• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

JUSUF E BARDHOSH GËRVALLA ME KADRI ZEKËN EMRA QË NDEROJNE HISTORINË KOMBËTARE

January 14, 2014 by dgreca

Shkruan:Shaban Cakolli/

Jusuf e Bardhosh  Gërvalla dhe Kadri Zeka ishin bërthama e çështjes sonë kombëtare,nderi ,dhimbja dhe krenaria shqiptare.Ata ishin burra të cilët arritën unifikimin e mërgatës shqiptare,përpjekësit e angazhuar me tërë qenien në internacionalizimin e çështjes shqiptare në Evropë dhe botë.Trima të cilët i njohi dhe i bëri të pandashëm çështja madhore kombëtare.Asnjëherë nuk i ndau as lodhja,as veprimtaria e pashembullt,as vapa,as acari,ashtu si nuk mund i ndau as breshëria e plumbave të pushtuesit sllav.Ata ishin themelues së  Lëvizjes  Kombëtare për  çlirimin e vendit.Ishin strategët më të stërvitur për themelimin e platformës më të qartë kombëtare.Vizioni i tyre ishte të i bashkojnë gjithë shqiptarët,pa dallim feje,krahine apo gjinie.Vizioni i tyre në të folur e shkruar gjëthnjë ka pasur parasyshë edhe opcionin e çlirimit të  Kosovës nga okupatori,pa përjashtuar edhe rezistencën e armatosur,kur pushtuesi nuk do të njihëte tjetër formë.Dalja e tyre në skenë në mërgatën shqiptare pati bërë jehonë të madhe.Ata ishin guximtarë të veprimeve kombëtare,edhe pse UDB-ja,sllave vepronte lirë në perendim dhe i përcillte kudo.Ata ishin edukuar në frymën jo vetëm të duan atdheun në të cilin u lindën dhe edukuan,por edhe të sakrifikojnë të e mbrojnë dhe shpëtojnë ate me çmimin më të lartë(gjakun)
Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri  Zeka,ishin pishtarë  të  lirisë  së Kosovës,pa veprimtarinë e të cilëve Kosova nuk do të kishte lirinë të cilën e gëzon sot.Ata vunë themelet e tyre  në këtë drejtim,duke kundërshtuar guximshëm pushtimin  sërb mbi  Kosovën,Një formë të ngjajshme kundërshtimi të pushtuesëve e patën nisë edhe studentet e Univerzitetit të Prishtinës në vitin 1981.
Gërvallajt dhe Kadri Zeka sakrifikuan çdo gjë për lirinë të cilën po e gëzojmë sot.Ata me veprimtarinë e tyre paralajmëruan  Sërbinë,ish-Jugosllavinë por edhe mbarë botën e civilizuar,se shqiptarët e Kosovës më kurrë nuk do të  lejojnë të jetojnë   nën tutellën serbo-sllave.Jusufi,Bardhoshi dhe Kadriu ishin simbole të qëndresës kombëtare,që burimin e kishin nga familje me tradita kombëtare patriotike.  organizon  likuidimin e tyre në mënyrën më barbare dhe tinzare duke organizuar mbi ta atentat klasik.Janaret për shqiptarët ishin janare të kobshme dhe të zeza ,ku mbi ta dora e zezë tinëzare likuidoj  shumë veprimtarë të shquar.Kështu ndodhi edhe më 17 janar 1982 në Untergrupenbach të Gjermanisë dora e zezë e pushtuesit i vrau tinëzisht Jusufin,BaDuhet të thuhet se  prej tyre më tepër shquhej Jusuf Gërvalla,dallohej për prirëjet dhe orientimet kombëtare në të gjitha fushat.Jusuf  Gërvalla ishte poet,këngëtar,publicist,veprimtar i devotshëm i  çështjes kombëtare,intelektual i guximshëm e luftarak për çlirimin e Kosovës,i cili veprimtarinë e vet atdhetare e zhvilloj në ilegalitet në  Kosovë dhe emigracion.Ishte në rrezik të arrestimit,por pasi i shpëton arrestimit,migron në  Gjermani,ku më parë jetonte dhe vepronte i vëllai Bardhi,ku e vazhdon me një intenzitet edhe më të shtuar veprimtarinë e tij patriotike për  çlirim e bashkim kombëtar.Në Gjermani arrinë të bashkojë faktorin shqiptar të emigracionit në një front të përbashkët kundër shtypjes,burgosjes,vrasjeve e shpërnguljes së shqiptarëve nga forcat sërbo-jugosllave.Ai së bashku me Bardhoshin,Kadri Zeken e disa  veprimtarë të dalluar,ishte në ballë të frontit të gjërë për sensibilitetin e opionit  botëror për çështjen e pazgjidhur të shqiptarëve në ish-Jugosllavi e Ballkan.Pushteti i atëhershëm serbo-jugosllav tek  Jusufi e shihte nyjen kyçe të organizimeve anti jugosllave,prandajrdhoshin  dhe Kadriun.Me 17 janar Kosovës iu trazua qielli,shqiptarëve iu trazuan zemrat,atë natë të zezë janari dëbora u skuq me pikat e gjakut të trimave tanë të lirisë,Agu i mëngjezit i gjeti pikat e gjakut të tyre të ngrira,por as acari as breshëritë e plumbave nuk mund i ndanë trimat.Ata ranë në altarin e lirisë për të shënuar pavdeksinë.Shembulli i Jusuf  Gërvallës,mbeti dhe mbetet i gjallë ndër intelektual të kohës moderne,si krijues dhe atdhetar i shquar për liri.Shqiptarët kishim të bënim  me një armik  të pacipë,i cili tinëzisht na i vriste trimat dhe nuk i linte të varroseshin në atdhe.Jusufi,Bardhoshi dhe Kadriu,ishin varrosur në Gjermani.Më kujtohen ato vite dhimbjesh,kur çdo përvjetor bënim homazhe tek varrezat e tyre.Sikur më dukej se u bënim dëm,sikur i shkilnim varrezat e tyre,e trupi i tyre nuk prehej pa i kthye eshtrat e tyre në  atdhe,për të cilin kishin rënë heroikisht.Tani fatbardhësisht ata janë në tokën e tyre,janë bërë dritë,diell e shkëndijë e lirisë dhe kombit.Edhe ne mërgimtarët pas tyre jemi mundue të bëjmë veprimtarinë kombëtare,po rrugën e kishim të trasuar nga ata,shtigjet i kishim më të hapura dhe krahërorët më të mbrojtur,si rezultat i veprimtarisë së tyre.Ashtu si Jusufi,ashtu nga prirëjet për orientim kombëtar dallohet  bija e saj Donika Jusuf  Gërvalla,në organizimet e veprimtarisë së tyre pata marrur pjesë dhe aty shihja ringjalljen e  Jusufit,nga se Donika ishte  veprimtare e paepur e çështjes kombëtare,ashtu si babai i saj  Jusufi,ishte e zëshme dhe zëdhënëse e cila veprimtarinë kombëtare e zhvilloj në Gjermani dhe zëri i saj i fuqishëm,i guximshëm e intelektual,internacionalizoi çështjen shqiptare nëpër Europë.Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe  Kadri Zeka,janë personalitetet më të çmuara të cilët u flijuan për çlirimin e Kosovës,Ata janë nderi,dhimbja dhe krenaria jonë,vetëm se ata nuk duhet të i përkujtojmë vetëm në përvjetorin e rënjes,duhet  të gjejmë forma më të shpeshta organizimesh për të i përkujtuar dhe nderuar këta pishtarë të lavdisë,qoftë në Kosovë e kudo në mërgatën shqiptare

Filed Under: Histori Tagged With: Jusuf e Bardhosh Gervalla, Kadri Zeka, Shaban Cakolli

SHKOLLA SHQIPE NË MËRGATË URË QË LIDHË FËMIJËT TANË ME ATDHEUN

January 1, 2014 by dgreca

Shkruan Shaban Cakolli/

Shkollat me mësim plotësues në gjermani-ura që lidhin fëmijët tanë me atdheun/
Mësuesit tanë e kuptojnë punën e tyre të shenjtë dhe me vullnet të pashuar përballojnë vështirësitë e udhëtimeve të gjata ,si dhe format e punës që nuk janë fare të lehta(me klasë të kombinuara):Se shkollat shqipe në këtë Land me sukses po e kryejnë misionin e vet,pra arsimin dhe edukimin e fëmijëve shqiptarë në frymën kombëtare,ka përplot dëshmi.
Shkollat me mësim plotësues në gjermani-janë ura që lidhin fëmijët tanë me atdheun

Nxënësit të cilët vijojnë me rregull mësimin plotësues shqip,ka shumë dëshmi se janë treguar shumë  më të zellshëm dhe të sukseshëm edhe në mësimet në gjuhën gjermane.
Ata jo vetëm që fitojnë një njohuri të lartë  për atdheun e tyre,të cilët qenë të detyrruar të e braktisin,shkaqet të cilat  tani i dijmë të gjithë,mësojnë historinë,gjuhën,kulturën e traditën kombëtare,por fitojnë  një  eksperiencë të  lartë në shkollat gjermane,të cilën po deshtën të e bartin në atdhe,kur të kthehen do të ndihen të barabartë  me moshatarët e tyre në vendlindje.

Kjo është ana e tyre pozitive,të cilën e kanë arritur me punën e shejtë të mësimdhënësve tanë në mërgatë,padyshim edhe me përkujdesëjen  e prindërve të tyre.
Fëmijët tanë në mërgatë janë dhembja jonë më e madhe. Ata erdhën e hynë në këtë skëterrë pa fajin e tyre. Në vendet ku janë strehuar ndihen të pasigurt në vetvete, të pabarabartë me moshatarët e tyre vendas,ndihen të përbuzur më rrethin ku jetojnë,nga moshatarët e tyre në shkollë,shoqëri,kulturë …..
Në vendet ku mësimi plotësues shqip nuk zhvillohet fare,shumë fëmijë janë traumatizuar,janë thyer shpirtërisht e psiqikisht. Në Gjermani një numër i madh fëmijësh,nga mosinteresimi i prindërve të tyre, kanë mbetur pa u përfshirë në mësimin plotësues shqip. Për këtë arsye duhet të vetëdijesohen të gjithë ata prindër që fëmijët e tyre nuk e përcjellin mësimin plotësues shqip,janë të dënuar të asimilohen.
Asimilimi vjen qetë dhe padiktueshëm. Kështu detyrë e çdo prindi mbetet që të hulumtojnë të gjitha mundësitë që fëmijët e tyre të i përgatisin për kthim ne atdhe nga se këtu jemi në vende të huaja,ku fëmijët tanë nuk mund të lëshojnë rrënjë. Qëndrimi i tepërt në vende të huaja do të bëjnë që pas shumë vjetësh kur të kthehen,të ndihen të huaj në vendin e vet..Por ,në Gjermani mund të flitet edhe për anët pozitive,për punën e shenjtë që bëhet në ruajtjen e identitetit kombëtarë të fëmijëve tanë.
Në Landin e NRW-së,shkollat shqipe me mësim plotësues me sukses kanë rrumbullaksuar rreth tri të punës.Puna edukativo-arsimore shumë vjeqare në shkollat shqipe në Gelsenkirchen, Bocholt, Dorsten, Münster, Warendorf, Reclinghausen, Botrop, Gladbeck ishte shumë e lidhur me emrin e mësuesit tanë të paepur Sejdi N Gashi(tani në pension),i cili një jetë iu përkushtua ngritjes të nivelit sa më të lartë të personalitetit të fëmijëve tanë në diasporë dhe ti mbroj ata nga asimilimi. Mbarëvajtjes së këtyre shkollave u ka kontribuar edhe mbështetja e Ministrisë së Arsimit të Kosovës, por edhe mbështetja e organeve arsimore shtetërore gjermane.
Mësuesit tanë e kuptojnë punën e tyre të shenjtë dhe me vullnet të pashuar përballojnë vështirësitë e udhëtimeve të gjata ,si dhe format e punës që nuk janë fare të lehta(me klasë të kombinuara):Se shkollat shqipe në këtë Land me sukses po e kryejnë misionin e vet,pra arsimin dhe edukimin e fëmijëve shqiptarë në frymën kombëtare,ka përplot dëshmi.
Këtë sukses të tyre e kemi vërejtur edhe ne Lidhja e Shkrimtarëve  Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë  në Gjermani(LSHAKSH) të cilët bashkëpunojmë me shumë nga shkollat shqipe në Gjermani,zatëm edhe ky është qëllimi ynë,të kyqim sa më shumë të rinjë në aktivitetet tona.

Duke u falemnderuar  mësuesëve tanë në mërgim,të cilët kanë mbështetur bashkëpunimin  tonë,kanë bërë stërvitje me nxënësit e tyre,kanë shënuar organizime kombëtare me lidhjen tonë,ne jemi ndier aq të kënaqur me talentin e tyre,qoftë në letërsi,art,muzikë,pikturë,vallëzim.

Një gjë na bënë të sigurtë:Fëmijët tanë në mërgim  të cilët i recitojnë dhe këndojnë atdheut,çlirimtarëve,që pikturojnë figura të ndritshme kombëtare,që ndjekin  kulturë e traditë kombëtare,padyshim i kanë shpëtuar asimilimit.Ne u jemi mirënjohës edhe prindërve tyre për interesimin e shtuar të tyre,nga se çdo vit në shënimet tona ne po lumturohemi,kur  na paraqiten artist të rinjë të cilët kanë njohuri  me një diapazon të  gjërë për atdheun e tyre:Kemi njohur fëmijë të talentuar të mërgimtarëve tanë,të cilët e ardhmja do të i gjejë artist të vërtetë,si të familjes Kurtishi,Bellaina,Gara,Begisholli,Makolli,e shumë tjerë,fëmijë të cilë kanë bërë emër në kulturën tonë kombëtare.Ne kemi  bashkëpunuar me mësues të ndritshëm,të cilët me përkushtim i kanë aftësuar nxënësit e tyre për shënimet tona,si me Sejdi Gashin,Rifat Hamitin,Sami Thaçin,SHQIPE  Gara,Adem Shala,e shumë mësues tjerë,puna e tyre arsimore dhe kombëtare është e ndritshme.Bisedat tona me mësuesit në mërgim na bëjnë shumë optimist,se fëmijët tanë që gjinden në mërgim pa fajin e tyre,do të i shpëtojnë asimilimit.Gjatë një bisede me mësuesen nga SHTUTGARTI;e cila është e njohur me punën plot përkushtim,,
Mësuesja  nga Shtutgarti  Miradije  Gashi thotë: Nxënësit që vijojnë me rregull mësimin plotësues shqip,janë zakonisht shumë më të mirë jo vetëm në mësimin plotësues shqip,por edhe në shkollat gjermane. Ata aftësohen në gjuhën e tyre amtare me njohuri nga historia shqiptare,gjeografia,arti,tradita dhe kultura shqiptare,në mënyrë që në raste të kthimit të tyre në atdhe mund të ndihen të barabartë me moshatarët e tyre.
Në këto paralele deri më tani kanë kaluar mijëra nxënës shqiptarë,ku prej tyre shumë kanë vazhduar shkollat e mesme profesionale,e disa prej tyre kanë arritur me suksese të larta të kryejnë univerzitete gjermane,duke fituar eksperienca të larta..Nxënësit e këtyre shkollave veç arritjeve të sukseseve të larta në lëndët mësimore,dallohen edhe në aktivitetet e lira jashtë shkollore,ku fitojnë njohuri të larta kombëtare dhe përgatiten shënime kulturoro-kombëtare,të cilat ja u mbajnë  ndezur atdhedashurinë dhe ruajnë lidhjet shpirtërore me atdheun e tyre.

 

Filed Under: Featured Tagged With: mergata, Shaban Cakolli, Shkolla shqipe

KUR POETËVE U MUNGON ATDHEU

December 20, 2013 by dgreca

Shkruan: Shaban Cakolli/

Atdheu është më i shtrenjëti dhe mungesa e tijë është dhëmbje,dhëmbje e cila të ndjek kudo,nuk të lë të qetë,larg atdheut ndihesh i huaj,madje edhe pate gjithë të mirat rreth e rrotull.Kurbeti për shqiptarët  ka qenë dhe mbetet plaga e pashërueshme shekullore,e nxitur diku nga përndjekëjet e pushtuesëve,e dikund nga turbullirat e diktaturës të vet shtetit.Kjo e dyta ishte bërë shkak i rrugëtimit të poetit dhe publicistit tonë Eduard .M.Dilo,të cilit nën diktaturën e regjimit komunist të shtetit iu privua gjithçka nga e drejta,si për këtë u detyrua të strehohet në Amerikën e largët,atje ku është djepi i demokracisë,ku jeta është komode.Megjithatë poetët janë shpirti i kombit,ata i mbanë dashuria për atdheun,njerëzit dhe  tokat e shejta të atdheut,kur  atdheu u mungon,ata shkrihen në mallin e tij,e kjo i prishë komoditetin e asaj jete sado e bukur ajo të jetë,poetit dhe publicistit tanë të njohur Eduard  Dilo, i cili zemrën e ndjenë në dysh,nga  Amerika e largët,zemra e tijë rrahë vetëm për  Shqipërinë natyrale.Eduard.M.Dilo,nuk kurseu as mund,as kohë,për të mirat e atdheut,nga larg punoi për ngritëjen e vetdijes kombëtare të të rinjëve tanë,për kulturën e gjuhën,i pa epur qëndroi gjëthnjë zgjuar dhe u bë penë e ndritëshme dhe e dashur e letërsisë sonë.Ai u bë një poet i cili rizgjoi  në zemrat e shqiptarëve të asaj ndjenje të madhe dashurie për Shqipërinë, për vendin e të parëve të tyre, për vendlindjen e tyre, në mënyrë të veçantë të atyre shqiptarëve, që në kohë të ndryshme, janë larguar nga Shqipëria, duke mërguar drejt vendeve të tjera.Dilo, vargëroi me mjeshtri,mall e dashuri për vendin e të parëve,që kanë dalë nga shpirti i  burimit të tij poetik, janë shprehje malli dhe dashurie, në një kohë kur  ndodhet larg brigjeve të Mëmëdheut , larg atyre maleve, fushave, lumenjve, larg fshatit e asaj  qerdhje  në të cilën  është lindur dhe  rritur shtatin fëmijëror.Eduard  Dilo  vargëron bukur dhe ëmbël për  dashurinë e mallit për atdhe,gjuhë,flamur,për Shqipërinë natyrale me gjitha pjesët e saj Kosovën,Çamërinë, dhe gjitha trojet e shqiponjave.Poetët si  Eduard .M.Dilo,i kontribojnë atdheut,kulturës e letërsisë shqiptare,pavarësisht sa larg Shqipërie ndodhen.Ata me shkrimet e veta pasqyrojnë kulturën tonë kombëtare para popujve të botës,kurse Shqipërisë i ngrisin nderë e krenari.

Eduard.M.Dilo,është poet dhe publicist i njohur,por për  ndonjë nga lexuesit që nuk ka njohur   ende  veprimtarinë e tij,po japim disa  fjalë për biografinë e tij:

Eduard M. Dilo, poet dhe publicist. Edhe pse ju privua gjithcka nen diktaturen me te eger ne rruzull qe kaloi Atdheu yne Shqiperia, prape fale talentit, ka nisur te shkruaj qysh femije, e ka bere prova per te botuar ne revistat e gazetat e asaj kohe, por nuk ka mundur. Vec ne nje shkrim te shkruar ne gazeten “Drita”-Tirane, Prof. Vehbi Bala e rreshton nder poetet e rinj te talentuar, qe premton ne te ardhmen. Eduard .M.Dilo është edhe bashkautorë i disa antologjive  të ndritshme poetike.

Ne   vitet e tanishme ka botuar shkrime e poezi te ndryshme sa ne gazeten “ILLYRIA” dhe “Dielli”- NY, gazeta “Rrenjet” -Itali , revista “Dituria”, Suedi aq dhe ne gazeta te ndryshme ne Shqiperi e Kosove. Bashkepunon me revistat elektronike: “Zemra Shqiptare”, “Tribuna Shqiptare” etj.

Ka botuar librat :”Shpirti i Trazuar”, “Diloiada”- bashkeautor me shkrimtarin e mirenjohur Jorgo Telo, antologjite poetike:”Keshtjella e Endrrave”, “Vargu ne Perjetesi”, si dhe pjesmarres ne antologjite:” Zemra Prinderore”, “Shpirti i Fjales” etj.

I detyruar eshte larguar nga Atdheu prej shume vitesh dhe jeton tani familjarisht ne USA.

 

NJEQIND VJET PAMVARSI

 

Njqeqind vjet Pamvarsi

Njeqind vjet qe hoqem zgjedhen

Vargojte nga Turqia

Themelet e shtetit hodhem.

 

Padrejtesia ne na ndau

Na coptoi ne pese shtete

Na percau, na dermoi

Vec s’na beri dot per vete…

 

Na rjedh gjaku ne damare

Jemi vetem Shqipetare

Trojet ne do ti bashkojme

Shqiperine Etnike ta gezojme

 

Njeri- tjetrin te ndihmojme

Larg merive, drejt bashkimit

Kushtrimi vjen nga te renet

Flet Shpirti i Gjergj Kastriot -trimit

 

Jemi nje fis e nje fare

Edhe pse ne tri Fe’ jemi

Kemi nje gjak ne damare

Shqipetare – qe rreh nje zemer

 

Jemi vellezer qe te gjithe

Myslymane e te Krishtere

Te gjithe nje sua kemi

Shqiperine e kemi Nene.

 

Kemi te gjithe nje qellim

Bashkim dhe vetem bashkim

Kemi nje Flamur qe moti

Flamur qe nga lashtesia

Qekur lindi njerezia

(Ai pershkon trojet e mia).

 

Shihni! Valvitet n’ajri

Tej e mbane ne ILIRI

Esht’ flamuri kombetar

Na vlon gjaku ne damare

Do ta mbajme deri ne varr.

 

Rrofte bashkimi, vellazerimi

Qe nga zemra del kushtrimi

Te bashkuar kur ne jemi

Syte plot shkelqim i kemi

Ndrisin drite qe ne agim

Qe te gjithe per nje qellim

Je i shtrenjte Kombi im.

***********

BURRAT E KOMBIT

 

Kur Burrat e Kombit

Gjunjezohen, e puthin Flamurin

Ata burra-trima luftetare

Qe kurre s’ju perkulen furtunes e tmerrit.

 

Jane ata qe s’dine c’do te thote lote

Por ja qe Flamuri i perlot !

Jane ndjenjat me te forta Atdhetare

Se cdo ndjenje tjeter ne bote.

 

E puthin Flamurin

Ballin mbeshtesin ne te

Si foshnja qe mbeshtetet ne gji te Nenes

Ndihen krenare, ne balle bulsa djerse

Ne shpirt gezim e krenari,

emocione te forta ka zemra e burrit.

 

Simboli Kombetar

Gjeja me e shtrejte ne jete

Per te flijohemi mbare

Pa te s’ka kuptim kjo jete.

 

 

THIRRMENI SI ME PARE

 

Emigrant emrin e kam

Edhe pse ne Vendlindje jam

Kam tani shume vjet larguar

Shoh qe qenkam i harruar.

 

Emigrant aty ku jam

Emigrant dhe ne ATDHE!

I pa strehe, i vetmuar

S’ka nje shtepi ne kete dhe

 

Vec abjentin une e njoh

U riperteriva- u bera djale

Plot kujtime, nostalgji

Rrugeve eci pa u ndale…

 

I njoh guret dhe me njohin

Edhe pse une kam ndryshuar

Isha i ri, endrra-shpresa vrare

Tani shkoj une i moshuar…

 

Bora mi ka zbardhur floket

Trupi dikur drejt, tani tkurrur…

Isha dikur djale ne fluturim

Edhe pse endrra keputur

 

U lutem o gure te udhes

Kroje qe rridhni ngadale

Mos me thirrni emigrant

Thirrmeni emrin si me pare…

*******

ENGJELLI MARGARITAR

 

Lulet e Prillit e te Majit

E humbasin bukurine kur je ti

E ndal kengen zogu i pranveres

E me admirim te shikon ne sy

E ndalin rrjedhen burimet

Endal fluturimin zogu shtegetar

Gjithshka rri e te sodit

Se je Engjell, nje Margaritar.

***********

NË KOSOVEN TONE

I lumtur jam këtu mes jush

Në Kosoven time, tuajën, tonën

Në Dardaninë martire Djep të Shqiptarisë

E shquar ndër shekuj për heroizëm.

Dardania e trimave të pushkës, të penës

Dardania – besnikja e Shqiptarisë

Nga gjiri i saj nxorri shume trima

A. Jasharin, H. Prishtinen,Dr. Rugovën-Ideatorin e Pavarsisë.

Sa i lumtur ndihem ne Kosovën tonë!

Ne Kosovën, -tokën dardane…

Ne Kosoven, ku ndodhet Prizereni

Kryeqytet i patriotizmes se trojeve Shqiptare.

Shihni bjeshkët, shihni fushat, gjithçka

Si na presin e na përshëndesin

Se jemi një gjak, jemi një komb, kemi një gjuhë.

Nuk e mposhti koha, rrebeshi…

Zemrat na gufojnë nga gëzimi

Motra- vellezër të gjithe jemi bashkë.

A nuk esht ky fillimi i Ribashkimit kombëtar

Ribashkimit qe na e thotë shpirti, se jemi nga një Asht?

Le ta ngremë dollinë e me fund ta pimë me radhë;

Se ëndrra shekullore po lulëzon

Kosova do t’i ringjitet trungut Amë

E Nana bijn’ e saj fort ne gji e shtrëngon.

 

.*********

EMIGRANTE KUDO QE JENI

Emigrante kudo qe jeni

U pershndes me kete kenge

Motra , vellezer te nje gjaku

Shqiperine e kemi Nene.

Jemi shperndare neper bote

Si zogjte e korbit ne cdo ane

Kemi lene token Nene

Braktisem Nene e Babane

Femijet rriten pa Gjyshe

U mungon krejt dashuria

Ne dhe’ te huaj, te huaj

Gjuhen Shqipe s’di femija

Toka Nene na therret

Ajo ka nevoje per ne

Ka ngelur, vetem, jetime

Me shikim larte ne re…

Motra, vellezer emigrante

Vec nje gje kurre mos harroni

Gjithe femijve te mergimit

Gjuhen Shqipe tu mesoni.

 

•***********

KOSOVE

Kosove, o vend i shejte i shqiptarise

Kosove o toke e sterlashte, djep i trimerise

Kosove o vend legjendash

ku dhe femija lind trim.

Jam tek ty Kosove, te shikoj

Te prek, te puth, guret, balten, gjithshka..

Kosove-Nena Kosove

Nga te kater anet shef syri im!

Kosove, o vend i Bekuar nga Zoti

Jam tek ty Kosova ime

Jam tek ty o vernd i shejte

Nga ku ka Nenen Gjergj Kastrioti

Kosova ime, o toke e vaditur

me gjak trimash e trimneshash

Me lote Nenash qe kerkojne bijt’

Jam tek ty Kosove

Kosova ime e bukur, Kosova martire

Qe prodhon gjithshka te florinjte!

Te dua Kosove

Do te te dua per jete

Se e imja je

Le te vdes tek ty Kosove

Eshtrat rehat do gjejne ne kete dhe’

Enderr te kisha qysh femije

Te te shifja o vend i Bekuar

Esht realitet, sot te shof

te puth, te prek

Kosova ime, jotja, jona

E tille shqiptare do ngelesh per jete.

Ne jete te jeteve do te rrosh.

Filed Under: Kulture Tagged With: kur poeteve, Shaban Cakolli, u mungon Atdheu

PREZANTIM:POET NGA MËRGATA SHQIPTARE

December 19, 2013 by dgreca

Shkruan: Shaban Cakolli*/

Unë kurbetqari i pa fat,të cilin vala e migrimeve shqiptare,më përplasi në strehimoret e huaja, nuk jam as më shumë dhe as më pak,se mërgimtarët e tjerë shqiptarë,të cilët si rezultat i përndjekjeve,u detyruan të bredhin strehimoreve të Europës.Shkaqet e këtyre shpërnguljeve nuk duan  shpjegime,nga se ato i njeh çdo cep i botës.Ato shpërngulëje të viteve 90-ta,kishin arritur kulmin,i cili mund të krahasohet me me shpërngulëjet  më të mëdha shqiptare, gjatë historisë sonë,të realizuara sipas planeve,memorandumeve,emarrëveshjeve të fshehëta e të hapura,të strategëve të politikës pansllave.Megjithatë,këtë fat të keq e patën shumë vëllezër,punëtorë,shkrimtarë,poet,shkencëtarë,intelektual e fëmijë.Në strehimorën time ku banoj unë,kam një kthinë me libra mijëra sosh,nga shkrimtarë,poet,shkenctarë e historian,thjesht një pasuri të cilën më kanë dhuruar miqët.Kjo është pasuria ime më e madhe.Eh,kjo nuk ishte e lehtë për të e fituar!Si e fitova këtë pasuri të cilën e çmoj aq shumë?Këtë më mundësoi bashkimi ynë me mërgimtarët,bashkërenditja e veprimtarive tona,organizimet nëpër klube,shoqata,bashkësi,Lidhje Shkrimtarësh,e gjetiu,me një të vetmin qëllim:Për të ndihmuar arsimin,kulturën e traditën tonë  kombëtare,hulumtimin  e formave më adekuate,për mbrojtëjen e gjuhës,kulturës e traditës,rritëjen e gatishmërisë për të ndihmuar atdheun  nga mërgimi.Padyshim bashkimi e bënë fuqinë,forcon  miqësinë,kulturën,e forma më e mirë e njohëjeve e lidhjeve të miqësive është arti.Duke iu bashkangjitur këtyre aktiviteteve kam njohur shumë miq  krijues, më kanë dhuruar shumë libra nëpër takime,e shumë më kanë dërguar edhe mes postës.Në ato kthina të strehimores sime,kam një bibliotekë të madhe e të pasur me libra,të cilën e shquaj ndër pasuritë  më të mëdha që kam.Natyrisht unë nuk mirrem vetëm me libra,kam edhe shumë obligime tjera,por saherë gjejë kohë të lirë ato libra më thërrasin.Më thërret vet shpirti,e syri zgjedh tituj të tyre për të i shfletuar.Pasi të kem lexuar njërin nga librat e ndajë anash,të mos e ngatërroj me librat e palexuar.Sot duke i bërë një vështrim titujve të librave,më ra në sy një titull  i një libri interesant”Një copë atdhe”,e poetit  Sylë Bajrami.Një copë atdhe!Ende pa nisur leximin e këtij libri të mirë,disi në kokë më mbështollën mbamendjet e këtij emërtimi”Një copë atdhe”;të cilin nga fëmijëria e kam dëgjuar nga burrat në biseda nëpër oda,në këngët e rrapsodit,e gjetiu,për atdheun e copëtuar ku secili nga ne lëngonte për copëzen e vet të atdheut!Shumë prej tyre edhe kanë vdekur,pa e shijuar lirinë e asaj copëze të vendit të vet!Po,përse një copë atdhe?Atdheu ynë nuk është një copë,ai është i madh aq sa janë shtetet tjera të Ballkanit,vetëm se politika europiane e dënoi kombin shqiptarë më 1913,duke ia grabitur më shumë se gjysmën e teritoreve,për të ua dhuruar të ashtuquajturës Aleancë ballkanike!Po atdhetarët tanë gjatë gjithë historisë nuk kanë rreshtur punën,për ngritëjen e vetëdijes kombëtare.Shqipëria e shqiptarët kudo që ishin luftuan e fituan,ishin,janë e do të jenë të pavdekshëm.Ata kurrë nuk u përkulën e as nuk do të përkulen,para pushtuesëve lakmitarë.Frytet e tyre të përgjakura,i dhanë për të fituar secili copëzen e atdheut të vet,për të e bashkuar ate,për të mos e lënë copa-copa.Për këtë flet historia,flasin dëshmorët,dëshmitarët,edhe pse armiqët u munduan të bëjnë çmos që zëri ynë të mos dëgjohej askund.Po zëri i luftëtarit,poetit nuk okupohet,as nuk ka fuqi të e ndalë.Kush më mirë se poeti  Sylë  Bajrami,do të ngriste zërin për atdheun e vet,i cili drithëron e nxjerr nga shpierti,ate çka ndien për copëzen e atdheut të vet,të cilën e shpalos me vargje në përmbledhjen e tij poetike”Një copë atdhe”?Askush më bukur,më fuqishëm,më zëshëm,më artistikisht,se sa ia thotë Sylë  Bajrami.E ky poet i madh,rrugën e poezisë e ka nisur në kohën e shpërthimeve të mëdha,në ato kohë stuhirash kur pushtuesi po na burgoste,vriste,e na përndiqte në çdo cep të Europës.E në këto vlime të mëdha,në këto kohë stuhirash të mëdha,ndizeshin shpiertërat e poetëve,shpërthente art i fuqishëm sidomos te poetët e mërgimit,të cilët ishin dyfish të ngarkuar nga hallet:me hallin e atdheut të robëruar dhe mallin për te.Ishte ai fundshekull,kur Sërbia fashiste e kishte mbushur botën me shqiptarë të përndjekur,kurse bota fliste për një lloj demokracie;për njëfar bashkimi europian,e kur në Europë të vetmit të copëtuar jetonin shqiptarët,nga padrejtësitë europiane dhe nën thundrën fashiste sllave.Shqiptarët e dinin mirë se pa çlirimin e tyre nuk ka demokraci.Këtë e ka ndier më së miri poeti ynë Sylë  Bajrami,i cili çdo ditë po vargëronte vargje për copën e atdheut të vet,asaj cope të robëruar padrejtësisht,të cilën po e ndiqte me mall nga mërgimi.Poezia e mirë bëhet armë në duart e lexuesit,është këmbanë e frymëzimit për liri,është shprehëje e kohës në të cilën jetonim ne mërgimtarët,poeti dhe populli ynë i okupuar atëbotë,andaj poeti ynë Sylë  Bajrami nisi këtë shtegëtim,me shpiertin e ndezur,për të luftuar padrejtësitë e shekujve,nëpër hapësirën tonë kombëtare,duke protestuar me vargje,me talent e përkushtim kombëtarë.Para se të fusemi thell në shtjellimin e kësaj përmbledhëje të bukur”NJË COPË ATDHE”,të njohim pak lexuesit me biografinë e poetit  Sylë Bajrami: Sylë Bajrami u lind më 1959 në Kishnarekë të  Drenicës.Shkollën  fillore e kreu në  fshatin e lindjes, kurse gjimnazin në Drenas.Ka mbaruar studimet në Univerzitetin e Prishtinës në degën Filozofi-Sociologji.Me shkrime ka filluar të merret që nga koha e studimeve,poezitë e para i pati botuar në”Alternativë”,e cila botohej në Lubjanë,e më pas ka botuar edhe në revista e gazeta tjera,si edhe në”Bota Sot”:Që nga viti 1987,jeton,vepron e krijon në Gjermani,kurse ky është libri i tij i parë me poezi.

Motivi i poezive të tij është fund e krye motiv atdhedashuriePoeti  Sylë Bajrami u takon trevave të Drenicës,e asaj treve të përvuajtur,të cilët me gjakun e tyre gjithmonë hynë në historinë kombëtare të shqiptarëve.E me lavdinë e përjetshme të burrave të Drenicës,të cilët ranë për një qëllim të shenjët me qindra e mijëra,në atë rrugëtim Jasharajt u radhitën në krye të legjendës e u bënë legjendë e gjallë. Si për këtë,Sylë Bajrami me vargjet e tij poetike bëhet fanar,në dritën e fanarit të tijë flasin vargjet,të cilat na dëftojnë se liria e  Kosovës nuk mund të imagjinohej pa kontributin e çlirimtarëve.Herë-herë,pak vargje të tij flasin më tepër se mund të flet vargu,bëhen histori kombëtare.Si shembull,vargjet e tijë shtrojnë një sofër në Drenicë,ku poeti gjallon në sofrën e asaj kulle prej guri dhe shprehet:

E ka shtrue  Drenica sofrën

e fjalës e të bukës

në  Kullë te  Shaban Jashari

si në Kullë të Oso Kukës

Poezia shpalosë  motivin e jetës përballë vdekjes,në të gjitha kohërat e qëndresës,për të shenjëten Liri,nisë nga  Oso Kuka,deri te legjenda e  Jasharajve për të njejtin qëllim.Poeti nëpër vargje bënë dialog me dëshmorët e rënë,me të cilët jeta dhe vdekja rrinin ballë për ballë,vetëm për realizimin e ëndërres së madhe kombëtare.Poeti shprehë dhimbjen dhe krenarinë kombëtare nëpër sofrën e Drenicës,në ato kulla prej guri,që ishin qëndresa të popullit trim  Drenicas,e në strofën e fundit,i jep vulën poetike,duke u shprehur:

Kush lufton në atë kullë guri

Paska pvet Europa

Është Drenica  e  Adem Jasharit

Me  Azema e  Shota.

Poezia flet për përpjekëjet heroike nëpër kohë,për çlirimin,ku zjarri i lirisë gjëthnjë mbeti i pashuar,deri te  Epopeja e UÇK-së,e cila solli  lirinë e shenjët të një pjese të atdheut,edhe pse ideja jonë shkon përtej çlirimit të Kosovës,në shtetin natyral të cilin e njohën kohët e lashtësisë,e cila është detyrë dhe vullnet i çdo shqiptari.Vargjet e  Sylë  Bajramit janë vargje  dhimbje e krenarie,të cilat të i shtjellosh të tëra në një vështrim të shkurtër është e pamundur.Ato nisin me poezitë:Është Kosova djep trimërie,Kosharja e  Krenarisë,Ka ra Dielli mbi Tivar,Për Lirinë e shumëpritur,Çamërinë,Molla e Kuqe,e shumë tituj tjerë historiko-kombëtarë.Sylë Bajrami me përmbledhjen poetike “Një copë atdhe”,na del një poet i pjekur,ku poezia e tijë bëhet shkëlqim,me subjekt,lëndë e aftësi për të ndërtuar heronj me personazhe të spikatur,ku shprehet dhimbja,malli,dashuria,shpresa,krenaria dhe shenjtëria,si tek Adem Jashari,Agim Ramadani,Fehmi e Xhevë LLadrofci,Salih ÇEKU;etj…….Tek këto  fytyra eminente nëpër vargje subjekti është ndërtua aq bukur,sa lexuesit i duket sikur ngjarëjet janë zhvilluar mu para syve të tyre.Poezitë e  Sylë Bajramit janë me lëndë të pasur,me një shpirtërore të dëlirë,shprehëje me thelb artistik,sa të duket sikur një poezi  përmbledh tërë një kapitull,Shembullë tek poezia”Nëntor,2012″ku poeti shprehet:

28 Nentore 2012 !!

Njeqind vjete po e ruaj gurin,

pesqind vjete po e ruaj Flamurin!

Njeqind vjet me nate mbi krye,

njeqind vjete s’kan mujt me me thye!

Njeqind vjete me djepa plot,

njeqind vjet po e pres kete mot!

Njeqind vjet se humba shpresen ,

njeqind vjete e mbajta besen!

Njeqind vjete me zjarr ne oxhak ,

njeqind vjete s’muj mora hak!

Njeqind vjete po e rriti trimin ,

njeqind vjete po e prese bashkimin!

Njeqind vjet po u therras me loder,

njeqind vjete po u pres ne kete voter!

Njeqind vjete po e pres kete Mot,

marrue kjofte kush nuk vjen sot!!

Një poezi kushtrimi,thirrëje për agim kombëtarë.Çka mund të themi më shumë?Ishte fat që arritëm të kemi në dorë këtë përmbledhje,u pasuruam me imagjinatën dhe botën e pasur poetike,shpirtërore e ndjenjave të poetit,i cili përmes frymëzimeve na sjell poezi të cilat na e ngjallin kujtesën mbi historinë,mbi personalitetet kombëtare,,kujtesën mbi historinë e lavdishme dhe krenare.Padyshim edhe në përmbledhjen e  Sylë Bajramit,sikur të gjithë poetët e mërgimit gjejmë edhe tematikën e kurbetit,mall,dhimbje e thuajse gjysmës së kombit të mërguar,të cilin e shohin si detyrim të e trajtojnë poetët e mërgatës.Libri “Një copë atdhe” del si libër i arrirë,me vulë historiko-kombëtare,i pasur dhe i dashur për çdo lexues.Ne e përgëzojmë poetin për këtë libër të arrirë dhe i dëshirojmë edhe shumë libra tjerë.

* NJË  COPË  ATDHE

Sylë Bajrami

Biblioteka:FENIKSI

Redaktor:Naim Kelmendi

Design:Çajup  Kajtazi

Shtëpia Botuese:Rugova Art

Prishtinë 2013

 

 

Filed Under: Kulture Tagged With: poet nga mergata, Prezantim, Shaban Cakolli

SILVA- POETJA E CILA JETON NË NJË ÇATI ME VARGJET

December 15, 2013 by dgreca

Shkruan:Shaban CAKOLLI/

 Kohët e fundit  poezia  jonë  kombëtare sikur është bërë vullkan.Ajo po shpërthen nga shpirtërat e poetëve.Po shpërthen,nga se populli ynë kaloi nëpër një situatë dramatike,nëpër të cilën u kalitën poetët.Pikërisht për këtë lindën këta vrunduj poetik,sepse poezia nuk lindë kur të duash dhe si të duash në mendjen  dhe shpirtin e poetit.Poezia fundja lindë nga dhembja,buron nga ndjenja e vetmisë së madhe,lindë për të i rezistuar,për të e sfiduar dhe mposhtur vuajtëjen dhe trishtimin.Arti i fuqishëm lindë në kohët e vështira,në kohët dramatike,kohë të cilat i përjetuam ne,kohë këto kur pushtuesi sllav po ushtronte dhunë të hapur,për të na zhdukur përmes dhunës fizike dhe kulturore.Të gjithë ata që angazhoheshin kombëtarisht,pushtuesi po i vriste,dënonte, po i përndiqte në çdo skaj të botës. Njëra nga ato të përndjekuraishte poetja dhe veprimtarja jonë Silva  Tërrnava.

                                                    SILVA  TËRRNAVA

E detyruar të braktis atdheun,Silva u strehua në Auckland të Zelandës së Re.Ajo  e quajtur botë shkëlqimtare e Zelandës së largët,për  Silvën  ishte e huaja dhe trishtuese.Ajo nga lart atdheut nuhati  fort dashurinë dhe mallin për atdheun,hulumtoj,rrugëtoj,kërkoj formulime të ndryshme,ku përmes vargjeve shprehu gjendjen e vet shpirtërore, nga se në vendin e huaj ku ishte strehuar,vargjet e nxitnin të nxjerr në pah ndjenjat e saj poetike,ku përmes tyre gjë e përkryar ishin  atdheu,gjuha dhe njerëzit e saj.Silva me dhembjen e mallit preku në vargjet e shpiertit,ku përmes vargjesh ushtroi dashurinë për vendlindjen,gjuhën,kombin e atdheun.Poezia e Silva Tërrnavës u bë këmbanë e zgjimit,armë e fortë në duart e lexuesëve,ajo shquhet me një dhunti për kapjen e mendimeve të shpejta,për të shprehur dhe thënë të tjerëve,ate që e ndjenë ndryshe nga ata.Kështu  Silva larg  vendlindjes  lexoj dhe shkrou shumë,leximi dhe shkrimi u bënë pasion i saj,dashuri e shpirtit të saj,mënyrë e të jetuarit të saj,ku përmes vargjeve të çiltërta pastron shpirtin,mes poezive nxjerr mesazhe të fuqishme,zgjon ëndrrat e artdashësve,ndritë mendimet dhe gëdhend  bukur vargjet.Vargjet e Silvës janë vargje të cilat i rezistojnë kohës,vargje ku ka një mjeshtri të magjisë së fjalës,e cila tek lexuesit lëkund shpirtin,ua zgjon ndjenjat,mendimet,qoftë kur shkruan për gëzimet,qoftë për dhembjet.Poezia edhe kur është një dhimbje,bëhet dhimbje e mendjes së ndritur,e cila rrugëton dhe orvatet të i shëroj ato.A mund të thuhet se mund të bëjmë një poezi të mirë pa nxitëje të shpirtit dhe mendjes?Jo,nga se pa këtë nxitje nuk do të mundeshim të e shkruanim poezinë e dhimbjes kolektive,poezinë e motivit patriotik,atij të kurbetit,i cili në të shumtën e rasteve është plagë e cila trajtohet nga të gjithë poetët në mërgim.Silva  Tërrnava ka mjeshtri të  shprehë bukur në art të gjitha këto motive.Laryshia e vargjeve të saja flakëron dhe përcjell porosi,ku mjetet e saj shprehëse janë të pasura,ku figuracionet e saja poetike janë përdorur me shije dhe kulturë gjuhësore.Në poezitë e saja kemi trope të përdorura me mjeshtri,si simboli,metafora,krahasimi,të cilat vargjeve të saja u sigurojnë vlera të njëmendta artistike dhe estetike.

me thonj të gjakosur

u zvarrite deri ne piedestale,

me gjoks të plagosur

të Bijave,

Nenave

Silva Ternava u lind në Fushë Kosovë dhe kreu studimet në Universitetin Pedagogjik të Prishtinës. Është rritur në një familje me taban të fortë patriotik, ku qysh në djep është mëkuar me dashurinë e zjarrtë për Kosovën e pushtuar. Qysh e vogël ishte e dhënë shumë pas tregimeve e këngëve të trimërisë, që duke i dëgjuar të risin sigurinë, krenarinë në vetvete dhe të bëjnë të ndjehesh e fortë dhe e denjë për vendin ku ke lindur. Ashtu e urtë nga natyra, Silva merr lapsin qysh fëmijë dhe nis të shkruajë poezitë e para. Shkruante dhe dërgonte për botim në gazetat dhe revistat e kohës. Ka botuar te “Kosovarja”, “Zëri i Rinisë ” dhe revista të tjera. Letrat dhe shkrimet e saj janë mirëpritur dhe vlerësuar në atë kohë, e shumë prej tyre janë lexuar dhe në emisionet e ndryshme të Radio Prishtinës. Ësht fituese e disa çmimeve dhe pllakave muzikore që jepeshin si stimulim. Në moshën 17 vjeçare shkruan romanin e pabotuar kurrë, sepse dorëshkrimi i këtij libri, së bashku me shumë fletore tjera të mbushura me poezi e tregime, i rrëmbeu flaka e luftës. Tani vjen në rradhët e poetëve, me një debutim dinjitoz. Poezitë e saj pëlqehen nga lexuesi dhe ka vlerësime shumë inkurajuese, sidomos te Zemra Shqiptare. Jeton me familjen e saj si refugjate në New Zeland, me një zjarr dhe mall e dashuri të pashuar për Kosovën ku e ka shpirtin e saj. Është e martuar, ka dy fëmijë dhe ëndërron kohën kur të kthehet e të punojë e jetojë në Atdhe. Zonja Ternava defolon në faqet e Vargut në përjetësi me poezitë Dëbora e lagjes sime, Fëmijët e lagjes, Anita, Nëna ime, Amaneti i fundit, Vapë në Prishtinë, Udhëtimi në përjetësi (Kushtuar viktimave të Himarës) etj. Kjo biografi e Silveseshte botuar ne Antologjite poetike: ” Keshtjella e Endrr ave” dhe”Vargu ne Perjetesi”  nga poeti ynë i mirënjohur(Eduard M. Dilo)

Silva Tërrnava,është poete e cila u  bë zë i kohës,e cila vargëron me mjeshtri të  rrallë,vargjet e së cilës sigurojnë vlera të njëmendta artistike,përmes të cilave diçka ndizet,flakëron,fisnikron,dhe si e tillë është shumë e mirëpritur  tek lexuesit.Silva Tërrnavën e kam njohur në Koblenz të Gjermanisë,ditë më parë  në themelimin  e Kuvendit të Lidhjes së Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë(LKSHM);ku mendoj se arti ishte privilegji më i madh që na njeh me krijues,si është krijuesja jonë e mirëfilltë Silva Tërrnava.

Për lexuesit shkëputëm një cikël të zgjedhur poetik nga Silva Tërrnava.

 

Mos harro Kosovë!

 

Mos harro Kosovë!

Identitetin ta mohuan,

përtokë te shkelen

për Pazar,

të shkarraviten neper truall

të shqyen copë e grimë,

kartën, emrin, mbiemrin,

po dhe fotografitë,

të zhveshën

në të reshur të hodhën…

Lumi i mori,

i derdhi përtej oqeaneve

e ty të pajisën në karton të verdhë,

holokaust

në shekullin njëzet e një,

pa shkronjë,

pa ditëlindje,

pa orë,

vetëm me

TRE NUMRA …

 

Djemve,

për vetveten,

Idealin,

Kombin…

 

TE LUTEM MOS HARRO KOSOVE!

 

SI TË, TË QUAJ

 

Të kërkova …

ndoqa rrugën

te thurur ashtu siç mendova

nëpër gjemba

pikova gjak

por rrugën nuk lëshova dot

plaga ime

krenaria ime

të mbajta me vite në kraharor

s’u dorëzova

tu përula

në ditën e lindjes

ne ditën e vdekjes

po pres

të, të takoj

apo vallë

do të… —

 

NENA IME

 

Dua te fluturoj

Dua të shkoi

Atë shikim hyjnor prapë ta takoj

E di se diku është duke me pritur

Ashtu e dashur dhe e brishur

Atë shikim qe pash për herë te pare n’ketë jetë

Ti them se sa shumë e dua me fjale ketë here

Dhe shume te tjera qe si ka dëgjuar…

Dua ti them ati shikimi te mëshiruar

 

Ti je hyjneshë e mirësisë, qe solle paqen dhe dëlirësin

Ti mbushe zemrat me ngrohtësi,

Ti je frymëzime për rini

Edhe atëherë kur unë  lozja e lazdruar

Buzëqeshja kurrë nuk te ka munguar

Ti je mjeshtër I rehatisë

Ti je buzëqeshje ne buzën me vaje

Ti je ilaçi I zemrës se vrarë

Ti je dielli ne dite me shi

Je dhe yll për udhëtarin ne vetmi

Ti je brumi I besueshmërisë

Ti je thesar mrekullisë

___________________

EMRI I LASHTË

 

Kur t’prek n’ mendime

t’ kthej në vargje

kur të dua në ëndërr

mbyll sytë

bëhesh sekret i bardhë

nën retë e kthjellëta

 

Për një çast luaj

me kaçurrelen tuaj

duke qëndisur goblenin e të kaluarës

më vijnë prajshëm pasion valësh

derisa ledhatueshëm dorëzohesh…

si ortak epshi rrëshqet

shtati i skulpturës tuaj…

 

Emri im është

nga fiset e lashta…

që për dashuri

jep jetën

per puthje vdes.

 

Më kot

 

Më kot të gjitha

këngët dhe letrat,

taket të lumtura

në rimë…

Çdo petal

lule pranvere

drithërim në zemra,

qirinj djegur

më kot.

 

Të gjitha

pakot me ëndrra,

balona

me mijëra ngjyra

të bukura mbyll

në çantë versace

Mesazhet që sjellin avionët

në miliona

më kot…!

 

Për vetëm një emocion

të gjitha at pikëpyetëshmëri…?!

Ashtu si të gjithë ato ngjyra

vetëm një …kujdes instinkti !

 

Dëgjoni

sytë,

ritmi i zërit

në netët më të errëta

janë port strehimi,

dorë për të fjetur,

një krah për të qarë

 

zgjoni të gjitha

nëse nuk frikësoheni ..!

 

Nganjëherë

kur bien në gjumë

dhe të ligët

vërtiten s’trehen gjallë

 

në vend

puthje në qafë,

nxjerr sytë,

ndërsa tjerët vjedhin….?!

 

Jo nuk mund të di

nëpër dhomë të errët

vështrim i tij apo butësisht (përjetësisht ) larë …!

 

Ty te desha

 

Ty te desha,

shikimin tendë

nën qerpikët tuaj,

lëkurën e zhveshur.

 

Ty te desha…!

Erën tënde në flatrat e mia,

buzën e nxehtë e të butë

prekjen tuaj,

gishtat në flokë

dhe kudo …

 

Ty te desha,

jo lirinë tënde,

se edhe liria ime është

e dashur dhe e vlefshme …!

 

nuk di pse u frikësove ?

ndoshta nga vetvetja

dhe ndjenja mes nesh

si vetëtimë u trondite…!

 

Ty të desha

me shpirt,

në kohën qe kalon

qe tani pak do të thotë …!

 

 

ESHKE KOHE

 

Përcëllimë shkëndije

në eshkën e kohës

aq e shkurtër…

jetonte në buzët tua

momentin hyjnor

në realen e jorealen

çasti

kur horizonti hapur

në penxheren e rrëgjuar

zemërthyer …!

Unë shita shikim ëndërror,

tingujt e pafund,

agimit të thyer,

një kumon në

fund të fshatit

në drojën

e vellos së natës

si një LUNE

që fryn mbi oqean

ditar me faqe

ende të pahapura

në mister të pikëpyetshëm,

sikur ne të dy

të mundur

në këtë luftë të vogël

të dashurisë

midis dy dhembjeve…!

 

 

Brilantit

 

Sonte mora ngjyrat e ylberit

Ne tavolinë I bashkova

Një ëmbëlsire me rreze Dielli

Për ditëlindje gatova

Mora gjuhen e botes

Dhe thura vargje lumturie

I gatova me dashurin

E zemrës

Për ketë dite shenjtërie

Mi Gëzofsh te njëzetat djali Nënës

 

SHPRESA…

 

Shpresa është gjelbërim në plafin e verdhë

është ylber me njëmijë ngjyra pas shiut…

 

Shpresa është zë  bilbili qe lajmëron pranveren,

është krah’ dallëndyshje qe shtegton per re t’bardha

 

Shpresa është drit ne shpellen e errtë

është koral ne kthjellesin e oqeanit t’pafundë

 

Shpresa është shikimi i te verbuarit

është yll qe ndriçon qiellin e murrmë

 

Shpresa është e drejta e gabimit t’korrigjuar,

është e përgjithshmja e së thjeshtës

 

Shpresa është buzëqeshja e vajit

është fitorja e humbjes se papritur

 

Shpresa është ushqim i t’uriturit

është mirësi ndaj pamshirësisë

 

Shpresa është fund i ditës së pashprese ..

është parajsa e ferrit qe ngushëllon

 

Shpresa është trimëri e frikacakut

është ngrohtësi e polit të ngrirë

 

Shpresa është  jeta e t’vdekurit

është vullneti i ndrydhur për t’re

 

Shpresa është ëndërr lakuriqe,

është frymëmarrja vetë

Shpresa është ëndrra e njerëzimit…

 

Gjuha

 

 

… do të bisedojmë vetëm me poezi

 

Pse jo pra ti m’ thuaj

Kur këtë gjuhë t’ëmbël e kam trashëguar

Di të flas, shkruaj e këndoj

Bisedën stilizoj

Me dëshirë e pasion flas me Fishtën

Është e ëmbël sa shumë e dua

Sa gjuhë tjera i mësova

n’asnjë tjetër prehje nuk ndjeja

 

E tillë do ngel përjetë

Të gëzoj çastin e ndjerë

Të thurë vargje e këngë në sirtarë

Në çdo shfletim jam shqiptarë

 

VAPE NE PRISHTINE

 

Me djeg

Me than

Me qan

Me dhemb

Me burrëron

Nuk largohem

Pjese e juaj jam

Përcëllim

Nen lëkure

Nen fik

Nen ure

Vapullim

dhe ne breg.

Jam këtu

Damarë ne deje

Djerse ne ballë

Hije nen sy

Buzëqeshje

Tash te kam TY

…Prishtine !

 

Filed Under: Sofra Poetike Tagged With: ne nej cati me vargjet, poetja, Shaban Cakolli, Silva Ternava

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • …
  • 9
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • SHQIPTARËT NË ARIZONA FESTUAN 7-8 MARSIN
  • “24 Marsi, data e mirënjohjes Kombëtare ndaj USA dhe NATO-s” !
  • Diaspora Amerikane në Nju Jork proteston: “Save Drin River, Save Dibra”
  • Vatra jonë arsimore “Shkolla Shqipe” në Zvicër hapi edhe një klasë në Feuerthalen, në kantonin e Zyrihut
  • DUKAGJINI KËRKON RRUGËN!
  • Sot, kujtojmë 143- vjetorin e lindjes së Mit’hat Frashërit
  • KUR PRISHESHIN TEMPUJT, ME SHOKUN E KLASËS VISARIN…
  • Sot 126 vjet nga numri i parë i “Albania”-s me botuesin vetëm 22 vjeç
  • Guri i budallait dhe mendja e zgjuar
  • “Strategjia e Mbrojtjes dhe Zhvillimit të interesave Kombëtare”!
  • Kalendar: 24 Marsi 1999, Dita që i hapi shteg Lirisë e Pavarësisë së Kosovës
  • LIRIE (LYDIA) MEMETI, NJË HISTORI SHQIPTARE FRYMËZUESE
  • Vjena – Qytet i Requiemeve – Requiem për Musinenë!
  • Tregimi për zonjat e suksesit shqiptar- ideja që jeton pa kohë
  • Ish-diplomati Syla, ftesë qeverive tona t’i promovojnë shtetet në SHBA, Kanada dhe Izrael

Kategoritë

Arkiv

Tags

alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT