Nga Dr. Orhan Sakiqi/Para pak kohe isha në Korçë. Korça më ka tërhequr gjthmonë sidomos për urbanistikën e saj, për ndërtimet me kriter që janë bërë, për ruajtjen e rrugicave me gurë dhe banesave të ulta, së fundi me pazarin e rikonstruktuar. Pra eshte nga të pakta qytete kur shkon e njeh Korcën e vjetër, dhe Korca e re lidhet shumë mirë me të. Prisja të shoh dhe objektin me aq halle të kolegut Kolevica bibliotekën kur u habita kur pashë punime ndërtimi dhe një tabelë ku thuhej se këtu do të bëhen zyra për bashkinë ose dicka e ngjashme. Pra biblioteka kthehet në zyra. Mar menjiherë në telefon Petraqin dhe e pyes. E di mor xhan më thotë, por nuk më ka pyetur njeri. Më vjen shumë keq, për vetë peripecitë e objektit që ti i di. E keqja është se unë nuk mund të vete vetë atje për pa mundësi fizike, por po e vuaj këtu në strofkën time si qëmoti.
Por cilat janë peripecitë e Bibliotekës së Korçës që aq shumë e kanë munduar ark.Petraq Kolevicën. Besoj që e vlen për lexuesin e nderuar të shkëpus këtu disa fragmente nga libri i tij Arkitektura dhe Diktatura.
-Duhet të ketë qenë fundi i vjeshtës së vitit 1967, kur shkova në Korvë, i thirrur nga Kryetari i Komitetit Ekzekutiv M.Grabocka. Kryetari më kishte thirur të më thoshte se do të prishej kisha e Shën Gjergjit dhe në vend të saj do të ndërtohej një bibliotekë….Më kërkoi të merrja përsipër bërjen e projektit të bibliotekës. Sheshi i ndërtimit, në kishën e Shën Gjergjit, kuFan Noli,prift celebroi të parën meshë shqip. Dhe kjo kishë duhej të prishej!……..Ishte viti i egër 1967 mbas fjalës së diktatorit në Mat….
Tani të kthehemi të vazhdojmë tregimin e dramës së bibliptekës……..Studiova bibliotekat e ndërtuara kohët e fundit në Angli,vendet skandinave ,Gjermani e Zvicer dhe them se mundimi smë shkoi kot……….Të mos e zgjasim, projektin e bëra, u miatua, zyra e Korcës vazhdoi projektin e konstruksionit dhe filluan punimet dhe bashkë me të edhe zvaritjet e qëllimta………..punimet vazhduan por gjithnjë me ngadalësi. Kështu deri deri në fillim të vitit 1975, pra, më shumë se katër vjet, ende s kishte mbaruar si karabina.
Ndërkohë, më 1974, filloi lufta kundër burokracisë dhe kundër ndikimeve të huaja në letësi dhe art ,sipas orientimeve të famëkeqit plenium IV. Nga kjo nuk shpëtoi as arkitektura……….Sipas zakonit të atëhershëm në fillim dolën fjalët vesh më vesh e pastaj u tha haptas sikur në Korcë paskësh qenë shoku Enver,i cili nuk e paskësh pëlqyer bibliotekën. Cështë ky mur kështu pa dritare?- paskësh thënë. E kisha shpjeguar disa herë se cdo të bëja në atë faqe muri,që po quhej bosh. Për ta sqaruar edhe më mirë, bëra fasadën në shkallë 1:50 dhe vizatova një lloj kompozimi të basoreliefit të mundëshëm dhe ia dorëzova Ministrit, i cili do ta conte më lart.Kam shpresë se ajo fletë mund të gjendet në ndonjë ditë nëpër arkivat e ish Komitetit Qëndror. Megjithatë cështja lihej qëllimisht zvarrë, që të fryhej e zmadhohej me thashetheme. Pyesja ctë bëj? askush nuk përgjigjej. Ndërtimi i shte pezulluar………….
Në vitin 1974 unë drejtoja punimet në ekspozitën ‘Shqipëria Sot’, që u bë me rastin e 30 vjetorit të clirimit……….
Më 24 dhjetor 1974 ekspozitën e vizitoi Enver Hoxha. Ay erdhi bashkë me Mehmetin e me suitë tjetër .Drejtori më prezantoi si arkitektin, që kisha drejtuar punimet dhe atje u zhvillua biseda e tij me mua. Me që kundërshtova Enver Hoxhën në sytë e të gjithëve gjë që për mentalitetin e atëhershëm ishte një skandal i rrezikshëm, tekstin e bisedës e daktilografova dhe të nesërërmen që në mëngjez ja dorëzova Ministrit që të mos lija shteg për deformime nga keqdashësit:
Shoku Enver, duke më shtërnguar dorën, filloi kështu :
-Ju lumtë, kini bërë një ekspozitë shumë të bukur.
-Ju jeni Kolevica?
-u përgjigja po.
-Sh.Enver- Juve jeni nga Korca?
-u përgjigja-po.
Sh.Enver- Juve keni ndërtuar disa gjëra shumë të bukura në Korcë, por në një gjë ma kini prishur pak qefin.
-u përgjigja: E di shoku Enver…
-Sh.Enver – Me gjithse aty pati influencë Todi Lubonja.
-u përgjigja: Vetëm aty ska vend këtu në këtë ceshtje.
Sh.Enver-Po mua kështu më kanë informuar.
-Gabim ju kanë informuar.
-Sh. Enver –Të përpiqesh që që ai objekt të dalë mirë,cpo bën?
-u përgjigja- As unë sdi cpo bëhet. Më kanë futur në një rreth, ku spo marr vesh asgjë.
Sh.Enver-Si kështu?
U përgjigja –As njeri spo më thotë se cduhet të bëj më tej.
-Sh.Enver- Pamvarësisht nga këto ti si autor duhet ta mbrosh deri në fund duke marrë edhe mendimin e shokëve………..
Atmosferën e rëndë që u krijua pas atij kundërshtimi e dinë ata që ishin të pranishëm…….por peshën e vërtetë e di unë ,që mbeta i vetëm kur të gjithë më largoheshin….
Pas disa ditësh më thirrën në Komitetin Qëndror ku më thanë se sjellja ime ishte mungesë rëespekti ndaj udhëheqjes. Dhe kjo për ty nuk është hera e parë. Edhe kur të ka kritikuar shoku Mehmet, ti nuk ke mbajtur qëndrim të mirë.
Shumë shpejt, pas kësaj, mua më cuan në Ndërmarjen 21 Dhjetori, për tu edukuar në gjrin e klasës punëtore.
Këto ishin mbresat e Petraqit. Pra biblioteka kishte hyrë në vallen e objekteve të ndikuara nga rryma perendimore dekadente.
Mbaj mend se nga fillimi i verës 1975 në sallën e Pallatit të Kulturës në Tiranë u organizua një mbledhje nga Ministria e Ndërtimit ku do të dënoheshin objektet e ‘influencuara’ dhe sigurisht edhe projektuesit e tyre. Për të mbushur sallën na kishin ftuar edhe ne nga zbatimi. Sidoqoftë unë do të shkoja se shqetësimin e Petraqit e dinja prej kohësh. Salla ishte mbushur, dhe si është në të tilla raste kur luhet me fatin e njeriut,me fatin e projektuesit të talentuar,me fatin e shokut .Nuk pipëtinte miza. Zura vend nga fundi, dhe holla syte dhe pashë Petraqin në anën trjetër po nga fundi.
Përvec Petaqit u përmendën edhe emërat e Sokrat Moskos, Koco Comit, Mauricio Begës dhe Maks Velos që kishin projektuar në rrymë moderniste me ndikime të huaja. Mbas hapjes së mbledhjes nga Ministri, u ngrit Petraqi me diskutim të shkruar por nuk e lanë të mbaronte duke i kërkuar autokritikë që në fillim. Dale të shpjegohem tha ai, por jo ulu, kemi vite që të dëgjojmë. Pak punë kemi ne të dëgjojmë ty gjithmonë. Foli pastaj Maksi,por edhe atë e ndaluan. Në fund zv kryeministri i zi i ndërtimit nuk tha gjë pa thënë për projektuesit, modernizmin që synonte zhdukjen e luftës së klasave përbysjen e diktaturës së proletariatit e të tjera si këto. Kur rrëmbehesh ai nxirte edhe fjalë të tjera që nuk ja vlen të përmenden.
Kolevica e kishte pësuar goditjen e parë duke e cuar ne zbatim tani e cuan edhe më larg në minierën e Valiasit. Ajo që e ka vrarë më shumë atë dhe që e përmend vazhdimisht edhe sot e kësaj dite është: Në moshën 40 vjevare më hoqën nga profesioni i arkitektit të cilin e doja më gjithë shpirt. Unë jetoja me të jo vetëm kur punoja por edhe ne cdo cast të ditës mbase edhe të natëes.
Tani kur tërë bota fle,
O shpirt i im përse rri zgjuar?
Do të shkrante ai. Në shtypin e kohës vërshuan lajkatarët : Kështu na ndodhi me Biblikotekën e Korcës ,e cila jo vetëm nuk ka asgjë kombëtare në formën e saj, por edhe stonon në planin e përgjthshëm të ndërtimit të qytetit, shkruante në gazetën’ Drita’ arkitekti V.B. më 14 mars 1976.
Jam ulur tani me Petraqin e bisedojmë . Sigurisht merakun e ka për ‘mollën e sherrit’ ,për atë të cilën guxoi të kundërshtoi dhe diktatorin. Lere thotë ishte kuja e kohës ,si e kam shkruar në rromanin tim me të njëjtin titull, por këta të sotmit nuk pyesin. Ku është e drejta e autorit, ku është qytetaria e nderit që më ka dhënë Korca? Kam bërë disa objekte në qytetin tim të lindjes por për bibliotekën kisha dobësi të vecantë.
E vështroj Petraqin dhe më vinë në mend një frazë që e lexova së fundi në Kujtimet 1939-1944 të Mustafa Greblleshit, mbas një vizite të tij në Athinë : Më fort se sytë e saj më tërhoqën sytë e Homerit, të cilët edhe në mermer dukeshin të verbët. Thua se poeti i madh u verbua për të mos parë shëmtimin e botës. Kështu është. Edhe mua kështu më duken sytë e poetit Kolevica.Bisedojmë sigurisht për vendin . Kujtoi vargjet e tij nga vjersha’ vitet që vinë’ shkruar në vitin 1976 dhe botuar në vitin 1993. Vargje të fshehura në vite :
Kaq u shtuan poshtëritë,
Kaq u rritën marrëzitë ,
Kaq na mbytën ligësitë ,
Sa kam frikë që një ditë ,
Kur dhe ne të shohim dritë,
Kur të hapen krejt kufijtë,
Oh kam frikë atë ditë,
Ikjen e gjithë njerëzisë…
……………….
Vargje profetike. Ndahem me Petraqin me mendimin se Bibliotekës së Korcës, jo vetën nuk duhej ti nderrohej qëllimi për të cilën u ngrit por duhej ti jepej emëri ark. Petrat Kolevica. Po them vetëm arkitekt,por ai ishte poet,shkrimtar përkthyes e mbi të gjitha njeri. Korcar i rradhë. E kanë cilësuar si i fundit i rromantikëve.
Në hyrje të bibliotekës duhej të shkruhej. Biblioteka ark.Petraq Kolevica. Ai që guxoi të kundërshtojë diktatorin.
Tiranë-5-09-2017.