Mbrëmje festive në Fellbach -Shtutgart për 102 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë/
Nga ASLLAN DIBRANI/
Festa madhështore e 102 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë po festohet anembanë botës shqiptare në forma dhe mënyra të ndryshme. -Ajo është duke u shënuar dhe përkujtuara në tërë hapësirën e territoreve tona në Shqipëri, Kosovë ,Maqedoni, Mal të Zi Çamëri në Luginën e Preshevës ,tek Arbëreshët e Italisë, po edhe në mërgatën shqiptare në të gjitha shtetet e Evropës, Amerikë e Australi etj, ku gravitojnë dhe jetojnë shqiptarët.
Organizatorët e këtij takimi ishin Shoqata Kulturore shqiptare e Fellbachit dhe shkolla shqipe po ashtu në Fellbach.
Sikur i nxiti shqiptarët ngritja e flamurit kombëtar mbi Beograd në këtë vit , kjo feste gjithkund shihet e stolisur kuq e zi edhe ma tepër se në vitet tjera. Flamuj gjigant me shalle dhe veshëmbathëje kuq e zi me shqiponjën dykrenore u shfaq gjithkund, simbol i shqiptarëve që nga principatat shqiptare në Ballkan , po ashtu edhe nga Gjergj Kastriot Skënderbeu u përdor si flamur nacional i yni.
U paraqit para publikut me program artistik grupi i valltarëve, dramaturgëve dhe recitatorëve nga shkolla shqipe. kushtuar Pavarësisë, në të cilët rishpalosën një histori nga kjo festë madhështore, e gjitha si meritë e zonjës Shaha Bytyqi mësuese.
Edhe sivjet akoma shqiptarët po festojnë jashtë territoreve të veta të shkapërderdhur, po me synime dhe veprime ma afër se gjithherë ndaj aspiratave të tyre për ta bashkuar territorin e mbetur nën administrimin e huaj. Një tubim i tillë i festimeve të nëntorit u mbajt edhe 29.11.2014 në Fellbach – afër Shtutgardit , në të cilin u tubuan për të kaluar një mbrëmje të këndshme ,ditën e “Pavarësisë së Shqipërisë 28 Nëntorin”. Ishte një tubim madhështor që tuboj me qindra qytetarë mërgimtar, por edhe disa zyrtar gjerman qe i dhanë një jehonë ma të fuqishme tubimit. Zyrtarët gjerman ishin, z.Hans Ulrich Spith ,Cristofer Palm,Himniclesen Clenistian , Werner Kuhnle, profesionist për prodhimin e verës. Zoti Verner ka marr tre nxënës për ti shkolluar nga Kosova Shani Berishen,Sami Mehmetin dhe Hazer Berishen. Edhe ata ishin prezent në këtë mbrëmje. Përfaqësues nga Kosova ishin Rexhep Kuqi kryetar,Nuhi Llugaxhiu drejtor për Kulutre,rini , sport dhe për mërgatë nga kk Suharekës etj.
Mysafiret nga Kosova dhe zyrtarët gjerman i përshëndeten të pranishmit ,i uruan mbarëvajtje shoqatës kulturore shqiptare të Fellbachit dhe shkollës shqipe , që me iniciativën e tyre u bë organizim,i i kësaj mbrëmje. Ashtu edhe z. Sadik Zogaj kryetar i Shoqatës kulturore shqiptare të Fellbachit , ju uroj mirëseardhje dhe foli për këtë festë të madhe për vlerat e saj dhe sakrificat e pavarësisë se Shqipërisë. Në vazhdim të tubimit për t’i dhënë një pamje festive tubimit ishte mësuesja Shaha Bytyqi e shkollës shqipe që mahniti publikun me nxënësit e shkollës shqipe !
Skenën e mbushi me nxënësit me veshje kombëtare të stolisur me ngjyrën kuq e zi. Z.Shaha Bytyqi pasi i përshëndeti të pranishmit ajo përkujtoj këtë festë për flamurin tonë kombëtar. Ajo përmes këtij manifestimi bëri thirrje që shkolla shqipe në mërgatën shqiptare të jetë zëri i brezit të ri që përmes dijes , artit dhe kulturës do mbesin vlera për kombin tonë.
Nxënësit e vegjël të gjithë ishin bukur të përgatitur ,që me poezitë e tyre rikujtuan figurat tona , mbi betejën e pavarësisë së Shqipërisë. Ata me vargjet e tyre i nderuan ata burra qe sakrifikuan për të mirën e atdheut Nxënësit e mësuese Shaha Bytyqi programin e vet e përfunduan me këngën “Shqipëri o nëna jonë . Në fund një grup nxënësish për hirë të festes i dhuruan mirënjohje të shoqëruar edhe me një tufe lulesh mësuese se tyre Shaha Bytyqit ,një ndër mësueset ma aktive në Republikën e BadenWurtembergut, po mund te themi edhe ne nivel të Gjermanisë, që si shumë mësues kontributin e saj e ep pa pagesë.
Me kaq përfundoj ky takim qe shumë qytetar u gjeten te ngazëllyer të gëzuar dhe secili e ka breng ne vet bashkimin e kombit. Organizimi ishte në nivel të lakmueshëm me punë,angazhim,sinqeritet,profesionalizëm,
përkushtim, disiplinë,respekt dhe mbi të gjitha me atdhedashuri qe u shprehen këta nxënës pran publikut. I gjithë publiku i duartrokiti gjatë paraqitjeve të nxënësve të shkollave shqipe nga kjo mësuese e vyeshme, e cila jeton dhe vepron në Stuttgart!
Në vazhdim të pranishmit patën rastin të argëtoheshin me këngëtarin Ylli Demaj. Shoqata kulturore Shqiptare nga Fellbachu u zhgënjyen me mashtrimin qe e beri këngëtarja Zuzana Jashanica që nuk erdhi në këtë mbrëmje. Nuk është hera e parë , se këngëtarët e prishin atmosferën në festat tona në mërgatë.
Të dashur bashkatdhetarë, kudoqofshi gëzuar ditën e Flamurit!Gëzuar për shumë mote 28 Nëntorin, Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë! Le të mbetet si synim yni, që pas Shpalljes së Shqipërisë, edhe Kosovës t’i vijë radha edhe ngritjes së flamurit gjithëkombëtar në Nëntorin e Tretë, për një pavarësi të përbashkët, të një Shqipërie të bashkuar!Zoti e bekoftë popullin shqiptar me një Gjuhë , një Gjak , një Komb dhe një flamur.
SHQIPTARËT NË MAL TË ZI NË REGJISTRIMET E POPULLSISË (1948-2011)
Nga Dr.Nail Draga*/
Abstrakt/
Si më parë në përbërje të ish Jugosllavisë edhe tash si shtet i pavarur Mali i Zi është dalluar me strukturë heterogjene të popullsisë më shumë se asnjë vend tjetër në Europën Juglindore. Por, nëse ne shtetin monist regjistrimet e popullsisë janë komentuar në heshtje në kohën e pluralizmit janë politizuar tej mase, duke ofruar argumente se regjistrimet e popullsisë asnjëherë nuk kanë treguar gjendjen reale sidomos sa i përket strukturës nacionale të popullsisë, që dëshmohet sidomos me dy regjistrimet e fundit të popullsisë (2003-2011).
Regjistrimi i popullsisë paraqet çështje të rëndësishme demografike, statistikore, ekonomike dhe kulturore për çdo vend. Madje ai po ashtu paraqet çështje të identitetit të një vendi, ndërsa në mjediset të cilat nuk janë të konsoliduara paraqet edhe çështje politike. Në këtë aspekt dallohen vendet më popullsi heterogjene nacionale, ku shëmbull tipik është Mali i Zi. Në ketë mjedis bëjnë pjesë edhe shqiptarët si e vetmja popullsi jo sllave por vazhdimisht kanë ekzistuar dilema në lidhje me numrin real të tyre sipas regjistrimeve të popullsisë në viset e tyre autoktone.
Fjalët kyçe: regjistrimet e popullsisë, struktura nacionale, shqiptarët, diaspora shqiptare
Hyrje/
Regjistrimi i popullsisë paraqet ngjarje të veçantë për çdo vend sepse ne saje te të dhënave statistikore përpunohen analizat e ndryshme qe kanë të bëjnë me planifikimin hapësinor dhe të zhvillimit ekonomiko-shoqëror të çdo mjedisi.Ne kushtet e shoqërisë së zhvilluar, si rrjedhojë e shtimit të funksioneve të saj, roli i regjistrimeve nuk shihet jashtë dimensioneve të shumta që ato marrin, ne përshtatje më nevojat e reformave të ekonomisë dhe kulturës, por janë mjete për ndërtimin e një politike të drejtë demografike aktive e shumëplanëshe për të integruar në mënyrë organike politikën e përgjithshme me ate të zhvillimit social ekonomik të vendit.
Regjistrimet e popullsisë, duke ruajtur karakterin e tyre periodik, mbajnë vlera të rëndësishme të bilancit demografik, me interes të veçantë si për qeverisjen në shkallë republike ashtu edhe ato të vetëqeverisjës lokale.Nëpërmjet të dhënave të përfituara prej tyre ndihmohet efektivisht kryerja e studimëve që kanë të bëjnë me nxitjen e interesave në raporte të drejta të zhvillimit regjional, atij urbanistik, transportit, tregtisë, arsimit, kulturës, shëndetësisë dhe atij komunal si dhe për mjaft probleme të tjera.
Sipas përvojës botërore, të përgjithësuar edhe nga ana e specialistëve të organëve të statistikës dhe të demografisë, ne kuadër të organizmave të OKB-së, organizimi i regjistrimëve të përgjithshme të popullsisë nga ana e shtetit, bëhët duke iu përmbajtur disa parimeve dhe rregullave të caktuara.
__________
*Qendra Kulturore-Ulqin
Bulevardi:Gjergj Kastrioti-Skënderbeu p.n.
email: n.draga@t-com.me
1. Mali i Zi mjedis heterogjen nacional
Në Mal të Zi jetojnë pjesëtarët e popujve të ndryshëm ku dominojnë në mënyrë absolute ato të prejardhjes sllave. Ne ketë aspekt përjashtim bëjnë vetëm shqiptarët të cilët janë populli i vetëm të cilët nuk janë me prejardhje sllave. Ne lidhje me numrin e tyre ne ketë mjedis ne kemi analizuar të dhënat zyrtare të publikuara nga regjistrimet e popullsisë(1948-2011)1. Në ketë periudhë kohore janë mbajtur tetë regjistrime të popullsisë. Kështu në sajë të te dhënave nga regjistrimet e popullsisë pjesëmarrja e popullsisë shqiptare ne kuadër të popullsisë se përgjithsme të Malit të Zi vazhdimisht prezentohej nga 5-7%. Këto të dhëna i janë prezentuar opinionit nga institucioni shtetërore(Enti i statistikës-më pas Monstat-i), edhe pse nuk ka dilemë se numri i shqiptarëve ka qenë më i lartë se sa e ka prezentuar statistika zyrtare.
Në ketë aspekt nëse analizojmë strukturën nacionale të popullsisë nga viti 1948 e më pas shihet se në Mal të Zi janë paraqitur ndryshime të mëdha si rrallë kund, qe kryesisht ka të bëj me metamorfozën e të deklaruarve ne aspektin nacional si malazez. Kështu malazezë në vitin 1948 janë deklaruar 90.72% e serb 1.78%, shqiptarë 5.15%. Pa e vën në diskutim manipulimin me numrin e serbeve, edhe ne shqiptarët jemi paraqitur me numër më të vogël. Rasti i zonës së Shestanit të Krajës në komunën e Tivarit për këtë vit është rast tipik i manipulimit të strukturës nacionale të popullsisë, sepse sipas këtij regjistrimi në zonën e Shestanit e banuar tërësisht me popullsi shqiptare, nga numri i përgjithshëm i popullsisë së regjistruar prej 1461 qytetarësh, 1452 janë deklaruar malazez(!!!), 3 kroatë, ndërsa vetëm 6 janë deklaruar shqiptarë(!!!). Ngjajshëm është vepruar edhe në vendbanimet dhe viset tjera shqiptare në Mal të Zi, sepse një veprim i tillë ishte orientim i politikës shtetërore.
Një trend i tillë i politikës shtetërore ka ndryshuar pjesërisht vetëm pas vitit 1970, e sidomos pas vitit 1990 me ndryshimin e sistemit shoqëror. Kështu, në këto regjistrime u paraqiten ndryshime edhe ne strukturën nacionale të popullsisë si te vet malazezet, serbet e boshnjakët, të cilët ndikuan qe pjesëmarrja e popullsisë malazeze në popullsinë e përgjithshme të bie nën 50%, nga del se asnjë popullsi nuk ka shumicën apsolute. Kështu në regjistrimin e fundit të popullsisë në vitin 2011, malazez janë deklaruar 44.98%, serb 28.73%, boshnjakë 8.65%, shqiptarë 4.91% etj. Defektet e tilla e kanë përcjellë në vazhdimësi popullsinë shqiptare, andaj në situatë të tillë ka qenë e pamundur pjesëmarrja zyrtare të kalojë 7%, sepse nuk ka qenë më rëndësi se kush e ka realizuar regjistrimin, por kush ka berë përpunimin dhe publikimin e regjistrimit të popullsisë(tabela nr.1).
¬¬¬_________
1. Popis stanovništva, domaćinstva i stanova u 2003; Prvi rezultati po opštinama, naseljima i mjesnim zajednicama, Monstat, Podgorica, decembar 2003; Popis stanovništva, domaćinstva i stanova u 2003, Stanovništvo nacionalna ili etnička pripadnost- Podaci po naseljima i opštinama 1, Zavod za statistiku-Monstat, Podgorica , septembar 2004; Prvi rezultati Popisa stanovnistva, domacinstva i stanova u Crnoj Gori 2011, Podgorica, maj 2011.godine; Popis stanovništva, domaćinstava i stanova u Crnoj Gori 2011. godine, Stanovništvo Crne Gore prema polu, tipu naselja, nacionalnoj, odnosno etničkoj pripadnosti, vjeroispovijesti i maternjem jeziku po opštinama u Crnoj Gori.
Viti Malazez Serb Boshnjakë Musliman Shqiptarë Kroatë
Jugosllav
1948. 90, 67 % 1, 87 % ——– ———- 5,15 % 1, 80 % ———
1953. 86, 62 % 3, 30 % ——– ———- 5, 58 % 2, 34% 1.53 %
1961. 81, 37 % 2, 99 % ——– 6,50 % 5, 47 % 2, 26 % 0, 33 %
1971. 67, 15 % 7, 46 % ——– 13, 26 % 6, 74 % 1, 74 % 2, 47 %
1981. 68, 54 % 3, 3a % ——– 13, 36 % 6, 46 % 1, 81 % 5, 67 %
1991. 61, 86 % 9, 34 % ——– 14, 57 % 6, 57 % 1, 02 % 4, 25 %
2003. 43, 16 % 31, 39 % 7, 78 % 3, 97% 7, 09 % 1, 10 % ———
2011. 44, 98 % 28,73 % 8, 65 % 3, 31 % 4, 91 % 0, 97 % ———
Tabela.nr.1 Përkatësia nacionale sipas regjistrimeve popullsisë në Mal të Zi(1948-2011)
Burimi: Regjistrimet e popullsisë 1948-2011 ndërsa janë përpunuar nga autori
Por, nëse analizojmë të dhënat numerike nga viti 1991, 2003 e sidomos nga viti 2011, del se kemi një metamorfozë numerike sa iu përket shqiptarëve në ketë mjedis. Kështu për periudhën kohore 1991-2003 për të parën herë kemi një rritje numerike të shqiptarëve në ketë mjedis, por në vitin 2011, kemi një rënie drastike e numrit të shqiptarëve, që shpjegohet me metodologjinë e punës në regjistrimin e popullsisë, duke lënë jasht regjistrimit diasporën(tabela nr.2).
Kështu në sajë të tyre të dhënave del se numri i të deklaruarve se janë shqiptarë për periudhën 1991-2003 rritet për 7267 banorë apo 17.98% e dhënë kjo e cila ka qenë befasuese për tërë opinionin, sepse shqiptarët nuk dallohen për shtim natyror të lartë të popullsisë, ndërsa emigrimi ka qenë gjithnjë i pranishëm. Por, një dukuri e tillë shpjegohet me faktin se në ketë regjistrim të popullsisë janë regjistruar një numër i konsideruar i shqiptarëve, të cilët janë në botën e jashtme, që nuk ishte dukuri në regjistrimet e mëparshme të popullsisë.
Se pjesëmarrja reale e shqiptarëve vazhdimisht ka qenë më e lartë se sa e jep statistika zyrtare, e kemi trajtuar edhe më parë, ku një dukuri e tillë edhe ne ketë regjistrim nuk paraqet përjashtim.1
Ndryshime në kuadër të numrit të përgjithshëm të deklaruar shqiptarë dëshmohet edhe sipas gjuhën amtare. Kështu, që gjuhë amtare e kanë gjuhën shqipe janë deklaruar 7.35% e popullsisë së përgjithshme, që është për 0.26% më e lartë se sa janë deklaruar shqiptarë në aspektin kombëtar. Një ndryshim i tillë në shikim të parë nuk është aq i lartë, por kur janë në pyetje shqiptarët duke marrë parasysh shpërndarjen e tyre territoriale dhe statusin e tyre në mjediset përkatëse është mjaft domëthënës.
Nuk ka dilemë së numri i shqiptarëve në Mal të Zi është më i lartë e ate rreth 50.000 mijë sepse përveç defekteve të regjistruesve në regjistrimin e popullsisë është e pranishme edhe mimikria personale ne aspektin kombëtar, ku një dukuri e tillë është e pranishme sidomos në komunën e Tivarit, Plavës dhe të Rozhajës, sepse me kalimin e kohës një numër i konsideruar i shqiptarëve janë tjetërsuar ne kombësi të tjera si boshnjake-myslimane apo kroate dhe malazeze ku si element parësor ka qenë përkatësia konfesionale e individëve përkatës.
Tabela nr.2.
Pjesëmarrja e shqiptarëve në popullsinë e Malit të Zi (1948-2011)
Viti i regjistrimit numri i përgjithsëm pjesëmarrja në %
1948 19425 5.15
1953 23460 5.59
1961 25803 5.47
1971 35761 6.74
1981 37735 6.46
1991 40880 6.64
2003 47682 7.09
2011 30439 4.91
Burimi:Regjistrimet e popullsisë 1948-2011, ndërsa të dhënat janë përpunuar nga autori
Ndërsa nëse krahasojmë ndryshimin e popullsisë ne mes dy regjistrimeve të popullsisë (1991-2003) sa iu përket komunave ku shqiptarët janë popullsi autoktone, rritje më lartë të shqiptarëve kemi në komunën e Plavës më 41.71% e më pas vijnë komunat tjera( tabela nr.3.) që dëshmohet jo me determinantën natyrore e shtimit natyror të lartë të popullsisë, por në sajë të përpjekjeve të pjesëshme për një evidentim të drejtë të shqiptarëve që janë në botën e jashtme. E themi të pjesëshëm, sepse po të ishin evidentuar të gjithë shqiptarët ne ketë regjistrim të popullsisë, i cili nuk ka dilemë së është më objektivi se të gjithë regjistrimet e mëparshme dhe ky i fundit(2011) numri i shqiptarëve nuk ka dilemë së do të ishte shumë më i lartë së sa e paraqet statistika zyrtare në Mal të Zi.
Tabela nr.3.
Pjesëmarrja e popullsisë shqiptare në Mal të Zi në kuadër të pesë komunave si popullsi autoktone(1991-2003)
Komunat 1991 % 2003 % Ndryshimi(+) % 2011 %
Ulqini 17469 72.14 20664 78.17 3195 18.28 14076 70.66
Tivari 4619 12.05 5450 12.05 831 17.99 2515 5.98
Podgorica 12777 8.4 14238 7.94 1461 11.43 9538 5.13
Plava 4003 21.7 5673 26.26 1670 41.71 2475 18.88
Rozhaja 900 3.9 1190 4.32 190 21.11 1158 5.04
Burimi: Regjistrimet e popullsisë 1991-2011, ndërsa të dhënat janë përpunuar nga autori
___________
1.Dr.Nail Draga, Shpalime gjeografike, Art Club, Ulqin, 2001, f.47-57.
2. Politizimi i regjistrimit të popullsisë(2003)
Regjistrimi i fundit i popullsisë në Mal të Zi është mbajtur në vitin 2011, qe duke filluar nga viti 1948, 1953, 1961, 1971, 1981, 1991, 2003 që ishte i teti më radhë, pas Luftës së Dytë Botërore. Sipas një procedure e cila ishte bërë praktike dekada më radhë, regjistrimi vijues i popullsisë është dashur të mbahet çdo dhjetë vite përkatësisht në vitin 2001.Por, edhe pse strukturat qeveritare vendosen qe regjistrimi i popullsisë të mbahet ne afatin e paraparë, ai nuk u mbajt sepse ishte vit zgjedhor, duke e shtyrë për ne vitin 2002, e më pas ne vitin 2003, me kusht nëse nuk do të këtë zgjedhje qoftë lokale apo parlamentare.
Këto shtyerje te regjistrimit të popullsisë pothuaj tërësisht kanë pasur dimensionin politik, edhe pse strukturat qeveritare janë përpjekur të kamuflojnë një qasje të tillë.Por, ishte kjo e vetmja formë për t iu ndalë hovin subjektëve politike proserbe, të cilat kanë këtu një elektorat votues të konsiderueshëm, me rreth 40% ne nivel të republikës.
Por, përfundimisht u vendos që regjistrimi i popullsisë të mbahet nga data 1-15 nëntor të vitit 2003, që paraqet terminin e katërt dhe të fundit. Mënjëher sa u caktua ky termin partitë politike, kryesisht ato proserbe filluan një fushatë kundër regjistrimit të popullsisë.Qellimi i tyre kryesor ishte qe të bëjnë një politizim për të nxitur ndjenjat e atyre qytetarëve, te cilët janë më hamendje se cilës kombësi vërtet i përkasin(malazeze apo serbe), sepse sipas tyre në Mal të Zi ka shumë më tepër serb se sa e paraqet statistika zyrtare.
Të ndodhur në një situatë te tillë, organet qeveritare organizuan takime me këto subjekte politike, për të gjetur një konsenzus, duke bërë të mundur realizimin e regjistrimit të popullsisë ne afatin e paraparë. Dhe konsenzusi ishte qe edhe ata të marrinm pjesë ne regjistrimin e popullsisë, dhe se organet kompetente të cilat do ta kryejnë procesin e regjistrimit të popullsisë, që është Enti Republikan i Statistikës-Monstat, e ka si obligim qe më datën 15 dhjetor të vitit 2003, të shpallë të dhënat e para sa i përket strukturës nacionale, gjuhësore dhe konfesionale të popullsisë.Nga një marrëveshje e tillë e arritur me konsenzus të plotë, te gjithë ishin kureshtarë mbi të dhënat më të reja sa i përket numrit të banorëve e sidomos sipas strukturës nacionale të popullsisë.
3. Regjistrimi i vitit 2003 me objektivi deri më tash
Ashtu siç është njoftuar opinioni i gjërë më parë të dhënat e para mbi regjistrimin e popullsisë iu prezentuan opinionit ne konferencë për shtyp me 19 dhjetor 2003, nga ana e përfaqësuesve të Entit Republikan të Statistikës. Në sajë te të dhënave te publikuara nga regjistrimi i popullsisë ne vitin 2003, del së Mali i Zi ka 672656 banorë.1Ndërsa krahasuar me regjistrimin e popullsisë ne vitin 1991, del se numri i banorëve është më i lartë për 57621 banorë apo 9.4%. Duke marrë parasysh se ndërmjet periudhës se regjistrimit të popullsisë(1991-2003) shtimi natyror ka qenë rreth 50000 banorë, nga del së, për të parën herë, ne tërë periudhën pas Luftës së Dytë Botërore, paraqitet saldo migruese pozitive ne lëvizjën e popullsisë në Mal të Zi. Madje gjatë kësaj periudhe në Mal të Zi, kanë imigruar më tepër së 7000 banorë se sa kanë emigruar.Një e dhënë e tillë nuk duhet te jetë befasi duke marrë parasysh shkatërrimin e ish-Jugosllavisë qe ne mënyrë direkte dhe indirekte është manifestuar edhe ne ndryshimet demografike ne këto hapësira. Nga ana tjetër numri i qytetarëve të cilët jetojnë ne Mal të Zi është 617.740 banorë, nga del se kemi rritje për 26.471 banorë apo 4.5% ne krahasim me vitin 1991.
Sipas strukturës nacionale popullsia e Malit të Zi ka këtë përbërje: malazez 273.366 (40.64%), serb 201.892 (30.01%), boshnjakë 63.272 (9.14%), shqiptarë 47.682 (7.09%), myslimanë 28.714 (4.27%), kroatë 7.062 (1.05%) dhe romë 2875(0.43%). Ne kategorinë të tjerë janë 8376 banorë apo 1.25%, nuk janë deklaruar 27715 apo 4.12%, ndërsa nuk ka të dhëna për 10532 banorë apo 1.57%.
Ndërsa më punë dhe qendrim të përkohshëm ne botën e jashtme janë 54.816 qytetarë nga Mali i Zi, që krahasur me vitin 1991, kur ne botën e jashtme ishin 23.776 banorë, është për 230.5% më tepër, që shpjegohet vetëm me regjistrimin e pjesës dërrmuese të diasporës, që është rasti i parë në ketë drejtim. Ne këtë aspekt ne dy komuna mbi një e katërta e banorëve është ne botën e jashtme, ndërsa ne dy te tjera popullsia është ne botën e jashtme ne përqindje prej 15-25%, ndërsa ne 13 komuna ne botën e jashtme është deri 5% e popullsisë së tyre.
4.Regjistrimi i vitit 2011 nuk ka treguar gjendjen reale
Publikimi nga Enti i Statistikës-Monstat, i strukturës nacionale, gjuhësore dhe konfesionale të popullsisë sipas regjistrimit të popullsisë që është realizuar nga data 1-15 prill 2011, vërtetoj se Mali i Zi është vendi me strukturë me heterogjene nacionale të popullsisë në Evropën Juglindore dhe më gjerë. Pra, kemi të bëjmë me një shtet tipik multinacional dhe multikulturor, sepse asnjë popull nuk përbën shumicën apsolute. Përveç pjesëtarëve të popullit malazez, të gjithë të tjerët kanë paraqitur rezervat me rastin e publikimit të tyre rezultateve, ku në veçanti dallohen përfaqësuesit e serbeve, sepse ata pretendojnë së serbë ka më tepër se sa i ka paraqitur Monstati(28.73%). Nga numri i përgjthshëm i popullsisë në vend prej 620.029 banorësh në aspektin nacional shqiptarë del se janë deklarur 30.439 banorë apo 4.91%, që është më pak se në vitin 2003 për 0.12%. Ndërsa sa i përket strukturës gjuhësore se gjuhën shqipe e kanë gjuhë amtare janë deklaruar 32671 banorë apo 5.27%, nga del se kemi një ndryshim prej 0.36%, që nëse e përcaktojmë në numra del se janë 2232 shqiptarë më tepër.
Ndryshimi i tillë në mes të deklarmit të gjuhës amtare dhe nacionalitetit shqiptar, paraqet dyshimet tona, si më parë edhe tash ne saktësinë e regjistrimit të popullsisë dhe si i tillë nuk paraqet gjendjen reale. Një e dhënë e tillë dëshmohet edhe ne pesë komunat tjera ku shqiptarët jetojnë si popullsi autoktone në Mal të Zi. Nëse përjashtojmë komunën e Rozhajës numri i popullsisë shqiptare ka ramje në të gjitha komunat tjera.
Duke marrë parasysh resurset natyrore ne ketë aspekt rasti me drastik është në komunën e Ulqinit, ku në vitin 2003 shqiptarë ishin deklaruar 14638 banorë apo 72.1 %, ndërsa në vitin 2011, ishin deklaruar 14076, apo 70.66%, e popullsisë së tërësishme të komunës. Një konstatim i tillë dëshmon se shqiptarë në vitin 2011 ka më pak për 562 banorë, apo 3.83%. Ndërsa sa i përket strukturës gjuhësore se gjuhë amtare e kanë shqipën janë deklaruar 72.04% pra me një ndryshim për 1.38% apo 276 qytetarë më tepër se sa janë deklaruar në aspektin nacional.
5. Rasti i popullsisë ortodokse në Ulqin
Po ashtu me interes janë edhe të dhënat e strukturës nacionale në komunën e Ulqinit, të popullsisë ortodokse(malazez dhe serb), ku malazez janë deklaruar 2478 banorë(12.44%), ndërsa serb 1145 banorë(5.75%) që së bashku përbëjnë 18.19%.Por, nëse analizojmë strukturën konfesionale të kësaj popullsie del se në Komunën e Ulqinit ortodoks gjithsej janë 2964 banorë apo 14.88% e popullsisë së përgjithshme, nga del se nuk kemi përputhje të te dhënave, ku defeketi është për 659 banorë apo 4.31%. Nga një e dhënë e tillë del së pjesëtarë të tyre nacionaliteteve janë deklaruar (apo ashtu i kanë evidentuar regjistruesit!!) edhe qytetarë tjerë të cilët nuk i përkasin konfesionit ortodoks(!?).
Po ashtu sa i përket strukturës gjuhësore në komunën e Ulqinit në veçanti për malazezet dhe serbet na dalin të dhëna kontradiktore.Kështu, ndonse serb në aspektin nacional janë deklaruar 5.75% qytetarë, se gjuhën serbe e kanë gjuhë amtare janë deklaruar 11.97% nga del dilema se serb duhet te ketë më tepër, se sa paraqet regjistrimi zyrtar. Ndërsa se gjuhën malazeze e kanë amtare janë deklaruar 10.73%, ku së bashku përbëjnë 22.7%, që paraqet çështje për diskutim të veçantë.
6. Pasaktësi në regjistrim apo manipulim në përpunim
Ne lidhje me numrin e përgjithshëm të banorëve në komunën e Ulqinit në muajin qershor(2011) subjekti politik FORCA në një konference për media ka paraqitur dëshmi konkrete për disa vendbanime, duke dëshmuar se numri i banorëve për ketë komunë është më i lartë së paku për 104 banorë, se sa e ka paraqitur Monstati.1 Pasi ato të dhëna nuk janë demantuar nga Monstati, dëshmon se ata kanë pranuar defektet e regjistrimit por ka munguar gjesti i pranimit publik, duke përmirësur të dhënat për këto vendbanime.
Ne lidhje me ketë çështje nuk ka reaguar as Komisioni komunal i regjistrimit të popullsisë në Ulqin, sepse siç duket roli i tij ka qenë formal, pa ingerenca për përpunimin e materialit dhe publikimit të rezultateve të regjistrimit të popullsisë, sikurse në vitin 2003. Pikërisht nga një rol i tillë i cili ishte vetëm dekor, ka ekzistuar mundësia e manipulimit gjatë përpunimit të materialit regjistrues në Podgoricë, duke e ditur se aty shqiptarët nuk kanë pasur përfaqësues të tyre.
7. Përkatësia fetare islame dëshmi e manipulimeve
Publikimi i të dhënave nga regjistrimi i popullsisë në Mal të Zi sipas strukturës fetare të qytetarëve që i përkasin fesë islame, dëshmoj në praktikë se Monstati nuk e ka trajtuar ketë çështje në mënyrë profesionale sepse ka munguar qasja serioze, për ketë kategori të identitetit të qytetarëve. Ajo që nuk ka ndodhur në regjistrimet e kaluara u paraqit tash si një risi e cila është e pa pranueshme për qytetarët të cilët i takojnë fesë islame. Fjala është për paraqitje te një feje të re e cila sipas Monstatit është feja muslimane, që në ketë regjistrim si të tilë qenkan deklaruar 19439 qytetarë apo ( 3.14 %) e popullsisë së përgjithshme në Mal të Zi. Një veprim i tillë është i pa pranueshëm, sepse ekziston vetëm feja islame e cila është e pranuar zyrtarisht në Mal të Zi si kudo në botën e qytetëruar. Por, duke marrë parasysh se në aspektin nacional janë deklaruar se janë Musliman 20537 qytetarë apo (3.31%) e popullsisë së përgjithshme, mendojmë se Monstati ka dashur të barazojë përkatësinë e tillë nacionale me ate fetare, që paraqet veprim joprefoesional dhe është për çdo kritikë.
Një nder çështjet e cila ka irituar opinionin e gjerë në Mal të Zi, ka të bëj më të dhënat në lidhje me përkatësinë konfesionale të qytetarëve të përkatësisë islame. Edhe pse një përcaktim i tillë është përcaktuar me kushtetutë, në ketë regjistrim përveç qytetarëve të përkatësisë konfesionale islame 99038( 15.97%) na kanë dalë edhe qytetarë me përkatësi konfesionale muslimane 19439 (3.14%) që gjithsej del se për fenë islame janë deklaruar 118477 qytetarë apo 19.11%, e popullsisë së përgjithshme.
_______
1. Konferencë për media nga FORCA,Ulqin, 14. 6.2011
Një veprim i tillë është sa i pa logjikshëm por edhe i pa pranueshëm për botën e qytetëruar, sepse nuk ekziston një ndarje e tillë konfesionale, sepse kushdo që deklarohet musliman ai është i përkatësisë islame.
Pra, kemi një lajthitje të Monstat-it i cili siç duket ka rënë në grackën politike e jo ate profesionale. Në lidhje me ketë çështje kanë reaguar nga Partia e Boshnjakëve, e po ashtu edhe BI në Mal të Zi,duke theksuar se një veprim i tillë i papërgjegjshëm nga Monstat-i duhet të eliminohet, sepse nuk tregon gjendjen reale. Ne lidhje me ketë çështje, ne mendojmë se një veprim i tillë nuk është i rastit, por i qellimshëm dhe me prapavi politike, sepse nga ish-Jugosllavia, vetëm në Mal të Zi ende është në përdorim përkatësia nacionale Musliman, sepse kudo në ish republikat e ish-Jugosllavisë këta përfaqësues janë identifikuar me përkatësinë kombëtare Boshnjake. Por, për të arsyetuar gjoja përkatësinë kombëtare muslimane, e cila në këtë regjistim është 20537(3.31%), pushteti si duket është kujdesur që në analogji të jetë edhe përkatësia konfesionale muslimane, që si e tillë nuk është askund në botë. Andaj, pas reagimeve të arsyeshme në opinion është pritur vendimi definitiv nga ana e Monstatit në lidhje me ketë çështje, sepse nuk ka dilemë se nuk kemi të bëjmë me gabim statistikor, por veprim politik i paramenduar.
8. Dilemat e strukturës nacionale dhe fetare
Një nder dilemat e regjistrimit të fundit të popullsisë paraqet popullsia e konfesionit islam dhe mos përputhja e kësaj kategorie të qytetarëve me përkatësinë e tyre nacionale. Analiza e kësaj tematike dëshmon manipulimet e këtij regjistrimi të popullsisë.
Në ketë aspekt shembull tipik në Mal të Zi paraqet populli boshnjak dhe pjesërisht ai shqiptarë, duke ditur se identifikohen me fenë islame. Por, pikërisht këtu lind dilema se kush janë ata qytetarë të konfesionit islam në aspektin nacional dhe a përputhet një e dhënë e tillë ne aspektin nacional në Mal të Zi. Nuk ka dilemë së në ketë kategori bëjnë pjesë qytetarët e deklaruar në aspektin nacional si boshnjakë 53605 apo 8.65%, ndërsa duhet shtuar edhe ato të deklaruar musliman që janë 20537(3.31%), që së bashku bëjnë 74142 banorë apo 11.96%. Por, këtij numri duhet shtuar edhe pjesëtarët e popullit shqiptarë të fesë islame (që në mënyrë aproksimative janë 2/3) rreth 20000 banorë apo 3.3% që në total përbëjnë 94142 banorë apo 15.26% e popullsisë së përgjithshme.
Pikërisht kjo e dhënë hap dilemen kryesore për manipulime te këtij regjistrimi, sepse deri të shifra prej 118477 qytetarë apo 19.11%, e popullsisë së përgjithshme të fesë islame e publikuar nga Monstati, mungon përcaktimi nacional për rreth 24000 banorë apo 3.85% e qytetarëve, në përgjithësi.
Nuk ka dilemë së ky numër i qytetarëve të fesë islame në aspektin nacional kryesisht i takon popullit boshnjak e pjesërisht ati shqiptarë, nga del se pjesëtarët e tyre popujve duhet të jenë numërikisht më tepër se sa i ka paraqitur Monstati. Sepse nuk ka mundësi që këta qytetarë të deklaruar në aspektin konfesional, të mos jenë deklaruar në aspektin nacional. Thënë më qartë të dhënat e publikuara nga Monstati dëshmojnë se kemi pasaktësi në përpunimin e tyre ku janë dëmtuar ne ketë rast pa dilemë pjesëtarët e popullit boshnjak kryesisht por edhe ati shqiptarë.
Theksojmë me ketë rast se i takojnë konfesionin katolik janë deklaruar gjithsej 21299 qytetarë apo 3.44% e popullsisë së përgjithshme. Këtu bëjnë pjesë pjesëtarët e popullit kroat , shqiptarë dhe të tjerë. Sipas analizave aproksimative rreth 1/3 e popullsisë shqiptare është e konfesionit katolik.
9. Përjashtimi i diasporës në regjistrimin e popullsisë
Pa filluar procesi i regjistrimit të popullsisë 1-15 prill 2011 në sajë të analizës së fletëregjistimit të popullsisë dual qartë së një nder çështjet më të diskutueshme paraqet regjistrimi i diasporës. Ajo nuk paraqet ndonjë risi sepse një kontigjent i konsiderueshëm i qytetarëve tanë më vite e dekada jetojnë dhe punojnë në botën e jashtme, por risi ishte evidentimi i saj në regjistrimin vijues të popullsisë. Dhe çdo kush pasi ta ketë analizuar fletëregjistrimin e popullsisë ka pasur mundësi të bindet së për diasporën në ketë fletëregjistrim vlejnë vetëm gjashtë pyetje e asgjë më shumë. Andaj si e tillë ajo do të paraqitet vetëm në aspektin numerik, por pa identitetin e vet. Pse është vepruar në ketë mënyrë mund të supozohet por nga organizatori i regjistrimit të popullsisë-Monstat-i, kanë munguar shpjegimet e nevojshme. Një veprim i tillë nuk ka dilemë së bie ndesh me të drejtat dhe liritë e njeriut dhe standartët demokratike, sepse çdo individ kudo qoftë ai ka identitetin e vet nacional, gjuhësor dhe konfesional.
10. Diaspora dëshmi e statusit social dhe politik
Nuk ka dilemë së një veprim i tillë përfid i Monstat-it, nuk ka të bëj fare me metodologjinë e regjistrimit të popullsisë, sepse në pyetje janë disa çështje të tjera të cilat kanë përmasa politike. Pikërisht ne ketë aspekt të dhënat nga regjistrimi i viti 2003, japin shifrën e diasporës nga Mali i Zi prej 52511 banorësh, apo 7.8% e popullsisë së përgjithshme. Ishte kjo e dhënë qe tregonte gjendjen reale e cila në vehte përmban çështje shumëdimensionale. Sepse, një të dhënë të tillë duhet analizuar më terë spektrin e vet nacional, gjuhësor dhe konfesional, sepse vetëm atëherë do të kemi mundësi të japim disa përfundime. Kështu nëse analizojmë këtë numër sipas strukturës nacionale të popullsisë del qartë së në botën e jashtme janë 16519 pjesëtarë të kombësisë shqiptare, nga del së çdo i treti shqiptarë është në botën e jashtme. E dhëna së shqiptarët paraqesin 1/3 e diasporës së përgjithshme te Malit të Zi, është diçka e jashtëzakonshme kur dihet së shqiptarët janë nder popujt numërikisht më të pakët në Mal të Zi, në kuadrin e popullsisë të përgjithshme.
Ndërsa pjesa tjetër e diasporës nga Mali i Zi i takon pjesëtarëve të popullit boshnjak, e më së paku atij malazez apo serb, përkatësisht të komunitetit më përkatësi konfesionale ortodokse. Të dhënat e mësipërme në mënyrë transparente paraqesin gjendjen faktike të diasporës ku popujt të cilët janë numërikisht më të pakët përbëjnë pjesën më të madhe të diasporës nga Mali i Zi, qe është rast i jashtëzakonshëm në Evropën Juglindore dhe më gjerë. Nuk ka dilemë së një e dhënë e tillë dëshmon qartë për statusin e tyre social dhe politik të popujve përkatës në Mal të Zi. Sepse nuk ka mundësi të shpjegohet ndryshe që pjesëtarët e popujve numërikisht më të pakët janë pjesëtarët më të mëdhënj të diasporës.
Andaj duke marrë parasysh këto të dhëna mendoj së hartuesit e pyetjeve në fletëregjistrimin e popullsisë eliminimin e deklarimit të popullsisë sipas përkatësisë nacionale, gjuhës amtare e asaj konfesionale e kanë bërë më qellim, për të eliminuar përkatësinë nacionale të diasporës nga Mali i Zi. Dhe nga një veprim i tillë del qartë prapavija politike, qe u dëshmua edhe më numrin më të vogël të shqiptarëve në Mal të Zi, ne krahasim me regjistrimin e popullsisë në vitin 2003.Ndërsa sa i përket numrit real të diasporës shqiptare për momentin mund të japim vetëm të dhëna aproksimative, por ajo nuk është më e vogël se të dhënat e vitit 2003, por është duke u rritur gjithnjë, por pa dilemë se çdo i treti shqiptarë nga Mali i Zi është në diasporë.
11. Përfundim
Shqiptarët në Mal të Zi, si popullsi autoktone me shtrirje territoriale në pjesën jug-lindore në kuadrin e pesë komunave ekzistojnë në kuadrin e zones kufitare me shtetin amë Shqipërinë. Regjistrimet e popullsisë që janë mbajtur Pas Luftës së Dytë Botërore dëshmojnë pjesëmarrje të vogël të kësaj popullsie në kuadrin e popullsisë së përgjithshme(5-7%). Por, në sajë të analizave të bëra, për vendbanimet, viset dhe komunat ku jetojnë shqiptarët del qartë se të dhënat zyrtare nuk tregojnë gjendjen reale, sepse numri i tyre është më i lartë se sa e ka paraqitur statistika zyrtare. Ne mënyrë të veçantë një dukuri e tillë është e pranishme sidomos ne ato komuna ku shqiptarët janë popullsi pakicë, ku pjesëmarrja ne kuadër të komunave përkatëse ka rënie të vazhdueshme. Ne regjistrimet e popullsisë krahas defekteve në strukturën nacionale janë të pranishme edhe defekte ne strukturën gjuhësore dhe ate konfesionale, që dëshmohen në mënyrë transparente sidomos në dy regjistrimet e fundit(2003-2011).
Po ashtu defekt i veçantë është eliminimi i diasporës nga regjistrimi i fundit të popullsisë, duke mos i llogaritur si pjesëtarë të popullsisë së përgjithshme. Të dhënat nga regjistrimi i vitit 2003, dëshmuan se 1/3 e diasporës nga Mali i Zi është shqiptare dhe 1/3 tjetër është boshnjake, që flet qartë për pozitën e pjesëtarëve të tyre popujve në Mal të Zi, në të kaluarën dhe sot.
E dhëna se në vitin 2011 shqiptarë në Mal të Zi janë regjistruar 4.91% , dëshmon në mënyrë transparente statusin social dhe politik të shqiptarëve në ketë mjedis. Duke marrë parasysh emigrimin e vazhdueshëm të shqiptarëve nuk do të jetë koha e largët qe shqiptarë nga Mali i Zi më tepër do të ketë në diasporë se sa në viset e tyre autoktone.
SHQIPTARËT NË MAL TË ZI NË REGJISTRIMET E POPULLSISË (1948-2011)
Dr.Nail Draga
Rezyme
Pas Luftës së Dytë Botërore në Mal të Zi në përiudhën kohore 1948-2011 janë zhvilluar tetë regjistrime të popullsisë(1948, 1953, 1961,1971,1981,1991,2003, 2011). Mali i Zi është mjedisi me multinacional në Evropën Juglindore. Në regjistrimet e zhvilluara të cilët më pas janë publikuar del se kemi një ndryshim të theksuara sa i përket strukturës nacionale. Ne ketë aspekt verehen ndryshime të popullsia e cila është deklaruar malazeze sepse pjesëmarrja e tyre ka pësuar rënie të vazhdueshme nga njëri regjistrim në tjetrin(1948:90.67% e me 2011:44.9%) nga del se kemi prezentim joreal të kësaj popullsie. Ndërsa popullsia serbe vazhdimisht ka pasur rritje(1948:1.87% ndërsa në vitin (2011: 28.73%).
Nga ana tjetër shqiptarët si e vetmja popullsi jo sllave në popullsinë e përgjithshme në Mal të Zi vazhdimisht kanë marrë pjesë nga 5-7%. Ata banojnë si popullsi autoktone në pesë komuna(Ulqin, Tivar, Podgoricë, Plavë e Rozhajë), ku vetëm ne një komunë janë shumicë apsolute(Ulqin). Ne regjistrimin e parë pas Luftës së Dytë Botërore(1948) janë evidentuar gabime të mëdha sa i përket strukturës nacionale, më ç rast popullsia shqiptare është dashur të jetë më tepër se 5.15%.Vetëm në vitin 2003, që konsiderohet si regjistrimi me real, shqiptarë kishte 7.09%, sepse kësaj here është përfshi edhe diaspora. Por, në vitin 2011, nuk u përfshi diaspora, andaj kemi rënie ne 4.91% e popullsisë së përgjithshme në Mal të Zi.Një e dhënë e tillë dëshmohet me shtimin e ulët natyror të shqiptarëve dhe procesin e vazhdueshëm të emigrimit të tyre, që dëshmon statusin social dhe politik të shqiptarëve në Mal të Zi. Andaj nuk do të jetë koha e largët qe shqiptarë nga Mali i Zi më tepër do të ketë në diasporë se sa në viset e tyre autoktone.
Albanians in Montenegro in the population censuses (1948-2011)
Dr.Nail Draga
Summary
After the Second World War, during the period 1948-2011 eight population censuses were conducted in Montenegro(1948, 1953, 1961,1971,1981,1991,2003, 2011). Montenegro is the most multi-national environment in Southeastern Europe. Those population censuses that were published as well show us that there is an estimated change considering the national structure. Considering this, there are observed changes in the population that was declared as Montenegrin because their participation has decreased continuously from one census to the other (1948:90.67% whereas 2011:44.9%) and thus from here we can come to the conclusion that we dont have a real presentation of this population. Whereas the Serbian population has continuously increased (1948:1.87% but in 2011: 28.73%).
From the other hand, Albanians as the only non-Slavic population always consisted 5-7% of the whole population of Montenegro. They live as an indigenous population in five municipalities( Ulqin, Tivar, Podgorica, Plav and Rozhaj) where only in one municipality they form the absolute majority (Ulcinj). In the first census after the Second World War (1948) there is evidence of major mistakes considering the national structure in which case the Albanian population was supposed to be more than 5.15%. Only in 2003, which is considered as the most accurate census, Albanians consisted 7.09% of the total population because this time the diaspora was included too. But, in 2011, diaspora was not included and this reflects in a decrease of 4.91% of the total population in Montenegro. This data is evidenced by the low natural increase of Albanians and the ongoing process of their migration, which is a proof of the social and political status of Albanians in Montenegro. Therefore it won’t pass a long time till there will be more Albanians from Montenegro abroad than in their native lands.
*Kumtese e mbajtur me 1 nentor ne Detroit
* Ne Foto:Dr. Nail Draga gjate vizites se tij ne Shtepine e Vatres ne NY, nentor 2014
SHQIPTARËT Në Mal të Zi- Politika e Shumicës ndaj Pakicës gjatë Kalimit në Demokraci*
Rochester, Michigan, më 1 nëntor, 2014 – Konferenca e Dytë Ndërkombëtare mbi “Shqiptarët në Mal të Zi” përfundoi sot në Universitetin e Oakland me një paraqitje historike të kërkimeve shkencore. E organizuar nën përkujdesjen e me mbështetjen e Departamentit të Shkencave Politike dhe të Programit të Studimeve Ndërkombëtare, së bashku me disa Shoqata Shqiptaro-Amerikane, në zhvillimet e kësaj conference morën pjesë student, shkollarë, udhëheqës të bashkësisë Shqiptaro-Amerikane, figura të spikatura të biznesit dhe të politikës nga Shtetet e Bashkuara dhe nga Europa.
Konferenca e këtij viti mblodhi bashkë kërkues nga fushat e ndryshme të studimit, të së drejtës ndërkombëtare e të qeverisjes, që u bënë bashkë me analizue dhe vlerësue problemet e cështjet që janë të pazgjidhura tash sa kohë dhe që preokuppojnë Shqiptarët në Mal të Zi. Që nga folësit kryesorë tek nuk numri I madh I propozimeve për pjesëmarrje që u paraqitën, Konferenca përfoundoi me sukses të plotë. Duke ndërtuar mbi konferencën e parë të zhvilluar në NYU në vitin 2012, kjo konferencë vazhdon t’iu ofrojë shkollarëve, kërkuesve e studjuesve mundësinë për me paraqitë e me diskutue problemet e shumta lidhur me politikat e dështuara të Malit të Zi për të përfshirë dhe për të trajtuar sin duhet edhe pakicën Shqiptare që jeton në trojet e veta.
Në konferencë u paraqitën kërkime që provojnë se bashkësia shqiptare në Mal të Zi vazhdon të viktimizohet nga poltiikat shtetërore malazese që synojnë asimilimin e tyre të dhunshëm dhe emigrimin përmes mundësive të kufizuara për edukim e punësim, prapambetje e qëllimte ekonomike, mungesë e decentralizimit të qeverisjes dhe programeve të tjera qeverisëse që kanë si synim që të mbysin e zhdukin gjuhën, kulturën dhe trashëgimninë shqiptare. Paraqitësit demonstruan me sukses se si shumë nga premtimet e angazhimet e Malit të Zi për të mbrojtur pakicat nuk janë zbatuar dhe nuk janë përkthyer apo përfshirë në legjislacionin e MAlit të Zi apo në politikat që ndiqen. Si rezultat, të dhënat konfirmojnë se frika e shqiptarëve se vendi I tyre ne një “bashkim” të Malit të Zi me Europën, nuk do ta përmirësojë statusin e tyre të ardhshëm është legjtiime. Po ashtu, kjo konfirmoi frikën e tyre se këto objektiva do të arrihen përmes një programi të premtimeve e flajëve boshe të cilat do të fshehin realitetin e shkeljes së lirive të njeriut dhe të drejtave të barabarta, deri sat ë arrihet në pikën që popullsia etnike shqiptare nuk do të jetë më factor me peshë në politikën e Malit të Zi.
Konferenca paraqiti dy punime kryesore nga profesorët Viktor Ivezaj dhe Shinasi Rama, si dhe një numër të ndjeshëm paraqitjesh nga folësit që diskutuan mbi një numër problemesh e cështjesh lidhur me identitetin e shqiptarëve, politikat e pakicës, dhe influencat e huaja dhe shtetet amë.
Mbas fjalës mirëseardhëse nga Prof. Paul Kubicek dhe prof. Ivezaj, Prof. Shinasi Rama (NYU) analizoi evolucionin e identitetit të malaziasve dhe duke sjelle evidencë historike argumentoi se malaziasit janë një grup etnik kompleks që kishin dy elemente të përbashkëta, luftën kundër Otomanëve dhe fenë ortodokse. Mirëpo, Në rrogën e shndrrimit të tyre ne komb, ata nuk u bënë një etni, por ata u lidhën me idene e shtetit, dhe në këtë process të zgjerimit të shtetit, por edhe gjatë pavarësisë e më pas, ata nuk janë ndalur asnjeherë nga përpjekja për të spastruar pakicat e ndryshme. Tani, shteti Malazes, po rreket të ndërtojë kombësinë dhe etninë malazese duke bërë një përpjekje të madhe për ti asimiluar të tjerët në kombësinë malaziase. Në rastin e shqiptarëve që nuk ndajnë me ta as fenë, as traditat, as lidhjen me shtetin, e as gjuhën, rruga që po ndiqet është përcaj e sundo, asimilimi e përjashtimi I studjuar përmes emigrimit etj. cka edhe ka pasoja të rënda për ta si pakicë që jeton në trojet e veta, ashtu dhe për Malin e Zi evtë radhmen e tij demokratike.
Profesor Viktor Ivezaj (WSU) paraqit një teori të dyfishtë dhe argumentoi se diskriminimi etnik I shqiptarëve në Mal të Zi është pasojë e “polarizimit etnik” një metodë e përdorur nga shteti dhe që nuk është rezultat I urrejtjeve të vjetra etnike, sic paraqitet në literaturë. Prof. Ivezaj, thotë se në së kjo politikë e polazimit etnik nuk ndalohet, atëherë pakica shqiptare në Mal të Zi do të vazhdojë që të ushqejë një qëndrim negative ndaj shtetit, dicka që kur të shprehet publikisht do ta kapë Malin e Zi në befasi dhe do të pasoja negative për zhvillimet shoqërore, politike dhe ekonomike në atë shtet.
Dr. Nail Draga (Qendra Kulturore, Ulqin) ofroi një analizë të vecantë e të thelluar të regjistrimeve të popullsisë të bëra në Malin e Zi në periudhën 1948-2011. Ai paraqiti të dhëna të pakontestueshme se numrat e popullsisë zyrtare të Malit të Zi, nuk e pasqyrojnë si duket gjendjen e popullsisë aktuale. Duke vënë në dukje të meta e gabime në mbledhjen, analizmin e raportimin e të dhënave, Dr. Draga argumenton se gjithcka tregon se metodklogjia e përdorur nga Zyra e Regjistrimti të Popullsisë në Mal të Zi synon që të zvogëlojë numrin e poipullsisë shqiptare deri në atë pikë sa ata të kthehen në një factor krejt të parëndësishëm politik.
Doktorante Agata Biernat (Nicolaus Copernicus University, Turin Poland) në punimin e saj analizoi politikat e vetëqeverisjes në rajonin e MAlësisë. Në këtë Punim, ajo shpejgoi dhe paraqiti metodat e ndjekura nga shqiptarët për të influencuar sistemin politik në Mal të Zi për me arritë qëllimet e tyr edhe me e rivendosë komunën e Tuzit.
Dr. Sabina Osmanovic (Universiteti i Shkodrës dhe Universiteti I Tiranës) paraqiti një analizë të mbështetur në një pyetësor që ajo e kishtë mbledhur rajonet e banuara me shqiptarë të MAlit të Zi. Në analizën e saj, Dr. Osmanovic sqaroi se si një numër pyetjesh dhe përgjigjet e dhëna hedhin një dritë të re mbi pritshmëritë e shqiptarëve para referendumit për pavarësinë dhe perceptimet e tyre mbas pavarësisë. Duke krahasuar përmes një numri të ndjeshëm pyetjesh (a) premtimet që Malazesët kishin bërë para referendumit për pavarësi në vitin 2006 dhe (b) përgjigjet e tyre se sa kishte arritur Mali I Zit ë përmbushte këto premtime tetë vjet më vonë, në vitin 2014, dr. Osmanovic argumentoi se shqiptarët janë të diskriminuar dhe të pa integruar si duhet në të gjithë sferat e jetës ekonomike, politike dhe shoqërore dhe, cka është më ë erëndëishme, Mali I Zi, nuk e ka mbajtur premtimin për një të ardhme më të mirë e të barabartë për të gjtihë shqiptarët.
Dr. Angjell Gojcaj (University of Shkodra) paraqiti një analizë bashkëkohore të politikave sociale dhe shtetërore diskriminuese që tashmë janë tkonsistente në kohë të ndjekur nga qeveria e Malit të Zi. Duke ndjekur një ligjikë institucionaliste, Dr. Gojcaj, u përqëndrua në tre llojet e ndryshme të të drejtave të pakicës shqiptare – e drejta e simboleve kombëtare, e drejta e përfaqësimit politik, dhe e drejta e punësimit. Duke u mbështetur në statutet e të konvetat e të drejtës ndërkombëtare, mongrafitë dhe raportet e ndryshme të paraqitur, ai e provoi në mënyrë të pakundërshtueshme praninë e trajtimit diskriminues të shqiptarëve dhe të grupimeve të ndryshme që përfaqësojnë shqiptarët në Mal të Zi.
Doktorant Grid Rroji (CUNY) ekzaminoi efektet e mbështetjes së vakët të shtetit shqiptar për të drejtat e pakicës etnike shqiptare në Mal të Zi, si dhe pasojat që ka pasur kjo sjellje për stabilitetin rajonal dhe sigurinë. Rroji, mbeshteti argumentin se përkeqësimi I të drejtave njerëzore në Mal të Zi, së bashku me mungesën e mbështetjes së Shqipërisë për pakicat kombëtare shqiptare në shtetet fqinjë, paraqet një rrezimk të vazhdueshëm për të ardhmen e shqiptarëve por edhe për stabilitetin e mAlit të Zi dhe sigurinë rajonale.
Prof. Paul Kubicek (Oakland University) vlerësoi rolin e Bashkimit Europian në lidhje me statusin e shqiptarëve etnikë në Mal të Zi. Duke e ndjekur këtë rol nga këndvështrimi I të drejtave të minoriteteve, si dhe duke ndjekur qasjet e shqiptarëve ndaj BE dhe Malit të Zi, Prof. Kubicek, ofroi një listë të prioriteteve dhe bëri disa sugjerime të vyeshme se cilat rrugë duheshin ndjekur për të siguruar që qeveria e MAlit të zi dhe strukturat e tjera, si dhe shoqëria civile t’i respektonin të drejtat e shqiptarëve. Ai argumentoi se megjithëse Mali I Zi dukej sikur I respektonte te drejtat e shqiptarëve, në fakt gjendja ishte tjetër, dhe se ka shumë problem të lidhura me të drejtat e minoriteteve të cilat duhet të adresohen nga Mali I Zi përpara se ky shtet të bëhet I gatshëm për t’u integruar në Bashkimin europian.
Profesor Shinasi Rama analizoi rolin e diasporës shqiptare nga Mali I Zi dhe tregoi cilat janë ndjekur nga kjo diasporë për të ndikuar në administratën amerikane dhe në organizatat e tjera. Duke shpjeguar rolin në rritje të diasporës, Prof. Rama e vuri theksin tek roli në rritje I diasporës për kushtëzimin e sjelljes së politikanëve dhe ndërgjegjësimin e bashkësisë shqiptaro-amerikane, si dhe në ndërtimin e strukturave që po punojnë me administratën e më shoqërinë civile për të përcuar e sqaruar gjendjen e shqiptarëve në Mal të Zi.
Disa organizata Shqiptaro Amerikane e mbështetën dhe morën pjesë në konferencën e këtij viti përfshirë këtu fondacionin “Plavë-Guci,” Shoqatën Shqiptaro-Amerikane “Malësia e Madhe” dhe Shoqatën Shqiptaro-Amerikane “Ana e Malit”. Mbështetësit që nuk mundën të vinin por që I kontribuan mbarëvajtjes së konferëncës ishin fondi humanitar “Malësia”, Fondacioni “Ded Gjon Luli”, Fondacioni “Dom Simon Filipaj” dhe Shoqata Shqiptaro-Amerikane,“Kraja”.
Konferenca e vitit 2014 ka përfunduar dhe redaktorët po punojnë që të botojnë një libër që të përfshijë të gjithë punimet e paraqitura në këtë konferencë. Për me tëpër, Komiteti Organizues, po përgatitet që të organizojë Konferncën e tretë në Mal të Zi, në vitin 2016. Kjo do të koincidojë me 10 vjetorin e pavarësisë së Malit të Zi dhe qëllimi I saj është që të shihet më qartë gjendja e shqiptarëve dhjetë vjet mbas pavarësisë së Malit të Zi, si dhe hedhja dritë mbi problemet shoqërore e politike që shqetësojnë shqiptarët. Në fakt, je kemi filluar të kontaktojmë kolegët nga Mali I Zi, Shqipëria, SHBA, UK, dhe Kosova për të siguruar që konferenca e vitit 2016 do të jetë një sukses I plotë.
Komiteti Organizues dëshëron të falënderojë të gjithë ata që e bënë këtë konferencë një sukses të merituar dhe në vecanti, paraqitësit, Shoqatat Shqiptaro-Amerikane, dhe Organizatën e Studentëve Shqiptaro-Amerikanë. Urojmë që të takohemi sërish në vitin 2016!
* DEKLARATË PËR SHTYP- Konference e Dytë Ndërkombëtare për “Shqiptarët në Malin e Zi”
Shqiptaro-Amerikanët, kontribuojnë për kongresmenin Eliot Engel
“Ne jemi ata që kemi bërë ndryshimin e jetës së shqiptarëve, tha Engel, duke përmendur, çlirimin dhe Pavaërsinë e Kosovës, demokratizimin e Shqipërisë, anatarësimin e saj në NATO, dhe luftën për më shumë të drejta të shqiptarëve në Ballkan.Unë me kolegët e mi në Uashington, miq të dëshmuar të shqiptarëve të cilët kan punuar për kauzën tuaj dhe kombin tuaj kemi punuar dhe do të punojmë për ju” shtoi Engel..
Nga BEQIR SINA, New York
WESTCHESTER – NEW YORK : Nga përvoja e tyre, komuniteti shqiptaro-amerikan gjithnjë ka qënë shumë aktiv në fushatat për president, ose anëtarët e kongresit dhe senatit të SHBA. Sipas praktikave amerikane, komuniteti shqiptaro-amerikan në fushatat – fondmbledhese, u është afruar atyre kandidatëve të cilët njihen si miqtë e dëshmuar të shqiptarve në Amerikë.
Personalitete, këto, që komuniteti shqiptaro amerikan, i ka patur edhe në të kaluarën dhe që përsëri i ka, si miq të mëdhenjë. Ndihma e shqiptaro amerikanëve, megjithse simbolike ka qënë në shenjë mirënjohje, për atë se çfarë kanë bërë ata për çështjen shqiptare.
Me këtë rast ashtu si dhe nga përvoja e kaluar, komuniteti shqiptaro – amerikanë, ka ditur të zgjedhë kë të mbështesë dhe përkrahë, vazhdimisht në kohë të këtilla fushatash elektorale, pikërishtë, për ata që kanë punuar dhe punojnë në Uashington – për çështjen shqiptare.
Rikandidimi i mikut të dëshmuar të shqiptarve në Kongres, demokratit të New Yorkut, Eliot Engel, edhe për një manadat tjetër, i cili deri tani i ka kaluar 12 mandate (terme – në 24 vjet) duke shërbyer si ligjëvënës në Kongres, nuk duket se do të jetë shumë e “vështirë”, pasi ai edhe në zgjedhjet e fundit, në këtë zonë(District 16-th) fitoi me lehtësi ndaj rivalit të tij në vitin 2012, duke marrë mbi 79 përqind të votave, por, gjithësesi ndihma materiale është më se e nevojshme në fushata të tilla tipike amerikane, për çdo kandidat.
Mbrëm ka qenë një grup rreth 30 veprimtarësh të komunitetit shqiptarë, që përfaqësonin biznese të suksesshme në zonën Tri-Shtetshit, të cilët njoftuan se kan për të mbështetur Kongresmenin Eliot Engel në përpjekjen e tij për rizgjedhjeje në Qarkun 16-të(Bronx – Westchester – New York), të Kongresit.
Harry Bajraktari, Vehbi Bajrami, Elmi Berisha, Jonh Bitici, Rustem Gojçaj, Paulin Kolaj, Eli Rusi, Martin Shkreli dhe Palok Vulaj – ishin ata që ftuan këtë grup biznesmenësh në një fushat fondmbledhëse, organizuar për rritjen e fondeve financiare për kongresmenin demokrat të Nju Jorkut Elitot Engel, i cili ri kandodon në zgjedhjet e 4 nëntorit.
Takimi fondmbledhës – Cocktail, u mbajtë mbrëm në lokalin “TuttaBella Trattoria” në White Plains – Scarsdale, New York, me pronar shqiptarë.
“Kongresmeni Eliot Engël, është një mik i vërtet e shqiptarëve në kongresin Amerikan, për 25 vjetë në Kongresin e SHBA, dhe i pari që ka folur nga politikanët e huaj në deklarimin e Kushtetutës së Kosovës në qershor 2008,” theksojë në fjalën e përshëndetjes, miku i tij i ngushtë veprimtari i njohur i komunitetit zoti Harry Bajraktari, i cili ishte dhe njëri prej organizatorëve kryesorë të kësaj fushate fond mbledhëse.
Fushatën e udhëhoqi dhe e hapi zoti Harry Bajraktari, i cili njihet për lidhjet e tija të mira me kongresistin Eliot Engel.
Bajraktari duke prezantuar zotin Engel, tha se: “Kongresmeni, është një mik i vjetër i komunitetit shqiptaro-amerikan dhe bashkë-kryetar, dhe themelues i Grupit të përfaqësuesve të kauzës shqiptare në Dhomën e Përfaqësuesve. Në 2013, ai u bë anëtar i pakicës në rangimin e Komitetit të Punëve të Jashtme të Ligjëvënsit amerikan, duke zëvendësuar Howard Berman, i cili humbi përpjekjen e tij për t’u rizgjedhur në zgjedhjet e vitit 2012.Kongresmeni Engel, u shpreh Bajraktari,- ishte i parë personalitet i lartë politikan amerikan, që shkoi në Prishtinë për të folur në vitin 2008 kur u miratua Kushtetuta e Kosovës.”
Mirëpo, duke spjeguar diçka rreth fushatës, së zoti Engel, zoti Bajraktari, mendon se fushata të këtilla elektorale, sipas praktikave amerikane, kërkojnë ndihmën e mbështetësve të tyre, kudo në zonat elektorale, ku ata kandidojnë. “Kjo, është koha, tha ai që Kongresmeni Engel – ka nevojë edhe për ndihmën tonë dhe ne jemi duke iu përgjigjur të ndërgjegjëshëm për atë çka ka bërë ai në Kongres, për çështjen tonë – sidomos atë të lirisë e pavarësisë së Kosovës dhe kudo ka e ka kërkuar nevoja për çështjet shqiptare,”
Në takim u shpreh bindja se Engel, i cili ka më shumë se dy dekada duke punuar për çështjen shqiptare, do t’a bëjë të njëjtën gjë edhe në të ardhmen. Andaj edhe mbështetja është që ai të ri-zgjidhet edhe një mandat tjetër për të pasur gjithmon shqiptarët, një zë të fuqishëm dhe një mik në Kongresin Amerikan.
Në këtë takim mori pjesë edhe komandanti i batalionit të Forcave Speciale, në Afganistan kolonel Dritan Demiraj , i shoqëruar nga miqt e tij shqiptaro amerikan, i cili këto ditë po qëndronë në një vizitë në SHBA. Ai tha se jam krenar që mu dha rasti edhe mua të marrë pjesë në këtë darkë fondmbledhëse, për mikun e shqiptarëve zotin Elliot Engel – Ai foli edhe për detyrën që po kryejn forcat shqiptare në kuadrine Natos, në luftën kundra terrorisimit, me në krye Shtetet e Bashkuara, dhe aleatët e saj” .
Më pas duke iu faleminderuar shqiptarëve për ndihmën që i kan dhënë, atij, në çdo fushat, ligjëvënsi demokrat i njujorkut, zoti Eliot Engel, ka thënë se ashtu si kemi punuar së bashku dhe kemi bërë së bashku shumë punë për çështjen e Kosovës në Amerikë, do të jemi përsëri në krye të çdo çështje të shqiptarëve në Uashington duke ngritur zërin tuaj atje .
“Ne jemi ata që kemi bërë ndryshimin e jetës së shqiptarëve, tha Engel, duke përmendur, çlirimin dhe Pavaërsinë e Kosovës, demokratizimin e Shqipërisë, anatarësimin e saj në NATO, dhe luftën për më shumë të drejta të shqiptarëve në Ballkan.Unë me kolegët e mi në Uashington, miq të dëshmuar të shqiptarëve të cilët kan punuar për kauzën tuaj dhe kombin tuaj kemi punuar dhe do të punojmë për ju” shtoi Engel..
Zoti Engel duke u faleminderuar edhe një her përzemërsisht kontribuesve, u shpreh se “Ju them me sinqeritet se jamë shumë krenar për atë çfarë kemi bërë së bashku me ju për t’u ndihmuar dhe mbështetur, ju në punën madhe, me dekada për vëndorigjinën tuaj. Por, mendoj se puna juaj së bashku me ne në Uashington nuk ka përfunduar dhe duhet punuar edhe më shumë që së bashku të bëjmë edhe më shumë për çështjen shqiptare – kudo”
KUR SERBIA KËRKON TA KTHEJNË TOPIN NË GLOB E GLOBIN TA KTHEJNË 100 VJET PAS, NË NJË LUFTËN TË TRETË BOTËRORE
Nga Ramiz LUSHAJ/
1.Po fijat bora me të ftohtë si në Dhjetor ’90. As në kit’ 25 vjetor vjeshtak të Rënies së Murit të Berlinit nuk janë shkrirë akujt e Luftës së Ftohtë. Po vjen mot i keq. Perdja e Hekurt po kërkon rulin e vet. Sa ma shpejt?!…
Papa Françesku e dha gjatë tetorit 2014 sinjalin përseritës e pa terma ndërmjetës: Lufta e Tretë Botërore ka nisur…! Ka me na prek. Jo si me 7 prill ’39 me qëndresë në vetmi, po në bashkari me të tjerët. Jena në NATO. Shyqyr Zotit!
Në Beograd, në ndeshjen e futbollit Serbi-Shqipëri, u dogj Flamuri i NATO-s. Flamuri Ynë. E dogjën serbët në stadium ku ishte edhe kryeministri i Serbisë aty. Nuk ishte rastësi. Jo. Ishte demonstrim force, urrejte, luftënxitje.
14 tetori 2014 në Beograd nuk ishte një ndeshje futbolli për Eleminatoret e Francë 2016, po një demonstrim force, urrejte, luftënxitje për Luftën e Tretë Botërore.
Ata kujtojnë se janë në atmosferën e Luftës së Parë Ballkanike, të nisur në Tetor 1912 kundër Shqipërisë që po kërkonte Pavarësinë e saj, një shtet sovran. Ata i kanë kapur ethet e luftës së pritshme. Serbët e duan Luftën e Tretë. Shqipërinë e Kosovën i kanë në shenjestër të parët…
2.Bota nuk duhet të harrojnë vizitën e Sulltan Mehmed Rashid V në Kosovë në qershorin e vitit 1911 që po vinte nga Stambolli në vendin e Betejës së Fushë-Kosovës (1389). Pa hy’ shumë në histori, Perandoria Otomane e Lindjes në bashkëpornësi edhe të Perëndimit, e kapur nga Rusët, e lidhur me Serbët e Malazezët, po donte me e mbajt ma fort Perandorinë Otomane deri në katër vilajetet shqiptare, edhe pas ngritjes së Flamurit të Skenderbeut me 6 prill 1911 në kala të Deçiçit nga Dedë Gjo’ Luli me hotjanë e Malësinë e Madhe.
Pak’kush e din’ se si iku Putini – diplomati funksionar, sigurimsi rus, nga ambasada Ruse në RDGJ kur ra Muri i Berlinit më 1989. Po shumkush e kupton se pse erdhi Putini në Beograd më 16 tetor 2014 pikërisht në 70 vjetorin e çlirimit të Beogradit, në 25 vjetorin e Murit të Berlinit, dy ditë pas ndeshjes Serbi-Shqipëri (!)
Sulltani Otoman Rashid V me vizitën e vitit 1911-tës kërkonte me pas një “mur” kufi me mbretëritë e Serbisë e të Malit të Zi. Edhe Sulltan Putini i Parë i Rusisë po lyp “mure” të rinj në Beograd. Po don me e tërhjek Serbinë drejt Moskës, larg Nato-s e BE.. Serbia po don me e ripërserit Jugosllavinë e Parë ose të Dytë. Ajo nuk don me ndejt as Jugosllavi e Tretë si në kohën e Millosheviçit. As në kufijtë e një republikë serbe, të shettit të sotëm serb?!
Presidenti serb, Nikoliç, një ditës pas ndeshjes Serbi-Shqipëri në Beograd dhe një ditë para ardhjes së Putinit në Beograd, doli me deklaraten publike:”Pas vrasjes së krijimit të miqësisë midis Serbisë dhe Shqipërisë, është e qartë se Shqipërisë do t’i duhen dekada, ose edhe shekuj të bëhet një vend normal, pa urrejtje ndaj serbëve”.
Kjo deklaratë ishte vazhdimësi e platformave serbe kundërshqiptare dhe mesazh për Putinin. Një rrenë e mëdhe pasi realiteti ishte ndryshe, terror banë vet serbët në stadium e jashtë tij. Ishte presion edhe ndaj UEFA-s e mikut të tyre të mirë, Platinit të keq.
3.
Me gjykimin e padrejtë ndaj Shqipërisë UEFA mund të jetë gjithçka po jo një Ligë Europiane e Futbollit. Ajo nuk e paska selinë në Beograd.
Bota nuk duhet të harrojnë se Serbëve në Sarajevë, në 100 vjetorin e Luftës së Parë Botërore, 28 qershor 2014, banë festime madhështore. Foli edhe vet Milorad Dodik, president i Republikës Srpska, përuruan statujën e serbit Gavrillo Princip, vrasësit të Arkidukës austriak Franz Ferdinand në Sarajevë. Kur një aktor i veshur si Princip qëlloi dy herë në ajër, serbët i quajtën sikur u qëlluan NATO dhe BE.
Serbia e donte për shovinizmin e saj ndeshjen Serbi-Shqipëri për ta ngrit ma lart nacionalizmin shoven serb ndaj shqiptarëve në Ballkan. Ndaj një pankartë e quajtën Flamur Kombëtar Shqiptar (!) kur Kushtetuta e Shqipërisë, si e çdo vendi tjetër, e përcakton saktë Flamurin tonë zyrtar, me të gjithë elementët e tij. Sigurisht nuk ishte ai në Beograd. Ata u ndalën tejet gjatë ndaj një harte të Shqipërisë Etnike, Natyrale, Reale, ndërkohë që jo vetëm Luginën e Preshevës (Kosova Lindore), po edhe Sanxhakun – Tregu i Ri janë territore shqiptare, ashtu sikurse edhe territore të tjera shqiptare nën Malin e Zi e Maqedoni. Serbët duan ta ringrejnë “Serbinë e Madhe”, si gjithnjë me territore shqiptare. Ata ia kanë nis këto dy vite me synimin për të ringrit “Jugosllavinë e Katërt” me Federatën G-6, një “Komonuelth Ballkanik” nën Serbi.
Zakonisht sporti i ikë politikës dhe politika e ndjek sportin. Po, kësaj here, politika e oktapodue ndeshjen Serbi-Shqipëri në forma e mënyrat e saj ma të këqija, tue përfshi edhe UEFA-n e pavarur. Politika u ba top e topi u ba glob.
Serbia nuk luajti me Shqipërinë në stadiumin e Beogradit po në arenën globale demonstroi dicka apo shumçka nga “parathania” e Luftës së Tretë Botërore.
Në kit’ ndeshje nuk humbi Shqipëria. Ende nuk ka fitue as Serbia. As aleatët e saj. Me kit’ ndeshje po humb Europa euro-atlantike e jo vetëm ajo. Po humb UEFA (!). Po humbim të gjithë në të nesërmen tonë të përbashkët, në kit’ kohë e botë globale.
Pra, nuk humbëm ne, Shqipëria Natyrale 3 me 0, po Serbia e Madhe tregoi si 100 vjet ma parë me Princip se ende po lufton pa asnjë princip për të ardhë Lufta e Tretë Botërore?!
Ta ndalim shovinizmin serb e sllav, fashizmin e sotëm të Europës e botës!
Tiranë, 24 tetor 2014
- « Previous Page
- 1
- …
- 17
- 18
- 19
- 20
- 21
- …
- 27
- Next Page »