• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

DY EMNA, DY ZANE, NJI MISION: ZBULIMI I SE VERTETES

July 22, 2016 by dgreca

Shkruan: Prof. Sami Repishti/

 Ridgefield, CT.USA.- Me 2 korrik, shtypi amerikan dhe botenor dhane lajmin e vdekjes se filozofit hebre, Eliezir Wiesel, lektorit karizmatik, profesor i humanistikes, autor i 60 librave, dhe fitues i çmimit “Nobel per Paqe”, ne mes tjerash. “Ajo qe karakterizoi kete emen te dalluem nuk ka qene puna e tij, por boshlleku qe puna e tij mbushi ne nji bote” dhimbeshem indiferente, shkruente Joseph Berger, ne nekrologjine e botueme ne The New York Times me 3 korrik 2016.

Merita e tij ka qene denoncimi i persekutimeve naziste ne kurriz te popullit hebre ne Europe gjate L2B, ku edhe ai vete ishte viktime qe nga mosha 16 vjeçare. Sot celebrojme fortesine e tij me mbijetue ferrin e Auschwitz-it pa humbe asnji here besimin ne Zotin (qe ai sfidoi shume here!) dhe sidomos shpresen, kete arme te fundit te çdo viktime. Kjo shprese mbijetese u ushqye per nji qellim te caktuem: me krye nji “mision” mbas shpetimit nga kampi i vdekjes: me fole, me shkrue, me tregue te verteten per krimin e kriminelin nazist dhe punen e tyne te ndyte ne skajet ma te erreta te humneres naziste. Personalisht, e kuptoj shume mire kete ndjenje!

Tregimet e tia te llahtareshme nga ferri qe vrau me plumb e me gaze mbytese ma shume se 11 miljone viktima (6 miljone hebrej; ma shume se nji miljone femije!) i dhane atij titullin “ndergjegja e vertete e botes”. Wiesel u ba nji mbijetues i ferrit nazist qe refuzoi me lejue boten te harrohet krimi e shemtuem. Me elokuencen qe e dallonte Wiesel u ba kampioni i te drejtave te njeriut, e simbol i shpresave per te ardhmen, nji deshmitar qe luftoi per njerezimin kunder smundjes ma te rande te njerezimit: indiferencen morbide. “Mbylli syte, mbylli veshet .Nuk due te dij çka bahet ne bote!” rrefehej nji ish koleg qe perqafoi kete filozofi, dhe pranoi efektet shkaterruese te se keqes mbi token tone- e qe humbi miqesine time per jete. E tmerrshme!

Thanja e Wiesel-it : “na duhet te jemi te gjithe deshmitare te memorjes sone”, me kujton priftin tone, bashkevuejtesin tim, tashma te pavdekshem, At Zef Pllumin, e deshmine e tij “Rrno, vetem per me tregue!”, monument i pavdeksise se shpirtit njerezor.

Shkrimet e Elie Wiesel-it jane variante te nji teme te vetme: si reagojme na, e si trajtojme na njeni “tjetrin” ne shoqenine tone, te harruemin, te smurin, te shtypunin…e te huejin qe nuk flet gjuhen tone, e qe nuk perqafon mendimin tone”. Parashtrimi i “problemit” e perpjekja me i pergjegje pyetjes se shtrueme kane pasunue jetet tona, e kane forcue guximin tone me sherbye pajtimin e paqen. Na kane frymezue!

Fryma humanitare e Elie Wiesel-it arriti edhe ne Shqiperi, me perkrahjen qe u dha viktimave te terrorit serb ne Kosove ne marsin e vitit  1999. Prof.Dr. Mentor Petrela, anetar aktiv i Akademise Botenore te Neuro-Kirurgjise shkroi nji eulogji prekse ne Panorama, substantive dhe mirenjohese per qendrimin e te ndjerit Wiesel.(Rrefim: Prof. Dr.Petrela ashte kusherini im)

Pake dite ma pare, me 10 korik 2016, vdiq gazetari i shquem amerikan me origjine hebreje, Sydney H.Schaunberg, i njohun per demaskimin e krimeve komuniste ne Kambodia: ma shume se dy miljone qytetare, sidomos ata me kulture, u nxoren nga banesat e tyne me dhune dhe u detyruen me jetue ne katunde te largeta dhe te mbrapambetuna ku mbretnonte terrori i kuq dhe uria. Qytetet u zbrazen plotesisht nga qytetaria ne emen te “themelimit te nji shoqenie agrare”, nji anderr frikesuese e udheheqesve vendas nen kryesine e te çmendunit Pol Pot.

Si gazetar i The New York Times, Schaunberg fitoi çmimin prestigjoz “Pulitzer” per gazetari. Ai raportoi krimet e deshmueme gjate burgosjes: urine, vrasjet “sans quartier”,(a la haxhiqamilçe!), smundjet, punen skllaveruese, brutalitetin ekstrem. Nji popull i tane u ushqye me bar, insekte, gjarpnij, mij fushe dhe nji luge me oriz te pazier ne dite. Emni i Pol Pot-it kaloi ne histori si “monstri i Kambodia-s” kryesisht nga denoncimet e Sidney Schaunberg-ut me tregimet e shkaterrimit te nji popullsie te  tane, te qete e punetore nga nji “marrezi e historise”. Shumica e ushtareve tregon ai ishin te rinj akoma te parritun “ne pergjithesi pa personalitet, robote me dy kambe, brutal pa kufi…te armarosun vetem per vrasje.” Shkrimet e tia jane materiali i filmit te suksesshem “The killing fields” qe tronditi miljona shikues ne te gjithe boten, “me vertetsine per vuejtjet qe kalonte nji popullsi ne lufte qe, ne fakt, ishte krejt e panevojshme.” Denoncimi i kesaj tragjedie njerezore u ba misioni i jetes se tij, nji sherbim qe ai mori persiper dhe kreu me sukses, e me sensin e nji detyre te perqafueme vullnetarisht. Ne sferen fetare, misioni bahet urdhen hyjnor per nji besimtar; me krye “nji sherbim te shenjte”: mbrojtjen e lirise dhe dinjitetit te njerezimit mbar, kudo dhe kurdohere!

Nji “thirrje nga nalt” qe krijon shenjtore e heroj…!

Sot, une kerkoj nji emen, due te ndigjoj nji za, shpresoj ne nji shenjtor ose hero qe te marre persiper zbulimin e plote te se vertetes mbi krimet komuniste ne Shqiperi. Heshtja e thelle qe deshmojme sot, e lindun nga pakujdesia dhe e ushqyeme nga moskokçamja e plote ne Shqiperi, me tmerron! Sepse nuk gjej nji pergjigje qe me ngushellon…. e aq ma pak ngushellon familjaret  e viktimave sot te harruem nga inondacioni i te mirave  materiale qe ofron “moderniteti” bashkekohor. Me duket sikur fshamjet e viktimes nuk ndigjohen sepse mbyten nga muzika degraduese e “tajvaneve” te shumet te kryeqytetit e qyteteve tjere; me duket sikur lotet e grave te lanuna shkret e femijeve te lanun jetime nuk terheqin vemendjen e shumices qe ka sigurue per vete dhe per te afermet e vet nji jete pa brenga qe nuk lejon hymjen e loteve ne banesen e tyne…!

Si mund te pengohet ecja e vrullshme e ketij fenomeni qe eventualisht sjelle gjakderdhjen, e reflekton imazhin e nji vendi ne turbullim kercenues?

Nga larg, shpesh here kam pershtypjen se shume shqiptare kane humbe “identitetin” e tyne, respektin per veten e tyne, dhe shpresen per nji te ardhme ma temire, ma premtuese. Kjo gjendje me frikeson, sepse nji mase e tille amorfe ashte pre e gatshme e “pseudo-politikaneve” qe genjejne kur flasin, qe  identifikojne problemet shoqenore pa asnji mbeshtetje faktuale, e japing receta falso per tejkalimin e gjendjes. Per keta spekulatore te mjerimit te pergjithshem faktet kane humbe kuptimin e yne sepse  nuk sherbejne genjeshtren e tyne.

Mbetet defrimi – karadyzeni otoman-.Ai zevendson realitetin qe ska fuqi me u imponue. Latinet kishin shprehjen “panem et circenses” (buke e lodra) Mjafton! Porte shkretet shqiptare nuk kane as buken e gojes shpesh here!

Te sprovuem nga nji cinizem i tille, popullsia e çveshun nga logjika dhe e lodhun nga çkujdesja e plote bien viktime e “pseudove” qe ne esence jane moralisht jashte binarit. Ka mjaft viktima, sidomos te rinj, te vetmuem, pa perspektive, te deshpruem ne nji shoqeni qe nuk i perkrahe e qe jane ne kerkim te nji jete qe vlen te jetohet, nji jete qe ka nji kuptim, e qe nuk e gjejne. Mbetet vetem, nji rruge- e papranueshme dhe  falso- ajo e dhunes individuale ose kolektive.

Zakonisht, kombet mbledhin mendjen e fuqite qe kane mbas pervojes tragjike qe kalojne. Porune kam pershtypjen se vendi i jone sot nuk ashte negjendje me shkelmue tekaluemen tragjike, as gjen forcen e duhun me ndihmue ardhjen e se rese qe premton.

Sfidat jane te perditeshme per shtetet e shoqenite demokratike qe kerkojne pjesemarrjen e qytetareve, te shoqenise ku qytetaret jetojne te lire. Ne Shqiperi, duket se pyetja vihet: a jane shqiptaret qytetare te lire- ne kuptimin e kulturuem te fjales- me identifikue problemin, me e pershkrue ate, dhe me diskutue lirisht ne nji atmosphere demokratike?

***

Gjate studimeve te mia ne la Sorbonne (Paris,1970-71) si bursist i Qeverise franceze, me koncentrim ne veprat e shkrimtarit Andre Malraux, idrejtova shkrimtarit nji “Leter”ku ne mes tjerash shkruejshe:

“…Shvleresimi i njeriut i organizuem nga komunistet ne kampet e perqendrimit te Shqiperise poshtenoi te burgosun ne numer te madh; shume u vrane, u vetevrane, ne menyret  nga ma te llahtareshmet…Te jetosh ne nji kamp perqendrimi ashte vete ferri mbi toke. Te perballosh torturen, te sotmen, te nesermen, ta perballosh ate çdo dite njena mbas tjetres, dhe per dhjete vjet me rradhe, ashte ne fund te fundit nji agoni ma e thelle se ajo e vdekjes…” Nji perpjekje me zbulue krimin ne Shqiperi!Vdekja e shkrimtarit pengoi takimin per nji dialog qe kerkoi Z. Malraux, i prekun nga tregimi i im.

“Misioni” i zbulimit te se vertetes –ne kete rast i krimeve komuniste ne Shqiperi-fitonte ne ate kohe nji nga vlerat morale te pakrahasueshme. Megjithate,edhe ma vone perpjekjet per nji “mision” te ketill nuk kane qene te kenaqeshme, kryesisht sepse “autoritetet” e ardhuna ne fuqi –kapitali moral i te cileve  ka qene vuejtja e ish te persekutuemeve dhe te ish shpronsuemeve arbitrarisht e me dhune ekstreme, tue perfshi edhe tortura deri ne vdekje- preferuen rrugen ma pak te veshtire: marrjen e pushtetit…. por jo pergjegjsine e zbatimit te drejtesise ne denimin e krimeve te kryeme. Nuk ashte ndermarre nji inisitiave per hapin e pare te procesit te dekomunizimit te vendit me denimin publik, ne Gjykata te hapuna, te ideologjise vrastare e te praktikes kriminale te Partise KomunisteShqiptare.

Perkundrazi! Ish udheheqsit e kesaj Partie dolen para Gjyqit te kryesuem nga nji njizete e pese vjeçar dhe nji prokuror njizete e tete vjeçar(sic!) per gjykimin e ish presidentit dhe te nande zyrtareve te larte te ish rregjimit komunist. Kjo farse makabre ofendoi viktimen!

Qe ne fillim, akuzat per shperdorim detyre dhe pasunie te popullit damtuen seriozitetin e proçesit gjyqsor. Ne nji atmosphere gjysem karnavaleske zhvillohej gjykimi i akteve barbare gjate 45 vjeteve te kalueme; ne mes tjerash, vrasja me gjyq e pa gjyq te ma shume se 7.000 qytetareve shqiptare. “Presidenti” u denue me 9 vjet; Ish prokurori i pergjithshem qe pranonte se kishte dhane ma shume se 400 denime me vdekje, mori 11 vjet.Ministri i mbrendshem, pese vjet…e keshtu me rradhe. Vendimi i Gjykates mori karakter thjeshte politik, e deshproi nji popullsi te shumevuejtun. Kudo flitej qe “Qeveria demokratike” mbronte meturinat e komunizmit ne Shqiperi, nji opinion qe vazhdon edhe sot!

Vendimi nuk ishte nji lajm sensacional, ashtu siç pritej nga te gjithe. Tashma, shume shqiptare ishin te shgenjyem me Qeverine e re, dhe te preokupuem nga nevoja urgjente me u punesue. “Ata as kishin kohe, as ishin te interesuem me zbulue krimet e se kaluemes”, shkruente nji vrojtues i te drejtave te njeriut. U krijue atmosfera e heshtjes dhe  mosperfilljes qe vazhdon edhe sot: faji nuk denohet; krimi paguen! Vendimi i Gjykates ishte i papritun edhe nga vete tedenuemet. Monstri me fetyre njeriu, Aranit Çela, kaposhi i Vlores, u tha haptazi kolegeve te burgut: “Shoke, mos u ankoni; po te ishim ne gjykates do t’i kishim vrare te gjithe” (Deshmi e ish drejtorit te burgut)

Ashte kjo atmosfere mbytese qe nuk lejoi inisiativat serioze per zbulimin e krimit komunist. Akoma sot nuk dihet numri i sakte i viktimave, nuk gjinden varret e tyne, dhe nuk kthehen pasunite e grabituna arbitrarisht.

Akoma sot, bahen deklarata pompoze anti-komuniste, e shperblehen me poste qeveritare  e pasuni prrallore shume nga ish kriminelet e se kaluemes tragjike- trashegimtare te pushtetit e te jetes luksoze per vete e per familjaret e tyne, nji privilegj qe u mohue per dhjetra mijera viktima te pafajshme. “Te gjithe i dinin krimet qe ishin kryer ‘me urdher nga lart dhe duhej te hanin dhe’ qe te mos kishte deshmitare per te mbeshtetur, dhe per te mos u vertetuar ne te ardhmen akuzat ndaj diktatures”, shkruente ish kryetari i Hetuesise se Pergjitheshme te Republikes se Shqiperise.

Mekujtohen sot tregimet per thirrjet histerike te Zonjes Nedi Myftiu, bashkeshorte e kriminelit Manush Myftiu, qe shkulte floket e kokes kur ndigjonte demonstratat e studenteve, dhetor 1990, qe thrisnin ”Liri, Demokraci!” “Ç’behet keshtu? Ku do vemi ne…kemi duart e lyera me gjak!…”

Nuk besoj se Zonja Myftiu ka qene e informueme plotesisht per te gjitha krimet qe burri isaj dhe xhelatet tjere komuniste kryenin ne vendin tone: 7,367 gra te burgosuna, 308 gra te çmenduna ne hetuesine komuniste, 45 gra te vdekuna ne qelite e burgut, 450 gra te pushkatueme – simbas disa burimeve serioze. Pa marre parasyshe se numrri i viktimave burra ka qene shtate here ma i madh…! Para nji realiteti te ketill, deshiroj te perseris thanjen e bashkevuejtsit tim, Visar Zhiti:”…duhet te jemi te afte  te nxjerrim nga dhembja- virtyte, e te krijojme “kulturen e  vuajtjes” qe popujt e zhvilluar e kane.” Kultura qe nderon e respekton çdo vuejtje, nga çdo ane qe vjen: e veshtire? Po!

Por Zonja ne fjale nuk ka perse te frikesohet! Viktima qe therriste Liri, Demokraci ne rruget e qyteteve tona ne dhetor 1990 tregoi fisnikerine e popullit tone: perbuzi urrejtjen, perbuzi hakmarrjen, perqafoi pajtimin e kerkoi drejtesine…qe e mashtroi rande! Ky akt sublim do te mbetet ne historine tone si modeli i sjelljes se qytetnueme, dhe i respektit suprem per lirine dhe dinjitetin e individit, …edhe per kundershtarin!

Sot, veprimtaria politike ne Shqiperi, fatkeqsisht ka humbe randesine  evet esenciale: sherbimin per popullin mbar, me gjithese  jam i sigurte qe ka shqiptare te gatshem, te vullnetshem dhe te afte me ndryshue kursin e sotem.

Sot, deshmojme qendrimet pothuejse infantile teelites politike te vendit, megjithese jam i sigurte qe ka “elita” te gatshme me ndryshue kursin e sotem.

Sot, ne se keto ““elita” nuk plotesojne detyrimet e tyne qytetare, me perdorue fjalet e Thomas Jefferson-it, “une dridhem nga frika per vendin tim, kur mendoj se, ne fakt, mund te perfundojme me nji udheheqje qe meritojme!”

Filed Under: Analiza Tagged With: DY EMNA, DY ZANE, NJI MISION:, Sami repishti, ZBULIMI I SE VERTETES

Nen hijen e tejzgjatun te krimeve te Stalinit…!

March 9, 2016 by dgreca

Nga  Sami Repishti/

Ridgefield, CT. USA.-Pak dite ma pare, ne Shqiperi u perkujtue nji nga ditet ma te zeza e ma kriminale ne historine bashkekohore te vendit tone: masakra e 26 shkurtit 1950. Viktimave te pafajshme, deshmore te demokracise, lavdi dhe paqen e perjeteshme qe aq shume e meritojne!

Ate dite fatale, 22 intelektuale me pergatitje arsimore perendimore dhe figura te shqueme te shoqenise shqiptare u ekzekutuen pa gjyq, pa faj, pa mbrojtje. Qellimi i zyrtareve te Partise Komuniste Shqiptare, -krijese artificiale e agjenteve titiste jugosllave,- me ne krye kriminelet Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu, ka qene me manifestue botenisht dhe ne menyre te pakthyeshme, besnikerine e pakufishme te “liliputeve” komuniste shqiptare per “kolosin” e Bashkimit Sovjetik  satrapin aziatik J.V.Stalin, “koka e kampit te madh socialist”, simbol i sistemit te padrejtesise, i dhunes se perditeshme, dhe i çfarosjes masive te kundershtareve politike.

Masakra e 26 shkurtit 1950 ka qene akti publik i nenshtrimit pa kushte, pa hezitim, pa rezerva ndaj Bashkimit Sovjetik e  “udheheqsit” te ketij kampi, J.V.Stalin. Frazeologjia e nenshtrimit pa kushte nuk ashte origjinale shqiptare. Ne Statutin e Partise se Re Komuniste Jugosllave (staliniste) parti klandestine pro-sovjetike, lexohet:

Neni 1. Partia e re Komuniste Jugosllave do te punoje pa kondita, pa rezerva, pa hezitim per Bashkimin Sovjetik”; dhe

Neni 2. Partia e re Komuniste Jugosllave do te luftoje pa kondita, pa rezerva, pa hezitim per Bashkimin Sovjetik”. Keshtu e deshi Stalini!

Mbas prishjes se marredhanjeve Tito-Stalin, per Shqiperine komuniste kjo ka qene periudha e nenshtrimit te plote ndaj autoritetit te padiskutueshem te Moskes. Vendi i jone ishte thjeshte nji satelit!

Me prishjen e marredhanjeve, qershor 1948, edhe udheheqja e Partise Komuniste Shqiptare, e drejtueme nga kriminelet Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu e sherbetoret e tyne besnike, perfitoi nga rasti dhe doli jashte tuteles jugosllave, ku ata, dhe P.K.Sh. e kishin rreshtue Shqiperine qe ne ditet e luftes “nacional-çlirimtare”. Ish antifashisti mendje-ndritun, Profesor Gjergj Kokoshi, i  denuem ne vitin 1947 me njizete vjet burgim, si anetar i grupit (fiktiv) te deputeteve, perseriste ne burgun e Burrelit:”Ne jemi ma te poshter se fashisti Mustafa Kruja. Ai nuk e solli Italine fashiste; ai e pranoi dhe i sherbeu okupatorit. Por na e çliruem Shqiperine me 28 nandor dhe me 29  ia dorezuem Titos peshqesh”. Profesor Kokoshi vdiq ne burg!

****

Tri vjet ma pare, u botue studimi i historianes se mirenjohun Anne Applebaum,(autore e librit “Gulag”, fituese e çmimit prestigjoz Pulitzer)  me titull “Perdja e Hekurt- Shtypja e Europes Lindore -1945-1956” ku ajo dokumenton tmerret e terrorit stalinian, te makines vdeksore staliniane, e ideume dhe e manovrueme nga vete J.V.Stalini “…per shtypjen dhe kolonizimin e Europes Lindore ne dekadat e para te mbas L2B”. Gjithçka e dokumentueme, gjithçka arkivore si rezultat i punes kerkuese te panderpreme, intervista me te mbijtuemet, dhe perfundime plotesisht bindese.

Aty gjejme informatat tashti te dokumentueme mbi tankset sovjetike qe trasportojshin ne Poloni, Hungari, Rumani, Bullgari, Cekosllvaki dhe Gjermani Lindore agjentet e stervitun sovjetike, misioni i te cileve ka qene me krijue nji “kordon” shtetesh diktatoriale rreth Bashkimit Sovjetik dhe krejtesisht nen urdhnat e Bashkimit Sovjetik.  Per nji sukses te plote te kesaj ndermarrje duheshin “kuislinget e kuq” , “fasada e turpshme” e krimineleve fanatike e injorante njikohesisht, nji perziemje e rrezikshme dhe eksplozive qe, na shqiptaret, njohim shume mire. Keshtu u arrijte krijimi i nji klase politike bashkepunetoresh te indoktrinueme dhe te pa skrupull, te gatshem me sherbye interesat e padronit sovjetik.

Prishja e marredhanjeve me Titon ka qene thjeshte revoltimi jugosllav kunder ketij dominimi brutal sovjetik, nji akt historik qe nderon. Pavaresia e vendit zuni rradhen e pare mbi ideologjine., nji parim themelor qe “sub-sateliti Shqiperi” nuk e aplikoi kunder Titos!

Ne Shqiperi, gjate viteve 1944-48, nji fenomen i tille u perjetue me padronet jugosllave. Çdo gja u diktue nga Beogradi, dhe çdo kundershtim u denue pa meshire. Çdo pengese e akt mosnenshtrimi te plote ndaj Jugosllavise u zhduk me egersine e forces brutale te Sigurimit te Shtetit. “Pa Jugosllavine e Mareshalit Tito, as qe mund te mendohet pavaresia e Shqiperise”, deklaronte  nxanesi i Miladinit, E. Hoxha.

Kjo atmosfere e krijueme nen presionin e instruktoreve jugosllave dhe e zbatueme me besnikerine e nji qeni te stervitun, nga ish-kuislinget e kuq komuniste shqiptare te atyne viteve ashte pergjegjse para historise per krimet e panumerta dhe te pafaleshme qe u kryen ne kurriz te nji populli qe kundershtonte. Ishte pjesa ma koshiente e popullsise: popullsia e Veriut anti-sllav e figurat e shqueme te levizjeve patriotike te Jugut u bane objekti i pare i çizmes shtypese “partizane” qe vrau pa pyet, dogji pa ndergjegje shtepi e fshate te tana kudo qe kalonte dhe mbushte burgjet e kampet e internimit, sidomos keto te fundit, me pleq, gra e femije ”reaksionare”….per 45 vjet me rradhe! E llahtareshme!

Kleri, sidomos kleri katolik shqiptar, u ba objekti i dyte. Kjo qender rezistence shekullore qe mbajti te gjalle me shekuj “frymen shqiptare”,  e refuzoj shkeputjen nga Perendimi me lidhjet e panderpreme fetare e kulturore, diga ma e forte kunder invadimit sllav te trojeve tona, u shue ne sherbim te binomit “Fe e Atdhe”.

Intelektualet e pakte te arsimuem ne qendrat universitare europiane me formim demokratik, dhe shpresa ma e madhe e vendit tone per nji ri-hymje ne Europe, u korren rradhe mbas radhe, vetem per bindjet e tyne politike, per qendrimet e tyne pro-demokraci, e per mospranim te konformizmit te detyruem qe kerkonte “Nena Parti!” Ky teater terrori u percaktue, metaforikisht, nga stalinisti ma i bindun i Europes Lindore, hungarezi Matias Rakosh: ”opozitat ne fushen politike, ekonomike, kulturore dhe shoqenore duhet te shkaterrohen si mish i grire ne maqine…” Dhe,  ashtu u veprue!

Kesaj perçudnie makabre i mbante ison kuislingu shqiptar:

“Te asgjesohen pa meshire nacionalistet dhe reaksionaret shqiptare, brenda dhe jashte atdheut, pa treguar as me te voglen tolerance. Enver Hoxha”. (Arkivi i F.A.-Dosje 45,v.1944)

Anne Applebaum tregon se ”thikat” per nji coptim te tille u mprehen para mbarimit te L2B ne qendrat speciale sovjetike, veçanerisht per stervitjen e komunisteve te Europes Lindore. Ne kete menyre, me “çlirimin” e ketyne vendeve, agjente te besueshem do te ishin te afte me marre ne dore sherbimet e fshehta policore ne çdo vend te “çliruem”. Hapi i dyte ishte marrja ne zotnim e mjeteve te informimit: radio-stacionet, gazetat, revistat e tjera si mjet i plotefuqishem per propaganden e perditeshme, dhe indokrinimin e popullsise. Hapi i trete, ishte persekutimi dhe eliminimi i te gjitha institucioneve te pavaruna, qe nga grupet e rinise, shoqatat bamirese, shkollat private, kishat e sidomos shkaterrimi i partive politike rivale.

Metoda te njejta u perdoren edhe nga “kuislinget” komuniste shqip- tare nen drejtimin e agjenteve te stervitun jugosllave ma pare, dhe sovjetike ma vone. Fatkeqsisht, egersia e tregueme ne shtypje dhe persekutim ka pase vule shqiptare….hakmarrjen! Pikesynimi? Eliminimi i çdo pengese ne menyre sa ma te plote dhe sa ma shpejt. Arsyeja? Pergatitje per “Luften e Trete Botenore”: luften e fundit, luften finale, boten internacionale! Dokumentacioni i arkivave sovjetike konfirmon kete teze.

Kete pershtypje kam pase edhe une gjate hetuesise 14 mujore ne dhomat e Sigurimit. Qartazi, kapiteni hetues, injorant e fanatik, perseriste para meje materialin e “konferencave edukative”. “Ju krenoheni me bomben atomike amerikane, Per se shpejti, Bashkimi Sovjetik do te prodhoje bomba edhe me te medha, edhe me shume”. “Ju prisni fillimin e nje lufte te trete boterore qe te liroheni nga burgu. Ju nuk dilni te gjalle nga burgu…Sa per luften e trete, ajo do te filloje kur t’a duam ne…. dhe do te jete fitorja e jone finale…”

Mandej me gjestin e nji inkuizitori superior mbi viktimen e dermueme, shtonte: ”Por me pare, do te spastrojme terrenin…te mos kemi kokeçarje me vone…e ju… do te ju eliminojme pa meshire!” Natyrisht, une i ri njizete vjeçar ishe i pa afte me kuptue randesine e bisedes se kriminelit hetues.

Ne fakt, satrapi aziatik J.V.Stalin pergatitej me leshue nji ofensive drejte Perendimit me 200 divizionet e vendosuna ne Europen Lindore.. Por efekti i fjaleve te hetuesit me ashte ngule ne kujtesen time. Sot, mund te them me nji perqindje te madhe se “grirja me maqine” rakoshiane pa meshire e udheheqesve vendore e politike te Veriut te Shqiperise ashte krye me instruksione nga jashte, kunder nji mase popullore historikisht anti-serbo-malazeze.

Qendresa e Kelmendit dhe “Levizja e Malesise se Madhe” (1945) dhe nji vit ma vone “Levizja e Postribes (1946) u shfrytezuen per pastrimin radikal te elementit  demokratik, nacionalist, te kulturuem: qindera, ndoshta mijera te vrame pa faj e pa gjyq per tmerrin e popullsise lokale. Nuk ashte per t’u çudite qe kjo popullsi e viktimizueme e shikoi ardhjen e “brigadave partizane” si nji pushtim te Veriut nga Jugu. Komandantet e brigadave komuniste mbajten nji qendrim te ketille…!

Ne Europe, ne pergjithesi, u perjetue ringjallja e imperializmit rus me okupimin e tokeve polake, shtetet baltike, territore finlandeze, sllovake  e rumune etj. Ne nivel te dyte, ne Ballkan, u perjetue themelimi  i nji Jugosllavie te dyte artificiale dhe mohimi i se drejtes se shqiptareve per vete-vendosje. E gjitha kjo me aprovimin e “kuislingve te kuq” te Tiranes.

[Çuditerisht, natyra e imperialzimit rus u njoh ma shume se 150  vite ma pare. Gazeta The New York Daily Tribune shkruente: “Politika ruse nuk ndryshon. Metodat, taktika, manovrimi mund te ndryshojne, por ylli polar i politikes ruse – sundimi mbi te gjithe boten- ashte nji yll i fiksuem. Ka vetem nji rruge qe duhet ndjeke ne marredhanjet me Rusine, dhe kjo rruge ashte rruga qe nuk njeh friken (fearlessness).“ Autori? Karl Marx!(The NYTimes, 10 maj 1972, f.43]

Ashpersimi i gjendjes se mbas-luftes ne Shqiperi u shkaktue edhe nga tirania e çmendun e kryekriminelit E.Hoxha; tragjedia e jone kombetare mori perpjestimet e njohuna edhe per faktin se ish udheheqes te Luftes Nacional-Çlirimtare pranuen nenshtrimin e vendit ndaj “Partise”, qe efektivisht ishte “partia e njeshit” pa demokraci te mbrendshme. “Kendezi i Gjirokastres” nuk lejonte nji te dyte!

Ma ne fund, pa aftesia e sistemit te ekonomise se kontrollueme rigorozisht, dhe ringjallja e kryenaltesise kombetare prodhuen pakenaqsi, sidomos ne klasen punetore qe perfaqsonte justifikimin e vete sistemit. Rregjimi u shemb nga pesha e rande e krimit, se keqes se grumullueme nga pa aftesia me fitue mendjet dhe zemrat e popullsise, dhe me mbushe stomaket e shtresave te gjana te popullsise me buken e perditeshme. Ndergjegjsimi i nji situate te ketill kritike detyroi M.Gorbaçevin e B.S. me permbajte ego-n e imperializmit rus, me shkarkue barren e rande ekonomike te vendeve te deshtueme socialiste, e me kerkue “mirekuptimin” per nji sistem me mendime te hapuna (glasnost) dhe me forma organizative bashkekohore (perestrojka).

Po koha per nji korrigjim kishte kalue. Deshira per liri ishte e papermbajteshme. Ajo qe filloi me 1980 me punetoret ne Gdansk te Polonise, perfundoi me bashkimin e Gjermanise, e ndryshimet drastike ne jeten politike te B.S.,- sidomos pa aftesia me mbajte te “bashkueme” 16 republikat e perandorise se B.S.

Shembulli i B.S. ashte historikisht prova ma e mire se shtypja totalitariste perfundon ne disfate, dhe se pasioni i natyrshem per liri triumfon. Ajo qe na mbetet ashte te studjojme natyren e diktatures, te zbulojme “sekretet” e saj, dhe te punojme qe ajo te mos perseritet kurre.

Kurr ma 22 shkurte te tjera n Shqiperi.

Per 25 vitet e te ashtuquejtunit “trazicion” nga diktatura ne demokraci, na vuejme akoma rrjedhimet e hijes se tejzgjatun te sistemit kriminel stalinian qe ka trullose mendjet tona. Fjalet e gazetarit shqiptar Kim Mehmeti: “Nuk ndertohet parrizi me  muratoret e ferrit” duhen kuptue mire.

Sepse, kete”mashtrim” qe perjetojme ne Shqiperi e paguejme sot shume shtrenjte.

Filed Under: Analiza Tagged With: Nen hijen e tejzgjatun, Sami repishti, te krimeve, te Stalinit…!

EDHE TE VDEKURIT DO TE NGRIHESHIN NGA VARRET…..

January 27, 2016 by dgreca

NDALIMI I HETIMIT TE KRIMEVE TE KOMUNIZMIT?! PROF.SAMI REPISHTI: “EDHE TE VDEKUNIT NGA VARRI DO TE PROTESTOJSHIN KETE PADREJTESI MONUMENTALE”/
Profesor Sami Repishti, intelektuali i njohur shqiptaro-amerikan, ish i burgosur politik i komunizmit ka reaguar ndaj ndryshimeve kushtetuese për reformën ne drejtësi ndaj një neni qe ndalon ndëshkimin e krimeve te komunizmit te parashikuar ne draftin e qeverise.
Ne një email drejtuar Drejtorit te ISKPKSH ( Institutit te krimeve dhe pasojave te komunizmit ne Shqipëri.Agron Tufa, z. Repishti shkruan :
“Miredita Z. Tufa
Uroj qe ky mesazh te ju gjej mire me shendet dhe aktiv si gjithehere.
Dje, lexova ne buletinin e Zeri i Amerikes kete paragraf nga fjalimi i Presidentit Nishani mbajte ne Malesine e Madhe ne perkujtim te kryengritjes se vitit 1945. Po ju perseris:
“E quaj te papranueshme hartimin dhe tendencen e nje neni te tille te ashtuquajturit eksperte te reformes ne drejtesi per te vendosur ne Kushtetuten e Shqipersie nje nen qe e ndalon njehere e pergjithemone hetimin e krimeve te komunizmit. Nga kjo treve dhe toke martiresh u bej thirrje deputeteve te ndergjegjshem te Kuvendit te Shqiperise ta refuzojne mbeshtetjen dhe miratimin e nje neni te tille ne Kushtetuten e Shqiperise.”….
Ky paragraf ashte shume shqetesues. Po te vertetohej do te ishte nji nga turpet ma te medha ne ish boten komuniste, dhe nji njolle e pashlyeshme per te gjithe ne shqiptaret, te rezistences anti-komuniste. Edhe te vdekunit nga varri do te protestojshin kete padrejtesi monumentale. Tashti, ajo qe mbetet nga sulmi prokomunist ashte kerkesa pe ri-arrestimin tone per “fajet” e se kaluemes….
E pabesueshme!
Opinioni i juej dhe çdo informate ne lidhje me kete “problem” do te me ndihmonte shume.
Me perzemersi
Sami Repishti
Ja fjala e presidentit Nishani ne Malësinë e Madhe qe solli këtë reagim të profesor Repishtit
,,,,,Deri para pak vitesh më parë askush prej nesh nuk mendonte se mund të vinte një ditë shpejt që vetëm pas 25 vitesh që ai regjim gjakatar ishte rrëzuar njëherë e përgjithmonë, të shihnim tentativat, një kurajë të paimagjinueshme për të na rishfaqur simbolet më të egra të asaj diktature. Askush prej nesh para pak vitesh nuk mendonte që mekanizmat më të egër të zbatimit të platformës gjakatare dhe vrastare ndaj shqiptarëve mund të tentonin të provokonin përsëri Shqipërinë dhe shqiptarët me tendenca për të rehabilituar ideologjinë, platformën dhe figurat e asaj kohe kriminale. Por ju jeni këtu, shqiptarët janë këtu, të zgjedhurit janë këtu për të mos lënë dhe për të mos toleruar asnjë shfaqje, asnjë provokim të kësaj natyre. Krimet e komunizmit janë pa hetuar dhe pa dënuar. Me plot të drejtë sot nuk e pranoj që në dyert e drejtësisë shqiptare dosje dhe çështje të ndryshme qëndrojnë një-dy apo tre vite pa hetuar dhe pa gjykuar si një mohim i drejtësisë që i bëhet qytetarëve. Dosjet e krimeve të komunizmit kanë 71 vite që mbeten pa hetuar dhe pa gjykuar. Ligji për hapjen e dosjeve ndonëse i dhe pa plotë ende nuk ka filluar të zbatohet. Ligji i hapjes së dosjeve nuk mund dhe nuk do të jetë kurrë i plotë pa ligjin e lustracionit. Ligji i hapjes së dosjeve dhe ligji i lustracionit nuk do ta përmbushin kurrë detyrën dhe misionin e tyre pa hetuar krimet e komunizmit dhe të Sigurimit të Shtetit. E kam përsëritur dhe do të vazhdoja ta përsëris disa herë të dashur miq, sepse kam bindjen më të thellë më së pari si qytetar i këtij vendi se hetimet dhe dënimet e krimeve të komunizmit posaçërisht të Sigurimit të Shtetit nuk janë dhe nuk mund të jenë çështje e retorikës. Nëse ne do ta kthejmë këtë kauzë në retorikë do të ofendojmë martirët tanë. Hetimi i krimeve të komunizmit dhe i sigurimit të shtetit nuk është çështje revanshi dhe hakmarrjeje. Nëse do ta konsideronim të tillë martirët tanë nuk do të na mbështesnin. Hetimet e krimeve të komunizmit dhe dënimi i krimeve të Sigurimit të Shtetit është pazgjidhshmërisht i lidhur me çështjet e interesit të sigurisë kombëtare të shqiptarëve në kontekstin strategjik sepse ata martirë kur u ngritën kundër atij mekanizmi, regjimi, ideologjie u nisën tek interesi i atdheut dhe u betuan mbi Fe dhe mbi Atdhe. Prandaj ne kurrë nuk mund të harrojmë, të qëndrojmë, të pushojmë së kërkuari bërjen e drejtësisë.
Para pak vitesh të gjithë ne dhe shumë si ne nuk do ta besonim që në vitin 2016 mund të vinte përsëri një ligj i Parlamentit shqiptar, që do të kërkonte rikonfiskimin e pronave të shqiptarëve.

Filed Under: Komente Tagged With: do te protestonin, edhe te vdekurit, Sami repishti

PROFESOR SAMI REPISHTI DHE LUFTA E KOSOVËS PËR LIRI E PAVARËSI

December 31, 2015 by dgreca

SHKRUAN: DR. ELEZ BIBERAJ/*
DREJTOR I DREJTORISË SË EUROAZISË/
ZËRI I AMERIKËS/
E kam njohur Profesor Sami Repishtin që kur kam ardhur në këtë vend në vitin 1968 dhe jam me fat që kam ndjekur nga afër shumë prej veprimtarive dhe angazhimeve të tij. Kam punuar ngushtë me të për çështjen shqiptare, një kauzë shumë e dashur kjo për të dy ne. Gjatë katër dekadave të fundit kemi mbajtur kontakte të rregullta, jemi këshilluar dhe kemi bashkëpunuar për shumë çështje. Gjatë gjithë këtyre viteve, ne në Zërin e Amerikës kemi përfituar mjaft nga intervistat dhe komentet e tij të vyera mbi një gamë të gjerë temash. Personalisht, unë gjithmonë kam patur mbështetjen dhe inkurajimin e Profesor Repishtit, tek i cili kam vlerësuar edhe rolin prej mentori dhe për këto i jam mirënjohës.
Profesor Sami Repishti ka pasur një karrierë të gjatë, të shquar dhe shumëplanëshe: Ai është mbrojtës i madh i të drejtave të njeriut, luftëtar për demokracinë, dijetar i shquar, shkrimtar pjellor dhe avokat i dalluar i çështjes shqiptare. Profesor Repishti ka shfaqur një angazhim të paepur për vendosjen e një rendi demokratik në vendlindjen e tij Shqipëri, për vetëvendosjen dhe lirinë e shqiptarëve të përjashtuar padrejtësisht nga vendi i tyre amë dhe, vitet e fundit, për krijimin e shoqërive demokratike të gjalla e gjithëpërfshirëse në trojet shqiptare.
Sot dëshiroj të përqëndrohem te ndihmesa e Profesor Repishtit në luftën e gjatë dhe të vështirë të Kosovës për liri e pavarësi. Veprimtaritë e tij për Kosovën shtrihen në mbi pesë dekada, duke filluar nga koha kur ai sapo kishte mbërritur në Shtetet e Bashkuara e deri në ditët tona. Ai e promovoi çështjen e Kosovës me forcë, me kurajo të patundur, me përkushtim të thellë dhe me një qëllim moral. Komuniteti shqiptaro-amerikan ka nxjerrë shumë veprimtarë të shquar, por pak mund të krahasohen me ndihmesen e shquar dhe aftësitë e jashtëzakonshme intelektuale dhe diplomatike të Profesor Repishtit. Ai krijoi një rrjet të gjerë kontaktesh profesionale dhe u njoh personalisht me zyrtarë të lartë të administratës amerikane, anëtarë të shquar të Kongresit, ekspertë të politikës së jashtme dhe përfaqësues të mediave. Thellësia me të cilën ai e kuptonte politikën e jashtme amerikane dhe funksionimin e Uashingtonit si dhe shkalla e lartë e ndërgjegjësimit të tij politik kanë qenë të pakrahasueshme. Të gjitha këto ai i përdori me shumë efektivitet për Kosovën.
Profesor Repishti vepronte në disa nivele paralelisht. Ai angazhonte shqiptaro-amerikanë të tjerë të shquar, mobilizonte komunitetin për çështje me rëndësi të veçantë, ndihmonte krijimin e organizatave lobuese, shkruante, mbante ligjërata dhe kultivonte marrëdhënie me njerëz kyç të administratës amerikane e të Kongresit, me institucione studimore, me mjete të komunikimit si dhe me organizata të demokracisë e të drejtave të njeriut. Ashtu si edhe shumë grupe të tjera etnike, komuniteti shqiptaro-amerikan ishte politikisht i përçarë. Profesor Repishti shfaqi aftësi për të punuar me njerëz nga i gjithë spektri politik – me udhëheqës të partive politike, klerikë, studiues, studentë dhe biznesmenë – dhe arriti të krijojë mbështetje të konsiderueshme brenda komunitetit. Ai luajti rol të dorës së parë në krijimin e tri organizatave me rëndësi kritike: Rinia Shqiptare Kosovare në Botën e Lirë, Lidhja Qytetare Shqiptaro-Amerikane dhe Këshilli Kombëtar Shqiptaro-Amerikan.
Nëpërmjet veprimtarive të tij të shumta shkencore dhe lobuese, Profesor Repishti u përpoq të arrijë disa objektiva të rëndësishëm:
• Së pari, të ndërgjegjësonte publikun amerikan dhe perëndimor për gjendjen e mjeruar të shqiptarëve dhe kërkesat e tyre, duke iu kundërvënë rrëfimit konvencional negativ dhe paragjykimeve të dëmshme për shqiptarët që përhapte me mjaft agresivitet makina propagandistike jugosllave.
• Së dyti, të dokumentonte dhe demaskonte shtypjen sistematike të të drejtave të njeriut dhe atyre kombëtare të shqiptarëve.
• Së treti, t’u bënte thirrje Shteteve të Bashkuara dhe komunitetit ndërkombëtar për të vendosur sanksione mbi qeverinë jugosllave për shkeljet prej saj të të drejtave të njeriut.
• Së katërti, të bindëte vendimmarrësit amerikanë mbi nevojën e ngutshme të veprimeve të rrepta për të shmangur një konflikt të armatosur mes shqiptarëve dhe serbëve, duke paraqitur argumentin se, në rast se nuk veprohej, kjo do të sillte rreziqe afatgjatë për paqen dhe qendrueshmërinë në rajon dhe do të minonte interesat strategjikë të SHBA.
• Dhe së fundi, pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, të nxiste zhvillimin e një shoqërie të drejtë dhe të një demokracie të gjallë me institucione të fuqishme demokratike, me shtet ligjor dhe mediume të lirë.
Kjo ishte një detyrë e vështirë, por Profesor Repishti dhe veprimtarë të tjerë të shquar që punuan me të i ndoqën këto objektiva me vendosmëri të patundur. Ndihëmesa e tyre është edhe më e madhe po të merren parasysh sfidat e shumta me të cilat ata ndesheshin dhe mjedisi politik në të cilin vepronin.
Deri në fund të viteve 1980, Jugosllavia gëzonte mbështetje të gjerë perëndimore. Nuk iu kushtohej vemendje e dukshme mbrojtjes se të drejtave të njeriut dhe nxitjes se demokracisë dhe pikëpamjet e Beogradit për ngjarjet në Kosovë pranoheshin gjerësisht. Politika amerikane ndaj Kosovës formulohej mbi bazën e pikëpamjeve kryesisht pozitive për Jugosllavinë dhe për rolin e saj ndërkombëtar. Pikëpamjet mjaft të favorshme për Jugosllavinë ishin në kontrast me ato kryesisht negative mbi shqiptarët e sidomos mbi regjimin totalitar të Enver Hoxhës. Mbështetja zyrtare dhe publike për Jugosllavinë në Shtetet e Bashkuara ishte e madhe dhe perëndimorët prireshin të ishin thellësisht skeptikë ndaj kërkesave të shqiptarëve. Shumica e mjeteve të informimit ishin në favor të Jugosllavisë dhe rrallë publikonin kritika për Beogradin. Për më tepër, ndikimi i komunitetit shqiptar në politikën amerikane ishte i papërfillshëm. Shqiptarët në SHBA nuk formonin një bllok të madh votuesish që të mund të ndikonte ndjeshëm në zgjedhjen e ndonjë kandidati në një post zyrtar. Prandaj, udhëheqësit shqiptaro-amerikanë u përballën me një betejë të vështirë në përpjekjet për të fituar mbështetjen e politikanëve amerikanë.
Profesor Repishti shkroi me dhjetra raporte dhe artikuj, dha leksione dhe intervista, mori pjesë dhe organizoi panele, seminarë dhe konferenca të shumta, formuloi skicë-ide dhe drafte politikash për zyrtarë të lartë amerikanë si dhe dëshmoi përpara Kongresit.
Në vitin 1982, profesor Repishti, së bashku me profesor Arshi Pipën, organizuan një konferencë ndërkombëtare për Kosovën, ku morën pjesë studiues të shquar amerikanë, evropianë dhe shqiptarë, si Nicholas C. Pano, Martin Camaj, Safete Juka, Peter Prifti, dhe Anton Logoreci. Shumica e kumtesave janë përfshirë në përmbledhjen Studime mbi Kosovën, botuar në vitin 1984. Ky ishte një libër jashtëzakonisht i dobishëm dhe lexim i domosdoshëm për studiuesit dhe politikëbërësit. Vëllimi hedh dritë të re mbi çështjen shqiptare dhe marrëdhëniet e nderlikuara mes shqiptarëve dhe serbëve. Në kumtesën e tij, Profesor Repishti analizonte evolucionin e marrëveshjeve kushtetuese të pas Luftës së Dytë Botërore, që u mohonin shqiptarëve të drejta të barabarta me grupet e tjera etnike dhe në thelb i kthenin ata në qytetarë të klasës së dytë. Ai eksploronte marrëdhëniet midis të drejtës së shqiptarëve për vetëvendosje dhe këmbënguljes së Beogradit për një kornizë kushtetuese që do t’u mohonte shqiptarëve vetë-qeverisjen e vërtetë dhe të drejtat demokratike. Profesor Repishti bëri paralajmërimin e rreptë se konflikti do të ishte i pashmangshëm nëse Beogradi vazhdonte të mohonte kërkesat e shqiptarëve për barazi kushtetuese me grupet e tjera të mëdha etnike të Jugosllavisë.
Memorandumet e përvitshme që shkruante Profesor Repishti drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së në emër të Rinisë Shqiptare Kosovare në Botën e Lirë, paraqisnin një histori të plotë të çështjes kombëtare shqiptare dhe një kronikë të detajuar të shkeljeve të të drejtave të njeriut në ish-Jugosllavi. Këto ishin raporte të dokumentuar mirë dhe shërbyen si këmbanë alarmi për shkeljet sistematike të të drejtave të shqiptarëve. Profesor Repishti bashkëpunoi ngushtë me organizatat që merreshin me të drejtat e njeriut dhe me nxitjen e demokracisë, si Freedom House, Amnesty International, apo Human Rights Watch si dhe me Zyrën e të Drejtave të Njeriut në Departamentin e Shtetit, duke u bërë një burim autoritativ për këto organizata. Ai botoi gjithashtu artikuj të shumtë në shtypin amerikan dhe në gazetat e emigrantëve shqiptarë.
Me analizën e tij të mençur, të hollësishme dhe të balancuar, Profesor Repishti u përpoq t’i kundërvihej rrëfimit negativ të nxitur nga Beogradi dhe t’i bënte njerëzit ta kuptonin më thellë natyrën e ndërlikuar të çështjes së Kosovës. Ai shfrytëzoi në këtë diskutim publik një kombinim të veçantë: njohuritë e tij personale e shkencore mbi marrëdhëniet shqiptaro-serbe me punën si një ndër zëdhënësit kryesorë të komunitetit shqiptaro-amerikan. Në shkrimet dhe deklaratat e tij publike Profesor Repishti hodhi rekomandime politike konkrete me shpresën që të ndikonte në formulimin e politikave amerikane për këto çështje. Para viteve 1990, ai argumentoi nevojën për sanksione kundër Jugosllavisë dhe kërkoi hapjen e një konsullate amerikane në Prishtinë. Në fillim dhe në mes të viteve 1990, Profesor Repishti ngriti argumentin që SHBA dhe NATO-ja të ndërhynin në Kosovë, duke theksuar se po të mos veprohej, kjo do të çonte në mënyrë të pashmangshme në një konflikt të armatosur me rreziqe afatgjatë për paqen dhe qendrueshmërinë në rajon, duke dëmtuar interesat e përgjithshëm strategjikë të Shteteve të Bashkuara.
Në një kohë kur Kosova nuk kishte ndonjë përfaqësim të mirëfilltë zyrtar në Shtetet e Bashkuara dhe as mundësinë apo mjetet për ta ngritur çështjen e saj përpara qeverisë dhe publikut amerikan, Profesor Repishti promovoi dhe mbrojti të drejtën e Kosovës për vetëvendosje në mënyrë të shkathët, dinjitoze dhe të efektshme. Ai ishte gjithmonë i kujdesshëm për t’u dhënë bashkëbiseduesve informacion të besueshëm dhe objektiv. Kjo e ndihmoi të ndërtonte marrëdhënie besimi me njerëz të rëndësishëm, duke u bërë kështu një burim autoritativ. Ishte kryesisht rrjedhojë e punës së Profesor Repishtit dhe veprimtarëve e udhëheqësve të tjerë të shquar shqiptaro-amerikanë që bëri të mundur dëgjimin e zërit të Kosovës në Uashington.
Aty nga viti 1990, Jugosllavia filloi të humbasë mbështetje dhe imazhi i saj pësoi dëme të pariparueshme, ndërkohë që Kosova përjetoi lindjen e një udhëheqjeje të vërtetë përfaqësuese me themelimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe partive të tjera. Këto zhvillime u pasuan nga ndryshime graduale, por të rëndësishme në qëndrimet amerikane ndaj shqiptarëve. Megjithëse kjo kthesë ishte pasojë e politikave shtypëse të Beogradit dhe e ndryshimit të shpejtë të peizazhit politik pas rënies së komunizmit në Evropën Lindore, fushata e suksesshme e Profesor Repishtit dhe e veprimtarëve të tjerë shqiptaro-amerikanë ishte një faktor i madh kontribues. Komuniteti ishte mobilizuar dhe shqiptaro-amerikanët, duke punuar me organizata të shumta, si Lidhja Qytetare Shqiptaro-Amerikane, Këshilli Kombëtar Shqiptaro-Amerikan dhe Vatra, po fitonin pak nga pak vëmendjen e anëtarëve me ndikim të Kongresit dhe të politikëbërsve në rangje të larta. Vitet 1990 mund të konsiderohen si epoka e artë e aktivizmit dhe e efektivitetit shqiptaro-amerikan.
Gjatë konfliktit në Slloveni e Kroaci dhe më vonë, gjatë luftës në Bosnjë, profesor Repishti vazhdimisht bënte thirrje që Shtetet e Bashkuara të ushtronin trysni politike dhe ekonomike për ta detyruar Beogradin të ndryshonte kursin e tij të rrezikshëm në Kosovë. Ai besonte fuqimisht se ndërhyrja ushtarake në Kosovë ishte absolutisht e nevojshme për të shmangur një zjarr të madh ballkanik. Profesor Repishti parashikoi saktë se përjashtimi i Kosovës nga procesi i Dejtonit do të kishte pasoja të rënda: nga njëra anë do të trimëronte Sllobodan Millosheviqin dhe nga ana tjetër do të bindëte shqiptarët se gjendja nuk mund të vazhdonte më si më parë, prandaj ata duhet t’i merrnin punët në duart e tyre.
Profesor Repishti u bë një mbështetës i patundur i udhëheqësve të Kosovës, veçanërisht i presidentit Ibrahim Rugova. Një pjesë e mirë e aktiviteteve të tij më pas u përqendruan në ndihmën për udhëheqjen e Kosovës që ajo të artikulonte qartë politikat dhe kërkesat e saj në takimet me zyrtarët e lartë amerikanë dhe në njoftimet e saj publike. Ai luajti rol të dorës së parë jo vetëm në lehtësimin e shumë takimeve dhe kontakteve për Presidentin Rugova, por ndihmoi gjithashtu në hartimin e skicë-ideve dhe memorandumeve të rëndësishme politike.
Ndërhyrja në Kosovë e NATO-s nën udhëheqjen e SHBA, çlirimi i Kosovës dhe më pas shpallja e pavarësisë së Kosovës, shënuan kulmin e veprimtarive të Profesor Repishtit dhe realizimin e ëndrrave të tij të hershme për lirinë e Kosovës.
Është për t’u habitur se pas euforisë që pasoi rrëzimin e komunizmit në Shqipëri në fillim të viteve 1990 dhe shpalljen e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008, Profesor Repishti nuk e pushoi aspak veprimtarinë e tij. Demokracia, respekti për të drejtat e njeriut dhe pajtimi kombëtar vazhduan të ishin çështje që trajtoheshin në shkrimet dhe veprimtaritë e tij publike. Ai u bë një promotor i fuqishëm për krijimin e demokracive të gjalla në të dy shtetet shqiptare. Duke njohur sfidat që ato kanë përpara tyre, Profesor Repishti ka theksuar domosdoshmërinë që shqiptarët të shfrytëzojnë mundësitë, të konsolidojnë orientimin e tyre perëndimor, të ruajnë dhe forcojnë harmoninë fetare dhe t’i kundërvihen çdo shenje të ekstremizmit fetar.
Në shumë prej deklaratave të tij publike, ai u ka bërë thirrje elitave të reja qeverisëse në Shqipëri dhe në Kosovë si dhe udhëheqësve shqiptarë në Maqedoni të përballen me probleme të tilla të ngutshme, si korrupsioni dhe krimi i organizuar, që kërcënojnë strukturën e shoqërisë shqiptare; të nxisin rritjen ekonomike; të zbutin pabarazinë; të fuqizojnë rolin e gruas; të krijojnë një qeverisje transparente dhe të përgjegjshme.
Profesor Repishti e shikon fuqizimin politik, shoqëror dhe ekonomik të shqiptarëve si diçka të lidhur ngushtë me marrëdhëniet strategjike dhe aleancën me Shtetet e Bashkuara. Duke njohur rolin vendimtar që kanë luajtur Shtetet e Bashkuara – së pari në mbështetjen dhe afirmimin e pavarësisë së Shqipërisë, në mbështetjen dhe nxitjen e demokracisë në Shqipëri, dhe më në fund rolin mjaft të rëndësishëm që Amerika ka luajtur në çlirimin e Kosovës dhe sigurimin e pavarësisë së saj – Profesor Repishti ka shfaqur një angazhim të fortë për të kultivuar dhe forcuar marrëdhëniet shqiptaro-amerikane, por duke theksuar se kjo marrëdhënie nuk duhet dhe nuk mund të merret si e mirëqenë. E ardhmja dhe qëndrueshmëria e marrëdhënieve strategjike shqiptaro-amerikane bazohet në vazhdimësinë e vlerave të përbashkëta – respektimin e të drejtave të njeriut, vendosjen e sundimit të ligjit dhe qeverisjen e mirë.
Pas shumë dekadash si udhëheqës në fushën akademike dhe në mendimin e komunitetit, Profesor Repishti vazhdon të frymëzojë brezat e shqiptarëve në kërkim të një shoqërie më demokratike dhe më të drejtë. Ai është një shqiptaro-amerikan i madh, një patriot i vërtetë shqiptar, një dijetar i plotësuar, dhe një njeri i parimeve, i cili nuk e pushoi kurrë luftën në emër të asaj që besonte. Ka qenë nder i madh për mua që kam patur rastin të bashkëpunoj ngushtë me Profesor Repishtin dhe i jam shumë mirënjohës mbështetjes dhe miqësisë së tij të vazhdueshme.
*KUMTESË NË SIMPOZIUMIN ME RASTIN E 90-VJETORIT TË DITËLINDJES SË PROFESOR REPISHTIT
THE INTERNATIONAL HOUSE, NEW YORK
18 KORRIK 2015

Filed Under: Analiza Tagged With: Dr. Elez Biberaj, Lufta e Kosoves, per liri e Pavaresi, Sami repishti

Shqipëria, sot jeton në pellgun e padrejtësisë…

December 30, 2015 by dgreca

Prof. Sami Repishti “Nderi i Qytetit të Shkodres”: “Asgjë nuk kam harruar, por shumë kam mësuar: Shqipëria, sot jeton në pellgun e padrejtësisë”/
NGA KLAJD KAPINOVA/
“Më akuzojnë, se kam thënë, që komunistët i hanin fëmijët, por po t’a lexoni: “Libri i Zi i Komunizmit”, do të zbuloni, se në Kinën e Maos, ata nuk i hanin fëmijët, por i zienin, për t’i përdorur si pleh për arat.”- Silvio Berlusconi/
Kryeministër i Italisë/
“L’America Oggi”/
O3/30/06, New York/
Para shumë viteve, shkodrani Prof.Sami Repishti, shkroi volumin “Pika e Loti” (tregime burgu, Shkodër, 1997), nën përkujdesin e Shtëpisë Botuese “Atë Gjergj Fishta”, ku në hyrje gjendet i skalitur përkushtimi: “Gruas shqiptare, fisnikërisë së kryqzueme pa faj! Bashkëshorteve, nanave, bijave e motrave tona, vuetja dhe përkrahja e të cilave i dhanë lëvizjes demokratike shqiptare përmasën e saj ma njerëzore.”
Ky libër, ka qëndruar në dorëshkrim, për shumë vite.Kujtimet e para, i shkroi në tetor 1960 (Zagreb) e shkrimin e fundit më 1977.Ato u botuan mbas 27 vjetëve në vendlindje.
Në Shkodër më 1997, dëgjoheshin krismAtë e pushkëve në emër të askujt e kundër askujt.Ishte viti i zi, që përfshiu Shqipërinë e lodhur edhe herë të tjera nga lëvizjet regresiste bolshevike.Ato ditë, lexoja kujtimet e burgut të Prof. Sami Repishtit e diskutoja me mbas me miqtë e tij ndër të cilët Tomazin Sheldinë, ish – bashkëvuajtës i autorit.Pika Loti me Lotë Shprese Nën Hijen e Rozafës, do t’a quaj librin e dytë me narrative të jetueme.
Të dy librat, kanë pika lidhje me njera tjetrën, jo se flasin për qytetin e Gentit e Teutës së lashtë, por se janë përshkruar me origjinalitet vuajtjet, që fare lehtë mund t’i ballafaqosh me Arkivat e Shtetit në Tiranë. E veçanta e librave të rinj, qëndron në stilin joshës, të ëmbël e fin; me një gjuhë gegnishte të përpunuar me kujdes, plot pasuri shprehjesh autentike vendase, ndonëse prej shumë dekadash jeton e punon në Amerikë.
Ngjarjet e përjetuara, i janë ngjizur thellë kujtesës, gjatë vitëve të paharruara. Pozitive, janë për Samiun, koha e fëmijërisë e rinisë, ku liria e dashuria për shkollën e shokët asnjëherë nuk u shkëput, ndonëse me kalimin e viteve, ngjarjet precipituan me shpejtësi…
Ai, librin e ka konceptuar në formë “romani”, me nuanca të thekshme dramaciteti origjinal. 32 pjesëve e epilogut, nuk i ka vënë asnjë emertesë, por vetëm shifra numerike romake, që vijnë në rritje njera mbas tjetrës brenda 340 faqeve. Përpara se të paraqitet tek lexuesi, autori, ka gdhendur përkushtimin e narrativeve të jetuara: “Dëshmorëve të lirisë dhe viktimave të tiranisë, të të gjithë vendeve e të të gjitha kohëve. Mendjeve fisnike, që transformojnë tragjedinë tonë kolektive, në nji kryqëzatë kundër Torturës, në çdo vend e në çdo kohë, me mirënjohjen ma të thellë.”
Vuajtjet e mbijetesa
Vepra jetësore, hapet me një hyrje për lexuesin, duke përshkruar periudhën e vitëve 30 – 40 të shek.XX, kur rrëbeshi i egër siamezë fashist e komunist zbresin rrëmbyeshëm mbi kontinentin plakë të Europës, në morsën e së cilës egërsisht u gjend e mbërthyer edhe Shqipëria.Asokohe, Samiu, ishte një adolishent i brishtë, që koha po e piqte me shpejtësi, duke u gjendur para enigmave të udhekryqit, se nga duhet të shkonte.
Gjithsesi, rreziku i jetës ishte një rrisk që po rritej. Ai vendosi: “… “JO” diktaturës, e mora rrugën që nuk kishte fund, nji lundërtar në detin e gjanë, pa brigje. Akti rebel që pothuajse më vrau, më çliroi njëkohsisht. Jam dëshmitar okular i jetës në ferrin fashist e komunist në Shqipni, jo si “politikan”, “personalitet” i makropolitikës shqiptare, por si student, si i ri që u ndërgjegjsova për rolin tim, në atë kohë dhe në atë vend, nga dashuria për atdhe dhe dëshira për liri; thjeshtë, si nji i ri me sensibilitet të theksuem, besnik i vetvetes, i jetës me dinjitet. Gjatë udhës, takova dhe njofta ma mirë “njeriun”, krijesën fisnike, të etshme për liri, të djegun për vllaznim e njikohsisht, të aftë me zbritë poshtë, në botën ku mbretnon çnjerëzimi ma i plotë e vdekja ma e frikshme. Në këtë botë të nëntokës, përqafova viktimën dhe e deshta me pasion. Kjo dashuni për “njeriun” mundi edhe kërcënimin e vdekjes.” (Repishti, f. 7)
Autobiografi, filloi udhëtimin drejt rretheve të Ferrit, të ndërtuar në praktikë nga diktatori manjak i gjakut e mishngrënës E. Hoxha. Janë jo pak, por 10 vjet burg (1946 – 1956), ku ai kaloi rininë e papërsëritshme. Për dhjetë vjet, ai kaloi në burgjet e errëta të Shkodrës, në kampet e vdekjes së Bedenit dhe Maliqit, Beratit e Fierit, Lushnjës e Tiranës, kudo shihej, që shqiptari i kuq shtypte shqiptarin e bardhë.
Përballë këtyre kalvareve “…pafajsia e frymëzuese e nanës dhe mijënjohja ime e gjallnueme nga dashunia e saj, u banë dy krahët e fuqishëm të qëndresës së fuqishme të qëndresës së ndërgjeshme, dy gurët themeltarë të bindjes sime, në kundërshtimin pa kushte të shtypjes komuniste dhe të çnjerëzimit që ajo solli në rethin tonë shqiptar…”
Në një ambient të tillë, u brymos tek shpirti i tij urrejtja e hakmarrja ndaj rregjimit të hienave; u kalitën në kullën e jetës së përvujtur shpirtrat e zjarrtë të të rinjve shqiptarë nga e gjithë vendi, përfaqësuesit e së nesërmes; forcohej e ardhmja e bijve të nacionit, që gjithnjë vuajtën mes skamjes e frikës, që ishin copë e bukës së përditshme.
Me të drejtë i mbijetuari i lukunisë së hienave thotë, se komunizmi në Shqipëri e zhveshi shqiptarin nga rrobat e trupit e shpirtit.Këtu qëndronte sfida e madhe e ish të Burgosurve Politikë. “Në ato ditë fatale, nji mendim i frikshëm mbizotëronte: sot jemi “skllavë” të rregjimit të kuq; nesër, kur të vijë “dita e lirisë”, a do të ishim “të lirë”, të aftë e të gatshëm me marrë në dorë fatin tonë? A do të kishim ende vullnetin për nji ringjallje morale të vërtetë? A do të ishim në gjendje me thellue besimin tonë në shenjtërinë e jetës së njeriut dhe, bindjen tonë në lirinë, dinjitetin, e të drejtAtë e të gjithëve, fqiut, shokut edhe kundërshtarit, pavarësisht nga plagët e marruna në trup e shpirt? A do të ishim në gjendje sidomos, me rikrijue nji bashkësi vllaznish e motrash, të lirë, të ndërgjeshëm për rolin e tyne në shoqni e kryesisht, të liruem nga frika e persekutimit të organizuem shtetnor… të “shtetit tonë”?” (f. 9)
Ai, bën një analizë rregjimit e shoqërisë së deformuar nga terrori i saj, ku qytetarët ishin kthyer në “njeriu i ri socialist”, një krijesë hibrite, që ishte gati të vriste vëllanë e vet, për ideale boshe e primitive të demagogëve: Marx, Engles, Lenin, Stalin, Mao e mostrës përvese Enver Hoxha. Qysh në bankot e shkollës, Repishti, zgjodhi alternativën që i kushtoi shumë vuajtje e gjak atij e brezit që i përkiste, rrugë nderi, me luftu pa kompromis fashizmin e komunizmin, me mbrojtë Kosovën e refuzu duartrokitjet servile ndaj diktatorit.Ai, si brez e kreu detyrën me nder e guxim qytetar.Në përleshjen me të keqen, që sundoi prej 1944- – 1990, ai pranoi aktin sublim, që nuk mund të fitohej përballë shtazarisë së makinës shtypëse proletare, që fliste në emër të popullit, kundër popullit.
Përvoja dhe eksperienca e jetës se re, plot liri mendimi e veprimi në Amerikë (ndryshe nga sa kaloi në kampet e burgut në Atdhe), sot i bënte apel, se heshtja ndaj krimeve është një e keqe pasive. Në një Promemorie, që Profesori, i dërgon Presidentit Alfred Moisiu, i rikujton: “Ajo mbron errësirën, mospërfill padrejtësinë që e sjell, mohon detyrimin tonë për ndëshkim të fajit dhe fajtorit. Me heshtje krijojmë atmosferën e nevojshme për dhunë e padrejtësi. Me heshtje pranojmë mbrapshtësinë morale të dhunuesit, që sjell vetëm vuajtje e mjerim, pranojmë përmbysjen e së “mirës”, së drejtës, së lirës e të çdo gjaje njerëzore. Me heshtje jetojmë të zhytun në moçalin e mëkatit që refuzojmë të njohim, si veçori e jetës sonë, tashma të pasinçertë. Me heshtje para së “keqes”, na kryejmë aktin e vetëvrasjes sonë morale.” (f. 11)
Jetëshkruesi këmbëngul, se vendi i shqiponjave po jeton në vakumin e madh, që duhet mbushë, mbasi për fAtë të keq ende jetohet në dhum, sepse ende nuk ka shenja të spastrimit ligjor të paligjshmërisë komuniste, që sundon në “demokracinë” e importuar si model nga Katovici. I shqetësuar në atë se çfarë vijon të ndodh në vendlindje, bën APEL, se botëkuptimi komunist është ngjizur thellë, në frymën, mentalitetin, metodat dhe shprehjet e tij helmuese, nuk janë çrrenjosë. “Ata vazhdojnë të derdhin helm në shoqni. Edhe sot, Shqipnia ndjek shembullin e ish – Bashkimit Sovjetik, vendin ku trashëgimia bolshevike mbijeton në çdo burokrat, që vepron si me qenë ligji vetë dhe, ku qytetari dorëzohet para autoritetit arbitrar.”
Ngjadhnjyes mbi mbretërinë e Djallit
Dr. Repishti, i qëndroi besnik idealeve të shokëve kundërkomunistë. Ai kujton me respekt kushëririn e vet Zyhdi Repishtin, viktimë e terrorit nazist, respektin pa rezerva për traditën, që i kushtoi jetën babait të tij ish-deputetit Hafiz Ibrahim Repishtit, nënës Hava Bushati (Repishti), viktimë e përsekutimit komunist, shokut të vuajtjeve Qamil Nikshiqi, vëllaut Vehbi Repishtit, motrës, të rinjve të Organizatës së Rinisë Demokratike, Fahri Rusi, Elez Troshani, Qamil Nikshiqi, Ndoc Gjoka, Matilda Gjoka, XhevAtë Meta, Eqrem Rusi, Sulejman Qehaja; intelektuali erudit i lauruar në Itali, inxhinieri i pyjeve Fahriu i ekzekutuar; këshilltari i tyre Atë Dr.Gjon Shllaku O.F.M .,mikut në vendlindje e AmerikëProf. Arshi Pipa etj., të cilët, në unison pranuan vuajtjen e vdekjen, duke fituar kënaqësinë shpirtërore të luftëtarit për liri e ngjallnjyen mbi mbretërinë e Djallit.
Sot dëshmitarit okular, i kanë mbetur kujtimet, me të cilat, rikujton miqtë dhe shokët e paharruar, që sot prehen në tokën e amshimit, kujtimet e burgjeve dhe kampeve të punës së detyruar, ku u dergjën të rinjtë idealistë, legjioni i gjimazistëve të Shkodrës dhe qytete të tjera të Shqipërisë, që pa pretendime treguan vendosmërinë stoike, për të kundërshtuar murtajën e kuqe.
Sërisht 84 – vjeçari Dr. Repishtit, i kanë mbetur kujtimet e intelektualëve guximtarë, që refuzuan të “këndojnë” bashkë me Neronin, ndërsa Roma digjej flakë, të qytetarëve dhe katundarëve të zhgënjyer e të varfëruar, të malësorëve kryelartë e të dërrmuar, të pleqëve pashpresë mbijetese në burgje, të sëmurëve që vdiqën çdo ditë, pa asnjë mjekim, kujtime e një mase të tërë burgosurish, pa asnjë shpjegim. Profesori i Adelphi University në New York, ka kujtime të freskëta, për komunitetin e pafajshëm të burgosurve politikë, “…të burgosun me plotësue “forcën punëtore” të planeve të çmenduna pesëvjeçare…!”
Ndërsa nga ana e tjetër, ai vë përballë viktimës xhelatët më mizorë, që do të kishte zili edhe Duçja e Hitleri, Polpoti… e Luciferri.Ai, i ka grumbulluar lukuninë e babzitur të hienave, mbi të cilët përjetësisht, rëndon akuza e krimeve kundër njerëzimit. “Ky ka qenë “material i zgjedhun” për burgosje, torturë, punë të detyrueshme dhe ekzekutim. Xhelatët e tiranisë së kuqe, si: Zoi Themeli, Fadil Kapisyzi, Lefter Lakrori, Nesti Kopali, Nesti Shkurti, Abdyl Hakiu, Idriz Çoba, Ali Xhunga, Kasem Troshani, Xhemal Selimi, Xhevdet Miloti e çeta e nënoficerëve dhe gardianëve, drejtorët e burgjeve dhe kampeve (që njoha unë), të gjithë ata që e banë jetën tonë Ferr mbi Tokë, kanë qenë kriminelë ordinerë, vrasës me pagesë, që duhet të dalin para gjyqit, për krime kundër njerëzimit. Vetëm atëherë, bota do të besonte të pabesueshmen e do të kuptonte sa poshtë ka ra shqiptari “fashist” e “komunist”, në trajtimin e shqiptarit pa ngjyra…e vlla! Këto mostra me fytyrë njeriu, përfaqsojshin tipin e ri kriminel komunist, gjakpirës, që planifikon e ekzekuton krimin me gjakftohtësi. Për hir të karrierës, këta kriminelë ordinerë merrshin inisiativën e veprimit në qelitë e errta të burgut, larg syve të botës, e ekzekutojshin me dorën e tyre, viktimën pa mbrojtje. Ishin bisha të egra, bisha të egra…” (f. 14 – 15)
Por Samiu, me shpirt human e të patjetërsueshëm, kujton se në tërbimin e rojeve, gjendeshin edhe rreshterë, që rrezikuan shumë, për të lehtësuar jetën e të burgosurve. I tillë ishte rreshter Jonuzi nga Berati, që bëri sa mundi, për të lehtësuar vuajtjet në burgje e kampe të punës së detyrueshme. Ata sollën frymën e mirësisë njerëzore, në skutAtë më të errëta të dhunës, ku fshihej torura e krimi makabër i sistemit. Pak dritë nga Jonuzët në mijëra kampe e burgje, ringjallën besimin e Samiut në madhështinë e racës njerëzore…
Mbi 100 burgje e kampe të punës së detyruar (27 në Shkodër) e qindra kampe e pika internimi në të gjithë Shqipërinë. Studiuesi i faktografisë Agim Musta, në librin: “Burgjet e shtetit – burg”, saktëson: “Për motive politike u ekzekutuan 5037 burra e 450 gra; u dënuan me burgime 26.788 burra e 7367 gra; u internuan 48.217 burra e 10.792 gra; u dëbuan nga qytetet kryesore e zonAtë kufitare 11.536 familje. Të njëjtin fat pësuan edhe qindra shtetas të huaj. Prej tyre u pushkatuan e vdiqën në burgjet shqiptare 64 vetë; u dënuan me burgim 1215 burra e 38 gra. Po ashtu u pushkatuan 950 kosovarë, që ndodheshin në Shqipëri ose të ardhur nga Kosova e disa mijëra të tjerë vuajtën dënime të rënda në burgje e kampe të posaçme internimi.”
Ndërgjegjja e freskët e popujve liridashës nuk mund të harrojë 20 milion të vdekur si pasojë e terrorit komunist në ish-BRSS, 6.5 milion në Kinë, 1 milion në Vietnam, 2 milion në Kamborxhia, 1.5 milion në Europën Lindore, 150 mijë në Amerikën Latine, 1.7 milion në Afrikë, 1.5 milion në Afganistan, pra sipas studiuesit Stephane Courtois mbi 100.000.000 njerëz janë zhdukur nga ideologjia komuniste, ku kryesojnë terroristët diktatorë, si: Mao Ce Duni, Pol Poti, Lenini, Stalini, Ho Shi Mini, Kimi II Sungut, Fidel Kastro, Enver Hoxha, Çaushesku etj., e disa diktatorë afrikanë.
Biri i Rozafës nën hijen e saj
Sami Repishti (1925), lindi në Shkodër në një ditë të ngrohtë korriku, në një familje patriotike qytetare. Gjyshi i tij, ka nënshkruar Memorandumin e 13 qershorit 1878 të Lidhjes së Prizrenit, Shkodër. Babai, ishte vullnetar në Rrethimin e Shkodrës të viteve 1912-1913, ish – deputet në vitet 1923 – 1924, ka ranë viktimë e terrorit fashist italian në vitin 1943. Kushëriri i tij, është ekzekutuar nga nazistët gjermanë në kampin famkeq të Mat’hauzen-it në vitin 1944.
Në lagjën Dudas, vogëlushi Sami, ndoqi mësimet e para të ABC – së në shkollën fillore “Oso Kuka”.Ngjarjet e përjetuara, i janë ngjizur thellë kujtesës, gjatë vitëve të paharruara. Pozitive, janë për Samiun, koha e fëmijërisë e rinisë, ku liria e dashuria për shkollën e shokët asnjëherë nuk u shkëput, ndonëse me kalimin e viteve, ngjarjet precipituan me shpejtësi…
Po në Dudas, kam mbaruar edhe unë ciklin e lartë të shkollës 8 – vjeçare, e rrethuar me shtepi të vogla karakteristike shkodrane, mes aromës së luleve të shtëpive, frutave të bahçeve e shokëve të fëmijërisë, me të cilat luaja futboll në rrugica. Samiu fëmijë, nga mësuesit e shkollës gjatë piknikut niset drejt kështjellës 3000-vjeçare të Rozafës, ndërsa në vitet e mia, mësuesja pëlqente të na mbante brenda mureve e shtonte orët e edukatës morale politike me fletushkën “Ze(h)ri i Popullit”…
Njerëzit e mirë e të dashur të shkollës, Repishti i mban mend e i kujton me respekt.Atij i kujtohet Asllani, kujdestari plak i shkollës e zilja, që tingëllonte në mbarim të çdo orë mësimi, këngët e reja që mësonin në klasë, përsëritja e saj plot krenari e galdim në klasë e shtëpi.Me të bashkohet Manushi, shoku i klasës e i bankës, që ishte shumë i sëmurë. Ai ndërroi jetë shpejt…
Jeta e brishtë e djalit të vetëm të familjes Manushi, i bashkohet engjëllit në lumnin e pasosun, duke i shtuar keqardhjen me pika loti. Samiu, kujtonte vitet e ditët e bukura me balona, buzë liqenit, në kala të Rozafës, përkujdesi i vijueshëm i nënës së Manushit për djalin e dëshirës, që kishte marrë të ftohur nga moti i keq… duke thënë plot dhimbje: “E shkreta nanë!”…
Jeta kalon si pa u ndier.Gjendja ekonomike në familje nuk ishte e mirë.Por vogëlushi gjithsesi ishte i gëzuar, sepse jetonte moshën e vet dhe bukuritë e stinës.Shumë nga bashkëmoshatarët e vetë ai nuk kishin rroba të mira dimri. Ata e kalonin egërsinë e stinës së ftohtë me tesha të vjetra e këpucë të dobëta, por sërisht gëzohej, se pranvera i risillte në faqe stinën e luleve, duke i lëmuar faqet e kuqe…
Çasti i lumtur për vogëlushin Repishti, ishte tek shihte avionin e postës, që fluturonte pranë pullazeve të shtëpive shkodrane. Muzgu i mbrëmjes, flladi i pranverës, balonAtë me pe, pritja me gëzim e babait në shtëpi, që vinte nga faltorja e lagjës, mbasi kryente lutjet e mbrëmjes, tryeza e rafi i vogël i librave, ku studionte babai i tij deri në orët e imta të mbrëmjes…, përbënin ritin e kënaqësisë së Samiut.
Babai i tij, Hafiz Ibrahim Repishti, ishte një besimtar me bindje e jo për traditë, duke qenë një udheheqës shpirtëror i lagjes së vet, me një përvujtëri e respekt të veçantë.Kryefamiljari, në moshë të re, si vullnetarë kishte marrë pjesë në rezistencë me armë në dorë, në brojtje të qytetit nga agresioni malazez në vitet 1912-1913, duke qenë komandant i tyre.
Vogëlushi, hyn në dyert e gjimnazit.Lënda që e tëhiqte më sëshumti ishte letërsia shqipe, temAtë epike, aty ku i bëhej thirrje ndjesive luftarake të një populli, që i nevojitej qëndrese për mbijetesë.Kontakti me librat, revistat, perkthimet e pakta asokohe, përpiqej që t’i kalonte nëpër duar, duke lexuar pjesë të këndshme të tyre. Lexonte me kureshtje çdo prodhim të ri, sidomos poezinë vendase, me të cilAtë ndihej krenar… Rrugët e qytetit e shkolla, merrte një pamje festive e adolishentët e ndjenin më sëshumti afrimin e festës së Flamurit, Ditën e Pavarësisë 28 Nëntor 1912, ku plaku i urtë mjekërbardhë Ismal Bej Qemali, shpalli Mëvetësinë e Shqipnisë nga kthetrAtë e egra të Perandorisë barbare Turke. Asokohe, Samiu, nuk ishte më shumë se 12 vjeç. Ai po festonte 25-vjetorin e Ditës së Pavarësisë, ku qyteti Shkodra menjeherë e ngriti Flamurin Kuq e Zi në kështjellën “Rozafa”.Vajzat e shkollës së mesme femërore të qytetit, kishin gdhendur simbolin nacional me me ngjyra ari.Ishte veshur me rrobAtë më të mira për festë. Me krenari thoshte “Rroftë Shqipnia!”…, fjalë të cilat, nuk do t’i shkëputen edhe sot 81 – vjeçarit në New York…
Ishte një gëzim i shumëfishtë: gëzim përjashta, gëzim në shtëpi, gëzim në zemrAtë e vogëlushëve, rreth të cilës ishte bashkuar atdhetari i vogël shkodran Sami Ibrahim Repishti.
Pak kohë më vonë, gjatë rrugës i bie në dorë një letër e shkruar, përmbajtja e së cilës e këshillonte vëmendje e paralejmëronte rrezik.Atë e mbante në çantë dhe priste me padurim të mbaronte ora e mësimit për të parë letrën.Ai u step që në rreshtAtë e parë, me përshkrimet e mjerimit e thirrje për revoltë. Në fund qëndronte nënshkrimi “Grupi i të Rinjve Komunistë!”. Adolishenti, mendonte: “Atëherë kuptova ke përfaqësojshin ata, që flitshin aq shpesh dhe me aq kambëngulje, dhe pse i gjithë ky grup kishte nji unitet pikëpamjesh. Kuptova, se ishte fjala për diçka të orkestrueme mirë nga elementët jashtëshkollorë, e u zhgënjeva.” Tashmë, ai po hynte para kohe në moshën e pjekurisë.
Samiu, ishte i sinqertë në sjelljet me bashkëmoshatarët e klasës.Kështu, ai fliste lirshëm me Eqremin, shoqen e shkollës Lilin, e cila ishte përfshi në vorbullën e ideve komuniste.Ajo kishte krijuar shumë, duke shprehur ftohtësi dhe ndryshuar në temperamentin e saj.Nuk ishte më ajo vajza e siqnertë e shoklut të vet.Ajo kur e shihte Samiun e përshëdneste ftohtë dhe evitonte buqëqeshjet rinore.Liri, gjatë një bisede me Samiun, kërkon që ai t’i bashkohet ideve komuniste, me të cilAtë ishin infektuar shumë bashkëmoshatarë të shkollës, ku mësonte edhe Samiu. “Ti je largue nga frika, sepse sot, kjo përpjekje e jona asht nji luftë e ashpër, e përgjakshme, që kërkon sakfrifica të reja… e tij nuk je i aftë e koshient me i pranue. Sot je nda nga shoqnia, je largue nga lufta e drejtë, që na përballojmë me guxim. Unë nuk mund të vazhdoj shoqninë me ty. Do të ishte e padrejtë. Do të isha jo e sinqertë kundrejt shokëve të luftës, me vazhdue si përpara…” (f.60)
Unë nuk jam DEBATIK – as
Pushtimi fashist i Atdheut, do t’i lë gjurmë të thella, tek ndiente revoltën e kryengritjeve mbarëshqiptare. “7 Prill 1939. Ende pa zbardhë drita, nji gjamë e largët topi na zgjoi para kohe. Toka shqiptare po rrihej me tërbim.Luftanije e aeroplanë luejshin aktin e parë të një drame të përgjakshme që filloi atë ditë.Nji ushtri moderne shkeli tokën tonë. Filloi pushtimi i huej! Nga dritoret e hapuna të dhomës, hynte krisma e artilerisë, ndërsa në qiellin e pambrojtun, fluturojshin bombardierët italianë…”.
Vitet kalojnë. Një ditë 17 – vjeçari, gjendet para një të papriture.Çfarë i kishte ngjarë?Le t’a shohim me kujdes. Një shok i tij, e kishte ftuar, pa e lajmëruar se ishte mbledhja e të rinjve…
“Pa shumë formalitete, u ulëm rreth tryezës. I ardhuni na shikoi me vrejtje të gjithëve, vuni mbi tryezë dy bomba dore e nji revolver, e nxori nga çanta nji paketë letrash plot shënime. Të gjithë heshtëm.Jashtë shtëpisë dëgjoheshin hapAtë e rregullt të rojes.Kësaj rradhe, po jetojsha atmosferën e një veprimtarie të rrezikshme.
“Shokë!”, filloi ai me një ton urdhnues, por me za të ulët. “Siç e kemi zakon ne komunistët, duhet të caktojmë rendin e ditës, të mbajmë referatet përkatëse, e të fillojmë diskutimet.”
Fjala “komunist”, më gjeti të papërgatitun. E ndërpreva:
Me leje, shok!
Fol”, më urdhnoi.
Asht kjo nji mbledhje e komunistëve?
Po! – përgjegji i ardhuni. – Nuk e dije?
Jo. – i thashë. Ai u shqetësue, e me nji za të egër kërkoi:
Të ngrihet në kambë shoku që e ka sjellë këtu!
Njeni nga shokët e mi u ngrit pa hezitim.
I ke tregue shokut, që kjo është mbledhje komunistësh?
Jo, shok.
Ke bërë shumë gabim, shok! – E tue u kthye kah unë shtoi:
Po të duash, mund të shkosh.
Po, – përgjegja, – Dua të shkoj!
Pa tjetër shkëmbim fjalësh, u ngrita, nuk përshëndeta njeri, e dola nga dhoma. Roja më shoqëroi deri në portën e jashtme, me porosi të preme: “Je i ndaluem të flasësh për këtë takim. E kupton?”
Po, – i thashë, – E kuptoj.”
Fitues i një burse studimi në Firence/
Jeta shkollore vazhdon.Me mbarimin e provimeve të maturës, 28 shokët e klasës e ekipin pedagogjik fiksohen në fotografi.Me deftesën e pjekurisë (maturës) në dorë, ai vrapoi drejt shtëpisë, t’a ndanteëgëzimin shpirtëror me prindërit e vet. Babai e mori në krahët e vet, duke e përgëzuar, ndërsa nëna e i uli kryet dhe i puthi ballin e sytë plot lotë gëzimi…
Jeta e re, ishte një furtunë e madhe në detin plot tallaz, duke qëndruar si timonier stoik e ngjallnjyes deri në fund. Karaktere të ndryshme, ide e pikëpamje të larmishme, të majtë e të djathtë, indiferentë e liberalë, përbënin grupin e të rinjve, me të cilët, u përballua në vitet e gjimazit i riu Repishti.
Në Tiranë, niset për të marrë pjesë në një konkurs, për shkollën e lartë jashtë shtetit. 112 kandidatura, konkuronin për 28 bursa studimi të profesioneve të ndryshme.Mbas 2 ditëve, ai merr vesht se ka fituar një bursë studimi pranë Universitetit të Firencës në Itali.Gjatë vjeshtës përgatitet për të udhëtuar drejt Italisë.Me një anije mallrash, kaloi ujërAtë e kaltra të Detit Adriatik e u afrua pranë portit të Brindizi – t.
Tashmë për te shfaqet një botë e re kulture, që do t’i zgjeronte horizontin, duke i hapur dyer të reja të panjohura e formuar personalitetin e dinjitetin e njeriut, me dije të reja përparimtare. Samiu, mori pjesë në takimin e parë politik në Itali, në kohën kur qeveria fashiste kishte pushtuar vendin e shqiponjave…
Më shumë se 200 studenta shqiptarë, u mblodhën në sheshin “Michelangelo”, duke demostruar para syve të policisë fashiste vendase.Shpalosja e flamurit kuq e zi dhe këndimi i himnit nacional ishte kulmi i tubimit.Edhe në dheun e huaj, shqiptarët ishin të përçarë në nacionalistë e komunistë.Vendasit, jetonin nën thundrën e fashizmit. Italianët, prisnin që lufta të mbaronte sa më shpejt, mbasi shkatërrimi e kaosi, rëndonte mbi xhepAtë e shpuar të popullit liridashës.
Shpejt miqësohet me një italian e sëbashku dëgjonin raporte nga BBC – ja e Londrës, për situatën e Luftës II Botërore. Miqësia midis Samiut dhe të riut italian ishte e sinqertë si vetë mosha e tyre. Ai e njohu me shumë vende historike të Italisë. Një ditë, ai ftohet për drekë nga shoku i vet në familjen e tij. Bujaria e italianëve, shprehet në ndihmën që ata i afrojnë shqiptarit në rast rreziku, ndonëse kishte vendosur që të kthehet në Shkodër, sapo të mbaronte provimet vjetore.Mbi 500 udhëtarë shqiptarë, që po ktheheshin në vendlindje humbën jetën në ujërAtë e Detit Adriatik.
Ripushtimi i Shqipërisë nga nazistët gjerman, do të gjej Samiun, si gjithnjë neutral ndaj erërave të egra politike të kohës. Por kjo nuk do të thoshte se ai nuk e njihte mirë zhvillimin e ngjarjeve në vend e më gjërë. Një shije të hidhur i linin bashkëmoshatarët komunistë, që ishin bashkuar rreth një dogme që as ata nuk e dinin se ku do t’i denglediste një ditë. Nacionalistët në Shkodër shikoheshin me dyshim nga komunistët, ndërsa nacionalistët i shikonin komunistët si shërbëtorë të pansllavizmit dhe këlyshë të Rusisë, dy epitete negative që sundonin në qytet.
Koha dhe faktet historike, treguan se komunistët e kishin merituar nofkën e vënë nga populli, se ata ishin proletarë pa atdhe, që për hirë të ideologjisë komuniste, kërkonin t’a shkrinin Shqipërinë në një me Federatën Jugosllave (në vitet 1941 – 1948), më vonë me rusët (deri në vitin 1960), kinezët (deri më 1978), duke përdorur slogane të gatshme proletare, për të gjitha vendet komuniste njësoj. Verbëria e tyre, me reagimet patetike për idetë komuniste, i kishte bërë ata të binin viktimë e mashtrimeve. Mbas shumë viteve, disa prej tyre do t’a mësonin më mirë vetëmashtrimin, kur arrestohen dhe mbushin qelitë e burgjeve të ftohta. Ishte vonë, tepër vonë, sikurse thotë gojëari popull: “Kur të vijnë mend, s’ti hajnë as qentë”.
Luciferri, në fytyrën groteske të proletariatit/
“Asnjëherë gjatë atyne vjetve të gjatë nuk u lëkund kjo bindje, as u trondit vendosmënia ime me vujtë sëbashku me polemin e kryqzuem, ashtu si nana ime. Sepse në kalvarin e vuejtjes, unë, i burgosuni, shikoja mbarë nji popull shqiptar, që kishte marrë rrugën e kondrinës së Golgotës, shikojsha qartë rreth e rrotull atdheun tim masAtë e kryqzueme pafaj, e vargje të pafund vuejtjesh të pameritueme… sikur të kishim gjuejtë vetë Zeusin me gurë…! Aty mësova si duhet, se burimi i kundërshtimit e i revoltës asht ndjenja e pafajsisë së pastër dhe e vuejtjeve pa arsye, kur këto përballojnë padrejtësinë e shtypjen. Shenjtnia, pa dyshim, duhet të ketë kalue nëpër të njëjtAtë shtigje të vështira… e heroizimi i njimendtë!”
Prof. Sami Repishti, në librin “Pika e Loti”
Ish – i Burgosun Politik në Shqipëri (1946 – 1956)
Autori, gjendjen e rëndë, që kishte pllakosur vendin dhe vendlindjen e jep me përshkrimin konçiz: “Çdo ditë sillte diçka të re. Në kaosin e qytetit, shumë të rij ishin dalldisë mbas jetës së luksit të siguruem nga fitimet e mëdha në tregti e spekullimet e ndryshme.Shumë të reja u përfshinë në vorbullën e qytetit që nuk flinte ma. Shkujdesja e pabesueshme ishte ba normë për shumë bashkëqytetarë, që nuk dëshirojshin me dijtë për asgja, veç dëfrimeve të jetës së tyne të shthurun… Qyteti i im, ishte i shqetësuem edhe ma shumë nga numri i “partizanëve” jugosllavë, që kishin infiltrue në Lëvizjen Nacional – Çlirimtare në qytetin tonë, dhe pozitAtë komanduese që kishin marrë. Tue pasë parasysh të kaluemen e marrëdhanieve shqiptaro-serbe e malazeze, prania e tyne në Shkodër, ngjallte dyshim e frikë.” (f. 88 – 89)
Qytetari kujton ditën 28 nëntor 1944, ku, aty-këtu dëgjoheshin krima pushke, duke festuar ditën e largimit të pushtuesit gjerman nga Shkodra. Një re e zezë e Lindjes bolshevike, po kanoste si epidemi e shpejtë qytetin dhe gjithë Shqipërinë. “Po ngrinte kokën organizimi i ri shtetnor, i mbështetun mbi forcën e hekurit e zjarrit, ashtu sikurse kisha dyshue dy vjetët e fundit. Fjalime pambarim, parulla të përsërituna, arrestime masive, “djallëzimi” i kundërshtarit, që paraqitej e trajtohej si “armik” e, kërkesa revolucionare për luftë pa mëshirë. Ekzekutimi publik ishte përfundimi tragjik!…Çdo ditë përgatitej nji “shfaqje” publike, për diskreditimin e “anmiqve të popullit”. Nji ditë janari, kaloi me zhurmë nji grup malësorësh të lidhun me pranga e litarë, krah për krah, ndërsa rreth e rrotull tyne, grupe të rijsh e gra histerike, përsëritshin në kor: “Plumbin ballit! Plumbin ballit! Vdekje trathtarëve! Vdekje trathtarëve!…”(f. 102 – 103)
Pushteti i ri serb, i manjakëve të gjakut arbëror, e thirri Repishtin si nëpunës në Seksionin e Rindërtimit, duke filluar punën rutinë si zyrtar pa entuziazëm. Ai e fillonte punën në orët e para të mëngjezit e delte nga “zyra” në orët e vona të natës.Aleatët perëndimore (UNRRA), filloi ndihmat ndaj pushtetit komunist me koshiencë të plotë, duke e ditur mirëfilli, se ata erdhën dhunshëm në pushtet, përmes gjakut të derdhur mbi popull, në masakrAtë e pambarim të Luftës Civile.Ekipi i zyrës së Samiut, përbëhej nga elementë “indiferentë” në politikë, por “zyrtarë” të rregullt.Fryti i punës së tyre dukej qartë, në rindërtimin e urave të vogla, shtrimin e një rruge të demtuar ose përmirësimin e ndërtesave qeveritare.
Në prill 1945, u organizua në Shkodër një demostratë para ndërtesës së prefekturës.Parakaluesit, bërtisnin si histerikë “poshtë” filani e “lart” tjetri.Ata mbanin parulla të udhëheqësve jugosllavë, sovjetikë e ndonjë shqiptarë.Ata, kërkonin antarësimin e Shqipërisë në OKB dhe aneksimin e Triestes së Italisë drejt oreksit të Jugosllavisë së Josif Broz Titos.Pamja e qytetarëve robot, që ishin mbledhur, manifestoninj e shpërndaheshin me urdhër i la një përshtypje të keqe shkodranit Repishti.
Samiu, kujton: “Shfrytëzimi i fjalës “popull”, i vullnetit, dëshirës dhe aspiratave të tij, në një mënyrë kaq banale, lëkundi besimin e ushqyem në aksiomën e mendimit tim se, duhet mendue, folë e veprue “në emen të popullit”, nëqoftëse kërkohet justifikimi moral e ligjor i veprimtarisë sonë politike e qytetare. Atë ditë, me trajtimin e popullit si kafshë pune e manipulimin e tij të paturp, unë pashë nën dritën e Diellit, fytyrën groteske e të zbulueme të diktaturës së kuqe, që na imponohej dhe e urrejta me fuqi.”
Në brendinë e tij, ndiente një rritje të pandalshme frymëzimi për përpjekje, ballafaqim e liri.Thirrja për aksion të rrezikshëm, do t’a çlironte njëkohshit edhe nga prangAtë që e copëtojshin. 20 – vjeçari, shtrengonte dhëmbët e dhimbjes, për të vrarët me revoltën e brendshme, që si lëmsh i zjarrtë i digjte gjoksin. Disa ditë më parë, vargje të gjatë me 16423shqiptarë nga Kosova (Masakra e Tivarit), të mobilizuar nga Jugosllavia e Titos, kaluan në rrugët e Shkodrës, të kontrolluar nga gardianë jugosllavë në tokën shqiptare. Ata që mundën të shpëtonin nga masakra kolektive, treguan për ekzekutimet në një gropë gjigande të përbashkët.Ja një argument i fortë historik, i krimeve kundër njerëzimit, që meritojnë Gjyqin e Hagës.
Ekzekutimet masive në zonAtë malore të Mbishkodrës me gjyq e pa gjyq, u bënë skena të përditshme, që mbështetej fuqishëm nga papagallët e media e sekretarët e partisë, që për histerizmin e treguar në rini, sot në periudhën e “demokracisë”, po rimarrin tituj nderi e dekorata “trimerie” apo “nderi i kombit” (nga Ramiz Alia (1991), Sali Berisha (1992 – 1997), Rexhep Mejdani (1997 – 2002), Alfred Mosiu (2002 e sot).
Samiu, përfshihet në grupin kundërkomunist, që vepronte në mënyrë aktive e klandestine në Shkodër.Gjatë muajit maj 1946, u zhvilluan demostratAtë e para kundërkomuniste, të qeta, spontane, nën sytë e vëzhgimit të Sigurimit.Ishte momenti i funeralit të Aqipeshkvit katolik Imzot Gaspër Thaçit (1888 – 1946), ndërsa mbahej në gjendje arresti në shtratin e vdekjes.Proçesioni mortor elektrizoi Shkodrën nga Kathedralja e Shën Shtjefinit deri tek vorrezat e Rrmajit.Turma të mëdha njërëzit të ekzaltum katolikë e muslimanë ndiqte arkivolin, në heshtje e dinjitet, kundër dikturës së hurit e litarit. Samiu, kujton me shumë respekt fjalët e vendosmërisë së Atë Dr. Gjon Shhakut O.F.M., gjatë takimit të paharruar: “Nuk do të provokojmë; nuk asht roli jonë. Por njikohësisht, nuk mund të heqim dorë nga Feja e nga Kisha e Romës.Ata janë Jeta e Nana e Jonë. Pa Ata, qënia jonë si klerikë s’ka kuptim.”(f. 117)
Sërisht me grupin e vet kundërkomunistë bënin veprime të matura e shumë të kujdeshme, mbasi Sigurimi ishte në vigjilencë të plotë.Ai mendoi të shpërndante një trakt kundër pushtetit, duke kundërshtuar zgjedhjet elektorale fallco, që po përgatitshin komunistët më 2 nëntor 1945. 3 muaj më vonë në Shkodër, filloi një valë e re arrestimesh masive të elementëve kundërqeveritarë, ku më sëshumti viktimë ishte Kleri Katolik Shqiptar në Shkodër, nën prangat e së cilës u përfshi edhe Atë Dr. Gjon Shllaku O.F.M.
Gjatë atyre ditëve, Samiu me shokë kishte hedhur në mënyrë ilegale 2 trakte e kishin protestuar me anë të një Memorandumi, shkruar në gjuhën franceze për manipulimin e votimeve, duke sensibilizuar autoritetet “aleatë” syleshë e veshshurdhër, që kishin vizituar Shqipërinë ato ditë. Megjithatë, grupi ku bënte pjesë Sami Repishti, kishte arritur një sukses, sepse forcAtë e Sigurimit të uritur ishin hedhur në sulm, për të kapur nënshkruesit e trakteve kundërqeveritare e demaskuese për zgjedhjet formale.
Hedhja e trakteve ilegale, kujton Dr. Repishti, iu mvesh një grupi tjetër të rinjsh, që u denuan pa faj. “Por nga frati, nuk doli asnjë fjalë. Ndoshta, vetëm në qelinë e errët të burgut e në pritje të ekzekutimit, ai do të ketë mendue edhe për takimin e grupit tonë, që ai filloi me çmue. Ndoshta, në ato çaste vetmie, ku vetëm zani i ndërgjegjës ndigjohet i qartë e, ku fuqia vjen vetëm nga besimi në nji ideal të naltë, të pathyeshëm, ky bir i Shën Françeskut do të jetë ngushëllues me mendimin se, jashtë mureve të burgut, po rritej nji rini e shëndoshë, guximtare, që nuk pranonte degjenerimin moral e nënshtrimin e turpshëm ndaj diktaturës bolshevike dhe se, kjo rini mbetej shpresa e vetme për mbijetesën e kombit tonë e si rrjedhim, e vazhdimsisë së Kishës Katolike në Shqipni. Ky mendim e kjo shpresë, duhet ta kenë ngushëllue fratin tonë, këtë klerik katolik shqiptar, të dedikuem e të denuem me vdekje, pa faj…!” (f. 118)
Komunistët sundonin me parrullAtë lenino-staliniste: “Me ne ose kundër nesh!”, “Ju (“reaksionarët”), nuk keni vend këtu!”. Kur forcuan juntën, bënë thirrje për terror: “Armiqtë e popullit në litar!”, “Merrni sopatën e bjerini në kokë cilitdo që guxon të flasë…!” (pra, nënshtrim ose vdekje). Më 9 shtator 1946, katundarët e Postribës (disa milje afër qytetit), që mbronin tokAtë e tyre nga shtetëzimi i dhunshëm i “pushtetit” komunist, sulmuan me guxim qytetin, kazermAtë ushtarake, ndërtesat qeveritare por pa sukses. Lëvizja e Postribës, la në histori shumë viktima, që do të vijojnë deri më 1990. Ajo nuk u organizua mirë, nuk pati mbështetje nga trupAtë “kundërkomuniste” aleate, që vepronin në Detin Mesdhe…
Arrestimi i 20 – vjeçarit dhe rrymë elektrike në organet gjenitale/
Ishte data 22 tetor 1946, kur në vendin e punës mbërrijnë forcat e Sigurimit dhe marrin nën pranga të riun Sami Repishti. Shokët e shikonin me keqardhje, por nuk kishin mundësi t’a ndihmonin.Në kuesturën komuniste, fillon avazi i dhunës fizike. “Nga tryeza ku rrinte, hodhi me të gjithë fuqinë e krahut një zile metalike që mori nga tryeza e që me kaloi pranë veshit të majtë. I pakënaqun, tue më kërcënue me të gjitha llojet e torturës, u afrue e më dha nji shuplakë, që më errësoi sytë. “ – Shpirtin do të marr, qen bir qeni”, më tha “ose trego gjithçka e nuk të torturojmë!”.
Një llampë e vogël varej në qelinë ku e plandosën të prangosurin. Ai nuk kishte asgjë përveç mureve të akullta e të errëta:
“I këputun nga nga lodhja, i lagun e i uritun, u ula në çimenton e qelisë, me të dy këpucët nën vete. Ftohtësia më ngrinte trupin edhe ma shumë e, më dukej sikur uji i shiut ishte kthye në akull.Dhambët kërcitshin papushim.Fërkoja duart e lidhuna me hekura kuajsh e hukatsha pa ndërpremje, por pa dobi. “Nuk mund të vazhdoj kështu deri në mëngjez…”, mendova “do të vdes!”… në mesnatë u hap dera ime: “ – Ngrehu, derr”, më tha roja. Më zgjidhi prangAtë e kambëve e më urdhnoi me vrapue: “shpejt, shpejt, derr!”. Në zyrën e hetuesit, gjeta tre oficerë Sigurimi.Më pyetën si quhem.U përjigja me za të ulët, që dridhej nga të ftohtit e frika. Me naivitetin tim, shporesojsha se informatAtë e tyne ishin të gabueme. Doli e kundërta! Kjo ishte nji taktikë, që bante të mundun me fillue torturën, që në takimin e parë kundër “kokëfortëve”.Me grushtet e parë e shkopijtë, përgatitej terreni për hetuesi ma të rregullt, ma vonë.Porsa dhashë përgjigjen, një breshën shuplakësh, grushtesh e shqelmash, më dërmuen trupin.Në gjendjen time, kjo batare mjaftoi.Rashë nga karriga në shesh, si nji lamsh. Gjoksi e kërcijt e kambëve ishin të ekspozueme për shkelma e përsëri shkelma, që më jepnin, sa njeni, aq tjetri. Fillova me rënkue, e sytë m’u mbushën me lotë. “nuk i njoh zoti kapiten!”, thashë me nji za lutës, “Ju betohem! Nuk i njoh.” – ata qeshën. “kemi fakte prova, dëshmitarë që ti i njeh mirë, e ke bashkëpunuar me ta.” – E keni gabim! – përgjegja unë. – Nuk i njoh! Atëherë, kapiteni, nji shkurtabiq me trup, por muskuloz, mori nji dru që mbante mbi tryezë, e filloi të më bjerë pandërpremje, sidomos në gjoks e në kofshë.Për çdo goditje, hidhesha nga dhimbjet. U luta të më besojshin, se flitsha të vërtetën. Por asnjeni nuk përgjigjej…i shtrimë në shesh, me duer e kambë të lidhuna, pashë nji roje që hyni në dhomë. Pa folë fare preu me thikë pantallonAtë e mia. Para oficerëve ishin të zbulueme organet gjenitale.Nuk kuptojsha gja.Dy fije telefonike shtrënguen organet e, para se të kisha mundësi me folë, nga nji aparAtë telefonik doracak, korrenti elektrik më tundi nga vendi.Tronditja e parë më krijoi nji ndjenjë zjarri të brendshëm, shtrëngova dhëmbët që më kërcitshin, sytë më nxirrshin xhixha, e muskujt e fytyrës u deformuen.Sa herë që vinte korrenti, shtrëngohesha me vete, e koka ngrihej e mandej përplasej mbi dysheme, pa kontroll… e në atë kohë dera e zyrës u hap.Nji burrë, që nuk e pashë, deklaroi se ishte takue me mue e zhvillue bisedime kundër pushtetit. Kur mbaroi, i dhanë urdhën me u largue.” (f. 128 – 129)
Çdo qelizë e trupit të tij ishte një pikë dhimbje e padurueshme. Për 14 muaj, Samiu iu nënshtrua hetimeve intensive. Qëllimi i Sigurimit, nuk ishte e vërteta, por procesi i detyruar, me pranu atë që nuk di, duke plotësuar planet e parapërgatitura të diktatorit.Gestapoja e shtetit, i kishte venë qëllim vehtes me nxjerrë për shoë, para publikut një “organizatë armike”, të “zbulueme” nga “vigjilenca e popullit dhe Partisë”.Skenari i tyre përmbante gënjeshtrën e kthyer në sistem, të cilës, i vinte në ndihmë tortura e frika, gjyqet e pushkatimet, që i vinin kapakun.
Njeriu robot i krijuar për dhunë, pranonte disfatën e brendshme të pushtetit të pushtave, duke iu drejtuar të burgosurit Repishti: Pse ke marrë pjesë në proçesionin e varrimit të Arqipeshkvit Imzot Gaspër Thaçit? Xhelati, shtoi:
“Të kujtohet Revolucioni Francez? Revolucionarët francezë ishin kundër aristokracisë, jo kundër klerit”, vazhdoi ai monologun. “Por, kur kleri refuzoi të ndahet nga aristokracia, atëherë populli tha: “Le të digjet edhe kleri’ Historikisht kleri katolik i ka shkaktue vehtes, damet që pësoi. Ashtu si dje, ashtu edhe sot. Ata sulmojnë, na mbrohemi… – Ju të gjithë besoni në superioritetin ushtarak të Amerikës…Bomba atomike? Ha! Mos u shqetësoni! Brenda pak kohe, Bashkimi Sovjetik do të ketë bombAtë e veta, ma të mëdha, ma të fuqishme… Ndërkaq, tash për tash do ta evitojmë konfliktin, por do t’a provokojmë kur të ndjehemi të fortë nga pozita të favorshme, në kohën dhe në vendin ma të përshtatshëm për ne… Ne do të fitojmë luftën finale…”
Të “krijohet”
faji e të dënohet “fajtori” pa faj!!!
Në botën e nëntokës, që sundoi në Shqipëri prej 1944 – 1990, torturat, dëshmitë e rreme, fyerjet, dhuna fizike, psikologjike, morale, shpifje, dëshmitarë të rremë e të paskrupull, vrasjet, “vetëvrasjet”, hedhjet nga dritarja të burgosurve, helmosja, zhdukja pa gjurmë e të dënuarve, nxitja e urretjes në popull, lufta e çmendur e kllasave, fletërrufetë, këto shpiekje të revolucioneve ruso – kineze, shkrime deniguruese e përbaltjezhytja e mbytja në gropAtë e ujërave të zeza, të qindra njerëzve enciklopedistë e të pafajshëm, përbënin rrethin dantesk të nëntokës.
Dhoma e qelisë së ftohtë, pranë Kuvendit Françeskan në Shkodër, ku qendroi Samiu, kishte një shtrAtë fjetje. Aty më parë kishte fjetur një frat i kishës katolike, por që nga plumbAtë e togës së pushkatimit kishte përfunduar në morg, e prej aty në ujërAtë e ftohta të lumit Kir… Ai qëndroi i lidhur në këmbë, kurse duart ia zgjidhën. I burgosuri i ri filloi të ëndrronte, për bukurinë e natyrë së Shkodrës, e cila nga patenzotët ishte shpërfytyruar e gjakosur keqas. Samiu, ishte privuar t’a shijonte për së gjalli bukurinë e natyrës në vendlinje.
Mbas disa orëve të gjumit të rëndë nga mundimet e plagëve që pikonin gjak, sërisht kërciste dera e Ferrit dhe hynte xhelati, për të bërë ritin e zakonshëm me tortura fizike e psikologjike.Çdo ditë kishte metoda të reja torture sfilitëse.Akuzave të Sigurimit dhe kapitenëve xhelatë, Samiu, u jepte përgjigjen mohuese. Sërisht përtokë në kolaps, para se vdekja ta merrte në krahët e saj. Por, Zoti, kishte vendosur, që Samiu duhet të mbijetojë për të dëshmuar të djeshmen e gardianëve, që shfrynin urretjen mbi viktimAtë e sistemit komunist. Për shumë kohë, nuk i lejuan të marrë ushqime dhe rrobat, që sillte nëna e motra nga shtëpia.
Kur të burgosurin, e dërguan në një ndertesë të madhe të Sigurimit, mësoi një lajm të hidhur, se shoku i tij Qemali, kishte vdekur nga dhimbjet e mëdha. Shkaku? Ai duke qenë plotësisht i bindur, se nuk mund të shpëtonte ekzekutimit, kishte kryer me ndërgjegje vetvrasje. Gjatë kthimit në qeli (në Kuvendin Franceskan), sillte ndër mend karakterin e fortë të Qemalit, qëndresën, vitet e jetës shkollore.
Sipas një akuze të parafabrikuar: “Sami Repishti, ishte përpjekur për të rrëzuar pushtetin popullor me focë”, në lidhje me “agjentët e fuqive të huaja”. Shumica e akuzave ishin fallcifikime, që nuk kishin lidhje me te. Akuza më e “rrezikshme”, sipas Sigurimit, ishte se “armiku” Sami Repishti, paraqiste rrezikshmëri, e me veprimtarinë e tij kishte “dëmtuar rëndë miqësinë vllazërore me Jugosllavinë e shokut Tito”!!!
“Trathtarë! Trathtarë!/
Plumbin ballit! Plumbin ballit!/
Grupi i të burgosurve, ku qëndroi S. Repishti, kishte 22 vetë, të lidhur me zinxhirë dy e nga dy, e të rrethuar nga dy rreshta roje partizanësh të armatosur. Dy të parët ishin klerikë: një fraçeskan katolik dhe një hoxhë imam. Të tjerët ishin katundarë, tregtarë, dy studentë e një ipeshkëv katolik shqiptar. Sapo dolën në rrugë, turma histerike e përgatitur nga partizanët çirrej: “Trathtarë! Trathtarë! Plumbin ballit! Plumbin ballit!”
Gjyqi u zhvillua në sallën e kinemasë së Shkodrës. Tashmë, në vendin, ku dikur qëndronte orkestra frymore e qytetit (ish-Banda e Bashkisë), kishin vendosur 22 karrige për të pandehurit dhe pak më larg qëndronin “avokatët”, që nuk kishin të drejtë të takonin klientët e tyre.
Aktivistët vullnetarë të së keqës, kishin pushtuar sallën e gjyqit dhe me britma kafshësh lehnin në kor me gjithë mushkëritë e trupit: “Poshtë trathtarët! Kriminelët në litar!”.
Prokurori, pritej me brohoritje frenetike nga aktivistët e baltës, që si lukuni ujqërish, lëshonin thirrje për gjak: “Pushkatim! “Varje në trekëndsh!” “Plumbin ballit”, “Ti mbysim armiqtë!”,“T’u shypim kokën!” “Kriminelë! Kriminelë! Kriminelë!” etj. Në narrative e jetueme të Dr. Repishtit, lexojmë dhimbje e trishtim:
“Skenari ma i dhimbshëm, u përjetue me aktakuzën e Ipeshkvit të Zadrimës. Krejtësisht i pafajshëm, kleriku i naltë u përgjigj me guxim, e mohoi çdo akuzë që iu drejtue, atij ose Kishës Katolike. Në një moment ballafaqimi të ashpër, kur kryetari, e pyeti me përbuzje:
Cili je ti që flet kështu?”, prelati katolik, u përgjigj me za të plotë: “Jam Ipeshkëv i Kishës Katolike Apostolike Romane Shqiptare.
Salla ra në heshtje të plotë për disa sekonda. Kryetari u gjet i papërgatitun, e prokurori me nji za të fuqishëm ia ktheu: “Ti je nji trathtar! Ja cili je ti, nji anmik i betuar i popullit!”
Ipeshkvi nuk u përgjigj. Fjalët e prokurorit, u ndoqën me thirrje të çmenduna të shikuesve në sallë: “Poshtë trathtarët! Poshtë trathtarët! E mandej, si me një urdhën, turma filloi të këndoj kangë partizane.Në sallë u ba nji rrëmujë e madhe.Para mikrofonit, ipeshkvi i patundun, shikonte trupin gjykues që lejonte nji manifestim publik në sallë, e heshte.Prokurori, që qëndronte në kambë, e shijonte plotësisht këtë manifestim “spontan” popullor.Rojet tona qeshnin. Na ishim ngri në karriget tona nga qëndrimi burrëror i Ipeshkvit, nga manifestimi skandaloz i gjykatës e kthimi i procesit gjyqësor në nji komedi politike, me gjithë elementin tragjik, që e përshkonte atë anembanë.”
Dhe rezultati i dënimeve me burgime, në pretencën e Gjyqit Ushtarak, dhënë nga Prokurori, që përfaqësonte diktaturën e hurit e litarit, ishte skandaloz e për faqe të zezë. Nga 9 të akuzuar, duke përfshi edhe Ipeshkvin trim, u dënuan me vdekje-pushkatim.Të tjerët, morën dënime prej 15 vjet heqje lirie deri në burgim të përjetshëm.Qytetari shkodran Sami Repishti, dënohet nga pretenca e gjyqit me 15 vjet heqje lirie.
Në botën e nëntokës së Ferrit
“… Po ne? Ah ne… Ne që kontribuam për të sjellë këtë kolerë, nuk ka mbetet veçse një bidon vajguri në dorë, të drejtohemi në qendër të qytetit e, duke kërkuar të falur popullit, t’i vemë shkrepsen vetes.”
Selfixhe (Ciu) Broja
Ish – partizane e shoqe klase me Nexhmije (Xhunglini) Hoxha
Më 28 nëntor 1947, ditë shiu, i lidhur me zinxhir e mbasi mbledh rreckAtë e trupit, dërgohet në burgun e madh. Kolona e të burgosurve shoqërohej në të dy anët nga forcAtë partizane të armatosura, që mbronin të burgosurit e lidhur më zinxhirë. Shumë miq e të njohur e të panjohur shkodranë, tek e shihnin në atë gjendje përpiqeshin t’i jepnin kurajo për mbijetësë, me mujtë sadopak me i lehtësue dhimbjen dhe rreziqet që i prisnin të gjithëve. Nesër ndonjë nga keqardhësit bashkëqytetarë do të kishte rradhën të ishte nën prangat, që nuk do t’i hiqen shkodranëve deri në vitin 1991…
Dita e Pavarësisë së Shqipërisë, e gjente me pranga (xhevrekë siç i thonë shkodranët) ndër duar drejt dhomës monotone #7, e më mbas #9, #5 etj.… Sa herë që Samiu prehej në qetësi të akullt burgu, sillte ndër mend shokët e arrestuar. Atij i kishte bërë përshtypje të jashtëzakonshme shoku i tij Ndoci, që vuante nga tuberkulozi dhe priste ditët që Zoti ta merrte në krahët e Tij… Ashtu siç ishte bënte përpjekje të mëdha për rrezistencë, duke bashkëpunauir më parë me luftëtarët e maleve, që kërkonin t’i sillnin lirinë popullit të vuajtur shqiptar nga kthetrAtë e komunizmit. Ndocin e sigurimi e izoloi dhe e la të mbyllë sytë në krevAtë i rrethuar çdo ditë nën tytën e pushkës së rojeve të rojeve.
Gjendja e dobët fizike nuk do të prekte të pashpirtët gardianë dhe bossët policor të krimit në pushtet. Kur gjendja e të dënuarit përkeqsohet, ai dërgohet mbas disa kohe në spitalin e burgut. Për gjendjen e tij shëndetsore, familja ishte shumë e shqetësuar… Sërisht në burg, takohet dhe bisedon me ditë të gjatë me Atë Ciprijan Nikën (1900 – 1948) ,njeriun diturak, zotërues i disa gjuhëve të huaja dhe shumë bujar e fisnik në shpirt. Atij i ka mbetur e ngulitur në kujtesë, burrëria e fratit të patundur, për ideale të shenjta Atdhe – Fe: “Biri im, me vrasjen time, komunistët duen me vra të vërtetën!” Atë Çiprijani, i la amanet të riut bashkëvuajtës Sami Repishtit, që të tregoj të vërtetën, kurdo që të dalë nga burgu, tregoje të vërtetën e futjes së armëve në Kishë nga një seminarist i përjashtuar nga shkolla, për shkelje të rregullave të Kuvendit. Dr. Repishti, tregon:
“Ai (është fjala për Atë Çiprijan Nikaj O.F.M, shënimi im K. K.)akuzohej për mbajtje armësh në Kishë. Kjo akuzë e vriste shumë ndërgjegjën e këtij shërbestari, për damin që mund të pësonte Kisha. E vërteta, ashtu si më tregoi ky bir i Shën Françeskut, në çastet ma kritike të jetës, e para vdekjes, ishte se ai kishte ra viktimë e nji gjesti të pamenduem mirë, nji ngjarje banale: katër armë të lanuna aty nga nji seminarist austriak, ushtar gjerman, tue pritë rastin me i hjedhë përjashta pa zhurmë. Frati i pafat, ishte denoncue nga nji semnarist i përjashtuem për shkelje të rregullave të Kuvendit.Sigurimi e shftytëzoi këtë rast me një propagandë gënjeshtare, që kaloi kufijtë e vendit tonë, e që reklamonte përgatitjen e nji kryengritje të organizueme nga kleri katolik shqiptar.Mbas nji demaskimi zyrtar të turpshëm e të organizuem, katër klerikë të naltë françeskanë u ekzekutuen, e rreth tridhjetë të tjerë u dënuen me burgime të randa.“Pushteti”, kishte gjetë nji rast shumë të volitshëm me eleminue klerin katolik në Shqipni, qendrën ma të fortë e ma të përgatitun antikomuniste. “Ajo që më shqetëson pa masë, më thotë frati para vdekjes “ashtë mashtrimi i popullit, e kam frikë se ka edhe nga ata që e besojnë…” (f. 181)
Pushkatimet e të rinjve
Sa herë që Samiu transferohej në qeli tjetër, shihte se shumë prej të dënuarve kishin ndërruar jetë, disa ishin liruar e ndonjë që kishte bërë tentativë të arratisej nga burgu i madh i Shqipërisë ishte risjedhë në qeli. Këshu ai mban mend Bardhoshin, një student të ri plot enërgji, me ëndrra për liri, sikurse bashkëmoshatarët në botën Perëndimore.
Ai kujton: “Megjithë lëkundjet që kisha pësue, që në ditët e para të tiranisë së kuqe, kur lexojsha listAtë e gjata të personave të ekzekutuem, ose ndigjojsha në orët e para të mëngjezit krismën e thatë të mitralozit mishngranës, prapë se prapë, vrasja e djaloshit të ri më erdhi si grushti i fundit që thërrmoi bindjen time në “shenjtninë” e tokës amtare!… Tashti e mbrapa, për mue Atdheu do të ishte vetëm vendi i lirë, që ushqen e rritë rininë e vet, e jo ai që i han për së gjalli, si lugati i tregimeve të Vjetërsisë. Oh, në moshën tuej, o djelmosha shtatëmbëdhjetë vjeçarë e të pajetë, nuk lëshohen breshnitë e plumbave të mitralozit mishngranës… ashtu siç ngjet sot në Shqipninë komuniste!”
Samiu, ishte dëshmitar i një ngjarje të trishtueshme.Një ditë, një grup rojesh hynë në oborrin e burgut e u drejtuan tek qelia e izolimit.Ata përpiqeshin me kontrollu të bërtiturAtë e një të burgosurit.Policët, i binin me egërsi, e ai me zë të lartë u kundërpergjigjeve shkopijve të bishave, që kërkonin t’a çveshnin lakuriq e i hidhnin kova me ujë të ftohtë mbi trup.Plaku i dërmuar nga të rrahurat e shpejtoi hapin dhe nisi të vrapojë, duke sharë pandërprerje katilat. Rojet qeshnin.
Më në fund, viktima e sfilitur, u ul në gjunjë, e me duart të lidhura me zinxhir shau përsëri derisa lëvizjet e rrufeshme të gardianëve e shtrinë përdhe pa ndjenja.Rojet, sërisht qeshnin.Gjithë natën, plaku jetonte në grahmAtë e fundit të jetës së tij tek jepte shpirt.
Një polic, që njihej shumë mirë në kamp, sepse i kishte djegur synin një të burgosuri me cigare, filloi të ulërijë me fjalë fyese:
Ç’ke qenë ti, derr? – pyeti të burgosunin nji ditë.
Armen, i ardhun në Shqipni, – u përgjigj viktima.
Armik i ardhur në Shqipni? O derr i derrit, u tërbue roja e, pa nji, pa dy, i vuni cigaren e ndezun në sy.
Viktima lëshoi nji britëm therëse, e me nji za plot urretje, i tha:
O, Aristidh Karrabeci! Edhe Zotin mund ta harroj, por jo fytyrën e emrin tand! (f. 224)
Çdo qeli,
një Shqipëri e burgosur në miniaturë…
“… Me vdekë në burg, pa pasë mundësi me reague e pa shpresë me u lirue, sidomos për ata ende në moshë të re, ishte padyshim, forma më e vështirë e vdekjes. E nji padrejtësi supreme gjithashtu!… në burgun tonë, kishte të rinj e të reja idealistë që revoltoheshin kundër mbretënisë të së keqës në vendin tonë. Por drama e ditëve të veshtira, nuk ishte hovi i të riut, i heroit të kurajos civile, që përpiqej me pengue me gjoks, e pague me jetë ortekun përmbytës.Drama e ditëve të veshtira ishte plogështia, jeta e pajetë e masave amorfe, që jetojshin vetëm me bukë e për bukë, e me frikë të pashërueshme. Ishte indiferenca e pashpresë…”
Gardianët e burgut, si të lemeritur mësyjnë kangjellAtë e portës së hekurit dhe afrohen pranë viktimës së tyre.Ata nuk e lejuan të marrte ato pak rroba të grisura që i kishin mbetur në qeli, por yrysh e rrakapujë e mbasi e kontrolluan me imtësi e dërguan tek dhoma #9, (#5 më vonë etj).Sërisht mure, tavan e dysheme prej betoni. Ky ishte kafazi i ri ku mjerimit e burim sëmundjesh të pashërueshme, që do të merrte çdo i burgosur i rregjimit të kmerëve të kuq. Samiu gjendet në një ambient të ri bashkëvuajtës, por jo mjedisi vuajtjesh sepse ajo tashmë ishte bërë shtëpia e kalvarit të tij.
Aty fati e vuajtja e bëri të njihte njerëz të moshave e profesioneve të ndryshme, malësorë, katundarë, nëpunës administrate, ushtarakë të niveleve të ndryshme, klerikë, intelektualë nga të gjithë trojet etnike shqiptare. Pra e thënë shkurt çdo qeli ishte një Shqipëri e vogël e futur në burg.
Biseda e tij fillon me dy të rinj nga Luma e Kukësit. Njëri prej tyre kishte dorën e copëtuar nga plumbAtë komuniste, të cilët vuanin vite të gjata të privimit të lirisë.Ata me heshtje stoike e të qetë, por me dinjitet i bënin rezistencë dhunës së shtetit proletar.Familja e tyre nuk kishte mundësi ekonomike të vinte shpesh për t’i parë e sjellë diçka për të ngrenë e veshur, mbasi sekuestrimet dhe tatimet i kishin shkatërruar edhe atë pak pasuri që kishin pasur.
Ora 10 e mbrëmjes, nisme me rrahjet e të burgosurve, kur qyteti binte në gjumë. Nëse do të lexosh me kujdes kujtimet e të burgosurve në kampet e Aushvicit, të bërë nga nazistët do të shohësh se të burgosurit nuk rriheshin në mbrëmje.
Kjo tregon se xhelatët e Enver Hoxhës dhe Mehmet Shehut me kompani ia kalonin edhe nazistëve gjermanë. I pari ra viktimë një plak shkodran 70 vjeç, u rrah në mënyrë shtazarake në mbrëmje, pse kishte shkelur rregulloren. E pse?!Ai me dhembshuri i kishte dhënë bashkëvuajtrësit prej Mirdite 2 qepë.Samiu,kujton: “… ai u dërgue në qelinë e akullt, u detyrue me u zhveshë lakuriq, u lag me ujë të ftohtë në atë natë shkurti, e në qelinë e lagun, u rrah me dru, deri sa nuk ishte në gjendje me folë. BritmAtë e plakut mbushën burgun, e krima e shkopit mbi kurrizin e viktimës, ndigjohej qartë. Mbas një ndëshkimi të këtillë, u lejue me u kthye në dhomë, i lagun, i ngrimë, i nximë në fytyrë e trup…” (f. 187)
Në ditët e burgut të Shkodrës, Dr. Repishti, kishte dy shokë të vërtetë. I pari bashkëvuajtës, ishte një prift françeskan rreth 40 vjeç me flokë të zbardhur nga vuajtjet, që me orë të gjata rrinte duke lexuar “Testamentin e Ri” në gjuhën franceze dhe meditonte çdo fjalë e frazë. “Mbas pastrimit të mëngjesit, hante nji copë bukë të thatë, pa harrue me ba shejin e kryqit e me thanë lutjet e përditshme, vetëm para Zotit… pa humbë kohë, hapte nji kopje të “Testamentit të Ri” e lexonte me kamngulje e vemendje të plotë. Nganjiherë, më drejtohej për nji shprehje, për të cilën nuk ishte i sigurtë. Mbas nji përpjekje me gjetë fjalën e duhur në shqip, me nji laps të vogël shkruente përkthimin në copa letre. Punonte orë të gjata, pa folë, sikur të ishte aty i caktuem me atë punë…kur lodhej nga puna e imtë në dhomën me gjysmë dritë e pa ajër të pastër, frati shkëmbente disa fjalë me mue e me shokun e krahut tjetër. Nuk ankohej, nuk kërkonte gja, e kur nganjiherë dhimbjet e trupit e mundojshin, kërkonte infemierin e burgut për ndihmë…” (f. 191)
Ndërsa i dyti ishte Marku, një i ri malësor prej Dukagjinit (Malësia e Madhe), që i gënjyer nga fjalët e bukura të partizzanëve ishte bashkuar me të ashtëquajturën luftë, por ishte zhgënjyer shumë thellë. Ai në mënyrë demostrative të hapur ishte larguar dhe bashkuar me vëllain e vet që ishte më forcAtë nacionaliste të rezistencës kundërkomuniste që vepronin nëpër male.Tashmë ishte kapur dhe vuante 10 vjet burg.Vëllai i madh tij sikurse shkruan Prof. Sami Repishti, kishte qenë profesor i letërsisë shqipe, deputet i Dukagjinit.Ai ishte pushkatuar sapo komunistët erdhën në pushtet më 28 nëntor 1944.Ata kishin lënë të vetme në shtëpi nënën e tyre të moshuar, që ngryste ditët mes mjerimit dhe vuajtjeve shpirtërore për fëmijët e saj tashma përgjithmonë larg syve dhe zemrës.Si një nënë fisnike vinte një herë në muaj për të parë Markun, por qëndronte e fortë.Sa herë që nënat vinin në dyert e qelive të burgjeve, për të parë bijtë e tyre në sketerrën komuniste, Samiu zhytej në kujtime për nënën e vet.
Kujtimet e një jetë të mjeruar plot tortura, për të përndjekurin politik, nuk harrohen kollaj. Ai përshkruan rregjimin e brendshëm policor brenda qelive e dhomave të izolimit. Aty ishte e ndaluar të lëviznin lirshëm, por duhet të qëndronin mbi krevatet e tyre.Vizitat me njeri tjetrin ndaloheshin rreptësisht, sepse policët i druheshin ndonjë organizimi ose revolte nëpër burgje.Nuk duhet të bisedonin me asnjë njeri. Ndalohen tubimet me shumë se dy përsona.
Por përsonazhi ynë, kishte momente pesimizmi, ndonëse rrevoltimi i brendshëm shpirtëror rritej përditë.Ai shqetësohej për mungesë të veprimtarisë konkrete kundër të keqës që lëvizte si nëpërkë mbi sipërfaqen e Shqipërisë. Mungesa e kontakteve me miq e shokë të vjetër e të rinj, “…papunë, pa studime e pa shpresë së e nesermja do të ishte ma e mirë, ishte vuajtja e Ferrit mbi Tokë. Nganjiherë, kisha përshtypjen, se jetojsha në nji boshllëk, që më zinte frymën, pa mundë me u kapë për diçka, me ba diçka, e përfundojsha në nji gjendje shpirtnore, ku mërzitja e madhe më këshillonte me përbuzë gjithçka, e më hidhte në krahët e dëshpërimit.”
Samiu i prehur në qetësi, e shpiegon faktin, se burgjet në tërësi në Shqipëri asokohe, kishin si qëllim kryesor të mbajnë peng në gjendje të tensionuar ditë e natë të burgosurin, që shoqërohej me nnjë izolim total, vuajtje ushqimore, për të ngjallur dek i prangosur ndjenjën e madhe të dështimit. “Atëherë, në fytyrAtë e tyne vrejsha nji shikim të humbun në hapësinë, e një shprehje dëshpërimi, që tregonte frikën e madhe të boshllekut, që ndjejshin brenda vetes, e që i konsumonte pa mëshirë. Në dhomë kishte edhe nji numër intelektualësh të përgatitun, e studentë në fazën ë formimit të tyne intelektual. Për ata, ikja e kohës pa asnji veprimtari, ishte shqetësimi ma i madh. Thellësisht të tronditun nga keqtrajtimi fizik e poshtnimi i përditshëm, që e ndjejshin me fuqi, ata e shihnin veten të zanun në kurthin e nji fati të pamëshirshëm, që kufizonte çdo mundësi zhvillimi e që kërcënonte me zhdukjen e tyne fizike. Ideja e vdekjes në burg i tmerronte, jo aq për vuajtjen fizike, që ajo mund të sillte, sa për mohimin e mundësive të një zhvillimi të plotë të potencialit të tyre, nga nji forcë brute, që ata përbuzshin pa kondita, luftojshin pa rezerva, megjithatë, të ndërgjeshëm se kishin humbë betejën në këtë ballafaqim. Me vdekë në burg, pa pasë mundësi me reague e pa shpresë me u lirue, sidomos për ata ende në moshë të re, ishte padyshim, forma më e vështirë e vdekjes. E nji padrejtësi supreme gjithashtu!” (f. 192)
I mbërthyer nga kjo padrejtësi mizore e imponuar në burg Samiu, kishte momente ku ai ngadalë e ngadalë si pa e kuptuar po rrëshqiste në ateizëm, duke mos besuar në fuqinë e Hyjit, se ai ishte në provën e vështirë të kalvarit, për të ruajtur thellë në kujtesë ditët e vitet e errëta në ferrin komunist. Vuajtjet e kishin bërë shpesh atë që të dialogoi, me Zotin, ku në sytë e Tij miliona njerëz vuanin privimin e lirisë në emër të “lirisë”…
Në xhunglën shqiptare sikurse shprehet Dr.Repishti, slkkavëria po asgjësonte planin e asgjësimit të dinjitetit njerëzor: “Në xhunglën tonë, bisha mishngranëse sundonte e patrazueme, e plotëfuqishme! Kur të burgosunit merreshin me ekzekutimin në orët e para të mëgjesit, e thirrshin: “Kriminelë! Poshtë komunizmi!” ose “Nuk due me vdekë! Jam i pafaj!”, të gjithë heshtinin. E gjithë bota, sikur flinte gjumin e vdekjes, që nuk njeh jetën.”
Nga kampi i shfarosjes së Vloçishtit në Beden të Kavajës
Ata që kanë udhëtuar në drejtim të qytetit të Korçës (Ormar Pojan), kanë dëgjuar ose vizituar para komunizmit edhe sot, gërmadhAtë e një kampi mishngrënës, ustallarët veteranë të krimeve, që drejtonin krimet e përbindshme të viktimave. 600 të burgosurit, ku vuante edhe Sami Repishti, do të transferoheshin nga Kampi i Vloçishtit në drejtim të Bedenit të Kavajës. Vitktimat, me shpejtësi mbartinin “plaçkat” zhele, e niseshin në udhëtimin e sigurtë drejt mjerimit të ri.
Përvoja e tmerrshme e kampit të Maliqit, për tharjen e kënetës, që hangri mijë jetë njerëzish, elitën e trurit të nacionit shqiptar, të ngritur me aq mund e sakrifica në auditoret më të famshme të botës, sërisht do të ketë gjah të ri dhe të vjetër nga ata që kanë mbijetuar nga kampi i Vdekjes.
Ndryshe nga romani triller pa killer, të kupolës së socialrealizmit komunist Fatmit Gjatës: “Këneta”, tashmë Dr. Sami Repishti, jep ngjyrën reale të dramës së mijëra viktimave, që humbën në ujërAtë e përbaltshme të vdekjes plot ushunjëza të Maliqit. Si për të vërtetuar romanin e ri “Këneta e vdekjes” , të shkrimtarit Makensen Bungo , lexoni një pasazh: “…Agimi filloi të çukisë errësirën e natës, që zotëronte me një heshtje të përmortshme tejetej Kënetën e Maliqit. Nga Mali i Thatë, filloi të shpërndahej lehtë – lehtë e ndgadalë një dritë e argjendtë mbi majAtë e maleve dhe mbi kodrat rreth e qark.Yjet e shumtë, lart në qiell, filluan ngadalë të zbehen, lehtas.Hëna pa u shqetësuar, si gjithmonë, qëndronte lart në kupën e qiellit dhe vështronte në heshtje atë grumbull njerëzish pranë Kënetës së Maliqit. I mëshironte? Hena sheh çdo gjë, por nuk flet për asgjë!…”
Samiu, ishte i ndërgjeshëm për fatin e zi që e priste, por sërisht duhet të gjente forca për të mbijetuar vullnesën e Zotit.Mitralozat vdekjeprurës, të vendosur mbi kullAtë rreth e përqark kampit, ishin gati të këndonin këngën e zakonshme të korbave mbi viktimat, që ishin kocë e lëkurë, një hap para vdekjes.Veteranët e krimit oficerët dhe kapitenët e burgut, ishin të armatosur me automatikë e revolver.Për të qenë të sigurtë, ata mbanin në duar shkopinj prej druri. Samiu me të tjerët, iu nënshtruan vizitës sipërfaqësore mjekësore dhe menjëherë, drejtori i kampit vendoste secilin që duhet të dalë ditën e neserme në punë.
Dhjetra kamione ushtarakë sillnin viktima të tjerë nga qytetet e ndryshme të Shqipërisë, të lidhur dorë më dorë dy e nga dy dhe trupAtë sërisht në litar. Ende pa përfunduar kampi i punës së detyruar ishin sjellë të burgosurit e rinj të saj.Turma e madhe, qëndronte në një sipërfaqe të vogël, të cilës i shtohet djersa nga vapa e muajit qershor.
Ditën e parë, Samiu e kishte të vështirë ambientimin mes lagështirës që sillte në mbrëmje të ftohtit e kodrinës në baraka të papërfunduara e pa çati, ku ishin vendosur të burgosurit. Një bashkëvuajtës nga Tropoja tek e shihte se Samiun që dridhej nga të ftohtit, hoqi kapotën e vet e ia hodhi me dashamirësi mbi trupin e tij. Solidariteti e ndihma, mes të burgosurve, ka qenë një tipar burrërie i përhershëm.
“Tek të burgosunit e rij të qyteteve të tjera, shihsha nji shfaqje konkrete të konceptit abstrakt që kisha për “kombin” tonë. Tashti, e gjithë Shqipnia më delte përpara, si kjo masë e uritun për bukë, sepse deshti të ushqehej me liri, e zhveshun dhe e zbathun, sepse deshti të ruej për vete e për të tjerët, rroben e dinjitetit njerëzor.Tek të riardhunit, njihsha veten time, sikur të ishte efekti i nji pasqyrimi. I quejta vllazën e i deshta si vllazën! Atdheu më doli përpara, si vendi i shqiptarëve pa ngjyra, fe e krahina.” (f. 198)
Dashnori i Rozafës
mes kënetave të vdekjes, kanaleve e…
“Përsëri, kamionët e ngarkuem me kufomAtë lëvizëse, që ishin ato ditë, të lidhun me zinxhirë e litarë, leckamanë të mbuluem me baltë, e gjysëm të vdekun nga lodhja, uria e të ftohtit. Për ma shumë se 12 orë, nën drunin e rojeve gjakpirëse, kurrizet tonë u nxinë prej shkopijve të papushim, e shkelmave e grushtave të qenve të kuq të tërbuem.”
Sami Repishti
Dr. Sami Repishti, asnjëherë nuk e harronte vendlindjen, qytetin e Rozafës, për të cilën kishte një dobësi i veçantë. Edhe sot, që ndodhet prej shumë dekadash në New York, herë pas here shkruan promemorie për Presidentin e vendit, Kryeministrin dhe drejtuesve të pushtetit qendror e lokal, duke u bërë thirrjen: Mos e vrisni Shkodrën time!
Qysh në orët e para të nadjes, Repishti, zgjohej nga gjumi nga ulërimAtë e gardinëve që shanin të burgosurit për të dalë në punë…punë dhe vetëm punë.Rreshtimi para oborrit të burgut ishte një ritual i merzitshëm e i përhershëm. Të ndarë në 5 brigada pune, në kompani e skuadra (të cilat çdo shqiptari i kujtojnë aksionet Free, në kooperativat e vdekjes së ngadalshëm), komandoheshin nga të burgosur ordinerë dhe ish-zyrtarë komunistë, që kishin ra prej fikut (pushtetit, falë zhgënjimit), të burgosur për krime të rënda ose abuzim në detyrë.
RreshtAtë e gjatë me gaveta të palara, prisnin në rrallë për të marrë rracionin e gjellës, që sikurse shkruan Samiu, ishte një lloj “bollgur” (një lloj gruri i bluar trashë, qysh në mbrëmje, që edhe kafshëve po t’ia jepnin do të bërtisnin me të madhe), me qëllim që amidoni të trashej si balta, e supa të bëhej llapë. Mungesa e kalorive dhe vlerave ushqyese për trupin, nuk do të shqetësonte drejtuesit e burgjeve e kampeve të punës, mbasi të burgosurit ishin tashmë mish për top për të ndërtuar mjerimin e pushtetit të ri komunist. Ai sëbashku me skllevërit e punës, punonin në kanale ose kolektor tharës të ujërave të pellgut ose kënetës, prej nadjes deri në perëndim të diellit, 16 – 18 orë në ditë.
Samiu, kishte dalë një ditë më parë nga spitali dhe ishte fitur në punë.Ai nuk e kishte marrë ende vetën mirë, por kazma e priti që në ditën e parë në kodër. Roja, që e shihte me vemendje se ai nuk punonte, ndonëse ishte i djersitur prej mundit të kazmës në punë, filloi ta godasë pa mëshirë.
E ai kujton: “…Pak minuta më vonë, nji kapterr i shkurtër nga trupi e futyrë të vrantë, u afrue e, pa më folë fare, me shtyu me aq fuqi, saqë rashë përtokë. Kur desha të ngrihem, ai filloi goditjet me shkop në kurriz, pa pushue, derisa rashë përsëri.Nguli këmbë të ngrihesha. U përpoqa, por kambët nuk më mbajshin nga lodhja e, dridhesha tue u mbajtë për lopatë. Kapterri e humbi. “Shpirtin do ta marr!”, më tha, “Ose duhet të bësh normën, o s’ka! Kupton? Këtu do të lësh kockat, këtu në kanal!” Unë nuk u përgjigja; ai u largue.” (f. 201)
Piramidat e Egjiptit në kohën e lashtësisë, kishin ngrenë mijëra jetë skllevërish egjiptianë. Shqipëria ishte një Egjipt i ri i kohës së Mesjetës, ku Enver Hoxha, kërkonte të realizonte çmendurinë e tij të planeve të vdekjes 5 dhe 10 vjeçare, duke u mburrur para Stalinit, Titos, Maos dhe Fidel Kastros, se do të jetë shembull i shtypjes dhe vrasjeve të popullit të vet…
Samiu, shpesh nuk e bënte normën dhe bashkohet me numërin e skllevërve, emri i të cilit figuronte në listën e dënimeve.I riu shkodran, nuk u lejua të marrë gjellën as paguren me ujë, duke mos hyrë në baraktë deri në mesnatë.Për 6 orë, ai me shokët e vet qëndroi i ulur në tokë këmbkryq.Më mbas, ai u mundua që të pushonte pak, në krevatin prej drunit nga të rrahurAtë që kishte marrë si rracion nga kapterri shkurtabiq.Kështu e gjeti edhe mëngjesi i ditës tjetër.Të gjithë kishin dalë në punë, kurse ai qëndronte si i paralizuar në krevat. “Pak minuta ma vonë, hyni drejtori me nji shkop në dorë, më urdhnoi të ngrihem e, kur kuptoi se unë nuk kisha fuqi të mjaftueshme me qëndrue në kambë, më vuni shkopin në gojë e, me nji za tëçjerrun kërcënoi:
– Jo këtu në krevat, – më tha, – ti do të vdesësh atje, në kanal.
– Ti je armik i popullit e duhet të paguash për dëmin, që i ke sjellë popullit. Nesër në mëngjes, po të gjeta këtu, do të vras me dorën time! Qen bir qeni.”
Në kampin e Bedenit të Kavajës, do t’a gjendte Samiun, viti 1948. Çfarë kishte ndodhur, që të burgosurit nuk po shkonin në punë si çdo ditë? Tito me Jugosllavinë e vet, ishte shmangur kampit socialist të Stalinit dhe se komunistët shqiptarë ishin gjendur të papërgatitur nga kjo fatkeqësi. Nga frika e ndonjë revolte në burgjet politike të Shqipërisë, rregjimi përdori një taktikë tjetër, duke shtuar dozën e propagandës komuniste.
Kështu të burgosurit me zor nxirreshin në oborrin e burgut dhe komandanti fillonte të lexonte gaztën “Ze(h)ri i Popullit”, për të sqaruar se PKSh nuk kishte gabuar, por ishin jugosllavët ata që kishin devijuar nga idetë marksiste-leniniste. Kujt i hynin në punë blah-blahtë komuniste në kampet e burgjeve të Enver Hoxhës, kur dihet se viktimAtë politikë as që donin t’ia dinin për fatin e komunistëve shqiptarë e për më pak atyre jugosllavë, prej të cilëve ata ishin dënuar me privim lirie. Shqipëria, do të ndrydhej edhe më tej në guackën e krimit dhe mjerimit, që do të vijojë deri në vitin 1991…
Mbas kampit të punës së detyruar në Orman Popajn të Korçës, Samiu rikthehet në burgun e Shkodrës, në fund të muajit nëntor, kur shirAtë e përmbytjet me një lugë ujë të qytetit kishin filluar. Gjatë udhëtimit, me makinën-burg, shihte me andje fushat, malet, kodrat, katundet e pambarim të Atdheut të vet, që e kishte futur në kafazin e hekurt, në “emër të popullit” absurd imagjinar. Era e qytetit të lashtë e tërhiqte, sepse aty ishin vitet e fëmijërisë dhe rinisë që se provoi kurrë në liri.
Mbas 4 vitëve, ai ndihej i lodhur, me dhimbje, poshtërim të përditshëm në emër të proletariatit, që vriste e piqte kundërshtarët e vet politik kur të donte dhe sa të donte. Djalli, tashmë zotëronte pushtetin e vet dhe kënaqej tek gostiste me mish njeriu viktimat e diktaturës së tij, e cila, si fickrra më vonë vret vetën më dorën e vet… “Ishte ky vendi im, që më trajtonte në këtë mënyrë? Ishte kjo Shqipni, nana apo njerka ime, e martueme me prindin që me kishte braktisë!?… Tue u largue nga Maliqi, më vinte në mend skena e Pirros 16-vjeçar, që qortonte vëllaun 14-vjeçar , sepse, tue mos durue urinë, kishte grabitë nji racion bukë. Zemrimi i Pirros, që qortonte me lotë, në sy preku të gjithë kampin.Vogëlushi ulte kokën e, qante gjithashtu. Mandej, Pirroja i zemruem e i papërmbajtun filloi t’i binte “hajdutit” të bukës, që kundërshtonte, derisa të dy vllaznit u përqafuan. Ishte nji skenë e pabesueshme, nji ngjarje që më copëton zemrën edhe sot, sa herë që e kujtoj. Cili do të ishte fati i këtyne dy të rijve ende të parritun, në nji vend që i përbuzte, braktiste e i dënonte, me vjetë të gjata burgimi?”(f. 238 – 239)

Lirimi nga burgu pa liri dhe varfëria e tejskajshme

Mbas lirimit nga burgu, Samiu niset në qytetin e lindjes me një makinë të rastit.Shkodra, tashmë ishte kthyer në qytet karantine mjerimi, ku afishet e propagandës komuniste gjendeshin kudo.Kur hyri në shtëpi, motra e njoftoi se banonin në një dhomë përdhese dhe pjesa tjetër e shtëpisë ishte e zënë nga qeraxhij, të vendosur aty nga qeveria. I gëzuar me lot ndër faqe, se gjendej pranë familjes, ai nuk u merzit se ku banonte. Pasuria e gjithë familjes ishin 3 krevatë, një tryezë, disa karrige e divani. Vëllai i Samiut prej disa kohe ishte arratisur nga Shqipëria., ndërsa vëllai tjetër ishte me shërbim ushtarak. Nëna e motra, shikonin Samiun, por nuk flisnin. Me kokë të ulur poshtë, nëna tha: “Nuk kemi bukë… nuk kemi triska… e motra nuk gjen punë…!”
Të nesërmen Samiu, doli për të kërkuar punë.Ai shkoi tek Zyra e Punës e ata i thanë se duhet të shkonte në Ndërmarrjen e Ndërtimit.Edhe këtu, ai ndeshet me një harbut prej Peshkopie, që i tha që të shkonte në stadium, ku do të pastronte barin e keq në pistën e vrapimit. Dr. Samiu, shkruan: “Punojsha për bukën e gojës, e isha i gatshëm me punue për atë copë bukë edhe në sketerrë…!” Javën e dytë e caktojnë të punojë në kanalizimin e tokave të Qendrës Zooteknike.Kështu e gjeti edhe viti 1956.Atmosfera politike në Shqipëri ishte rënduar shumë.
Në Europën Lindore lëvizjet kundërkomuniste kishin gritur krye.Kështu në Hungari shpërtheu revolucioni, që kërkonte përzënien e forcave pushtuese ruse, rrëzimin e diktaturës komuniste, vendosjen e demokracisë dhe marrëdhënie me botën Perëndimore.
Sigurimi në vend, kishte hartuar lista të reja arrestimesh, të elementëve që dyshoheshin se mund t’i shkaktonin trazira kundërqeveritare. Në listë figuronte edhe qytetari Sami Repishti prej Shkodre.Lajmi i papritur, krijoi tek Samiu një ndjenjë paniku.Duhet menduar diçka, se përndryshe, ai sërisht do të binte në kthetrat e xhelatëve dhe burgjet e rregjimit të hienave.Ai, gjithnjë i shmangej provokimeve të kasnecëve të sigurimit (fuksave), duke preferuar të përdor armen e heshtjes e gjakftohtësinë.
Repishti, caktohet si punëtor në ndërtimin e Teatrit “Migjeni”. Motra e viziton në punë e i thotë, se policia kishte ardhur në shtëpi për t’a kërkuar, duke lënë porosinë që të paraqitej në Policinë Qendrore brenda ditës. Mbas pak u nis dhe oficerët mbasi i panë adresën e vendbanimit që nuk kishte ndryshuar e lanë të lirë të kthehej në shtëpi.
“Çdo ditë e ma shumë kisha përshtypjen se, eksperienca komuniste në Shqipni, kishte marrë karakterin e aventurës, që shkelmonte logjikën e përfundimet logjike. Megjithë pretendimet fisnike se “ata” frymëzoheshin nga dëshira e largimit të miliona viktimave nga vuejtja e vorfnia, eksperienca komuniste tregonte se ata i afroheshin vuejtjes e vorfnisë, ma shumë. I mbyllun brenda burgut tragjik të komunizmit stalian, edhe nga nji mur i dytë i përpunuem me duert e veta, komunistët e pashkollem shqiptarë kishin hy në nji rrugë pa dalje. Shqipnia vorfnohej çdo ditë e ma shumë!” (f. 309)
22 gusht 1959:
Lamtumirë nënë e vendlindje!
Ishtë dita fatale për Samiun, atdhetarin e zjarrtë të vendlindjes e Shqipërisë. Me një revolver e dy bomba dore, ai sëbashku me shoqëruesin u nisën drejt kufirit. Ai nuk mendonte më për rrugën e kthimit mbrapa, por përpara dhe vetëm përpara drejt shtigjeve të lirisë me çdo çmim. Nëna, kjo krijesë e përsosur e botës njerëzore, e ndiente thellë në shpirt se edhe Samiu do të largohet nga folesa e vogël e shtëpisë, ashtu sikurse kishte bërë djali tjetër para tij.
Dy miqtë të ngushtë, studenti Muhamet Fejza e bujku Muho Sami Toshi, kishin vendosur të vdisnin për të shpëtuar një shpirt arbërori nga dyert e Ferrit.Ata ndihmuan Samiun të arratiset, si heronj të heshtun, sot marrin bekimet e falënderimet e përzemërta nga Prof. Sami Repishti. Në vitet e mëvonshme, dy familjet Fejza e Toshi ,do të përshkohen nga kalvare vuajtjesh sëbashku me familjet e tyre. Samiu, tashmë do të merrte me vete në udhët e vështira të emigracionit netët pranë sofrës së familjes së tij, kujtimet për babain, që dëshironte të shihte të gjithë rreth sofrës kur hanin darkën, të rreshtuar rreth tryezës, simbas moshës.
E dhimbshme largimi drejt dherave të huaja, jo me dëshirë por nga imponimi i kundërshqiptarëve komunistë, që kishin gjak arbëror e flisnin shqip kundër bijve më të mirë të popullit të vet. Sërisht do të rikujtojë momentet e ngrota në gjirin e familjes tek përgatiste mësimet për shkollë, kur sytë fillojshin me iu mbyllë prej gjumit, nëna, që rrinte gjithnjë me fëmijët, i merrte për dore një e nga një e i përcillte deri në krevat. “Mandej na jepte nji të puthun, ngrohtësinë e së cilës e ndiej edhe sot, e na uronte: Natën e mirë!.Na bajshim nji gjumë të ambël deri në mëngjes. Ishim të lumtun!” (f. 26)
Po kjo nënë sëbashku me vajzat dhe djalin (vëllain e Samiut) ende të parritur, ishin dërguar në kampin e dëbimit (internim), në Berat, e më vonë në Veliqot të Tepelenës, si ndëshkim për arratisjen e njërit vëlla jashtë Shqipërisë. Shqetësimi i Samiut rritej çdo duke menduar sesi do t’a shtyenin mjerimin e madh të shtetit komunist familja e tij e përndjekur dhe e poshtëruar nga kampet e internimeve.
Ai në burg dhe familja pa shtëpi, mbasi shteti “demokratik” ia kishte sekuestruar të gjithë orenditë dhe e kishte lëshuar banesën e tyre qiraxhinjve të tjerë, të ardhurAtë e së cilës kalonin në xhepat e hajdutit – shtet. Tashmë, mjerimi, ishte ulur këmbëkryq në familjen e vjetër shkodrane Repishti, e po këndonte pamëshirë këngën e kalvarit plot mundime e vuajtje deri në palc.
Gënjeshtra, urretja, hakmarrja, terrori sistematik, që ushqehej me kujdes nga organet e Partisë Komuniste (që sapo ishte kthyer në termin qesharak e Punës) të Robërisë, në mendjet dhe zemrAtë e antarëve të saj, po jepte frytet e veta, mbasi viktimat rriteshin përpara oreksit të të babziturve animal, që kishte filluar zbatimin e gjenocidi të planifikuar të diktaturës së proletariatit në rrafshin fizik, moral, shpirtëror, kulturor etj., kundrejt bijve më të denjë të popullit martir shqiptar.
Kjo gjendje terrrori kundërnjerëzor, që rritej në progresion gjeometrik, e revoltonte zemrën e plagosur të shkodranit të burgosur Repishti.Ai kërkonte prej ndërgjegjës së vet gatishmërinë e momentit final të rezistencës kundërkomuniste, që ishte një kundërpeshë dhe kërkesë e domosdoshme në luftën me mbretërinë e djallit, që kishte fatkeqësisht gjak, gjuhë dhe emër shqiptari. Por gjithsesi, ai zgjodhi udhën e mbijetëses, qetësisë e gjakftohtësisë, ku Zoti i kishte dërguar Engjëllin, tek e këshillonte për më shumë durim e sakrifica sprove…
“Por zemra e nji nëne nuk gënjehet lehtë; ajo ishte ma e ndjeshme se ftohtësia e trupit tim. Ajo dyshoi, që unë nuk kisha “nji punë në katund” e u frikësue shumë.Po e lejsha vetëm përsëri, mbas dhjetë vjet burgimi e sidomos tashti, në ditën e pleqnisë.Pa lëshue za, më shikoi drejt në sy, e frikësueme e plot lotë. Me trupin e lodhun nga mosha e që mezi mbahej në kambë, u lëshue krejtësisht në krahët e mi, pa shqiptue as edhe nji fjalë të vetme, që në këtë çast suprem, do të më kishte lëndue edhe ma shumë, ose dobsue vendosmeninë time me u largue. Për nji çast, nanë e bir ishim nji e të pandamë, ndërsa motra, e dërmueme nga ajo pamje e dhimbshme, mbuloi fytyrën e njomun me lotë…
Nji tërheqje magjike më shtynte me vështrue ledhet e kalasë, e dukej sikur më shikojshin me pakënaqësi e më qortojshin: Largohu, largohu nga unë, o biri im, që nuk pranon sundimin tim mijëvjeçar. Largohu në botën përtej, ku unë nuk të shoh përsëri… Por do të ndjesh thellësisht mallin që mundoi bashkëatdhetarët tuej, akoma të lidhun me mue. Megjithatë, nëqoftëse asht liria ajo që fitoi mbi magjinë time shekullore, shijoje tanësisht, me të gjithë gjoksin e mbushun nga frymëzimi i saj. E, mos anko kur, në kulmin e galdimit që shpreson se të pret, nji fshamje e thellë, e dhimbshme, do të sjellë mendimin tand kah unë, kah këto ledhe të harrueme. Atëherë, ma shumë se kurrë, do të kuptosh si duhet sa randë peshoj unë në zemrën tande, që nuk pranon shkëputjen ma shumë se shuemjen time…!” (f. 325 – 326)
Prof. Sami Repishti (1925)
nga burgjet komuniste në Universitetin e New York – ut
Ishte pjesëtar i rezistencës, kundër pushtuesve italian e gjerman në Shqipëri, si student, kundërshtoi diktaturën komuniste të prosavendosur në vendin e shqiponjave.
Më 1946 u arrestua dhe u dënua me 15 vjet burgim të rëndë, kryesisht për kërkesAtë e tij për demokraci dhe zgjidhjen e problemit dardan.Nëna, vëllai dhe motra e tij, vuajtën në kampet e internimit në Berat dhe Tepelenë.
Më 1959, u arratis në ish- Jugosllavi,ku u burgos përsëri, e mbas shumë vuajtjesh, emigron në ShBA (1962), ku jeton edhe sot me familjen.
Ka bërë studimet e mesme në Shkodër, dhe ata universitare në Firenze (Itali), në Paris (Francë) dhe ka dokturuar pranë departamentit të Frëngjishtës në City University of New York në vitin 1977.
Për 25 vjet me rradhë, ka dhënë mësim në college – t amerikane..
Ka qenë kryetar i departamentit të Gjuhëve të Huaja për shkollat e qytetit Malverne, New York, dhe pedagog i jashtëm pranë Aldephi University New York.
Në vitin 1991.është autor i më shumë se 100 studimeve dhe artikujve me tema shqiptare dhe të Drejtat e Njeriut, kryesisht për shqiptarët në ish – Jugosllavi dhe çamët, të botuar në shtypin amerikan dhe shqiptar.
Ka qenë koordinator për ish-Jugosllavinë dhe Shqipërinë pranë Amnesty Internacional në ShBA për periudhën e vitëve 1979 – 1982.
Është i pari shqiptaro – amerikan, që ka dëshmuar para Kongresit Amerikan për Kosovën në prill të vitit 1965, dhe ka vijuar me dëshmi të shumta para komisioneve kongresiane dhe qendrave studimore amerikane, kryesisht për problemin kosovar.
Në vitin 1986, kërkoi hapjen e Zyrës Amerikane në Prishtinë, që u realizua me sukses në vitin 1996, dhe atë kosovar në Ëashington, që u aprovua nga Presidenti i 46 – të i ShBA – së Mr. Ëilliam Jeferson Clinton më 1993.
Që nga viti 1965, vazhdon të jetë njeri nga aktivistët më të njohur për kontaktet e vijueshme me përfaqësuesit e Kongresit, Departamentit të Shtetit dhe Shtëpinë e Bardhë, në mbrojtje të interesave të mbarë popullit shqiptar, pa ngjyra ideologjike.
Dr. Repishti, është bashkëthemelues i Lidhjes Qytetare Shqiptaro – Amerikane (1986) dhe drejtor ekzekutib (1989 – 1992), themelues dhe president i Kosova Relief Fund, USA., Inc. (1978 dhe sot); bashkëthemelues i Amerrican Friends of Albania dhe sekretar/arkëtar i saj (1992 – 1996); bashkëthemelues i Këshillit Kombëtar Shqiptaro – Amerikan (NAAC, 1996) dhe president i parë (1996 – 1998).
Ai është antar i Bordeve drejtuese të disa organizatave shqiptaro – amerikane.Vazhdon të merret me studime shqiptare dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut.
Është i martuar me Dianën e ka dy fëmijë një djalë Daren me profesion mjek, e një vajzën Ava avokate, me nipa e mbesa.
Botime:
Dr. Sami Repishti, është autor:
“Ten Memorandum-The Plight of the Albanians in Yogoslavia”, (New York, 1988).
“Albania in Brief” (New York, 1993)
“Pika Loti”, Tregime Burgu (Shkodër, 1997).
“Kosova – 2000”, Përshtypje udhëtimi (Prishtinë, 2001)
“Nën hijen e Rozafës”, Narrative e jetueme (Tiranë, 2005)
Editor:
Punimet e Seminarit të Parë Kulturor “Mbi Çamërinë” (New York – Shkodër, 2001)
Breaking the Silence: “A Voice for Kosova-1968 – 1995” (New York, 2001)
Bashkëeditor:
“Studiues on Kosova” (New York, 1984)
“Albanian Language Cometencies” (Peace Corp., USA, 1992)
Bashkëautor:
“100 vjet, Lidhja Shqiptare e Prizrenit” (Roma, 1979)
“Human Right in Yugoslavia” (New York, 1986)
“Yogoslavia: The Failure of “Democratic” Socialism” (Meë York, 1988)
“Seft – determination in Central East Europe” (Brugg, Ch, 1988)
“Dissolution in Central East Europe” (Brygg, Ch, 1989)
“The New Era” (Brugg, Ch, 1990)
Për veprimtarinë e tij është nderuar me:
“Recognition for Human Right” (Albanian American Nacional Organization, 1986)
“Saint Nicholas Districtive” (Albanian Orthodosx Archidiocese in America, 1988)
“Recognition – Fighter for Democracy” (Mr. & Mrs. Ë. I. Clinton, kandidat – President (1992))
“Medalje e Artë – Pishtar i Demokracisë” (Tiranë, 1992), me Motivacionin: “Për veprimtari demokratike në Shqipëri”
“Urdhëri Naim Frashëri, Klasi I”, me Motivacionin: “Për veprimtari kulturore në ShBA (1995)
“Operation Joint Guardian – Kosovo”, Medalje dhënë nga Presidenti Dr. Ibrahim Rugova (Prishtinë, 2000)
“Recognition Honring…”, Dhoma e përfaqësuesve, Kongresi Amerikan, (2000), në 75 – vjetorin e lindjes.
“Medalja e Artë – Lidhja e Prizrenit”, akorduar nga Dr. Ibrahim Rugova (Prishtinë, 2003), me Motivacionin: “Për kontributin e njashtëzakonshëm në internacionalizimin e problemit të Kosovës.(Dergoi Klajd Kapinova)

Filed Under: Histori Tagged With: Klajd Kapinova, pellgu i padrejtesise, Sami repishti, shqiperia

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • …
  • 20
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT