• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

AMERIKA E LA PAS KINËN, E PARA NË BOTË PËR NUMRIN E TË INFEKTUARËVE

March 26, 2020 by dgreca

  • PARASHIKIM I FRIKSHEM PËR SHBA, NËSE NUK MERREN MASA MË TË FORTA PARANDALUSE/
  • KRYEBASHKIAKU DE BLASIO: GJYSËM MILIONI NJUJORKEZË DO TË MBETEN PA PUNË/

NGA DALIP GRECA/

Sipas të dhënave të ditës së Enjte, 26 mars 2020, Shtetet e Bashkuara të Amerikës arritën ta linin pas Kinën me numrin e të infektuarëve nga COVID-19 me 82,830 raste nga 81,285 që regjistron Kina, ndërkohë që Bota numëronte 528,487 raste, sipas statistikave që ofron Universitetit Johns Hopkins.

Siaps analistëve dhe komenteve duket se numri real nuk është ky, ndoshta për shkak të vështirësive në mbarë vendin për të kryer teste të plota në një numër më të madh të popullsisë.

Megjithatë, statistikat nënvizojnë faktin se epiqendra e pandemisë vazhdon të jetë Nju Jorku. Ndërkohë që bota e kaloi gjysëm milonshin( 528.487 me 123,364 te sheruar, dhe 23953 vdekje), Amerika regjistroi sërish një shifër rekord të të infektuarëve gjatë 24 orëshit të fundit me 14,619 të infektuar,dhe me 166 vdekje për 24 orë, duke e çuar numrin e  përgjitshëm të jetëve të humbura nga COVID-19 në 1193. Ndërkohë, Kina nuk raportoi as një të infektuar të ri dhe asnjë vdekje të re në 24 orëshin e fundit. Italia mbanë rekordin e jetëve të humbura me 8215, ndërkohë që të infektuarit e rinj në 24 orë regjistruan shifrën 6,203, të vdekur për 24 orë 712, shifër kjo që u kalua vetëm nga Spanja me 718.

Shqipëria regjistroi vdekjen e 6-të dhe 174 të infektuar, 28 për 24 orët e fundit.

Frikën se COVID-19 nuk pyet fort për moshë, pas vdekjes të adoleshentit nën 18 vjeç në Los Angeles, po e provon dhe gjendja kritike e mësueses 30 vejçare të shkollës charter në Brooklyn, Rana Zoe Mungin.Rana u shtrua në Spitalin Brookdale në 20 Mars me shqetësim akut të frymëmarrjes, një gjendje e rrezikshme në të cilën mushkëritë fillojnë të mbushen me ujë. Pasi gazetat e Nju Jorkut shkruan për çështjen e saj, u sigurua transferimi në Mt. Sinai Hospital.

Shtypi shkroi edhe për rastin e vdekjes të një punëtori të Metros të Nju Jork-ut, i cili ishte një ndër 52 punonjësit e MTA të infektuar me COVID-19.

***

New York City, që ka numrin më të lartë të të infekruarëe dhe të vdekjeve, do të ketë 2.500 ventilatorë më shumë sesa kishte 10 ditë më parë, tha kryebashkiaku Bill de Blasio të enjten gjatë një konference për shtyp.Kjo shifër është një kombinim i ventilatorëve të dërguar nga Agjensia Federale e Menaxhimit të Emergjencave dhe përpjekje të tjera, shtoi ai.De Blasio shpreson të trefishojë numrin e shtretërve në spital deri në maj.Tani për tani ekzistojnë rreth 34,000 shtretër spitalore në krahasim me 20,000 që kishte më parë, tha de Blasio, ndërkohë që pritet të vijë anija e Marinës në fundjavë.

PARASHIKIM I FRIKSHEM PËR SHBA, NËSE NUK MERREN MASA MË TË FORTA PARANDALUSE

Parashikimet nuk janë optimiste, aq më shumë kur këtë e thonë studiuesit. Në një raport të marsit nga Universiteti i Massachusetts Amherst, 18 studiues të modelimit të sëmundjeve infektive parashikojnë se shpërthimi i koronavirusit në Amerikë mund të evoluojë në muajt e ardhshëm. Studiuesit vlerësuan se rreth 195,000 njerëz mund të vdesin deri në fund të vitit.

Por një raport tjetër nga Kolegji Imperial i Londrës vlerësoi se deri në 2.2 milion njerëz mund të humbin jetët nëse nuk ndërmerren veprime për të ndaluar transmetimin e coronavirusit në SH.B.A.

Ekspertët e sëmundjes infektive nuk janë të sigurtë se sa do të zgjasë pandemia e COVID-19, por ata bashkohen në një mendim: Më e keqja nuk ka ardhur akoma në SH.B.A.

Javën e kaluar, vendi pa se rastet e tij ishin rritur më shumë se 40% në vetëm 24 orë. Këtë javë, numri i përditshem i të infektuareve vazhdon të rritet, edhe pse Amerikanët po praktikojnë distanca sociale duke punuar nga shtëpia, duke kufizuar ekskursione në natyrë dhe duke qëndruar 6 metra larg njëri-tjetrit.

Për të përcaktuar shkallen e infeksionit dhe te ardhmes në Shtetet e Bashkuara te Amerikes, 18 studiues të modelimit të sëmundjeve infektive publikuan parashikimet e tyre për mënyrën se si shpërthimi mund të evoluojë në muajt e ardhshëm. Ata vlerësuan se vetëm 12% e të gjitha rasteve të koronavirusit (përfshirë ato asimptomatike) ishin raportuar në SH.B.A. deri me 15 Mars, që do të thoshte se rreth 29,000 infeksione ishin diagnostikuara deri në atë kohë. 

Mesatarja e parashikimeve të studiuesve sugjeron që virusi mund të vriste rreth 195,000 njerëz në SH.B.A. deri në fund të vitit, por ai numër ndryshon shumë në varësi të modelit.

Modeli më ekstrem parashikoi që deri në 1.2 milion njerëz mund të vdisnin. Për krahasim, një sezon tipik i gripit të zakonshëm në SHBA shkaton midis 11,000 dhe 95,000 të vdekur, sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.Studiuesit thanë se një valë e dytë e infeksioneve ka të ngjarë të ndodhë në vjeshtë, diku midis gushtit dhe dhjetorit.Që nga muaji shkurt, studiuesit nga Universiteti i Massachusetts Amherst kanë kryer anketime javore të 25 ekspertëve të sëmundjes infektive në trajektoren e shpërthimit të koronavirusit në SH.B.A. Përgjigjet e tetëmbëdhjetë ekspertëve u botuan në një raport më 18 mars.Modeluesi i sëmundjes që kreu studimin, Thomas McAndreë, tha se ai nuk u kërkoi studiuesve që të llogaritnin masat për distancimin shoqëror në modelet e tyre, por studiuesit e kishin mundësinë e këtij parashikimi.

“Unë mendoj se ata duhet të kenë spekuluar se si ndërhyrjet do të ndikonin në vdekjet për shkak të COVID-19”, tha McAndrew për Business Insider.

Një studiues i përfshirë në raport – Andrew Lover, një epidemiolog nga Universiteti i Masaçusets – tha se modeli i tij ishte i bazuar në shpërthime e COVID-19 në vende të tjera, pastaj i përshtati për normat e testimit në SHBA dhe llogariti densitetin e popullsisë.

Disa parashikuan që SH.B.A. mund të shihte 1 milion vdekje deri në fund të vitit 2020, ndërsa të tjerët parashikuan që numri i vdekjeve do të ishte në mijëra.

Modele të tjera parashikojnë se deri në 2.2 milion njerëz mund të vdesin në SH.B.A.

Kohët e fundit New York Times përdori të dhënat e CDC për të modeluar se si mund të përhapet virusi nëse nuk merren masa për të ndaluar transmetimin në SH.B.A. Modelet tregojnë se midis 160 milion dhe 214 milion njerëz mund të infektohen dhe deri në 200,000 deri në 1.7 milion njerëz mund të vdesin.

Modelet e tjera kanë dhënë projeksione edhe më shqetësuese. Më 16 mars, epidemiologët në Imperial College London lëshuan parashikime se si masat distancuese sociale mund të ngadalësojnë përhapjen e virusit në SH.B.A. Ata parashikuan që 2.2 milion në SHBA mund të vdisnin nëse nuk bëheshin përpjekje për të kontrolluar shpërthimin. Sipas këtij skenari, numri i të vdekurve do të arrinte në fund të majit ose fillim të qershorit dhe rreth 81% e popullsisë amerikane përfundimisht do të infektoheshin, këto nëse nuk merreshin masa për parandalim.

      ***

Bill de Blasio: Të paktën gjysmë milioni Njujorkezë do të jenë të papunë

Vlerësimet e të të dhënave të papunësisë tregojnë së paku se gjysmë milioni njujorkezë e kanë humbur ose do të humbasin punën e tyre për shkak të koronavirusit, tha de Blasio.

Mbi 3 milion të papunë në SHBA u raportuan javën e kaluar për shkak të pandemisë të shkaktuar nga COVID-19.

Kryetari i Bashkisë së New York Bill de Blasio tha të enjten se vlerësimet e të dhënave të papunësisë tregojnë të paktën gjysmë milioni njujorkas kanë humbur ose do të humbasin punën e tyre për shkak të pandemisë të koronavirusit, e cila ka detyruar zyrtarët shtetërorë dhe lokalë të mbyllin bizneset dhe shkollat ​​në të gjithë shtetin .

Amerikanët paraqitën mbi 3 milion kërkesa të papunësisë javën e kaluar pasi pandemia e koronavirusit, dërgoi në shtëpi një numër rekord punëtorësh.

Senati miratoi njëzëri një paketë lehtësie prej $ 2 trilion dollarë të mërkurën në mbrëmje, por de Blasio tha që shuma nuk është e mjaftueshme për të ndihmuar New York City, epiqendra e shpërthimit të epidemisë. Rastet me COVID-19 në të gjithë shtetin janë dyfishuar çdo tre ditë dhe tani llogaritet më shumë se gjysma e të gjitha rasteve të SHBA-së.

Projekt-ligji i Senatit synon të ndihmojë bizneset e vogla dhe të përmirësojë treguesit e papunësisë. Projekt-ligji siguron 5 miliardë dollarë për Nju Jorkun, i cili nuk afrohet për të mbuluar mungesën e parashikuar të të ardhurave nga shteti, tha guvernatori Andrew Cuomo të enjten. Shteti tashmë ka shpenzuar të paktën 1 miliard dollarë duke iu përgjigjur shpërthimit të epidemisë së deritanishme.

Cuomo kritikoi lehtësimin e paketuar si “të papërgjegjshëm” dhe “të pamatur” sepse nuk ofron para të mjaftueshme për të mbuluar humbjen e madhe të shtetit në të ardhurat nga taksat.

Koronavirusi ka infektuar më shumë se 21.800 njerëz vetëm në qytet dhe ka vdekur të paktën 281, tha de Blasio. Qyteti ka 20,000 shtretër spitalor, por do të duhen tre herë më shumë se shuma deri në maj, tha ai.Ndër viktimat e Coronavirusit është edhe një infermiere e NYC midis 281 të vdekurve.

Kryetari i bashkisë pret që koronavirusi të jetë më i keq në muajin Prill sesa në Mars. Qyteti po kërkon 15,000 ventilatorë. Aktualisht qyteti ka rreth një të gjashtën e totalit të siguruar.Mendohet se anija spitalore e Marinës USNS Comfort do të arrijë në New York në fundjavë ose të hënën, ç’ka se do të ndihmojë për zbutjen e kërkesave për shtertër e hapsirë spitalore.

Filed Under: Analiza Tagged With: SHBA

Shtetet e Bashkuara do të mbeten miku i Kosovës pavarësisht nga Presidenti Donald Trump

March 20, 2020 by dgreca

nga Shirley Cloyes DioGuardi/

Më 14 shkurt të vitit të kaluar, unë si Këshilltare për Çështjet e Ballkanit në Lidhjen Qytetare Shqiptaro-Amerikane, kam botuar tekstin “Kosova duhet të qëndrojë në kurs” në portalet nëpër botë. Aty kam deklaruar se besoj që Shtetet e Bashkuara dhe Evropa i kanë kapërcyer kufijtë duke i bërë thirrje Kosovës që të shfuqizojë taksën e saj të importit 100 për qind ndaj Serbisë. Për më tepër, kam deklaruar se kjo është një kontradiktë për Shtetet e Bashkuara që të pretendojnë se e respektojnë sovranitetin e Kosovës, ndërsa insistojnë që Kosova të pezullojë taksën.

Unë gjithashtu kam identifikuar thirrjen e Serbisë për shkëmbim të territorit si një përpjekje për të mohuar të drejtën e Kosovës për vetëvendosje dhe për të rihapur diskutimin mbi statusin e Kosovës si një komb sovran – një status për të cilin Serbia ka punuar që ta minojë qysh nga koha kur pavarësia e Kosovës u njoh nga Presidenti George W Bush në vitin 2008 dhe qysh prej fillimit të bisedimeve Prishtinë-Beograd në vitin 2011.

Perspektiva ime, së bashku me shumicën e miqve dhe mbështetësve të Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane, nuk ka ndryshuar. Unë besoj që Kosova duhet të vazhdojë të mbajë kursin e vet derisa Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës. Nëse paqja, stabiliteti dhe rritja e Evropës Juglindore do të bëhen realitet, atëherë të dy vendet duhet të vijnë në tryezën e bisedimeve me kushte të barabarta

Në kundërshtim me deklaratat e disa liderëve politikë në PDK dhe LDK, marrja e këtij qëndrimi nuk e kërcënon partneritetin historik midis shqiptarëve dhe Shteteve të Bashkuara. Dashuria e popullit shqiptar për Shtetet e Bashkuara është e betonuar përgjithmonë në veprimet e Presidentit Woodrow Wilson, i cili në fund të Luftës së Parë Botërore këmbënguli që të ashtuquajturat Fuqitë e Mëdha: Britania, Franca, Italia, Gjermania, Austro-Hungaria, dhe Rusia — të njohin Shqipërinë, sepse ajo ishte me një nga popujt më të vjetër të Evropës.

Bota gjithashtu e di se kur Sllobodan Millosheviqi filloi fushatën e tij gjenocidale kundër shqiptarëve kosovarë (pasi që vrau një gjysmë milioni boshnjakë), qeveria e SHBA – dhe në një masë të madhe për shkak të viteve të punës sime, Joe DioGuardit, dhe të Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane – e solli Millosheviqin deri te ndalja dhe përfundimisht te gjykimi në Tribunalin e Krimeve të Luftës në Hagë. Në vitin 2008, Shtetet e Bashkuara dhe shumë qeveri tjera nga gjithë bota e njohën pavarësinë e Kosovës.

Por tani jemi në një kohë tjetër të historisë së SHBA. Është vërtetuar mirë nga mediat kryesore të SHBA se Presidenti Donald Trump po përkulet ndaj makinacioneve të Rusisë dhe Serbisë dhe po vë në rrezik sigurinë e Evropës. Qeveria e Kosovës, në anën tjetër, nuk mund të lejojë që të përkulet ndaj insistimit të administratës së Trumpit që të kthehet në negociata me një udhëheqje serbe që refuzon ta njohë Kosovën si një shtet sovran dhe që po punon shumë për të sjellë nën kontrollin e vet veriun e Kosovës dhe komunat me serbë të Kosovës në jug të Kosovës.

Jemi me fat që Shaun Byrnes, një diplomat amerikan i pensionuar që shërbeu si Shef i Misionit Vëzhgues Diplomatik të ShBA në Kosovë prej vitit 1998-1999 ka botuar një artikull shumë të rëndësishëm në www.peacefare.net, me titull “Një marrëveshje e keqe”. Në te, Byrnes ekspozon presionin intensiv që Presidenti Trump, Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Robert O’Brien, i Dërguari Special i SHBA për Serbinë dhe Kosovën Richard Grenell dhe dhëndri i Trumpit Jared Kushner, në bashkëpunim me Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, po i bëjnë kryeministrit Albin Kurti që të heqë tarifat për Serbinë. Byrnes shpjegon pse Kosova nuk duhet të pranojë këtë.

Unë besoj se konkluzionet e Byrnes në artikullin e tij të 13 Marsit 2020 janë të rëndësishme për të gjithë ata që kujdesen për të ardhmen e popullit shqiptar ku lexon se:

“Trumpi po kërkon një marrëveshje të shpejtë për të rritur perspektivat e tij të rizgjedhjes që po duken më të errëta për shkak të krizës ekonomike dhe shëndetësore të shkaktuar nga pandemia e shoqëruar me rënien e çmimit të naftës dhe gjasat që ish Zëvendës Presidenti Biden do të jetë kandidati Demokratik.

“Nga ana e tij Thaçi … kishte dashur që të rrëzojë qeverinë Kurti për të mbrojtur veten dhe miqtë e tij të korruptuar nga përpjekja e Kurtit për të zhdukur korrupsionin e përhapur. Qëllimi i Thaçit është që pastaj të krijojë një qeveri të re të koalicionit të përbërë nga LDK, partneri aktual i koalicionit të Kurtit dhe nga PDK, partia që e themeloi Thaçi.

“Ndërhyrja e Trumpit për të marrë përsipër dialogun i ka dhënë mundësinë Thaçit ta bëjë këtë. Ai po shfrytëzon kërcënimet për veprimin ndëshkues të SHBA si një goditje kundër Kurtit dhe po përpiqet të grumbullojë LDK dhe opozitën parlamentare për të kërkuar që tarifat të hiqen menjëherë. Në deklaratat publike këtë javë, Thaçi akuzoi se veprimet e Kurtit kërcënuan marrëdhëniet me SHBA dhe “të ardhmen e shtetit tonë”, një akuzë e papërgjegjshme.

“Përderisa lideri i LDK-së e mbështet Thaçin, tani për tani Kuvendi nuk po e mbështet Thaçin dhe situata është e bllokuar”. Vlen të përkujtojmë udhëheqësit e Kosovës se asnjë marrëveshje gjithëpërfshirëse nuk do t’i japë fund armiqësisë së Serbisë me krahinën e saj të mëparshme. Derisa Serbia nuk e pranon se çka ka bërë në Kosovë nën sundimin e Millosheviqit marrëdhëniet e tyre nuk do të jenë as normale dhe as miqësore.

“Më shumë me rëndësi është se ne duhet t’i përkujtojmë udhëheqësit e Kosovës që SHBA është dhe do të mbetet një mik i fortë dhe kjo nuk do të ndryshojë pavarësisht se çfarë mund të kërcënojnë Trump, O’Brien, Grenell, Pompeo dhe Kushner. Kosova nuk duhet të detyrohet të pranojë një marrëveshje me pasoja me një Serbi armiqësore që politikanët e saj dhe publiku i saj nuk e kanë parë për shkak të motiveve vetë-shërbyese të një politikani. “

Në një deklaratë publike në mars të vitit 2012, me titull “Ruaje Republikën e Kosovës, “Lidhja Qytetare Shqiptaro Amerikane vërejti se: ” Ka një nënshtrim pothuajse total i klasës politike dhe publikut ndaj vullnetit të Departamentit të Shtetit të SHBA dhe të përfaqësuesve tjerë perëndimorë në Prishtinë. Gjithashtu, besimi se Shtetet e Bashkuara do të kujdesen për Kosovën, shpesh përdoret si justifikim nga ana e politikanëve dhe profesionistëve shqiptarë që të mos punojnë për të zgjidhur problemet e Kosovës, dhe kjo duhet të ndalet. “

Besimi i rrejshëm nga disa politikanë dhe profesionistë shqiptarë se administrata Trump do të kujdeset për Kosovën është ndalur me vendimin e kryeministrit Albin Kurti dhe kryetaren e parlamentit Vjosa Osmani që të mos përkulen ndaj kërkesave të presidencës së parë autoritare në historinë e SHBA, por të qëndrojnë në kursin e vet në emër të Kosovës.

Më në fund, të mos harrojmë mesazhin që një mik i fuqishëm i Kosovës dhe tani kandidat për President të SHBA, ZP Joe Biden, deklaroi tetëmbëdhjetë vjet më parë — në vitin 2002 në 12 vjetorin e punës së Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane në Hotelin Sheraton në Qytetin New York. Në fjalën e tij kryesore, Biden, në atë kohë udhëheqës i Komitetit të Marrëdhënieve me Jashtë të Senatit, tha se:

“Vetë-interesi i pastër i Shteteve të Bashkuara qëndron në shekullin XXI duke filluar me një Evropë të tërë, të pandarë dhe të unifikuar”, sepse çdo herë që Evropa zhytet në kaos, “djemtë dhe vajzat tona vdesin, ekonomia jonë dobësohet, dhe ne e paguajmë çmimin. Nga kultura, historia dhe prirja, ne nuk jemi në gjendje të ndahemi nga ajo që ndodhë në Evropë. Fati i shtatë milion njerëzve shqiptarë në Ballkan … është gjithashtu thelbësor për interesin tonë të pastër. Nëse legjitimiteti etnik i popullit shqiptar nuk njihet dhe mbrohet, të gjitha pjesët në rajon do të rrëzohen, dhe nëse nuk e stabilizojmë Ballkanin, ne do të paguajmë shtrenjtë. “

Përkthyer nga; Mire-Marku Rugova/

Filed Under: Politike Tagged With: Donald Trump, Kosove, miqesia, SHBA, Shirley Cloyes DioGuardi

KURTI: KOSOVA, ALEANCË TË FUQISHME ME AMERIKËN

March 19, 2020 by dgreca

-Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti: Ne kemi, duam dhe do të kemi marrëdhënie të mira, partneritet të gjerë dhe aleancë të fuqishme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës… Lidhja trans-atlantike është jetike për Kosovën si Republikë e për shqiptarët si komb/

PRISHTINË, 18 Mars 2020-Gazeta DIELLI/ “Ne kemi, duam dhe do të kemi marrëdhënie të mira, partneritet të gjerë dhe aleancë të fuqishme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë shtypi në orët e mbrëmjes së sotme.

 SHBA-të dhe BE-ja, Amerika edhe Evropa na nevojiten që të dyja. Ne nuk kemi zëvendësim për to dhe ato nuk e zëvendësojnë njëra-tjetrën. Është gabim jo vetëm i politikës së jashtme, por edhe kombëtarë e historik, të thuash PO Evropa e JO Amerika, apo PO Amerika e JO Evropa. PO Amerika edhe PO Evropa, që të dyja. Lidhja trans-atlantike është jetike për Kosovën si Republikë e për shqiptarët si komb”, u shpreh kryeministri Kurti.

Kreu i Qeverisë ka folur edhe për qëndrimin e tij për zëvendësimin gradual të tarifës 100 për qind ndaj mallrave të Serbisë me reciprocitetin karshi Serbisë, me ç’rast, tha ai, ne do të bënim hapin e parë si gjest të vullnetin të mirë e të vazhdojmë më pas me të tjerët duke parë edhe reagimin e palës tjetër.
“Serbia duhet të ndalë fushatën kundër Pavarësisë së Kosovës dhe anëtarësimit të saj në organizatat e ndryshme ndërkombëtare, por gjithashtu edhe duhet t’i ulë të gjitha barrierat jotarifore që i mbanë lartë ndaj nesh, duke krijuar një dosje të trashë të shkeljeve të marrëveshjes CEFTA.
Madje, edhe ambasadori amerikan në Berlin, z. Grenell e ka vlerësuar propozimin tim si gjysmë masë, ‘half measure’, gjysmë masë, pra nuk është ‘zero measure’, është ‘half measure’, është gjysmë masë. Më mirë gjysmën, se fare, edhe gjysmën drejt krejt, por në ndërtim të mirëbesimit në proces e sipër. Ky është qëndrimi dhe kjo është qasje më racionale në kontestin aktual ku ndodhemi”, tha kryeministri Kurti.

Ai në konferencën për shtyp fillimisht ka folur për masat që ka ndërmarrë  Qeveria e Kosovës në parandalimin e Virusit Corona COVID-19, duke u shprehur se “shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme, është e paarsyeshme, e palogjikshme, e panevojshme, e padobishme”.

Kryeministri Kurti  ka folur edhe për shkarkimin nga detyra e ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu, për bisedën telefonike me Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian për Siguri dhe Politikë të Jashtme, Borell dhe për zhvillime të tjera politike në vend, me theks raportet me partnerin e koalicionit qeverisës.

Më parë, po në mbrëmjen e sotme, mocion mosbesimi për Qeverinë  e Kryeministrit Albin Kurti paralajmëroi partneri i koalicionit qeverisës, Lidhja Demokratike e Kosovës, pas një mbledhje të Kryesisë së partisë.

Ky zhvillim vjen pasi kryeministri Kurti njoftoi sot se ka vendosur ta shkarkojë Agim Veliun nga detyra e Ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës,Isa Mustafa, në një konferencë shtypi deklaroi se partneri i koalicionit, Lëvizja Vetëvndosje, ka shkelur në disa pika marrëveshjen për bashkëqeverisje, me të cilën u krijua Qeveria e re e zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare të 6 Tetorit 2019.

Në seancën e Kuvendit të Kosovës pasditen e 3 Shkurt 2020 u votua me 66 vota pro e 10 abstenime Qeveria e Republikës së Kosovës e Kryeministrit  Albin Kurti –  liderit të Lëvizjes Vetëvendosje në bashkëqeverisje me Lidhjen Demokratike të Kosovës, derisa opozita kishte braktisur sallën./b.j/

Filed Under: Analiza, Featured Tagged With: alliance e fuqishme, SHBA

Arrin në 100 numri i të vdekurve nga koronavirusi në ShBA

March 17, 2020 by dgreca

17 Mars 2020- Në Shtetet e Bashkuara, COVID-19 vazhdon të përhapet dhe numri i të vdekurve arriti shifrën 100, sipas njoftimeve të sotme ende jozyrtare.

Shtetet më të goditura të Amerikës vazhdojnë të jenë Uashingtoni, Nju Jorku dhe Kalifornia.Numri i rasteve të konfirmuara si në Uashington ashtu edhe në Nju Jork po arrin në rreth 1,000. Në shtetin Uashington, zyrtarët raportojnë për të paktën 48 vdekje që nga fillimi i pandemisë.

Zyrtarët thanë se administrata do të bëjë ç’është e mundur për të frenuar pandeminë.

“Për një vend kaq të madh, ne po ecim mirë,” tha Presidenti Trump.

Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara në SHBA e ka kaluar shifrën 5,000 ndërkohë që është shtuar numri i testimeve.

Presidenti Trump tha: “Do të vdesin shumë njerëz. Qëllimi ynë është të pakësojmë numrin e njerëzve që mund të vdesin.

NJU JORK: A DO TE KETE KARANTINË?

Guvernatori i New York-ut Andrew Cuomo tha të martën se nuk kishte në plan të impononte karantinë në asnjë prej qyteteve në shtetin e tij.

“Nuk kam asnjë interes dhe asnjë plan të çfarëdolloji, që të vendos karantinën në ndonjë qytet,” tha Cuomo në një konferencë shtypi. Sidoqoftë, ai tha se ekziston mundësia që të ketë mbyllje më dramatike, përveç mbylljes së restoranteve, bareve dhe shkollave, për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Ai tha gjithashtu se numri i rasteve në shtetin e Nju Jorkut pritet të arrijë kulmin pas 45 ditësh.

Ndërkohë, në kryeqytetin Uashington tani per tani ka thjesht mbyllje shkollash, kinemash, palestrash dhe restorantesh.

MUNGESË VENTILATORËSH

SHBA aktualisht ka rreth 160,000 ventilatorë, shumë më pak se 740,000 që do të duheshin në rastin e një pandemie “të rëndë” si gripi spanjoll i vitit 1918.Presidenti Trump u ka thënë shteteve të ndryshme amerikane që të mos presin ndihmën federale për pajisje të tilla “nëse mund t’i marrin ato më shpejt duke i siguruar vetë”.

Zyrtarët theksuan sot se do të zgjerojnë metodat e telemjekësisë. Pacientët nuk do të duhet të paguajnë nëse kontaktojnë dhe konsultohen me mjekun përmes internetit, pa u dashur të shkojnë vetë te mjeku.

Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut Bill de Blasio tha të martën se banorët duhet të jenë të përgatitur për mundësinë që të qëndrojnë brenda në shtëpi për të frenuar përhapjen e koronavirusit të ri. Vendimi se si do të veprohet ka të ngjarë të merret brenda 48 orëve të ardhshme, tha kryebashkiaku.

Qyteti i Nju Jorkut gjithashtu nënshkroi marrëveshje me një laborator privat për të zgjeruar kapacitetin e testimit deri në 5,000 teste në ditë, tha ai.(Kortezi-Zeri i Amerkes)

Filed Under: Kronike Tagged With: SHBA

SHBA e pakënaqur me europianët pas vrasjes së Soleimanit

January 4, 2020 by dgreca

  • Pas sulmit në Irak kundër gjeneralit iranian, Kasem Soleimani, SHBA duket e zhgënjyer nga qëndrimi i europianëve. Ndërkohë Brigadat Al-Kuds paralajmërojnë hakmarrje e nuk përjashtojnë as sulme në Ngushticën e Hormuzit.

Mijëra irakianë demonstruan të shtunën kundër SHBA në një ceremoni mortore për gjeneralin e vrarë, Kasem Soleimani duke kërkuar hakmarrje me thirrje „vdekje Amerikës”. Me arkivolin e gjeneralit të vrarë ata kaluan nëpër kryeqytetin e Bagdadit duke lëshuar thirrje urrejtjeje kundër SHBA-së. Soleimani u vra me drone amerikane në Irak, dhe njihej si drejtuesi i brigadave famëkeqe Al Kuds dhe këshilltar i afërt i liderit suprem fetar të Iranit, Ajatollah Khamenei. Irani ka shpallur se do të ketë hakmarrje masive. Edhe Gardat e Revolucionit, pjesë e të cilave ishin Brigadat Al-Kuds kanë kërcënuar se do të hakmerren kundër SHBA dhe nuk përjashtojnë sulmet në Ngushticën e Hormuzit.

Irani do t’i ndëshkojë amerikanët, ku të jenë, tha komandanti i njësive elitë në provincën Kerman, gjenerali Golamali Abuhamseh të shtunën për agjencinë Tasnim. „Ngushtica e Hormuzit është një pikë e rëndësishme për perëndimin dhe shumë shkatërrues amerikanë dhe anije lufte e kalojnë atë”, tha Abuhamseh.

Pompeo kritik ndaj vendeve europiane

Ndërkohë Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo kritikoi mbështetjen e europianëve pas vrasjes së gjeneralit iranian, Kasem Soleimani nga SHBA. Pompeo tha të premten për televizionin Fox News, se aleatët europianë „nuk ishin aq ndihmues”, sa kishte shpresuar ai.

USA | Mike Pompeo Pressekonferenz in Washington ( Getty Images/AFP/S. Loeb)

Mike Pompeo

Vrasja e Soleimanit në Irak u urdhërua nga presidenti Trump dhe u përshëndet nga republikanët dhe Izraeli. Kurse krerë të tjerë shtetesh dhe qeverish perëndimore paralajmëruan nga shkallëzimi i gjendjes në Lindjen e Afërt. Pas bisedimeve me aleatët në rajon dhe Europë, Pompeo tha se britanikët, francezët, gjermanët duhet të kuptojnë, se „ajo që kanë bërë amerikanët ka shpëtuar jetë njerëzish edhe në Europë.” Kurse bisedimet me partnerët tanë në rajon kanë qenë „të gjitha fantastike”, shtoi Pompeo, i cili e quajti sulmin „një gjë të mirë për të gjithë botën”.

Bundeswehr im Irak (picture-alliance/dpa/M. Kappeler)

Bundeswehri gjerman si edhe NATO ndërprenë trajnimet në Irak

NATO ndërpret trajnimin e trupave irakiane

Pas vrasjes së gjeneralit të njohur iranian, Kasem Soleimani, për shkak të gjendjes së rrezikshme në rajon, NATO ka ndalur për momentin trajnimin e trupave irakiane. Zëdhënësi, Dylan White tha, se misioni megjithatë nuk do të ndërpritet. „Por aktivitetet e trajnimit janë ndalur përkohësisht.” NATO e vëzhgon gjendjen me kujdes, tha zëdhënësi. Siguria e personelit ka prioritet. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka biseduar me ministrin amerikan të Mbrojtjes, Mark Esper pas zhvillimeve të fundit në rajonin e Lindjes së Afërt.

Filed Under: Featured Tagged With: Europianet, SHBA

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • …
  • 22
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT