• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

100 Vjet Jetë, Bace Rexhep Galin Balidemaj

December 24, 2022 by s p

Nga Keze Kozeta Zylo/

Te paçim sa malet e Shqipërisë Bacë Balidemaj!

100 Vjet Mandela i Plavës dhe i Gucisë!

Me Bacën 100 vjeçar, Rexhep Galin Balidemaj

Ne jeten time kam pasur fatin te takoj fizikisht vetem dy njerez shqiptare qe kane mbushur nje shekull, Bace Balidemaj dhe Nene Nadire Kerkutin.  Ajo ishte nena dibrane, tashme e ndjere per te cilen shkruajta: “100 trëndafila për nënën dibrane Nadire Kërkutin që arriti shekullin të jetojë me këmbë dhe dorë”.  Ndersa per t’I kujtuar ne ditelindjet shekullore ne qiell, kane qene per Burrin e ndritur te persekutuar, burgosur dhe internuar Dr. Lazer Radin qe nuk arriti te jetonte nje shekull, por I festuam ditelindjen e nje shekulli

Nga Keze Kozeta Zylo/

Baca Balidemaj ngrihet si një hero në sytë e mi, ai është frymëzim për gjeneratat e tjera, jo për shkakun e moshës së tij, por për shkakun e qëndrimit si BURRË, në burgjet serbe që i morën një pjesë të jetës së tij. 

Baca Balidemaj luftoi me pushkë në dorë edhe kundër bishës naziste. Në demonstratat e studentëve të Kosovës në vitin 1981 mori pjesë së bashku me ta dhe arrestohet nga serbët.

Është piloti i parë shqiptar ne Zagreb ku filloi punën si shqiponjë e qiejve në vitin 1948.

Energjia dhe vitaliteti i tij janë të pashterrshme edhe pse është në këtë moshë të thyer, ndonëse pamja e tij ma heq nga fjalori “pleqërinë”.

Ai është shqiponjë, është shqiponjë që vetëm fluturon hapësirave pafund!

Bacën sa herë që e takoj në aktivitete të ndryshme nuk pret të vesh ta takosh, por me një sjellje prej një xhentëllmeni të vërtetë vjen dhe të puth dorën, më pyet pë shendetin dhe pastaj fillon tregon histori aq interesante, saqë shpesh herë më rrëmben rrëfimi i Tij dhe harroj përse kam shkuar në aktivitet.

Sa mire bëj që dëgjoj bacën, ose siç i thonë:

Mandela i Plavës dhe i Gucisë!

Në jetën time kam pasur fatin të takoj fizikisht vetëm dy njeëz shqiptarë që kanë mbushur një shekull, Bace Balidemaj dhe nënë Nadire Kërkutin.  Ajo ishte nëna dibrane, tashmë e ndjerë për të cilën shkruajta: “100 trëndafila për nënën dibrane Nadire Kërkutin që arriti shekullin të jetojë me këmbë dhe dorë”.  Ndërsa për t’i kujtuar në ditëlindjet shekullore në qiell, kanë qenë për Burrin e ndritur të persekutuar, burgosur dhe internuar Dr. Lazer Radin që nuk arriti të jetonte një shekull, por i festuam ditëlindjen e një shekulli.

Për ju Bacë Balidemaj

Plot 100 vjet më parë,

Lindi Biri i Dardanisë

Në Martinaj të Gucisë.

Ku nënlokja i dha sisë.

E përkundi dhe i tha:

Bir ta duash vendin tënd,

Kudo që të hedhësh hapin,

Të rëndojë si burrë i rëndë!

Bacë Rexhepi ndër furtuna,

Shqiponjë e parë në fluturim,

Iu tha serbëve: Këtu ka burra,

S’mund ta prekni vendin tim!

Ç’luftra panë sytë e tij,

M’i tregon vetë plaku i Arbërit,

Me nazizëm, serb e djaj,

Kurrë nuk ndali dhe as po ndal…

Ti mësonjësi i qëndresës,

Si baladë e këngës labe,

Abetaren e kujtesës,

Do ta këndoj në festivale.

Bacë Rexhepi një burrë i rrallë,

Krenari ta kesh një shekull,

Është memorja jonë e gjallë,

Është Hero, është tempull.

Te paçim sa malet e Shqipërisë Bacë Rexhep Galin Balidemaj!

Fund Dhjetori, 2022

Staten Island, New York

Filed Under: Komunitet Tagged With: Keze Zylo, Rexhep Balidemaj

91 VJEÇARI REXHEP GALI BALIDEMAJ: “MANDELA I PLAVË-GUCISË”

October 3, 2013 by dgreca

Nga Esad GJONBALAJ/

Lindi me 19 Dhjetor të vitit 1922 në fshatin Martinaj të Gucisë. Katër vitet e shkollës fillore i kreu në fshatin e lindjes, ndërsa katër vitet e tjera, të cilat atëherë quheshin gjimnaz, i kreu në Plavë në gjuhën serbe, pasi nuk ekzistonin shkolla me mësim në gjuhën shqipe.Rexhepi ishte djalë i shkathët e i mprehtë dhe si i tillë ra në sy te ministrit shqiptar, i cili në vitin 1941 i vizitoi këto treva. Me iniciativen e ministrit Qazim Koculi shkoi në Tiranë, ku u regjistrua në gjimnaz. Rexhepi ishte i brumosur me ndjenja patriotike andaj së shpejti ra në kontakt me të rinjtë anti-fashist shqiptarë si Kajo Karafili, Qemal Stafa e të tjerë, ku sëbashku me ta mori pjesë në disa aksione antifashiste.

Në verën e vitit 1943 Rexhepi u kthye në vendlindje, ku u angazhua në lëvizjen rinore të Plavës e Gucisë e në vjeshtën e atij viti, u regjistrua në arradhët partizane me të cilat luftoi gjërë në Trieste në Slloveni.

Pas kapitullimit të Gjermanisë ai vazhdoi të edukohet dhe në Beograd kreu kursin për shifrant, ndërsa ne vitin 1946, pas i kaloi të gjitha testet e aftësive fizike dhe mendore e dërguan ne Kiev të BRSS-së, ku qëndroi dy vite dhe u aftësua për pilot.

Në vitin 1948 kthehet në Zagreb të Kroacisë dhe fillon punën si pilot ushtarak.
Me daljen e Rezolutës së Informbyrosë në vitin 1948 ai u përcaktua për mbrojtjen e çështjes kombëtare shqiptare, sepse në anën e Rezolutës ishte Shqipëria, andaj sipas bindjeve të tij, ku ishte Shqipëria ishte edhe Rexhep Balidemaj.

Në vitin 1949 arrestohet si Informbiroist dhe dënohet me 6 vite burg. Dënimin e vuajti në burgun më famëkeq të ish-Jugosllavisë, në Goli Otok. Në burg e keqtrajtuan jo vetëm si Informbiroist, por edhe si shqiptar, megjithatë Rexhepi i përballoi të gjitha dhe pas vuajtjes së dënimit në vitin 1956 u kthye në vendlindje.

Nga UDB-ja ai tani përcillej vazhdimisht, e cila mori si pretekst një rast kur Rexhepi doli në mbrojtje të një bashkëfshatari të tij, të cilin donin ta arrestonin. Kjo u mjaftoi që ta akuzonin dhe në bazë të nenin 133 për propagandë armiqësore me gojë e dënojnë me 3 vite burg, të cilat i vuajti në burgun e Kotorrit.

Pas vuajtjes së këtij dënimi përsëri kthehet në vendlindje, ku me ndihmën e disa të afërmëve të tij punësohet si rojtar pyjesh.

Pavarësisht se nuk kishte asnjë mundësi veprimi UDB-ja vazhdimisht i krijonte insinuate dhe pas tre viteve përsëri e arrestojnë dhe e dënojnë me dy vite burg, të cilat i mbajti në ishullin Gërgur. Pas daljes nga burgu megjitheqë tanimë ishte i martuar e me dy fëmijë nuk kishte kurrëfarë mundësie të punësohej.

Në konferencën e Brionëve të vitit 1965 u aprovua një Rezolutë në bazë të së cilës u ndalua ndjekja e të dënuarëve si Informbiroist. Disa bashkëvendas të tij, të cilët jetonin dhe punonin në Prishtinë e punësuan në ndërmarrjen “Ramiz Sadiku”, ku punoi deri në vitin 1981.

Rexhepi Gali Balidemaj, megjithëqë tanimë ishte i moshuar në shpirt ndjehej akoma i ri dhe burgimet e torturat në vend që ta ligështonin dhe e kishin kalitur fort. Me të dëgjuar për demonstratat e studentëve të vitit 1981 iu bashkangjit atyre, ku sëbashku me shumë të rinj përsëri arrestohet nga policia serbe.

Megjithëqë ishte i moshuar me procedurë të shkurtuar e dënojnë me dy muaj burg, të cilat i mbajti në burgun e Lipjanit.

Rexhepi qëndrimin e tij në burg e shfrytëzoi për t’u njohtuar me veprimtarë të rinj të çështjes shqiptare dhe pasi doli nga burgu e vazhdoi veprimtarinë e tij. Në atë kohë ishte vështirë të veprohej, por veprimmarët shqiptarë kishin zbuluar një formë të re veprimi, e cila quhej „treshe“. Treshet ishin grupe të vogla prej tre aktivistësh, ku secili prej tyre ishte pjestar i një tresheje tjetër për të cilen shokët e treshes së tij nuk kishin dijeni. Ky sistem u tregua efikas, sepse të arrestuarit edhe po të donin mund të tregonin vetëm për veprimtarët e treshes së vet, kështuqë këputej zinxhiri i arrestimeve.

Rexhepi Gali Balidemaj, megjithëqë në moshë të thyer, por nga pamja fizike dukej vital,  u bë pjesëtarë i treshes ku veproi gjer në vitin 1983, kur e arrestojnë përsëri dhe e dënojnë me 5 vite burg me akuzën për agjitacion e propagandë armiqësore.

Tanimë për veprimtatinë e Rexhep gali Balidemaj kishin dëgjuar të gjithë, andaj atë e mrri në mbrojtje avokati i njohur Bajram Kelmendi dhe falë angazhimit të tij dënimin ia zbritën nga 5 në 3 vite burg, të cilat i mbajti në burgun e Prishtinës, Gjilanit dhe Gjurakovcit.

Ishte bërë tanimë pjesë e jetës së Rexhep Gali Balidemajt që të mos dorëzohej, andaj ai merr pjesë në protestën, e cila organizohet me rastin e vrasjes së dëshmores Ylfete Humolli dhe për këtë arsye nga gjykata për kundravajtje denohet me dy muaj burg.

91 vjeçari Rexhep Gali Balidemaj është një nga shembujt më kuptimplotë, që në mënyrë figurative e përmbushë shprehjen „një jëtë në shërbim të çështjes kombëtare“. Ai ishte dhe mbetet simbol e burim frymëzimi për të rinjtë, jo vetëm nga Plava e Gucia, por për hapësirën gjithëshqiptare. Populli i Plavës e Gucisë e sidomos të rinjtë e këtyre trevave, Rexhep Galin Balidemaj e quajnë me krenari “Mandela i Plavës e Gucisë“.

*Kryetar i Fondacionit Plavë-Guci,Nju Jork – SHBA

 

Filed Under: Featured Tagged With: Esad Gjonbalaj, Rexhep Balidemaj

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT