Skënder MULLIQI
Në politikë po rreshtohen ata që po bëhën gjithnjë e më të rrezikshem për shtet dhe për interesa nacionale. Më fjalë dhe veprime në vepër po e pushkatojnë ngadalë të ardhmën tonë. Janë rrështuar në eshalonin e parë , ata që janë duke i futur shqiptarët në telashe të mëdha. Fatkeqësitë nuk janë vetëm natyrore , ato vijnë edhe nga njerëzitë e pa përgjergjshem të politikës. Thirrjët për konflikte dhe revanshizma të ndërsjella që shumë kohë , mund të na sjellin vetëm tragjedi të reja . Arsyetimet së këto veprime po i bëjnë për të mirën e shtetit, janë të pa argumentuara dhe janë banale.Kur shënjestrohet para së të shtrohet pyetja për temën e caktuar , kjo nuk i kontribuon të mirës. Nuk është e mjaftueshme besatimi i rremë , nuk është i mjaftueshme betimi në të vertëten , në menqurinë , kulturën, shkollimin , kur punët flasin krejt ndryshe , me keq. Rreshtimi në radhën e parë të pushkatimit medial para të cilit shpesh po gjenden dy shtet tona , kësaj nuk i thonë të bërit politikë ! A janë fajtorë njerëzit e caktuar të politikës , apo jemi fajtorë të gjithë ne?! Sigurishtë fajtor për lëshime dhe gabime të mëdha apo të vogla janë njerëzit e politikës shqiptare , të cilët para interesave përsonale e kan humbur torruan dhe arsyen. Po futën në gjëra të këqija , pa e pyetur sovranin popull, dhe këtë po e bëjnë edhe kur janë në pyetje interesat nacionale.Mos të në shesin dushkë për gogla, së nuk ka më budallenjë në këtë botë që mos ti kuptojnë manipulmet dhe rrenat e tilla . Shqiptarët në trojët etnike sigurishtrë së nuk i kan merituar disa nga strukturat e tilla politike .Duhet të pranojë shumë kush së nuk e meriton të gjenden në rreshtin e parë të politkibërjës shqiptare.Duhet të largohën nga aty ku gjenden , së i kan vu seriozisht në pëshore interesat e shteteve shqiptare dhe i kan vu në pëshore edhe interesat e viseve tjera etnike. Nese dikush është ushtruar për manovrime të tilla , mos të mëndon së gjithmonë do ti ecë kungulli mbi ujë…!Kemi ardhur në një situatë kur nuk po jemi veq të robnuar politikisht , por po jemi edhe viktima! Pushoni të na mbani fjalë së së jeni njerëz të politikës , kur nuk jeni.