PIKNIKU 2015!/
Shoqata Rugova me kënaqësi ju lajmëron se pikniku i këtij viti do të mbahet më datë 14 Qershor, 2015 duke filluar nga ora 9 në mengjes.
Pikniku do të mbahet në FDR State Park New York.
Parkingu numër 4 është i rezervuar për pjesëmarrësit e piknikut tonë.
Ftojmë të gjithë Rugovasit dhe mbarë komunitetin Shqiptar në Amerikē që të bëhet pjesë e këtij pikniku.
Këtë vit do të ketë aktivitete sportive, muzikë, lojra tradicionale Rugovase, dhe surpriza nga tradita Rugovase te përgatitura nga Ansambli.
Nuk do të mungojnë ushqimet tradicionale dhe pije të freskuese.
Ju mirëpresim të gjithëve!
2015 PICNIC!
The Rugova Association would gladly like to inform you that this year’s picnic will be held on June 14, 2015 starting at 9 in the morning.
The picnic will be held at FDR State Park, New York.
Parking lot number 4 is reserved for our picnic participants.
We invite all Rugovas and the entire Albanian-American community to participate in the picnic.
This year, there will be sports, music, traditional Rugovase games, and there will be plenty of surprises prepared by the Rugovase Ensemble.
The annual picnic will also serve traditional food and refreshing drinks.
Welcome all!
Shoqata “Rugova” në 6 vjetorin e themelimit dhe në Festën e Flamurit
Nga Keze Kozeta Zylo/
Shoqata “Rugova” me anëtaret përkatës dhe bashkatdhetarë nga të gjithë trevat shqiptare u mblodhën për të festuar 6 vjetorin e krijimit të saj si dhe për datën më të shenjtë të Kombit shqiptar, Ditën e Flamurit. Ne restorantin “Maestro” shoqata “Rugova” kishte përgatitur sallën e mipkpritjes si për ditë feste, kuq e zi. Në krye të sallës qëndronin hijerëndë Flamuri Kombëtar, Flamuri i shtetit të Kosovës dhe Flamuri Amerikan.
Mbrëmjen e ka moderuar me plot elegancë dhe ngrohtësi znj.Vjosa Nikçi. Ajo falënderoi të gjithë pjesëmarrësit në emër të gjithë Rugovasve, kryetarit të shoqatës z.Ademi Murici dhe kryesisë së saj. Znj. Nikci iu ka shprehur mirënjohjen të gjithë donatorëve, kryesisë që punojnë me aq përkushtim dhe vullnetarisht për shoqatën “Rugova”.
Znj.Nikci ftoi para të pranishmëve në festë kryetarin e shoqatës z.Adem Murici i cili tha: Ju falënderoj shumë që keni gjetur kohë të jeni këtu sonte, ku së bashku do të festojmë edhe një përvjetor të shoqatës sonë dhe tuajës. Gëzuar Ditën e Flamurit! Në emër të shoqatës “Rugova” dua të falënderoj z.Ali Lajci që pranoi ftesën tonë të na vizitoj dhe po ashtu një falënderim për të gjitha ata rugovas që kontribuan financiarisht dhe në mënyra të tjera duke mundësuar vizitën e z.Lajci. Shoqata “Rugova u krijua në vitin 2008 në New York nga rugovasit që jetojnë e veprojnë në ShBA. Misioni kryesor i shoqatës është që përmes aktiviteteve dhe projekteve të ndryshme të ruhet dhe të kultivohet gjuha, kultura dhe tradita rugovase e shqiptare.
Në kohën kur u krijua shoqata “Rugova” në të njejtin vit kur u shpall Pavarësia e Kosoves, lindi dhe një Rugovas këtu në New York. Me mburrje dhe krenari mund të themi që ai rugovas i cili sot është 6 vjeçar di të flasë gjuhën shqipe, të këndoj shqip dhe të vallëzojë vallen e Rugovës.
Kjo ndodh sepse kur jemi të bashkuar bëjmë mrekullira. Rugovasit janë pjesë e proceseve kombëtare dhe kanë luajtur një rol të pakontestueshëm në rrugën e Kosovës drejt Pavarësisë, luftës së UÇK-s etj.
Ajo që do të më bënte përshtypje gjatë fjalimit të tij është projekti madhor i shoqatës si: regjistrimi i të gjithë rugovasve që jetojnë dhe veprojnë në SHBA. Ai u bëri thirrje të mbushnin formularët e registrimit pasi do i ndihmonte më shumë. Njëkohësisht ai i ftoi të gjithë pjesëmarrësit të bëheshin anëtarë të shoqatës “Rugova”, pa dallime krahinore, shoqata “Rugova” është për të gjithë shqiptarët që pranojnë statusin e saj.
Znj. Nikci bëri një prezantim të shkurtër për të ftuarin kryesor të mbrëmjes z.Ali Lajçi. Z.Lajçi është njeriu që vuajti shumë nëpër burgjet serbe që Kosova ta gëzojë lirinë që ka sot. Ai është simboli i rezistencës dhe një ndër organizatorët kryesorë të demonstratave të vitit 1981, ish deputet i Republikës së Kosovës, ish kryetar i Komunës së Pejës dhe aktivist i palodhur i çështjes kombëtare.
Z.Ali Lajçi i përshëndeti të gjithë të pranishmit, falënderoi shoqatën “Rugova” për ftesën dhe tha se ndihej shumë i emocionuar që ndodhej midis tyre në këtë festë të bukur dhe në Ditën e Flamurit. Nuk ka më bukur vazhdoi z.Lajçi midis të tjerash, që ju ruani me fanatizëm traditat dhe kulturën e mrekullueshme shqiptare. Ne duhet t’i jemi mirënjohës Amerikës për mundësitë e mëdha që i ka krijuar komuniteteve të ndryshme, si dhe kontributin e jashtëzakonshëm që dha për Pavarësinë e Kosovës, që siç thoshte Ibrahim Rugova ne duhet të kemi marrëdhënie me gjithë komunitetin ndërkombëtar, por më të ngushta me Amerikën për atë çfarë ka bërë për Kombin shqiptar.
Ansambleisti i shtetetit të Nju Jorkut, shqiptari i parë i zgjedhur në këto isntanca të larta të politikës amerikane Mark Gjonaj erdhi midis Rugovasve dhe bashkatdhetarëve për t’i përshëndetur me zjarrin që mban në gji për shqiptarët kudo që janë. Ai të befason se si i del koha të shkojë kudo, të jetë në të gjitha aktivitetet e ndryshme, portreti i tij të krijon simbolin e një politikani vizionar, mirësisë dhe te bashkëpunimit të ngushtë midis shqiptareve. Ai iu uroi bashkëkombasve dhe shoqatës gëzuar Festën e Flamurit. Nuk ka kënaqësi më të madhe kur shikoj pranë prindërve fëmijët e tyre në këto festa të bukura. Bekuar qofshi që transmetoni tek fëmijë traditat e mrekullueshme shqiptare.
Pas fjalës së z.Gjonaj, salla ka bucitur e tëra si oshëtimë Gryke e Rugovës kur në skenë u shfaq Ansambli Folklorik “Rugova” një ansambël që mban gjallë traditat e mrekullueshme shqiptare. Artistët e Ansamblit dhanë një shfaqje madhështore sikur të ishte Ansambli i Këngëve dhe Valleve shtetërore. Veshjet e tyre me ngjyra të shumëllojshme të punuara nga duarartat rugovase dhe interpretimet e lojërave dhe kërcimeve të ndryshme sjellin mahnitshëm pasurine e Alpeve dhe të Rugovës nëpër shekuj. Ndërsa burrat në veshjen e traditës mbështillen me shall të bardhë prej pëlhure shumë të gjatë dhe të gjerë dhe e fashojnë rreth kokës dhe nën mjekërr. Ata kënduan këngë kreshnike, luajtën valle dyshe, katërshe, mjeshtërisht kanë përdorur lahutën, e cila është një instrument muzikor kordofon nga më të vjetrat në Europë, ndaj dhe egziston shprehja ndër malësi se shtëpia pa lahutë është si shtëpi e lanun.
Pas shfaqjes së Ansamblit “Rugova” plot art, kulturë dhe dinjitet kryesia ndau çmimet e mirënjohjes këtyre aktivistëve:
Mark Gjonaj, Ali Lajçi, Lan Murici, Flutëra Murici, Xhevahire Kurta, Sinanaj, Tahir Bajramaj, Flamur Husaj, Hysen Kurtaj dhe Vjosa Nikci.
Pjesëmarrësit janë argëtuar me muzikë të interpretuar nga këngëtarët e komunitetit Besim Murici, Lisa Nikprelaj dhe Mirlinda Bytyqi.
Në këtë aktivitet kanë qenë të pranishëm mediat si: gazeta “Dielli”, “Kultura Shqiptare”, “TV 21”, Lumi, Skënder Pali, dhe “Alba Life TV”.
18 Nëntor, 2014
Bronx, New York
RUGOVASIT E NJU JORKUT FESTUAN 6 VJETORIN E PAVARËSISË SË KOSOVËS
Të shtunën në mbrëmje, 15 Shkurt 2014,në mjediset e Shoqatës “Rugova” në Arthur Ave në Bronx, u organizua festimi i 6 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Kryetari i Shoqatës “Rugova” z. Adem Muriqi u uroi mirëseardhjen të pranishmëve në festën e përvjetorit të pavarësisë së Kosovës. Ai tha për gazetën Dielli se rugovasit ndjehen të gëzuar në këtë festë pasi Kosova është e lirë dhe e pavarur. Cdo vit shoqata e Rugovws nw New York e feston pwrvjetorin e pavarwsisw. Më pas e ka marrë fjalën Idriz Celaj i cili ka mbajtur një kumtesë. Folësi u ndal gjatë kontributin që dha arkitekti i Kosovës së pavarur, presidenti i parë i saj, dr. Ibrahim Rugova.
Celaj e përshkoi me detaje jetën e dr. Rugovës, që nga lindja me 2 dhjetor 1944, në fshatin Cerrcë, komuna e Istogut, në Kosovë. Dihet fakti, tha Celaj, se më 10 janar 1945, komunistët jugosllavë ia pushkatojnë babain Ukë Rugova dhe gjyshin Rrustë Rugova, luftëtar i njohur kundër çetave çetnike që po depërtonin gjatë Luftës së Dytë Botërore në krahinën e Rugovës. Celaj evidentoi faktin se gjyshi Rrustë dhe baba Ukë, ishin pjesë e batalionit të major Zhukë Haxhia.
Ibrahim Rugova mbaroi shkollimin e mesëm në Pejë më 1967. Diplomoi në Degën e Albanologjisë të Fakultetit të Filozofisë të Universitetit të Prishtinës më 1971. Zoti Rugova qëndroi gjatë një viti akademik (1976-77) në Paris, në Ecole Pratique des Hautes Etudes, nën mbikëqyrjen e Prof. Roland Barthes-it, ku ndoqi interesimet e veta shkencore në studimin e letërsisë, me përqëndrim në teorinë letrare. Ibrahim Rugova mori doktoratën në letërsisë në Universitetin e Prishtinës më 1984.
Më 1996, Dr. Ibrahim Rugova u zgjodh anëtar korrespondent i Akademisë së Arteve dhe të Shkencave të Kosovës.
Po në këtë vit ai u shpall doktor nderi i Universitetit të Parisit VIII në Paris.
Dr. Ibrahim Rugova ishte redaktor në gazetën e studentëve “Bota e re” dhe në revistën shkencore “Dituria” (1971-72), që botoheshin në Prishtinë. Pastaj për afro dy dekada, Dr. Rugova punoi në Institutin Albanologjik të Prishtinës si hulumtues i letërsisë. Për një kohë ka qenë kryeredaktor i revistës “Gjurmime albanologjike”, që e nxirrte ky Institut.
Dr. Rugova është zgjedhur kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës më 1988, i cili u bë bërthamë e fuqishme e lëvizjes shqiptare që po kundërshtonte sundimin komunist serb në Kosovë. Permes deklaratave dhe intervistave et shpeshta ne shtypin e huaj dhe ate shqiptar kerkon trajtimin ndryshe te shqiptareve dhe denoncon dhunen serbe.
Si intelektual me emer që i jepte zë kësaj lëvizjeje intelektuale e politike, Dr. Rugova u zgjodh më 23 dhjetor 1989 kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), partisë së parë politike në Kosovë që e sfidoi drejtpërdrejt regjimin komunist në fuqi.LDK-ja u bë shpejt forca politike prijëse në Kosovë, duke mbledhur shumicën e popullit, edhe pse në ndërkohë u shfaqën në skenë edhe edhe parti e grupe të tjera.
Nën udhëheqjen e Dr. Ibrahim Rugovës, LDK-ja, në bashkëpunim me forcat e tjera politike shqiptare në Kosovë dhe me Kuvendin e atëhershëm të Kosovës, përmbylli kornizën ligjore për institucionalizimin e pavarësisë së Kosovës.
Deklarata e Pavarësisë (2 korrik 1990), shpallja e Kosovës Republikë dhe miratimi i kushtetutës së saj (7 shtator 1990), referendumi popullor për pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës mbajtur në fund të shtatorit të vitit 1991, qenë prelud për zgjedhjet e para shumëpartiake për Kuvendin e Kosovës dhe zgjedhjet presidenciale në Republikën e Kosovës më 24 maj 1992.
LDK-ja fitoi shumicën dërrmuese të deputetëve në Kuvend, në të cilin përfaqësoheshin edhe tri parti të tjera, ndërsa Dr. Ibrahim Rugova u zgjodh Kryetar i Republikës së Kosovës me shumicë dërrmuese të votës.
Dr. Ibrahim Rugova u rizgjodh Kryetar i Republikës së Kosovës në zgjedhjet e mbajtura në mars të vitit 1998. Partia e tij, LDK, fitoi shumicën e vendeve në Kuvendin e Republikës së Kosovës në atë vit.
Z. Celaj u ndal gjatë edhe në krijimtarinë letrare artistike të dr. Ibrahim Rugovës. Ai solli fragmente nga libri I bajrush Morinës”Dy personalitete”, kushtuar dr. Rugovës dhe akademik Mark Krasniqi.Vecanërisht në focus të fjalës të ligjëruesit ishin simbolet shtetërore,Flamurin e Dardanisë, që kanë për krijues dr. Rugovën, fjalori politik të tij, gurët…etj.Në rezonancë me me mentalitetin dhe filozofinë e I Rugovës vijnë edhe urtësitë e fjalëve dhe shprehjeve të nënë terezës, që Rugova e vlerësoi shumë.
Gjatë festimit rugovasit, kënduan dhe kërcyen bashkë. Festa u shoqërua me ushqime tradicionale dhe pije. Foto nga aktiviteti. .(Korresp i Diellit)
RUGOVASIT, KOKTEJL PER FESTA
*Me urimet e përbashkëta të të gjithë pjesëmarrësve për një vit të ri me shumë suksese, me gëzime, lumturi e gjithë të mirat Gezuar Viti i Ri 2014 – u mbyll ky koktel i Shoqatës Rugova në Bronx New York/
* Shoqata Rugova në Nju Jork, mbajti koktel me rastin e festave të fundvitit/
Nga BEQIR SINA, New York/
ARTHUR AVENUE – BRONX (NY) : Dy ditë para vitit të ri rugovasit u takuan në lokalin e shoqatës ”Rugova” në Arthur Avenue në Bronx për të mabjtur një koktejl për anëtarët e shoqatës, rugovasit në zonën e Tri-Shtetshit dhe të ftuar nga komuniteti me rastin e mbylljes së këtij viti dhe ardhjes së Vitit të Ri 2014. Kokteli i shtruar me rastin e krmetimit të festave të fundvitit, ishte një koktel i pasur, e i pregatitur mirë nga anëtarët e kryesisë së Shoqatës Rugova, me pije dhe specialitetet e ushqmit të njohur tradicional të kësaj krahine, si dhe me një preformancë të bukur të instrumentistëve popullor të Ansamblit Rugova me këngë krakteristike të kësaj krahine.
Me këtë rast kreu i i kësaj shoqate në New York, zoti Adem Muriqi shprehu mirenjohje për rugovasit dhe urojë Vitin e Ri. Ai veçoi me këtë rast disa nga ngjarjet më të rëndësishme të Shoqatës Rugova në këndvështrimin e kreut të kësaj shoqate.
Kështuqë, Muriqi duke e vlerësuar kontributin e tyre të suksesshëm, dhe mjaft të gjerë, gjatë vitit që lamë mbas, me një numër të madh aktivitetesh – arriti të veçoi, festimin e Pavaërësisë së Kosovës, Piknikun Rugovas me rastin e 2 Korrikut, dhe festimin e krijimit të Shoqatës Rugova, si dhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja në shoqatë.
“Shfrytëzojë, rastin, që në emër të Shoqatës Rugova, tha kryetari i kësaj shoqate, zoti Adem Muriqi , kryesisë së saj dhe antëarsisë së gjërë, që ky vitë të jetë edhe më i suksesësshëm se viti që lam pas. Me më shumë begati dhe lumturi në familjet tona dhe të një afrimimi edhe më të tutjeshëm të shoqatës Rugova me shpresë, që ky vitë të jetë edhe më i begatë, për Rugovasit, se viti që po lëmë pas. Gjithashtu, përfitojë nga ky koktel – t’ju urojë bashkëkombasve tanë dhe të gjithë shqiptarëve kudo që janë Gëzuar Vitin e Ri 2014!” tha ai
Ndërkohë, shtoi ai se kartolina e Shoqatës Rugova për vitin 2014-të, është shpresa jonë e madhe se këtë vit ne rugovasit do t’i realizojmë disa nga planet tona që kemi marrë – sidomos, atë për ndërtimin e një qendre kulturore për të gjithë shqiptarët në qytetin e Bronxit, pavarësisht se nga janë.
Kurse, Valon Nikqi anëtar i kryesisë së kësaj shoqate me këtë rast shpalli të hapur regjistrimin e rugovasve në Amerikë. Ai bëri thirrje që rugovasit në Amerikë të regjistrohen duke mbushur një formuluar që kjo shoqatë ka përgatitur për regjitrimin e kësaj popullate në SHBA.
“Qëllimi kryeaorë i këtij regjistrimi tha zoti Nikqi, është të regjistrohen të gjithë njerëzit nga krahina e Rugovës të cilët jetojnë aktualisht në SHBA, si ata të lindur në Kosovë dhe ata të lindur këtu në SHBA, por që janë natyrisht me prejardhje nga Rugova. Regjistrimi, sipas tij përpos shumë qëllimeve tjera, ndihmon edhe në mbajtjen e komunitetit tonë, sidomos në kontakt me rrjedhshmërinë në vendlindje tonë dhe na ndihmon që të përmbushim misionin tonë, tha Nikqi, duke shtuar se “misoni ynë është t’a ruajmë kulturën, traditën, dhe kultivimin e indetitetit kombëtar, ndër gjeneratat që kan lindur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe gjeneratat e ardhëshme”.
Ai duke shpërndar formularët sqaroi më tej se ky regjistrim – nuk është formular anëtarësimi, dhe nuk kërkon pagesë , pra është vetëm një obligim moral i yni si Rugovas në Amerikë. Gjithashtu, për më shumë informacion nënvizoi Nikqi, ju mund të drejtoheni edhe në e-mail adresën e shoqatës : info@shoqatarugova.com ose në kutin postare 2322 Arthur Ave. Suite 202 – Bronx , NY 10458
Me urimet e përbashkëta të të gjithë pjesëmarrësve për një vit të ri me shumë suksese, me gëzime, lumturi e gjithë të mirat Gezuar Viti i Ri 2014 – u mbyll ky koktel i Shoqatës Rugova në Bronx New York, qe u ndoq nga gazetaret beqir Sina, Dalip Greca, Halil Mulaj.
SHOQATA” RUGOVA” NE NEW YORK RIZGJODHI KRYESINË
Nga Ramiz Mujaj*/
Me 19 maj 2013 rugovasit u takuan në lokalin e shoqatës”Rugova” në Arthur Avenue në Bronx për të bërë zgjedhjet. Disa ditë para tubimit zgjedhor shoqata u kishte bërë njoftim publik në media të gjithë rugovasve që jetojnë në Nju Jork të bëheshin pjesë e këtij takimi zgjedhor. Fillimisht në këtë tubim u bisedua për mënyrën e realizimit të zgjedhjeve. Bisedimet ishin transparente dhe u debatua për dy alternative: Të zëvendësohej kryetari aktual apo të mandatohej edhe për dy vite të tjera i njëjti kryetar që ishte zgjedhur në manadatin e para dy viteve. Pas debateve u kalua në votim. Me shumicë votash mbeti që kryetari aktual z. Adem Muriqi të mandatohej edhe për dy vitet e ardhshme në krye të shoqatës Rugova. Bilanci i veprimtarive kulturore i shoqatës është pozitiv. Shumë diskutantë argumentuan se një mandate dy vjeçar për kryetarin që udhëheq shoqatën nuk është i mjaftueshëm për të realizuar objektivat që merr përsipër, kështu që u anua nga mandati katër vjeçar sepse faktori kohor për katër vite është i mjaftueshëm dhe i jep mundësi kryetarit dhe stafit të kryejnë veprimtarinë e parashikuar.
Po ashtu u debatua për zgjerimin ose jo të Kryesisë së Shoqatës. Edhe këtu debatet qenë të lira dhe transparente. Fitoi idea e zgjerimit të kryesisë. U votuan si anëtarë të kryesisë edhe3 anëtarë. Ata janë zotërinjtë: Idriz Çelaj, Sali Lajqi, Haki Nikqi, Hasan Nikqi dhe Lan Muriqi.
Përfundimisht z. Adem Muriqi u rizgjodh kryetar i Shoqatës Rugova, zotërinjët Feriz Muriqi dhe Flamur Husaj u rizgjodhën arkëtarë, Ramiz Mujaj u rizgjodh zëdhënës për Shoqatën dhe Ansambin “Rugova”, ndërkohë që u shtua edhe një zëvendëskryetar, ai është Isuf Rexhaj. Kryetar i Forumit Rinor u zgjodh Sami Kelmendi.
Tubimi vendosi që në mbledhjene ardhshme të bisedohet për llogarinë e financave të shoqatës, detyrë që iu la arkëtarëve.
Një problem tjetër që u diskutua në këtë tubim ishte edhe kontributi i shoqatës për organizimin e një fushate fondmbledhëse për ngritjen e bustit të Zhuj Selmanit në Pejë. Shoqata mblodhi për këtë qëllim një shumë prej 5 mijë dollarësh.
U diskutua edhe shtimi i numrit të anëtarësisë, duke synuar rritje të anëtarësimeve të reja me qëllim që jo vetëm të rritet pjesmarrja në aktivitete, por të rriten edhe të ardhurat duke synuar blerjen e një ndërtese që do ta lehtësojë organizimin e veprimtarive të shoqatës dhe të asamblit Rugova.
U diskutua edhe për hartimin e një programi të gjërë me veprimtari të shumta që do të realizohen gjatë këtij mandati. Shoqata vendosi që së shpejti të organizojë piknikun tradicional të Verës.
Pas përfumit të diskutimeve dhe të zgjedhjeve u organizua një tubim kulturor dhe dhe artistik. Argëtuan: këngëtari i mirënjohur Besim Muriqi, DJ Bakraqi dhe violinisti Avdi Dakaj.
Koncerti u shoqërua me një kokteil të pasur me ushqime të kuzhinës tradicionale shqiptare. Rugovasit kënduan dhe kërcyen së bashku deri në mesnatë.(Botoi Dielli, maj 2013)
*Zëdhënësi i shoqatës “Rugova”