• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Festivali i tretë i shkollave shqipe në Amerikë një aktivitet madhështor dhe kombëtar

June 8, 2016 by dgreca

Nga Keze Kozeta Zylo/

Në ishullin e bukur Staten Island që lidhet me Brooklinin dy nga lagjet e njohura të Shtetit të Nju Jorkut nëpërmjet urës së famshme Verazano Bridge e cila është e vetmja urë në botë që mbahet në bazë të forcës së tërheqjes u zhvillua Festivali i tretë i Shkollave Shqipe në Amerikë, ide e hedhur 4 vite më parë nga ish Konsulli I Përgjithshëm i Kosovës në New York, z.Bekim Sejdiu.

Shkolla publike amerikane: Ps 48 dukej sikur kishte hapur krahët për të mirëpritur, nxënësit, mësuesit, prindërit dhe gjithë mysafirët që kishin ardhur për të marrë pjesë në këtë Festival të mahnitshëm.  Edhe pse natyra derdhi gjithë paraditen e saj shiun me shtama dukej sikur ishte në harmoni perfekte me hapjen e diellit në orën 2 mbasdite orë kur filloi kënga dhe vallja shqiptare të interpretuar aq profesionalisht nga nxënësit e Shkollave Shqipe të cilat ishin pjesëmarrës në këtë festival.

Nxënësit vinin grupe grupe të shoqëruar nga prindërit dhe mësuesit e tyre, ndërsa në hyrje të derës i mirëpriste çifti Adelina dhe Imer Lacaj si dhe Elda Rama, ndërsa zotërinjtë si Safet Doçi, Agim Pira dhe Përparim Likollari merreshin me sigurimin dhe lëvizjet me radhë të nxënësve të Festivalit të Shkollave Shqipe si: Shkolla Shqipe ne Clifton, New Jersey, me drejtor z.Shaban Gjoka, Shkolla Shqipe të Qendrës Kulturore në Riverdale, New Jersey, me drejtor z.Zulfi Alla dhe n/drejtor z.Nebi Kaba, Shkolla Shqipe “Hasan Prishtina” në Waterberry, Connecticat, me drejtor z.Rakip Hetemi,  Shkolla Shqipe ne Bronx, New York, me drejtor z. Mustaf Qosja, Shkolla Shqipe “Alba Life” që vepron në tri lagje të Nju Jorkut si në Staten Island, Brooklyn dhe Manhattan,  me drejtor z.Qemal Zylo, kishin bërë një punë të shkëlqyer për te arritur rezultate të epërme, rezultate që cuan në vlerësime dhe mirënjohje nga të gjithë prindërit qëI sjellin me aq dashuri fëmijët e tyre.

Drejtor organizativ i Fesivalit ishte z.Qemal Zylo, drejtor artistik z.Petrika Melo dhe regjisore znj.Lindita Mezini Lole.

Festivali filloi ekzaktësisht në orën 2 mbasdite në atë orë që ishte vendosur fillimi i programit pasi vetëm me korrektësi dhe punë serioze edukohen nxënësit nëse ke vendosur të punosh në këtë mision nga më fisnikët.

Prezantuesit e programit zonjusha simpatike Drenica Qelia një gazetare me plot sharm, veshur plot shije, me përvojë në TV-t në Shqipëri dhe z.Marko Kepi President i organizatës “Rrënjët shqiptare” dhe aktivist i shquar i Diasporës në Amerikë prezantuan Festivalin e tretë të Shkollave Shqipe në Amerikë.

Të dy iu uruan mirëseardhjen të gjithë pjesëmarresve ne edicionin e tretë të festivalit të Shkollave Shqipe në Diasporë që këtë vit organizohet këtu në ishullin e bukur të Nju Jorkut, Staten Island, në këtë sallë moderne, ku Nju Jorku do të ushtojë SHQIP!  Salla shpërtheu nga duartrokitjet kur në skenë u shfaqën 200 nxënës shqiptarë të lindur dhe rritur në Amerikë me ngjyrat e Flamurit kuq e zi.  Ishte një pamje e hatashme, një pamje që do të magjepste dhe Van Gogun në se do të ishte gjallë dhe pjesëmarrës në këtë festival i cili me siguri që do kishte krijuar pikturën më të bukur në botë me Engjëj Shqiptarë në Diaspore.

Pamja mrekulluese rrëmbeu pjesëmarrësit me duartrokitje kur filluan të këndoheshin të dy hymnet shqiptare dhe amerikane interpretuar përsosmërisht nga artistja e vogël e Diasporës që premton shumë Kristina Melo, nxënëse e shkollës shqipe “Alba Life”, New York.

Skena rrezëllinte e tëra, ndërsa Flamuri Kombëtar i Shqiperise, Amerikës dhe flamuri i shtetit të Kosovës mbaheshin dhe valëviteshin me krenari nga duartë e flamurtarëve të cilët ecën përgjatë skenës për të nderuar kombet përkatëse.

Hapja zyrtarisht e Festivalit dhe përshëndetjet

Të dy prezantuesit Qelia dhe Kepi ftuan në skenë drejtorin organizativ të festivalit dhe mikpritësin e këtij aktiviteti z.Qemal Zylo themelues i Shkollës Shqipe “Alba Life” dhe i TV “Alba Life”, New York për të hapur zyrtarisht Festivalin e tretë të shkollave shqipe në Amerikë, hapje që u mirëprit me duartrokitje të përzemërta nga të gjithë pjesëmarrësit në sallë.

Z.Qemal Zylo në përshëndetjen e tij koncentrat tha:

Të dashur, prindër, mësues, dashamirës dhe të ftuar në Festivalin tone të tretë të Shkollave Shqipe në Amerikë!  Kam kënaqësinë sot, t’ju përshëndes e mirëpres në emër të Këshillit Organizativ të Festivalit dhe t’ju uroj mirëseardhjen në këtë aktivitet shumë të rëndësishëm e të larmishëm të shkollave tona shqipe dhe shpresoj se do të kaloni një kohë të këndshme duke dëgjuar këta 200 nxënës të vegjël. Këta nxënës megjithëse janë lindur këtu në Amerikë e larg trojeve ku u lindën e u rritën prindërit e tyre, kanë mësuar jo vetëm të flasin e të shkruajnë shqip, por edhe të këndojnë këngët e bukura folklorike e të vallëzojnë vallet popullore që janë pjesë e kulturës sonë Kombetare shqiptare.

Ne jemi krenar që kemi ulur numrin e nxënësve që nuk flasin shqip, sepse siç thote Rilindasi i shquar Sami Frashëri:   “Viktimat e gjuhës, janë më të shumta, se viktimat e shpatës”.  Prandaj le t’ju dhurojmë një duartrokitje për paraqitjen me sukses sot në Festival.  Më lejoni që me këtë rast të falënderoj të gjithë prindërit që na kanë mbështetur në këtë mision të vështirë, por mjaft fisnik, të falënderoj të gjithë mësuesit dhe drejtuesit artistik që me nje perkushtim të madh kanë ditur të punojnë dhe të përballojnë edhe vështirësi që kanë të bëjnë me nivele të ndryshme të të njohurit të gjuhës shqipe dhe të moshave të ndryshme.

ë lejoni të falënderoj përfaqesuesen e Ambasadës së Shqipërië në Washington znj.Irena Daji, Konsullin e Përgjithshëm të Republikës së Kosovës, z. Ylber Kryeziu, dhe gjjithashtu falënderoj të gjithë kryetarët e shoqatave që sot ndodhen në këtë festival.  Një falënderim të veçantë për të gjithë këshillin organizues, drejtorin artistik, z.Petrika Melo, si dhe të gjithë drejtuesit artistik të shkollave, koreografët e stafin për përgatitjen e zhvillimin  me sukses të këij Festivali.  Falënderoj të gjithë mediat, të cilat do ta bëjnë të mundur ta përçojnë këtë tek ata që nuk patën mundësi ta ndjekin nga afër këtë festival.  Pa dashur t’ju marrë shumë kohë le t’ju lë tani të ndiqni programin e Festivalit të tretë të shkollave Shqipe këtu në Amerikë.  Zoti e bekoftë Amerikën!  Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe Kosovën, të cilave ju uroj një bashkim sa më të shpejtë në një Shtet Etnik Shqiptar, me një Gjuhë dhe një Flamur.

Pas përshëndetjes së z.Zylo fjalën e ka marrëz.Ylber Kryeziu, Konsull i përgjithshëm i Kosovës i cili tha:

Të dashur bashkëkombas, vëllezër dhe motra, Është nder i madh për mua dhe kënaqësi të jem këtu me ju të gjithë me rastin e Festivalit të 3-ë të fëmijëve.

Ky festival më jep privilegjin e rrallë për të parë dhe shijuar momentet magjike të krijuara nga zemrat e guximshme të fëmijëve tanë, që njëherësh jane kujdestarët e ardhshëm të vlerave tona tradicionale.  Ne kemi përgjegjësinë e dorëzimit të vlerave tona kulturore të brezit të sotëm për të mbajtur gjallë zakonet dhe traditat e pasura të kombit tonë me anë të aktiviteteve të ndryshme kulturore siç është Festivali i Shkollave Shqipe.  Unë do të doja të falënderoj dhe të njoh përpjekjet e palodhshme të drejtorëve të shkollave shqipe, të cilët përmes punës angazhimit dhe guximit të tyre kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në ruajtjen dhe promovimin e gjuhës dhe kulturës shqipe ndër vite. Andaj, zgjerimi me sukses i aktiviteteve tuaja, është dëshmi për fuqinë e diasporës shqiptare këtu në New York dhe unë si përfaqsues i shtetit të Kosovës, jam krenar të qëndroj para jush.  Për vite me radhë fëmijët e komunitetit tonë kanë fituar njohuri në trashëgiminë e pasur të artit tonë, kulturës, gjuhës, letërsisë, zakonit dhe traditës tonë.  Eshtë inkurajuese për të parë fëmijët tanë, që përkundër largësisë nga kanë ardhur prindërit dhe gjyshërit e tyre, tek këndojnë, vallëzojnë, flasin e mendojnë shqip.  Ata, kanë krijuar tanimë lidhje shpirtërore me rrënjët e tyre.  Kjo i ndihmon ata të zhvillojnë një personalitet shumë dimensional, duke bërë të mundur edhe fuqizimin e tyre për t’u përballuar nesër në mjedise konkuruese.  Sot unë jam i bindur se përpjekjet e këtyre shkollave kanë ndihmuar jashtëzakonisht në transformimin e së ardhmes se fëmijeve tanë.  Sot, unë jam i bindur se përpjekjet e këtyre shkollave kanë ndihmuar jashtëzakonisht në transformimin e së ardhmes së fëmijëve tanë.  Kjo është e qartë nga fytyrat rrezatuese që ata japin në skenë, por dhe nga numri I prindërve që jeni ulur dhe shijoni suksesin e fëmijëve tuaj.

Si Komunitet ne duhet të përparojmë së bashku.  Ne duhet të përpiqemi për një të nesërme më të mirë.  Ne duhet të ëndërrojmë për një të ardhme më të mirë.  Ky bashkëpunim është i mundur me anë të projekteve të tilla të bashkëpunimit me institucione.  Për më shumë, plotësimi i dëshirave të fëmijës duhet të inkurajohen nëpërmjet institucioneve të cilat mund të eksplorojnë potencialet dhe aftësitë e tyre të fshehura.  Ne kemi nevojë për t’i dhënë fëmijëve liri të plotë për të shprehur emocionet dhe kreativitetin e tyre dhe ne nuk duhet të vrasim dëshirën e tyre për të bërë gjëra që ata duan të bëjnë.  Përkundrazi ne duhet të inkurajojmë fëmijët për të përmbushur dëshirat e tyre krijuese.  I uroj të gjithë fëmijëve tanë suksese më të mira,  duke shpresuar dhe uruar që shoqëria jonë të mbetet e sigurt në duart e brezave tanë të ardhshëm.  Zoti ju bekoftë!

Pas fjalës se z.Kryeziu e mori fjalën Konsullja e përgjithshme e Republikës së Shqipërisë në New York znj.Irena Dai e cila tha:

Të nderuar organizatorë të Festivalit të tretë tëshkollave shqipe, të dashur të ftuar dhe performues të festivalit,   Jam sot këtu t’ju përcjellë përshëndetjet dhe urimet më të mira të ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës znj.Floreta Faber e cila për shkak të një angazhimi zyrtar të rëndësishëm e pati të pamundur të vinte këu.  Ju përcjell përgëzimet e saj të përzemërta duke ju uruar suksese të të gjitha shkollave shqipe.  Mirënjohje të thellë dhe respekt për të gjithë mësuesit e gjuhës shqipe për përkushtimin e tyre në realizimin e një qëllimi unik të ruajtjes dhe mësimit të shqipes.  Një falënderim të vecantë e përcjell prej saj për prindërit të cilët mbëshetën dhe inkurajuan fëmijët e tyre të mësojnë gjuhën shqipe.  Festivali i tretë është finalizimi i një pune të palodhur të mësueseve, organizatorëve, fëmijëve që padyshim janë një inspirim për cdo kënd dhe mesazhi që transmetojnë është tepër i çmuar dhe për brezat e rinj.

Mësojeni dhe duajeni gjuhën tonë shqipe!  Suksese të gjitha shkollave!

Programi i Festivalit të tretë të Shkollave Shqipe në Amerikë

Pas duartrokitjeve prezantuesit Kepi dhe Qelia kanë paraqitur programin sipas radhës

Pë të hapur Festivalin e pati nderin Shkolla Shqipe në Clifton, New Jersey me drejtuesa artistik: koreografi Arjana Cele dhe këngëtari Fatjon Krasniqi, ndërsa muzika e përpunuar nga Fadil Sahatciu.  Ata u paraqitën denjësisht në Festival cka fliste për një punë serioze të të gjithë organizatorëve dhe mësuesëve dhe nxënësve.

Shkolla Shqipe në Clifton, New Jersey u paraqit me këtë program ku nxënësit performuan mjeshtërisht:

“ E dua vendin tim”  kënduar nga Dielleza  Zendelli/ “Kuq e zi je ti”, këndon kori i shkollës nën drejtimin e Fatjon Krasniqit me muzikë tëpërpunuar nga Fadil Sahatçiu/ Kolazh vallesh nga krahinat e Devollit, Tropojës, Librazhdit,  Kukësit  dhe Tiranës përgatitur nga koreografia Arjana Cela.

Pas shkollës së Cliftonit në skenë erdhën nxënësit e Shkollës Shqipe në Bronx, New York me drejtues artistic Beqir Dedushi të cilët u paraqitën me këtë program si: Kolazh me melodi dhe valle folklorike luajnë Leart Dedushaj, Denis Zadriaj dhe Ëngjëll Juncaj/ “Nina – Nana,” kompozitor  Pjeter Gaci, luajtur ne flaut nga Leart Dedushaj/ “O sa mirë me kenë Shqiptar” këndon grupi i shkollës/ Melodi nga Limoz Dizdari luan në piano Erind Rugova/ “Vallja e Logut”, vallëzojne grupi i valltarëve të shkollës / “Shqipëri o Nëna ime “këndon Engjëll Juncaj dhe grupi.

Të gjithë nxënësit u përcollën me duartrokitje të nxehta çka fliste për një debutim serioz dhe përgatije profesionale nga ana e drejtuesve artistik dhe mësuesëve të kësaj shkolle.

Në radhën e tretë erdhën nxënësit e Shkollës Shqipe të Qendrës Kulturore në Riverdale, New Jersey me Drejtuese Artistik znj.Majlinda Kaba.

Nxënësit erdhën në skenë dhe interpretuan me një nivel të lartë sikur të ishin vallet e Ansamblit shtetëror.  Ata u paraqitën me këtë program:  Vallja  “Amaneti” me koreografi të Majlinda Bajraktarit  vallëzuar nga grupi i më të vegjëlve/ Vallja “Shpresa” me motive nga Shqipëria e Mesme, vallëzojne grupi i valltarëve me Koreografi të Filloreta Hoxha/ “Pse jemi të ndarë” kënduar nga Erion dhe Erlinda Zhaku /Vallja “Rrënjët tona” me motive nga Malësia e Madhe vallëzuar nga grupi I nxënësve më të rritur me koreografi të Shkëlqim Fetahut dhe Majlinda Bajraktari/

Në radhën e katërt dhe të pestë ishin nxënësit e Shkollës  Shqipe “Alba Life” në New York me Drejtues Artistike Sopranon Dëshira Ahmeti Kërliu dhe nxënësit e Shkollës Shqipe “Hasan Prishtina” në Waterbary, Connecticat me Drejtues Artistik koreografin Lulzim Kica ku nxënësit prezantuan vetë programin e tyre.

Shkolla Shqipe “Alba Life” u paraqit me këtë program:  “Valle e këngë Shqiptare” kompozuar nga Aleksander Vezuli.  vallëzojnë grupi i valleve të shkollës “Alba Life” në Staten Island me koreografi të nxënëses Kristina Melo këndon Eneo dhe Kevin Rustani shoqëruar nga kori i shkollës “Alba Life “ në Brooklyn nën drejtimin e sopranos Dëshira Ahmeti Kerliu.

Vazhdoi me shkollën “Hasan Prishtina” me Lekë Pecnikaj. “Valle me motive Kosovare”  vallëzojne grupi i valltarëve të shkollës “Hasan Prishtina” ne Waterberry Connecticat me koreografi nga Lulëzim Kica.

Kolazh i Shqipërisë së Mesme vallëzojne grupi i valltarëve të shkollës “Alba Life” në Brooklyn me koreografi të Afërdita Kacupaj/ “Dhuratë për ditëlindjen”  orkestacioni Tom Lleshi këndon Kristina Melo dhe shoqëron Kori i Shkollës Shqipe “Alba Life” në Staten Island.

Liri Tahiri, Kolazh me valle të Tiranës vallëzojnë grupi i valltarëve të shkollës “Hasan Prishtina” në Waterberry, Connecticat me koreografi të Lulëzim Kica/ “Mora fjalën” kënduar nga vogëlushja Eliana Dani gjithashtu nga shkolla Shqipe “Hasan Prishtina”

Vallja e Napolonit  vallëzojnë grupi i valleve të shkollës shqipe “Alba Life” në Staten Island me koreografi nga Entela Muda.

Ilir Shaqiri  “Zëri I Atdheut” Valle për Flamurin vallëzojnë grupi i valltarëve të shkollës “Hasan Prishtina” në Waterberry Connecticat me koreografi të Lulëzim Kicës.

Kënga e Abetares u këndua nga Dea Kerliu dhe Dea Watkins shoqëuar nga kori i shkollave shqipe “Alba Life” në New York nën drejtimin e sopranos Dëshira Ahmeti Kerliu dhe me koreografi të Afërdita Kacupaj.

Prezantuesit Kepi dhe Qelia kanë ftuar në skenë të 200 nxënësit e shkollave shqipe që  morën pjesë në këtë festival për të mbyllur programin me këngën: “Gjuha Shqipe Gjjuha Jonë” me tekst nga Kozeta Zylo, muzika Petrika Melo dhe orkestracion të Tom Lleshaj, kënduar nga Kristina Melo dhe kori i të gjithë shkollave shqipe pjesëmarrëse në  Festivalin e tretë .

Mbyllja e programit ishte me duartrokitje të stuhishme nga të gjithë pjesëmarrësit, ata të cuar në këmbë dhe shumë prej tyre me lot në sy falënderonin përzemërsisht nxënësit, mësuesit, prindërit dhe të gjithë stafin që punuan aq shumë për realizimin me madhështi tëkëtij programi.

Me të drejtë Marko Kepi gjatë prezantimit tha se shkollat shqipe janë shumë tërëndësishme, nxënësit e tyre janë e ardhmja e Kombit, drejtuesit dhe mësuesit punojnë shumë, ata vinë përherë gjatë javës, kurse organizatat e tjera mund tëmblidhen njëherë në muaj apo në vit për aktivitete të ndryshme, por me shkollat është më e vështirë, shumica janë te vegjel, prandaj ne të gjithë ju shprehim mirënjohjen e pakufishme.

Zonjusha Qelia ftoi Drejtuesin organizativ të Festivalit tëtretë z.Qemal Zylo dhe Drejtuesit e Shkollave Shqipe për të dhuruar Trofetë e Festivalit dhe medaljet për pjesëmarrësit, ndërkohë në skenë u ftuan dhe komisioni organizues si: Irena Dai, Ylber Kryeziu, Zulfi Alla, Shaban Gjoka, Mustaf Qosja, Rakip Etemi, drejtori artistik Petrika Melo dhe drejtuesit artistik si dhe regjisorja artistike sopranoja Lindita Mezini Lole.

Gjithë programi kishte për operator të qendres së zërit, muzikantin dhe dezinjatorin Andrea K.Lole, Odise Salillari inxhinier në sistemimin e zëit, Shpëtim Bardhi teknik për ndricimin dhe ndihmës në qendrën e zërit.

Festivali u filmua nga “Arb TV” dhe studio “Tirana” me producent Xhevdet Bacova si dhe nga Todd Watkins kameraman në TV “Alba Life” dhe Drena Qelia gazetare pranë TV “Alba Life”.   Aparatet private s’pushuan shkrap e shkrup duke marrë foto ku ndermjet tyre dha ndihmë dhe dalloheshin profesionalisht z.Esat Ahmeti I shkolles shqipe në Riverdale dhe Shpëtim Bardhi nëshkollën Shqipe “Alba Life”.

E diela e parë e qershorit, 2016 në Staten Island, ishte një ndër ditët e bukura për të gjithë pjesëmarrësit ishte një ndër ditët që s’do të harrohet kurrë, ngase nxënësit e shkollave shqipe në Amerikë u mblodhën së bashku në Festivalin e tretë për nga radha dhe kënduan dhe vallëzuan shqip.  Ata janë e ardhmja e Diasporës, janë e ardhmja që ve ne mendime këdo që i do shkollat shqipe dhe i frymëzon ata që të bashkëpunojnë me themeluesit, drejtuesit, mësuesit, prindërit për të përhapur këtë fjalë hyjnore: MËSONI SHQIP!

 

Qershor, 2016

Staten Island, New York

Filed Under: Komunitet Tagged With: Festivali i trete shkollave shqipe, Keze Zylo, SHBA

SHBA, prezantohet anija luftarake e së ardhmes me kapiten James Kirk

May 22, 2016 by dgreca

Përmes një reference të qëllimshme dhe mjaft argëtuese nga kinematografia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanëdorëzuar kapitenit James Kirk anijen më të rrezikshme të flotës, sigurisht atë të flotës amerikane dhe jo flotës yjore.

Bëhet fjalë për gjuajtësin më të ri “USS Zumwalt” që nuk kapet nga radarët, një klasë e re anijesh luftarake që do të ndryshojnë mënyrën e luftimit në det. Zyrarisht, anija do të hyjë në detyrë më 15 tetor dhe deri atëherë, kapiteni James Kirk i flotës amerikane dhe jo i “Federatës së Bashkuar të Planeteve”, do të testojë bashkë me ekuipazhin e tij pajisjet tejet të përparuara të gjuajtësit. Anija 185 metra e gjatë dhe 15.700 tonë e rëndë nuk kapet nga radari dhe nuk bën zhurmë gjatë lundrimit.Në bord ajo ka armë të së ardhmes që janë ende në zhvillim, si rrezet e energjisë dhe topi elektromagnetik.Dy anije të tjera si kjo po ndërtohen nga kompania “General Dynamic”, ndërsa kostoja e të trejave bashkë pritet që të arrijë në 22.5 miliardë dollarë.Ndërsa aftësitë e gjuajtësit të ri premtojnë shumë, por nuk janë testuar ende në betejë, nuk ka dyshim që mediat e kanë vlerësuar shumë idenë e dikujt brenda Pentagonit, që çelësat e anijes më të përparuar dhe asaj të së ardhmes në botë t’idorëzohen një kapiteni me emrin James Kirk. Një emër mjaft i njohur nga saga “Star Trek” dhe filmat që e kanë pasuar, ku një kapiten i quajtur James Kirk drejtonte anijen kozmike më të përparuar të “Federatës së Bashkuar të Planeteve”.{SH.K}.

Filed Under: Komente Tagged With: James Kirk, me kapiten, prezantohet anija luftarake e së ardhmes, SHBA

SHBA, demokratët shqetësohen për unitetin e partisë

May 19, 2016 by dgreca

Jo shumë kohë më parë rritja politike e miliarderit Donald Trump bëri të parashikohej një shpërthim në Partinë Republikane. A do të pranonte partia Republikane e Lincolnit dhe Reaganit t’ia dorëzonte frenat e udhëheqjes një ish-ylli spektaklesh televizive që ky pastaj të mburrej e shfrynte në mediat sociale?

Republikanët duket se po e kalojnë pikën e tyre të krizës. Por tani është Partia Demokrate që po hyn në këtë fazë, si pasojë e një beteje përçarëse në zgjedhjet paraprake. Dhe mënyra se si partia i trajton këto tensione mund të përcaktojë nëse demokratët do të jenë në gjendje për të mbajtur presidencën për një mandat të tretë radhazi në fillim të vitit 2017.

Rezultatet paraprake luhaten, por tensionet shtohen 

Favoritja demokrate për presidente, Hillari Klinton deklaroi fitore të ngushtë në zgjedhjet paraprake të së martës në Kentucky, edhe pse rivali i saj, Bernie Sanders vazhdoi rrugën e tij me një fitore në Oregon. Zonja Klinton mbetet në drejtimin e duhur për të marrë emërimin e Partisë Demokrate, ndoshta më 7 qershor. Por zoti Sanders nuk ka dhënë asnjë shenjë për të dalë nga gara. Tensionet mes dy fushatave janë në rritje, duke shkaktuar frikë mes disa demokratëve se nëse tensionet vazhdojnë, partia do ta ketë të vështirë të dalë e bashkuar kur të përballet me kandidatin e pritshëm republikan, Donald Trump.

Hillari Klinton kryeson garën ndaj kanditatit Sanders në numërin e delegatëve, me një diferencë të mjaftueshme dhe e vetmja mënyrë që senatori nga Vermonti mund të arrijë të fitojë është nëse siguron shumicën e votave në zgjedhjet paraprake në shtetet e mbetura dhe duke detyruar tërheqjen e super-delegatëve që aktualisht mbështesin zonjën Klinton. Të dy janë mbërthyer në këtë pikë.

Mbështetësit e kandidatit Sanders janë të zemëruar

Por Berni Sanders e bëri të qartë në një miting të martën mbrëma në Karson të Kalifornisë, se ai nuk heq dorë nga gara. “Do të jetë një rrugë e përpjetë. E di. Por ne kemi mundësi për të shkuar në kuvend në Filadelfia duke patur një shumicë delegatësh, “ – tha ai.

Kandidati Sanders tha gjithashtu se Partia Demokrate duhet të jetë më mikpritëse për mbështetësit e tij, të cilët “janë të gatshëm për të luftuar për ndryshim të vërtetë ekonomik dhe shoqëror.” Dhe paralajmëroi se ruajtja e “status quosë” do të ishte “një alterantivë shumë e trishtuar dhe tragjike” për partinë.

Tensionet mes dy fushatave u shfaqën kohët e fundit në kuvendin e demokratëve të shtetit Nevada, kur mbështetësit e zotit Sanders shprehën zemërimin e tyre ndaj zyrtarëve të partisë në lidhje me procesin e zgjedhjes së delegatë për të marrë pjesë në Kuvendin Kombëtar Demokrat në Filadelfia në korrik. Disa aktivistë të zotit Sanders hodhën karrige, dhe më vonë bënë disa kërcënime në drejtim të kryetares së kuvendit, Roberta Lange.

Shqetësimet në lidhje me Kuvendin e Filadelfias

Disa demokratë shqetësohen se tensionet që ziejnë në zgjedhjet paraprake mund të çojnë në probleme në Kuvendin e korrikut. Udhëheqësi demokrat i Senatit Harry Reid i kërkoi zotit Sanders të luajë rol udhëheqës në qetësimin e mbështetësve të tij. Bernie Sanders lëshoi një deklaratë, ku tha se “dënon të gjitha format e dhunës”, por vuri në dukje se nuk ka pasur incidente në mitingjet e tij në pjesë të tjera të vendit.

Në tubimet e saj të fundit, Hillari Klinton është përpjekur për ta kthyer fokusin e saj mbi kandidatin republikan, Donald Trump. “Ai mund të thotë çfarëdo që dëshiron për mua personalisht. Por unë do ta luftoj atë për çdo amerikan që sulmon dhe fyen! “, – u tha zonja Klinton mbështetësve të saj në Kentucky.

Mënyra e ndërlikuar Hillarit

Por aftësia e zoti Sanders për të tërhequr turma të mëdha mbështetësish për frenimin e përpjekjeve të zonjës Klinton për të shkuar përtej përçarjeve të fushatës paraprake mund të zhvendosin fokusin e saj ndaj zotit Trump.

Suksesi i senatorit Sanders në zgjedhjet e paraprake ka precedent historik, thotë analisti William Galston në Institutin Brookings në Uashington. Ai shton se “fitoret e vonuara nga humbësit nuk janë aspak të pazakonta. Ne pamë pothuajse të njëjtën gjë në vitin 1992, kur Bill Klinton mori emërimin e Partisë Demokratike.” Analisti Goldstonë thotë se dobësia e tanishme e demokratëve nuk është asgjë në krahasim me fushatën presidenciale të vitit1968, kur Partia Demokrate u përça.

Sanders shikon për rrugëdalje

Suksesi i vazhdueshëm e kandidatit Sanders në zgjedhjet paraprake dhe aftësia për të tërhequr përkrahës mund t’i japë atij ndikim të vlefshëm politik në kuvendin kombëtar në Filadelfia. “Qëllimi i tij tani është i qartë për të ndikuar në platformë, për të ndikuar tek Hillary Klintoni dhe për të vazhduar për ta mbajtur atë majtas,” – thotë Melinda Henneberger, redaktore e revistës “Roll Call”.

Por përfundimisht, analisti Galston parashikon se kandidati Sanders do të duhet të marrë hapa për ta unifikuar partinë rreth zonjës Klinton, për të mundur Donald Trumpin. “Ajo ka disa punë për të bërë, kështu edhe senatori Sanders. Dhe unë do të thoja se përgjegjësia kryesore për sjelljen e mbështetësve të tij bie mbi atë vetë, dhe jo mbi zonjën Clinton”. – tha analisti.

Një herë, Bernie Sanders është shprehur se do të jetë i gatshëm për ta bërë këtë. “Ndërsa ne mund të kemi shumë mosmarrëveshje me Sekretaren Klinton, ka një zonë ku pajtohemi, dhe kjo është që ne duhet të mposhtim Donald Trumpin!”, – u tha ai mbështetësve gjatë një tubimi të fundit në Oregon.

Rruga drejt unitetit

Shumë analistë presin që demokratët do të jetë në gjendje për të zgjidhur mosmarrëveshjet mes tyre dhe të bashkohen pas zonjës Klinton, gjatë dhe pas kuvendit. “Unë mendoj se mbështetësit e Bernie Sandersit do të përkrahin Hillary Clintonin,” – thotë John Fortier, i Qendrës së Politikave Dypartiake. “Kjo mund të marrë një muaj pas kongresit, kur ata të pyesin se çfarë është alternativa më e mirë – Hillary Clinton për presidente, apo një republikan, i cili është shumë larg nga pikëpamjet tona?”.

Por, për të arritur në këtë pikë duhen disa muaj dhe javët përpara mund të sfidojnë aftësitë unifikuese të kandidatëve Klinton dhe Sanders. Shenjat e hershme janë se për të bashkuar demokratët mund të duhen shumë më tepër aftësi dhe lëshime politike, sesa mendohej një vit më parë.(VOA)

Filed Under: Analiza Tagged With: demokratët shqetësohen, për unitetin e partisë, SHBA

SHBA shton praninë ushtarake në Irak, për të luftuar ISIS

April 19, 2016 by dgreca

Burime zyrtare amerikane njoftuan se, Pentagoni do të dërgojë në Irak edhe 200 trupa të tjera, si edhe helikopterë të tipit “Apache” për të luftuar kundër ISIS. “Trupat dhe helikopterët do të përdoren kryesisht në formën e asistencës për ushtrinë irakiane, që ndodhet në vijën e parë të luftës kundër ISIS”, deklaroi shefi i Pentagonit, Ash Carter. Njoftimi vjen në një kohë kur trupat irakiane po luftojnë ashpër për marrjen e Mosulit, qyteti i dytë i vendit për nga rëndësia, që është ende nën kontrollin e xhihadistëve. Po kështu, ky njoftim vjen pasi vizitës së papritur të Carterit në Irak disa javë pas negociatash të vazhdueshme mes komandantëve amerikanë dhe liderëve irakianë. Vendimi i Pentagonit është edhe një përgjigje ndaj këshillave të presidentit Barack Obama për rritjen e numrit të ushtarakëve amerikanë në Irak nga 3 870 në 4 087. {Sh.K}

Filed Under: Komente Tagged With: Isis, SHBA, Shefqet Kercelli, shton pranine, ushtarake

SHBA, BE, thirrje klasës politike në Maqedoni

April 8, 2016 by dgreca

Ambasadorët e SHBA dhe të BE Jess Baily dhe Aivo Orav theksojnë se drejtuesit politik të Maqedonisë e kanë përgjegjësi para qytetarëve të tyre që ta kthejnë vendin në rrugën euro-atlantike, përmes zbatimit të marrëveshjeve politike dhe prioriteteve urgjente të reformave. 

Në një deklaratë të përbashkët theksohet mbështetja e BE dhe SHBA e të gjitha partive dhe pjesëtarëve të tjerë për krijimin e kushteve për zgjedhje të besueshme. 

Kjo përfshin pastrimin e listës zgjedhore, ndalimin e çfarëdo lloj trysnie ndaj votuesve dhe sigurimin e një mbulimi të ndershëm mediatik, thuhet në komunikatë. Ndërkohë, theksohet një përparim i caktuar në këto fronte, siç thuhet, por se mbetet ende shumë punë për t’u bërë. 

Më tej, theksohet se përgjegjësia për përgatitjen e zgjedhjeve te besueshme nuk bie vetëm mbi institucionet e shtetit por edhe mbi partitë politike. 6 prilli ishte një mundësi e humbur; Ndërsa së bashku me partnerët tjerë ndërkombëtarë, BE dhe SHBA do të vazhdojnë ta mbështesin zhvillimin demokratik, përfshirë dhe zgjedhjet, thuhet në njoftim, përmes të cilit përshëndetet puna e KSHZ dhe përpjekjet e shoqërisë civile, në këtë kuadër.(VOA)

Filed Under: Komente Tagged With: Be, ne Maqedoni, SHBA, thirrje klasës politike

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • …
  • 22
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT