? Rrjetet sociale ? Kurrë në historinë e tyre shqiptarët nuk kanë qenë kaq mosmirënjohës ndaj Heronjëve të Shqipërisë Etnike !


KOSOVA MARTIRE/


Njëqind vjet u pre pema e lirisë
Por rrënjët e kombit ishin të thella
Ato ushqeheshin me gjak martirësh
Filiza buronte Kosova ndër breza
Njëqind vjet u pre flamuri
Me mijëra thika u copëtua
Jo nuk vdiq Shota Galica
Marije Shllaku,Shaban Polluzha
Njëqind vjet luftoi Kosova
Kurrë nuk u dorëzua shqiptari
Jehojnë trojet e Shqipërisë Etnike
Të qofshim fal familja Jashari
Sot na thërret Presheva martire
Sytë e përmalluar kërkojnë trungun nënë
Po troket ora e racës Ilire
Kush është burr,të ngrihet në këmbë !

Filed Under: Politike Tagged With: Kosova Martire, Pellumb Lamaj

GЁRHOTI-TRADHETIA E MADHE

September 13, 2018 by dgreca

GERHOTI- TRADHETIA ME E SHEMTUAR E ORGANIZATES TERRORISTE ME EMRIN PARTI KOMUNISTE SHQIPTARE/1 GerhotiNGA PELLUMB LAMAJ/

Gerhot,Gerhot/
Mbi gurin tend te thate e te shkretuar/
As lule,as lote une s’te dhuroj/
Nje mallkim qe thelle nga shpirti im shperthen/
Une te perplas;Gerhot xhenem,Gerhot ,trradhetar/
Me lote e gjak i trradhetuar./

Kudret Kokoshi/

Ne llogoret e luftes te gjitha zemrat kane nje rritem,gjaku qe fiton lirine,gjaku qe shlyen roberine,nuk mban emra partish.
Diten e 14 shtatorit 1943,te trradhetuar nga sllavokomunistet shqiptar ne bashkepunim me forcat pushtuese italiane ne Gerhot do te binin nje nga nje si ata lisat e lashte,ata qe e kishin dashur atdheun me shume se vetja e tyre,trima,nacionalist qe kishin shkruar historine maleve dhe ishin gati te jepnin dhe jeten per atdhe.Italia fashiste kishte kapitulluar dhe forca te shumta te armatosura me te gjitha mjetet ishin grumbulluar prane kazermave ushtarake ne Gerhot.Komandanti i pergjithshem i Ballit Kombetar me qindra luftetare pasi kishte cliruar qytetin e Gjirokastres dhe fshatrat perreth,i drejtohet me nje leter shtabit partizan qe ndodhej ne Ceptun duke ju zgjatur doren e bashkepunimit ne keto momente historike ne sherbim te kombit.Drejtuesit komunist Bedri Spahiu,Shefqet Peci,Shemsi Totozani jo vetem refuzuan te pergjigjen e bashkepunojne me Ballin Kombetar,por me urdher te Popovicit,Mugoshes e Hoxhes,ne bashkepunim me pushtuesin italian,do te vulosnin trradhetine me te madhe te komunisteve shqiptar.Naten e trembdhjete shtatorit,Bedri Spahiu,Shefqet Peci,Shemsi Totozani te shoqeruar nga majori anglez Tillman, mbrijne ne kazermat italiane dhe i propozojne gjeneralit italian Klementinit qe ai te mos e zbatoj marreveshjen qe forcat italiane kishin bere me Ballin Kombetar me pare.Sipas kesaj marrveshje,forcat italiane do te dorezonin gjithe armatimin dhe te shoqeruara nga forcat e Ballit Kombetar do te dergoheshin ne Sarande e prej andej me anije per ne itali.
Te dirigjuar nga majori anglez,kreret komunist do tu propozojne forcave italiane largimin per ne Itali me gjithe armatim, por me nje kusht.Italianet duhej te dorezoheshin tek forcat partizane dhe kur forcat e Ballit Kombetar tu afroheshin kazermave italiane,ushtria te hapte zjarr.Ata e nxiten gjeneralin italian duke i thene se Hysni Lepenica eshte nipi i Ahmet Lepenices qe ka qene komandanti i forcave ushtarake ne Luften e Vlores ne 1920en dhe se vete Hysni Lepenica ka zhvilluar disa beteja kundra italianeve si ajo e Gjormit,Selenices,Ruzhdies e se gjithe ushtaret rober qe ishin kapur,ai i kishte vrare kur dihej hapur se roberit italian i kishte egzekutuar Mehmet Shehu duke mesuar partizanet si te therrnin me thike e duke i hedhur pastaj ne gremine
Pa ditur asgje per pusine kobzeze qe sllavokomunistet shqiptar ne bashkepunim me pushtuesin italian kishin pergatitur kundra vllezerve te tyre shqiptar ,diten e 14 shtatorit Hysni Lepenica dhe tridhjete e gjashte komandante cetash do tu afrohen kazermave ushtarake italiane kur pa pritur do te shperthenin mijera gryka zjarri.Gerhoti do te mbulohej nga pluhuri e tymi.Ne fushe te hapur,perball qindra mortajave e mitralozeve qe villnin zjarr e vrere,luftetaret e Ballit Kombetar te zene ne befasi do tu pergjigjen me zjarr pushtuesit.Largohu komandant; i thane bashkeluftetaret Lepenices,na prene ne bese komunistet e breshkaxhinjte, por si mund te largohej ai qe kishte luftuar aq beteja e kishte dal fitimtar,si mund te largohej ai e te linte shoket te binin nje nga nje nga plumbat e pushtuesit .”Jo,do luftojme deri ne fishekun e fundit qe historia neser te mos thote ja mbathen Ballistet” keshtu do tu pergjigjej komandanti bashkeluftetareve .E ai do te mbeste atje,bashke me trupat kombetar,atje ku shkruhej liria,ne gjokset e tyre te pergjakura qe jane per trimat gjithe lavdia.
Nderkohe qe Gerhoti vaditej me gjakun e trimave nacionalist, Majori anglez,dhe kreret e shitur komunist Spahiu,Peci,Totozani ngrinin dolli per fitoren e perbashket ne zyrat e komandes italiane. Si ishte e mundur qe partizanet e batalionit Asim Zeneli qe ndodheshin ne anen tjeter te Viroit heshtnin dhe shikonin se si korreshin nga plumbat e pushtuesit bijte me te mire te kombit.
Kishte kaluar vetem nje muaj dhe Hysni Lepenica ishte caktuar komandant i pergjithshem i Ballit Kombetar ne Mukje ku shqiptaret kishin dhene besen e madhe pa dallim feje,krahine e ideje se do ta luftojne pushtuesin sebashku.Si ishte e mundur qe te shkelej ky betim e te beheshe pjese e pushtuesit.Gerhoti qe personifikon trradhetine me te madhe e me te shemtuar te organizates terroriste shqiptare P.K .SH do te behej vari i madh i Kombit.Gerhoti do te ishte preludi i luftes vellavrasese.Bashke me ata burra ,do te binte edhe e drejta e popullit shqiptar per te vendosur te ardhmen ne forme demokratike.
‘Komunizmi eshte nje semundje e tmerrshme,si ai terbimi i qeneve dhe ujqerve qe shkaterron jo vetem trupin,por mendjen dhe shpirtin e njeriut”-keshtu do tu drejtohej shqiptareve ne prag te luftes vellavrasese apostulli shqiptarizmit Mit’hat Frasheri, por sllavokomunistet shqiptar e kishin marre vendimin e tyre.Vetem disa dite pas trradhetise se Gerhotit ,me urdher te Popovicit e
Mugoshes,ata do te nisin luften vellavrasese.
Ne Gerhot,bashke me shume trima,do te plagosej rende nga plumbat e pushtuesit edhe djaloshi nga Cameria Elmaz,Emin,Filati.Pas betejes,trupi i tije do te dergohej ne fshatin Velce per tu kuruar dhe atje ,forcat e brigades se peste me urdher te Hysni Kapos pasi i derrdhen bresheri plumbash mbi trupin ende te gjakosur,e morren zvarre dhe e hodhen ne gremine. Dhe bashkeluftetaret qe aq shume e deshen do ti kendonin;

O Elamaz Emin Filati
Trimi qe lufton ne kembe
Ne Gerhot per ty qe fati
Morre nje plage te rende

Ne Velce te shpune kaluar
Dhe te shtruan ne spital
Brigade e peste e terbuar
Errdhi dhe te hoqi zvarre

Ne krevat ku ti lengoje
Nga plumbat e italianit
Prite dhe nje karikatore
Me plumba te partizanit

Lepenica te mbante me vehte
Si besnik nga Cameria
Te kish trim per dite te keqe
Erdh’ e te vrau partia

Dhe kucedra e kuqe s’kishte te ngopur. Duke perfituar nga drejtimi qe morren ngjarjet e Luftes se Dyte Boterore dhe perkrahja e misioneve ushtarake angleze,ata do te shaketerronin e shkelnin me kembe c’do vlere shpirterore, morale e kombetare, Vetem ne Lushnje ,krimineli Mehmet Shehu do te pushkatonte e therrte me thike me dhjetra fshatare me te vetmin faj se ata ishin simpatizante te Ballit Kombetar.Bandat komuniste te Shefqet Pecit,Bedri Spahiut,Shemsi Totozanit pas trradhetise se Gerhotit pasi do te pushtonin e digjnin Jugun, te terbuar e ndezur nga gjaku, do ti turreshin Veriut dhe Kosoves ku shqiptari do te vriste shqiptarin per interesat e serbit.Trradhetia e Tivarit do te ishte nje tjeter tragjedi e var i madh i kombit shqiptar qe do te mbante vulen e organizates terroriste shqiptareP.K.SH .

Sot ne shtatedhjete e pese vjetorin e betejes se Gerhotit, ne perrulemi me respekt e krenari para atyre BURRAVE.
Koha dhe Historia na dha te drejte edhe pse historiografia sllavokomuniste dhe lolot e saj vazhdojne te censurojne e sakatojne kete te vertete historike.Lum kush vdes per kombin.
Deshmoret i perkasin kombit dhe jo partise
Atje ku ndjenja e lirise eshte me e madhe,lindin martiret.
Idealet kombetare ngrihen mbi vare deshmoresh.
Lavdi Deshmoreve te Gerhotit…!
LAVDI SHQIPERISE ETNIKE

Filed Under: Histori Tagged With: Gerhoti, Pellumb Lamaj, Tradhëtia e Madhe

HAVEL-KOMUNIST I MIRE ESHTE KOMUNISTI I VDEKUR

September 2, 2018 by dgreca

3Pellumb-Lamaj-300x199Nga Pellumb LAMAJ/

Ne romanin MORTAJA E KUQE nobelisti amerikan John Steinbak pershkruan ngjarjet e viteve njezete-tridhjete ne USA kur agjentet e Moskes te infiltruar ne shoqerine amerikane propagandonin komunizmin dhe tentonin te benin revolucion e te percanin shoqerine amerikane.Ata viheshin ne krye te turmave dhe benin thirrje per terror kundra pronareve te fermave duke hedhur idene e shkaterrimit te tyre.Dhe kur turmat e lara trush fillonin te prisnin,digjnin e shkaterronin c’do gje ,ata fshiheshin dhe ja mbathnin duke i lene turmat ne doren e policise.Dhe i madhi Steinback shkruante; ‘Ja pse une nuk e di se deri ne c’pike duhet besuar nje i kuq’
Ka kaluar nje shekull dhe duket se historia po perserit veteveten por kete rradhe jo nga agjente te fshehur, por nga politikane qe ne emer te barazise kerkojne t’u lajne trute masave e te bejne kariere ne kurrizin e tyre.
Sistemi kapitalist nuk eshte i perkryer, por duke e krahasuar me sistemin me barbar qe ka njohur historia njerezore komunizmin qe deshtoi me turp e gjak, natyrisht qe eshte me i pranueshmi e me i suksesshmi dhe une mendoj se edhe keta politikane cilitdo qofshin do te deshtojne me turp ne perpjekjet e tyre mashtruese qe kane si qellim vetem interesin e tyre personal.Historia ka treguar se politika amerikane,kur vjen puna per interesa kombetare eshte nje dhe vetem nje dhe propagandat e mediave qe duan te shesin lajmet s’jane gje tjeter vecese shashka qe do te shuhen shpejte.
Eshte e vertete se pas renies se murit te turpit te Berlinit dhe shembjes se sistemit komunist shumica e komunisteve ja mbathen ne perendim me parate e popullit dhe u shndruan ne kapitalist, por ne shpirt mbeten po ata.Nuk thone kot se c’del nga macja do te gjuaj minje.Une mendoj se aresyeja kryesore qe kjo specie qe ka lindur te haje veteveten nen devizen mashtruese te barazise e qe vazhdon te bej propaganden e saj, qendron ne faktin se perendimi jo vetem nuk beri nje gjyq te dyte te Nurembergut per krimet e komunizmit qe ja kaluan qindra here krimeve te nazizmit,perkundrazi ju hapi dyert dhe pse jo ju beri dhe privilegje.Por privilegjet me te medha ishin per perendimin dhe kjo nuk ishte rastesi.Kapitalizmi s’ka miq ,as armiq por vetem interesa dhe kete e shpreh hapur.Ne aspektin moral dhe ate te vleres i fituar doli perseri kapitalizmi qe i beri komunistet te vine ne shtepine e tyre dhe natyrisht te lepijne ate qe peshtyne per gjysem shekulli.Dhe natyrisht ne aspektin kryesor te kapitalizmit,kjo jashteqitje komuniste erdhi ne perendim me shumice marramendese kapitali te vjedhur dhe i fituar doli perseri kapitalizmi.Oligarkia e vjeter komuniste qe errdhi ne perendim ngordhi pa e realizuar enderren per ndertimin e internacionales komuniste mbi germadhat botes se vjeter kapitaliste.I njejti fund i pret dhe pjellen e tyre .Komunist i mire eshte komunisti i vdekur HAVEL

Filed Under: Komente Tagged With: KOMUNIST I MIRE ESHTE, KOMUNISTI I VDEKUR HAVEL, Pellumb Lamaj

SHQIPTARË, RUHUNI NGA MALLKIMI I HISTORISË!

August 20, 2018 by dgreca

1 Pellumb Lamaj

NGA PËLLUMB LAMAJ/

Që të kontrollosh,përcash dhe shkatërrosh një shoqëri,popull e komb,shkatërroi atij historinë.Dhe më mirë se kushdo tjetër në histori,këtë turp e krim historik, që ia kalon të gjitha krimeve
e kreu banda bolshevike e Hoxhës.Beogradi, që historikisht ka kontrolluar dhe sërrish kontrollon klasën politike shqiptare, e zbatoi këtë skenar me sukses nëpërmjet bandës vrastare PKSH, kësaj organizate terroriste që morri përsipër këtë tradhëti kombëtare.Kjo bandë bolshevike e krijuar nga dy serb dhe një grup antishqiptarësh, do të kishte si devizë shkatërrimin e të gjitha vlerave shpirtërore,morale e kombëtare ,pra vetë historinë e shqiptarëve.Që në krijimin e saj,kjo bandë bolshevike si specje që ka lindur të hajë vetëveten,përpiu një nga një pjellën e vet.Dyqind petritat e parë të partisë, kush nuk do të hante plumbin pas shpine,do të vdiste me vonë nëpër burgje nga vet partia që i polli. Ngjarjet e Luftës së Dytë Botërore kundra pushtuesit treguan hapur se cili do të ishte roli i kësaj bande vrastare.Duke shkelur me këmbë vullnetin e popullit shqiptar në Mukje për ta luftuar armikun së bashku pa dallim krahine,feje dhe ideje,me urdhër të sllavokomunistëve serb dhe vet Titos, kjo bandë do të niste luftën vëllavrasëse ndërmjet shqiptarëve.Se c’ndodhi në atë luftë e tragjedi kombëtare pasojat e së cilës ende po i vuajmë,dihet.Edhe njëherë tjetër në histori interesat e më të mëdhenjëve ishin kundra të drejtës historike të shqiptarëve për të vendosur të ardhmen e tij në formë demokratike dhe si pasojë, kjo bandë bolshevike erdhi në pushtet dhe e drejtuar nga armiqtë shekullor të shqiptarëve,serbët, nisi gjenocidin më të pa parë në historinë njerëzore kundra shtresës më fisnike ,patriote e antikomuniste duke varur në litar firmëtarët e pavarësisë ,ajkën dhe korifejtë e kombit,duke e mbushur shqipërinë me kampe,burgje ,internime.Dhe krimi më i madh i të gjitha krimeve do të ishte ai kundra historisë.Do të digjeshin biblioteka të tëra që kishin shërbyer si tempulli i historisë e kulturës shqiptare.Do të shpalleshin armiq,tradhetarë ata që e kishin bërë Shqipërinë e kishin dhënë dhe frymën e fundit për atdhe. Do të vdiste nëpër kampe, burgje,internime ajka e inteligjencës shqiptare…Do të digjeshin kisha e xhamija ku nuk do të kursehej as kisha ku kishte lidhur kurorë heroi ynë kombëtar Skënderbeu dhe e gjithë kjo për të kënaqur urrejtjen antishqiptare të Beogradit që ta kishte edhe më të lehtë kontrollin e kombit shqiptar kudo që ai jetonte në trojet e tij  etnike. Qëllimi ishte ta linte pa kujtesë, pa histori…Se c’dodhi për gjysëm shekuli andej e këtej kufirit shqiptar dihet……
Pas shembjes së murit të turpit Berlinit,u duk se shqiptarët më në fund do të merrnin frymë e do të fitonin edhe ata lirinë e vonuar e të mohuar si gjithe bota e qytetëruar e do të kishin mundësinë jo vetëm të denonconin gjenocidin sllavokomunist e të nxirrnin para drejtësisë kriminelët e kuq,por mbi të gjitha të shkruanin historinë e tyre të mohuar e shkatërruar.Edhe këtë herë koha punoi kundra të drejtës dhe historisë së shqiptarëve.Interesat e më të mëdhenjëve, atyre që vendosin fatet e popujve të vegjël,ngrihen gjithmonë mbi male kufomash. Bota përndimore jo vetëm nuk i dënoi por dhe i trajtoi si partner dhe nganjëherë të privilegjuar.Në Shqipëri sërish mbetën në pushtet komunistët dhe pjella e tyre që jo vetëm nuk kërkuan falje publike për krimet e tyre, por nëpërmjet medias së shkruar e vizive,pra makinës së tyre të propagandës, por dhe parasë së madhe derdhur lumë tek të huajt, vazhduan dhe vazhdojnë ti qëndrojnë besnik të kaluarës së tyre vrastare…..Është e turpshme por dhe e dhimbshme që brezave të rinj sot, historiografia sllavokomuniste po ju privon të drejtën e ligjshme të mësojnë e krenohen me historinë e tyre.A nuk është koha që shoqëria shqiptare ti thote ndal këtij krimi historik.! Le të shpresojmë se shqiptarët do të zgjohen!.
Një individ,një grup shoqëror e ka të vështirë përball makinës shtetërore të ndryshojë gjërat,por ti mbetet besnik vetëvetes,idealit për të cilin besoi, vuajti e sakrifikoi këtë e ka vet në dorë.Sistemet ,qeverite,politikanët shuhen një ditë,por Shqipëria Etnike dhe historia do të rroj sa të jetë bota.Rruhuni nga mallkimi i historisë!

 

Filed Under: Analiza Tagged With: i Histoprise, Pellumb Lamaj, Ruhuni nga mallkimi

PERSE NUK ESHTE E PAPRITUR LETRA E ISH KONGRESMENIT DIGUARDI?

August 19, 2018 by dgreca

1 Pellumb LamajNga Pellumb LAMAJ/

Ka disa dite qe ne rrjetet sociale si ne Shqiperi dhe ne mergate po flitet per nje leter qe ish-kongresmeni Joe.DioGuardi u ka drejtuar autoriteteve shqiptare ne lidhje me vendimin e keshillit bashkiak te Tepelenes per te nderuar e kujtuar Kampin famkeq te Tepelenes ,kamp ku u internuan e u syrgjynosen familjet me patriote,fisnike e antikomuniste te shqiptareve.Permbajtja e kesaj letre ka si qellim jo vetem mohimin e ketij kampi famkeq,por mbi te gjitha mohimin e te vertetes se hidhur gjysem shekullore te gjenocidit sllavokomunist ne Shqiperi.Kjo leter merr nje rendesi edhe me te madhe dhe ka terhequr vemendjen jo vetem te viktimave e krimineleve, por te te gjithe shqiptareve per vet faktin se vjen nga Amerika, vendi ku shqiptaret historikisht kane drejtuar syte e kane mbajtur gjalle shpresen, vjen nga nje ish kongresmen, nga DioGuardi, qe ka qene nje figure qendrore per emigracionin shqiptar ne momente historike dhe natyrisht ka luajtur rolin e tij si politikan amerikan ne ngjarjet e Kosoves.Personalisht mua qe e njoh nga afer dhe kam komunikuar ne sherbim te ceshtjes kombetare e kauzes se drejtesise nuk me ben aspak pershtypje kjo leter per shume aresye….
Para se gjithash Dio.Guardi ka qene nje figure politike qe ka bere mbi te gjitha politiken e shtetit amerikan dhe ka ndjekur karieren e tij politike natyrisht duke u mbeshtetur ne mergaten dhe fondacionin shqiptar dhe pse jo duke perfituar prej tij ne shume raste.Te gjithe komunitetet kontrollohen dhe perfaqesohen nga ‘dikush’ dhe ky ‘dikush’ ka qene Dio.Guardi per shqiptaret, por shqiptaret te braktisur,zhgenjyer,percare e ndeshkuar nga politikat dhe pazaret e me te medhenjeve ne histori,pa mundur te zgjedhin ne krye e te bashkohen prane udheheqesve te tyre shpirteror, shpeshe here jo vetem kane kapitulluar ndaj te huajve, por kane treguar dhe shkalle inferioriteti dhe i kane bere Perendi duke i ndjekur nga pas deri ne verberi.
Kujtesa historike eshte ushqimi i shoqerise dhe pasqyra e nje kombi dhe kush e shkaterron ate me dashje ao pa dashje ,ben krimin me te madh te te gjitha krimeve.Ne boten perndimore mohimi holokaustit denohet me ligj,por vendet perendimore kete privilegj e kane vetem per veten e tyre.Aresyeja qe Joe.Dio. Guardi dhe te tjere si puna e tije sot bejne te tilla deklarata te papergjegjeshme qe lendojne jo vetem shpirtin e viktimave por dhe atyre pak te mbijetuareve qendron ne faktin e pamohuar, se bota e qyteteruar, nuk mbajti qendrim ndaj krimeve te sllavokomunizmit qe ja kaluan qindra here krimeve te fashizmit e nazizmit e ne me te shumten e rasteve bashkepunoi dhe i trajtoi si te privilegjuar.Kjo ishte dhe aresyeja qe nuk u be nje gjyq i dyte i Nyrembergut
Le te sherbej kjo leter dhe ky qendrim i Dio.Guardit si nje mesim dhe mesazh per shqiptaret se politika dhe politikanet e huaj nuk kane as sens drejtesie, as miq,as armiq por vetem interesa. Eshte detyre e vet shqipetareve te mbajne gjalle kujtesen e tyre historike.
I huaj mbetet i huaj
O te mjere
Nuk ka miq,
As armiq perhere
Kudo qe shkel
Kerkon nje uturak
E pasi mbush barkun,
Nis e shfryn rehat
E ju ne pritje
Mbeteni gjithe jeten
Skllever te perjetshem
I ketij mallkimi te vjeter….

Filed Under: Analiza Tagged With: Kampi i Tepelenes, Letra e DioGuardit, Pellumb Lamaj

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • …
  • 7
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT