Shkruan:Shaban Cakolli/
Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka ishin bërthama e çështjes sonë kombëtare,nderi ,dhimbja dhe krenaria shqiptare.Ata ishin burra të cilët arritën unifikimin e mërgatës shqiptare,përpjekësit e angazhuar me tërë qenien në internacionalizimin e çështjes shqiptare në Evropë dhe botë.Trima të cilët i njohi dhe i bëri të pandashëm çështja madhore kombëtare.Asnjëherë nuk i ndau as lodhja,as veprimtaria e pashembullt,as vapa,as acari,ashtu si nuk mund i ndau as breshëria e plumbave të pushtuesit sllav.Ata ishin themelues së Lëvizjes Kombëtare për çlirimin e vendit.Ishin strategët më të stërvitur për themelimin e platformës më të qartë kombëtare.Vizioni i tyre ishte të i bashkojnë gjithë shqiptarët,pa dallim feje,krahine apo gjinie.Vizioni i tyre në të folur e shkruar gjëthnjë ka pasur parasyshë edhe opcionin e çlirimit të Kosovës nga okupatori,pa përjashtuar edhe rezistencën e armatosur,kur pushtuesi nuk do të njihëte tjetër formë.Dalja e tyre në skenë në mërgatën shqiptare pati bërë jehonë të madhe.Ata ishin guximtarë të veprimeve kombëtare,edhe pse UDB-ja,sllave vepronte lirë në perendim dhe i përcillte kudo.Ata ishin edukuar në frymën jo vetëm të duan atdheun në të cilin u lindën dhe edukuan,por edhe të sakrifikojnë të e mbrojnë dhe shpëtojnë ate me çmimin më të lartë(gjakun)
Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka,ishin pishtarë të lirisë së Kosovës,pa veprimtarinë e të cilëve Kosova nuk do të kishte lirinë të cilën e gëzon sot.Ata vunë themelet e tyre në këtë drejtim,duke kundërshtuar guximshëm pushtimin sërb mbi Kosovën,Një formë të ngjajshme kundërshtimi të pushtuesëve e patën nisë edhe studentet e Univerzitetit të Prishtinës në vitin 1981.
Gërvallajt dhe Kadri Zeka sakrifikuan çdo gjë për lirinë të cilën po e gëzojmë sot.Ata me veprimtarinë e tyre paralajmëruan Sërbinë,ish-Jugosllavinë por edhe mbarë botën e civilizuar,se shqiptarët e Kosovës më kurrë nuk do të lejojnë të jetojnë nën tutellën serbo-sllave.Jusufi,Bardhoshi dhe Kadriu ishin simbole të qëndresës kombëtare,që burimin e kishin nga familje me tradita kombëtare patriotike. organizon likuidimin e tyre në mënyrën më barbare dhe tinzare duke organizuar mbi ta atentat klasik.Janaret për shqiptarët ishin janare të kobshme dhe të zeza ,ku mbi ta dora e zezë tinëzare likuidoj shumë veprimtarë të shquar.Kështu ndodhi edhe më 17 janar 1982 në Untergrupenbach të Gjermanisë dora e zezë e pushtuesit i vrau tinëzisht Jusufin,BaDuhet të thuhet se prej tyre më tepër shquhej Jusuf Gërvalla,dallohej për prirëjet dhe orientimet kombëtare në të gjitha fushat.Jusuf Gërvalla ishte poet,këngëtar,publicist,