Nga Rafaela Prifti/
Për 95 ditë rresht, Governatori i Nju Jorkut, Andrew Cuomo, informon publikun për situatën shëndetësore lidhur me pandeminë dhe rihapjen e shtetit në varësi të përmbushjes së shtatë pikave tëparacaktuara. Shteti, i cili ishte epiqendra e infeksionit të Coronavirusit, ka tashmë numrin më të lartëtë analizave relative me numrin e popullsisë dhe treguesit infektiv janë të gjithë në nivele shumë të ulura. Në krye të faqes zyrtare të zyrës guvernatoriale jepet njoftimi se infeksioni nga coronavirus është ende aktiv dhe banorët duhet të mbajnë maksa dhe të respektojnë distancimin prej 2 metra nga njëri-tjetri. Aty jepen të dhëna për testim falas, për sigurimin shëndetësor, për statusin e përdatësuar tësecilit rajon, për planin e detajuar të hapjes, për një hua prej 100 millionë dollarë në ndihmë tëbizneseve të vogla madje edhe publikohen numra telefoni për shërbime terapije. Përmbledhtazi, Nju Jorku ka pasur numrin më të madh të rasteve të infeksioneve dhe vdekjeve nga COVID-19. Deri tani, burimet zyrtare shtetërore kanë raportuar mbi 370,000 të infektuar, nga këta mbi 200,000 ndodhen nëqytetin e Nju Jorkut. Rastet e vdekjeve mbi 29,000 përbëjnë thuajse një të tretën e numrit të atyre qëkanë humbur jetën në kohën e pandemisë në të gjithë Amerikën. Përafërsisht një në tetë raste vdekje në botë ndodhet në popullsinë e tri-shtetëshit. Në këtë hapësirë ka edhe një numër të madh tëkomunitetit shqiptar-amerikan. Gjendja e rënduar nga pandemia, humbjet e jetëve dhe kriza ekonomike e shoqëruar me shifra papunësije që arrijnë në 40 milionë në nivel kombëtar bëhen edhe më të tensionuara në sfondin e një situate të elektrizuar politike. Në konferencat e shtypit, z. Cuomo, i cili ka deklaruar se pandemia globale nuk hyn tek detyrat e guvernatorëve të shteteve, thotë se Nju Jorku arriti të ulte efektin e krizës duke lënë mënjanë politikën dhe pasionet, por duke ndjekur këshillat e ekspertëve mjekësor. Për të ndalësuar ritmin e përhapjes së infeksionit në muajin mars Guvernatori urdhëroi mbylljen e bizneseve, shkollave, objekteve fetare, shpalli masat e izolimit nështëpi, distancimin dy metra, pezulloi për 90 ditë debimet nga pronarët të qiraxhinjve që e kanë tëpamundur të paguajnë qiranë, institucionalizoi për herë të parë një rrjet të shërbimeve spitalore për tëpërballuar mbingarkesen e sistemit shëndetsor. Për disa ditë rresht gjatë muajit prill, në Nju Jork vdisnin mbi 700 vetë për ditë, thotë z. Cuomo. Ndërkohë, që ai kërkonte të rriste numrin e analizave si edhe regjistrimin e personave të kontaktuar nga cdo i infektuar, treguesit kryesorë të rasteve tëinfektimeve, intubimeve, kujdesit intensiv dhe të vdekurve filluan të zbresin për cdo ditë. Javën e kaluar Guvenatori deklaroi se në Nju Jork bëhen 50,000 analiza në ditë, shifra më e lartë e cdo vendi tjetër krahasuar për kapita, gjë që lejoi fillimin e etapave të para të hapjes së ekonomisë. Nëkonferencën me gazetarë, ditën e fundit të majit, z. Cuomo, i cili është ‘vendali’ në Nju Jork, vuri nëdukje se gjithcka u arrit nga 19 milionë banorët e këtij shteti, të cilët treguan disiplinë dhe u përkujdesen për njëri-tjetrin pavarësisht dallimeve. “Në këtë moment, ne nuk jemi nga Bruklin, Bronks a Queens, ne jemi të gjithë Amerikanë,” tha z. Cuomo. Ai ia kushtoi një pjesë të raportimit punëtorëve të nevojave imediate si personeli i spitaleve, stafi sanitar dhe shërbimeve të komunikacionit. “Ndërkohë që jepja urdhrin që asnjeri të mos dilte nga shtëpia, unë ju kërkoja atyre tëdilnin në pune për ne,” theksoi Cuomo. Ata u sakrifikuan për hir të dashurisë për njerëzimin në kohën e pandemisë së COVID-19 në Nju Jork dhe ai tha se e kishte për nder të nënshkruante projektligjin për beneficione për familjet e tyre. Në kontekstin e sistemit shëndetësor, z. Cuomo tha se kriza e zbuloi qartë pabarazinë e rrënjosur në sistemin shëndetësor. Minoritetet e varfëra si ato afrikano-amerikane dhe latine pësuan humbjet më të mëdha njerëzore në raport me komunitetet e tjera. Një pjesë të kohës Governatori ia kushtoi protestave të ditëve të fundit që shpërthyen si manifestime kundër dhunës policore vecanërisht kundrejt afrikano-amerikanëve, sic ishte rasti në 25 maj me z. George Floyd nëMineapolis. Z. Cuomo, i cili ka qenë Prokuror i Pergjithshem i Nju Jorkut ne fillim të viteve 2000, bëri analogjinë midis virusit Corona dhe racizmit, padrejtësisë dhe pabarazisë. Por dënoi aktet e vandalizmit dhe grabitjeve, të cilat janë në kundërshtim me mesazhin e protestuesve kundra diskriminimit racial. Nga ana e vet, forcat policore ushtruan akte dhune eksesive ndaj demonstruesve në disa raste. Guvernatori ka kërkuar nga Prokurorja e Përgjithshme Letitia James të kryejë një hetim të pavarur brenda tridhjetë ditëve sepse “publikut i duhet dhënë përgjigje”. Në pjesën e pyetjeve me gazetarët, unë e pyeta për të dhënat mjekësore për shqiptarët, si numri i infeksioneve, të shtruar nëspital, vdekjet. Guvenatori tha se do të interesohej. Z. George Cymon nga Zyra e Shtypit dhe Sophia Zayas, Përfaqësuesja e zyrës guvernatoriale për Bronksin, komunikuan me mua. Sophia Zayas vazhdon të jetë përkrah komunitetit tonë dhe banorëve të Bronksit. Ditën e hënë, në zyren e z. Cuomo në Nju Jork, ai paraqiti situatën në spitale dhe gjendjen e përgjithshme pas një nate tjetër përplasjesh tëdhunshme midis policisë dhe protestuesve. Guvernatori u përqendrua te efekti i tubimeve në aspektin mjekësor dhe social: pas tre muajve izolimi, kontaktet masive mund të rrisin numrin e infektimeve, dhe së dyti aktet e vjedhjeve dhe shkatërrimeve nga persona me motive personale nuk i shkojnëmesazhit të revoltës popullore për drejtësi. Përkundrazi, shtoi ai, i japin shkas kritikëve t’i etiketojnëdemonstruesit si “vagabondë” dhe u krijojnë shansin politikanëve ta tërheqin vëmendjen e publikut nga tema e ditës. Z. Cuomo përmendi rastet e ngjashme të dhunës së policisë së Nju Jorkut për dekada me rradhë. Për ta ilustruar këtë pikë, ai kujtoi fjalimin që mbajti babai i tij, Mario Cuomo, Guvernator i Nju Jorkut nga 1983-1994, në Kuvendin e Partisë Demokratike në 1984. Fjalimi mbahet mend për thënien se “Nuk kemi të bëjmë me një vend që vezullon në majë të kodrës por me një ndarje të thellë të dy Amerikave”. E njëjta histori shpaloset cdo herë kur vjen fjala për barazi në strehim, pagesa, shkollim, punësim etj. Për të sjellë ndryshime, protesta nuk mund të shpreh vetëm pakënaqësi, prej saj duhet të dalin kërkesa konkrete, tha Governori i Nju Jork-ut. Ai shtoi se në takimin me Kryetarin e Bashkisë Bill de Blasio do të diskutonte taktikat e policisë gjatë protestave dhe mundesinë e vendosjes së orës policore në Nju Jork për të ruajtur rendin.
Në seacën e pyetjeve, unë kërkova të di nëse i kishin mbledhur të dhënat mjekësore për shqiptarët. Melissa DeRosa, Sekretarja pranë Guvernatorit tha se spitalet i marrin të dhënat për të bardhët, afrikano-amerikanët, latinot, aziatikët. Megjithatë, tha ajo, po interesohemi me Departamentin e Shëndetësisë për të kërkuar nga spitalet nëse mund të japin të dhëna më specifike. Governatori i Nju Jorkut vazhdon të jap konferenca shtypi për ditë. Në takim me gazetarët të tërheq vëmendjen stema e zyrës guvernatoriale, ku lexohen qartë fjalët: UNE PUNOJ PER POPULLIN! (I WORK FOR THE PEOPLE) Z. Cuomo, i cili po kryen mandatin e tretë në këtë detyrë, ka fituar respekt për lidership, maturi dhe qartësi mesazhi ne kohën e pandemisë. Zgjedhjet e ardhshme për guvernator mbahen nëvitin 2022.