Java Ndërkombëtare e Arsimit është një mundësi për të festuar të mirat e arsimit ndërkombëtar dhe shkëmbimeve arsimore në mbarë botën. Kjo nismë e përbashkët e Departamentit të Shtetit Amerikan dhe e Departamentit të Arsimit është pjesë e përpjekjeve tona për të promovuar programet që përgatisin amerikanët për një mjedis global dhe për të tërhequr udhëheqësit e ardhshëm nga jashtë për të studiuar, për të mësuar, dhe për të shkëmbyer përvoja në Shtetet e Bashkuara. Datat për Javën Ndërkombëtare të Arsimit janë 16-20 nëntor, 2015.
***
International Education Week (IEW) is an opportunity to celebrate the benefits of international education and exchange worldwide. This joint initiative of the U.S. Department of State and the U.S. Department of Education is part of our efforts to promote programs that prepare Americans for a global environment and attract future leaders from abroad to study, learn, and exchange experiences in the United States. The dates for IEW 2015 are November 16-20, 2015.
Dhjetëra shtete amerikane kundër refugjatëve sirianë
Pas sulmeve të së premtes në Paris, shumë shtete amerikane nuk duan që të presin refugjatë sirianë, kjo për shkak të frikës se mes tyre ka terroristë nga radhët e ISIS.
Guvernatori i Miçiganit deklaroi se ka pezulluar vendimin për pranimin e refugjatëve deri në një shqyrtim të ri. Deklarata të njëjta kanë lëshuar edhe Alabama, Teksasi dhe dhjetëra shtete të tjera. Në Miçigan deri më tani janë 200 sirianë, ndërsa Alabama nuk ka asnjë, por guvernatori i këtij shteti tha se nuk e ka ndërmend të rrezikojë jetët e njerëzve të tij duke pranuar refugjatë.
Alabama, Arizona, Arkansasi, Florida, Xhorxhia, Ilionis, Indiana, Ajoa, Luiziana, Masaçusets, Miçigani, Misisipi, Nju Hampshire, Karolina e Veriut, Ohajo, Teksasi dhe Uiskonsin janë shtetet që ju kanë thënë “jo” refugjatëve. Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit ka ngritur pikëpyetje nëse vendime të tilla janë të ligjshme. Ndërsa, Presidenti Obama ka thënë se Amerika duhet t’ju shtrijë dorën e ndihmës refugjatëve që vijnë nga vendet e luftës. “T’ua përplasim derën në fytyrë refugjatëve do të ishte kundër vlerave tona. Ne mund t’i mirëpresim ata për t’iu siguruar një jetë më të mirë dhe do t’u garantojmë siguri qytetarëve tanë. Ne mund t’i bëjmë të dyja”, deklaroi Obama.
SH.K
Në SHBA, Yee-Jahjaga për zhvillimet në Kosovë e rajon
-Presidentja Atifete Jahjaga takoi zëvendës ndihmës sekretarin e shtetit të SHBA-së, Hoyt Yee/
14 Nëntor 2015/ Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga në SHBA takoi Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit, Hoyt Yee për të diskutuar zhvillimet e fundit në Kosovë dhe rajon.
Presidentja Jahjaga informoi Yee se ajo ka referuar Parimet e Asociacionit në Gjykatën Kushtetuese, pas konsultimeve me partitë politike, për të kërkuar interpretim të përputhshmërisë së Parimeve të asociacionit me Kushtetutën e Kosovës.
Presidentja theksoi se Kosova mbetet e përkushtuar në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve në mes të dyja vendeve me fokus në implementimin e marrëveshjeve të nënshkruara nën ndërmjetësimin e BE-së si kusht i përparimit drejt Bashkimit Evropian.
Yee dënoi përdorimin e dhunës në Kuvendin e Kosovës dhe ftoi palët që të gjejnë zgjidhje për tejkalimin e bllokadës përmes dialogut dhe mirëkuptimit.
Ai tha se pamjet në Kuvend dëmtojnë procesin e integrimit të Kosovës. Zëvendës Ndihmës Sekretari shprehi përkrahjen e tij për vendimin Presidentes për referimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese për të siguruar përputhshmërinë me Kushtetutën e Kosovës dhe për t’i dhënë kredibilitet rezultateve të dialogut./b.j/
ZIJADIN SELA, VIZITA E TRETE NE SHBA
*Lideri për reforma në PDSH, zoti Ziadin Sela, mbrriti për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës/
*Kjo është vizita e tretë, brenda këtyre 10 muajve e liderit për reforma në PDSH, zoti Ziadin Sela, që po i bënë Shteteve të Bashkuara
Nga Beqir SINA – New York/
JFK NEW YORK : Lideri për reforma në PDSH, zoti Ziadin Sela, mbrriti mbrëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të marrë pjesë në Çikago, së bashku me Presidenten e Kosovës Atifete Jahjaga të ftuar në Konferencën ekonomike organizuar nga Oda Ekonomike Izraelite – me bazë në Çikago.
Zoti Sela, mbrriti mbrëm në aeroportin ndërkombëtar të Nju Jorkut, JFK, i pritur nga një grup bashkëatdhetarësh. Ai më parë se të udhëtoi për në Çikago, gjatë kësaj vizite, do të zhvillojë dhe një seri takimesh të tjera në Nju Jork dhe Nju Xhersi .
Ndërkohë, duhet cekur se kjo është vizita e tretë, brenda këtyre 10 muajve e liderit për reforma në PDSH, zoti Ziadin Sela, që po i bënë Shteteve të Bashkuara
Në komunikatën për shtyp, thuhet se kryetari i LR-PDSH-së dhe Komunës së Strugës, Ziadin Sela, prej sot qëndron në SHBA në një vizitë zyrtare. Sela, është i ftuar special në Konferencën Ekonomike për Investime në Kosovë, që organizohet për herë të parë nga Oda Ekonomike Izraelite dhe Asociacioni Shqiptaro- Amerikan në Illinoi.
Në këtë konferencë do të jetë prezente edhe presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.
Konferenca mbahet në Çikago më 11 dhe 12 Nëntor, ndërsa aktivitete të tilla nga kjo Odë Ekonomike shquhen për nivelin e lartë të organizimit dhe interesimit nga kompani dhe biznesmenë të fuqishëm që veprojnë në SHBA.
Përveç pjesëmarrjes në konferencë, Sela pritet të realizojë edhe disa takime me atdhetarë dhe veprimtarë shqiptarë që veprojnë në SHBA, prej ku siç bëhet e ditur nga portalet në rrjetet sociale , do të kërkojë mbështetje në lidhje me fushatën zgjedhore që po afron, për një fitore eventuale të LR-PDSH-së dhe Aleancës për Shqiptarët në zgjedhjet parlamentare që priten të mbahen në Prill të vitit të ardhshëm.
Lideri për reforma në PDSH, Ziadin Sela në këtë vizitë simbas njoftimeve në rrjetet sociale facebook dhe Tweeter, thuhet se do të flet për zhvillimet politike në Maqedoni, diskriminimin që e bëjnë maqedonasit ndaj shqiptarëve dhe mosrealizimi i premtimeve të pushtetit për një jetë më të mirë të qytetarëve shqiptar.
Sela sipas paralajmërimeve do të shpreh ankesat e qytetarëve shqiptar të cilët janë të lodhur nga pritjet për antarësim të Maqedonisë në BE dhe NATO, ndërsa do të shpreh shqetësimet nga veprimet e kryeministrit, Nikolla Gruevski, që sipas opozitës maqedonase bënë skenare për destabilizim të Maqedonisë.
Sela do të qëndroj në SHBA deri më 14 Nëntor dhe do të realizoj takime zyrtare edhe me lider të komunitetit shqiptar , veprimtar të dalluar, si dhe me kongresmen amerikan miq të dëshmuar të shqiptarëve.
Dion Ahmetaj po shkëlqen në futbollin e të rinjve në SHBA
Nga Esad GJONBALAJ/
Bota shqiptare po shkëlqen në çdo anë të globit me talentet e rinjë në disiplina të shumta sportive. Është ëndërr e çdo të riu që të arrij majat e suksesit ne hapërimet e tyre jetësore, arritjet e çdo të riu shqiptare përveç që mbart në vete ëndrrën personale të një te riu është edhe arritje dhe mburrje e tërë kombit.
Sot ambasadoret me të mirë të kombit shqiptare janë rinia e jonë që po lan gjurmë të pa shlyera në analet ma të larta të sportit botëror.
Ne New York nje yll i Ri që po shkëlqen me aftësitë e tija është Dion Ahmatj 12 vjeçar me origjine nga fshati Vuthaj i Plavë Gucisë .
Për Dionin kanë shfaqur interesimin e tyre edhe klube të fuqishme të ligës angleze ku para një viti ishte i ftuar në Akademinë e Futbollit anglez pran klubit të mirënjohur Sunderland.
Aktualisht Dioni është ne Akademinë e klubit ma të fuqishëm të futbollit në SHBA-ve Red Bull’s ku me aftësitë dhe prezantimet e tija po mahnit edhe profesionistet e kësaj fushe.
Historia e Dionit ne futboll fillon që nga mosha 5 vjeçare ku mori dhe hapat e parë në klubin e futbollit Brooklyn Italians dhe më pastaj në klubin Gatci ndërkaq aktualisht gjendët në Red Bull dhe luan për moshën e tijë U-12.
Ëndrra e Dionit është për të pushtuar majat e suksesit në futboll dhe me mburrje dhe krenari do të vishte ndërresat kuq e zi të kombëtares tonë thotë Dioni.
I riu vuthjan përveç sportit është edhe nxënës i dalluar në shkollë ku prirje të veçantë e ka pikturimin ku ka arritur të marr edhe shumë Mirënjohjeje edhe në këtë lëmi.
- « Previous Page
- 1
- …
- 14
- 15
- 16
- 17
- 18
- …
- 22
- Next Page »