• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

4 Korriku, dhe një fishekzjarr për Ambasadorin Lu

July 3, 2016 by dgreca

Nga Rafael Floqi*/

Sot, kur po mbushen 240 vjet nga Pavarësia e SHBA-së , dua të uroj më fort 4 Korrikun, ditën kur Shtetet e Bashkuara festojnë Ditën e Pavarësisë, e cila shënon lindjen e këtij vendi 240 vjet më parë. Ishte 4 Korriku i 1776, kur 13 kolonitë e asaj kohe shpallën pavarësinë dhe lirinë e tyre nga qeverisja britanike. Ndaj kur të jeni duke parë fishekzjarrët të shpërthejnë në ajër më 4 Korrik, ju mund të filloni të ndiheni disi më patriotë si amerikanë dhe si shqiptarë duke vlerësuar lirinë, pavarësinë dhe drejtësinë për të gjithë. Amerika ka bërë një rrugë të gjatë për të arritur të bëhet ky vend i madh, ndoshta  në asnjë mënyrë krejt i përsosur por në përmirësim. Dhe ky 4 Korrik, mes fishekzjarrëve na le të kuptojmë se demokracia është një udhëtim drejt lirisë pa kthim.

Dokumenti i Shpalljes së Pavarësisë së SHBA-ve është njëri ndër dokumentet, ndoshta dokumenti politik më me rëndësi në botë, që përcaktoi fatin dhe kornizën për mbijetesën dhe rritjen e këtij vendi, por është gjithashtu edhe dokumenti, i cili frymëzoi lëvizje të njëjta për pavarësi, anë e mbanë botës.

Në këtë datë të shënuar historike e politike për mbarë njerëzimin, e sidomos, për shqiptarët e veçanërisht për ne shqiptaro-amerikanët Dita e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës është një nga ngjarjet e cila përjetohet me ndjenja të veçanta vlerësimi dhe mirënjohjeje nga populli shqiptar i Shqipërisë, Kosovës dhe i kudondodhur në trojet e veta dhe në diasporë.

Të kalojmë tani në Shqipëria. Në këtë kohë krize politike, ka një përpjekje për të kanalizuar debatin rreth kundërshtarëve të reformës dhe mbështetësve të saj, duke i etiketuar, disa si “ proamerikanë ” dhe disa si “antiamerikanë”. Në fakt në tërësi ky klasifikim është spekulativ dhe shumë larg së vërtetës. Thelbi i debatit nuk është se kundërshtarët e reformës janë kundër SHBA e BE, meqë Brukseli dhe Uashingtoni mbështesin reformën në Shqipëri. Thelbi i krizës është se, a duhet të jenë ndërkombëtarët, apo partitë politike shqiptare, përzgjedhëse të gjyqtarëve dhe prokurorëve? Por ç’na mëson 4 Korriku për këtë. Shpallja a pavarësisë së SHBA-ve, shënon lindjen e modelit shtetëror të bazuar në vlerat universale të lirisë, demokracisë dhe prosperitetit. Gjatë gjithë historisë, popujt kanë besuar se të drejtat e tyre vinin nga qeveria, mbreti ose pushteti, dhe si të tilla ato mund të shkeleshin e të mohoheshin sipas dëshirës e qejfit të qeverisë, ose mbretit, pasi, sipas tyre, ato ishin privilegje që akordoheshin e hiqeshin sipas dëshirës së pushtetit në fuqi.

Shpallja e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara hodhi e poshtë këtë besim ose nocion, një herë e mirë, duke shpallur se të drejtat, personit dhe popullit nuk i jepen nga qeveria, por nga vetë Krijuesi. Përveç rëndësisë historike, vetë fjalët e shprehura në Deklaratën e Pavarësisë kanë një domethënie të madhe. Fjalët e 33- vjeçarit, Thomas Jefferson, se “të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë, dhe gëzojnë nga Krijuesi disa të drejta të patjetërsueshme, ndër të cilat ato të jetës, lirisë dhe përpjekjeve për lumturi,” të botuara nga Kongresi Kontinental më 4 Korrik 1776, janë vetëm një shembull i frazave kuptimplote të Deklaratës së Pavarësisë.

Ky dokument nuk ishte as deklaratë lufte, dhe as deklaratë e pavarësisë amerikane nga sundimi britanik:”Shtetet e Bashkuara kishin vepruar si një vend i pavarur edhe para Pavarësisë. Prej më se 1 viti vazhdonte lufta kundër sundimit britanik. Por më 4 Korrik 1776 u bë një deklaratë zyrtare se nuk do të kishte kthim prapa”.

Që nga ai moment amerikanët e kanë marrë shumë seriozisht lirinë. Megjithatë, amerikanët nuk e shohin origjinën e tyre si komb të lidhur me fitoren ushtarake. Në vitin 1776, kur u shpall Pavarësia, duheshin ende 6 vjet para se Britania të pranonte disfatën. “Në atë kohë John Adams, një prej baballarëve të kombit amerikan, pat thënë se aspekti ushtarak nuk ka rëndësi, dhe se revolucioni i vërtetë ishte ndryshimi që ndodhi në zemrat dhe mendjet e amerikanëve para vitit 1775”.

Me gjithë rëndësinë simbolike që kishte 4 Korriku për amerikanët, Kongresi nuk e shpalli atë si festë kombëtare deri në vitin 1870. Ndërkohë, kjo datë ishte shndërruar në një simbol të lirisë në një mënyrë të paparashikuar më parë.

Një simbol lirie kaq aktual tani për gjendjen në Shqipëri tani. Ambasadori amerikan, Donald Lu, i cili ka qenë shumë aktiv në inkurajimin e PD-PS për t’i dhënë fund odisesë me reformën në drejtësi, ka lëshuar disa ditë më parë (kur i ka ardhur në majë të hundës) një deklaratë, ku pohon se hartuesit e këtij drafti po përballen me presione politike. Diplomati amerikan apelon që ndryshimet kushtetuese të zbatohen me përpikmëri, ndërsa politika të punojë ditë e natë për të miratuar sa më shpejt reformën në drejtësi. Deklarata e tij erdhi gjatë një konkursi për historinë amerikane. “Në Shqipëri po ndodhin ndryshime të rëndësishme, tha ai. Kohët e fundit pata një bisedë me një mik timin shqiptar. Ai është një prej atyre që punojnë për reformën në drejtësi, duke shkruar ndryshimet kushtetuese, të cilat shpresojmë se do të ndryshojnë vendin.. Shpresoj që do të ndihmosh të shkruhet historia e njerëzve të zotë që sakrifikuan çdo ditë, për muaj dhe vite për reformën, për të ndryshuar këtë vend. Ashtu si Hamilton-i në SHBA edhe ata po punojnë nën presionin e kolegëve të tyre dhe politikanëve të fuqishëm për të shkruar Kushtetutën e këtij vendi, e cila do të zgjasë për shekuj”. Ambasadori Lu i bëri thirrje politikës të punojë për ta përfunduar  këtë reformë. “Shqipëria po kalon faza shumë të mira. Prandaj i bëj thirrje politikës të punohet ditë e natë për reformën gjyqësore. Reforma gjyqësore duhet të zbatohet që të ketë rezultate”, apeloi ai.

Por pse 4 Korriku është aktual për shqiptarët?. Si shqiptaro amerikan kur mësoj nga lajmet se ambasada amerikane, ka shtypur një projekt- kushtetutë të Shqipërisë dhe ua ka shpërndarë deputetëve, ndjehem i dyzuar midis dashurisë për vendin tim të vogël dhe vendin tim të madh. Nga njëra anë më vjen rëndë, se si luhet me fjalët sovranitet e ç’ kuptim u japim. Dhe me kujtohet fjala e një pedagogu amerikan te gazetarisë, kur me thoshte se sa relativ është ky koncept, (ishte koha e ndërhyrjes amerikane në Grenada ). Gjyko vetë, më thoshte, cili është sovraniteti i Grenadës, po ai i Rusisë?

Nuk do ta doja kurrë vendin tim, një ”republikë bananesh” dhe as asnjë ambasador për guvernator. Megjithatë është e vërtetë që në Kushtetutë të Shqipërisë, do sanksionohet dorëzimi i një pjese të sovranitetit të vendit nga politikanët shqiptarë tek institucionet perëndimore. Nuk është një gjë e këndshme, por është një nevojë për të shkuar drejt një drejtësie më të pavarur, pasi aty kemi mbërritur.

Por duke lënë jashtë dyzimit tim pikërisht ne këtë 4 Korrik E kuptoj pse bëhet kjo ndërhyrje në pamje të parë e pa takt, e kuptoj se pa një sistem të pavarur drejtësie nuk ka shtet të mirëfilltë, se shteti ka rënë. E kuptoj se kjo ndërhyrje është një “tough love” e një vëllai të madh, për një vëlla komb të vogël, që si fëmija ka nevojë për dorën e dikuj që të mësojë të eci. Atëherë kuptoj më mirë. Më mirë sesa një palo, apo palaço-parlament, pse bëhet kjo ndërhyrje jo aq diplomatike.

Dhe 4 Korriku më bën ta kuptoj më mirë atë. Ta kuptoj edhe përgjigjen e asaj pyetjes latine për gjyqtarët dhe drejtësinë , “Quis ipso custodiem?”(Kush do t’i kontrollojë gardianët?)

E kuptoj dhe ambasadorin Lu,  pse përmend Hamiltonin, e kuptoj pse ai u drejtohet të rinjve shqiptarë, e kuptoj pse ai është i zhgënjyer nga levantizmi i politikës sonë. E kuptoj atë që edhe ai e ka kuptuar, se fjala besë ka lindur aty ku nuk ka besë. E kuptoj më mirë dhe pesimizmin e Konicës që thoshte se “Shqipërinë e bënë idealistët, shpëtoi nga rastësia dhe po e varrosin politikanët” Dhe besoj se edhe pa e ditur thënien e këtij shqiptaro-amerikani të madh Ambasadori Lu, kuptoj  gjë që dhe politika amerikane e ka kuptuar, ndaj e toleroj dhe i jam mirënjohës, në emër të gjithë shqiptarëve, që nuk po e lë Shqipërinë të bjerë në atë që s’ia thoshte dot goja Konicës, në vetë- shkatërrim, në “self-distruction”.

Ndaj kur u kthehem fjalëve të amerikanit të madh, Aleksandër Hamilton,e kuptoj më mirë rëndësinë e 4 Korrikut, i kuptoj më mirë dhe fjalët e një prej etërve  të vendit tim të madh, kur në letrat “Letrat e Federalistit, në faqen 78, shkruan,“…pavarësia e gjyqtarëve mund të jetë garanci thelbësore ndaj pasojave të depresioneve të rastësishme të shoqërisë, jo vetëm në rastin e shkeljeve të Kushtetutës. Nganjëherë këto shkelje nuk janë më shumë sesa cenime të së drejtave private të kategorive të veçanta të shtetasve për shkak të ligjeve të padrejta dhe të njëanshme. … Çdo njeri i matur duhet të çmojë gjithçka që synon të krijojë ose të forcojë këtë frymë në gjykatat, pasi askush nuk mund të jetë i sigurt se nesër nuk do të jetë viktimë e frymës së padrejtësisë, paçka se sot ai mund të nxjerrë ndonjë përfitim prej saj. Çdo njeri duhet ta ndjejë tani se prirja e pashmangshme e kësaj fryme [të padrejtësisë] është gërryerja e themeleve të besimit publik dhe privat dhe zëvendësimi i tij me mosbesimin dhe pasigurinë e përgjithshme.” Duken si fjalë të shkuara për Shqipërinë sot, vërtet, apo jo?.

Ndaj nuk më duhen, as mua, as Shqipërisë pavarësisht prirjeve politike, as fjalët e sheqerosura në hipokrizi triumfatore e elokuente, rilindase të Ramës, as kapja pas qimes së kashtës dhe paranoja e Bashës, as manovrat tinzare “me sovranitet” prej skileje plakë të Berishës, e as fjalët plot miradije dhe me torba bosh të Metës. Shqiptarëve u duhet super-njeriu që kërkoi më kot Migjeni, i duhet ai që lind nga një ideal pozitiv, për një kohë të re , që s’qenka aq e re, na duhet ajo, çka amerikanet po na e mësojnë. Ajo që ata e dinë prej 240 vjetësh, se liria individuale sigurohet, kur “Populli vihet përpara Shtetit”.

Në frazën ndoshta më të famshme të nxjerrë nga teksti i Shpalljes së Pavarësisë Amerikane, mete cilën fillojnë dhe pyetjet e provimit të nënshtetësisë amerikane, thuhet se , “Ne i konsiderojmë këto të vërteta si krejtësisht të qarta se të gjithë njerëzit janë krijuar me të drejta të barabarta, se Perëndia u ka falë atyre disa të Drejta të pamohueshme, ndër të cilat janë Jeta, Liria dhe mundësia për të ndjekur suksesin dhe lumturinë”.

Mesazhi kryesor i kësaj dite si për amerikanët ashtu edhe për popujt anë e mbanë botës është se këto mund të jenë fjalët më me rëndësi në historinë e njerëzimit – “se Perëndia dhe natyra, dhe jo qeveria, mbreti ose parlamenti – jo vetëm amerikanëve por të gjithë njerëzve kudo, u ka falur të drejta themelore dhe të pamohueshme. Dhe se qeveritë krijohen nga populli për të vetmin qëllim e që është për t’i shërbyer atij në mbrojtjen e këtyre të drejtave natyrore dhe në ushtrimin e tyre në mbështetje të qytetarëve”.

Sot 4 Korriku për shqiptaro-amerikanët është si një Ditë Falënderimesh, e cila shijohet më së miri pa bujë, por duke medituar për Shqipërinë, për Dheun e Atit, për Dheun e Nënës pikërisht para 21 Korrikut.

Sot është koha, siç thoshte Napolon Bonaparti kur “Asgjë nuk është më e vështirë dhe prandaj më e vlefshme, sesa aftësia për të vendosur.”

Prandaj le ta lëshojmë një fishekzjarr në këtë 4 Korrik sot, edhe për mikun Lu,-se, duke theksuar se liria vjen nga drejtësia.

Dhe Gëzuar!

Autori është kryeredaktor i Televizionit të Shqiptarëve të Amerikës

Filed Under: Featured Tagged With: 4 korriku, fishekzjarre per ambasadorin LU, Rafael Floqi

Sofra Poetike e Diellit-Robert Frost- poeti i jetës së gjallë

June 14, 2016 by dgreca

Nga poezia më e mirë amerikane/

Përktheu  Rafael Floqi /

Robert Lee Frost (26 Mars, 1874 – 29 Janar 29, 1963) ishte një nga poetët më  të shquar  amerikanë. Fillimisht krijimet e  tij u botuan në Angli para se ato të botoheshin në Amerikë. Ai shquhet për paraqitjet reale të jetës rurale dhe përdorimin e fjalës së gjuhës së folur amerikane. Vepra e tij shpesh përdor parametrat nga jeta rurale në New  England në fillim të shekullit të njëzetë, duke pasqyruar nëpërmjet përdorimit të detajeve shqyrtimin e temave komplekse sociale dhe filozofike. Ai ishte një nga poetët më të njohur dhe të respektuar nga kritika amerikane të shekullit të njëzetë. Frost u nderua shpesh gjatë jetës së tij, duke marrë katër  Çmime Pulitzer për poezi. Ai u bë një nga “figurat publike letrare, dhe u shndërrua pothuajse një institucion artistik.”  Atij iu dha Medalja e Artë të Kongresit në vitin 1960 për veprat e tij poetike. Më 22 korrik 1961, Frost u emërua poet laureat i Vermontit. Ai madje mbajti një fjalim mjaft domethënës në inaugurimin e Presidentit JF Kenedi

Poeti / kritiku Randall Jarrell që vlerësoi poezinë e Frostit shkroi për të , “Robert Frost, së bashku me  Stevens dhe Eliot, është një nga poetët më të mëdhenj amerikanë të këtij shekulli. Virtytet e Frost-it janë të jashtëzakonshme. Asnjë poet tjetër i gjallë nuk ka shkruar aq mirë në lidhje me veprimet e njerëzve të zakonshëm, monologët e tij të mrekullueshëm me dramatike apo skenat dramatike vijnë nga një njohuri e thellë për botën njerëzore që pak poetë kanë pasur, dhe ata janë shkruar në një dorë e freskët që përdor, me një mjeshtëri absolute të paparë ndonjëherë , ritmet apo të folmen e gjallë amerikane “. Ai gjithashtu vlerësoi seriozitetin dhe ndershmëri e Frost-it”, duke deklaruar se “Frost ishte veçanërisht i aftë të mishëronte një gamë të gjerë të përvojës njerëzore në poezitë e tij.” Shkëputur nga libri në proces mbi poezinë e këtij poeti të madh amerikan në shqip po paraqes për “Diellin” disa përkthime të mia të poezive të Robert Frostit.

Zjarr dhe akull

Ca thonë se bota do të shuhet në zjarr,

Ca thonë prej akullit.

Duke u nisur nga ç kam shijuar nga dëshirat

Jam me ata që  thonë në zjarr.

Por nëse duhet të shkatërrohet dy herë,

Mendoj se  e njoh mjaft urrejtjen

Sa të them se akulli si shkatërrues

Është po aq i madh

sa mjafton.

 

 Imigrantët

Asnjë anije , qoftë  me vela apo avullore

S’ka sjellë kaq njerëz njeri pas tjetrit tek ne

Sa ëndrra e Mayflower e pelegrinëve , prore

Që ysht ankthshëm karvanët nga deti në breg .

 

Hi në sy 

Nëse, siç  thonë ca se hiri i hedhur syve

Do ma ndalte ligjërimin e mençur ,

Unë s’ jam njeriu që mund të bësh prova .

Ndaj le t’ më përmbyt ë hiri gjer jashtë pullazit

Rreth e përreth  si tis bore i kthyer në pluhur ,

Le të më verbojë e të më ngurosë po të mundet.

 

Do të këndoj me -Oi

Kisha shumë kohë shtrirë

Pa fjetur atë natë

Duke dashur që nata

T’i pagëzonte  orët

Dhe të më thoshte se kur

Unë do mund ta quaja natën ditë.

(Dhe pse ende pa gdhirë)

Hoqa dorë prej gjumi.

Bora binte rëndë

Plot me fshikuj pizg ;

Dy vrunduj ere ndesheshin ,

Njëra poshtë në një udhëz

Dhe tjetra më përtej ,

Përlesheshin  në mes  një pluhuri

të butë dhe puplor.

Unë s’mund të them,

Se iu druajta ngricës

Por kontrollova mardhjen

E orës së kullës

Duke ia lidhur bashkë

Dy akrepat e artë

Mu para fytyrës .

 

Pastaj mu dëgjua sikur trokiti një herë !

Me një notë të shuar

Me një aromë si prej dheu,

Qe për çudi qe e shurdhët.

Dhe kulla tha, ‘Ora Një!’

Dhe pastaj diç shndriti mbi kambanore  .

Që zbuloi njerëzit e paktë në shesh

Që duket sikur flisnin me vete …

Nëse erërat munden të zgjohen

Nga ngrohtësia e gjumit

(Meqë nuk i nxora jashtë  shtëpie ).

Ato e lanë stuhinë

Të përplaste  masivisht

Në qelqin e dritares time,

Me një gëzof me rruaza të ngrira.

Por në mes asaj zhurme varri

U dëgjua një zë  “Ora Një”

Më pas

Erërat i folën Diellit

Hënës dhe Yjeve ,

Saturnit , Marsit

Madje dhe Jupiterit.

Akoma më të shpenguara,

Ato i lanë emra t e planetëve

Dhe folën me  germa,

Duke numëruar Sigmat dhe taut

E konstelacioneve.

Më pas pasi mbushën gurmazet

Me trupat qiellorë më të largët

Drejt së cilave njeriu  shpesh dërgon

Spekulimet e veta,

Përtej aty  ku gjendet Zoti;

Ku grimcat kozmike

Nanurisnin  lentet.

Me lëvozhgat e tyre  solemne

Pastaj erërat :

Folën për orën

Për ato rrotat e mëdha

Me dhëmbë të ndërkallura.

Dhe për atë fjalë varri

Ndërsa më pas

Ylli më i madh

Sikur shqiptoi vetëm fjalën : ”Një”

E duke u dridhur i nxiti,

Dhe pse qe aq larg

Vrushkujt e tërbuar të erërave

Të bënin sikur qëndronin

në një stacion të vetmuar .

Duke ruajtur brenda çudinë

Kur ishin me përmasa pa kufi

Dhe vazhdonin të zgjeroheshin

Për t’u bërë një  Supernova ,

Dhe mendoja

Se për sytë e njeriut

Asgjë nuk gjë  s’ka ndryshuar

Me gjithë këta planetë

Përmbi ,

Përreth dhe përposh

Qysh kur njeriu filloi

Ta tërheqë zvarrë njeriun

Dhe kombi kombin, osh.

.

Pyetje

Një zë më tha :Më shih mua ndër yje

Njeri i i kësaj toke  dhe thuama të vërtetën

Nëse të gjitha plagët e trupit dhe shpirtit

Që paguajmë  për lindjen, a s janë tepër?

 

Filed Under: LETERSI, Sofra Poetike Tagged With: nga poezia me e mire amerikane, Rafael Floqi, Robert Frost

TV Shqiptarëve të Amerikës, një televizion atdhedashurie

May 23, 2016 by dgreca

Nga Rafael Floqi/

TV Shqiptarëve të Amerikës, me 20 maj 2016 mbushi 16vjet në transmetim, duke hyrë kështu në vitin e 17-të.Disa dite me pare gjate një takimi ne Kishën e Zonjës Pajtore mu afrua duke me përgëzuar një teleshikues dhe me tha. Faleminderit. Faleminderit për ta qe bëni për komunitetin shqiptar për fëmijët tanë dhe për pleqtë tanë ne familje. Por unë kam një kërkesë më tha ai.

Urdhëro i thashë unë se mos kishte ndonjë ankesë. Se natyrisht kush punon edhe gabon. Jo tha po kam një kërkesë po t’ja thuash drejtorit me tha. Sikur ta shtonit edhe një ore emisionin.

Ky ishte një njeri i thjeshtë që shprehte një kërkesë një nevoje një domosdoshmëri. Gjë qe me vuri ne mendime.

Këto janë vite përpjekjesh, suksesesh, vështirësish, netësh pa gjumë, por edhe mirënjohjeje e vlerësimi për punën që ALBTVUSA ka bërë në shërbim të komunitetit të shqiptarëve në Amerikë në Miçigan e më gjerë.

Por pse ai është ndryshe nga te tjerët. Nuk është pse na dhimbset me shume pse e kemi ndërtuar me duart tona dhe me sakrificat tona që shpesh nuk kuptohen

TV i Shqiptarëve të Amerikës u hap në një kohë kur ekzistonte një hapësirë mediatike për të mbuluar në komunitetin e emigranteve dhe ndihej nevoja për media që të pasqyronin më gjerësisht dhe më nga afër jetën e komunitetit shqiptar. Ne synuam që të bëheshim të tillë guxuam, dhe më duket se ia kemi arritur asaj. Falë këmbënguljes, përkushtimit, talentit, guximit , si të drejtorit Gani Vila, por ashtu edhe te gjithë stafit të gazetarëve, redaktorëve, kameramanëve e teknikëve si: Valentina Vila, Astrit Kallabaqi, Ilir Myftari, Manol Xhafa, Loreta Xhafa, Jola  Rexha, etj. dhe të korrespondentëve të shumtë në SHBA, Shqipëri dhe në trojet shqiptare.

Vete televizioni si një mjet qe i lidh njerëzit ka emrin dhe siç thonë ka remome te madhe. Dikush qe se njeh te ndal ne rruge te përshëndet dhe te falënderon

E kjo është mirënjohje dhe shprehje respekti dhe dashurie qe ka një jete te tere qe është kultivuar me besim dhe mirënjohje.

I lançuar si TV i Shqiptarëve të Miçiganit, në fillim ai e gjeti rrugën e vet në vite me vështirësi që vinin nga mungesa e një përvoje në fushën e medias dhe te teknologjisë televizive, dhe tok me kapërcimin e vështirësive, u zgjerua dhe përvoja dhe puna në këtë, TV, ku unë punoj prej 12 vjetësh.

Pjesë e strategjisë së suksesshme të rritjes sonë është dhe mbajtja e lidhjeve të drejtpërdrejta me publikun, ku telefoni i ynë është I hapur për këdo, për vërejtje dhe sugjerime, dhe ju sigurojmë se ato konstruktivet gjithmonë i kemi marrë parasysh.

Ka një dukuri interesante njerëzit kanë opinionet e tyre mendimet personale dhe kur flitet për sport dhe politike ne shqiptaret jemi tifoz të vërtetë. Aq afër e ndiejnë TV këta njerëz sa mendojnë se një komentator TV nuk mund te ketë mendime dhe orientime politike për ngjarje dhe dukuri te ndryshme nga ata. Madje një teleshikues ishte indinjuar një dite pse unë nuk e shihja 1 majin si dikur si festë e periudhës të komunizmit por e shihja ashtu siç duhet te jetë vërtet dita e te drejtave te punëtoreve kudo ne bote. Kjo ka anën pozitive edhe pse mund te mos ndajmë te njëjtat opinione se njerëzit e ndiejnë TV si te tyren

Nuk është vetëm krenari por edhe realitet që TV shqiptareve te Amerikës është Televizioni i parë dhe i vetmi me këtë kohë dhe shtrirje transmetimi, jo vetëm ne Shtetet e Bashkuara të Amerikës por në gjithë boten shqiptare në emigracion. Ne kemi dy orë transmetim në ditë ne Prime time në rrjetin e mirënjohur kabllor, Comcast në të gjithë shtetin e Miçiganit, dhe 24 ore live në mbarë boten me platformat TV over IP në paketat Shqip TV, qe transmetohen 24 ore rresht në kanalin 15 edhe si video stream edhe ne websajtin tonë www.ALBTVUSA.com. Gjithashtu ne kemi një kanal mjaft të ndjekur me disa qindra video në Youtube.

Vitet qe kaluam përbënin një hop të zhvillimeve të mëdha teknike televizive dhe ne kemi ecur gjithnjë me teknikën pararojë duke kemi kaluar nga kaseta tek prodhimet ne High Definition, nga montazhi me video tek mixerët moderne, nga filmimet në natyrë, tek një studio moderne mjaft produktive me pre dhe post produksion dhe live broadcasting.

Këtë vit fale ndihmës bujare te komunitetit ne bëmë një investim serioz ne pajisje HD dhe transmetim ne kohe reale ne Comcast dhe ne Shqip TV. Teknikisht ne saje të ndihmës suaj të projektit teknik e them pa modesti te realizuar me këmbënguljen e z Gani Vila por me projektin dhe zbatimin tim dhe te montazhierit te talentuar Ilir Myftari është bere e mundur transmetimi i programeve te drejtpërdrejt live çdo do ti krijoje mundësi teleshikuesve te jene interaktiv me pyetje me facebook ose me twiter

TV i ynë është në shërbim të të gjithë shqiptarëve, pa dallime politike fetare e krahinore ne gjuhën tone të ëmbël shqipe, prandaj edhe ne e ndjemë të nevojshme që t’ia ndërronim emrin në TV e Shqiptarëve të Amerikës, pasi jemi gjithëpërfshirës, apolitik dhe mbarëkombëtar. Në ndryshim nga mediat në Shqipëri që i shërbejnë partive politike dhe interesave te bizneseve te caktuara, partia e TV të Shqiptarëve të Amerikës është Atdheu, i plotë, natyror, etnik, quheni si te doni, ndaj jo më kot i kemi hequr nga sigla jonë fundore edhe kufijtë që na i imponuan të tjerët. Shqiptaret vetëm në hartë kanë kufij dhe aq më tepër, diaspora që është gjitha e shkrirë në një. Ne ruajmë raporte të ngushta me përfaqësitë diplomatike të Shqipërisë dhe të Kosovës si dhe me institucionet e shtetit shqiptar dhe të Kosovës.

TV i ynë edhe pse tani për tani vetëm 2 ore në rrjetin e shtrenjtë kabllor, Comcast në orar të përzgjedhur dhe më të shtrenjtë (Prime Time 8-10), ka një strukture të plotë programore. Në programin tone gjejnë vend sa interesat e të moshuarve aq dhe të rinjve, sa të gjyshërve aq dhe fëmijëve, sa të studentëve aq edhe të grave, me traget dhe me programe te posaçme për ta me gjithë limitimin e shtrirjes kohore.

Ne jemi te kudondodhur me ju për ju, duke paraqitur çdo veprimtari te komunitetit aq sa jemi bere pjese e pandare e tij sepse komuniteti ynë është sa aktori aq dhe spektatori i programeve tona. Ne ruajmë marrëdhënie shumë të mira dhe te drejtpërdrejta me publikun, ç’ ka e bën këtë një TV të veçantë ne llojin e vet.

Ruajtja e lidhjeve me komunitetin lidhet dhe me marrëdhëniet e sinqerta me institucionet Ne i kemi shërbyer të gjithave komuniteteve fetare falas e pa dallim qe kur jemi krijuar duke filluar nga kisha Ortodokse e Shën Thomait, Xhamia e Qendrës Islamike, Teqeja bektashiane të Baba Rexhepit, Kisha katolike të Zojës Pajtore dhe ajo e Shën Palit. Për këtë dhe për shumë veprimtari ndiejmë se jemi të besueshëm dhe njerëzit na duan, duke na besuar madje, deri bamirësinë e tyre. Rastet e shumta kur jemi bërë zëdhënës dhe dorëzanë të ndihmës ndaj njerëzve në nevojë kemi arritur të mbledhim edhe 50 mijë dollarë për të shpëtuar jetën e një djaloshi të sëmurë me dializë në Shqipëri apo te vogëlushes Olesia . Fryma e bamirësisë buron nga vetë identifikimi me modelin e nënës së madhe, Nënës Terezë, një pikturë origjinale të së cilës e kemi në studio. E cila këtë vit do te shpallet shenjtore.

Ne teorinë e gazetarisë thuhet, se nuk përbën lajm kur një qen kafshon një njeri, por anasjelltas. Për TV tonë sensacioni nuk është kryesorja , por pozitivja e mira arritjet e vetë komunitetit. Mund të duket më pak tërheqëse por i shërben më mirë komunitetit dhe rolit dhe rëndësisë së mediave të komunitetit dhe diasporës ne përgjithësi duke përdorur modelin e ” qasjes publike ” të TV ? Ideja filloi në vitet 70-të , si një lëvizje kombëtare, si kompensim i pjesshëm për komunitetin për përdorimin e mediave në mënyrë të drejtë – e – publike . Ky kompensim është projektuar për të siguruar qasje në media për të gjithë popullsinë , jo vetëm ato të cilat shfrytëzojnë mediat në pronësi të kompanive kabllore.

Në një numër të marsit të Huffington Post , Tracy Rosenberg shkruante dhe e shpjegonte kështu rëndësinë e mediave komunitetit : ” Qeshë një natë duke ndërruar kanalet me një mikeshë vonë një natë . Kur papritur ajo bërtiti ” kjo është flokëndreqësja ime ” . Doli flokëndëreqësja e saj ishte një aktiviste kundër pesticideve dhe në kohën e saj të lirë dhe organizonte një program mbi rreziqet e produkteve të zakonshme shtëpiake . Ne nuk ishim në kërkim të informacioneve mbi helmet në kozmetikë . Ne filluam ta shikonim, sepse ne e njihnim këtë person . Dhe ne qëndruam duke shikuar , sepse mësuam diçka : rreth subjektit dhe për dikë që banonte në lagjen tonë . Kjo është rëndësia e mediave komunitetit : afërsia që sjell çështjet dhe njerëzit së bashku që ndoshta kurrë zakonisht mund të përplasen në njëri-tjetrin edhe pse ata jetojnë krah për krah . Sa herë që kjo ndodh, është një mrekulli e vogël. “

Sa e vërtetë është kjo për një komunitet aq më i rëndësishëm është për një bashkësi nacionale. Një kolegu im amerikan, në kompaninë e kompjuterëve ku punoj, (TV është punë part time, si çdo emigrant që kam fat që e kam që më i shërben sa mua si me profesion gazetar të plotësoj nevojën time për të qenë në media), duke bërë zipping më kishte parë mua në kanalin 90-të në Comcast kishte bërtitur” ky është ai burri që punon me mua” dhe e kishte ndjekur gjithë emisionin edhe pse nuk dinte asnjë fjalë shqip, dhe të nesërmen gati sa më kërkoi autograf, ndërsa mua me vinte për të qeshur.

Por a është ekzistenca e një televizion kombëtar në diasporë e rrezikuar nga integrimi, tani gjallon pasi diaspora shqiptare është e re. Rreziku ekziston, një berber im italian i moshuar më thoshte, jo pa dhimbje, kur mësoi që punoja për një TV lokal shqiptar, “dhe ne kishim një emision të tillë dikur, por tani pleqtë po ikin, dhe të rinjtë nuk çajnë kokën për të.” Mos qoftë e thënë… Rruga që një diasporë të mos humbasë në kushtet e integrimit është të jetë aktive në ruajtjen e identitetit duke e konsideruar edhe integrimin dhe konservimin vlerë.

Ndaj për t’u përgjigjur sfidave të integrimit është i nevojshëm dhe krijimi i emisioneve për kulturën kombëtare në gjuhen angleze . Kjo është strategjia fituese edhe për punën, me një televizion të tillë si ky i yni, që me intuitën e tij ka ditur ta kultivojë dhe zhvillojë drejtori i TV tonë Gani Vila.

Sot falë teknologjive të reja ju mund të shihni në shtëpitë tuaja kanalet shqiptare, ato sjellin tek ju vendlindjen, por atë që s’mund ta gjeni në ato TV edhe shumë me te pasura e të mëdha është fytyra e vërtetë e diasporës, Ne krahas ngjarjeve në Shqipëri, Kosovë Maqedoni e në Malësi e me gjerë, por ne ju sjellim atë që se gjeni askund, portretin, jetën dhe vitalitetin e komunitetit.

Sidomos në edicionet e lajmeve me të cilat merrem veçanërisht, përcaktimi i cakut të interesave dhe i mbulimit është i ndryshëm nga çdo edicion informativ kombëtar, pasi zbatohet parimi i rretheve koncentrikë në mbulim nga sa më afër deri sa më larg. Pra komuniteti vjen i pari pastaj lajmet e rëndësishme nga trojet tona , duke mos harruar Malësinë, pasi përqendrimi i shqiptarëve nga Mali i Zi është i konsiderueshëm këtu në Michigan.

Dëshmi e rritjes sonë është jo vetëm cilësia, sasia por edhe larmia e prodhimeve tona, nga intervistat, tek talk show, nga edicionet e lajmeve,(R.Floqi, V.Vila” tek “Argument”(R.Floqi) nga “Thank You” e “Dhimbje lot e shpresë” (G.Vila) nga “Debat” ,tek ”Univers”, nga Kombi Ynë tek “Këndi i emigrantit (R.Floqi), nga Rubrika Speciale (R.Floqi) deri tek Emisionet sportive (A. Kallabaqi)e gjer tek Hitparada dhe emisionet për fëmijë nga Loreta Shala dhe Jola … , duke krijuar kështu fizionominë tonë të veçantë, për aq sa ta lejon mundësia ekonomike edhe vetë jeta në emigracion. E gjithë kjo punë me një staf të vogël, pasi kaq janë mundësitë. Gjatë një dite pune mua më takon të bëj intervista, të shkruaj një skenar dhe të rregulloj kompjuterët e të përgatis reklamat, Ganiut, dhe pse drejtor, të menaxhojë, të intervistojë, të shkruajë dhe madje te editojë vetë videot, Valentina te editojë dhe të lexojë lajmet, , Iliri te merret sa me editimin, grafikë, sigla, reklama aq me kamera, Manoli të editojë dhe të xhirojë etj, etj …

Dhe mos guxoje kush ta quajë Ganiun president te televizionit, pasi presidentet fusin vetëm paratë por unë i jam përkushtuar kësaj pune ne çdo aspekt edhe pse jam drejtor thotë.

“Disa kohe me pare një bashkatdhetar më fliste me përkushtim, duke e quajtur jo pa të drejtë punën e televizionit tonë një kontribut patriotik, pasi e kish ndjekur TV tonë në Youtube. Ai e kuptonte ,se çfarë rëndësie kishte informacioni për ruajtjen e fizionomisë së komunitetit, kur bënte krahasime edhe me jetën e emigracionit shqiptar në Greqi.

Kjo frymë përkushtimi na ka bërë të ecim dhe avancojmë në të gjithë punën tonë duke krijuar dokumentarë origjinalë për personalitete të diasporës e deri tek ciklet e plota dokumentare si “ Malësia pëllëmbë e thesar “,që përbën trajtimin me te gjere dhe te plotë të bërë ndonjëherë për atë trevë. Atë që e bëmë me krahinën e Malësisë do të synojmë të bëjmë me zona te tjera shqiptare, brenda dhe jashtë Republikës së Shqipërisë.

Por ne për arsyet që përmendëm më sipër më shumë do të ngulmojmë në paraqitjen e jetës së vetë komunitetit këtu. Deri tani kemi arritur që të mbulojmë të gjithë aktivitete e komunitetit brenda Miçiganit dhe me kryesoret ne New York. Do të synojmë edhe duke u bazuar në teknologjitë e reja të komunikimit në masë që të mbulojmë edhe eventet dhe aktivitetet e shqiptarëve në shtete te tjera, kjo nëpërmjet shfrytëzimit të rrjeteve sociale dhe te korrespondentëve vullnetare. Duke përdorur Facebook-un, You tube edhe Skype. Në mirëpresim çdo person që na ofrohet në këtë drejtim.

Duke i shërbyer te gjithë shqiptarëve, ne i shërbejmë komunitetit edhe në një drejtim tjetër. Me reklamat e biznesit shqiptar ALBTVUSA.com ne i japim frymëmarrje atij dhe i zgjerojmë klientelën, ndaj edhe bizneset edhe sot vazhdojnë e reklamojnë, pasi kjo është rruga më e sigurt për te pasur një biznes më të mirë në komunitet. Ne biznes ka rendësi të jesh gjithnjë i pranishëm, televizioni ynë ua ka krijuar këtë mundësi të gjithëve pa dallim. Bill Bill Bernbach shkruante “Asnjeri se ve re se sa here ti e sheh reklamën, e rëndësishmja është çfarë përshtypje ju bëni.”

Për të kuptuar se zhvillimi i TV shqiptar te Amerikës me qendër ne Miçigan është dëshmi sa e pasionit dhe punës mjafton ta krahasoni atë me TV simotra te diasporës. Ne iu urojmë sukses të gjithëve dhe i ftojmë nëse kanë dëshirë të krijojmë një network të të gjitha TV shqiptare të diasporës, që do të mbulonte më mirë ngjarjet në të gjithë Amerikën. Ne megjithatë më shumë na bën krenarë si dëshmi me te mire për punën e bere sa kur vetë ju telespektatorë na falënderoni dhe thoni “ Na kënaqët”.

Televizioni ynë është ndryshe është i vështirë i mbështetur më reklama dhe donacione të bizneseve jo dhe aq te mëdha qe paguajnë me kuota te limituara i mbajtur me shume nga dëshira e te gjithë stafit por edhe e drejtorit Gani Vila se sa nga kompensimi.

Dhe për këtë shpesh jo pa qellim te keq i përgojosur. TV i shqiptareve te Amerikës nuk u krijua as për te mbyllur ndonjë media tjetër aq për ti shërbyer një pjese te komitetit shqiptar nga veriu apo nga jugu nga Korça apo nga Malësia. Kush mendon ndryshe është dashakeq apo dritëshkurtër. Një individ qe kërkon te projektoje mendimet e veta perfide ne komunitet para punës sonë qe është ne vitrine për dite me se paku ka problem me karakterin.

Kompensimi është moral nuk ka gjë me te bukur kur te ndal dikush ne rruge dhe te përqafon e thotë te faleminderit se “nga kënaqët” kjo është ana pozitive, por kjo ka edhe një ane tjetër jo fort e njohur nga te tjerët jashtë televizorit. Pasi televizioni është bërë e peizazhit te çdo aktiviteti drejtuesit e aktiviteteve te shoqatave te komunitetit e quajnë se e ka për detyre pasqyrimin e aktiviteteve te tyre dhe ndodh qe me shume paguajnë një këngëtar sesa gjithë punën e një ekipi televiziv me regjistrimin, produksion e transmetimin.

Ka shume shqiptare qe për arsye te ndryshme kane marre profesionin e nderuar si bojaxhi apo painting. Po i bej një pyetje sa here ata kane lyer ndonjë shtëpi falas.  Por kjo nuk është ajo qe kisha si vërejte për te gjithë ju ne jemi aty me pagese pa pagese e kuptojmë situatën por për një gjë insistojmë dhe e kemi arritur ne këtë 16 vjet, kërkojmë mirënjohje.

Pasi ne jemi duke zbatuar porosinë e presidentit J.F Kenedi,”Mos pyetni çka ka bërë atdheu për ju, por ju për Atdheun

E kjo mirënjohje qe shpesh buron vetiu dhe si ndihme apo donacion. Falë edhe ndihmës bujare të komunitetit që asnjëherë nuk ka munguar ne patëm mundësi t’i rikuperojmë humbjet e ta rindërtojmë studion dhe të investojmë në drejtim te avancimit teknik. Tani po transmetojmë drejtpërdrejt në Comcast qe do te beje te kemi emisione të drejtpërdrejta.

TV shqiptar i Amerikës hyn në vitin e 17 -të dhe ne së bashku me ju me gjithë arritjet dhe mangësitë shohim gjithnjë para, pasi vete jete ecën para, vetë komuniteti ecën para dhe ne e ndiejmë se duhet ta paraprijmë atë.

TV shqiptar i Amerikës ka vizion dhe platforme te qarte kombëtare dhe ne ruajmë dhe sjellim dashuri mirënjohje, bashkëpunim, mirëkuptim e bashkim vlerash dhe energji dhe pune në dobi të çështjes kombëtare. Shpesh marrëdhënia qe kemi me atdheun është si ajo e një nene me një fëmije ulok, ne duan atë më shumë, aq sa më shumë i pamundur që të jetë”.

Për video  linkun

 

Filed Under: Komunitet Tagged With: një televizion atdhedashurie, Rafael Floqi, TV Shqiptarëve të Amerikës

Banjat në shkolla problem social apo elektoral

May 15, 2016 by dgreca

Nga Rafael FLOQI/

Një ditë para shkollës se Mesme Middle  school ku vajza ime vazhdon klasën e shtatë, një grua nda ndal. Nuk i kushtoj shumë rëndësi këtyre personave, i quaj si ekscentrikë, por kësaj here fleta jeshile. Përmbante diskutimin e një çështjeje që më bëri të shqetësohesha. Në atë njoftim madje para daljes se direktivave administrative nga Obama, shprehej shqetësimi se ne mënyrë te heshtur distriktet shkollore po parashtronin një çështje qe prekte sigurinë e fëmijëve tanë. Në thelb ajo çka kundërshtohej në atë apel ishte, se do të kishte një direktivë qeveritare që për të mos diskriminuar trans seksualet që kanë lindur mashkull apo ndjehen femra apo anasjelltas ti lejohej atyre të mos shkonin në banjo sipas seksit të lindjes por sipas asaj që ata ndjeheshin. Kjo me gjithë shqetësimin mu duk ekscentrike dhe si kushtova rëndësi.

Por direktiva e administratës Obama, sipas CNN  për përdorimin e banjave të shkollave nga studentët transeksualë ka provokuar një përrua kritikash. Ai gjithashtu shënon një front të ri afatshkurtër ne luftërat e koncepteve të kulturës amerikane të jetesës.
Beteja më i fundit mbi të drejtat transeksualë dhe identitetit seksual vjen në përgjigje të një letër të përbashkët të premten nga Departamentet e shkollave publike drejtuar institucioneve te  Arsimit dhe Drejtësisë për të siguruar që “studentët transeksualë te gëzojnë një mjedis mbështetës dhe jodiskriminues ne shkolla.”
Vanita Gupta, kreu i divizionit të drejtave civile të Departamentit të Drejtësisë, e trajtoi këtëçështje te shtunën në fjalën e tij në fillim ne Universitin Minnesota Law School.
“Edhe pas vendimin të rëndësishëm te Gjykatës së Lartë ndaj te drejtës se homoseksualëve përmartesë vitin e kaluar në Obergefell v. Hodges që të garantuar” dinjitet të barabartë në sytë e ligjit, “Të gjithë njerëzit e shohim përpjekje të reja për t’u mohuar individëve LGBT respektin që meritojnë dhe mbrojtjenqe ligjet tona garantojnë ,” tha ajo.
“Përpjekjet për kalimin e House Bill 2 në Karolinën e Veriut shkel jo vetëm ligjet që qeverisin kombin tonë, por edhe vlerat që na përcaktojnë si popull.”
Një kleçkë ligjore mes administratës dhe Karolinën e Veriut me projektligjin ediskutueshëm House Bill 2 është pjesë e një debati të gjerë publik mbi të drejtat transeksualëve në shkolla dhe në jetën publike. Sipas rregullave ne te gjithë vendin ndalohet përdorimi nga gjithë individët e banjove publike që nuk korrespondojnë me seksin e tyre biologjikdhe kufizon qytetet ne te drejtën e miratimin e ligjeve te mosdiskriminimit.
Direktiva e administratës Obama shkon përtej çështjes sëbanjave për të prekur të drejtat e privatësisë, të dhënat e arsimit dhe zhvillimit e orëve te fizkulturës te ndara sipas seksit0. Dhe kjo ka shkaktuar një reagim të ashpër nga kleri, prindërit dhe politikanët të cilët thonë se qeveria federale me ketë direktivë ka shkuar shumë larg.Letra e përbashkët, natyrisht, nuk ka kryer fuqinë e ligjit. Kërcënimi i një prerje në fondet federale, megjithatë, është e qartë.
Por politikanët të njohur të gjithë kombit kanë brofur në këmbë kundër drejtimin nga Uashingtoni. Zv/guvernatori i Texasit Dan Patrick akuzuar administratën Obama për “shantazh” ne atë qe e quajtinjë direktivëpër një”inxhinieri sociale.””Familjet në Amerikë nuk do ta pranojë atë,” u tha ai gazetarëve.
Gov.i Teksasit Greg Abbott, në Twitter, premtoi një luftë: “Obama nuk mund të ndryshojë Aktine të Drejtave Civile ai nuk është mbret.”. Senatori i Teksasit Ted Cruz, i cili i ka fyer ligje të tilla, kur ai ishte një kandidat republikan për president, nuk ka qëndruar prapa.
“Amerika ka kuptuar se kemi një tjetër shembull sesi i Presidentit Barack Obama është duke bërë me një dekret ekzekutiv atë që ai nuk mund të bëhet përmes procesit tonë demokratik”, ka thënë Cruz.Ai shtoi, “Duke shpenzuar shumë vite në zbatimin e ligjit, e kam trajtuar shumë më shumë raste tëngacmimeve tëfëmijëve, të pedofilëve, të njerëzve të cilët kane abuzuar me fëmijëte vegjël. Kërcënimet e grabitqarët janë serioze, dhe ne nuk duhet të lehtësojmë mundësitë burrave të rritur ose djemve të rritur të jenë në te njëjtënbanjë me vajzat e vogla. ”
Gov Pat McCrory i Karolinës se Veriut ibëri thirrje Kongresit për të ndërhyrë.
“Shumica e amerikanëve, duke përfshirë edhe vete guvernatorin, besojnë se qeveria është në kërkim të një zgjidhje për një problem që ka ende për t’u përcaktuar,” tha ai në një deklaratë. “Tani, të dyja gjykatat federale dhe Kongresi i SHBA duhet të ndërmjetësojë për të ndaluar këtë hile masive te ekzekutivit, e cila tejkalon qartë autoritetin kushtetues.”
“Është e drejta e kongresit për të shkruar e ligjett ‘
Lamar Alexander, kryetari i Shëndetësisë Senatit, Arsimit, Punës dhe Komitetit të Pensioneve, përsëriti se udhëzimi nuk ishte ligj federal.”Kjo është një lloj çështje që prindërit, shkollat ​​bordet, komunitetet, nxënësit dhe mësuesit duhet të lejohet për të punuar në një mënyrë praktike me një shumë maksimale prej respektimit të të drejtave individuale të të gjithë nxënësve,” tha përfaqësuesi republikan në një deklaratë ne Tennessee .
“Qeveria federale duhet te shkoje deri në Kongres për të shkruar ligjin, jo departamentet ekzekutive.”Zyrtarët e Departamentit të Arsimit të drejtësisë dhe kanë bërë vazhdimisht të qartë se nën interpretimin e tyre të Pjesës IX, ligji federal kundër diskriminimit në arsim, shkollat që ​​të  marrin fonde federale nuk mund të bëjmë dallime të bazuara në gjininëe studentit, duke përfshirë statusin transgjinor të tij..
“Udhëzimi bën të qartë se të dyja agjencitë federale e trajtojnë identitetin gjinor te studentit si seksi e nxënësit për qëllime të zbatimit të Pjesës IX,” tha administrata enjten.
“Nuk ka vend në shkollat ​​tona për diskriminim të çfarëdo lloji, duke përfshirë diskriminimin ndaj nxënësve transgjinorë në bazë të gjinisë së tyre,” tha Prokurorja e Përgjithshme Loretta Lynch. “Ky udhëzim jep administratorët, mësuesit dhe prindërit mjetet që duhet për të mbrojtur nxënësit transgjinorë nga ngacmimet shokëve dhe për të identifikuar dhe adresuar politikat e padrejta të shkollës.”
Grupet LGBT vlerësoi udhëzimet si në vlerësimin e të drejtave transeksualë dhe mohimin e të ashtuquajturave “Tabela ne banjë”, që ndalojnë njerëzit nga përdorimi banjë publike që nuk korrespondojnë me seksin e tyre biologjik.
“Ky është një moment me të vërtetë i rëndësishëm jo vetëm për njerëzit transgjinorë por për të gjithë të rinjtë, duke i dërguar një mesazh që çdo nxënës meriton të trajtohet në mënyrë të drejtë dhe të mbështetur nga mësuesit dhe shkollat ​​e tyre”, tha President Chad Griffini Human Rights Campaign.
Por, në Karolinën e Veriut, Përfaqësuesi republikan Craig Horn i tha CNN Filialin WBTV se ai ka marrë emaile nga prindërit e shqetësuar për sigurinë e fëmijëve të tyre.
“Kjo me siguri mund të jetë një çështje sigurie,” tha ai për stacionin. “Unë nuk jam duke i rene zilessë frikës, por unë duhet të jem ishqetësuar. Fëmijët janë fëmijë. Ne bëjmë gjëra të çmendura.”
Horn tha se tema të tilla si “shërbimi ndaj fëmijëve shkolla dështuar, dhuna në shkolla,bulling duke u siguruar fëmijët për të marrë një edukim të madh” meritojnë më shumë vëmendje nga qeveria federale sesa përdorimi e banjos.

Por konflikti vetëm sapo ka filluarDenny Burk, profesor i studimeve biblike në Boyce College, shkolla universitare të Teologjike e Southern Baptist në Kentucky, ka shkruar në blogun e tij: “Kjo direktivë radikale është një, hile rëndë me duar jokushtetuese, në mënyrë për të detyruar amerikanët të pretendojë se disa djem janë vajza dhe disa vajza janë djem. Kjo është absurde dhe e gabuar. “Burk parashikoi se direktiva “do të shkaktojë trazira dhe konflikt në të gjithë vendin. Kjo është një gjë qe lejon një individ për të përqafuar një identitet imagjinar. Kjo është një tjetër gjë që qeveria federale për të detyruar të gjithë të tjerët për të përqafuar atë. Kjo është duke shkuar shume larg. Në të vërtetë konflikti ka vetëm sapo ka filluar. ”
Rodney Cavness, Drejtori i qarkut Port Neches-Groves shkollave publike në Teksas, i tha KFDM-TV se ai ishte hedhur direktiva administratës Obama në plehra.
“Unë nuk e njoh presidentin Obama,” tha ai për stacionin. “Asgjë që ai bën nuk ka ndonjë copë e udhëheqje.. Kjo është një nga ato marrëveshje, ku është hile e përgjithshme të qeverisë federale.”
Një anëtar i Bordit të Rowan-Salisbury e Arsimit në Karolinën e Veriut këtë javë sugjeroi përdorimin e banjave të shkollave nga nxënësit transgjinorë mund justifikohet duke lejuar nxënësit e shkollave të mesme te mbajnë peper spray në klasë.
“Varësisht se si gjykatat vendosë për çështjet banjë, ajo mund të jetë një mjet mjaft të vlefshme që të ketë për femra nxënësit nëse ata shkojnë në banjo, duke mos ditur se kush mund të vijë nga pas ,” tha anëtari i bordit Chuck Hughes i cili, sipas Salisbury post votoi të hënën për të ndryshuar një politikë që ndalonte përdorimin e peper spry  në shkollë të mesme,
Por Hughes ka thënë stacionin dhe ai dhe anëtarët e tjerë të bordit – pasi ta peshojnë pro dhe kundër –dhe do të votojnë kundër ndryshimit të kësaj mase më vonë këtë muaj.”Unë nuk isha duke menduar për çështjen LGBT”, ka thënë Hughes. ” Ajo që nga ky ligj mund te fitojnë perverset dhe pedofilëve duke përfituar është një shqetësimin i madh.
Por sa është numri i transeve/ Sipas vete sitin te Trans ne SHBAwww.gendercentre.org  ne artikullin Sa si ne janë? thuhet. “

Nuk ka studime të kohëve të fundit epidemiologjike për të siguruar të dhëna mbi përhapjen e çrregullim identitetit gjinor. Të dhënat nga vendet më të vogla në Evropë me qasje në statistikat e totalit të popullsisë dhe referime sugjerojnë se afërsisht 1 për 30.000 meshkujt te rritur dhe 1 në 100.000 femra te rritura kërkojnë ndërhyrje kirurgjikale për ndryshimin e seksit.

Pra edhe sipas këtyre  karakteristikave  edhe ne raportin  1 me 1000 po te marrim individët trans seksualë pra duket se problemi nuk është problem real. Por ndoshta është problem se jemi ne një vit elektoral dhe pas miratimit të ligjit të miratimit të personave gay ,kauzës LGBT dhe lobit të saj të fuqishëm brenda Partisë Demokrate i ngelet dhe kjo çështje për t’u zgjidhur dhe demokratëve u duhet mbështetja e tyre.

Nga ana tjetër dhe kandidati potencial republikan për president Donald Trump që nuk shquhet për diplomaci u shmang kësaj radhe duke thënë : Unë ketë çështje do t’ua le shteteve të vendosin”.

Filed Under: Analiza Tagged With: apo elektoral, Banjat në shkolla, problem social, Rafael Floqi

Pse është kaq e vështirë për të qenë të sigurt nga terrorizmi

March 23, 2016 by dgreca

Nga Rafael Floqi/ Michigan/

Sulmet e së martës në mëngjes në një aeroport dhe një stacion metroje në Bruksel kanë qenë shumë të mundshme, dhe në të njëjtën kohë pothuajse të pamundshme që të ndalen. Ky paradoks është ajo që e bën këtë valë të terrorizmi më të rrezikshmen në histori, dhe të ndryshme edhe nga ato të ditëve të Al Kaedës.

Arrestimi të premten e javën së kaluar të terroristit të dyshuar për atentatet në Paris, Salah Abdeslam tregoi se kurrë nuk do të ketë fund lufta. Në të vërtetë, kjo ndoshta mund të jetë fillimi i një vale të re sulmesh nga ISIS.

Këto lidhje morën goditje javën e kaluar, kur autoritetet belge më në fund kapën terroristin e dyshuar Salah Abdeslam në Bruksel, në lagjen me shumicë myslimane, Molenbëk. Abdeslam, 26 vjeç, ishte i vetmi terrorist i mbijetuar, që mori pjesë në sulmet e nëntorit në Paris, ku vdiqën 130 njerëz. Abdeslam është shtetas francez, me origjinë marokene, por ka lindur në Bruksel dhe ka jetuar në Molenbëk së bashku me familjen e tij dhe të vëllanë 31-vjeçar, Brahim, i cili hodhi veten në erë në sulmet e Parisit.

Me që Abdeslam u kap i gjallë, autoritetet evropiane kishin shumë gjasa të ishin në gjendje ta bënin atë të flasë dhe ndoshta të zbulonin detaje në lidhje me rrjetin që e kishte ndihmuar atë në Paris në sulmet e vitit e kaluar dhe atë që e mbajti atë fshehur një muaj më pas. Edhe nëse do të kishte mungesë gatishmërie për të folur nga ana e tij, zyrtarët belgë do të kishin qenë më shumë se të gatshëm, për ta bërë atë, të dukej sikur ishte duke bashkëpunuar.

Dihej prej muajsh se Abdeslami ishte kthyer në Belgjikë menjëherë pas atentateve, por vetëm javët e fundit, autoritetet belge gjetën gjurmët e tij dhe arritën ta kapin së bashku me një bashkëpunëtor. Ndërsa zbulimi i Abdeslamit u cilësua si një sukses, ai u duk se tregoi që numri i personave të përfshirë në sulmet e Parisit mund të ishte më i madh nga sa u mendua në fillim. Kjo bëri që të rriteshin shqetësimet pas indicieve se Abdeslami dhe rrjeti i tij po planifikonin sulme të tjera.

Në të vërtetë, sa më shpejt, që fundjavën e kaluar, zyrtarët belgë të kishin thënë se Abdeslam kishte “bashkëpunuar”, një fjalë që e bënte atë të tingëllonte, se ai po jepte informacione me shumë qejf. Por kjo për personat që ishin në rrjetin e tij, ose ata që e mbështesin ISIS, kishte gjasa të ndiheshin në presion dhe të nisnin sulme, nëse ata do të kishin mundësi. Kjo gjë ishte e kuptueshme dhe për autoritetet belge dhe kjo ndodhi.

Ja pra, pse, shumë veta pyesin tani. Si ka mundësi Brukseli, a nuk e prisnin këtë gjë autoritetet, a nuk ishin ata gati për një tjetër sulm?

Po pritej, po në thelb, asnjë vend nuk është kurrë plotësisht i gatshëm  para një sulmi terrorist.

Pas sulmeve në Paris, iu kushtua një vëmendje e madhe problemeve si diskriminimi dhe segregacioni në periferitë e kryeqytetit si dhe radikalizmi në sistemin e burgjeve. Për më tepër, shumë shpejt u bë e qartë se Belgjika mund të përballej me probleme edhe më të mëdha.

Molenbëk, një zonë në veriperëndim të Brukselit, ku banojnë të paktën 100 mijë njerëz, doli në skenë si problematike. “Ka  pothuajse gjithmonë lidhje me Molenbëk-un dhe ky është një problem i madh”, tha nëntorin e kaluar kryeministri belg.

Dhe po ashtu vjen lajmi tjetër arrestohet terroristi i tretë i sulmeve në aeroportin e Brukselit. Lajmi bëhet i ditur nga “RTL”, sipas të cilit Najim Laachraoui është arrestuar nga forcat speciale në periferi të Anderlehtit. Laachraoui ishte njeriu më i kërkuar në Europë gjatë 24 orëve të fundit.

I cilësuar nga mediat si “njeriu me xhaketë të bardhë”, pas publikimit të pamjeve të kamerave të sigurisë së aeroportit, Najim Laachraoui rezulton se ka qenë bashkëpunëtor i ngushtë i Salah Abdeslam në sulmet e Parisit, në nëntor 2015. Ai është pikasur dje nga kamerat në aeroportin e Brukselit, së bashku me vëllezërit belgë Ibrahim dhe Khalid El Bakaroui, të cilët tetë ditë më parë ia dolën t’i shpëtonin një operacioni të policisë për kapjen e tyre. Dy këta të fundit hodhën veten në erë pak minuta pas regjistrimit të pamjeve.

Të tre personat e mësipërm u identifikuan mbrëmë gjatë hetimit të policisë, e cila analizoi pamjet e udhëtarëve para shpërthimit. Dy vëllezërit El Bakaroui mbanin në dorën e majtë doreza të zeza, të cilat mbulonin detonatorët e bombave. Bombat e shpërthyera dje ne aeroportin e Brukselit kishin në përbërje gozhdë, me qëllim që të shkaktonin sa më shumë viktima.

Siguria ka tri atribute themelore për çdo shoqëri të hapur demokratike:  minimizo rrezikun, maksimizo mbrojtjen dhe ruaj lirinë e lëvizjes.

Zyrtarët belgë minimizuan rrezikun, duke shkëmbyer inteligjencën, duke u infiltruar në grupet terroriste dhe duke u përpjekur t’i shkatërrojnë ato. Ata maksimizuan mbrojtjen duke vendosur më shumë policë dhe zyrtarë kundër terrorizmit, duke menaxhuar kufijtë, dhe duke forcuar objektivat sa më shumë që të ishte e mundur.

Por sfidimi nga terrorizmi është gjithmonë variabli i tretë, i papërcaktueshëm.  

Shoqëritë e hapura që mbështeten në lëvizjen e lirë të njerëzve dhe të mallrave, që janë të ndërkallura në tregun global dhe të angazhuara me botën, që nuk mund të bllokojnë çdo vend ku mund të mblidhen njerëz. Si rezultat i kësaj, Perëndimi është vazhdimisht, duke u përpjekur të balancojnë nevojën dhe përpjekjet e luftës në kundër terrorizmit dhe ato të ruajtjes së lirisë të lëvizjes.

Kërcënimi që përfaqësojnë këta luftëtarë dhe të tjerë që simpatizojnë Shtetin Islamik është provuar se është i vështirë të parandalohet nga autoritetet belge. Problemi nuk është vetëm numri i njohur i xhihadistëve potencialë. Belgjika njihet edhe si qendër rajonale e kontrabanduesve të armëve, ndërsa sistemi qeverisës dhe kultura dygjuhëshe mund të jenë një tjetër pengesë për hetuesit.

“Belgjika është një shtet federal dhe kjo është gjithmonë një avantazh për terroristët”, thotë Edwin Bakker, profesor në Qendrën për Terrorizmin dhe Kundërterrorizmin në Universitetin e Leidenit në Holandë. “Nivelet e shumta të qeverisjes vështirësojnë qarkullimin e informacionit mes hetuesve”, thotë ai.

Kjo është e vërtetë edhe për aeroportet, të cilat janë në thelb mjaft poroze, për të pasur në dorë kontrollin e sigurisë. Ato janë vende ku njerëzit mblidhen; ka shumë dyqane dhe restorante ku njerëzit takohen dhe të pushojnë. Pista e nisjes, si ajo në aeroportin Zaventem në Bruksel ka për qëllim t’i lejojë njerëzit të lëvizin shpejt në mënyrë, që pasagjerët të zhvendosen në rrugën e tyre për të fluturuar, për të kontrolluar bagazhet e veta dhe për të kryer kontrollin e sigurisë, duke i lejuar radhën më vonë një grumbull tjetër njerëzish të bëjnë të njëjtën gjë.

Vetëm në Shtetet e Bashkuara, ka rreth 2 milion njerëz që udhëtojnë çdo ditë brenda dhe jashtë aeroporteve. Sistemi ynë i tregtisë dhe i udhëtimit do të bllokohej, në qoftë se në thelb, ne do të vendosnim sigurinë në rrugët kryesore qysh jashtë aeroporteve. E njëjta gjë vlen edhe për sistemet e transitit ndërqytetas. Por, si mund të bëhen më të sigurt me kontrollet e sigurisë së udhëtarëve, kur një udhëtim prej 20-minutash me tren, do të detyrohej do të bëhej në një orë ose më shumë. Publiku, pavarësisht nga kërcënimi i sulmeve, thjesht nuk do të mund ta toleronte këtë.

Deri tani për kundër terrorizmin,fokusi për sigurinë e avionit, nga ajo që ne kemi parë qysh nga 9/11, ishte sigurisht që të siguronte që vetë aeroplan të mos përdorej si një armë shkatërrimi në masë. Por një aeroport nuk e ka të njëjtin luks dhe mundësi, nëse shtetet  duan dhe kanë nevojë ta ruajnë përkushtimin e tyre ndaj lëvizjes së lirë. Kjo dhe kjo është dhe arsyeja edhe pse e vetmja mundësi për Brukselin tani është e kundërta: një mbyllje e përgjithshme e aeroportit. Është si një çelës elektrik ndez/shuaj, me vetëm pak kohë në mes.

Realiteti është se ka vetëm shumë objektiva të brishtë në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara, për të garantuar sigurinë e plotë. Kjo është mënyra sesi funksionon sistemi ynë i lirisë. Për fat të keq, ashtu si sulmet e së martës treguan, kjo është edhe arsyeja, pse ne jemi edhe kaq të brishtë para rrezikut.

Filed Under: Analiza Tagged With: nga terrorizmi, Pse është kaq e vështirë për të qenë të sigurt, Rafael Floqi

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • …
  • 33
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NË KUJTIM TË CALVIN “CAL” LAWRENCE
  • NGA NJË IDE SHQIPTARE NË HARTËN BOTËRORE TË KARIKATURËS
  • Napoleon Bonaparti dhe trojet shqiptare…
  • A Dream I Once Imagined…
  • Tre dramaturgë anglezë – Thomas Whincop, William Havard dhe George Lillo, tri drama për Skenderbeun
  • Një dritare mbi Shqipërinë e trazuar: Kujtimet e Eqrem bej Vlorës (1885–1912)
  • Peng i drejtësisë së munguar…
  • Eseja e parë e Peter Priftit te Dielli – Shtegtim filozofik në 16 vjetorin e përjetësisë
  • KOSOVA PËRBALLË SË VËRTETËS NDËRKOMBËTARE: PA NJOHJEN E KOSOVËS, SERBIA NUK MUND TA KAPËRCËJË MURIN E EVROPËS
  • Petro Nini Luarasi dhe sfidat e shqiptarëve të shekullit XXI
  • “MOS E CËNONI PAQEN, GARANTONI BARAZINË”
  • Themeluese e “Artistè Foundation” në Kanada, Arta Rexhepi: “Dokumentimi i luftës së Kosovës është përgjegjësi historike”
  • “Jemi që pa ardhur deti”
  • Logu i bukurisë dhe i traditës në Kelmend
  • “Udhëtim pa mbarim”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT