Nga Marku/- Në qytetin e Shkodrës që në orët e para të mëngjesit, falë edhe një kohe mjaft të mirë, atmosfera e dites së veres ka nisur të ndjehet në shfaqjen në rrugët kryesore pedonale të qytetit të një numri të madh qytetarësh.
Në mungese të aktiviteteve të organizuara nga Bashkia, pjesa më e madhe kanë zgjedhur ambjentet e hapura për të kaluar pak orë në rrezet e ngrohta të diellit. Kështu, ndryshe nga qytetet e tjera ku mbizotëron atmosfera festive, me koncerte dhe aktivitete nga më të ndryshmet, pushteti vendor në qytetin e Shkodrës është treguar indiferent ndaj kësaj dite. I vetmi organizim, edhe ai nga ana e shoqatës së agro-biznesit, ishte Panairi Agro-Artizanal i organizuar në mjediset e rrugës pedonale në qëndër të qytetit të Shkodrës.
Për hirë të së vertetes, tradicionalisht, Shkodra dhe në përgjithësi rajoni verior i Shqipërisë, festimet për ardhjen e veres i ka të përqëndruara me datë 21 mars, ditë që shënon edhe startin e stinës së pranveres. Edhe pse dy-tre vite më parë pati tendenca, sidomos nga organizata të shoqërisë civile, kryesisht të rinjë, që edhe Shkodra t’i bashkangjitet festes kombëtare të dites së veres, epiqëndra e së cilës është Elbasani, ajo mbeti vetem një dëshirë, sepse iniciativa të tilla nuk pati më.
Madje, sot në Shkodër, as shitësit ambulantë të luleve të freskta, sidomos ajo e “lule Mimoza”, si simbol i ardhjes së pranveres, këtë radhë nuk kishin marrë mundimin për një gjë të tillë.
Të pyetur nga ATSH, për një atmosferen e vakët që ekziston sot në qytetin verior për këtë ditë, kur në Elbasan, Tiranë e qytete të tjera, ajo ka përmasa madhështore, qytetarët shkodranë, shprehen të indinjuar nga qëverisja vendore, e cila nuk bën asnjë përpjekje që me aktivitetet e saj t’i bashkangjitet festes kombëtare së “dites së veres”.