• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

25 VJET PA TIRANIN ENVER HOXHA !

December 12, 2015 by dgreca

13  DHJETOR  1990- SHKODRA  PERSHËNDETË  DEMOKRACINË/

 ■Edhe njëherë plot dritë kjo ndertesë e Prefekturës së Shkodres!/

Nga Fritz RADOVANI/

Ishte zgjue Shkodra mbarë me një mendim 46 vjeçarë në kokë: “Deri kur surrati i këtij tirani të pashoq perballë Prefekturës sonë?!”…

Vlonin rrugët e Shkodres, vlonin rrethinat, vlonin urat lidhse të qytetit… Rinia ishte zgjue nga gjumi gjysëshekullor… Pushkët dhe kazmat i kishte kraheqafë Ramiz Alia!

■Doli nga Instituti Pedagogjik i Shkodres një djalë me një suazë të madhe në dorë, dhe mbas tij disa studentë… Sa mërrijti tek shkallat e hymjes kryesore, veç kur i dha krah asaj korrnizë, e shkoj tek trotuari copa e grima xhami bashkë me surratin e Enver Hoxhës!

Mendova me vete: “Sot i erdhi fundi edhe këtij qen e bir qeni!”…

Eca nga Dugajt’ e Reja, ku takova një grup djelmësh të rij, që shpejtonin hapin…

■Nga të katër anët Pjaca Fusha e Çelës, po vershohej nga njerzit që shpejtonin me shkue tek Prefektura e Shkodres. Ferdinand Temali në ecje më tha këto fjalë: “Po shkojmë me rrëzue bustin e diktatorit, mirë u pafshim!..”

Të gjithë ishin aq të gëzuem, sa ndoshta, u dukej, se po shkojnë në darsem…

U bashkuen tek Banka e Shtetit me një grup tjeter që me Flamurin e Shqipnisë “pa yll”, thërrisnin: “Liri Demokraci!”, “E duem Shqipninë si gjithë Europa!”, “Enver Hitler!” ishte shperthimi i fundit që pritej me brohoritje nga turmat e Popullit të Shkodres…

■Rinia Shkodrane po realizonte andrren e sa e sa viktimave të Gjenocidit të tiranit Enver, e nder të fundit ishin Djelmët e Vajzat që pak ditë perpara kishin la me Gjakun e Tyne Rinor, piramidat kufitare të Shqipnisë cungueme nga “Europa plakë”, që i pat thurë një vjerrshë edhe Poeti Kombtar At Gjergj Fishta, që as Ai nuk “zehët me gojë”!!

■U hap fjala e mori dheun… Në Shkoder Rinia rrëzoi bustin e diktatorit Enver Hoxha!

■Ka “disa shqiptarë” që, “as sot nuk e dijnë, se Ai… që e zhguli e pshurri!”

■Një Shkoder Loce, uroj me zemer: “Enver Hoxha e pastë thye qafen, e kurrma mos ia pashim surratin, e i daltë fara e tij kudo në Trojet Shqiptare të Gjergj Kastriotit!”

Melbourne, Dhjetor 2015.

Filed Under: Analiza Tagged With: 25 vjet, Fritz radovani, pa Enver Hoxhen, shkodra

Shkodra një prej “kryeqyteteve të fotografisë” botërore

September 28, 2015 by dgreca

Kuratorja e Muzeut të Armëve të Parisit, Sylvie Le Ray – Burimi, prezantoi Shkodrën si një prej kryeqyteteve të fotografisë botërore.

Prezantimi u bë në Galerinë Colbert të Parisit, gjatë konferencës me temë “Kryeqytetet e fotografisë”, ku i ftuar ishte drejtori i Fototekës Kombëtare “Marubi”, Luçjan Bedeni dhe Ambasadori i Shqipërisë në Paris, Dritan Tola.

Eventi u organizua nga Instituti Kombëtar i Historisë së Artit (Institut National d’ Histoire de l’ Art – INHA) Në datat 17 – 18 shtator 2015, ku ligjeruan disa kuratorë dhe kritik të fotografisë mbarëbotërore, duke prezantuar qytete dhe vende të ndryshme të botës.

Falë një bashkëpunimi të ngushtë ndërmjet drejtorit të Fototekës Kombëtare “Marubi”, Bedeni dhe studiueses Leray – Burimi, për herë të parë u prezantuan fakte dhe dëshmi të reja për fillimet e para të fotografisë shqiptare nga Foto Studio “Marubbi”, e themeluar në 1856 në Shkodër.(Kortezi:ATSH)

Filed Under: Kulture Tagged With: botërorë!, një prej “kryeqyteteve të fotografisë”, shkodra

SHKODRA EDHE PA ARTISTIN TONIN TERSHANA TONIN TERSHANA

September 23, 2015 by dgreca

Nga Nga Fritz RADOVANI/

Ne Foto: Tonin Tershana (1949 – 2015)/

Tonin TERSHANA asht lé në Shkoder me 1 Qershor 1949, nga një familje me tradita qytetare.Banonte në rrugen Lekaj, vazhdimsi e rruges Luigj Gurakuqi. Gjendja ekonomike e familjes ishte ajo e shumicës së banorëve shkodranë pa asnjë perkrahje.Ishte fare i rij per mos me thanë fëmijë, kur me dy ose tre shokë të vet vinte në orët e mbrambjes perballë dritareve të shtëpisë sime, hypnin mbi prakun e një dritares së shtëpisë Loro Boriçit, che me një za të ambel fillonte me këndue kangë shkodrane me të cilat, joshte vajzat e reja të atyne shtëpijave perrreth, që besoj nuk e kanë harrue kurrë!

Mbi prakun e asaj skene të vogel të asaj shtëpije filloi me lëshue trup një djalë per të cilin tue fillue nga Nana ime e me rradhë, në mengjes, pershëndetnin me knaqësi të gjitha gratë e asaj lagje, kur rreshtoheshin në rradhat e qumështit, Nanen e Toninit, per ato kangë aq të bukra që ndigjonin me aq mall, e u sillnin kujtime të sa viteve të shkueme.

Kujtoj të gjitha shtëpijat me grrila të afrueme, mbas të cilave kur Tonini mbaronte me këndue, ndizeshin dritat per ti urue djaloshit të rij të lagjes sonë gjumë t’ ambel…

Djelmët iknin të qetë dhe tue vazhdue kangën e tyne nënza… Nuk vonoi dhe një tjeter moshatar i Toninit filloi me e shoqnue me kitarrë…

Tonin Tershana asht nder të parët kangtarë që ka perjetsue në qytetin e vjeter të Shkodres kangen e paharrueshme të kompozitorit Gac Çuni, “Kaçurrelat e tua”, një nder kryeveprat e muzikës së lehtë, që kompozitori i saj nuk e ka ndigjue kurrë të shoqnueme me vegla nga rinia shkodrane, mbasi Gaci vdiq në burg në moshë të re…Tonini me atë za aq të bukur filloi me u njoh edhe nga rrethet e muzikantëve të njohun, tue fillue nga i Madhi Prenkë Jakova, Leonard Deda, Pjeter Gaci, Gjon Kapidani, Mark Kaftalli, Luan Zhegu etj., që edhe pse ishte fëmijë, Tonini premtonte shumë me zanin e Tij.

Komshija i mirë të shpeton jeten! Dy djelmoça moshatarë të Toninit, komshijë të Tij, Paçi e Ndoc Martini ishin shoqnuesit e parë me kitarren e tyne, që bane të njohun nga artistet e mëdhej dhe mbarë Shkodra, artistin e rij Tonin Tershana…

Lulishta e bukur e Turizmit Shkodres filloi të mbushej plotë me simpatizantët e një kangtari që shpejtë do të bante emen, dhe do të lente gjurmë si artist i vertetë dhe kangtar i paharrueshem edhe nder Festivalet kombtare të kangës Shqiptare.

Perherë të parë në Tiranë filloi me këndue tek Lulishta e Sahatit, ku pat rasë me u njoh me Ferdinand Deden dhe me u miqsue me Tonin Harapin, të cilët e ndihmuene pa kursim si artist dhe shkodranë, zani i të cilit premtonte shumë…

Mori pjesë në Festivalin e katert të kangës, në vitin 1965 dhe fitoi çmimin e parë me kangen e kompozitorit Tonin Harapi, me tekst të Mark Gurakuqit: “Të dua o det!”

Tonin Tershana mori pjesë në njëzetë Festivale të kangës dhe fitoi kater herë çmimin e parë, tue mbetë nder kangtarët e paharrueshem të artit Shqiptar.

Një nder kompozitorët e preferuem të artistit Tonin Tershana asht kenë edhe kompozitori Pjeter Gaci, me kangën e të cilit “Kur vjen pranvera”, në Festivalin e 11 të Kangës, fitoi çmimin e parë. Po me kangen e Pjeter Gacit “Kthjelltësi, lumturi!”, në vitin 1985, Tonin Tershana mori prap çmimin e parë…

***

Shpesh persëriste nder biseda: “U bana burrë parakohe!…” dhe qeshej me zemer! Per natyrë ishte i çilter, i dashtun dhe mirënjohës ndaj të gjithë Atyne që e kishin ndihmue me u shkëputë nga gjendja e vështirë ekonomike per me ndjekë artin.

Pak muej perpara u lidhem me internet… Tonini ishte edhe sot Ai djali i rij që një gjysë shekulli perpara këndonte i ulun në prakun e çimentos së shtëpisë së vjeter të Loro Boriçit…në rrugen Ludovik Saraçi (dikur Badra), në Shkodren tonë… E ngacmova se ishte zbardhë…(bana sikur nuk e shoh veten)…U qeshem…U qeshem… pa u kujtue fare se me 22 Shtator 2015, Tonin Tershana ndrroi jetë!

Artistët e Mëdhej në Shkoder, dij se mbesin të Pavdekshem… Këta pak rreshta në shenjë kujtimi sot, kur Shkodra mbet edhe pa Toninin…Po, Asht Kanga e ambel e zanit të Tij, që do të këndohet nder Gurt’ e Rozafës!..

Melbourne, 23 Shtator 2015.

Filed Under: ESSE Tagged With: Fritz radovani, pa Tonin Tershanen, shkodra

JOZI,Zgjedhjet Parlamentare të vitit 2017-tës do të mbajnë emrin e Lulzim Bashes

June 28, 2015 by dgreca

*Në koftë se Shkodra i dha mijera vota veç prej jush e veç nga puna jote,Voltana Ademit , atëherit po, i duhet demokracisë me ta ngritë për së gjallit një shtatore në mes Shkodres si Isa Boletinit e Prek Calit./
*JOZEFINA, Zgjedhjet Vendore 2015 nuk janë të Lulzim Bashës.Patjetër, Zgjedhjet Parlamentare të vitit 2017-tës do të mbajnë emrin e tij, do të jenë fitore e tij…/
Ne Foto:Voltana Ademi, fituesja e Shkodres/
Opinion nga Ramiz LUSHAJ/
1.
Jozi, edhe kësaj here, pothuaj nga gjithkush e gjithkund, paradihej se në Shkodër do të fitonte për të shtatën herë PD. Veç dy gjana nuk diheshin kaq fort: fitorja e Voltana Ademit me pesë shifra dhe vetmburrja e jote bio-politike me frymë ezopike e imazh prej hijene, tue nxjerrë brirët e djallit nga kulisat e politikës së kaherit e të ditës. Në koftë se Shkodra i dha mijera vota veç prej jush e veç nga puna jote atëherit po i duhet demokracisë me ta ngritë për së gjallit një shtatore në mes Shkodres si Isa Boletinit e Prek Calit.
 Ju si politikane kariere keni pasë fat që keni lind e jeni rritë në Shkodrën e demokracisë, po çfatkeqësi kena ne të tjerët me t’i ndie deri në masmedia orakull e profeci politike tuajat si një veterane e demokracisë. Ndërkohë, mendoj se duhet t’i leni brezin e ri të kontribuojnë jo vetëm me idealizëm në fushata, por edhe në drejtimin vizionar të PD… 
Ju, Jozi (Zhozi) ato mend që kishit në politikë dhe për politikën i dhatë deri në kulmime si nënkryetare e PD e nënkryetare e mbasandejna kryetare e Kuvendit të Shqipërisë, ndërsa ato që të kanë mbetë mbaji ma fort për veten tande për me i shpreh në vendin e duhur, në kohën e duhur, në mënyren e duhur. 
E, përndryshe: mbaje veten burrneshë!
 2.Jozi, sa mirë të kanë urue deri në pasmesnatë të rinj e të reja të Shkodrës të demokracisë e të qytetërimit antik e modern, po qysh nuk gjete një fjalë, nuk pate pak kohë, me i gjend nga afër apo larg në krah fushate Grida Dumes në Durrës. Se mos ishin shumë. Dy kandidate, në këto dy bashki të mëdha: njana në Shkodër e tjetra në Durrës.
 3.Sivjet, në Vendoret 2015, PD në opozitë, mori 14.310 vota ma pak se në Vendoret 2011 kur PD ishte fuqishëm në pushtet dhe asokohe kur Basha u zgjodh kryebashkiak i metropolit shqiptar – Tiranës.
 Në vitin 2015, krahasue me Vendoret 2007, PD mori 44.935 vota ma shumë. Një përllogaritje e shpejt: mbi tre herë ma shumë vota se në Vendoret 2011. Nuk janë pak, tue ditur se kësokohe PD ishte në kulmin e forcave e energjive të veta në shekullin e ri, XXI.
Pra, nuk është nevoja të ballafaqohemi me vitin pluralist 1991, kur kemi shembuj krahasues ma të afërt: më 2007 e më 2011.
 4.Jozi, pa shkue në vitin 1991 ndalu pak në Vendoret 1996 kur PD në pushtet  mori 741.682 vota gjithsej. Një lartësi elektorale. Pikërisht në këtë vit ju u zgjodhët deputete e PD në rrethin e Shkodrës. Menjëherë, më 1997, u zgjodhët dhe nënkryetare e PD e, njëherash, nënkryetare e Kuvendit të Shqipërisë. 
 Në Zgjedhjet Vendore 2011 PD mori 330.950 vota gjithsejt. Në 15 vite u përgjysmue vota e PD. Një rënie e thellë. E pazakontë. E papërseritshme.
Kjo më përnget me atë historinë e “e plakës në mulli”, e cila “i poqi tre kuleçë në hi”.
 Ju, Jozi, ishit përseri nënkryetare e PD e kryetare e Kuvendit të Shqipërisë, ndaj kjo rënie ishte e mbetet dhe përgjegjësi e juaja. Sikurse dhe e nënkryetarit tjetër: Topit bajekeq ndaj partisë së tij. Sikurse dhe e  Bodes si sekretar i Përgjithshëm i PD.
 Kjo përgjegjësi elektorale mbetet edhe e kësaj treshes tuaj në krye të PD, sepse i mbajtët këto poste në opozitë e pozitë, në mbi 10-15 vite. Thue se ishit Angela Merkel apo Helmut Kohl?! 
 Si thoni ju, Jozi: a mundej Lulzim Basha ta ringrinte në fitore Partinë Demokratike në harkun kohor të dy viteve të zgjedhjes së tij kryetar i ri i PD?! Ai arriti mjaft: nuk e thelloi humbjen e vitit 2011, pasi sivjet, në Vendoret 2015, PD nuk ra nën 300 mijë votues. 
 Sigurisht, këto Zgjedhjet Vendore 2015 nuk janë të Lulzim Bashës.
Patjetër, Zgjedhjet Parlamentare të vitit 2017-tës do të mbajnë emrin e tij, do të jenë fitore e tij.
 5.
Jozi, të flasësh për fitore të PD e të Djathtës në Shkodër është si të thuash se dallandyshet, lulet…njoftojnë stinën e pranverës. 
 
Kjo për faktin e njohur: ndër të gjitha bashkitë e mëdha në qendra të 12 qarqeve të Shqipërisë (sipas një studimi politolog të Afrim Krasniqit) Shkodra është e vetmja që ka fituar shtatë herë në elektoriadat lokale. 
Ndryshe ka ndodh në qendrat e qarqeve të tjera. PD ka fituar vetëm tre herë në Tiranë (pas një dekade me humbje fitoi dhe Basha 2011-2015), nga tre herë në Elbasan e në Korçë,nga dy herë në Durrës e në Vlorë, etj. 
Vërtet Shkodra është një shembull i veçantë në Shqipëri, model për PD, po nuk është i vetëm. Nuk mbetet i vetmi. PD ka fituar dhe në Kamëz (bashkia e katërt në vend), në Lezhë e në Vorë, në Pogradec e në Kukës, në Përmet e Mat, në Tropojë e Selenicë, etj. 
 
Ju, Jozi, në disa mandate ish nënkryetare e PD, ish nënkryetare e kryetare e Kuvendit të Shqipërisë, si e deleguar (ngarkuar) e përhershme e PD në Shkodër e Qarkun e saj, nuk mund të flitni vetëm për fitoren në bashkinë e re të qytetit të Shkodres me dhjetë ish-komuna përrreth, po dhe për fitoren e PD (kryebashkiak e këshill bashkiak) në Vaun e Dejës. Sado pak mund të ndjeni përgjegjësi dhe për humbjen e PD në bashkitë e reja Pukë, Malësi e Madhe e Fushë-Arrëz. 
 
Në përmbyllje, fitorja meritore e madhore e Shkodrës, si për kryebashkiak e për këshill bashkiak, si gjithçka tjetër, i përket vet Shkodrës, vet Demokracisë Shqiptare.
Kjo fitore e mirëpritur e dinjitare nuk ka sepse të pronësohet dhe as të fronëzohet nga askush. Aq ma tepër të hyjnizohet. Aq ma keq me këtë fitore të shtantazhohet politikisht brenda në parti apo në opinionin publik shqiptar.
 
 Natyrisht, kjo nuk duhet të ndodhin as nga ju, Jozi me kontribute e atribute në demokracine shqiptare. E themi këtë, pasi akte e veprime të tilla Jozi të çojnë drejt asaj që t’i ngjasësh një grifshe politike…
 
 
 
Ramiz LUSHAJ
 
 
Tiranë, 28 qershor 2015

Filed Under: Opinion Tagged With: Jozefia Topalli, Ramiz Lushaj, shkodra, zgjedhjet

Jozefina Topalli: Humbja nuk quhet fitore, Ka mbete vetem Shkodra

June 27, 2015 by dgreca

Për deputeten e PD Jozefina Topalli në zgjedhjet vendore PD ka humbur  në shumicën absolute të bashkive dhe kjo nuk mund të quhet fitore.“Mbrëmë pas mesnate shumë të rinj më uronin pas nxjerrjes se rezultatit përfundimtar për Shkodrën.Ato kishin qenë edhe komisionere dhe me të drejte ishin aq të lumtur që ia kishin dalë me një rezultat pozitiv për qytetin tone të dashur.E kuptoj se duke qenë me ditë të tëra të përfshirë në procesin e numërimit ndoshta nuk kanë ndjekur rezultatet në gjithë Shqipërinë, ndoshta  ndonjëri kishte lexuar me titra ose kishte dëgjuar se në shkallë Republike , PD kishte bërë hap para, apo se kjo ishte fitore.

Nje tjetër jo i ri më tha : a te kujtohet ’91? Edhe atëherë ishte pothuaj vetëm Shkodra…dhe ..shtoi …”por….në atë kohe ishte kohë idealesh , në atë kohë kishte shprese.. ne ate kohe .”….dhe nuk e zgjati se krahasimi e pa se nuk shkonte.

Une me shpirt i përgëzova të rinjtë dhe po ashtu falenderoj qytetarët e Shkodrës,  dhe i uroj suksese e punë te mbare Voltana Ademit.Por unë jam e trishtuar për rezultatin në shkallë Republike.Ne nuk kemi fituar , dhe as kemi bërë hap të madh përpara. Nëse diferenca është ulur tek kandidatet ajo ka ardhur se vertet kemi shtuar vota , por kryesisht se ASHE ka humbur me shumë se kemi shtuar ne.Por edhe tek vota e kandidateve ne jemi minus 11%, apo minus 199 mijë vota.

Ne kemi humbur në shumicën absolute të bashkive. Harta eshte pothuaj krejt mavi dhe si PD kemi 20%, ndërkohe si koalicion jemi me minus 343 mijë vota.

PD ka një betejë të vështirë përpara. Por PD duhet të shikojë më shumë nga vetja”, shkruan Topalli.

Filed Under: Interviste Tagged With: Jozefina Topalli, ka mbete, shkodra

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Havzi Nela, 34 vjet pas varjes në litar të poetit të fundit antikomunist në Evropë
  • GJEKË MARINAJ, POETI ERUDIT MALËSOR SHQIPTARO – AMERIKAN PO PUSHTON BOTËN ME POEZINË E TIJ
  • DY DIJETARE POETE NE SHERBIM TE KOMBIT, AT BERNARDIN PALAJ  – AT DONAT KURTI
  • KOSOVA DHE VENDET E BE-së QË S’E KANË NJOHUR ATË
  • 1913 / KUR GAZETA FRANCEZE BOTONTE NJË FOTOGRAFI TË RRALLË TË ANËTARËVE KRYESORË TË KONGRESIT SHQIPTAR TË TRIESTES
  • Kur Djemtë e Skelës u përleshën me “Vullnetarët e Enverit”
  • PËRSHPIRTJE PËR SHPRESËN, ZONJËN E NDERUAR OSE VIRTYTIN…
  • Njeriu i ri
  • ZHULIANA JORGANXHI : TA DUAM ME SHUME SHQIPERINE
  • SOT, shqiptarët e Amerikës përcjellin në banesën e përjetshme Ornela Shehin dhe Florind Belliun
  • 199 vjet nga vdekja e atdhetarit Marko Boçari
  • Kryeministri Kurti takoi Shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë dhe ambasadorët e vendeve të Quint-it
  • “OPERACIONE SEKRETE-SHQIPËRIA NËN LUFTËN E FTOHTË”
  • TREGIMTARI I HESHTUR
  • Lavdi Betejës së Junikut, 10 gusht 1998!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari Albin Kurti alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fadil Lushi Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT