• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Librazhdi përkujton 40-vjetorin e vrasjes së poetëve Blloshmi & Genc Leka

July 19, 2017 by dgreca

1 derjtusja3 salle2 salle 12 sejdini20106436_10213652886416093_6211101705682468299_n1 librat bllosh Leka2 folesiNga Çerçiz Loloçi/Më 17 korrik 2017, në orën 7 të mbrëmjes Bashkia e Librazhdit, nën kujdesin e kryebashkiakut Kastriot Gurra ka përkujtuar 40- vjetorin e vrasjes nga kupola e regjimit diktatorial  të dy poetëve, Vilson Blloshmi dhe Genc Leka. Në mjediset e Pallatit të Kulturës së këtij qyteti u organizua një mbledhje solemne ku kanë përshëndetur kreu i bashkisë Kastriot Gurra, autori i memorialit të dy poetëve Sadik Spahija, autori i librit monografik Sadik Bejko, bashkëvuajtës së dy poetëve dhe të të burgosurit politik Bedri Blloshmi, ndërsa janë sjellë në ceremoni edhe përshëndetjet e Ismail Kadaresë dhe të personaliteteve të tjera, që nuk mundën të merrnin pjesë.

Mbledhja solemne u pasurua me interpretimin mjeshtëror të aktores Ema Andrea, e cila lexoi disa nga poezitë e Vilson Blloshmit dhe Genc Lekës. Po ashtu në veprimtari u shfaq edhe dokumentari kushtuar dy poetëve realizuar nga Sadik Bejko dhe Namik Ajazi, si dhe u dhuruan libra kushtuar dy poetëve.

Kreu i bashkisë Gurra, pas vlerësoi punën e paraardhësve të tij si dhe të të gjithëve atyre personaliteteve që kanë dhënë ndihmesë për lartësimin e dy personaliteteve të kulturës, të pushkatuar nga regjimi komunist, tha ndër të tjera se ende ka shumë për të bërë, për t’i njohur më mirë dy poetët martirë, të njihet krijimtaria e tyre në mjedise shkollore dhe jo vetëm. Pavarësisht viteve që kalojnë, tha zoti Gurra, vepra dhe sakrifica e tyre mbetet e gjallë dhe është detyrimi ynë për ta kujtuar me respekt dhe për t’ua bërë prezent brezave që vijnë.Gjithashtu bashkia e Librazhdit për pjesëmarrësit dhe të ftuarit shtroi një darkë në mjediset e restorant “Ballkan’.

Kush ishin poetët Vilson Blloshmi dhe Genc Leka?

Më 17 korrik 1977 mbushen 40 vjet nga ekzekutimi i poetëve Genc Leka dhe Vilson Blloshmi. Ata bënin pjesë në radhët e familjeve kundërshtare të regjimit komunist. Për këtë arsye u përfshinë në një proces agjenturialo-operativ të Sigurimit dhe më pas hetimor-gjyqësor të hetuesisë e gjykatës.

Genc Leka (1941-1977), ishte 36 vjeç kur u ekzekutua. Prej vitit 1959 ishte vënë në përpunim të organeve të Sigurimit të Shtetit. U arrestua më 31.8.1976.

Vilson Blloshmi (1948-1977), ishte 29 vjeç kur u ekzekutua. Raportimet e para për të nga Sigurimi janë nga viti 1966, ndërsa ndjekja aktive është nga viti 1970. U arrestua më 5.8.1976.

Çështja e trajtimit të tyre në një proces agjenturialo-operativ të centralizuar nis në maj 1975. U implikuan 39 persona. Regjimi kërkoi të lidhte gjoja “sabotimet” në kooperativë me një grup “armiqsh” ishin familje kulakësh, në krye të të cilëve qëndronin intelektualë si poetët Blloshmi e Leka. Për këtë arsye u nxorën në gjykim 8 të pandehur, një pjesë e të cilëve u përdorën për të dënuar të ekzekutuarit (formulë e njohur kjo e proceseve komuniste). Bedri Blloshmi u arrestua më 3.4.1976. Pas një hetuesie të gjatë e barbare, përfshi trajtimin e ekspertizave letrare, gjyqi ndaj tyre në kinemanë e Librazhdit ishte një demonstrim i urrejtjes klasore, një triumf i ligësisë ndaj të drejtës e moralit njerëzor.

Për vite me radhë këtë çështje e ka zbardhur me përkushtim të veçantë, Bedri Blloshmi (i dënuari i tretë i këtij procesi), vëllai i Vilsonit, i cili arriti të zbulojë vendpushkatimin e tyre, si dhe të grumbullojë një dokumentacion të bollshëm, një pjesë të së cilit e ka botuar.

Procesi ndaj poetëve u zhvillua në Librazhd më 6-13 qershor 1977. Me vendimin nr.45, datë 13.6.1977 Gjykata e Rrethit Librazhd, i dënoi poetët me vdekje, pushkatim dhe Bedri Blloshmin me 25 vjet burgim.

U la në fuqi nga Gjykata e Lartë me vendimin nr.202, datë 2.7.1977. Më 16.7.1977 Presidiumi i Kuvendit Popullor njoftoi refuzimin e faljes së jetës. Një ditë më pas, ministri i Punëve të Brendshme Kadri habiu nxjerr urdhërekzekutimin, i cili realizohet më 17.7.1977. Nga kërkimet e bëra, nuk është arritur të gjendet procesverbali i fjalës së fundit të poetëve.

 

Filed Under: Featured Tagged With: Cerciz Loloci, Librazhdi, përkujton, poetet Blloshmi e Leka

2 Prilli, përkujton…

April 1, 2017 by dgreca

2 Prilli, përkujton 4 “Dallandyshet e Demokracisë Shqiptare/1 Heronjte e 2 prillitNga Zenel Çeliku/

Shumë që e kanë jetuar atë kohë, 2 Prillin 1991, e kujtojnë si ditën më të zezë që mori jeten e 4  pioniereve te demokracise në lulen e jetes së tyre më të bukur, e pse??? Sepse ata kërkuan që Shqipëria të bëhet si gjithë Europa. Ata ishin “Dallandyshet e Demokracisë Shqiptare” që guxuan dhe i dolën ball për ballë diktaturës më të eger në planet.

Dëshmorët e parë të demokracisë në Shqipëri janë Nazmi Kryeziu, Arben Broci, Bujar Bishanaku dhe Besnik Ceka, të cilët, me shumë respekt dhe nderime, Presidenti Nishani me 2015,  i ka nderuar ata me titullin e lartë “Nderi I Kombit”. E vërteta as nuk është zbuluar dhe me sa duket as nuk do të zbulohet thotë me shumë keqardhje dhe i përlotur Muhamed Kryeziu-vëllai i dëshmorit Nazmi Kryeziut. Nga një komunikim i drejtpërdrejtë me Muhamed Kryeziun-vëllain e Nazmi Kryeziut,  na thotë se 2 Prilli ishte dhe mbetet një ditë e zezë jo vetëm për familjet tona, por për të gjithë popullin shqiptar, sepse ishte goditja e parë ndaj shpresës dhe aspiratave të shqiptarëve, që Shqiperia ti shpëtojë kthetrave komuniste, ti largohet një herë e përgjithmonë diktaturës enveriste e cila izoloi, burgosi dhe pushkatoi mijëra jetë njerëzish, vetëm e vetëm pse kishin mendime ndryshe nga kasta kriminale komuniste. Atë ditë Nazmiu doli nga shtëpia me mua sepse kishte lënë takim me shumë shkodranë që e prisnin te protestonin për demokraci në Shqipërinë e vuajtur 46 vjecare, thote Muhamedi, por kurrë nuk më shkonte ndërmënd se ajo ishte dita e fundit e jetës për vëllain tim të dashur. Atë ditë 4 trimat, 4 djemt me demokrat të Shkodrës, u përballën pa frikë me policinë enveriane, e cila pasi e pa vehten të sfiduar nga turma e madhe e njerëzve demokrat, qëlluan pa mëshirë dhe me çmenduri komuniste në drejti të turmës dhe pikërisht ndaj 4 djemve shkodran për të cilët ishin paramanduar. Diktatura komuniste vampire, mendoi se me vrasjen e 4 shkodranëve që I qëndronin në krye turmës së demonstruesve, populli I Shkodrest do te frikësohej dhe do të ktheheshin në shtëpiat e tyre duke iu bindur poliisë të udhehequr nga kasta e Ramiz Alisë. Në fakt ndodhi e kundërta, më 3 Prill pasi populli shkodran humbi 4 nga djemt e tij më të mirë të cilët me të drjetë mundet ti quajmë “Dallandyshet e Para e Demokracisë në Shqipëri”, jo vetëm në Shkodër por në gjithë Shqipërinë u kthye në ditë zie kombëtare dhe në rrevoltë popullore të pa parë në 46 vjet të regjimit gjakatar komunist-përfundon I përlotur Muhamed Kryeziu-vëllai I dëshmorit Nazmi Kryeziut.

E vërteta e asaj ngjarje tragjike, na bën të kujtojmë ato vite të zeza plot ankth, me diktaturën më të eger në të gjithë kampin komunist. Vitet shkojnë si uji I përroit, por për 4 familjet e deshmorëve të 2 Prillit 1991, edhe për mbarë shqoqërinë shqiptare, është dhe do të jetë një plagë e cila nuk do të mbyllet kurrë, nëse aktorët dhe fajtorët e asaj tragjedie,e saj masakre nuk do të zbulohen dhe të ndëshkohen ligjërisht. Ata dhanë jetën jo për vehten e tyre, ata menduan dhe me koshjiencën e tyre fisnike e demokrate, u përballën me diktaturën më të egër për të drejta njerëzore, për demokraci dhe për liri për të gjithë shqiptarët. Kjo sakrificë sublime e 4 dëshmoreve-Nazmi Kryeziu, Arben Broci, Bujar Bushanaku dhe Besnik Ceka, duke mos llogaritur as jetën e tyre, është pak që janë vlerësuar me titullin e lartë “Nderi I Kombit”, nëqoftëse autoret dhe urdhëruesit e atij krimi makaber komunist nuk do të zbulohen. Cilido le ta vërë vehten në vënd të familjeve të 4 dëshmorëve, kushdo nga politika le të mendojë një minut se njëri prej tyre është pjesë e familjes së tij, kushdo nga drejtësia le të mendoj se ajo tragjedi ka trokitur në familjet e tyre, le të bëjë aktin më civil dhe patriotik që të zbulojë ata kriminele që moren jetën e 4 djemve në lule të jetës më të bukur të tyre. Askush më shumë se PD e ka kërkuar por edhe duhet të kërkojë me këmbëngulje se kush janë autorët e masakrës së 2 Prillit 1991, vrasjet enigamatike të 4 dëshmorëve të 2 Prillit duhet të zbardhen pa asnjë diskutim, sepse ndyshe familjarët, shokët e miqt e 4 dëshmorëve nuk do të jenë asnjë herë të qetë. Sot më 2 Prill 2017, 26 vite më pas, partia e 4 dëshmorëve të vrarë në mes të Shkodrës, ndodhet në një protestë popullore demokratike paqësore, pikërisht për vlera njerëzore, për demokraci si e gjithë Europa, kundra mafies qeveritare, partia e tyre po lufton për të drejta të barabarta në politikë, në zgjedhje, në votime dhe për të plotësuar ëndrat e 4 dëshmorëve që sot I kemi “Nderi I Kombit”, por edhe frymëzimi I shqiptarëve për një jetë më të mirë dhe larg një trazicion të gjatë e plot mashtrime. Duke dashur të përcjell ngushëllimet më të sinqerta për familjet e  Nazmi Kryeziu, Arben Broci, Bujar Bushanaku dhe Besnik Ceka, dua të shpreh edhe besimin se nuk do të jetë larg dita kur vrasësit e masakres së 2 Prillit 1991, do të jenë në bankën e drejtësisë për të marrë dënimin e merituar, por ajo që është është më e rëndësishme, për të qetësuar disi familjet e “Dallandysheve të Demokracisë Shqiptare”.

 

 

 

Filed Under: Histori Tagged With: 2 Prilli, Arben Broci, Besnik Ceka, Bujar Bishanaku, kater deshmoret, Naim Kryeziu, përkujton

Izraeli përkujton gjashtë milionë hebrenjtë e vrarë në L II B

May 5, 2016 by dgreca

Dita përkujtimore e Holokaustit, që përkujtohet çdo vit, filloi dje pas perëndimit të diellit dhe do të mbarojë sot, po pas perëndimit të diellit./

TEL AVIV, 5 maj / Izraelitët mbajtën sot dy minuta heshtje, ndërkohë që sirenat ranë në përkujtim të gjashtë milionë hebrenjve të vrarë gjatë Holokaustit.

Në orën 10:00 (07:00 GMT) sirenat shënuan edhe fillimin e vendosjes së kurorave me lule në qendrën përkujtimore të Holokaustit ”Yad Vashem”.

Dita përkujtimore e Holokaustit, që përkujtohet çdo vit, filloi dje pas perëndimit të diellit dhe do të mbarojë sot, po pas perëndimit të diellit.

Ceremoni përkujtimore po zhvillohen sot edhe në shkollat, kolegjet dhe universitetet në të gjithë vendin.

Në ceremoninë në ”Yad Vashem”, kryeministri Benjamin Netanyahu deklaroi se antisemitizmi në botë mbetej ende i përhapur.

”Ideologjia naziste i përcaktoi hebrenjtë si burimin e çdo gjëje të keqe në botë”, deklaroi Netanyahu.

Në Poloni, rreth 10 000 të rinj hebrenj do të marrin pjesë në të ashtuquajturin Marshimi i Jetës, një distancë prej tre kilometrash nga Aushvici në Birkenau, dy kampet më famëkeqe naziste të përqëndrimit.

Filed Under: Kronike Tagged With: 6 milionet, Izraeli, përkujton

BIJTE E SHQIPES NDERUAN KUJTIMIN E TE NDJERIT BETIM MUCO

July 12, 2015 by dgreca

PHILADELPHIA, E Shtune 11 Korrik-: Eshtë, bërë traditë e bukur tanimë për bashkatdhetarët tanë në SHBA – Filadelfia, që Shoqata Atdhetare-Kulturore Shqiptare-Amerikane “Bijtë e Shqipes” të organizojnë aktivitete të këtilla, dinjitoze për nderuar dhe kujtuar figura të shquara të artit dhe kulturës sonë kombëtare.
“Bijtë e Shqipes” ka arritur që të ruajë dhe transmetojë nga brezi në brez vlerat më të vyera të traditës shpirtërore, historike dhe kulturore shqiptare.
Të shtunen me 11 Korrik 2015, Bijte e Shqipes njofton se ka mbjtur një takim me anëtarët e shoqatës, shkrimtarë, poetë dhe artistë të komunitetit, gazetarë dhe veprimtarë, studentë, një veprimtari në nderim të poetit, shkrimtarit dhe përkthyesit të njohur Betim Muço, i cili u nda nga jeta në 15 janar 2015.
Megjithëse, kjo shoqatë ka shkruar në profilin e saj në rrjetin shoqëror facebook, se një shkrim i plotë rreth këtij aktiviteti do të publikohet së shpejti në web-sitin e shoqatës www.bijteeshqipes.us. Facebook si dhe ne gazetat shqiptare ne New York dhe Shqipëri, një foto-album me fotografitë e aktivitetit është bër publik duke treguar se në ambjentet e shoqatës “Bijtë e Shqipes” në Philadelphia në nderim të Poetit, Prozatorit, Përkthyesit e Fizikantit të nderuar Bekim Muco i cili u nda nga jeta papritur 6 muaj më parë.
Zëri i Amerikës, njoftoi 8 muaj më pare se në Maryland të SHBA u nda nga jeta në moshën 68-vjeçare poeti, shkrimtari dhe përkthyesi i njohur Betim Muço.
Familja tha se ai vdiq papritur, në mëngjesin e 15 janarit.
Më tej Zëri i Amerikës tduke e protretizuar atë tha se Profesor Betim Muço njihet si autor i shumë librave me poezi dhe prozë, ndonëse me profesion ishte sizmiolog.
Pas zhvendosjes në SHBA në vitin 2001, ai i shumëfishoi forcat në fushën letrare. Librat e tij njihen për ndjeshmërinë dhe sinqeritetin, për stilin elegant dhe fjalën e qëlluar. Familja tha se ai ishte duke përfunduar një roman të ri.
Poezia e Betim Muços është përkthyer në disa gjuhë të botës, ndërkohë që ai vetë ishte një shqipërues i talentuar. Profesor Muço ishte i pari që solli në shqip tregimet e nobelistes Alice Munro, para se ajo të nderohej me çmimin e madh. Shquhen gjithashtu shqipërimet prej tij të James Joyce-it dhe Vladimir Nabokov-it. Ai ka qenë fitues i disa çmimeve letrare kombëtare në Shqipëri.
Betim Muço ishte edhe një shkencëtar i njohur. Nga viti 1993 deri në 1997 ka qenë drejtor i Institutit të Sizmiologjisë në Tiranë. Edhe pas ardhjes në SHBA, Profesor Muço vazhdimisht merrte pjesë në konferenca shkencore ndërkombëtare dhe kontribuonte për shkencën në forma të tjera.
Betim Muço kishte mbaruar studimet në fakultetin e Shkencave të Natyrës në Tiranë dhe për shumë vite ka qenë drejtuesi i Rrjetit Sizmiologjik të Shqipërisë.
Ai lë pas bashkëshorten, dy vajza dhe një djalë.(B Sina)

Filed Under: Komente Tagged With: Betim Mucon, bijte e shqipes, përkujton

Pervjetori-Nagasaki përkujton 69 vjetorin e lëshimit të bombës atomike

August 9, 2014 by dgreca

TOKIO, 9 gusht /Me mijëra persona, si dhe të mbijetuar,u mblodhën te shtunen me 9 gusht, në mëngjes në Nagasaki për të përkujtuar 69 vjetorin e hedhjes së bombs atomike që, tre ditë pas asaj të Hiroshimës, vrau rreth 70 mijë persona në këtë qytet.
Këmbanat ranë për të treguar fillimin e një minutë heshtje në orën 11:02 me orë lokale (2:02 GMT), ora në të cilën bomba, më 9 gusht 1945, transformoi qytetin në një lëmsh të flaktë.
Ceremonia, që u zhvillua pavarësisht erës së fortë të shkaktuar nga afrimi i një tifoni, u zhvillua pranë vendit ku avioni amerikan kishte lëshuar bombën me pluton të mbiquajtur “Fat Man”. Gjashtë ditë më vonë, Japonia kapitulloi, duke i dhënë fund Luftës së Dytë Botërore.
Përpara një audience që përbëhej kryesisht nga të mbijetuar të moshuar dhe familjet e tyre, përgjegjës qeveritarë, kryeministri Shinzo Abe si dhe ambasadorja amerikane në Japoni, Caroline Kennedy, kryetari i bashkisë i kërkoi qeverisë japoneze të heqë dorë nga projekti i saj për të braktisur doktrinën paqësore që Japonia ndjek që pre përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.
“Betimi Kushtetues nëpërmjet të cilit Japonia heq dorë nga lufta është parimi themelor i Japonisë së pasluftës dhe i Nagasakit”, deklaroi Tomihisa Taue, duke shprehur keqardhje mbi debatin e fundit mbi çështjen e vetë-mbrojtjes kolektive që vër në rrezik këtë parim.
Qeveria vendosi muajin e fundit që t’i mundësojë ushtrisë japoneze, deri tani krejtësisht në rol mbrojtës, që të shkojë në luftë për të mbrojtur aleatët e saj.
Bomba e lëshuar mbi Nagasaki dhe ajo mbi Hiroshima janë dy bombat e vetme bërthamore që janë përdorur në kohë lufte.
Rreth 140 mijë persona vdiqën në Hiroshima dhe më shumë se 70 mijë në Nagasaki qoft menjëherë qoft nga fakti i ekspozimit ndaj radioaktivitetit, gjatë muajve që vijuan pas lëshimit të bombave.
SHBA-ja ende nuk ka kërkuar falje për përdorimin e bombave dhe asnjë president amerikan në detyrë nuk ka vajtur për vizitë në ndonjë nga dy qytetet martire japoneze.
Sipas disa burimesh diploamtike thuhet se Uashingtoni kishte propozuar në vitin 2009 një vizitë në Hiroshima të presidentit Barack Obama, i cili dëshironte të paraqiste faljet e tij zyrtare, dhe se kjo vizitë ishte refuzuar nga Japonia

Filed Under: Histori Tagged With: 69 vjetorin, e lëshimit, Nagasaki, përkujton, të bombës atomike

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT