PRISHTINË, 17 Korrik 2016-Gazeta DIELLI-Behlul JASHARI/ Presidenti i Republikës së Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, para 18 vitesh, në një konferencë për shtyp në 17 korrik 1998 – një ditë pas seancës konstituive të Kuvendit në kohë lufte paralajmëronte krijimin e një qeverie të re me përfshirje të gjerë të gjitha forcave politike të vendit.
Ai ritheksonte se, “zgjidhja më e mirë është Kosova e pavarur, me të gjitha garancat për serbët e Kosovës dhe një protektorat ndërkombëtar si fazë kalimtare”, ndërsa theksonte faktin se Kuvendi i Kosovës ka 144 vende, 14 prej të cilave, sipas strukturës etnike, janë rezervuar për serbët kosovarë.
Presidenti Rugova kërkonte mbrojtje ndërkombëtare për Kosovën dhe për popullin e saj derisa theksonte se situata në Kosovë vazhdon të jetë e rrezikshme, se po vazhdonin sulmet e forcave serbe dhe kishte të vrarë e të plagosur dhe shkatërrime të pasurive. Presidenti Rugova falënderonte gazetarët që në ato kohë të vështira raportonin për zhvillimet në Kosovë.
Raportimi im shqip para 18 viteve, në 17 korrik 1998, nga konferenca për shtyp e Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova, i përkthyer në anglisht nga ATSH ishte ky:
http://www.hri.org/news/balkans/ata/1998/98-07-17.ata.html
[08] Parliament’s inauguration to be followed by creation of government – Rugova
PRISHTINE, July 17 /ATA correspondent Behlul Jashari reports:
The President of the Republic of Kosova, Ibrahim Rugova, on Friday declared that the meeting of the Kosova parliament, emerging from the March 22, 1998 elections, will be followed by the creation of the government.
“We will also set up the other bodies, which will include all political forces,” President to the Republic of Kosova Ibrahim Rugova told a news conference on Friday.
The Kosova parliament, convened on Thursday, has 144 seats, of which 14 are for the Kosova Serbs.
“The best solution is an independent Kosova with all guarantees for the local Serbs and an international protectorate as a transitional stage,” said Rugova.
He asked “international protection for Kosova and its people,” because, as he said “the situation in Kosova, unfortunately continues to be dangerous.”
“The Serbian forces attacks, which have killed and wounded many people and destroyed assets and houses, continue,” said Rugova.
He especially thanked the local and foreign journalists who although under very grave conditions cover the developments in Kosova. /la/mima/lm/
Albanian Telegraphic Agency
NË FOTO: RUGOVA GJATË INTERVISTËS SË PARË QË KAM ZHVILLUAR…
Presidenti historik i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, para 22 vitesh, në 1994, në intervistën ekskluzive që kam zhvilluar, të parën të një Presidenti të Kosovës për Agjencinë shtetërore-zyrtare të lajmeve të Shqipërisë – ATSH, ku fliste për një “politikë globale që sa më parë të bjerë muri mes shqiptarëve” dhe e cilësonte edhe si një hap në politikën globale të shqiptarëve, falenderonte dhe vlerësonte ATSH-në për informimin nga Kosova epër Kosovën.
“Faleminderit. Falënderoj Agjencinë Telegrafike Shqiptare për informimin nga Kosova e për Kosovën. Edhe kjo që pata rastin të bisedoj për këtë agjenci, që reprezenton Shqipërinë dhe çështjen shqiptare, është një hap në politikën globale, në integrimet shqiptare. Edhe ne bëjmë përpjekje që këtu në Kosovë përmes Qendrës sonë për Informim të kemi një agjenci të vogël, e cila raporton për situatën e përditshme në Kosovë. Duhet një bashkëpunim midis këtyre dy institucioneve dhe institucioneve të tjera në Kosovë dhe në Shqipëri”, theksonte Presidenti historik Rugova derisa bisedonim gjatë në intervistën që kam zhvilluar ditën e enjte të 22 shtatorit 1994, në zyrën e tij, ku sot është muzeu – Shtëpia e Pavarësisë Dr. Ibrahim Rugova, në Prishtinë.