Kryebashkiaku Besnik Dushaj ka dëshirë të takojë tropojanët në Nju Jork më 17 prill /
Bashkia e Tropojës ka njoftuar se kryebashkiaku Besnik Dushaj ka dëshirë të takohet me tropojanët që jetojnë në Nju Jork gjatë vizitës që do të zhvillojë këtu më 17 prill.
Më datë 17 prill, ora 10.00, Besnik Dushaj do të takohet në sallën e takimeve të hotel “ Royal Regency Hotel” me komunitetin tropojan që jeton në Nju Jork.
Në këtë takim vëllazëror, shprehet bashkia, do të bashkëbisedohet për zhvillimin ekonomik e kulturore të Tropojës e në veçanti për turizmin malor të kësaj zone. Miq, dashamirës dhe të gjithë të interesuarit janë të mirëpritur në këtë takim vëllazëror.
Adresa e hotelit: 165 Tuckahoe Rd.Yonkers,NY 10710