• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Në Nju Jork, u kujtua ditëlindja e ‘Gjeniut të Kombit’, Mithat Frasherit

March 17, 2014 by dgreca

Ditën e diele, me 16 Mars, në Nju Jork, në Producers Club Theater Fredi Tollja prezantuan në fillim të këtij aktiviteti, një film dokumentar me të njëjtën emër, dedikuar jetës dhe veprës së Mit hat Frashërit,realizuar nga Pëllumb Lamaj/

Nga BEQIR SINA, New York/
NEW YORK CITY : Në qytetin e Nju Jorkut, disa blloqe larg rrugës Lexington (Hotelin Winthrop) është kujtuar ‘Gjeniu i kombit’, Mit hat Frasheri, i biri i Abdyl Frashërit dhe nipi i Sami Frashërit dhe Naim Frashërit, pinjolli i familjes së njohura të Frashërlinjëve, me rastin e ditëlindjes së tij 25 marsin 1880.  Njëqindetridhjetekatër vejtori i ditës së lindjes së tij, u mbajtë dje në qytetin e Nju Jorkut, nën kujdesin e pronarit shqiptar të kino-tetarit Producers Club, zotit Alfred Tollja, dhe e inicioi dhe udhëhoqi zoti Pëllumb Lamaj.
Aktiviteti në përkujtimi i ditëlindjes së Mit hat Frasherit, nisi me vendosjen e një kurore me lule të freskta në varrezat publike “Ferncliff” New York, ku prehen edhe eshtrat e tij, më pasë u bë një vizite të shkurtër në ish vendin ku ndodhej hoteli Winthrop, (Nju Jork – SHBA), vendi ku mbylli syt një herë e përgjithmonë, një nga figurat më të spikatura në politikën shqiptare në gjysmën e parë të shekullit XX-të.
Ky aktivitet në kujtim të ditëlindjes së tij vazhdoi në kinotetarin Producers Club me shfaqjen e filmit dokumentar mbi jetën e veprën Mit’hat Frashërit, një realizmim i bukur, ky, realizim i ish të burgosurit politik Pëllumb Lamaj, i cili jeton në shtetin Nju Xhersi, dhe ka vuajtur 11 vjet në burgun e tmerrshëm të Spaçit, duke u arrestuar qysh në moshën 19 vjeçare.

Ditën e diel, në Nju Jork, në Producers Club Theater Fredi Tollja, prezantuan në fillim të këtij aktiviteti, një film dokumentar me të njëjtën emër, dedikuar jetës dhe veprës së Mit hat Frashërit, realizuar nga Pëllumb Lamaj .

Duke i folur për figurën e tij, Lamaj u shpreh se : “Mit’hat Frashërit, që në atë kohë vinte në dukje se, “Shqipëria, është pjesë e vendeve të mëdha evropiane dhe zhvillimi i saj do të vijë pikërisht nga bashkëpunimi me vendet evropiane dhe SHBA-në”. Kjo ishte pika kryesore e programit të Mit’hat Frashërit, theksoi ai e cila u shkel brutalisht nga komunistët që pushtuan Shqipërinë, pas nëntorit të vitit 1944. Nëse kjo platformë e Mit’hatit do të ish aplikuar që në atë kohë, atëherë sot vendi ynë do të kishte standarde të tjera jetese. Sepse, lideri i Ballit Kombëtar, Mit’hat Frashëri, e bazonte alternativën e tij, mbi humanizmin dhe rritjen e standardeve të jetesës, duke pasur në qendër të vëmendjes integritetin e vendit dhe mbrojtjen e çështjes kombëtare. Ai zotëronte shumë mirë gjuhët e huaja: gjermanisht, persisht, turqisht, frëngjisht, arabisht, greqisht”, tha zoti Lamaj.
Më pas ai komentoi edhe filimin e realizuar prej tij  – duke thënë se ky film është i ndarë në katër pjesë dhe i kushtohet gjithë jetës së tij. “Në pjesën e katërt, sqaroi Lamaj është edhe zëri origjinal i tij, dhënë në B.B C në vitin 1949….Unë, shtoi Lamaj kam përdorur disa skena filmike të rrëzimit të bustit të diktatorit dhe disa ekzekutime origjinale që egzistojnë në arshivat e shtetit…Unë dokumentarin e kam futur në You-Tube , pra megjithëse e kam bërë me shpenzimet dhe mundin tim, e kam dhënë falas thjeshtë që bota shqiptare të mësojë historinë ashtu si është, e pacensuruar dhe të pa-tjetërsuar nga historiografia sllavokomuniste” pohojë zoti Pëllumb Lamaj.
Shpesh të kujtuarit e këtyre datave të ndodhura vite më parë, në diasporë, tha mikëpritësi i kësaj veprimtarie zoti Alfred Tollja, na shërbejnë edhe si një moment analize apo reflektimi për ne në disaporë, për të parë ashtu si nuk kemi pasur mundësin të shohëm ose njohim hsitorinë e vërtet të Shqipërisë, dhe se çfarë bën këto figura të ndritura të kombit tonë, sidomos gjatë kohës që qëndruan në mërgim – kohë kur regjimi diktatorial i anatemoi ata, si armiqë të vendit tonë. Mbasi faleminderojë zotin Lamaj, për veprimtarinë në kujtim të 144 vjetorit të lindjes së pinjollit të Frashërillnjëve, Tollja u shpreh se : “Mit’hat Frashëri,  është quajtur me të drejtë si nacionalist në politikën shqiptare, duke shkruar letra, promemorie, takime në konferenca apo takime me personalitete të politikës ndërkombëtare. Ka qenë kundër komunizmit në Shqipëri, madje si e pamë edhe në filmin dokumentar ai e ka konsideruar tragjedi fitoren e tyre, në 44-tën. Falë njohjes së disa gjuhëve të huaja, sipas shkrimve ai u përpoq në fushën diplomatike, brenda e jashtë Shqipërisë, për bashkimin në Shqipërinë etnike të ish-katër vilajeteve shqiptare, Janinës, Shkupit, Manastirit e Shkodrës. ”, u shpreh Tollja. Në fund të kësaj veprimtarie u shtrua një koktel nga mikëpritësi, dhe disa nga pjesëmarrësit, Agim Ternova, Eduard Dilo dhe Edmond Sejko, folën gjerësisht për njërën nga figurat më të spikatura të kombit tonë  Mit hat Frasheri , i biri i Abdyl Frashërit dhe nipi i Sami Frashërit dhe Naim Frashërit, nga familjet njohura të Frashërit, me rastin e ditëlindjes së tij 25 marsi 1880.

Filed Under: Komente Tagged With: ditelindja, Mit'hat Frasheri, Pellumb Lamaj, u perkujtua

KOSOVA MARTIRE

February 15, 2014 by dgreca

Poezi nga Pellumb Lamaj/

Klikoni mbi titull qe ta lexoni!

Filed Under: Featured Tagged With: Kosova Martire, Pellumb Lamaj, poezi

PËRBINDËSHI NUK MERR MË FRYMË………

December 13, 2013 by dgreca

Nga Ditari i Burgut…./

Nga Pëllumb LAMAJ/New Jersey/

11 Prill…..1985………..Është Pranverë dhe edhe ne të harruarit nga Zoti e bota kemi filluar të ndjejmë ardhjen e saj edhe pse rreth e rrotull shikojmë vetëm tela me gjemba ,ushtarë që na kanë drejtuar mitrolozët dhe shkëmbenj të copëtuar ….që rrethojnë kampin .Jemi duke lëvizur si zakonisht në atë pak hapësirë të kampit kur në kamp ja behin policë të shumtë duke shoqëruar komandantin e burgut.Pasi qëndrojnë disa minuta duke soditur të burgosurit,na japin urdhër të futemi të gjithë në sallën e kulturës.Është ora dymbëdhjetë dhe Radio-Televizori shqiptar jep një komunikatë ku njoftohet vdekja e diktatorit…..Ajo ç’ka ndjemë në ato çaste ishte një përzjereje habie,mosbesimi e gëzimi bashkë.Fshehtas filluam të vështrojmë e përshëndesim në heshtje njeri tjetrin dhe kjo heshtje më e madhe se çdo heshtje tjetër,pushtoi sallën….Ndërkohë jepet urdhëri të dalim nga salla dhe të burgosurit,me sytë që ju shkëlqejnë nga gëzimi,në heshtje,me grushtat e shtërnguar dalin nga salla dhe sejcili në ato çaste sublime, përfytyron Lirinë e aq dëshiruar e pritur në dekada që do të trokas së shpejti …të paktën kështu kishte ndodhur dhe në B.S kur kishte ngordhur Stalini….por me një ndryshim,Atje miliona turmat e Siberisë kishin bërtitur e ulëritur,ndërsa ne e kishim pritur në heshtje këtë gëzim që dukej se zbriste nga qielli,në të kundërt na dukej se Demoni do të ngjallej e do të na përpinte të gjithë….Edhe pse e kishim dëgjuar me veshët tanë,edhe pse e kishim lutur e dëshiruar për katër dekada,prapë na dukej si ëndërr……diktatori kishte ngordhur edhe pse ishte shndrruar në pamundësi në ndërgjegjen e gjymtuar të popullit. Për dyzetëvjetë me rradhë nëpërmjet një terrori sistematik e të paparë në historinë njerëzore,ky diktator i neveritshëm kishte mundur të gjymtonte aresyen e një kombi të tërë duke e shndruar atë në një mit……Fotografinë e tij të varur në murr do ta gjeje pothuajse në të gjitha familjet shqiptare dhe në këmbët e tij që kullonin gjak do të hidheshin aq shumë lule sa që dhe vet Napoleoni,Hitleri,Stalini e gjithë mbretërit e botës do ta kishin zili……

Është dita e dytë  e zisë kombëtare të shpallur për nder të diktatorit,flamuri qëndron në gjysëm shtizë duke e nderuar atë që e tradhëtoi këtë flamur…Me detyrim na fusin na sallën e kulturës të ndjekim ceremoninë….Është e tmerrshme,ironike,poshtëruese kur shikon që një popull i tërë poshtëron veten duke u përrulur e derdhur lot përpara arkivolit të diktatorit…Të persekutosh një popull për gjysëm shekulli dhe ky popull të vajtoj vdekjen ,ky është paradoksi më i madh njerëzor në histori për botën perëndimore e të civilizuar që nuk e provoi e as imagjinoi terrorin e kuq,terror që politakanët e tyre jua bënë dhuratë popujve të tjerë…..

Është dita e tretë e zisë dhe ceremonive dhe një i burgosur informator i komandës i shoqëruar nga policë ,shkon në çdo kapanon duke kërkuar firmën e çdo të burgosuri ….Bëhet fjalë për një telegram që do ti dërgohet K.Q.P .P SH së dhe lejdit Makbedh ,Nexhit…Një pjesë e madhe fatkeqësisht por dhe ish kuadro komunist firmosin atë paçavure por ka dhe të tjerë kurajozë që as nuk u trembet syri….I burgosuri informator më afrohet dhe më zgjat bllokun…..Pasi e shoh me neveri i them të largohet ….policët që e shoqërojnë pasi më shikojnë me urrejtje duke lëvizur kokën në shenjë kërcënimi,ja bëjnë me shenjë të vazhdojë me të burgosurit e tjerë……Me sa kuptojmë,është një lojë e ndyrë e sigurimit të shtetit për t’i poshtëruar e vrarë politikisht të burgosurit e që në të ardhmen t’a përdorin si dokument poshtërues në histori…..

Sot është dita e fundit e ceremonive dhe turmat të përulura deri në poshtërim nga frika,mbushin me lot e lule rrugët e Tiranës së kuqe duke i dhënë lamtumirën e fundit Përbindëshit të kuq…..Gjithë makina e propogandës së kuqe nën ingranazhet e së cilës janë përpëlitur të gjitha institucionet,ka vetëm një devocion…nderim diktatorit….Shiu nuk ka të pushuar sikundër dhe kortezhi njerëzor që nuk ka të mbaruar veç një gjë është e sigurt….Përbindëshi ka ngordhur………Ditët,javët ndjekin njëra tjetrën dhe asnjë shenjë Lirie nuk po shfaqet në horizont e të burgosurit natyrshëm kanë filluar të humbin durimin dhe mjerimi e shpresat mizore kanë filluar të mbulojnë fytyrat e tyre …..

Pak nga pak po i afrohemi Dimrit dhe sot ka filluar dëbora e parë e ashtu butë -butë ka shtruar çarçafin e bardhë…..Më në fund trokiti dhe Dita e vitit të Ri që shumica mendonte se do ta kalonte në Liri pranë të dashurve të tyre që dhe ata mezi i prisnin…..

Është kohë darke dhe të burgosurit si zakonisht janë rreshtuar për të ngrënë darkën,atë pak supë nga mbeturinat e gjellës së ushtarëve kur nga menca del një i burgosur i shoqëruar nga policët që i bërtasin e ulërijnë.Ai ka gjetur një krimb në supën e tij dhe jua ka treguar të burgosurve të tjerë të cilët në rradhë,njeri pas tjetrit, e kanë derdhur supën në kazanin e plehrave….Ndërkohë lajmërohet komanda dhe në kamp vjen oficeri rojës i cili pasi i ka reshtuar të gjithë të burgosurit pyet se kush prej tyre e ka gjetur krimbin….Një i burgosur ,duke ngritur dorën i përgjigjet oficerit të rojës e ndërkohë oficeri rojës i bën shenjë të dalë nga rreshti e të qëndroj përball turmës se të burgosurve dhe pastaj ju drejtohet të burgosurve;e shikoni këtë armik të betuar?ky maskara ka hedhur krimbin në gjellë për të diskretituar komandën dhe qeverinë ?Ju e dini shumë mirë që ushqimi është i bollshëm dhe i pastër dhe qeveria e partia kujdeset per ju…..ky armik i betuar i popullit nuk ka për tu reabilituar kurrë dhe do të ngordh si krimbi në burg…….dhe pasi jua bëri me shenjë policëve , duke u larguar nëpër shkallët që të çonin në zyrat e komandës….Policët e mbërthyen prej krahësh fatkeqin dhe pasi e lidhën e morën në drejtim të birucave …..Të burgosurit në turmë filluan të mermërisnin ndërkohë që policia dha urdhër të shpërndaheshin e të niseshin drejte fjetores……U nisa drejtë shkallëve për të shkuar në fjetore dhe dikush me preku supet ….Ishte një shoku im që gjithmonë bënte shaka,edhe në momente dramatike….Ku shkon më tha duke qeshur? E vështrova një çast pa folur dhe pastaj me buzën në gaz ju përgjigja;në krevatin e kashtës të mbuloj kokën me batanije e të pres plakun e Vitit të ri….Në moment fytyra e tij u vrejt,më vështroi me dhimbje dhe dhe u nis drejt dhomës së tij pa folur ….Ah,harrova i thashe me zë të ulët…Çfarë më tha bashkëvuajtësi?…Krimbi ishte dhurata më e bukur e Vitit të Ri dhe sonte do të shkruaj një dramë…..Kujdes më tha ai….sonte ka shumë policë vërdallë dhe po të kapën do të të kalbin në qeli dhe u largua…..Dhe atë natë,me kokën mbuluar me batanijen e grisur e të pistë,unë shkruajta një nga dramat e shumta por pa mundur t’a hedh në letër ngaqë policët hynin e dilnin pa pushim nëpër dhoma….Dëbora vazhdonte të binte pa pushim dhe britmat e ushtarëve që ndërronin shërbimin,dhe ndonjë fishekë drite që hidhej për të ndriçuar telat me gjemba ,më kujtuan se kishte trokitur Viti i Ri 1986….Zbulova kokën dhe i hodha një vështrim dhomës ….të gjithë kishin mbuluar kokat me batanije…doja ti zgjoja,tju tregoja se kishte ardhur Viti i Ri por mu duk se do t’u prishja ënderrën…Zot thashë me vete…Çfarë të kemi bërë

Filed Under: Sofra Poetike Tagged With: nuk merr fryme, Pellumb Lamaj, perbindeshi

VJEDHJA E SE DREJTES HYJNORE PER TE DASHURUAR

December 4, 2013 by dgreca

Nga Pellumb LAMAJ/   

Kam disa dite qe kam prekur Lirine e pas dymbedhjete vjetesh kryqezuar ne Ferrin e vertete Spac e jo ate imagjinar te Dantes nuk me rrethojne me telat me gjemba dhe perball nuk kam me mitraloza e bajoneta te drejtuara nga une…..Ulerimat dhe klithmat e policeve e ushtareve jane zevendesuar me fjalet e ngrohta te familjes dhe gjumin kam filluar ta bej disi te qete edhe pse nganjehere naten, zgjohem nga endrra te frikshme qe ne forme hijesh e demonesh kerkojne te me rrembejne perseri per ne Ferr……

Jam shume i etur te leviz,vetem te leviz edhe pse kembet kane filluar te me enjten……

Sot kam vendosur te vizitoj gjimnazin ku dikur thura e projektova fillin e enderrava te moshes e natyrisht jane caste sublime qe i provon vetem nje here ne jete…….

Nje grup nxenesish kane dale ne pushim dhe cicerimat e tyre me rrembejne edhe mua ashtu pa kuptuar…..Ne cast ju afrohem,dua t’ju flas ,dua t’ju them se vij nga Ferri e qe jam gjalle ,se dikur jam ulur edhe une ne keto banga…..por ata vazhdojne te lozin me njeri tjetrin duke me hedhur here pas here nga nje veshtrim te cuditshem….Pas pk degjohet tingulli i ziles e ata vrapojne te futen neper klasa e une i mbetur fillikat drejtoj shikimin per nga klasat ku ulesha dikur…..Nje mesuaes kalon afer meje dhe pasi me shikon perzemersisht me pyet nese kam nevoje per ndihme….Ne fillim hezitoj ,dua ti them po,ti tregoj kush jam e nga vij por pastaj nderroj mendje dhe pasi e falenderoj,largohem heshturazi……

Jeta e c’do fatkeqi qe i vjedhin Lirine me te padrejte,ndal po ate cast kur atij i hidhen prangat ashtu si kunder ajo ora kur mbaron baterija e ashtu i zhytur ne kujtime filloj te endem rrugeve e rrugicave te qytetit ku jeta dhe kujtimet kane mbetur pezull…..

Veshtroj dritaret kur dikur ndizej e fikej nje drite per mua por ato jane te mbyllura e te rrethuara me grilla….Edhe ballkoni qe dikur rrethohej nga lule te shumta ,ka mbetur shkrete e vetem nje tufe rrobash te nderrura tunden here pas here nga nje ere e lehte qe ka filluar te fryje e une ,une i mbijetuari i Ferrit,jam shtangur aty e pres ate ate qe pres,te me c’faqet edhe si vegim,por AJO nuk duket…..Edhe pak i them vetes,ku i dihet………e ne cast nje grua e moshuar c’faqet ne ballkon,mbledh rrobat e thara dhe futet perseri ne dhome……Nje gulcim shperthen ne cast nga gjoksi im, e pasi ndez nje cigare,i afrohem pemes se Mimozes aty prane dhe shtellungat e tymit te duhanit duke depertuar neper deget e saj,ngrihen drejte qiellit duke marre formen e nje reje rebel qe arratiset drejte foleve te panjohura…..Eh i them vetes…..eshte mire te kesh kujtime …..Vjene nje dite e vetem ato na mbesin………….

Kur Mimoza te kete celur e Ti do te vish
Prane pemes magjike puthjen te kujtosh
Ne gudulisjen e saj do e ndjesh serrish
Eh Mikja ime, Dashuria nuk njeh moshe…

1991

Kishte rene bora e pare dhe perdja e bardhe kishte mbuluar kodrat e zymta qe rrethonin kapanonet prej druri te te burgosurve te Spacit….Debora flokonte nga rete ,prekte kokat tona dhe shtonte shtresen e bardhe duke mbuluar pak nga pak opingat tona prej gome dhe s’kishe si mos te ngazelleheshe nga kjo dhurate e Zotit te cilen hijenat e kuqe nuk mund te na i privonin…duke bere xhiron e darkes ne ate pak oborr te vogel midis kapanoneve,miku im qe dergjej aty per njezete e pese vjete ,ndali hapin dhe me tha;a di krimin me te madh qe bishat e kuqe kane bere mbi ne ? E veshtrova dhe ne moment nuk munda ti pergjigjesha pasi krimet ishin te shumta,nje kalvar i pafund dhe halli hallit nuk i ngjante,ti shkruan dhe vargje vazhdoi miku im e ne fund te fundit eshte detyra jote ti pergjigjesh kesaj pyetje sublime e historike per brezat dhe pasi thithi fort cigaren e dredhur,leshoi nje shtellunge te gjate ne ajer e cila nga reflekset e dritave te prozhektoreve te rrethimit dhe flokeve te debores qe binin nga siper,morri formen e nje reje qe kerkonte te arratisej nga ai qiell i rrethuar me tela me gjemba……

Zeri i policit qe urdheroi te futeshim ne kapanon na e nderpreu biseden por ate nate te gjate e te pafund,une pashe krimin me te madh te te gjitha krimeve ,kurorat e rinise se fishkur mbi ballin e bashkevuajtesit tim,jehonat e dashurise qe ai kurre nuk mundi ti dhuronte,gjoksin e tij ne gulcim …..po ,Ai kishte te drejte…..Hijenat e kuqe i kishin vjedhur te drejen hyjnore per te dashuruar……………

Filed Under: Featured Tagged With: Pellumb Lamaj, per te dashuruar, vjedhja e se drejtes

NE SOFREN POETIKE TE DIELLIT, PELLUMB LAMAJ

October 26, 2013 by dgreca

STATUJЁS SЁ LIRISЁ/

Pёllumb Lamaj /Ish i Dёnuar Politik nё Burgun e Spaҫit/
Ah Statujё, Statujё e Lirisё/
Sa ёndrra rinie u fishkёn mbi ballё,/
Jehona dashurie qё kurrё nuk u dhuruan,/
Sa kafka martirёsh mbetur pa varr!/

Ah Statujё, Statujё e Lirisё/
E vetmja dritё, i vetmi zjarr,/
E vetmja ёndёrr ku shpresat udhёtojnё,/
Pёrzier me klithma, kulluar nё gjak!/

Ah Statujё, Statujё e Lirisё/
E vetmja shpresё qё na mban gjallё,/
Por edhe po ikёm pa u takuar,/
Besomё, do vijnё tё tё puthin vrasёsit tanё…/

Spaҫ, 1979

GJITHЁ JETЁN MBETA REBEL

 

Gjithё jetёn time mbeta rebel
Nganjёherё as vetё nuk e di pse
Di vetёm qё paqe bёra me veten
Dhe kurrё nuk e ndёrroj kёtё fole`

Kurrё nuk u bёra pjesё e politikёs
Dhe pse Rininё ma kalbёn nё burg
Ёshtё strofka e horrave dhe intrigёs
Konspiracioni me emrin KURVE…..

C’janё vallё lolot e oborrit,c’janё
Poetё,deputetё qё kocka lёpijnё
Gjithё jetёn mbesin vec uturakё
Mjeranё qё s’e prekin dot Lirinё…..

 

BRENDA KATЁR MURESH

 

Brenda katёr muresh
Rrethuar nga terri,
Zvarritem pa rreshtur
S’po di nga lind dielli.

Brenda katёr muresh
Shtangur nga vetmia,
Hijet mё rrethojnё
Nxin e tёrё qelia.

Brenda katёr muresh
Kruspull nga tё ftohtit,
Pres tё vijё mesnata
T’i drejtohem Zotit.

Brenda katёr muresh
Dhe pse natё e thellё,
Mё kot pres unё Zotin
Ai ёshtё nё qiell.

Pёllumb Lamaj
Spaҫ 1979

—

 

Filed Under: Sofra Poetike Tagged With: Pellumb Lamaj, poezi, spac

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT