• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Rafael Floqi sjell Maya Angelou në “Sofrën e Diellit”

March 5, 2017 by dgreca

maya-angelouMaya Angelou/

Përktheu Rafael Floqi/

Maya Angelou ka pasur një karrierë të gjerë dhe të shquar si brenda dhe jashtë sferës letrare. Ajo është më i njohur për punën e saj si një poete, dhe aktiviste e të drejtave civile, duke punuar me Dr Martin Luther King Jr dhe Malcolm X.. Poezia e saj është frymëzuar dhe informuar nga jeta dhe puna e saj, dhe kjo lidhje personale shpesh bëhen poezitë e saj të thella dhe të fuqishme. Gjatë një karrierë që përfshin vitet 1960 deri në vdekjen e saj në vitin 2014, ajo tërhoqi, provokoi, frymëzoi, dhe në fund të fundit transformoi njerëzit dhe kulturën amerikane.  Maya Angelou, e lindur 4 prill 1928 si Marguerite Johnson u rrit në në St Louis, Arkansas në një zonë  rurale në kohën e dasive raciale.  Ajo ishte një poete, historiane, shkrimtare, aktore, dramaturge, producente dhe regjisore. Ajo ishte profesoreshë në Qendrën e Studimeve Amerikane në Universitetin, Wake Forest në Karolinën e Veriut , qysh nga viti 1981.  Ajo ligjëroi në të gjithë Shtetet e Bashkuara dhe jashtë vendit.  Ajo botoi dhjetë nga librat më të mirë të shitur dhe artikuj të shumtë në revista, duke fituar çmimin  Pulitzer dhe, duke u emëruar disa herë për Çmimin “National Book Award”.  Me kërkesë të presidentit Klinton, ajo shkroi dhe i dërgoi atij një poemë për ditën e inaugurimit të tij si president në 1993.

Një udhëtim i rrënuar 

S’ka as trokitje paralajmëruese në derë

As zhurmë të rënda  këmbësh që pengohen në dysheme e hajatit

E sigurt  si në burg të zi, e di

Se drita rrëshqet

Mbi punën e imtë  bërë me gishta

Nga një grua

pa dhëmbë prej Pakistani.

Pikturat e lumtura në mur

Nga një kohë e padukshme ndriçohen.

Goja ime e dëshiruar

S’pranon ajrin e zakonshëm dhe

Mushkëritë ndalen. Pushtuesi merr

Drejtim dhe

Dihat përmes mureve të allçisë.

Ja është në dhomën time, duke hyrë

prej vrimës së çelësit, duke u shtyrë

përmes pragut të derës.

S’mund të bërtas.  Një kockë

Frike më zë fytin.

Është mbi mua. Është

Një agim me Shpresë,

Është një kalorës arrogant .

Mendja ime, dikur e palëvizshme

Brenda kutisë së saj të rehatshme, është përndezur

Kur kundron fytyrat e tyre të ngazëllyera,

që hyjnë brenda meje.

Jam e detyruar forcërisht

Pa dëshirën time

T’i hipi dritës dhe kalëroj bashkë me Shpresën.

Përmes gjithë atyre orëve të shkëlqyera.

 

Jam e lidhur në pritje, deri sa

errësira vjen për të më kërkuar

si mallin e saj . Shpresa zbehet, dita shkon

në vendin e vet të pandreqshëm,

dhe unë rrëkëllehem sërish në këndin e njohur

tek brigjet e mos ngushëllimit .

Zymtësia zvarritet përreth

Duke u lëpirë ndjellësisht

rreth gishtave të mi, rreth  ijëve,

Duke më thithur edhe rrënjët e flokëve

Të mia. Dhe ma fal dalldinë

marramendëse me Shpresën. Kridhem

prapë brenda në krahëve të tij

të babëzitur.

 

 

Do të ngrihem sërish

 

Ti kërkon t’ më ulësh në jetë të jetëve,

Me rrena të idhta, gjithë dredhi,

Ti në llucë  mund t’ më zhytësh vërtet

Por unë nga pluhuri unë ngjitem përsëri.

 

Ah po,  të digjka paturpësia ime ?

Pse je rrethuar me gjithë atë zymti ?

Pse eckam si të kem puse nafte

në dhomën e ndenjes në shtëpi.

 

Po ashtu si hënat dhe si diejt,

si baticat që vijnë me saktësi,

Si shpresat që lart vërshojnë,

Po unë do të ngrihem përsëri .

 

Mos doje të më shihje zemërthyer?

Me kokë ulur dhe sy mënjanë?

Me shpatullat mbledhur si pika loti.

E ligur si shpirti kur qan .

 

Ah të fyeka mospërfillja ime?

E qenke prekur në thellësi?

Pse unë qesh sikur kam zehe ari

Pas kopshtit tim në shtëpi.

 

Ti mund t’më vrasësh më fjalë,

Ti mund t’më vrasësh me idhni,

Ti mund t’më më therësh me sy,

Por unë, si ajri ngrihem përsëri.

 

A të qenit  seksi të tërbuaka?

T’i qenke madje shumë i habitur,

Pse kërcej si t’ kem diamante,

Aty ku kofshët më rrinë ngjitur?

 

Ndaj,

Lart prej kasolleve të turpit të historisë

Unë ngrihem,

Lart nga e shkuara me rrënjë në dhimbje

Unë ngrihem,

Unë jam një oqean i zi , kërcënues. i paanë,

Që turfullon e fryhet  mes tallazesh.

I lashë pas netët me terror dhe frikë,

Dhe u ngrita

Në një muzg mrekullisht të pastër

U ngrita

Duke marrë me vete hajmalitë e stërgjysheve të mi,

U ngrita

Unë,-ëndrra dhe shpresa e një skllaveje .

U ngrita,

U ngrita,

U ngrita.

 

 

 

Zogu i kafazit

 

Zogu  i lirë i kërcen

Në shpinë e erës,

Dhe zhytet në mes shtjellash teposhtë

Aty gjer ku rryma nis e reshtet,

Dhe e ngjyen krahun

Në rrezet e një dielli portokalli,

Dhe guxon të thotë se qielli është i tij .

 

Por zogu i kafazit

Që çapitet në kuvlinë e tij të ngushtë

Herë-herë mezi sheh

Tej telash plot duf zemërimi

Se krahët e tij janë të qepur

Dhe këmbët i ka lidhur

Ndaj,

shqyen fytin  e zë e këndon.

 

Zogu i kafazit nis e iu këndon

Me një trill gjithë llahtari

Atyre gjërave të panjohura

Qe me gjithë afsh i dëshiron

Dhe do që cicërima e tij të ndihet

Gjer atje në kodrën e largët

sesi ai zogu në kafaz

këndon për liri.

 

Zogu i lirë mendon për një tjetër stuhi

Dhe shkërben shtjellat mes pemëve rënkuese

Sheh krimbat e majmë që shtriqen në lëndinën e bardhë

Dhe i shpalos qiellit dëshirën pushtuese

 

Ndërsa zogu i kafazit  buzë një varri ëndrrash

Hijes së tij i këlthet gjithë llahtari

Krahët qepur dhe këmbët lidhur

E çjerr rrylin e këndon përsëri.

 

Zogjtë e kafazit nisin e këndojnë

Me një trill gjithë llahtari

Atyre gjërave të panjohura

Që me gjithë afsh i dëshirojnë

Dhe duan që cicërima e tyre të ndihet

Gjer atje në kodrën e largët

sesi ata zogjtë e kafazit

këndojnë për liri.

 

 

 

 

Vetëm

 

Shtrirë , e përhumbur

Natën e kaluar,

Mendoja si t’i gjeja shpirtit tim një shtëpi,

Ku uji të mos ishte i etur,

Kur buka të mos ishte si gur,

Dhe arrita një përfundimin

Që s’besoj se e kam gabim

Se asnjeri,

Dhe them, po asnjeri,

S’ia del mbanë i vetëm këtu,

Ai.

 

Vetëm krejt i vetëm

Asnjeri, por po asnjeri,

S’ja del mbanë dot këtu ,

Ai.

 

Ka ca milionerë me shumë para

Sa s’mundet  t’i përdorin dot

Gratë e tyre si orë zie vijnë vërdallë

Fëmijët e tyre bluz këndojnë,

Madje kanë edhe doktorë të shtrenjtë

Për të shëruar zemrat e tyre prej guri.

Por asnjeri

Jo, asnjeri

Nuk mundet t’ia dalë këtu i vetëm.

 

Vetëm krejt vetëm

Asnjeri, por pra asnjeri,

S’ia del dot mbanë këtu

Ai.

 

Tash eja më pranë e më dëgjo,

Të të rrëfej atë që e di,

Se retë e stuhisë po mblidhen

Dhe era do nisi të fryjë

Gjindja  po vuan

Por s’mund t’ia dëgjoj dot ofshamën,

‘Sepse asnjeri,

dhe të them, po asnjeri

s’mund t’ia dalë i vetëm këtu

Ai.

 

Vetëm krejt vetëm

Asnjeri, por pra asnjeri,

S’ia del dot mbanë këtu

Ai.

Filed Under: Sofra Poetike Tagged With: Maya Angelou, Rafael Floqi, Sofra e Diellit

Ndërlikimet e pesë fjalëve më të përdoruara të politikës të 2016-tës

January 3, 2017 by dgreca

1-rafel-floqi3Pamflet Nga Rafael Floqi/

Kompania Google procedon trilionë kërkime çdo vit, dhe ne fund të vitit në Mountain View, në Californi  jepet renditja e fjalëve  më të përzgjedhura ne motorët e  kërkimit për vitin 2016. Shumë nga frazat, çuditërisht, pasqyrojnë ngjarje kombëtare, temat e lajmeve dhe fenomenet të cilëve iu  është kushtuar rëndësi gjatë gjithë vitit. Kështu fjala më e klikuar ishte termi “Powerball”, i cili lidhet me çmimin e parë  të lotarisë $ 156 milionëshe në fillim të 2016 që u fituan nga tre mbajtës biletash. Pastaj renditen fjalët  “Prince”, “Hurricane Mateu”, “Pokemon Go” dhe “Slither.io”, që gjenden në pesëshen e parë, ndërkohë që “Trump” dhe “Hillary Clinton” mbyllin listën nga fundi. Lista e plotë ishte 1. Powerball, 2. Prince 3. Hurricane Matthew 4. Pokemon Go 5. Slither.io 6. Olimpiada 7. David Bowie 8. Trump, 9. Zgjedhje dhe 10. Hillary Clinton.

Kjo tregon se për amerikanët dhe për botën anglisht folëse, ikonat e artit Prince e David Bowei. apo lotaria e Powerball e loja “Pokemon Go” janë më të rëndësishëm, sesa zgjedhjet dhe kandidatët presidencialë e fjalët e politikës . Kjo ndodh në SHBA por në Shqipëri nuk ndodh kështu. Politika më e anatemuara mbizotëruan kërkimet për fjalët shqipe. Kështu në mungesë të një sondazhi nga Google nga sitet shqiptare sipas një informacioni kryesojnë, disa  fjalë të huaja që shpesh kanë hyrë me kuptime apo shqiptime të gabuara, që pavarësisht dukjes lidhen ngushtë me  njëra-tjetrën. Le të shohim pesë të parat dhe ndërlikimet e tyre. Përgjithësisht kur ‘Importohet” një fjalë nga një gjuhë e huaj, ajo hyn bashkë me objektin apo  nocionin e ri që sjell, por më vonë i nënshtrohet ligjeve fonetike të shqipes apo të folësve të shqipes që e përtypin, mbllaçitin, shkurtojnë, shartojnë, adaptojnë atë sipas qejfit. Në fillim të shekullit për t’u dukur më modernë dhe për të shmangur fjalët turke u futën në shqip fjalë dhe terma italianë e francezë aq  sa, sot mund të çuditemi pse ne në Shqipëri themi sutjena e reçipeta e në Kosovë i thonë shqip jelek (me zgjerim kuptimi),apo ne themi kanotierë dhe ata majicë.

Por kjo analizë nuk është thjesht gjuhësore, por politiko- socio-linguistike e përtej, si e tillë ka vend për humor.  Të ndalim tek pesë fjalët “e importuara” në shqip nga politika . E para fjalë është “kanabis”, e dyta “vetting”  e treta “hashash”, e katërta “dekriminalizim” dhe e fundit “chek-up”. Ashtu siç kanë hyrë në shqip këto fjalë dhe në përdorimin që kanë marrë, janë transformuar, kopjuar, shabllonizuar, transformuar, madje dhe përdoren me kuptim të zgjeruar e madje deri në kuptim të kundërt nga origjinali. Dëshmi e erudicionit të parisë sonë…

E para fjalë është “kanabis”, e cila ka marrë përdorim të gjerë, madje kësaj qeverisje i takon dhe neologjizmi “kanabizim” ( që ngjan si “kanibalizim” ) që do të thotë ta bësh dhe spinaqin kanabis, të që do të thotë si në atë parullën komuniste, t’u qepemi kodrave e maleve e t’i bëjmë ato më pjellore se edhe fushat  Por boll u morëm me fjalë dhe zhvillimet që ka marrë ajo në kohët e sotme,  por le të shohim bimën fajtore, “Kanabis”, që mbajti me bukë disa mijëra familje ne fshat, që ngjiteshin maleve qysh në orën pesë dhe mbushi xhepat e bosëve te drogës . Po për çudi asnjë bos i kapur vetëm “kultivues të mjerë për 20 mijë lekë dita” të futur në  burg me shumicë sa u detyruan të bëjnë dhe amnisti.  

Në fakt Cannabis sativa është një bimë njëvjeçare barishtore e gjinisë kanabis, një specie e familjes Cannabaceae. Njerëzit e kanë kultivuar kanabis në shekuj. Gjatë gjithë historisë është përdorur si një burim fibrash industriale për thasë, e si vaj farërash, si ushqim, por edhe për qejf, për përdorime fetare dhe shpirtërore, si dhe në mjekësi. Çdo pjesë e bimës korret në mënyra  të ndryshme, në varësi të qëllimit të përdorimit të saj. Si lloj botanik është klasifikuar qysh në fillim nga botanisti Carl Linnaeus në 1753. Po pse “kanabis” kur kemi fjalën e bukur shqipe “ kërp”, që rrjedh nga ( lat. Canabis, it. canapa) me rotacion të ngulitur, që tregon se është fjalë e trungut të vjetër të shqipes. Farat e kësaj bime janë përdorur për të bërë vaj kryesisht, vaj kërpi që mund të përdorej për gatim, për llamba ndriçimi, për llaqe ose për ngjyra druri. Edhe sot kjo ruan emrin e mirë si  kërp industrial,  ai mund të përdoren si ushqim për zogjtë në kafaz,  si një burim të mirë ushqyes për shpendët, si në formë farash kërpi. ( Ju lutem mos u thoni ketë malësorëve të fshatit Dedaj të komunës Shkrel, ku për kërp industrial u prangosën 35 vetë, pasi policia dhe drejtësia nuk e dinte dallimin). Fajin nuk e ka kërpi në vetvete, por vetëm ajo fara e keqe sativa.  Lulja e së cilës (dhe në një masë më të vogël gjethet, rrjedhimisht dhe farat) përmbajnë disa komponime kimike  psikoaktive të njohura, si cannabinoide, që kur konsumohen kanë qëllime rekreative, të dallditjes  të transit shpirtëror. Ka një dallim kur “malli” përgatitet nga lulet quhet (marihuana) kur merret nga gjethet nga nxjerrja e një ekstrakt rrëshinor ( shndërrohet në hashish), që  konsumohen si cigare me të dredhur, me nargjile apo duke e mbllaçitur. Dhe për kuriozitet kjo bimë ka ca si lule mashkullore edhe femërore sa pjellore aq edhe sterile. Shumica e farërave “të femërizuara” janë kthyer artificialisht  në “hermafroditite” femërore pa gjene mashkull, duke e trajtuar bimën me hormone, apo me substancën e thiosulfatit të argjendit. Kështu sugjeroj që kjo bimë të jetë simbol i ylberit LGBT)  Lypset që policia jonë ”e panjollosur “në vend të korrë në male, le të gjejë furnitorët e farërave, madje dhe ata të këtij kimikatit e t’i bëjë të gjitha bimët sterile. Boll i lodhi policët skërkave…

Të shohim fjalën e dytë “Vetting”, siç duket, duhet të ketë ardhur nga anglishtja, kjo folje?

Po të bëjmë në analizë të shkurtër të fjalës, ajo rrjedh nga një shkurtesë “ang. vet” apo si folje (ang. Vetting), që fjalë që kaq shumë u dëgjua në fjalimet e politikanëve. Jo më kot vlerësohet, si fjala e dytë më e përdorur këtë vit, dhe po te kishte një fjalor të plotë të albanglish ( siç ka spanglish)  do të ishte fjala “Vetting”, apo në shqip i përçudnuar “vettingu” me dy “t” dhe me mbaresën “u”, që fjalë për fjalë, do të thotë rishikim, rikontroll, rishoshitje, qëmtim. Kjo fjalë kaq shumë u fol e u shpërfol ne fjalime dhe deklarata politike nga kryeministri e nga politikanët dhe ambasadorët, nga gjyqtarët, ministrat, deputetët sa shqiptarët kuptuan si në kohën e Skënderbeut që duhet pyetur Venecia për ligjin,edhe vendi ynë  e ka kanunin e tij para Magnakartës. Por ajo që populli kuptoi më mirë është se ajo është një fjalë, që të gjithë bëjnë sikur e duan dhe asnjë se do…

Kuptuan se mund të shpallen e shpiken ligje, por kur nuk ka vullnet për t’i zbatuar, nuk kanë për t’u zbatuar kurrë, ose do te kalojnë ne një filtër idiot, si për heqjen e te drejtës për t’u zgjedhur për një mospagimin e një gjobe qarkullimi. Kështu disa njerëz u ndotën nga “vettingu”, të tjerët u anatemuan, por kriminelët ngelën dhe u bënë vetëm subjekte mediatikë. Por ç’ qenka kjo fjalë që gëzuaka e trimëruaka Rilindjen e frikësuaka gjyqtarët e lënka pa frymë opozitën? Por të shohim kuptimin e fjalës- “kuçedër”, sipas fjalorit Merriam-Webster :

Çfarë do të thotë të bësh “ang. vetting” apo “vet” për një kandidat për një pozitë të caktuar? A ka të bëjë kjo folje, diçka me fjalën me veteran “një person me përvojë të gjatë”? Duke pasur parasysh se sa përvojë të gjatë kanë këta gjykatës, kur të ardhurat vetjake i kalojnë me dhjetëra fish të ardhurat nga pagat, ndoshta, por sidoqoftë, sipas fjalorit është tregues se një gjë ose një person është verifikuar, i provuar i pastër, i vërtetë.

Interesante, apo jo, kjo  fjalë nuk është e lidhur fare me kësisoj me veteranët, por me një fjalë tjetër që nuk ka të bëjë aq shumë me njerëzit e njerëzillëkun, por me atë çka janë shndërruar njerëzit sot( në kafshë,) pro me fjalën veteriner, doktor kafshësh, apo siç i quanin me ironi në Kamzë në kohën e universitetit “hajvan doktor”. Amerikanë për gjithësisht janë të drejtë për drejtë kur duan ti bien shkurt. Pra në vend të fjalës “veteriner” shkurt “vet” ”  mjek kafshësh.”  Prej nga ku  folja “vetting”, pra të këqyrësh kafshët, të vizitosh kafshët. U lodh i ziu ambasadori Lu t’ua shpjegonte shqiptarëve këtë fjalë, por më kot.

Kështu “vetting” do të thotë t’i çosh dhe t’i kontrollosh kafshët tek veterineri. Në fakt ky emër u shkurtua në “vet” nga mesi i shekullit të 19-të dhe, brenda disa dekadave, nga emri i shkurtuar ‘vet” për veteriner u kthye në një folje me kuptim “të subjektit (vet i kafshëve) në ekzaminim mjekësor.” Por folja shpejt është aplikuar edhe për qeniet njerëzore, si dhe, me zgjerim kuptimi si një folje a emër foljor që ” tregon një kontroll mjekësor tek veterineri.” Kjo sikur ka lidhje me atë fjalën “ang. chek up”  Deri në fillim të shekullit të 20, kjo fjalë mori në kuptimin figurativ me të cilën njihet sot  “për t’ia  nënshtruar një person një shqyrtim, për t’i zbuluar të metat.” Me pak fjalë për të kontrolluar një soj të ri “kafshësh” të kohëve pas diktatoriale, se për ato para diktatoriale, ka një fjalë tjetër, që këtë vit pak u dëgjua, “lustrim”.

Por të ndalim tek fjala e tretë fituese, po  jo aq e panjohur por këtë vit, edhe në sajë të farave të zgjedhura me cikël të shpejtë vietnamez, në vend të rritej shumë për së larti u rrit për së gjeri. Nuk di pse shqipot i thonë, hashash, ndoshta se bën rimë me kallash, por dhe arabët, nga ku e ka dhe origjinën fjala thuhet “Hashish” që bën rimë me bakshish, apo shish, shtizë si tek fjala shishqebap,  po siç duket kësaj here e kanë gjetur si më kollaj fjalën “hashash”    Fjala arabe ḥashīsh njihet se ka hyrë pak a shumë njëkohësisht me duhanin në Evropë është regjistruar së pari qysh në vitin  1598.

Hashashi është  një substancë pak a shumë e errët që rrjedh nga bima e kanabisit, e përpunuar nga metodat që e nxjerrin rrëshirën me tretës  alkooli dhe me ujë të ngrohje për të krijuar pllaka apo çokollata  ose me edhe me metoda gati për t’u transportuar jashtë shtetit, apo në tregun vendas. Me që hashashi anglez  ishte i zi i pisët (mos marrim në sysh Lazaratin që e ka jeshil të pastër),  si një farë kallëp sapuni. Wikipedia thotë nëse ju doni për të pini hashash të  errët, mund të shkoni në  vende të tilla si  Holanda dhe ta blini atë në një “Koço shop”, më falni një “Coffee shop” një “dyqan kafeje”; dhe pastaj t’ja merrni një këngë të vjetër sarhoshësh-hashashi me titull: “Kuptimi i jetës sipas  “El Saimirit “ apo ”Në gjurmë të Eskobarit, K. Balili”,  thotë :

Tymos hashash, flit hashash

ha hashash, fli hashash

bli hashash, qaj hashash

thaj hashash, shit hashash!

Ju lutem kur ta këndoni këtë këngë, mos ta dëgjojë ministri Tahiri, se do t’u mallkojë që shani policinë, apo zëvendësi i tij sarandjot, Stefan Çipa, që do t’u nxjerrë statistikat që nga koha e komunizmit, kur mbillnin kanabis në Kamëz dhe e shisnin në Itali kontrabandë për të luftuar kapitalizmin e degjeneruar. Dhe mbi të gjitha kujdes se mos prishin namin e mirë që ka kanabisi i Lazaratit.

Por të ndalim tek përcaktimi  fjalës :”Hashish/ hashash  quhet ” Rrëshira e përqendruar e luleve femërore të bimëve si (Cannabis sativa or Cannabis  indica) që tymoset, përtypet ose pihet për shkak të efektit intoksikues të quajtur çaras. Të tjerat i kuptoni vetë. Për më shumë pyesni Ramën në Facebook, pasi edhe ai nuk është pa përvojë tymosje, siç thonë gojët e liga.   Si kjo një anekdote urbane që unë s’e besoj dhe aq.

Kryeministrit tonë ia shkrep ndonjëherë në mes të natës, siç ka thënë vetë, t’ia hipë taksisë dhe të kontrollojë ROGL-të ( më falni ngatërresën në kohë) të vizitojë doganën e Durrësit.  Komandanti i policisë kufitare i kapur në befasi rreshtoi të gjithë policët tok me policin e qenit. Po a mbahej qeni i drogës, me të ndjerë erën tentonte, t’i sulej kujt thoni ju? Gjejeni vetë?

Të nesërmen për sjellje të pa hijshme në publik, qeni u eutanaziua…

Le të ndalim tani tek një fjalë më frikë ndjellëse dhe një çështje më serioze. Një nga çështjet më të mediatizuara për  momentit është ajo “dekriminalizimit” që thuhet se në fund të vitit dha rezultatet e pritura . Nga një kokë për çdo forcë politike, dhe kjo shihet si arritje e PS pasi nga 19 copët e krahut të Ramës, u gjet vetëm një dhe me gjithë dashurinë e kryeministrit për njerëz me shumë emra, ndodhi dhe epilogu i ‘Shkëlqimit të rënies  të z. Roshi”.   Pra, me sa kuptohet, nga ajo që po thonë publikisht ligjvënësit tanë, si i tha dhe z. Rama Lul Bashës, mos më hiqet si i virgjër) se nuk do të ketë më kandidatë për deputetë, kryetarë bashkie madje edhe në poste të larta të administratës publike me precedent apo ndjeke penale. Por mjafton vetëm të analizojmë fjalën “dekriminalizim” për të kuptuar efektin e saj. Në fillim  kemi parashtesën “de-” që ka origjinë latine dhe në shumë gjuhë, përfshirë gjuhën angleze, merr kuptimin e diçkaje që hiqet etj.; edhe fjalën krim, që do të thotë një vepër penale për të cilën ndëshkohesh. Në një hulumtim në internet www.collinsdictionary.com,  kërkova shpjegimin e fjalës “decriminalization”. Më dolën këto shpjegime: decriminalize ose decriminalise (folje) – to remove (an action) from the legal category of criminal offence (ta heqësh apo nxjerrësh (një veprim) jashtë kategorisë së veprave apo kudravajtjeve penale); me shembull: to decriminalize the possession of marijuana (të dekriminalizosh mbajtjen (posedimin) e marijuanës).

Prapë këtu marijuana, si dreqin lidhen këto fjalë kështu?! Siç duket, e ka fajin realiteti sureal shqiptar, ku Ministria e Rendit është shndërruar në Ministri Bujqësie, për shkuljen e bimëve te këqija, ku policia dërgon helikopterë dhe policë me maska me lopata për të kositur kanabis. (Saimir të paktën jepu ndonjë kosore apo kallë siç i thonë në veri) . Sot në Fjalorin e Shqipes, kanabisi duket se është metastazuar. Duket se qeveria Rama që deklaronte se do te luftonte tregun informal, dhe siguronte 300 mijë vende pune e realizoi këtë me kulturën e kërpit sativa dhe me largimin e mbi 200 mije vetëve në azil për shkak te humbjes se shpresës. Kërkesat e opozitës për dekrimininalizimin pollën një mi. Duket se te gjithë Maliqët tërheqin nga vetja…

Po e pesta fjalë që ka marrë të drejtën e qytetarisë, është fjala e panevojshme angleze “ Check –up”, pse duhet një fjalë anglisht, kur kemi fjalën a togfjalëshin e bukur shqip “vizitë mjekësorë” apo kontroll. Siç duket për këtë fjalë duhet të pyesësh ministrin e mjekësisë z. Ilir Beqja  i cili do të përpiqet të shpjegojë se kjo lindi si fjalë me rëndësi, për të mbuluar disa koncesione, dhe se për vizita mjekësore falas, siç e tha dhe kryeministri ynë në “Mea kulpa”-n e fund vitit”,  gjindja do të vazhdojë të pagojë tek doktori, por për “chek up”, falas, jo kurrsesi.

E kështu lum ne që “Fjalori ynë” na u shtua këtë vit me disa fjalë të reja, në thelb, të panevojshme, dhe humbi një fjalë të lashtë me rëndësi  “shpesa”.  Asnjeri se di ku gjendet, disa thonë prapa diellit, por as dielli s’merret vesh ku lind e ku perëndon. Nejse kjo është histori tjetër, sidoqoftë kryeministri ynë, ende nuk ka mësuar atë që thoshte Napoloni se : “Një lideri vërtetë është një shitës i zoti shpresash”.   

Filed Under: Politike Tagged With: pamflet, pese fjalet me te perdoruar, politika 2016, Rafael Floqi

Trump ndërron mendim për Obamacare ?

November 13, 2016 by dgreca

1 Rafael Floqi

Nga Rafael Floqi/

Duket sikur tani po flitet për “Reveil not repail “ (Rishqytim dhe jo shkallmim), ndonëse Presidenti i zgjedhur amerikan Donald Trump ishte shprehur për të kundërtën. Tani ai po  thotë se është i hapur që të lenë të paprekura disa pjesë të ligjit të shëndetësisë, të njohur si “Obamacare”.  Por si qysh? Pse tani ky ndryshim? 

1-trump-obama

A do të ketë një Trumpcare , apo “he don’tcare”?

Për gjashtë vitet e fundit, asnjë ligj nuk është përmendur më shumë se do të zhbëhej, apo do të bëhej menjëherë kurban i GOP-së, sesa Aktit i Kujdesit të Përballueshëm Shëndetësor, ACA. Fitorja masive republikane e swmartës,duket se rrezikon ta eliminojnë atë,  duke i vënë kështu në rrezik  sigurimet e më shumë se 20 milionë amerikanëve .

Megjithatë, sipas një raporti qeveritar,premiumet e Obamacare janë të vendosur të ngrihen në qiell mesatarishtme 22% në vitin 2017, bazuar tek plani mjekësor mesatar “Plani i argjendtë,që merret si tregues mesatar. Dhe kjo rritje çmimesh shihej si goditja më e fundit e gozhdës në arkivolin e Obamacare.

Kompanitë e Sigurimevekanë rritur çmimet dhe kanë zvogëluar transaksionet e shkëmbimeve, duke u përpjekur për të frenuar humbjet nga sigurimi i personave me sëmundje ekzistuese. Numri i nënshkruarve  për vitin 2017 po shqyrtohen nga afër ngaKompanitë e Sigurimeveqë duan të shohin të regjistrohen sa më shumë konsumatorë të rinj dhe të shëndetshëm. Plani i argjendtë  – mbi të cilin janë bazuar subvencionet federale – do të kushtojë mesatarisht  $ 296 në muaj në vitine ardhshëm. “Kjo shifër është e bazuar në çmimet që janë të nevojshme për siguruar një person  27-vjeçar në 39 shtetet që përdorin shkëmbimet federale të HealthCare.gov, plus katër shtete të tjera dhe Washington D.C. që kanë sigurimet e tyre shtetërore. Ndërsa gjatë vitit 2016 siç pohonte CNN rritja kishte qenë mesatarisht 7.2 %.

Rritja premiumevedo të thotë edhe se Obamacare do të jetë më e shtrenjtë edhe për qeverinë federale,sepse ajo do të duhet të ofrojë subvencione më të mëdha. Por programi prapë se prapë.  kushton më pak, sesakishte vlerësuar fillimisht Zyra e Buxhetit të Kongresit. Nga ana tjetër, ka edhe më pak njerëz të regjistruar ndaj dhe Kompanitë e Sigurimevenuk i kanë ulur çmimet. Të rinjtë që supozohej të inkuadroheshin në Obamacare po i shmangen asaj, dhe ata janë kail më mirë, të paguajnë gjobat (prej rreth 370 dollarësh), se ta regjistrohen me këto premiume të larta.
Rritja e çmimeve nuk është problemi i vetëm Obamacare-së për vitin e ardhshëm. Kompanitë e Sigurimeve kanë nisur, gjithashtu, të kufizojnë shërbimet.Një çështje tjetër për konsumatorët është,se ata nuk do të mund të zgjedhindot mjekun dhe spitalinqë u pëlqen. Për të mbajtur shpenzimet e ulëta , Kompanitë e Sigurimeve kanë ngushtuar rrjetet e ofruesve të mjekëve të regjistruar në planet PPO.  Kështu kur konsumatorët arrijnë në përfundimin se ajo që ofrohet nuk është një plan i mirë, atëherë ata kanë vetëm dy mundësi: ose të heqin dorë nga planet e tyre, ose të mbeten të pasiguruar.
“Ndërsa Obamacare po kalon nëpër një tronditje të madhe, shumica e ekspertëve thonë se kjo është një periudhë tranzicioni. Ndërsa ata, nuk presin që shkëmbimet të dështojnë, ata thonë se ligji duhet të rishikohet për të forcuar programin e rregullimit të riskut, që mbron Kompanitë e Sigurimeve nga sigurimi i më shumë të sëmurëve paraekzistues,duke e bërë kështu më të vështirë për njerëzit të regjistrohen edhe pasi regjistrimet të mbyllen”, pohonte në numrin e së premtes “Washington Post”.Rreth 10.4 milionë njerëz qenë regjistruar në planet e Obamacare gjer më 30 qershor dherreth 10 milionë pritet të regjistrohen gjer në fund të vitit. Pjesa e amerikanëve e pasiguruar ka rënë në një numër rekord,duke u ulur me 8.6%. Ndërsa regjistrimet (enrollments) pritet të rriten me një mesatare prej 9% me rreth 11.4 milionëpersona në vitin 2017,  thanë zyrtarët e administratës.

Por çdo të sjellë “epoka “Trump” ?

Gjatë javës së fundit të fushatës së tij, presidenti i zgjedhur DonaldTrump u zotua për shfuqizimin shpejt të ligjit të vitit 2010-të kujdesit shëndetësor,kjo do të ndodhte, sapo ai të thërriste Kongresin në një seancë të veçantë. “Ne do ta bëjmë atë, dhe ne do të bëjmë atë shumë, shumë shpejt. Pasi ky ligj është një katastrofë, “thoshte ai.
Të mërkurën, Kryetari i Dhomës së Kongresit, Paul D. Ryan (Wis.) dhe republikanët e tjerë në Kongres shprehën rishtas vendosmërinë  e tyre, për t’i dhënë fund këtij akti. Ryan vuri në dukje se,pas disa përpjekjesh të pafrytshme, për ta hedhur në votim në dhomën e Kongresit, dhe një përpjekje të madhe për anulimin e tij, i nisur qysh prejnjë viti, qe bllokuar nga Presidenti Obama, “tani që ne kemi Trumpin president do të kishte sukses, pasi ai ikishtenxitur ata që ta bënin këtë gjë sa më shpejt.”

Rrëzimi i ligjit të 2010-s ka qenë një prej zotimeve më të hershme të republikanit. Mesa duket, gjërat kanë ndryshuar disi dhe Trump thotë se do të mbajë në fuqi nenet që u ndalojnë kompanive të sigurimit mohimin e mbulimit për sëmundje paraekzistuese.
Ai i tha “WallStreetJournal” se favorizon gjithashtu pjesën që lejon të rinjtë të përfitojnë sigurime nga policat e prindërve të tyre.“Këto janë dy shtylla të ligjit. Më pëlqejnë shumë”, deklaroi ai.

Trump këmbëngulte gjatë fushatës që “Obamacare” duhet të shfuqizohet dhe të zëvendësohet me diçka shumë më pak të shtrenjtë. Administrata amerikane kishte njoftuar se paketa e sigurimit shëndetësor për kategori të caktuara klientësh do të rritet 25 përqind vitin e ardhshëm.  Por siç duket ky ndryshim i qëndrimit Trump , ka të bëjë me arsye strategjike dhe legjislative.

“Sipas ligjvënësve dhe analistëve të politikës shëndetësore, meqë GOP ka shumicën në dy dhomat e Kongresit, shkruante “NewYorkTimes ”ka të ngjarë të përdornin kryesimin e Kongresit, për të ndryshuar aspektet kritike të statutit, që përfshijnë: shpenzimet federale, të cilat ashtu si subvencionet,kanë ndihmuar miliona punëtorë dhe shtresën e mesme amerikane që të përballojnë planet shëndetësore”.

Por analistët thonë se rruga politike se si mund të bëhet çmontimi e pjesëvee ligjit,  lidhet edhe me fushën e sigurimeve, e do të varej dhe nga rruga se si do të bëhet institucionalizimi i një vargu  metodash konservatore në kujdesin shëndetësor.
DonaldTrumpe kishte bërë pjesë kryesore të fushatës, shfuqizimin dhe zëvendësimin e Aktit Kujdesit të Përballueshëm Shëndetësor, e njohur ndryshe, si Obamacare.Fjalët e tij “ReplaceandRepeal”, që i entuziazmonin mbështetësit e vet , tani që ai fitoi presidencën me një shumicë republikane në Dhomën e Kongresit dhe në  Senat, duket, sikur do të realizoheshin shpejt dhe anulimi i Obamacare mund të ishte shumë më i lehtë.

Por kjo duket kështu, vetëm në pamje të parë. Përkrahësit më të flaktë ACA-së kanë nisur një kundërsulm, për ta nxitur opozitën për ta kundërshtuar përmbysjen e ligjit, i cili ka përmirësuar mbulimin,duke e bërë atë më të përballueshëm për disa kategori të siguruarish.AffordableCare Akt, i miratuar në pranverën e vitit 2010, praktikisht pa mbështetjene GOP-së, është një ligj 2000-faqesh,i cili pat çuar në ndryshimetmë të gjera,të bëra ndonjëherë në sistemin e kujdesit shëndetësor qysh prej një gjysmë shekulli.

“Mezgjedhjen e Trump, atij do t’i vijë fundi,” thotë LarryLevitt, zëvendës president i FondacionitKaiserFamily. Mendoj se nuk ka pasur ndonjë ndryshim me përfitim publik që do të ketë qenë aq i madh sa ky. I vetmi ndryshim tjetër i rëndësishëm i bërë nga Kongresi për një politike të madhe shëndetësore, ka qenë zgjerimi i mbulimit të Medicare në vitin 1989”.
Sfida tani është për republikanët, dhe ka të bëjë me përpjekjen për të siguruar një konsensus më të gjerë rreth asaj, se si do ta trajtojnë Obamacare dhe se me çfarë do ta zëvendësojnë atë. ”
Udhëheqësi i shumicës në Senat,MitchMcConnell (Ky.), një nga kritikët më të zëshëm të ACA, nuk pranoi të përcaktonte detajet e procedurave që republikanët do të përdorin për ta shfuqizuar ligjin. Por, në një konferencë për media të mërkurën, për të festuar fitoren që ruajti  shumicën e republikane në Senat, ai tha: “Se i gjithikyproces sapo ka nisur.”

“Repealandreplace” sa e vështirë!

Kongresi ka mundësi në janar të përdorë procesin e pajtimit të senatit – që kërkon vetëm 50 vota – për të dërguar një projektligj për shfuqizimin e ligjit në Shtëpinë e Bardhë. Edhe pse ligjvënësit GOP-së e dinë dhe kuptohet se Obama do t’ia vërë veton këtij legjislacioni, “kjo do të ishte një lëvizje strategjike,” thotëTeviTroy, një kritik i ACA,  ish-zëvendës sekretar i shëndetit dhe shefi ekzekutiv i Institutit Amerikan për Politika Shëndetësore. “Kjo do t’u duhej, sa për procedurë, për të paraqitur një kërkesë Kongresit,për tapasur mundësi që kështu t’u hapej rrugë procedurave ligjore.”, citonte Washington Post.
Në këtë mënyrë ky projekt-ligj nuk do të haste një kalvar dy-vjeçar pranimi. Kjo gjë do t’i jepte mundësi dhe një hapësirë frymëmarrjerepublikanëve në Kongres,  për të hartuar dhe miratuar ligjin e ri zëvendësues.
Por pavarësisht se GOP,ka 51 vende në Senatine ri, është e paqartë, nëse ajo do të jetë në gjendje të grumbullonte 60 votat e nevojshme, për të kapërcyer dhe miratuar planin alternativ të ACA-s,  papasur ndonjë rrjedhje votash.
Fushata e Trumpitgjer tani, nuk ka dhënë detaje,me përjashtim në një grup idesh konservatore mbi  kujdesin shëndetësor, që ai i pat skicuar si kandidat qysh në fillim. Aty përfshihet: konvertimi iMedicaid nga një program për mbulimin e kërkesave të amerikanëve me të ardhurave të ulëta me grante vjetore të shteteve. Gjithashtu propozohetse mund t’u lihej mundësia individëve që të zbresin koston e sigurimeve nga taksat e tyre.
Edhe pse ende pa detaje konkrete, analistët e buxhetit të Kongresit dhe ekspertë të jashtëm të zbatimit të politikave shëndetësore, kanë vlerësuar ndikimetnegative të mundshmenë buxhet nga një çmontim i pjesshëm i ACA, duke e zëvendësuar atë pjesërisht me politikate reja shëndetësore të Trumpit.

Në konferencë e tij të parë pas zgjedhjeve, sekretari i shtypit i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest, tha se nuk ka pasur hapa të veçanta nga presidenti ose ndihmësit e tij për të planifikuar,si do të mbështeten politikat me të cilat pasardhësi i tyre nuk është dakord. “Kjo administratë do të vazhdojë t’ujapë një mbështetje të fortë njerëzveqë të shkojnë në HealthCare.gov, e të zgjedhin opsionet që janë në dispozicion, dhe të nënshkruhen për kujdesin shëndetësor”, ka thënë Earnest.
Zyra e Buxhetit të Kongresit parashikonte se, gjatë dekadës së ardhshme, shfuqizimi i ligjit do të shkaktonte një rritje deficiti me 353 miliard $, ndërsa numri i njerëzve me sigurime do të binte me rreth 24 milionë.

Që diçka duhet bërë është e qartë, madje edhe HillaryClintonsë fundi bënte thirrje për ndryshime në planin e kujdesit shëndetësor, por jo për shfuqizimin i tij. Madje dhe Presidenti Clinton pat pranuar që ObamaCare ishte “një katastrofë” , gjë që kishte përgënjeshtruar më pas.

Mesa duket, ka qenë takimi me Obamën të enjten, ai që e ka shtyrë Trumpin të ndërrojë mendim përsa i takon zëvendësimit të plotë të aktit të kujdesit shëndetësor.
Në një intervistë tjetër, të dhënë këtë herë për CBS, Trump u shpreh se do të përpiqej që të ruajë disa pjesë të paketës së Obamës, ndërsa të tjerat do të zëvendësoheshin, për t’u ofruar kështu amerikanëve kushte sa më të mira me më pak para.

JohnMcDonough, profesor në Shkollën e Harvarditpër Shëndet Publik, i cili pat punuar intensivisht në krijimin e ACA, si një nga ndihmësite fundit të senatorit të ndjerë, Edward M. Kennedy (D-Mass.), thotë se: “Nëse GOP do të arrinte ta shfuqizonte ligjin, dhe më pas Kongresi nuk do të  ishte “në gjendje të binte dakord për dy vjet me radhë për ligjin e ri që do t’ia  zinte vendin e atij, atëherë do të kishim një skenar makthi pa fund”.

 

Filed Under: Opinion Tagged With: për Obamacare ?, Rafael Floqi, Trump ndërron mendim

Për kë do të votojnë shqiptarët e Amerikës?

November 6, 2016 by dgreca

1-clinton-trump-300x169

Dhe një digresion për Suzanna Shkrelin/

1-suzana-shkreli-2-300x269Nga Rafael Floqi/

1-rafael-floqi

Kjo është një pyetje e ligjshme në këto momente kur pak na ndan nga data e zgjedhjeve. Si në  çdo komunitet emigrantësh ka një farë dyzimi për vetë faktin e të qenit si komunitete të lidhur si me jetën në Amerikë në atdheun e dytë ashtu edhe me ndikimin amerikan për vendin e lindjes Shqipërinë e Kosovën. Por kësaj here dilema e shqiptaro amerikanëve është edhe ajo mes vetë amerikaneve, midis ndryshimit dhe vazhdimësisë të politikave: midis të panjohurës dhe të njohurës, por edhe mes bindjeve të tyre si qenie politike si nënshtetas amerikanë me interesa dhe  nevoja të përmirësimit të jetës së përditshme e sidomos të klasës së mesme.Në këto ditë prag zgjedhjesh në mungesë të një sondazhi të mirëfilltë mes shqiptarësh, bëra një sondazh të thjeshtë mes miqve të mi me të cilët ndodhesha së bashku në një veprimtari të fondacionit studentor të bursave “Skënderbeu”. Miqtë e mi në fjalë ishin intelektualë dhe aktivistë të çështjes kombëtare nga të gjitha trojet shqiptare. Nuk po i përmend emrat, pasi ndonjëri prej tyre mund të ndërroj mendim, deri në ditën e zgjedhjeve, por mendoj se mjaft nga përcaktimet e tyre rezonojnë qëndrimet e shqiptaro- amerikanëve.

Miqtë e mi do ti përcaktoja si të tillë: demokrati besnik, patrioti demokrat, republikani i zhgënjyer nga Trump, republikani besnik, dhe një person pa të drejtë vote.

Sot ndër shumë shqiptarë në SHBA ende kanë një “pëlqim sentimental” për Hillary Clinton, për shkak të rolit të presidentit Clinton pati për ndërhyrjen e SHBA në Kosovë, por megjithatë shqiptarët janë gjithashtu të ndarë në preferencat e tyre, pasi në to peshojnë çështjet e rëndësishme individuale dhe lokale dhe interesa jetikë.

Shqiptarët si dhe amerikanët janë të ndarë mes republikanëve dhe demokratëve. Duke e njohur komunitetin do të ishte naive të besonim se të gjithë do të votonin të gjithë për një kandidat apo për një tjetër.  Votuesit shqiptarë gjenden në të dyja kampet – të organizuar në qytetet e tyre – për dyshen Trump-Pence dhe për Clinton-Kaine mjafton të shohësh tabelat e vendosura në oborret e tyre apo në makina.

We own Clintons.

“ Po ne i detyrohemi Clintonëve”. Një djalosh i ri i sapo diplomuar si farmacist i pranishëm në tryezë, kur ra fjala për zgjedhjet, tha një shprehje në anglisht, që ndoshta është proverbiale për qëndrimin e shumicës së shqiptarëve në këto zgjedhje. “We own Clintons”. Që përkthyer lirshëm do të thotë Clintonët janë tanët. Nuk besoj të ketë një statujë për Hillary Clintonin diku por në Sarandë gjendet.

“Shqiptarët i kanë mbështetur gjithnjë Clintonët dhe kanë arsye të mirë për ta bërë këtë,” tha ai. Simpatia e tyre lidhet me veprimin e Bill Clinton për të mbrojtur shqiptarët e Kosovës nga represioni i ashpër i Serbisë nën sundimin e Sllobodan Millosheviçit në vitin 1999, kur shqiptarët në Kosovë kërkonin pavarësi. Shumë shqiptarë besojnë se Hillary e ka çuar përpara trashëgiminë e mbështetjes së Kosovës gjatë mandatit të saj si Sekretare e Shtetit në administratën e Barack Obamës.

I vetëdijshëm për këtë mbështetje, Bill Clinton, i shoqëruar nga kongresmeni i Nju Jorkut Eliot Engel, një mbështetës i çështjeve shqiptare dhe Mark Gjonaj, një politikan shqiptaro-amerikan në Asamblenë e Shtetit të Nju Jorkut, zhvilluan në Nju Jork në prill për të bërë fushatë te shqiptarët për zgjedhjen e “Hillary për Presidente”. Në tetor 2015, Clintonët mbajtën dy evente për mbledhje fondesh në Nju Jork dhe Connectikat të organizuara nga filantropët dhe biznesmenët shqiptarë.

Trump dhe Shesheli

Mbështetës i votimit kundër Trump ishte një miku im aktivist i lëvizjes për të drejtat e shqiptarëve më Mal të Zi.  Faktet që mbështetës të Sheshelit dalin në rrugë në favor të Trump edhe me gjithë përgënjeshtrimin e fushatës së tij  ai i mbetej besnik qëndrimit jo të pabazuar që përmendte dhe analisti Veton Surroj në koment të fundit për këtë temë.

“Çështja se a do të zgjidhet presidenti (Trump) apo presidentja (Clinton) kësaj here ka të bëjë edhe më shumë me jetët tona se zakonisht, sepse përzgjedhja që do të bëhet nuk është mes dy kundërshtarëve tradicionalë ideologjikë, njëri pak në të majtë të qendrës tradicionale, tjetri pak në të djathtë të qendrës tradicionale. Kësaj here, përzgjedhja është mes një kandidateje të traditës politike amerikane dhe të një kandidati që i përket një tradite tjetër. Atë traditë nuk do kërkuar në Amerikë, është lehtë e identifikueshme në fqinjësinë e afërt të shqiptareve. Ajo traditë quhet Vojislav Sheshel.” . Këtu ka dhe spekulime bazuar në stilin populist, por krahasimi përtej konspiracionit qëndron.

Miku im më theksoi edhe reagimin e një sërë shoqatash shqiptare nga komuniteti që kërkuan që fushata e Trump të distancohej nga mitingjet e Sheshelit në Serbi. Ai ishte e mendimit që duhej të mbështetej Clinton për të ruajtjen e së njëjtës platformë dhe qëndrimi të mirënjohur në favor të shqiptarëve.

“Para luftës në Kosovë të gjithë ne e dimë se Jugosllavia ishte shteti më i afërt nga Lindja për SHBA, kush më garanton mua se me Trump nuk ndryshon qëndrimi”. Në fakt këto dyshime janë theksuar edhe nga teori konspirative të pranisë të këshilltarëve serbë të Trumpit. “Donald Trump nuk ka pasur nevojë të investojë shumë mund intelektual për të gjetur platformën e tij politike Ai sillet sikur ta kishte lexuar dr. Sheshelin, pohoi miku im.

Për hir të Shqipërisë do të votoj për Clintonin

Ai është një mësues shqiptar historie nga Tirana i konvertuar në protestant dhe ai ende mendon se parimet morale të republikanëve duhet të mbeten. Ai është kundër martesave gay dhe disa qëndrimeve të demokratëve.

“Unë jam për një parti republikane e fortë dhe për një líder si tipi i Reganit. Ai e njeh mirë sistemin elektoral amerikan. Që kur isha në moshë të re në Shqipëri dhe ndiqja TV italian, RAI , shpjegon ai mbaj mend fjalimin e Reganit “Z Gorbacov shembe këtë mur, dhe mendoja dhe pse isha i ri se ai do t’ia arrinte të rrëzonte komunizmin dhe ia arriti”. Ai në zgjedhjet parake republikane mbështeste Kasich si një konservator ekonomik, me politika liberale në ekonomi, por profili dhe sjellja e Trumpit binte ndesh me imazhin e tij për moralin dhe për liderin dhe parimet e tij morale.

Tani ai thotë se po zgjedh të keqen më të vogël po voton për Clinton, me gjithë gafat e mëdha qe ka bërë dhe skandalet e emaileve. Ai nuk beson që Tump është aq i përgjegjshëm sa të ketë butonat e armëve bërthamore në dorë .

“Nuk më mbetet gjë tjetër, veç të votoj për Clintonit”, shpjegon ai qëndrimin e tij. Pasi ajo është zgjidhja më pro Shqipërisë”.

Me gjithë qëndrimet e ndryshme të gjithë janë patriotë. Dhe është pikërisht ky republikan i zhgënjyer një nga organizatorët e një mbledhje fondesh në një restorant shqiptar për kandidaten demokrate Suzanna Shkreli ku shqiptaro amerikanët mblodhën gati 30 mijë dollarë.

“E kam të vështirë ta kuptoj guximin e saj , por ajo na pohoi se është e moderuar dhe se do t’i kundërshtonte dyja partitë për të luftuar për një agjendë që do të bënte që familjet e Miçiganit të ecnin përpara. “Unë kaloj ditë pas  dite në gjykatë duke luftuar për të drejtat e fëmijëve dhe grave dhe ti e kupton se duhet të marrësh guximin për të mbrojtur njerëzit në zonën tënde elektorale. Unë e di se njerëzit  dhe votuesit janë te lodhur nga fryma partiake, janë te lodhur nga një kongres i rrënuar janë të lodhur nga përfaqësuesi i tyre qe luftoi për interesat e veçanta te lobeve te caktuara dhe duan dikë si unë që të luftojë për interesat tyre”, më citoi ai platformën elektorale të Suzanës duke shtuar se ajo

i dukej se përputhej dhe me mendimet e tij.

Dilemat e një republikani besnik dhe dëshira për ndryshim

“Unë nuk e mbështeta Trumpin në zgjedhjet parake thotë një aktivist i njohur shqiptaro- amerikan i çështjes kombëtare, isha për Cruz, por në moshën time është vonë të ndryshosh. Amerika ka nevojë për ndryshim, Clinton në këtë rast është statuskuoja. Natyrisht politika e jashtme amerikane nuk mund të lidhet vetëm me emrin e një personi, shton ai. A nuk ishte Bush që shpalli pavarësinë e Kosovës” argumentoi, duke se më thënë në konfidencë se ai nuk mund të ndërronte kahet ai i mbetej besnik zgjidhjeve të tij :”Unë kam qenë dhe mbetem me LDK-në me PD në Shqipëri dhe me republikanët në Amerikë”.

“Ti nuk mund ta dish seç është ndryshimi nëse nuk ke rriskuar për ta provuar atë ka thënë Ajnshtanji, shton ai që është një lexues i mirë librash. Trump është për ndryshim. Mua nga na tjetër nuk më pëlqejnë dinastitë, dhe shton, jam takuar dhe kam darkuar me dy presidentët Bush, George W Bush mund të ishte një njeri i mirë për të pirë një birrë , por jo  për të sjellë ndryshime për Amerikën”, bën ai krahasimin me Hillary-n.

Por nga ana tjetër ne si lobistë shqiptaro amerikanë  kemi patur sukses po të kemi lobimin për Kosovën me të dy krahët në kongres dhe senat, të njëjtën rrugë pat ndjekur edhe Joseph Dioguardi me Ligën Shqiptaro-Amerikane se duhet mbështetur dy krahët e politikës, dhe pse Kongresi nga një herë është më i rëndësishëm sesa vetë Presidenti, duhet ruajtur tradita. Ne jemi mbështetur dhe nga John McKain dhe nga Joe Biden, duhet lobuar në të dy krahët.

Dhe natyrisht dhe ai përmend si fakt mjaft pozitiv kandidatin e Suzanna Shkrelit dhe pse demokrate në distriktin tetë, këtu në Miçigan . “ Për mua fakti që një shqiptaro amerikane në moshë të re merr përsipër këtë kanditim është mjaft domethënës dhe i guximshëm, Kjo edhe në mos fitoftë është një shembull se ne shqiptarët mund të arrijmë gjithçka”.

“Dhe nuk më pëlqejnë ato reklamat negative të kundërshtarit të saj republikan që e akuzon atë për politika tejet liberale. A mund të jetë liberale kjo deklaratë e saj se ne duhet të ruajmë vendet e punës, duke votuar kundër marrëveshjeve që mbyllin vendet e punës vendet e Mike Bishop kundërshtari i saj  votoi për Fast Track Act që do ta dëmtonte sektorin e manifakturës këtu ne Miçigan ne nuk mund te jemi ne anën humbëse këtyre marrëveshjeve tregtare”. A nuk del ajo këtu kundër vendimit të Obamës. Dhe qëndrimet e saj liberale janë më shumë sociale.  Unë marr shume pyetje nga njerëzit se duan një përfaqësues të mbrojë Social Security dhe Medicare, unë do ta bëj këtë do të luftoj çdo përpjekje për të mos lejuar privatizimin e social security apo kthimin e saj një voucher sistem, këto i thotë dhe Trump.

Diskutimet  për zgjedhjet kalojmë pastaj tek problemet e emigracionit dhe natyrisht një miku i unë që ende nuk rregulluar statusin e tij, i cili s’ka mundësi të votojë, ai natyrisht mbështet Clintonin për perspektivën e rregullimit të statusit të tij. Ai s’voton dot por i druhet deportimeve që mund të fillojnë Trump sapo të marrë pushtetin. Në fakt ai është personi më i interesuar për rezultatin e zgjedhjeve. Po të kishte mundësi ai do të votonte që sot.

“Që nё 100 ditët e para në detyrë, Hillary do të prezantojë njё reformë gjithëpërfshirëse qё  u hap rrugë emigrantëve drejt shtetësisë së plotë . Ajo do të trajtojë çdo njeri me dinjitet, duke  rregulluar vizat e vonuara tё  familjeve, mbështetur nё respektimin e ligjit, mbrojtjen e kufijve tanë dhe sigurinë kombëtare, duke i sjellë miliona punëtorë ekonomisë amerikane. Do t’i japë fund ligjit t ndalimit 10 vjeçar pёr ri-hyrjen nё SHBA qё i detyron familjet, sidomos ato anëtarët e së cilës kanë shtetësi amerikane, të jetojnë tё ndara pёr njё kohё tё gjatё”, dhe ai na nxit të gjithëve të votojmë për të.

Natyrisht dhe shqiptarët nuk janë ndryshe nga fqinjët e mi që i kanë mbushur oborret e tyre me pankarta pro Clinton apo pro Trump, por si komunitet ne kemi një të metë ne flasim shumë por nuk votojmë. Duhet që shqiptarët më 8 Nëntor të dalin më shumë në votime të votojnë dhe të bëhen faktor me votën e tyre që politikanët të mos i kërkojnë ata, vetën për mbështetje financiare, por të jenë faktor edhe me vota që edhe të zgjedhurit e tyre, ta kuptojnë se vota e tyre nga një herë vlen më shumë se dollarët e tyre, dhe ta ushqejnë brezin e ri që të angazhohet në politikë ashtu si prokurorja “e rreptë” dhe e re, Susanna Shkreli.

Sfida është e madhe kësaj radhe dilemat më të mëdha. Në një sondazh të fundit Clinton prin me vetëm 2 %,  dhe votuesit e Trumpit duken më entuziastë se ata të Clintonit nga votuesit e Clinton 25 votojnë pro saj dhe të tjerët pse janë kundër Trump ndërsa ndër ata të Trump 48 janë pro tij dhe të tjerët kundër Clintonit.  Natyrisht këto zgjedhje janë më të përfolurat, sa thuhet se nuk votohet pro kandidatëve, por kundër kandidatëve kundërshtarë. Shqiptaro amerikanët dihet se nga do të anojnë…   Pavarësisht dilemave një është e sigurte se demokracia amerikane është dhe mbetet e konsoliduar, dhe nuk ka vend për teori konspiracioni pas 8 Nëntorit.

Filed Under: Politike Tagged With: per ke do te votojne, Rafael Floqi, Shqiptaret e Amerikes

S’ka “Apokalips now”, nëse Trump s’pranon rezultatin

October 25, 2016 by dgreca

1 Rafael Floqi

Nga Rafail Floqi/Michigan/

1-trump-12

Të gjithë ata që nuk janë të lumtur, që nuk ka më debate presidenciale, le të shohin anën pozitive të saj. Të paktën, të shtunën mbrëma mund të shihnim në emisionin Saturday Night parodinë e debatit live, ku paraqitej Alec Baldwin “si një Donald Trump i paparë ” dhe Kate McKinnon si Hillary Clinton,me një të zgërdhirje ngjitëse.

Luftëtarët komike i përshëndeti në debatin e tretë dhe final të së mërkurës, drejtuesi i emisionit, Tom Hanks në rolin e moderatorit të Fox News, Chris Wallace. Nuk po ndalemi këtu në performancën e aktorëve, por sic thonë “Shakaja thelbi i së vërtetës”. Nuk është tamam kështu por edhe unë po spekuloj pak.

Në fakt, debati i vërtetë e më i përfoluri ishte ai rreth momentit, kur Trump tha nuk angazhohej për të pranuar rezultatin e zgjedhjeve, edhe pse Hanks, si Wallace u angazhua me ca spekulime,( si puna ime), duke i thënë sozisë së Trump.

Wallace: “Z. Trump, është bërë shumë e qartë tani se ju me siguri do të humbisni.”

Dhe Trump si Baldwin, i thotë me plot gojën “Korrekt!”.

Wallace: “Tani, kur të bëhen zgjedhjet, a do t’i pranoni rezultatet e zgjedhjeve, apo jo?”

Trump: “Unë do ta shikoj qëndrimin tim në atë kohë, sepse, sinqerisht, kjo garë është krejt e manipuluar. Bile dhe media. Përditë sa shoh lajmet të gjithë gazetarët të përpiqen të më paraqesin mua si më të keqin….

Vërtet, kjo satirë përpiqet ta kalojë me humor këtë pohim, por jehona e tij ka shqetësuar opinionin publik amerikan, më shumë sesa humori i së shtunës mbrëma. Pasi krijoi trazira kur Trump tha në debatin e fundit presidencial të mërkurën se ai nuk do t’i pranonte rezultatet e zgjedhjeve. E si gjithnjë, më vonë Trump u tërhoq, duke rënë dakord për të pranuar rezultatet dhe duke rezervuar të drejtën për të sfiduar ligjërisht një rezultat të “diskutueshëm”.

Reagimi pas kësaj deklarate ka qenë mjaft intensive. Associated Press e hapte artikullin e saj në lidhje me debatin, duke thënë se Trump kërcënon “të përmbysë një shtyllë themelore të demokracisë amerikane.” David Gregory i CNN-it tha se me komentet e tij, Trump “po minon demokracinë tonë, dhe se kjo gjë është një mënyrë të shprehuri jashtë traditës së demokracisë amerikane të garave presidenciale.” Profesori i së drejtës të ligjit zgjedhor Rick Hasen nga Universiteti i California – Irvine pohonte në bllogun e tij,” Se Trump mund ta ketë planifikuar ose ka më shumë të ngjarë, ai është vetëm duke e bërë një lojë gambiti si në shah. Sipas www.merriam-webster.com/dictionary, gambit është një lëvizje kur sakrifikohet një figurë për të pasur më shumë avantazh në pozicionet e ardhshme. Kjo nuk është shaka. Demokracia jonë është një gjë e brishtë e cila varet nga pranimi i rregullave të lojës, shtonte ai.

“Është e qartë, nuk është për të qeshur, kjo është një gjë mjaft serioze, por dhe mungesa e vullnetit si ai i Trumpit për të respektuar rezultatet e zgjedhjeve është e parashikuar për politikën amerikane.

Por, çfarë mund të ndodhë në të vërtetë, nga pikëpamja thjesht juridike nëse vjen 8 Nëntori dhe Donald Trump refuzon të pranojë rezultatet e zgjedhjeve?

Sinqerisht, jo qameti, në varësi të rrethanave, ka shumë të ngjarë të mos ndodhë ndonjë gjë e madhe. Trump mund të paraqesë padi, dhe të kundërshtojë rezultatet nëpër shtetet e ndryshme. Ai mund edhe t’i organizojë mbështetësit e tij që të protestojnë në rrugë. Megjithatë, në shumicën e situatave, Kushtetuta e SHBA është shumë e qartë për të caktuar se kush i ka fituar zgjedhjet.

Ballafaqimi, Bush kundrejt Gore në vitin 2000 na jep një shembull të rrallë të asaj që mund të ndodhë, në qoftë se vota popullore në një shtet është shumë, shumë e ngushtë. Por shanset për të pasur një situatë si ajo e Floridës tani janë të largëta. Në fakt, sondazhet e fundit tregojnë një kryesim të Clinton me nga 4 deri në 11 pikë para Trumpit. Megjithatë, ne jemi ende dy javë larg ditës së zgjedhjeve dhe sondazhet mund të jenë zhgënjyese.

Por, le të analizojmë skenarët e mundshëm.

Nëse Hillary Clinton fiton votën popullore dhe votat e Kolegjit Zgjedhor, nuk ka dyshim se ajo do të bëhej Presidente, sidoqoftë edhe nëse Trump pranon, ose refuzon rezultatet e zgjedhjeve. Kjo gjë sanksionohet në Amendamentin XII-të të Kushtetutën e SHBA, të ratifikuar nga shtetet amerikane qysh në 1804 ku thuhet:

“Personi që ka numrin më të madh të votave për President, do të jetë President, në qoftë se përveç numri i tillë ka edhe shumicën e të gjithë numrit të zgjedhësve të Kolegjit të quajtur vota elektorale; dhe në qoftë se asnjë person nuk e ka një shumicë të tillë, dhe një nga personat që kanë numrin më të madh të votave, nga të tre personat e listës së atyre që votuan për President, Dhoma e Përfaqësuesve e zgjedh menjëherë, me votim, Presidentin.”

Pra, nëse Clinton fiton 270 ose më shumë nga 538 vota elektorale, atëherë me të vërtetë aty s’ka vend për kundërshtim për Trumpin, dhe Clinton do të fitonte. Nëse Trump nuk do ta pëlqente këtë rezultat, ai mund të dërgonte mbështetësit e tij të protestonin në rrugë ose të ndërmerrnin  veprime ligjore, megjithatë gjykata do të vepronte në përputhje me Kushtetutën dhe do të vendoste në favor të Clinton-it.

Por çfarë ndodh nëse Trump fiton votën popullore dhe Clinton fiton votën elektorale? Në këtë rast, nga ana ligjore, Clinton do të ketë më shumë gjasa të fitojë, dhe për këtë kush të dojë mund të verë bast pavarësisht, edhe sikur, Trumpi do të protestonte. Megjithatë, me siguri, sipas Kushtetutës të SHBA-së, Presidenti nuk zgjidhet me votim popullor mbarëkombëtar, por përcaktohet nga kolegji zgjedhor. Kjo ka ndodhur plot  tri herë në historinë amerikane: Në zgjedhjet: Hayes ndaj Tilden në 1876, në ato Harrison ndaj Cleveland të 1888, dhe, natyrisht, Bush ndaj Gore në vitin 2000. Sigurisht, përballja Bush ndaj Gore ishte disi më ndryshe. Në Florida, bordi i zgjedhjeve raportoi se Bush fitoi me 48.8 për qind – gjë e cila shkaktoi një rinumërim automatik, sipas mandatit statutor. Kjo u pasua një rrëmujë e tërë e cila çoi më pas me vendimin e Gjykatës së Lartë së SHBA, e cila në fund të fundit, i dha fitoren presidentit George w. Bush pasi ishte kryer rinumërimi në Florida.

Pra, në qoftë do të ishim në një situatë ku vota popullore në një shtet do të ishte aq e afërt sa ç’ishte Florida, ju mund të vini bast se Trump do të ndërmerrte të gjitha veprimet ligjore. Pasi ai mund edhe të kishte ndonjë mundësi për të qëndruar në këmbë. Dhe ky rast, pak a shumë do të ishte si ai që ndodhi në rastin Bush ndaj Gore, gjykatat do të vendosnin nëse do të ndërhynin, edhe në këtë rast po me ato kompetenca si në atë rast.

Megjithatë, në përgjithësi, një barazim i tillë është statistikisht një mundësi e largët, por gjithçka ndodh. Në qoftë se në ndonjë shtet do të kishte barazim mes Trump dhe Clinton, ligji i shtetit do të përcaktonte  procedurat, se çfarë do të ndodhte më pas – e me shumë gjasa do të kishte ndonjë lloj rinumërimi. Sipas ligjit federal 3 U.S.C. Neni 5, shtetet e bëjnë vetë caktimin përfundimtar të fituesve të përzgjedhur. Nëse ka ndonjë pyetje gjatë procedurave të atij shteti për emërimin e zgjedhësit apo ndonjë rinumërim, kjo do të mund të përfundonte përsëri në gjykatë.

Por çfarë ndodh, nëse as Trump as Clinton nuk do fitonte 270 votat elektorale të kolegjit?

Edhe për këtë Kushtetuta, ka një përgjigje. Dhe procesi do të ishte pak a shumë ky si ky:

“Nëse asnjë kandidat nuk merr shumicën e votave të Kolegjit zgjedhor, Dhoma e Përfaqësuesve do ta zgjidhte Presidentin nga 3 kandidatët presidencialë të cilët kanë marrë më shumë nga këto vota në zgjedhje. Çdo delegacion shteti ka një votë. Senati do të zgjidhte zëvendëspresidentin nga 2 kandidatët për nënpresident me më shumë vota më zgjedhore. Çdo senator do të hidhte një votë për zëvendëspresidentin. Në qoftë se Dhoma e Përfaqësuesve nuk arrin të zgjedhë Presidentin në Ditën e Inaugurimit, atëherë zëvendëspresidentin i zgjedhur shërben si president i përkohshëm, derisa bllokimi të zgjidhet në Dhomën e Kongresit.

Kështu, ndërsa Trump mund të thonë se ai nuk do t’i pranonte rezultatet e zgjedhjeve, ai madje edhe mund të punësonte edhe një ekip juristësh për të luftuar për të, megjithatë, sipas të gjitha gjasave, procesi demokratik amerikan do të përcaktonte se kush fitonte, dhe pse Trump nuk do ta pranonte rezultatin.

Çështja është se Kushtetuta Amerikane ka një procedurë të caktuar për, pothuajse, çdo situatë të mundshme. Sigurisht, ka gjithmonë përjashtime dhe rrethana të paparashikuara ose (mundësi shumë të koklavitura) për shembull si ndonjë mashtrim në shkallë të gjerë të votuesve. Dhe për këtë ju nuk mund të vini dot bast, edhe nëse kjo ndodhte, kjo gjë do t’i jepte mundësi Trump-it për të venë në pikëpyetje rezultatet e zgjedhjeve.

Dhe në rast se Trumpi do të fitonte nuk do kishte një mundësi të tillë, pasi dhe këto opsione vlejnë dhe për Clintonin, edhe pse ajo nuk është deklaruar.

Në fund të fundit, cilido nga kandidatët të hyjë në Shtëpinë e Bardhë janarin e ardhshëm, kjo fushatë do të jetë e pazakontë dhe për t’u mbajtur mend, për vetë kandidatët dhe për gazetarët që po e mbulojnë atë, dhe për aktorët e së shtunës mbrëma, por megjithatë një gjë është e garantuar se nuk do të ketë “Apocalips now”.

“Siç duket popullariteti nuk duhet të jetë shkalla e vlerësimit për zgjedhjen e politikanëve, shkruante aktori dhe regjisori i filmave i viteve 40-50-të, Orson Welles, Në qoftë se do të varej nga popullariteti, Donald Duck dhe Muppets do të kishin zënë vende në senat”.

E kjo gjë, sot edhe mund të vihet në dyshim pse siç duket ai se pat njohur një farë, Donald Trump.”

Filed Under: Opinion Tagged With: nëse Trump, Rafael Floqi, S’ka “Apokalips now”, s’pranon rezultatin

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • …
  • 32
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT