NGA PËLLUMB LAMAJ/
Që të kontrollosh,përcash dhe shkatërrosh një shoqëri,popull e komb,shkatërroi atij historinë.Dhe më mirë se kushdo tjetër në histori,këtë turp e krim historik, që ia kalon të gjitha krimeve
e kreu banda bolshevike e Hoxhës.Beogradi, që historikisht ka kontrolluar dhe sërrish kontrollon klasën politike shqiptare, e zbatoi këtë skenar me sukses nëpërmjet bandës vrastare PKSH, kësaj organizate terroriste që morri përsipër këtë tradhëti kombëtare.Kjo bandë bolshevike e krijuar nga dy serb dhe një grup antishqiptarësh, do të kishte si devizë shkatërrimin e të gjitha vlerave shpirtërore,morale e kombëtare ,pra vetë historinë e shqiptarëve.Që në krijimin e saj,kjo bandë bolshevike si specje që ka lindur të hajë vetëveten,përpiu një nga një pjellën e vet.Dyqind petritat e parë të partisë, kush nuk do të hante plumbin pas shpine,do të vdiste me vonë nëpër burgje nga vet partia që i polli. Ngjarjet e Luftës së Dytë Botërore kundra pushtuesit treguan hapur se cili do të ishte roli i kësaj bande vrastare.Duke shkelur me këmbë vullnetin e popullit shqiptar në Mukje për ta luftuar armikun së bashku pa dallim krahine,feje dhe ideje,me urdhër të sllavokomunistëve serb dhe vet Titos, kjo bandë do të niste luftën vëllavrasëse ndërmjet shqiptarëve.Se c’ndodhi në atë luftë e tragjedi kombëtare pasojat e së cilës ende po i vuajmë,dihet.Edhe njëherë tjetër në histori interesat e më të mëdhenjëve ishin kundra të drejtës historike të shqiptarëve për të vendosur të ardhmen e tij në formë demokratike dhe si pasojë, kjo bandë bolshevike erdhi në pushtet dhe e drejtuar nga armiqtë shekullor të shqiptarëve,serbët, nisi gjenocidin më të pa parë në historinë njerëzore kundra shtresës më fisnike ,patriote e antikomuniste duke varur në litar firmëtarët e pavarësisë ,ajkën dhe korifejtë e kombit,duke e mbushur shqipërinë me kampe,burgje ,internime.Dhe krimi më i madh i të gjitha krimeve do të ishte ai kundra historisë.Do të digjeshin biblioteka të tëra që kishin shërbyer si tempulli i historisë e kulturës shqiptare.Do të shpalleshin armiq,tradhetarë ata që e kishin bërë Shqipërinë e kishin dhënë dhe frymën e fundit për atdhe. Do të vdiste nëpër kampe, burgje,internime ajka e inteligjencës shqiptare…Do të digjeshin kisha e xhamija ku nuk do të kursehej as kisha ku kishte lidhur kurorë heroi ynë kombëtar Skënderbeu dhe e gjithë kjo për të kënaqur urrejtjen antishqiptare të Beogradit që ta kishte edhe më të lehtë kontrollin e kombit shqiptar kudo që ai jetonte në trojet e tij etnike. Qëllimi ishte ta linte pa kujtesë, pa histori…Se c’dodhi për gjysëm shekuli andej e këtej kufirit shqiptar dihet……
Pas shembjes së murit të turpit Berlinit,u duk se shqiptarët më në fund do të merrnin frymë e do të fitonin edhe ata lirinë e vonuar e të mohuar si gjithe bota e qytetëruar e do të kishin mundësinë jo vetëm të denonconin gjenocidin sllavokomunist e të nxirrnin para drejtësisë kriminelët e kuq,por mbi të gjitha të shkruanin historinë e tyre të mohuar e shkatërruar.Edhe këtë herë koha punoi kundra të drejtës dhe historisë së shqiptarëve.Interesat e më të mëdhenjëve, atyre që vendosin fatet e popujve të vegjël,ngrihen gjithmonë mbi male kufomash. Bota përndimore jo vetëm nuk i dënoi por dhe i trajtoi si partner dhe nganjëherë të privilegjuar.Në Shqipëri sërish mbetën në pushtet komunistët dhe pjella e tyre që jo vetëm nuk kërkuan falje publike për krimet e tyre, por nëpërmjet medias së shkruar e vizive,pra makinës së tyre të propagandës, por dhe parasë së madhe derdhur lumë tek të huajt, vazhduan dhe vazhdojnë ti qëndrojnë besnik të kaluarës së tyre vrastare…..Është e turpshme por dhe e dhimbshme që brezave të rinj sot, historiografia sllavokomuniste po ju privon të drejtën e ligjshme të mësojnë e krenohen me historinë e tyre.A nuk është koha që shoqëria shqiptare ti thote ndal këtij krimi historik.! Le të shpresojmë se shqiptarët do të zgjohen!.
Një individ,një grup shoqëror e ka të vështirë përball makinës shtetërore të ndryshojë gjërat,por ti mbetet besnik vetëvetes,idealit për të cilin besoi, vuajti e sakrifikoi këtë e ka vet në dorë.Sistemet ,qeverite,politikanët shuhen një ditë,por Shqipëria Etnike dhe historia do të rroj sa të jetë bota.Rruhuni nga mallkimi i historisë!