*Shaban Cakolli ike në atë botë, por veprat tua na mbetën të kujtojmë për jetë!/
Nga Asllan DIBRANI/
sha në vlugun e punëve të përditshme i molisur nga një vapë e asaj dite kur mësova për vdekjen e bashkëpunëtorit ,poetit dhe veprimtarit Shaban Cakollit. Me shumë pikëllim e përjetova humbjen e kësaj pene që vargësi shumë vargje poetike ,portrete dhe artikuj publicistik për atdheun , kulturën artin dhe sfidat e këtij populli. Vet ai gjithnjë i kishte në shënjestër kritike të metaltat në shoqërinë kosovare e ma gjerë. Urtësia , kultura ,bujaria dhe ndërtimi njerëzor i tij ishte i një rangu të lart.Vdekja e tij me theu shpirtërisht mua dhe krijuesit tjerë familjen dhe farefisin .Nga kjo humbje e mikut tim pa prit masë na i ndërpreu cingirrimat e telefonit, bisedat ,dhe kujtimet e së kaluarës edhe si bashkëvendës ne krijimtarinë e mëtutjeshme.
Nga kjo humbje dhe mungesë të tij nuk munda ndryshe ta ngushëlloj veten, pos ta përmbush këtë boshllëk për mes këtij artikulli me përkushtim, për te ndjerit Shanan Cakollin . Kujtimet do t’i filloj nga dita që u njohëm me rastin e themelimit të “Lidhjes së Shkrimtarëve Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Gjermani” . Mik i dashur Shaban do të mbetesh përherë në zemrat tona , duke i kujtuar gjithmonë rrezet e dielli të mëngjesit në Gollakun tonë të shtrenjtë! Përmes bisedave kujtoj Gollakun e bukur aty ku linda edhe unë. Përmes teje i kujtoj krojet , rrugët me kalldrëme .Poezi e Shaban Cakollit kushtuar vendit të vet:
VENDI IM
Natë për natë shëtis
nëpër kozmosin me hënë
buzë lumit të atdheut
pranë arave dhe kopshteve
malli s´ikën nga unë
as kur hëna ikën
prapa gjelbërimeve
Përmes këtyre vargjeve tua e kujtoj cicërimën e zogjve , ylberin shume ngjyrësh , që i zbukuronte fushat dhe malet tona. I kujtoj bisedat për kulturën dhe zakonet tona. I kujtoj edhe vuajtjet e asaj ane nga barbaria serbe që u përpoqëm se bashku t’i vëmë te gjitha qe i përmenda në letër , andaj kam obligim instiktiv të përkujtoj për lexuesit edhe Malësinë e Gollakut, që linde edhe ti i madhi Shaban Cakolli. Malësinë e Gollakut për nga peizazhet, malet, thyerjet, lartësitë e pyjeve dhe regjioni hynë në rangun e bukurive të natyrës me pamje mahnitëse. Edhe përkundër rrethanave të pafavorshme për të jetuar atje, braktisja e banorëve e ka bërë të veten, nga e cila shumë vendbanime janë shpopullzuar, pas furtunave dhe përndjekjeve të vazhdueshme nga pushtuesit sllav në shekujt e fundit. Ajo anë , fatkeqësisht u harruar edhe nga pushtetet e ma vonshme, po edhe të këtyre aktuale!
Malësia e Gollakut – Krahinë kjo që shtrihet në pjesën verilindore të Republikës së Kosovës , shënon vijën kufitare me shtetin e Serbisë fqinje . Territori gjeografik i kësaj Malësie , administrohet nga këto komuna: Prishtina, Podujeva, Novobërda, Kamenica, Bujanoci, Vraja dhe Medvegja .
Që nga mbirjet e para të popullit autokton shqiptarë mbi këto troje etnike , kjo Malësi ka shërbyer nëpër shekuj si beden i gjallë , në mbrojtje të kësaj popullate nga luftërat, sulmuesit dhe armiqtë e shumtë, që pareshtur iu vërsulen këtyre anëve me popullatën ma bujare , me një popullatë ma besnike e sinqertë dhe trime .Ata jetuan dhe mbijetuan nën kushtet më të rënda për ekzistencë, por asnjëherë nuk u zhgënjyen dhe nuk u gjunjëzuan para okupatorëve , plaçkitësve, grabitqarëve dhe kasapëve të etur për gllabërimin e kësaj ane shqiptare!Në këtë krahinë kanë lindur , janë rritur dhe kanë vepruar shumë talent , krijues,interpretë , humoristë dhe instrumentistë popullor.
Nga këta krijues ishte edhe Shaban Cakolli ,njëri ndër të shkolluarit e parë që ndoqi arsimin edhe të lartin. Vendlindja e tij është fshati Krilevë që i rezistoj deri e fundit shpërnguljeve. Shtrihet po në atë pjesë të Gollakut (Gallapit)në rrethin e Dardanes ish (Kamenicë) dhe Prishtinë me pamje piktoreske dhe të bukura me rrugën gjarpërore që lidh fshatrat Strexoc, Gllogovicë ,Dabishec, Kremenatë ,Prapashticë , Keqekollë ,Grashticë, Makoc dhe Llukari qe përkufizohet me Prishtinën.
– Shaban Cakolli, lindur më 1958 në Krilevë. Mosha fëmijërore e gjeti të inkuadruar në aktivitete të lira dhe letërsi. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen në Dardanë, kurse studimet në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Prishtinës. Ishte i pasionuar mbas letërsisë me çka edhe la gjurmë kudo që ishte.
Shkrimet nga Shaban Cakolli
Me shkrime vazhdoj të merret qysh në moshës fëmijërore duke shkruar për mësuesit ,nënën , bukuritë e natyrës , heronjtë dhe e mundonte gjithnjë pozicioni i shqiptarëve nën pushtimin serbo-sllav .Nga kjo gjendja jo e favorshme për të jetuar në Kosovë Shabani emigroj në Gjermani .
Në Gjermani edhe se u përpoq të ambientohet në një vend të zhvilluar kurrë se gjeti qetësinë e shpirtit , po gjithnjë e kishte në barrë, Kosovën dhe sfidat e saj për çlirim. Edhe shkrimet qe i kishte pasion te përhershëm i ndërlidhte me aktualitetin e saj . Shkruante poezi, prozë ,publicistikë dhe reportazhe . Shkrimet e tij janë botuar në gazeta, revista periodike dhe në portale informative për art, kulturë dhe politikë. Ka bashkëpunuar me gazetat: “Zëri i Kosovës”, “Bota Sot”, “[Rilindja (gazetë)|Rilindja”, “Emigranti”, “Kosova e Re” si dhe revistat “Zëri “, “Republika”, “Fjala e lirë”, “Rruga e jonë”, “Doruntina”, etj. Portalet në bashkëpunim ishin Zemra shqiptare ,Alb-Emigrant, Dielli , Tribuna shqiptare ,Filial,Revista Drini etj.
Një poezi nga Shaban Cakolli për poetin:
POETI
Nuk e di
nëse trupi i pikon gjak
por e di,brenda tij
kallet një oxhak
Në mes mallit e dhembjes
urnë që kallet
digjet në heshtje-bëhet prush
dhembjet e tij
s´i kupton askush!…
(Elegji për poetin Shaban Cakollin nga Agim Gashi )
U ngrys qielli e Karadaku
Gjëmoi bjeshka edhe Gjoli,
Sot po niset që përgjithmonë
T´kthehet n´atdhe Shaban Cakolli.
O Shaban lulja e mërgimtarit
O poeti i fjalës së bardhë,
Kthimi yt në tokë dardane
I përloti shumë shqiptar.
II
Çka që qajnë sot yjt e dielli?
Pse po qajnë dhe sytë e mi?
Miku i t´gjithë po largohet,
Nuk na tha as lamtumirë!
Qajnë librat në vitrina
Qajnë vargjet në poezi,
Po e qajnë Shaban Cakollin
Po e qojnë të vdekur n´shpi.
III
Në vend të huaj i mërguar
Kurrë su ndale për atdhe,
O Shaban Ti nuk ke vdekur
I gjallë do t´jesh gjithmonë për ne.
Sot udhëton për në Krilevë
Të pret fisi e të pret miqësia,
Me të përcjell n´banesë t´gjithmonshme
Në atë vend ku e rrokë freskia.
IV
Ti jetoje me shpirt t´përvëluar
Në varre miqve vargje dërgoje,
Me freskinë e mërgimtarit
Edhe varret ua ndriçoje.
Lamtumirë o miku i vjetër
Që e doje aq shumë sharkinë,
Lotët faqeve për Ty po rrjedhin
Ujisin këngën dhe melodinë.
30.07.2014
Düren
LIDHJA E SHKRIMTARËVE NË GJERMANI NDERON KOLOSIN E LETRAVE SHQIPE,AZEM SHKRELIN
Nga Shaban CAKOLLI/
Azem Shkreli,një autoritet i cili nuk mund të zëvendsohet,njeri i madh i kulturës sonë kombëtare,që me mençuri lëroj gjuhë e kulturë kombëtare i cili u ngjit në majë të letrave shqipe dhe vetës i krijoi pavdekësinë,i mungon Kosovës,anekënd trojeve shqiptare,shumë letrar Europian thonëse i mungon Europës,na mungon neve mërgimtarëve të shkapërderdhur ënë e kënd nëpër botë,me te kishim një krijimtari më të fortë,më moderne,kinomatografi më të sukseshmet,qenja e tij i kushtohej poezisë,ishte dhe mbetet figura më madhore që mbajti gjallë lirinë e Kosovës.Për mërgatën tonë shqiptare, në veçanti për krijuesit tanë të cilët jetojnë dhe veprojnë në Gjermani,Azem Shkreli ishte shpresa dhe drita e mërgimtarëve,ishte ambasadori i vërtetë i kulturës sonë,bashkëpunonte me ne dhe na jipte këshilla,nga se kush pos tij atëbotë nuk mirrej me kulturën tonë në mërgim,pos tij.Azem Shkreli ka kohë nuk është fizikisht me ne,por për ne krijuesit në mërgatë mbetet figura më madhore,më e çmuara,udhërrëfyesi më i mirë i krijuesve në mërgim.
LSHAKSH në Gjermani gjithnjë nderon veprën e tij,organizon takime të llojllojshme për te,por tani katër vite me radhë organizon manifestimin tradicional për Azem Shkrelin,manifestim ky garues në të cilin ipen çmime për tri veprat më të mira.Këtë të shtune me 17 maj,në sallën e kulturës në Ennepetal të Gjermanisë LSHAKSH,mbajti takimin tradicional Azem Shkreli në mërgatë 2014.Manifestimit ia shtuan gjallërinë pjesëmarrja e familjes Shkreli,znj.Behare Shkreli dhe Valon Shkreli,të cilët janë shumë të çmuar dhe rrespektuar për mërgimtarët,shkrimtarë,poet,e dashamir të fjalës së shkruar,mërgimtarë të ardhur anë e kënd Europës,këngëtarë,piktor,aktor,nxënës të shkollës shqipe të Wupertalit me mësuesin e tyre Sami Thaçi,etj….Kishin ardhur edhe shkrimtarë e poet nga Kosova si Halil Xani dhe Qëndresa Halili,xhirues nga RTK-ja Ragip dhe Kushtrim Rama.Blerta Kelmendi,si moderatore mjaft e sukseshme e moderoj programin,ku në fillim ftoj për fjalën përshëndetëse kryetarin e nderit të LSHAKSH,z.Martin Çuni,i cili me pak fjalë të ngohëta,këshilluese dhe edukative,u ndoq me vemendje të lartë dhe shpërtheu me duartrokitëje nga masa.Për jetën dhe veprën e Azem Shkrelit,foli kryetari i LSHAKSH,z.Pal Sokoli,i cili mestjerash shtoi:Azem Shkrelí lindi më 1938 në Rugovë të Pejës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa në Prishtinë ai vazhdoi shkollën e mesme për të vazhduar fakultetin Filozofik,degën e gjuhës dhe të letërsisë shqipe. Për shumë vjet ai ka qenë kryetar i shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, drejtor i Teatrit Krahinor në Prishtinë dhe themelues e drejtor i Kosova Filmit. Vdiq në pranverën e vitit 1997.
Ka botuar këto vepra në poezi Bulzat (1960), Engjujt e rrugëve (1963), E di një fialë prej guri (1969), Nga bibla e heshtjes (1975), Pagëzimi i fjalës (1981), Nata e papagajve (1990), Lirikë me shi (1994), Zogj dhe gurë (1997). Në prozë: Karvani i bardhë (1961), Sytë e Evës (1975), Muri përfundi shqipes Shtatë nga at, si dhe dramat: Fosilet (1968), Varri i qyqes (1983) etj. Poezitë e tij janë përkthyer në shumë gjuhë të huaja.
Shfaqja e Azem Shkrelit si poet, përpos që përputhej me ardhjen e talentit të fuqishëm, shënonte njëkohësisht kthesën e parë drejt hapjes dhe modernizimit të poezísë shqipe të Pasluftës. Shkreli u ngjít natyrshëm në kulmet e poezisë së sotme shqiptare dhe këtë vend ai e konsolidoi dhe e përforcoi nga njëra vepër poetike në tjetrën, deri në atë të fundit, që e la dorëshkrim “Zogj dhe gurë”, botuar më 1997.
Veprimtaria në poezi dhe në prozë e Azem Shkrelit në fund të viteve pesëdhjetë dhe në fillim të gjashtëdhjetave, shënon kthesë cilësore dhe kthesë në praktikat krijuese letrare. Gjatë viteve pesëdhjetë, si gjimnazist, Azem Shkreli, ka mundur të lexojë nga letërsia e kohës në gjuhën shqipe një poezi tematikisht të kufizuar, me strukturë dhe sajim artistik gjuhësor pa origjinalitetin e duhur. Në prozë gjendja ishte edhe më e varfër. Me përjashtim të ndonjë emri, (Hivzi Sulejmani) ajo pak prozë e autorëve jo fort të talentuar, kryesisht trajtonte tematikën e luftës dhe të fitores përmes rrëfimit klishe bardh e zi dhe të metodës së realizmit socialit.
Kështu Azem Shkreli shënoi kthesën e parë më të rëndësishme në poezi, në radhë të parë, duke e çliruar Unin lirik intim nga ai kolektlv, duke selitur në të temën e dashurisë për vendlindjen dhe duke portretizuar njeriun e truallit rugovas, me ngjyrimet e traditës dhe të lashtësisë, dashurinë për vashën, lirikën peizazhiste, etj. Nga ana tjetër thyerjen e parë të madhe në letërsinë shqiptare, kosovare, Shkreli e bëri me romanin “Karvani i
bardhë” si edhe me tregimet e përfshira në vëllimin “Sytë e Evës”, që qëndrojnë ndër më të realizuarat në prozën tonë të shkurtër.
Hasan Qyqalla,Kryetar i LKSHM, i cili përshëndeti familjen Shkreli dhe të gjithë të pranishmit, foli p rëndësinë e manifestimit Azem Shkreli,lëvdoi veprimtarinë e Azem Shkrelit në përgjithësi dhe të veçantë në letërsinë shqipe.LSHAKSH në Gjermanirolin prioritar ia lë bashkëpunimit me rininë tonë të mërguar.Falemnderuar mësuesit Sami Thaçi,i cili me nxënësat e tij të shembullor ka vite që bashkëpunon me ne, u prezantuan me këngë
e valle kombëtare dhe një recital dy gjuhësh shqip-gjermanisht.Pjesa e parë e takimit ishte e pregaditur me punime domethënëse nga Azem Shkreli dhe për Azem Shkrelin,ku me poezi për Shkrelin u prezantuan:Dibran Demaku,poet e publicist,aktori Musa Mulolli, Anxhelina Krasniqi-Bardhi,etj.
Me një poezi të arrirë u paraqit edhe poeti ynë i njohur nga Kosova Halil Xani.Driton Gashi,një artist i merituar,i cili në Gjermani ka ardhur si fëmijë,i dalluar në mësime të shkollës gjermane dhe asaj shqipe,tani pedagog në shkollat gjermane,këngëtar i mirënjohur,shkrimtar,para të pranishmëve shpalosi nga reportuari i tij këngët:Kur të jeshë mërzitur shumë(teksti i Dritëro Agollit”)dhe Valësi i lumturisë,kënaqi të pranishmit dhe u shp-
ërblya me duartrokitëje të zjarrta.Ashtu publikun e ndezi me këngë për Pjetër Bogdanin,rrapsodi ynë i mirënjohur Zyber Topalli.Krenaria në mërgim na mbanë kur rinia jonë e mërguar ruan gjuhë,kulturë e traditë,dashurinë për atdheun,kur të rinjët në mërgim i recitojnë e këndojnë atdheut,dëshmorëve të kombit,ndihemi se këta fëmijë nuk mund të asimilohen.Të tillë ishin vëllezërit Kurtishi,të cilët me këngët e tyre për atdheun mrekulluan pjesëmarrësit.
Dihet se me këta djem të rinjë ka punuar shumë edhe babai i tyre dhe këngëtari ynë i merituar z.Llokman Kurtishi.
Sekretari i LSHAKSH-në Gjermani dhe udhëheqësi i komisionit të Konkursit të sivjetmë poeti dhe publicisti Shaban Cakolli, në emër të jurisë se përbërë nga:
1. Shaban Cakolli( poet dhe publicist)
2. Faruk Tasholli(shkrimtarë,poet, publicistë dhe autor i shumë teksteve të këngëve hite)dhe
3. Miradije Gashi, (poete e publiciste).
Shpalli fituesit e vitit 2014 të Konkursit letrarë, ”Azem Shkreli”.
Vendi i parë i takoj poetit, Naim Fetaj: “Terrinë përtej diellit”, përmbledhje poezish
Vendi i dytë shkrimtares, Bukurie Bushati: ”Buzëqeshje me gjurmë lotësh”, tregime
Vendi i tretë poetes, Fakete Rexha: Bota e vogël e Beri Lu, tregime dhe poezi.
Shaban Cakolli tha, këtë vit kemi pasur një konkurrencë vërtetë të madhe, na ka ardhur shumë keq qe na duhej të veçojmë tre fitues po sipas konkurrencës, për jurinë fitues janë të gjithë ata qe konkurruan. Shpërblimet i ndanë në emër të familjes Shkreli, Valon Shkreli, (djali i Azemit) dhe Shaban Cakolli në emër të jurisë se Lidhjes sonë. Në emër të te shpërblyerëve folën Fakete Rexha, “Mua mu nda Cmimi i tretë për librin e botuar mes dy takimeve “Bota e vogël e Beri Lu”. U gëzova. Shumë u gëzova. Ndaj, desha ta falenderoja Zonjën Shkreli bashkë me familjen e saj si donatore kryesore. Pal Sokolin – Kryetar i Lidhjes së SHAK të Gjermanisë. Këshillin Organizativ të manifestimit dhe Jurinë. Edhe gjithë të tjerët që jeni të pranishëm në këte manifestim të fjalës së bukur artistike. Prania e familjes së Azem Shkrelit dhe e tëgjithë ju krijues te dashur,pastaj ky çmim qe mu nda sot,do te jenë frymëzim dhe një motiv më shumë per krijimtari të re. Ndërsa fituesja tjetër Bukurije Bushati tha ;”Hera e parë qe marr pjesë në një konkurs letrar. Kjo në Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqipar në Gjermani. U paraqita me librin tim, përmbledhje tregimesh,” Buzëqeshje me gjurmë lotesh”.Mendoj se të fitosh çmimin libri me i bukur i vitit, eshte me gjithmënd gëzim, por të fitosh, edhe pse jo te parin, por vendin e dytë me cmimin, “Azem Shkreli”, kjo është lumturi! Faleminderit, për vlerësimin, juria, faleminderit Kosova, faleminderit zonja Shkreli! Jam e nderuar prej jush! Këngëtari Driton Gashi ju dhuroj qe të tre fituesve nga një CD dhe nga një Libër mr këngë te reportuarit të tij. U ndanë edhe mirënjohje në emër të Lidhjes Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesve Shqiptar në Gjermani. Mirënjohje kësaj radhe i ndamë: Poetit tanimë të ndjerë: Fehmi Korqa, për aktivitete dhe krijimtari pranë LSHAKSH-së në Gjermani. Poetit dhe ish kryetarit të LSHAKSH-së tani i LSHKSHM z. Hasan Qyqalla, për punë dy vjeçare panë saj. Pastaj poetes dhe zëdhënëses së Lidhjes sonë , Sevëme Fetiqi, për veprimtari dhe aktivitet pranë saj. Mirënjohje i ndamë edhe poetit dhe sekretarit te LSHAKSH-së Z. Shaban Cakolli, si krijuesi më aktiv i vitit. Mirënjohje i ndamë edhe zonjës Drita Nikoliqi-Binaj, për pjesëmarrje aktive në aktivitetet e LSHAKSH-së në Gjermani dhe me në fund i ndamë mirënjohje edhe shkrimtares nga Kosova, Qëndresë Halili, si pjesëmarrëse më e re pranë të manifestimit tonë. Mirënjohjet i ndanë Martin Çuni( Kryetari i nderit) dhe Pal Sokoli(Kryetar i tanishëm) të LSHAKSH-së në Gjermani. Kryetari i Shoqatës “Lichtblick” z. Ismet Mehmetaj, në emër të shoqatës se vet, ndau dy mirënjohje, një mirënjohje public ke për LSHAKSH në Gjermani, 2014 për aktivitete dhe organizim të mirëfillte të mërgatës, dhe një mirënjohje për Znj. Mimoza Kallja nga Muncheni.
E cila i gjendët gjithmonë pranë çdo aksion humanitar. Gjithmonë i është përgjigjur thirrjeve për ndihmë, jo vetëm të shoqatës “Lichtblick e. V.” por edhe thirrjeve individuale të njerëzve më nevoja. Para një viti e kemi shpalle ambasadore te shoqatës “Lichtblick e. V.” tha Ismet Mehmetaj
.Në pjesën e dytë të manifestimit,u promovuan dy libra:Romani “Përsëri Përseritet” i autores Qëndresa Halili,për të cilin referoi Musa Mulolli si dhe përmbledhja poetike “Bërthama e fjalës”;për të cilen referoj Maxhun Smajli.
Dick Marty në rolin e Nastradamusit
Shkruan:Shaban Cakolli/
Populli im i dashur, Kosova jonë e shejtë,rrallë në botë njihen popuj më të përvuajtur se ishim ne,popull i cili tërë jetën e vet e pati në revolucion
i varfur me varfërinë e skajshme ekstreme,të cilën na e sollën pushtues të shumët.Pushtuesit u sollën barbarisht ndaj nesh,ti populli im i dashur,kurrë
nuk u solle me barbari ndaj askuj.Ishe i fortë i guximshëm,optimist,të shkelën pushtues të ndryshëm,por nuk je pajtuar kurrë me robërinë.
Vërtetë e pate të vështirë,sepse u pushtove nga pushtues të fuqishëm,me përkrahëjen e aleatëve të fuqishëm,pushtimi të ndoqi gjatë.por nga gjiri yt nxore bijë e bija zemerzjarrtë të fortë si shkëmbinjë,që çda çast i kundërshtuan armikut.Kosova nuk i shpalli kujt luftë,nuk hyri të sulmoj kurrë teritoret e huaja,
ajo mbrojti lirinë e vet sa mundi,të tjerët na shpallën luftëra,hynë e pushtuan teritoret tona,nga se lakmonin pasuritë që trojeve tona ua kishte krijuar
Perendia,pushtuesit hynë në trojet tona,me gjakun tonë e skuqën çdo cep të vendit tonë,sepse trimat tanë u dolën në dyluftim ballë për ballë për
të mbrojtur pragjet e veta,me gjak e jetë.Po,pushtuesit tanë ishin qyqarë.kur nuk mundnin të mateshin me trimat tanë nëpër beteja,dridheshin tinëzisht,ua digjnin
kullat pleqëve,ua grabitnin pasurinë,vrisnin,digjnin e masakronin fëmijë,gra dhe pleq,madje dhunonin gra e vajza,se ata nuk kishin moral.
Kështu ka ndodhur nëpër shekuj me shqiptarët,për masakra,djegëje e dhunime,deri më tani asnjë pushtues mbi shqiptarët nuk kishte dalur para drejtësive ndërkombëtare!
Vetëm pas luftës së fundit të Kosovës,te drejtësia ndërkombëtare me disa qalime nisi drejtësia për krime lufte në Hagë.Atë botë Serbia fashiste,
deri sa gjykata e Hages po mirrej me ndonjë xhelat sërb,ajo po ua falsifikonte dosjet kriminelëve të tjerë,po i bënte qëngja,që dosja e tyre e butë,sikur nuk kishte
përse të mirrej Haga me ta,po ua ipte të drejtën që vet shteti kriminel sërb të mirrej me ta,shteti i cili vet i nxiti dhe i nisi të bëjnë krime mbi shqiptarët!Shqiptarët e Kosovës më tepër se gjashtë shekuj luftuan kundër padrejtësisë,andaj është qesharake nëse dikush në botë mendon se shjqiptarët ia kanë frikën drejtësisë,apo i ikun drejtësisë.Po,për çfarë drejtësie bëhet fjalë këtu?Shqiptarët bënë gjashtë shekuj luftë për çlirim,por kurrë nuk u turbulluan nga koka,nuk u përkulën nga furtunat e armiqëve sado të fuqishëm që ishin.Bota demokratike e kuptoj me kohë,se lufta të cilën nisi UÇK-ja,ishte një luftë e drejtë,luftë që bëhej me armikun më të madh të shqiptarëve,i cili padrejtësisht kishte pushtuar tokat shqiptare, luftë
e pabarabartë,por vendimtare për fatin e kombit liridashës shqiptarë,andaj edhe bota demokratike u bë aleate e fortë e këtyre trimave liridashës, dhe popullit liridashës shqiptarë.Kosova e cila u çlirua,disi me vendime të shpejta nga trolli i saj u shkëputën 25 mijë kilometra katrore tokë
shqiptare që padrejtësisht ua ka shkëputur Sërbia me forcë.Pa i shkuar kuj mendja në humbëjen e kësaj toke shqiptare,Kosovës iu dha një lloj sovrani
teti,dhe me nguti u nxitën të bëjnë dialog serbo-shqiptar në Bruksel.Ky lloj dialogu nuk do të duhej të ndodhte pa u siguruar trojet tona që me dhunë
i uzurpoj Sërbia,pa u dënuar kriminelët sërb,të cilët vranë,dogjën,masakruan e dhunuan,pa u paguar këto dëme lufte,pa u gjetur mijëra kufoma
shqiptare,kufoma civile,të pa afëta për luftë,pleq,gra e fëmijë,të cilat Sërbia i vrau,ua grabiti kufomat,i mbolli në tokat sërbe,duke hedhur mbi eshtrat ew tyre osfalte e ndërtesa të mëdha.Nuk ishin shqiptarët ata që u futën në Sërbi për të bërë krime,ishte Sërbia ajo e cila na vrau,masakroj dhe na i zhduki kufomat!Dialogu nuk do të duhej të ndodhte pa u vënë në pranga dhunuesit e mijëra femrave shqiptare,madje pa kërkuar falje popblike sërbët të cilën bënë tërë këto të zeza mbi tokën tonë.Sidoqoftë Kosova u detyrua të bënte dialog,Sërbia u përgëdhel nga të mëdhenjët dhe iu dha dritë e gjelbër për në Europë,kurse Kosovës si shpërblim njëfar gjykate speciale!Barazimi,madje më tepër se barazimi i xhelatit me viktimën,për shqiptarët është i pa pranueshëm.Kryevrasësit e popujve të Ballkanit,të cilët kanë ujitur me gjak tërë Ballkanin,kanë të drejtë të gjykojnë vet kriminelet e vet,kurse për ne u kërkojka një gjykatë speciale!E vërteta do të ishte,për krimet që kanë bërë sërbët në shumë qendra botërore do të duhej të themeloheshin dhjetëra gjykata speciale.
Senatori zviceran,Dick Marty, i cili nepermjet të një raporti akuzon udheheqes të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës se kanë transplantuar ilegalisht organe gjatë luftes te vitit 1998-1999. S´do mend se Dick Marty eshtë i ndersyer nga qarqet shoveniste serbe . Lidhur me këtë është folur shumë,por kjo nuk është dëshmuar dhe nuk do të mund të dëshmohet me asnjëfakt.Nëse diçka e tillë ka ndodhur ndonjëherë,kjo mund të ketë ndodhur nga sërbët të cilët e zotojnë mirë këtë art.Akuzat e këtij mjeshtri kanë qëllim njollosëjen e luftës së UÇK-së,për të cilën bota e di se ishte e pastër si loti. Senatori zviceran,Dick Marty, i cili nepermjet të një raporti akuzon udheheqes të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës këtij raporti po luan rolin e Nastradimusit,do të mundohej të na dëmtoj rëndë nëse ia del,nga se Nastradimusët tanë po mungojnë,e ai po e shfrytëzon.
Nastradini po punonte në arën pranë mullirit,në atë moment po vinin drejt tijë qindra krushq,me këngë e valle,me gëzim se kishin marrur nuse.
Nga shkathësia që kishte Nastradini shpejt i ra ndërmend të i mashtroj krushqit.Iku shpejt te mulliri,ia vendosi shpinën mullirit dhe nisi të i thërret krushqit:-Ndihmë,ndihmë! Krushqit ndalen këngë e valle,vendosën të i ndihmojnë!Çfarë ndihme ju duhet zotëri,e pyetën Nastradinin?
-Don me më u rrëzua mulliri zotëri,më ndihmoni ju lutem.!Krushqit ia futën shpinën mullirit,e mbajtën gjysmë ore,kurse Nastradini mori një pendël zogu,e futi në një vrimë muri,e po u thotë krushqëve:Lëshojeni tani se më nuk shembet!Po si ia gjete zgjidhejen e pyeten krushqit?Ia futa një pendël zogu e cila tani e tutje ia mbanë drejtpeshimin!Krushqit nisën rrugën,duke biseduar,duke u krenuar se patën mundësi të ndihmojnë Nastradinin,por kaluan ditë deri u ra ndërmend se Nastradini i kishte mashtruar!As UÇK-ja,as shqiptarët,nuk i shmangen drejtësisë,këtë e kanë dëshmuar fill pas luftës,kur me ta u mor Haga,UNMIK,Eulex,shqiptarët nuk iu shmangën kurrë thirrëjeve,madje vet vullnetarisht u paraqiten në Hagë,Eulex,mbajtën kohë të gjata në burgje,dolën para drejtësisë,për fat dolën të pafajshëm.Përse të i shmangen apo tremben tani shqiptarët drejtësisë?
Tani po themelohet Gjykata Speciale per krimet ne Republiken e Kosoves. Kjo haptazi po del se eshte nderhyrje ne sovranitetin e shtetit te Kosovës, me akuza te drejtperdrejta nga Sërbia,me mbështetjen e Dick Marty.Kjo lloj gjykate për shqiptarët duket politike dhe jo serioze.
Gjykata Speciale duhet te themelohet per gjaksoret çetniko-serbian, qe bene krime te papara qe nuk i njeh bota e civilizuar; vrane e masakruan ,gra,burra,femije,vodhen e dogjen,dhunuan mijera gra.. Shqiptarët nuk i shmangen drejtësisë,përkundrazi ata me ngulm kërkojnë që çdo krim i cili ka ndodhur në Kosovë,pamarrë parasyshë nga kush,duhet të del para drejtësisë.Vetëm një gjykatë speciale enkas për shqiptarët është politike,fyese dhe e padrejtë.Shkrimin po e mbylli me një thënje:E rrihte pushteti sërb një shqiptarë,e rrihte fort shpines,po ai me zë sa kishte bërtiste: O kuku barku!Polici sërb nuk u përbajtë pa e pyetur:Si tallesh me ne,ne të rrahim shpinës,ti ankohesh se të dhemb barku?Sikur të kisha shpinë,nuk do të isha fare në duart tuaja,iu përgjegj viktima.Edhe mua më duket,sikur shqiptarët të kishin një krah më të fortë,një mbështetje më të madhe, Dick Markat,nuk do mundnin të krijonin gjykatë speciale për ta,por për ata që bënë krime mbi ne.Këtë e hetoj mirë sot deputetja serbe Rada Trajkoviq një mbështetëse e fortë e Millosheviqit,e cila gjithnjë ju pati sjellur dëme shqiptarëve,e cila sot në foltore paraqitej sikur për gjitha krimet që bëri Sërbia mbi ne,sikur shqiptarët qenka dashur të u kërkojnë falje sërbëve!Ajo nuk ndihej fajtore,nga se pas shumë të zezave që na solli,sërisht është deputete mes Prishtinës,madje me aq shumë të drejta,saqë nuk ka pakicë në botë e cila mund të ketë aq shumë të drejta,sa të drejta ka pakica sërbe në Kosovë.
SHOQATA KULTURORE SHQIPTARE”ALEKSANDËR MOISIU”NË AUSTRI-TË NJËZËSHËM NË PUNËN E TYRE
Shkruan:Shaban Cakolli/ Në Austri sot ka shqiptarë thuajse në çdo qytet austriak,madje edhe në disa qytete të vogla ku më parë nuk mund të bëhej fjalë për këtë,raste të rralla para viteve të 90-ta,do të jenë vendosur këtu individ të shtyrë nga motivet ekonomike.Presioni i pushtuesit sërb mbi shqiptarët me qëllim të ndryshimit të strukturës etnike në Kosovë,në dobi të elementit sërb,mbyllja e të gjitha institucioneve kulturore e shkencore,pozita e vështirë ekonomike e sociale,mobilizimi i dhunshëm në ushtrinë sërbe,bënë që në shumë shtete të Evropës Përendimore të vendosen shumë shqiptarë të përndjekur nga regjimi pushtues sërb.Edhe Austria është vendi ku nga vitet 90-ta janë vendosur shumë shqiptarë.E rëndësishme ishte dhe mbetet,se shqiptarët e strehuar në Austri nuk ndejën duarkryq,ata kishin aftësitë e nevojshme,bindjet e drejta,vullnetin dhe guximin për të shtruar çështjen shqiptare para popullit mik austriak,madje duke ngritur lart vetitë e mira të karakterit të tyre,kulturës e traditës kombëtare shqiptare.Padyshim çdo shqiptarë i strehuar atje ka bartur me vete një copë malli për atdheun e vet në të cilin kanë nisur rininë e tyre.Ky mall venitej gjithnjë e më shumë, andaj mërgimtarët tonë në Austri nuk e patën të lehtë të kalonin këtë piramidë dhimbjesh,për ta u desht një punë e mundimshme,vetdijësim i gjeneratave të mërguara,vendosje e njerëzve të aftë e veprimtarë në krye të kësaj piramide,punë e rreshtur për organizim,internacionalizim të çështjes kombëtare para popullit austriak,organizimin e hapjeve të shkollave shqipe atje,mbrojtëjen e gjuhës,kulturës dhe traditës kombëtare,ndihmën e atdheut,etj…Shqiptarët këtu e kuptuan me kohë se kishin vetëm dy rrugë;njëra ishte të punosh shumë punë krahu,i pa përfillur nga askush,pa liri e dinjitet,llustragji i rrugëve të huaja,kurse rruga tjetër ishte e mundimshme por e drejtë,e kjo ishte aktivizimi i çdo shqiptari këtu për çështjen e vet kombëtare,një organizim i fuqishëm me veprimtarë e intelegjent në krye të organizimit,pra këtë e zgjodhën shqiptarët e mërguar në Austri.Shqiptarët në Austri dolën të pregaditur mirë,të organizuar nëpër dhjetëra klube e shoqata,duke mos kursyar mund as lek,sepse vetëm kështu mund të realizonin qëllimin final.Rreth këtyre Qendrave Kulturore Shqiptare „A MOISIU“ në Austri edhe sot e kësaj dite me zell punojnë veprimtarë të dalluar, të cilët premtojnë se këto vatra kulturore te mërgimtarëve, e themeluar ndër të parat me përcaktim kombëtarë në diasporën shqiptare në Austri, do të vargoj suksese të mëtejshme në të gjitha sferat e veprimit. Vazhdimësia e traditës shumëvjeçare të punës ka rëndësi të veçantë edhe aktualisht, mbase numri i klubeve shqiptare jo vetëm në Austri po pakësohet,në vend të tyre po themelohen Qendra të ndryshme kulturore,Lidhje shkrimtaresh e artistesh,organizime të fuqishme,me njerëz intelegjent veprimtarë e atdhetarë të shquar të kombit,të cilët pa hezitim i ndjek pas mërgata jonë.Në Austri lindin nisma, dije, aksione e aktivitete nga më të ndryshmet dhe të rëndësishme kombëtare. Ndaj, me të drejtë thuhet se aktivitetet këtu nuk kan të ndalur.Në Vjene dy vite më parë është themeluar shoqata kulturore „Aleksander Moisiu“. Anëtaret e shoqatës vijnë nga treva të ndryshme shqiptare si: Kosova, Shqiperia e Maqedonia. Kryetar i saj u zgjodh Besim Xhelili.Qëllimi i formimit të kësaj shoqate, sipas anëtarëve të kryesisë, është promovimi i kulturës shqiptare në Austri si dhe bashkimi i krijuesve të rinjë shqiptarë që jetojnë në kryeqytetin Vienez.E kujtoj kur kjo Shoqatë me veprimtarë të zgjedhur shprehu dëshira për të bashkëpunuar me mërgimtarët shqiptarë kudo në Evropë dhe më gjërë,ku bashkëpunimin e parë e nisi me ne Lidhjen e Shkrimtarëve Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë nëGjermani (LSHAKSH).Ishte një moment gëzimi e kënaqësie kur u takuam dhe u njohëm me ta,mbase ajo çka zgjoi interesimin tonë ishte se kjo shoqatë e sapo krijuar kishte realizuar një mori aksione e aktivitete me rëndësi kombëtare.Takuam burra të mençur e veprimtarë të cilët për punën e tyre i njihnim si emra, por nuk i kishim njohur për së afërmi si:Hazir Mehmetin një mësues i shkollës shqipe në Austri,gazetar i cili na njihte në faqet e shtypit rregullisht rreth aktiviteteve të mërgimtarëve tanë në austri,Anton Markun,një njeri i ngrohët,intelektual e veprimtarë,poet,Besim Xhelilin,Dan Kosumin, Ragip Dragushen,e shumë të tjerë.Edhe sot pas dy vjetësh njohëje me ta,ndajë mendimin se në asnjë qytet tjetër atje nuk mund të gjejmë shqiptarë më të organizuar,më të bashkuar ,më të njëzëshëm në punën e tyre se kjo Lidhje Shkrimtaresh”Aleksandër Moisiu”.Aleksander Moisiu,aktori i madh shqiptarë i cili ngriti lartë vetitë më të mira të karakterit,traditës e kulturës shqiptare para botës,sikur dëshmohet me sukseset dhe organizimet e këtyre veprimtarëve atje,të cilët lidhjen e tyre e pagëzuan”A.Moisiu”.Një veprimtari e tyre mjaft e frytshme e me ndikim,ka kontribuar që shqiptarët të kenë imazh të mirë tek autoritetet austriake.
Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri “Aleksandër Moisiu” (LSHKSHA) , po arrin suksese të vazhdueshme në afirmimin e krijimtarisë artistike e letrare. Fryti kulmor ishte antologjia “Illiricum” e cila u promovua me sukses me rastin e 100 vjetorit të shtetit shqiptarë, duke krijuar një interesim tek vendorët dhe shoqatat kulturore të kombeve tjera. Kjo solli aktivitet e shumta në kontaktet dhe leximet letrare në disa qytete në Austri dhe jashtë saj. Njëra nga sukseset e fundit ishte kontakti me Shoqatën e Shkrimtarëve P.E.N-Club me seli në Vjenë.Në fakt, kjo shoqatë e mirënjohur në Austri dhe jashtë saj në ruajtjen, mbështetjen dhe afirmimin e krijuesve nga popujt e mundësoj promovimin e “Illiricum”-it i përkthyer në gjuhën gjermane. Ishte hera e parë që krijuesit shqiptarë po mbanin promovim dhe lexim në lokalet e P.E.N-Club-it. Kryetari i saj, shkrimtari i njohur në botë z. Helmuth A. Niederle e hapi mbrëmjen. “Është kënaqësi që po hapim sonte një mbrëmje promovimi të krijuesve shqiptar këtu në Austri. Ne do jemi të gatshëm në përkrahjen e aktiviteteve dhe pjesëmarrjen në shfaqjet në vazhdimësi”.
Illyricum – gjermanisht -shqip.Padyshim gjuha dhe kultura kombëtare,janë ura që lidhin shqiptarët me kultura të popujve tjerë,andaj botimi të cilin bëjnë shqiptarët atje në gjuhën gjermane është shumë i rëndësishëm për kulturën tonë.
Kryetari i Lidhjes… “Aleksander Moisiu” në Austri z.Besim Xhelili ,në një takim me LSHAKSH;falemnderoi për pritjen dhe përkrahjen në aktivitetet e përbashkëta. Ai foli edhe mbi historikun e Lidhjes “Aleksandër Moisiu”. “Lidhja e jonë ka një histori të shkurtër, më pak se dy vjet, por kemi bërë hapa të mirë në bashkimin e krijuesve nga shumë lëmë krijimi dhe nga disa qytete të Austrisë. Para pak muajsh ishim 18 anëtarë të rregullt tani në “Illiricumi” në gjermanisht jemi 26 anëtarë. Shpresojmë se Lidhjes sonë do i bashkëngjitën edhe krijuesit tjerë nga gjithë Austria.
Ne jemi të hapur edhe për krijuesit shqiptarë, e të tjerë, nga shtetet tjera.” Rreth botimit në gjermanisht foli z.Anton Marku, duke i falënderuar të gjithë krijuesit dhe donatoret, në veçanti përkthyesin. Z. Kurt Gostenschnigg, përkthyes, në fjalën e tij shprehu kënaqësinë që ndihmon në ofrimin e lexuesve austriak një antologjie të krijuesve shqiptarë në Austri. Ne jemi të hapur edhe për krijuesit shqiptarë, e të tjerë, nga shtetet tjera.”kështu pat thënë kryetari i LSHKSHA,z.Besim
Xhelili një vit më parë në mesin e LSHAKSH në Gjermani,e cila tani gjashtë muaj më parë është bërë realitet.Më 23-24 nëntor 2013,në Koblenz të Gjermanisë me nismën e LSHAKSH e cila bashkoi të gjithë krijuesit shqiptarë të mërguar kudo në botë,organizoi kuvendin themelues të krijuesve shqiptarë në mërgatë,ku si rezultat i këtij kuvendi doli LKSHM.Ne mërgimtarët kudo që jemi të strehuar këtë themelim të LKSHM e kemi pritur me shumë gëzim,sepse koha na kërkon më të bashkuar, më të dijshëm,më të fuqishëm,nga se intelektualët shqiptarë,krijuesit tanë sidomos në mërgatë duhet të jenë vetëm në shërbim të kombit,intelegjenca jonë thërret gjallëri e shpërthim ,jo vetëm të krijuesve që tani kanë bërë emër,por nevojë urgjente është në gjirin tonë të i bashkoj të rinjët e mërguar,të i aftësojmë ata,të i afirmojmë, pregadisim dhe shpëtojmë nga asimilimi.Të presish kohë më të mira se tani për të bashkuar zërin dhe dijen,mund të vonohemi.Duhet të bashkohemi sado më shumë që është e mundshme të përfaqesohemi para botës ku jemi strehuar si shqiptarë të dijshëm,të përfaqësojmë çështjen tonë,kulturën tonë,duke punuar me përkushtim të madh me rininë tonë,e cila është e ardhmja jonë.Rinia jonë e mërguar është si pema me rrënjë të dobëta,për të cilën po nuk u përkujdesëm ashtu si duhet,nuk do jep fruta.Mos vetdijësimi i rinisë,sjell deri te asimilimi,i cili vite më vonë do të bëjë të vetën,kohën kur asimilimi do të mbisundonte kjo nuk do të jetë vetëm klithmë e rinisë sonë,do të jetë klithma e vet kombit,urojmë që rininë tonë të e mbajmë sa më larg asimilimit.
NË KOBLENZ TË GJERMANISË U MBAJT MANIFESTIMI TRADICIONAL POETIKO-LETRAR”PAVARËSIA 2014″
Shkruan:Shaban Cakolli/Shqiptarët në jetën e tyre janë ballafaquar me sakrifica të mëdha poashtu edhe me ndryshime të mëdha.Dihet mirë dikur ishim të pllakosur rëndë nga robëria e pushtuesëve,shtypjet,persekutimet,përndjekëjet,më pas ndodhi lufta,e pas luftës tranzicioni për ndërtimin e një lloj demokracie. Shqiptarët e përndjekur të viteve të 90-ta,vetëm emrin e tyre dhe shpresën e morën me vete,duke ikur nga përndjekëjet e pushtuesit të egër u detyruan të kërkojnë strehim nëpër vendet e botës,vende të cilat kanë mundur të jenë djep i demokracisë.Komuniteti shqiptarë nëpër botë e kanë gjetur vetën duke punuar shumë,duke ndërruar profesione duke fituar eksperienca të larta,fatbardhësisht disa prej nesh këtë eksperiencë të tyre të fituar e kanë bartur në vendin tonë.Veç këtyre mundimeve të mëdha, shqiptarët kishin para vetës një detyrë të vështirë,internacionalizimin e çështjes sonë kombëtare para popujve të botës ku ishin strehuar,ndihmat për atdheun,shkollat shqipe,për të varfërit të cilët mezi jetonin,e shumë ballafaqime tjera.
Pos këtyre vështirësive shqiptarëve iu desh një trajnim i madh dhe i vështirë.për të u integruar në shoqërinë ku ishin strehuar,madje kusht qenësor ishte që integrimin tonë me shoqëritë e botës ku jetonim,të e përfaqësojmë me një grup ideshë e krijimtarishë tona të cilat ishin kushte për të i njohur botën me kulturën tonë kombëtare,ku pena dhe letra ishin qenësore,me të cilat ne duhej pasqyruar kulturën tonë kombëtare para popujve tjerë.Kosova është një rrëfim i mundimshëm dhe i sukseshëm historik,origjinal djhe unikat i çlirimit dhe pavarësisë,vepër gjeniale e qëndrueshmërisë,vizionit dhe përcaktimit të drejtë të qytetarëve të saj,ngjarëje e madhe historike e mbarë popullit në veçanti e mërgimtarëve të cilët të shkapërderdhur nëpër vendet e huaja,ndiheshin sikur zogj me krahët e thyar,të cilët i mbante vetëm emri dhe shpresa.Lidhja e Shkrimtarëve Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Gjermani(LSHAKSH) në shtatëvjetorin e themelimit të saj ka ngjeshur në radhët e veta qindra aktivitete të frytshme kulturore e kombëtare,por nga aktivitetet që shquhen të shejta për kombin,krenaria e mërgimtarëve është “Ora letrare e Pavarësisë”,e cila është bërë tradicionale dhe mbahet çdo vit në Koblenz të Gjermanisë.Kësaj radhe këtë shënim të shejtë tradicional LSHAKSH e mbajti bashkarisht me LKSHM (Lidhja e Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë) e cila qe themeluar me 23-24 nëntor 2013,në Koblenz të Gjermanisë,e cila në gjirin e vet përfshinë të gjithë krijuesit shqiptarë ënë e kënd botës.Mërgimtarët tanë kudo në Europë dhe botë pavarësinë e Kosovës e shohin ngjarëjen më të rëndësishme historiko-kombëtare,një ëndërr e cila i ka ndjekur gjithmonë dhe në fund u bë realitet,shqiptarët bënë shtetin e tyre,Kosovën e Pavarur,të cilën ne krijuesit e mërgatës e quajmë fitore dhe jemi shumë optimist.
Është detyrë e çdo krijuesi të jetë në shërbim të kombit,jo të politikave,andaj më e rëndësishmja për shqiptarët ka ndodhur,kthim prapa më nuk mund të ketë.
Populli shqiptarë po jeton i lirë,i pavarur,ne kemi një pavarësi,ndoshta jo aq sa duhej të ishte e ndërtuar,jo krejt ashtu si e duam ne,por jemi në ballë të një akcioni,i cili kërkon punë e vizione,me punë e mençuri një ditë jo të largët do të kemi Kosovën ashtu si ne duam të e kemi,ideja jonë shkon edhe përtej çlirimit të Kosovës bashkimi i shqiptarëve aty ku ishim dikur,në një trung.Sot ne shqiptarët kudo që jemi përulemi me rrespekt para jetës dhe veprës së dëshmorëve të lirisë kjo na jep energji dhe fuqi për të ardhmen,për shtetin tonë natyral që e njohin epokat dhe historia.Mërgimtarët janë krenarë se me Pavarësinë e Kosovës,i humbet edhe kuptimi këtij emërtimi të vjetër mërgimtarë,nga se shqiptarët më nuk ndihen mërgimtarë,ata me vendet e botës i lidhë puna,eksperienca,por që mundësinë e kanë që kafen e mëngjezit të e pijnë në Europë,kurse të drekojnë në Prishtinë,mundësi këto që nuk i kanë pasur kurrë më parë.
Për ne shqiptarët jashtë atdheut nuk ka vepër më madhështore se ajo e çlirimit të vendit,andaj Pavarësia e Kosovës shënohet në Koblenz të Gjermanisë, me krenari të madhe nga krijuesit tanë.Si çdo vit nga shpallja e Paavarësisë,tradicionalisht edhe dje krijuesit tanë nga gjitha vendet e botës ku janë të strehuar me fytyra të buzëqeshura,në sytë e të cilëve lexohej krenaria,u tubuan në Hotelin Continent në Koblenz të Gjermanisë,ku u mbajt Manifestimi Tradicional Poetiko-letrar”PAVARËSIA2014″
Kësaj radhe ky manifestim tradicional po mbahej nga LKSHM dhe LSHAKSH,ku hapja e manifestimit është bërë nga z.Mentor Thaçi,me me intonim të hymneve kombëtare e shtetërore.Më pas është mbajtur fjala hyrëse e kryetarit të LKSHM,z.Hasan Qyqalla,kurse në mungesë të ministrit të diasporës.
Fjalën e ka mbajtur zëvendësi i tij,z.Zhinipotoku,kurse në emër të përfaqësive Diplomatike të Gjermanisë znj.Fatmire Musliu..Më pas fjalën e ka pasur z.Pal Sokoli, kryetar i LSHAKSH në Gjermani,të gjithë përfaqësuesit e LKSHM nga Austria deri te Zelanda e re,kurse përfaqësues të cilët nuk kanë mundur të jenë pjesëmarrës manifestimin e kanë përshëndetur me shkresa përmes postës elektronike.Fjalë rasti ka mbajtur edhe Kryetari i Nderit të LSHAKSH-në Gjermani,z.Martin Çuni.
Udhëheqës i panelit ishte krijuesi Fran Tanushi.Takimi tradicional kishte karakter garues,.ku kishin konkuruar me krijimtarinë e tyre dhjetëra poet,kurse organizatorët kishin emëruar jurinë prej Avni Aliut,Hazir Mehmetit dhe Muhamet Lumaj,të cilët do të vlerësonin punimet e konkuruesëve.Në garën konkuruese kanë hyrë poet,si:Hamzë Halabaku,Sylë Bajrami,Xhevat Muqaku,Sebahate Byci,Gonxhe Letmi-Begisholli,Sadije Bejtullahu-Kryeziu, Besim Xhelili,Ragip Dragusha,Ismajl Hadaj,Tonin Nikolli,Neki Lulaj,Fran Tanushi, Seveme Fetiqi,Agim Gashi Muhamet Hoxha,Silva Tërnava,Drita Nikoliqi-Binaj,Sadik Krasniqi,kishte edhe nga ata që deklamuan jashtë konkurence si:Martin Çuni,Pal Sokoli,Hazir Mehmeti e Mentor Thaqi.Faruk Tasholli,etj….
Juria kishte përzgjedhur tre poetët më të mirë për vendin e parë,dytë dhe të tretë,kurse nga publiku u përzgjodh poezia e krijuesit tanë të njohur Tonin Nikolli.Nuk po dua të ceku emër për emër,nga se të gjithë konkuruesit dhe ata jashtë konkurence u shpërblyan në një farë forme.Pos të përzgjedhurve nga juria,edhe ata jashtë konkurence,të gjithë ata që deklamuan punimet e tyre,nga Ministria e Diasporës u shpërblyan me nga një plaketë të bukur e domethënëse,ku ishte e shtypur Deklarata e Shpallëjes së Pavarësisë së Kosovës.Duhet cekur se mjaft ngrohët i priti publiku aktorët Ismajl Hodaj dhe Ragip Dragusha.
Pjesa e dytë e manifestimit u mbajtë me promovime titujsh të rinjë nga krijuesit tanë:Anton Marku,referoi për disa tituj të krijuesëve të SHKSH”Aleksandër Moisiu” në Austri
*Për përmbledhjen poetike”Vesa mbi gurë” të Neki Lulajt,(referoi Sh.Cakolli)
*Për veprën e Seveme Fetiqit”Një gllënjkë dashuri” referoj Muhamet Luma
*Për veprën”Buzëqeshje e trishtë” referoi Avni Alija
Ky manifestim zgjati deri në orët e mesnatës,ku përfaqësuesit e LKSHM, bënë projekte për aktivitetet e tyre të mëtejme,të cilat i miratuan njëzeri.
- 1
- 2
- 3
- …
- 9
- Next Page »