NOBELISTI V 1907/
Rudyard Kipling (Bombay sotMumbai, 30 dhjetor 1865 – Londër, 18 janar 1936), shkrimtar anglez
Në fëmijëri e mësoi gjuhën hinduse, vazhdoi shkollën ushtarake në Devonshire, ndërsa më 1882, u kthye në Indi dhe punoi si gazetar.
Në vitin 1907 fitoi Çmimin Nobel për Letërsi.
MOTIVACIONI:
«Duke pasur parasysh fuqinë e vëzhgimit, origjinalitetin e imagjinatës, fuqinë e ideve dhe talentin e shquar për transmetimin të cilat karakterizojnë krijimet e këtij »
______________________________________________
NËSE …
Nëse do t’arrish të mos hutohesh, kur të gjithë
rreth teje hutohen, duke ta hedhin fajin ty;
nëse do t’arrish të kesh besim te vetja, kur të gjithëte vetja dyshojnë,
dhe duke llogaritur edhe dyshimin e tyre;
nëse ti do t’arrish të presësh pa u lodhur nga pritja,
nëse ti i përgojuar, s’do të humbësh kohë me përgojime,
apo nëse i urryer, ti nuk do të merresh me urrejtje,
pa kërkuar të dukesh shumë i mirë, apo tepër i urtë;
nëse ti do t’arrish të ëndërrosh, pa e bërë ëndrrën padronen tënde;
nëse ti do të arrish të mendosh, pa e bërë mendim qëllim.
Nëse ti do t’arrish të përballesh me suksesin dhe dështimin
duke i trajtuar këta dy mashtrues njëlloj,
në se ti do t’arrish të dëgjosh të vërtetën të deformuar
nga mashtrues që dan të të fusin në kurth si një naiv,
apo të shohësh tëshemben gjërat për të cilat ti jep jetën
dhe të kërrusësh shpinën për t’i mbledhur ato me mjete të përshtatshme;
nëse do t’arrish të mbledhësh të gjitha fitimet e tua
dhe t’i rriskosh ato vetëm duke hedhur zarin,
të humbësh dhe të fillosh përsëri, krejt nga fillimi
pa marr kurrë frymë dhe mos thuaj asgjë për humbjet;
nëse ti do t’arrish të shtrëngosh zemrën, nervat dhe muskujt,
megjithëse i rraskapitur për ca kohë, për t’u shërbyer qëllimeve të tua,
dhe të mbahesh fort, kur asgjë s’mbetet më tek ty
përveç vullnetit që thotë: «mbahu fort!»;
nëse do të arrish të flasësh me turmat duke ruajtur virtytet e tua,
ose të shetisësh me Mbretin dhe të mos e humbësh e tua të zakonshme;
nëse as armiqtë apo miqtë e shtrenjtë s’do t’arrijnë të të godasin
nëse të gjithë kanë rëndësi për ty, por askush tepër;
nëse ti do t’arrishd të përjetosh minutën e pamëshirshme
dhe t’i japësh vlerë secilit nga të gjashtëdhjetë sekondave
atëherë bota do të jetë jotja, me gjithçka që ajo përmban,
dhe- ajo çka vlen më tepër, ti do të jesh Njeri, biri im!
Ati që këshillon dhe biri që dëgjon
Përktheu: Faslli Haliti