• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

KANADAJA NË BETEJËN NDAJ COVID-19 DHE SHQIPTARËT NË TORONTO

May 11, 2020 by dgreca

Doktor Luli Rrafshi Adjunct profesor në Departamentin e Mjekësisë Familjare në “Schulich School Medicine and Dentistry University of Western Ontario”, intervistë ekskluzive për gazetën Dielli, dhënë gazetarit Sokol Paja. 

Shteti kanadez ashtu si mbarë bota po përballet me një virus shkatërrimtar, betejë që duket me një fund të largët deri në zbulimin e vaksinës kuruese. Si shumë shtete në Europë edhe Kanadaja u gjend e papërgatitur përballë betejës me Covid-19. Marrja me vonesë e masave dhe mungesat në bazë materiale e bënë më të ngadalshëm reagimin ndaj valës shkatërruese të virusit. Masat shtrënguese në Kanada vazhdojnë të jenë të forta dhe fatmirësisht qytetarët shqiptarë e kanë kaluar me sukses valën e pandemisë botërore  Covid-19. 

SITUATA E COVID-19 NË KANADA

Doktor Luli Rrafshi Adjunct Profesor në Departamentin e Mjekësisë Familjare në “Schulich School Medicine and Dentistry University of Western Ontario” shpjegon se : “Sa i përket corona virusit dhe gjëndjes në Kanada, sikur në shumë vende të botës po ashtu edhe në Kanada, jemi duke u përballuar me një sëmundje të panjohur deri tani dhe shumë të rrezikshme për njerëzimin. Numri i të infektuarve është në rritje e sipër, diku mbi 66, 000 të infektuar deri tani dhe më shumë se 4400 të vdekur deri më sot. Spitalet mbeten në gjëndje stabile e po ashtu klinikat intensive, por mungesa e ndjeshme për veshje mbrojtëse të stafit medikal mbetet e ndjeshme dhe prezente. Në mungesë të terapisë dhe vaksinës kundër virusit corona, nuk do të jetë rrugë e lehtë për tu tejkaluar kjo gjëndje e vështirë ku kanoset vdekja e shumë njerëzve e sidomos atyre në moshë të avancuar dhe me sëmundje të tjera kronike që i bëjnë ata edhe më fragjil për të mbijetuar.( diku afër 40% -50% e të vdekurve duket të ndodhin në shtëpitë e të moshuareve apo nursing homes/Long term care facilities).

E ARDHMJA DHE SHQIPTARËT NË KANADA

Sipas Doktor Luli Rrafshi adjunct profesor në Departamentin e Mjekësisë Familjare në “Schulich School Medicine and Dentistry University of Western Ontario”, kurba e të infektuarve mbetet stabile këtu në Kanada, diku përafërsisht 1-2 mijë të infektuar brenda 24 orëve dhe diku 150-200 të vdekur brenda ditës. Në luftën ndaj corona virus, nuk ka shërim e as vaksinë për parandalim, e vetmja armë është kujdesi i jashtëzakonsëm vetjak, distancimi social dhe qëndrimi në shtëpi. Pra, unë ju këshilloj rreptësisht që të rrini në shtëpi, sepse vetëm kështu shpëtoni jetë duke parandaluar bartjen e virusit. Deri më tani nuk kam hasur të ketë ndonjë shqiptar të infektuar, dhe sa jam në dijeni edhe me shoqatat tjera shqiptare në Toronto, ende nuk ka të prekur shqiptar nga ky virus në Kanada. Sa i përket rihapjes, Provincat e Kanadasë duket sikur vijnë me plane paksa të ndryshme, në Ontario ku edhe unë jetoj, lëvizja e njerëzve mbetet e lirë por e kujdesshme, ku rekomandohet dalje vetëm për të blerë gjëra esenciale por edhe ndalohet mbledhja e njerëzve e më shumë se 5 përsonave në një vend. Po ashtu parqet e qyteteve, shkollat dhe bizneset jo esenciale mbeten akoma të mbyllura dhe ende nuk ka një plan të rihapjes së menjëhershme.

KËSHILLA PËR LEXUESIT E DIELLIT 

Doktor Luli Rrafshi adunct profesor në Departamentin e Mjekësisë Familjare në “Schulich School Medicine and Dentistry University of Western Ontario” tregohet shumë i rreptë me masat parandaluese që duhet të ndjekin qytetarët për të fituar betejën me Covid-19. Pra, distancimi social, qëndrimi në shtëpi dhe natyrisht pastrimi i kujdesshëm i duarve mbetet gjëja më e rëndësishme po ashtu edhe maskat dhe dorezat në përditshmërinë tonë. Qytetarët e Kanadasë janë tani të vetëdijshëm dhe ndjekin udhëzimet e Ministrisë së Shëndetësisë së Kanadasë rreth parandalimit të bartjes së COVID-19. Si qytetar dhe si mjek, këshilloj të gjithë njerëzit që të vazhdojnë të mbajnë distancimin social dhe të vazhdojnë ti ndjekin rregullat dhe udhëzimet që janë të përcaktuara atje ku edhe jetojnë ata. Kthimi në “jetë normale” – të gjithë ne shpresojmë që së shpejti ti kthehemi jetës normale por mendoj që së shpejti do mësohemi me një “jetë normale” të re.

KUSH ËSHTË DOKTOR LULI RRAFSHI D CCFP FCFP

Doktor Luli Rrafshi është i specializuar në Mjekësinë e Përgjithshme Familjare dhe mban titullin a Adjunct Professor në Schulich School of Medicinë në Universitetin e Mjekësisë në London Ontario. Doktor Luli Rrafshi ka shumë vite që praktikon Mjeksinë Familjare si dhe shumë vite eksperiencë në Mjeksinë Emergjente në Provincat e Nova Scotia si dhe Ontario të Kanadasë. Aktualisht doktor Luli Rrafshi ushtron detyrën në Poliklinikën Active Care Medical Centre së bashku me disa mjekë të tjerë ku dhe ofrojnë shërbime mjkësore diku përafërsisht 15 – 18 mijë pacientëve.

Filed Under: Featured Tagged With: COVID-19, Dr.Luli Rafshi, Kanada, shqiptaret, Sokol Paja

GREQIA NË BETEJËN NDAJ COVID-19 DHE SHQIPTARËT NË SHTETIN HELEN

May 8, 2020 by dgreca

Intervistë ekskluzive për gazetën Dielli e doktor Vasil Llajo mjekut shqiptar anestezist- reanimator në Athinë, dhënë gazetarit Sokol Paja./

HUMANIZMI I DR.VASIL LLAJO: Në kuadër të situatës emergjente të krijuar nga pandemia Covid-19, Vasil Llajo ka në pronësi Laboratorin Intermedica dhe dhuroi për Institutin e Shëndetit Publik (ISHP) 4500 (katër mijë e pesëqind) tuba të tipit Falcon, sterile një e nga një, free RNA&DNA, prodhim i kompanisë gjermane Greiner….

SITUATA NË SHTETIN GREK 

Sipas doktor Vasil Llajos mjekut shqiptar anestezist- reanimator që punon në Athinë, pacienti i parë në Greqi, ose pacienti zero, u detektua në datën 26 shkurt në qytetin e Selanikut. Prej asaj dite u shtri pothuaj në gjithë territorin e saj. Shumica e rasteve të para të shënuara mendohet se kanë lidhje me personat që kishin udhëtuar në Itali dhe me pak me një grup udhëtarësh në Egjypt dhe Israel. Duke ndjerë rrezikun e përhapjes së shpejtë Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti i Shëndetit publik shpallen si masë të parë anullimin e festimeve të karnavaleve dt.27 shkurt në qytete të ndryshme. Deri në dt.10 Mars ishin regjistruar 89 raste me Covid -19. Në dt. 10-11 Mars u njoftua mbyllja e fluturimeve ajrore ndërkombëtare për qytetaret duke lënë vetëm pak linja ajrore për riatdhesim ose shërbime shtetërore të domosdoshme. Në dt.12 Mars u njoftua vdekja e parë. Atëherë u vendos mbyllja e shkollave në të gjitha nivelet dhe në dt.13 Mars u shpall mbyllja e shumë aktiviteteve, pra “lockdoun “. U mbyllën kështu të gjitha kafenet, baret, qendrat tregëtare, muzeumet, restorantet, qendrat sportive dhe të atletikës, palestrat e stërvitjeve, qendrat e gjimnastikës personale etj. Më 16 Mars u vendos dhe ndërprerja e aktiviteteve dhe shërbesave fetare. Mbeten të hapura vetëm dyqanet e bukës, supermarket, farmacitë, qendrat diagnostikuese dhe disa shërbime të tjera. U vendosën masa të rrepta kufizuese në qarkullimin e njerëzve dhe të mjeteve të qarkullimit publik ose privat. Marrja e masave kufizuese shumë herët, më shpejt se vendet e tjera të komunitetit europian mendohet se është një nga arsyet e resultateve të arritura në përballimin e pandemisë, duke e futur Greqinë në vendet “model” duke marrë vlerësime mjaft pozitive nga opinioni europian dhe më gjërë. Në dt.19 Mars qeveria greke shpalli dhëniën e një pakete ndihmëse financiare për përballimin e situatës prej 10 billion euro. Deri në dt. 23 Prill numri i rasteve ishte në rritje me një kurbë “crescendo”. Pas kësaj datë kjo kurbe u horizontalizua dhe nga fundi i Prillit, rreth dt.28-29, filloi rënia e saj. Deri me dt.3 Maj u shënuan 2.626 raste të prekura nga Covid -19. Numri i vdekjeve arriti në 144, mbi 55 % ishin meshkuj dhe mosha mesatare 74 vjeç. Shumica e tyre i takonte pacientëve me risk të lartë, pra ata që kishin sëmundje kronike të mëparshme. Duke parë se numri i rasteve të reja në ditët e para të muajit Maj ishte në rënie dhe shumë i vogël, Qeveria Greke vendosi lehtësimin e masave shtrënguese. Kështu duke filluar nga dt. 4 Maj hiqet kufizimi i lëvizjes së lirë të njerëzve dhe të mjeteve të qarkullimit publik dhe privat.

SI PARAQITET E ARDHMJA NË GREQI

Do lejohet hapja e disa aktiviteteve ku shërbehet me kritere të caktuara për mbrojtjen e jetës së njerëzve dhe rrezikun e përhapjes së virusit. Nuk lejohet akoma hapja e hoteleve dhe aktiviteteve turistike. Turizmi, si një degë kruciale e ekonomisë greke ka pësuar një goditje sinjifikative që do të dojë muaj të rikthehet në gjendjën e mëparshme. Në dt. 11 Maj do hapin aktivitetin e tyre dhe restorantet, baret etj por në ambientet e jashtme ose “take aëay”. Mendohet mbas dt. 15 qershor të fillojë hapja e hoteleve turistike. Theksohet vazhdimisht ruajtja e masave kundër rrezikut të përhapjes si mbajtja e distancës fizike mbi 2 m, mbajtja e maskave në ambjente të shërbimeve apo transporteve publike, supermarket dhe kudo që presupozohet prezenca e mbi 4-5 vetave. Parashikohet një ecuri e mirë e kurbës së të prekurve duke ngelur në shifrat e sotme ose ndoshta me një rritje të lehtë pas heqjes së masave kufizuese, por me shpresën e rënies në ditët në vazhdim. 

SHQIPTARËT NË GREQI

Shqiptarët në Greqi janë pjesë integrale e shoqërisë greke dhe si të tillë i janë nënshtruar në mënyre ekuivalente masave të marra. Janë ndërgjegjesuar se marrja dhe respektimi i masave shtrënguese është pjesë e interesit publik për mbrojtjen e njerëzve. Ata kanë përfituar nga masat e ndihmës ekonomike të shpallura nga qeveria si çdo qytetar tjetër.

KËSHILLA PËR LEXUESIT E DIELLIT

Unë si mjek do të këshilloja të jemi akoma të kujdesshëm me këtë lloj pandemie, pavarësisht ritmit gradual në rënie të kurbës së infektimeve. Nuk duhet të neglizhojmë akoma kujdesin ndaj vetes dhe të tjerëve. Të vazhdojmë të respektojmë akoma regullat e higjienës personale, të distancimit fizik dhe mbajtjes së maskës në fytyrë sipas kritereve të vendosura nga organet e shërbimit publik shëndetësor. Virusi qarkullon dhe do vazhdojë të qarkullojë ndoshta për shumë kohë. Akoma nuk ka të dhëna të plota për këtë kohë. Flitet për muaj ndoshta dhe vite. Por skenarët do të jenë optimistë me zbulimin e vaksinës. Mund të themi se shenjat e para të optimizmit duken me përdorimin për qëllime terapeutike të medikamentit Remdesivir. Opinioni mbarë ndërkombëtar është duke ndërtuar strategjitë e nevojshme për përballimin dhe kufizimin e përhapjes së këtij virusi. Me optimizëm po ju them se të gjithë bashkë në unitet do ta kalojmë dhe këtë provë të vështirë.

HUMANIZMI I DOKTOR VASIL LLAJO

Në kuadër të situatës emergjente të krijuar nga pandemia Covid-19, Vasil Llajo ka në pronësi Laboratorin Intermedica dhe dhuroi për Institutin e Shëndetit Publik (ISHP) 4500 (katër mijë e pesëqind) tuba të tipit Falcon, sterile një e nga një, free RNA&DNA, prodhim i kompanisë gjermane Greiner. Ky ishte një ndihmë simbolike sipas doktor Vasil Llajos në shenjë mirënjohjeje e respekti ndaj mjekeve dhe personelit tjetër mjekësor që ndodhen në vijën e parë të frontit të luftës ndaj virusit SARS CoV-2 në Shqipëri. Doktor Vasil Llajo ka punuar deri në viti 1992 si mjek Anestezist-Reanimator pranë klinikës së Neurokirurgjisë në Spitalin Universitar “Nënë Tereza” Tiranë dhe më pas nga 1993 u zhvendos në Greqi dhe mbrojti Diplomën e Mjekut dhe filloi punë si Anestezist në Spitalin “ KAT” Athinë. Në vitin 1995 rikthehet në Tiranë duke hapur Qendrën e parë private diagnostikuese, ku përfshihet dhe laboratori Intermedica. Në vitin 2010 doktor Vasil Llajo hapi Laboratorin mjekësor në Prishtinë – Kosovë të quajtur “Tirana Lab” ndërsa nga vitin 2016 ka hapur në Athinë një qendër diagnostikuese “Premium Lab”.

Filed Under: Opinion Tagged With: Dr. Vasil Llajo, Greqi, shqiptaret, Sokol Paja

Shqiptarët, bashkë dhe të ndarë….

May 6, 2020 by dgreca

….gjatë fushatës elektorale të zgjedhjeve Parlamentare të vitit 1908 në Perandorinë Osmane/

Shkruan: Dr. PAULIN MARKU/

Gjatë verës së vitit 1908 Porta e Lartë pësoi ndryshime të thella në politikën e brendshme perandorake. Ashtu si turqit, edhe popujt të kombësive të ndryshme, përfshirë shqiptarët e mirëpritën me gëzim shpalljen e Kushtetutës në vitin 1908 në Perandorinë Osmane. Ata shfaqnin pretendime të ndryshme për t’i realizuar pasi të kryheshin zgjedhjet parlamentare dhe të ishte ngritur kabineti i qeverisë, i dalë nga mazhoranca në parlament. Shumë prej tyre mendonin se me miratimin e Kushtetutës së re, ata do të kishin  liri në vetëqeverisje, si një grupim kombesh nën flamurin e Kushtetutës Osmane dhe do të forconte Portën e Lartë me anë të bashkimit rreth saj, të sa më shumë popujve të ndryshëm brenda perandorisë, si dhe do të garantonte për secilin popull ekzistencën kombëtare. Shqiptarët, jo vetëm që e mirëpritën rivendosjen e kushtetues por ata shpresonin se do të fitonin lirinë politike e vetëqeverisje të ëndërruar prej dekadash. Nëpër krahina të ndryshme shqiptare si: Vlora, Kruja, Durrësi, Tirana, Prizreni, Gjakova, Peja etj, sapo ishte shpallur kushtetuta, popullsia e këtyre zonave, me iniciativën e tyre filluan të dëbonin nëpunësit e vjetër të administratës dhe krijuan komisione të ndryshme shqiptare. Komisionet e ngritura kryenin funksione të ndryshme, të organeve të vetëqeverisjes, pajtimit të gjaqeve dhe mbanin rregullin e qetësinë publike.

Ky veprim i shqiptarëve nuk u pëlqye nga Porta e Lartë dhe as nuk mori mbështetjen e xhonturqve. Komiteti “Bashkim e Përparim”, i cili pritej të fitonte mazhorancën dhe të merrte pushtetin, qëndronte në një linjë me Stambollin zyrtarë dhe ruante besnikëri të plotë ndaj politikës së vjetër osmane. Ashtu si sulltani Abdyl Hamiti II dhe xhonturqit kërkonin me çdo kusht që të ruhej sundimi në viset shqiptare; të mos shkëputej vazhdimësia e mbledhjes së taksave; si dhe, ajo që ishte më kryesorja për të dyja palët, të mos iu jepnin pretekst shqiptarëve për autonomi. Departamenti i administratës së pronave perandorake pranë Portës Lartë, nxori një urdhër për uljen e taksave nga 30%, në 20 %. Qëllimi i këtij ndryshimi ishte për të qetësuar popullatën dhe për të ruajtur vazhdimësisë në mbledhjen e tatimeve në viset shqiptare. 

Shqiptarët refuzuan pagesën e taksave dhe me iniciativën e tyre dëbuan disa funksionar të tatimeve. Ata mbështesnin idenë e refuzimit të çdo lloj pagese e detyrimi në favor të Portës së Lartë, pasi sipas tyre, Stambolli ishte i interesuar vetëm për mbledhjen e detyrimeve tatimore dhe refuzonte zbatimin e kërkesat të tyre duke mos i marrë parasysh. Shqiptarët shfaqnin pakënaqësi ndaj Sulltanit për mos interesim të gjendjes së mjeruar dhe e akuzonin drejt për drejt për gjendjen e prapambetur në zhvillimin kulturor, social e në infrastrukturë në vilajetet shqiptare. 

Por, ashtu si zyrtarë të Perandorisë, edhe xhonturqit interesoheshin për ruajtjen e mbledhjes së taksave dhe zbatimit të ligjit. Për këtë arsye ata dërguan emisarë në zonat problematike për të sqaruar popullatën dhe për të parandaluar kërkesat e tepruara të tyre. Mund të themi se më kryesorja ishte që të bindnin popullatën të vazhdonin të paguanin tributin e detyrueshëm dhe të ruhej e plotë zbatueshmëria ligjore e administrative. E thënë më thjeshtë, xhonturqit përgatisnin terrenin për ruajtjen e vazhdimësisë së sundimit të ligjit, detyrimeve financiare dhe për mbrojtjen e tërësisë territoriale të Perandorisë Osmane. 

Më 5 gusht të vitit 1908, me vendim të Këshillit të Posaçëm, pranë Portës së Lartë shpallet amnisti e përgjithshme për të gjithë ata që ishin të burgosur e të dënuar politikisht në mungesë pasi ishin arratisur jashtë vendi. Nëpërmjet këtij vendimi, ata arritën të përfitojnë pafajësinë dhe ju linte e drejta që t’i riktheheshin të gjitha të drejtat civile e administrative. Nga kjo amnisti përfituan edhe shqiptarët e larguar politikisht në emigrim. Ndër ta, mund të përmenden, Ismail Qemali, Ibrahim Temo, Dervish Hima etj, të cilët deri atëherë regjimi Hamidian i kishte konsideruar rebelë e tradhtarë. 

Gjatë periudhës së vjeshtës së vitit 1908, shqiptarët kuptuan se duhet të organizoheshin politikisht për të përfituar nga shpallja e zgjedhjeve parlamentare dhe të grumbullonin votat për të nxjerrë kandidatët shqiptarë, për në parlamentin e Stambollit. Shqiptarët ftonin krerë të elitës shqiptare, të cilët gjendeshin të arratisur, që të rikthehen në atdhe dhe të kandidonin për mandatin e deputetit. Disa bejlerë dhe agallarë të Vlorës i drejtuan një telegram Ismail Qemalit, ku i kërkonin të rikthehej në vendlindje. Ai e mirëpriti letrën e bashkëkombësve dhe iu përgjigj pozitivisht lajmit nga Brukseli. Ismail Qemali i dërgon një telegram Xhemil bej Vlorës, të cilin e njoftonte se shumë shpejt do të rikthehet në atdhe. Në nder të Ismail Qemalit u organizuan festime të ndryshme në këtë sanxhak, të cilët e lartësonin virtytet dhe patriotizmin e tij. Kjo mbështetje e gjerë do t’a shoqëronte gjatë Ismail Qemalin për arsye se përkonte me periudhën zgjedhore për zgjedhjen e deputetëve për në parlamentin e Stambollit. 

Fushata elektorale e vitit 1908 i hapi rrugën një procesi të gjerë gjithëpërfshirës, si për turqit ashtu dhe për kombësitë e ndryshme, përfshirë dhe elitën politike shqiptare, e cila pati jehonë të madhe në trojet shqiptare. Krerë të zonave të ndryshme shqiptare u vunë në lëvizje për të mbështetur kandidatët për deputet por fatkeqësisht ata ishin të ndarë sipas interesave e grupimeve politike. 

Në përfundim mund të pohohet se kandidatët për deputet shqiptarë të vitit 1908 nuk patën një platformë politike të përbashkët shqiptarie dhe as nuk ndoqën një linjë gjithëpërfshirëse kombëtare për në parlamentin Osman. 

Filed Under: Histori Tagged With: bashke e te snare, Dr. Paulin Marku, shqiptaret, Zgjedhjet turke

Shqiptarët në mbështetje të “Lëvizjes Xhonturke” për shpalljen e Kushtetutës në vitin 1908 në Perandorinë Osmane

April 23, 2020 by dgreca

Shkruan: Dr. Paulin MARKU/

Në fillim të shek. XX Perandoria Osmane gjendej e trazuar nga faktor të jashtëm dhe të brendshëm. Sundimi i sulltanit Abdyl Hamiti II kishte rritur pakënaqësi në popull për mënyrën se si po drejtonte Perandorinë dhe ishte kundërshtuar nga popujt me kombësi si ato turke, arabe, shqiptare, kurde e armene. Abdyl Hamiti II ishte i ndërgjegjshëm për humbjet që po pësonte Perandoria Osmane, ku sipas tij nuk ishte shkaku kryesor vetëm politika e brendshme me kundërshtarë Turqit e Rinj, por ishte edhe për pasojë  të shfrytëzimit politiko-ekonomik të Fuqive Evropiane.

 Kushtetuta Osmane e vitit 1876 ishte një burim frymëzimi për Komitetin “Bashkim e Përparim”. Lëvizja xhonturke ishte kundërshtari kryesor ndaj sundimit të sulltanit dhe synonte me çdo kusht për shpalljen e Kushtetutës, e cila kishte mbetur në sirtarin perandorak, së bashku me legjislacionin përkatës, ku përfshihej shpallja e zgjedhjeve, për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre me votë në popull, për në parlamentin e Stambollit. Xhonturqit fillimisht synonin miratimin e Legjislacionit, pastaj të hidheshin në fushatë zgjedhore, të merrnin shumicën për në parlament, në mënyrë që të kishin të drejtë të formonin qeverinë parlamentare kushtetuese. Ardhja e tyre në qeveri dhe kapja e pushtetit nëpërmjet zgjedhjeve parlamentare, iu jepte mundësi për të kontrolluar Portën e Lartë, dhe në rastin e volitshëm të kërkonin dhe abdikimin nga froni perandorak të Abdyl Hamitit. 

Lëvizja xhonturke fillimisht organizohej në organizata të fshehta, nën emërtimin “Bashkim e Përparim” dhe operonin jashtë Stambollit. Komiteti synonte që të përfshinte të gjitha lëvizjet, klubet e organizatat anti-Hamiti an nën një kupolë të vetme me moto të përbashkët “barazi për të gjithë popujt e perandorisë Osmane; vendosjen e paqes dhe rendit publik si dhe shpalljen e Kushtetutës”. Lëvizja “Bashkim e Përparim” e shtriu veprimtarinë në krahina të ndryshme perandorake, përfshirë dhe viset shqiptare. Xhonturqit krijonin lidhje me komitetet revolucionare shqiptare dhe përhapnin propagandën e tyre nëpërmjet anëtarëve xhonturq, oficerëve të huaj e shqiptar si dhe në radhët e ushtarëve të huaj e shqiptarë. Shqiptarët kishin ngritur krye që herët me anë të protestave dhe lëvizjeve të armatosura kundër regjimit perandorak, për të fituar të drejtat e tyre. Ata kishin shfaqur kundërshtitë e tyre nëpër qytete të ndryshme shqiptare si në Strugë, Shkup, Manastir, Prizren, Ferizaj Mitrovicë, Shkodër, etj., por kërkesat e tyre ishin refuzuar apo shtyrë për një moment tjetër, pa gjetur zgjidhje. Gjendja në Perandorinë Osmane u tensionua në verën e vitit 1908, pasi ekspeditat ndëshkimore kishte mungesa të madhe të trupave ushtarake dhe disa prej tyre nuk i zbatonin urdhrat e sulltanit për të shtypur lëvizjet kundër regjimit të Sulltanit. Rebelimet që shpërthyen në korrik të vitit 1908, në Manastir, Serez, Shkup, Ferizaj, etj., udhëhiqeshin nga oficerë, të organizuar nga Turqit e Rinj . 

Në këtë situatë të tensionuar, Komiteti “Bashkim e Përparim” përpiloi kërkesën për Shpalljen e Kushtetutës, më pas u nënshkrua nga 180 firma dhe e dërguan me telegram për në Stamboll, adresuar për Jilldizit (Pallati i sulltanit), Vezirit të Madh (Kryeministrit) dhe Meshihatit (Selisë së kryesisë fetare myslimane në Perandorinë Osmane). Po ashtu pranë Portës së Lartë mbërritën telegrame nga vilajetet e provincat e Kosovës, Selanikut, Manastirit, etj., të cilët kishin të njëjtën kërkesë. Por Sulltani hezitonte në shpalljen e Kushtetutës pasi ishte i vetëdijshëm për rrezikun që i kanosej nga ky akt, nga ana tjetër, Ai ishte i detyruar të vepronte sa më parë pasi kërcënimet në drejtim të Stambollit ishin serioze. I gjendur para një zgjidhje të detyruar dhe imediate, Abdyl Hamiti II thirri në mbledhje Vezirin e Madh (Kryeministrin) dhe ministrat përkatës para se të shpallte Kushtetutën. Sulltani mori vendim të ndërrojë kabinetin qeverisës së bashku me njeriun e tij të besueshëm, Vezirin e Madh, Mehmet Ferid pasha (Vlora) shqiptar. Ai mbante postin e Vezirit të Madhe prej datës 15 janarit 1903 deri më 22 korrik 1908 kur sulltani e shkarkoi për rrjedhojë të trazirave. Shkak tjetër që shkaktoi pakënaqësi tek sulltani ishte  mbështetja e shqiptarëve në krah të xhonturqve dhe letra që ata i dërguan Pallatit Mbretëror për se mbështesni shpalljen e Kushtetutës. Zëvendësimi i Mehmet Ferid pashë (Vlorës)  me Seit Pashën dhe ndryshimet e tjera në kabinetin e qeverisë, justifikoheshin për dy arsyet kryesore: së pari, sulltani të mos humbiste ndikimin e tij në popujt e ndryshëm të Perandorisë, së dyti, si ndëshkim ndaj Mehmet Ferid Pashës për shkak se nuk arriti të kishte nën kontroll situatën si dhe të mbante bashkëkombësit shqiptarë besnikë ndaj sulltanit. Por sipas vlerësimit të studiuesit Sulejman Kylçe, shkaku i shkarkimit të Ferid Pashë Vlorës ishte se ai përkrahte shpalljen e kushtetutës. Pas ndryshimit të kabinetit qeverisës, Abdyl Hamiti II shpalli Kushtetutën me të gjitha aktet ligjore perandorake, përfshirë hapjen e parlamentit osman në Stamboll me përfaqësues nga të gjitha krahinat perandorake, si dhe krijimin e qeverisë parlamentare. Akti i Shpalljes së Kushtetutës u publikua me njoftimin zyrtar në gazetat e Stambollit. 

Në përfundim mund të pohohet se, zbatimi i Kushtetutës se mbetur në sirtarin për 32 vite, solli ndryshime të mëdha në sferën e politikës së brendshme shumë partiake në Perandorinë Osmane dhe ky Akt i rëndësishme u mirëprit nga turqit dhe nga popujt me kombësi të ndryshme, përfshirë dhe shqiptarët, pasi u arrit hapja e sistemit zgjedhor gjithëpërfshirës parlamentar, ku përfaqësuesit e tyre, mund të zgjedhin dhe të zgjedhshin për në parlamentin e Stambollit, si dhe ngritjen e një qeverie parlamentare në Perandorinë Osmane. 

Filed Under: Histori Tagged With: Dr. Paulin Marku, Levizja Xhonturke, shqiptaret

Politika Serbo-madhe ende vazhdon

April 2, 2020 by dgreca

Shkruan- Kasam Hasani- Kryeprokuror i Prokurorisë së Lartë në Shkup – në pension Republika e Maqedonisë së Veriut/

Nëse i bëhet një vështrim historik politikës serbe ndaj popullit shqiptar, do të konstatohet se politika e Serbisë ka qenë në vazhdimësi, nëpër vite e shekuj, e njejtë – antishqiptare dhe hegjemoniste. Çdo herë ka qenë me përmbajtje dhe aspirata Serbo-madhe, pa marrë parasysh çfarë forme të rregullimit shtetëror ka patur shteti i Serbisë.

Gjatë Luftës së Parë Botërore, si dhe pas përfundimit të saj, Serbia gjithnjë ka zhvilluar politikë hegjemoniste, agresive, nacionaliste, shoviniste, por edhe fashiste, duke tentuar gjithnjë që ajo si shtet të zgjerohet, kurse brenda në territorin e saj, me të madhe u ka vënë zullumin popullatës joserbe, duke i zhdukur e shfarosur, ose dëbuar ata nga territori i Serbisë, në vende të tjera. Këto veprime, Serbia i ka ndërmarr në bazë të planeve dhe programeve të veçanta, të përgaditura nga politikanë dhe ekspertë gjeopolitikë, apostafat (qellimisht) të angazhuar, sic kanë qenë:

– Ilija Garashanin, i cili ka qenë historian dhe ka shkruar projektin e parë “Naçertanije”, në vitin 1844, i cili ka të bëj me dëbimin, shfarosjen dhe shpërnguljen e shqiptarëve nga trojet e tyre etnike;

– Ivo Andriq, serb nga Bosna dhe Hercegovina, i cili ka qenë diplomat, Ndihmës Ministër për Punë të Jashtme në Jugosllavi, shkrimtar, të cilit në vitin 1961 i është ndarë për fat të keq çmimi Nobel për letërsi;

1

– Vasa Çubrilloviq, gjithashtu serb nga Bosna dhe Hercegovina, studimet dhe projektet e tij njihen me emrin “Dëbimet e shqiptarëve”. Për kontributin e tij në këtë drejtim është dekoruar nga organet e Mbretërisë Jugosllave, Jugosllavisë dhe Serbisë. Ka qenë ministër në Qeverinë Federative të Jugosllavisë dhe ka pregaditur projekte – memorandume edhe për dëbimin dhe shfarosjen e gjermanëve dhe pakicave të tjera nga Vojvodina gjatë Luftës së Dytë Botërore;

– Dobrica Qosiq, shkrimtar nacionalist serb, anëtar dhe kryetar i Akademisë së Shkencave të Serbisë, në kohën e sundimit të S.Millosheviq ka qenë edhe Kryetar i Rebublikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, autor i Memorandumit për Kosovën dhe pozitën e keqe të serbve dhe Serbëve në Jugosllavinë Federative, ka qenë i njohur si “Baba i Kombit Serb”.

Këtu duhet përmendur Konventën Jugosllave – Turke të vitit 1938 dhe Marrëveshjen Xhetellmene të vitit 1953, për deportimin dhe shpërnguljen e shqiptarëve nga trojet e tyre etnike në Turqi, si dhe programet dhe projektet serbe për zhdukjen, shfarosjen dhe dëbimin e shqiptarëve nga Kosova Lindore – Toplica, Prokuplja, Leskovci, Kurshumlia, Vranja dhe viset tjera të banuara me popullatë shqiptare, me ç’rast janë shpërngulur me qindra – mijëra shqiptarë.

Përveç këtyre projekteve, shteti i Serbisë ka përpiluar edhe disa projekte të tjerë, me të cilët është paraparë kolonizimi i Kosovës me Serb dhe Malazez, pas Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore.

Njejtë është vepruar edhe në kohën e Mbretërisë, kur Kryetar i Qeverisë ka qenë Nikola Pashiq, por edhe në periudhën e mëvonshme, kur Kryetar i Qeverisë ose Kryetar i Republikës kanë qenë: Ivan Stamboliq, Slobodan Millosheviq, Dushan Çkrebiq, Vojislav Koshtunica, Boris Tadiq, Ivica Daçiq, Tomislav Nikoliq apo Aleksandër Vuçiç.

2

Duhet veçuar vetëm politikanin e moderuar demokrat Zoran Xhinxhiq, i cili ishte Kryetar i Qeverisë së Serbisë vetëm rreth 1 vit e gjysëm, ndaj të cilit u bë atentat nga bashkëpunëtorët e Slobodan Millosheviqit dhe grupit kriminel të strukturuar “Klani i Zemunit”, në vitin 2003.

Aspiratat serbo-madhe kanë qenë të njejta edhe ndaj fqinjëve të saj.

Kështu për shembull, pas Luftës së Parë Botërore u formua Mbretëria Serbo-Kroate-Sllovene (Jugosllavia e Parë), në kuadër të së cilës kanë hyrë: Serbia, Kroacia dhe Sllovenia. Mali i Zi edhe pse para Serbisë ka qenë shtet i pavarur, atë në Jugosllavi, Serbia e mori pa identitet, respektivisht pa e emërtuar si shtet të veçantë. Pra, në atë Jugosllavi hynë (u gllabëruan) pa kurrëfar identiteti: Mali i Zi, Maqedonia, Sanxhaku, Kosova dhe Vojvodina. Të gjitha këto troje, fuqitë e mëdha ia lanë Jugosllavisë së Parë, si aleate e fuqive që e fituan Luftën e Parë Botërore. Këto troje i mbetën Serbisë në bazë të premtimeve dhe mashtrimeve të ndryshme serbe, e deri në fillim të Luftës së Dytë Botërore, këto territore mbeten nën dominimin hegjemonist serb.

Pas Luftës së Dytë Botërore dhe formimit të Jugosllavisë së AVNO-it, në përbërje të së cilës hynë 6 republikat e atëhershme jugosllave, si dhe 2 krahinat autonome – Kosova dhe Vojvodina, të cilat ishin në përbërje të Republikës së Serbisë, por krahinat ishin edhe element konstitutiv i Federatës Jugosllave. Territori i Sanxhakut u nda në mes të Serbisë dhe Malit të Zi, pa asnjë identitet politik.

Një pjesë e madhe e territorit të Sanxhakut ishte e banuar me shqiptarë. Gjatë viteve të 50-ta të shekullit 20, pushteti serb gjithëashtu organizoi dëbimin dhe shpërnguljen e këtyre banorëve të besimit musliman nga Sanxhaku për në Turqi, dhe atë nëpërmes Maqedonisë. U dëbuan dhe shpërngulën me mijëra banorë të Sanxhakut dhe Kosovës. Një pjesë e kësaj popullate që u nis prej Maqedonie të shpërngulet për në Turqi,

3

mbetën në Maqedoni pasi që u ndërpre shpërngulja për në Turqi, Kështu të njejtët mbetën përgjithmonë të jetojnë në disa vendbanime në Shkup dhe rrethinë, Kumanovë dhe rrethinë, dhe disa fshatra të Prilepit.

Programe dhe projekte të veçanta, pas Luftës së Dytë Botërore janë bërë edhe për shfarosjen dhe vrasjen e shqiptarëve nëpër fronte të ndryshme, ku janë dërguar me mijëra shqiptarë dhe janë vrarë nga pushteti serb, siç kanë qenë Fronti i Sremit, Rasti i Tivarit, etj., mirepo jane regjistruar si te zhdukur ne lufte.

Fatin e keq të shqiptarëve, në lidhje me dëbimin, shpërnguljen dhe shfarosjen, pas Luftës së Dytë Botërore nga ana e Serbisë, e kanë përjetuar edhe pakicat tjera në Vojvodinë, e sidomos Gjermanët – banor autokton të Banatit dhe Baçkës në Vojvodinë, të cilët kanë përbërë rreth 25% të popullatës së përgjithshme të Vojvodinës. Serbia duke shfrytëzuar luftën dhe njësitë e mobilizuara ushtarake Jugosllave (serbe), por edhe ato Sovjetike, ka dëbuar nga trojet e tyre shekullore mbi 600,000 gjerman, me arsyetimin se “paskan qenë bashkëpunëtorë tëokupatorit”, kurse të tërë pasurinë e tyre të patundshme ua ka dhënë serbëve dhe malazezëve në Vojvodinë.

Në mënyrë të njejtë Serbia ka vepruar edhe për dëbimin e pakicave tjera nga Vojvodina, e veçanërisht me pakicën hungareze.

Serbia në bashkësitë Jugosllave gjithnjë ka qenë dominante. Kështu për shembull, në vitin 1941, prej 108 gjeneralëve në Ushtrinë Çlirimtare Popullore, vetëm dy nuk kanë qenë serb (1 ka qenë kroat, kurse tjetri malazez), e dhënë e cila flet për pozitën dominante të Serbisë, dominim i cili ka qenë i vazhdueshëm.

Pas Luftës së Dytë Botërore, gjatë egzistimit të Jugosllavisë së Titos, në të gjitha sferat e jetës përsëri ka dominuar Serbia, posaçërisht në strukturat e organeve më të larta shtetërore dhe partiake, si dhe në pjesën

4

komanduese të Armatës Jugosllave. Ndikimi i politikës serbe haptazi ka ardhur në shprehje në marrjen e vendimeve të caktuara nga ana e organeve më të larta shtetërore, partiake dhe ushtarake, të nivelit Federativ.

Serbisë shpeshherë për marrjen e vendimeve të caktuara i kanë ndihmuar edhe republikat aleate të Serbisë – Maqedonia, Mali i Zi dhe Bosna dhe Hercegovina, të cilat ishin pothuajse në koalicion të përhershëm me Serbinë. Kësi vendimesh disa herë janë marrë edhe në dëm të Kosovës dhe popullatës shqiptare në përgjithësi.

Shumë çështje që ngriheshin në Maqedoni, si për shembull: përdorimi i flamurit kombëtarë shqiptarë në Maqedoni; përdorimi i gjuhës shqipe në administratë në Maqedoni; arsimimi i shqiptarëve në gjuhën shqipe në Maqedoni; paralelet e përziera – bashkimi i paraleleve me nxënës të përzier nëpër shkolla, me nxënës maqedonë dhe shqiptarë bashkë me qellim që nxënësit shqiptarë të shkolloheshin vetëm në gjuhën maqedone, me çka nxënësve shqiptarë iu mohohej e drejta e shkollimit në gjuhën amtare-shqipe; prishja e rrethojave të shtëpive me mur më të lartë mbi 110cm të oborreve të shqiptarëve në Maqedoni, Të gjitha këto vendime merreshin pas konsultimeve me Serbinë, respektivisht këto veprime së pari eksperimentoheshin në Maqedoni, e më vonë zbatoheshin edhe në Kosovë, respektivisht në Serbi.

Edhe pse Serbia dominonte në Jugosllavi, prap se prap nuk ishte e kënaqur. Në Serbi haptas filluan të dalin filozofë, politikanë, shkrimtarë, profesorë, jursitë, etj, të cilët kërkonin që në Jugosllavinë Socialiste Federative të ndryshohet – favorizohet pozita juridike – kushtetuese e Serbisë, si republikë më e madhe në Jugosllavi, e veçanërisht të zvogëlohet autonomia e krahinave, e përcaktuar me Kushtetutën e vitit 1974, ngase “krahinat paskan vepruar si shtet – në shtet”.

5

Në kohën e Jugosllavisë së Titos, Ministër i Punëve të Brendshme ka qenë Aleksandër Rankoviçi, vitet e 60-ta të shekullit 20, kur është zbatuar program i posaçëm – “Aksioni i armëve” që ka patur për qëllim shqiptarët të malltretohen në mënyrat më brutale, kinse me qëllim të konfiskimit të armëve, megjithese shqiptaret nuk posedonin armë. Nga këto tortura dhe ky represion shtetëror shumë shqiptarë i kanë braktisur vendbanimet e tyre dhe janë shpërngulur për në Turqi. E si gjithmone, prona e patundshme e shiptareve te shperngulur u eshte dhene serbve dhe malazezeve, nga ana e pushtetit serb.

Në vitin 1986, Akademia e Shkencave dhe Arteve të Serbisë, aprovoi programin serb për dëbimin e shqiptarëve nga Serbia. Ky program me vone u emërtua si Programi Jugosllav për Kosovën dhe u shpall në “Gazetën Zyrtare”, në vitin 1990. Sipas këtij projekti, kushdo qëdëshironte mund të shkonte dhe jetonte në Kosovë, e atyre të interesuarve ju siguroheshin beneficione të mëdha. Ky program kryesisht kishte për qëllim ndryshimin e strukturës nacionale në Kosovë, respektivisht të favorizohen Serbët dhe Malazezët.

Pas vdekjes së Titos, të shumtë ishin shkaqet dhe skenarët për shpërbërjen e Jugosllavisë. Serbia filloi retorikën se “tani është koha kur Serbia duhet ta rregullojë pozitën e saj juridike – kushtetuese”; “se Serbia çdoherë ka fituar në lufta, por ka humbur në paqë”, “se Serbia duhet t’i mbrojë serbët kudo që jetojnë në Jugosllavi”, “se kudo që ka një varr serb do të jetë Serbi”, etj., që në esencë do të thoshte zgjerim i Serbisë edhe në pjesë tjera të ish republikave Jugosllave, e posaçërisht në Bosnë dhe Hercegovinë, në Kroaci dhe në Maqedoni.

Sipas planeve të Serbisë, një pjesë të Kroacisë duhej ta merr Serbia, si dhe të tërë Bosnën dhe Hercegovinën. Sa i përket Malit të Zi, Serbia mendonte se ai do t’i bashkangjitej Serbisë, ngase tradicionalisht ka qenë me Serbinë. Maqedoninë, Serbia e kish emërtuar si “Vardarska

6

Banovina” dhe mendonte se edhe ajo do t’i bashkangjitet Serbisë, pasi që e llogariste “Banovinë të saj”.

Megjithatë këtë gjë nuk e lejonte Komisioni i Badinterit, i cili u krijua me qëllim të këshillimit ligjor lidhur me shpërberjen e Jugosllavisë. Sipas këtij Komisioni, me shpërbërjen e Jugosllavise, do të aplikohej principi utti posidetis iuris, që nënkuptonte se shtetet e reja do të kishin kufinjët ashtu sic i kishin pasur republikat brenda Federates Jugosllave.

Mirëpo, pas fillimit të luftërave vëllazërore në Jugosllavi, vitet e 90-ta të shekullit 20, Serbia së pari filloi të luftojë në Slloveni. Kjo luftë nuk zgjati shumë dhe së shpejti Serbia u tërhoq, ngase Serbia vlerësoi se nuk është e interesuar për Slloveninë, kurse Sllovenia shpalli pavarsinë e saj ne vitin 1991.

Shpejt pas saj, edhe Kroacia ne vitin 1991 shpalli pavaresine. Udheheqesia kroate ishte e vetedijshme se serbet e Kroacise, te nxitur dhe perkrahur nga Serbia, do te hynin ne lufte per t’ia bashkangjitur Serbise territoret e Kroacise te banuara me serb. Keshtu, Kroacia pas shpalljes se pavarsise bleu shume armatim dhe formoi ushtrine e saj.

Duke patur parasysh strukturën nacionale të pjesës komanduese të Armatës Jugosllave, e cila armatë ishte shumë e fortë, Serbia shfrytëzoi eprorët, ushtarët, armatimin dhe paisjet tjera të kësaj armate dhe hyri në luftë me Kroacinë. Njëkohësisht kishte pregaditur për luftë edhe popullatën serbe në Kroaci dhe e kishte furnizuar me armë dhe paisje tjera që të luftojnë kundër kroatëve. Kështu në Kroaci filloi lufta Kroato- Serbe, me ç’rast u vranë dhe masakruan shumë njerëz, dhe u rrënuan shumë qytete dhe vendbanime. Në tërësi nga Armata Serbe u rrënua qyteti i madh Vukovari, kurse lufta të rrepta u zhvilluan edhe në Knin, Pakrac, Graçac, Gospiq, Udina, Okuçani, Petrinje, etj, me ç’rast u vranë shumë luftëtarë, civilë, fëmijë, gra, pleq, etj.

7

Udhëhqësia Kroate, në krye me Kryetarin e atëhershëm Franjo Tuxhman, serbëve të Bosnës u ka propozuar që të ndalet lufta dhe të arrihet marrëveshje. Me këtë rast serbëve në Kroaci u është propozuar që shteti i Kroacisë është i pajtimit që atyre t’u sigurojë autonomi kulturore në shkallë të lartë, si dhe disa të drejta politke të tjera, siç janë: Ata të kenë edhe monedhën e tyre, të kenë Ministri të veçantë për kulturë dhe lidhje kulturore, etj. Ky propozim ishte i njohur si “Projekt Z-3”, i cili ka qenë shumë i favorshëm për serbët, por serbët nuk e pranuan. Prandaj, Kroacia ishte e detyruar që të blejë armatim dhe të hyjë në luftë jo vetëm me serbët e Kroacisë, por edhe me Serbinë. Vlen të theksohet se Kroacia kishte edhe përkrahje politike nga Gjermania e veçanërisht nga Ministri gjerman – Gensher i periudhes 95. Kështu, në zonën e Kninit me popullatë dominante serbe, u ndërmorr një sulm ushtarak dhe policor i Kroacisë, i ashtuquajtur “Olluja” (“Stuhia”), i cili zgjati 3 ditë (4–7 Gusht 1995), sulm i cili ka qenë shumë i ashpër. Pjesa më e madhe e luftëtarëve – kryengritësve serb u vranë ose dëbuan, por bashkë me ta edhe shumë popullatë serbe u dëbua nga vendbanimet në Kroaci dhe shpërngulën për në Serbi. Keshtu këto vendbanime në Kroaci u boshatisën nga popullata serbe.

Bosnën dhe Hercegovinën, Serbia mendonte në tërësi ta aneksonte, por më vonë u bind se në territorin e saj mund të krijojë vetëm një zonë politike – administrative serbe, që më vonë e emërtoi “Republika Srpska”. U bënë luftëra të mëdha midis 3 popujve të Bosnës dhe Hercegovinës, respektivisht mes Muslimanëve (tani Boshnjakëve), Serbëve dhe Kroatëve. U vranë e u masakruan me mijëra ushtarë, si dhe popullatë tjetër. U rrënuan shumë vendbanime. Përgjithmonë do të mbeten të shënuara në historinë ballkanike dhe evropiane rasti i Serbrenicës dhe rastet tjera të luftërave dhe masakrimeve në Bosnë dhe Hercegovinë, të bëra nga njesitë ushtarake serbe.

8

Luftimet në Bosnë dhe Hercegovinë nuk kishin të ndalur. Me insistimin dhe ndërmjetësimin Amerikan, në qytetin Dejton të SHBA-së, u arrit Marrëveshja për Paqe në Bosnë dhe Hercegovinë. Kështu gjatë muajit Dhjetor të vitit 1995, në Paris është nënshkruar, në prezencën e përfaqësuesve të fuqive të mëdha botërore dhe presidentëve të rajonit, Alia Izetbegoviç, Sllobodan Millosheviç dhe Franjo Tuxhman, marrëveshja e posaçme e emërtuar si Marrëveshja e Dejtonit, me të cilin është përcaktuar sistemi kushtetues, politik dhe ligjor i shtetit të Bosnjës dhe Hercegovinës, si shtet kompleks i formuar prej 3 popujve konstitutiv, dhe atë: Federata Bosna dhe Hercegovina me 51% territor, dhe Republika Srpska me 49% territor, si dhe distrikti Brçko, si njësi e veçantë territoriale.

Serbia qysh atëherë nuk ka qenë e kënaqur me zgjidhjet e Marrëveshjes së Dejtonit. Por, Serbia me këtë arriti që Serbët e Bosnës t’i koncentrojë në të ashtuquajturën Republika Srpska, duke caktuar Banja Llukën si kryeqendër të kësaj Republike.

Vlen të përmendim se organizimi i shtetit të Bosnës dhe Hercegovinës, sipas Marrëveshjes së Dejtonit, është mjaft i komplikuar dhe e gjithë kjo këtë shtet e bën jofunksional. Ndarja në njësi territoriale – kantone dhe distrikte, edhe më shumë e vështirëson funksionimin e këtij shteti. Edhe pse për funksionimin dhe marrjen e vendimeve sipas Marrëveshjes së Dejtonit dhe Kushtetutës, është paraparë si i domosdoshëm koncenzuesi i 3 etniciteteve (boshnjakëve, serbëve dhe kroatëve), shpeshherë nuk arrihet koncezues midis etniciteteve, sidomos në shumicën e rasteve, veçanërisht në kohët e fundit, haptas nuk pajtohet etniteti serb, dhe atë për çështje tepër të rëndësishme për marrjen e vendimeve përkatëse në lidhje me funksionimin e organeve shtetërore më të larta në Bosnë dhe Hercegovinë, siç janë: Parlamenti, Qeveria, Gjykata Kushtetuese, Gjykata Supreme, Prokuroria Federale, etj. E kësaj natyre është edhe

9

mosnjohja e Kosovës si shtet i pavarur nga ana e Republikës së Bosnës dhe Hercegovinës, ku me të madhe ka ardhur në shprehje ndikimi i Serbisë. Për këto shkaqe, funksionimi i disa organeve dhe institucioneve në Bosnë dhe Hercegovinë momentalisht është në kolaps.

Nga politikanët dhe udhëheqësit kroat dhe boshnjak, në Bosnë dhe Hercegovinë, kohëve të fundit shpeshherë thuhet se sjelljet e politikanëve dhe udhëheqësve serb, në krye me Milorad Dodik, në Bosnë dhe Hercegovinë e kanë kaluar vijën e kuqe. Ata nuk ngurrojnë të thonë se serbët e Bosnës direktivat për kësi sjelljesh i marrin nga Serbia, respektivisht nga udhëheqësit dhe politikanët serb, dhe se e gjithë kjo bëhet me qellim të rrënimit të sovranitetit të Bosnës dhe Hercegovinës si shtet, me tendencë që Republika Srpska t’i bashkangjitet Serbisë.

Maqedonia, siç tham edhe më parë, në kohën e egzistimit të Jugosllavisë, ishte njëra nga gjashtë Republikat e Federatës Jugosllave, por Maqedonia ishte në “koalicion” (ishte vazale) me Serbinë. Në vitin 1991, edhe Maqedonia shpalli pavarsinë e saj, edhe pse kjo republikë kishte shumë elemente kontestuese, siç ishin: emri, popullata maqedonase pa identitet kombëtar, gjuhën, historinë, kishën, territorin, etj.

Për shpalljen e pavarsisë së Maqedonisë, rol të rëndësishëm kanë luajtur disa politikanë Maqedonas, në krye me ish Kryetarin e kësaj Republike, tani i ndjeri Kiro Gligorov, i cili ka qenë politikan i mençur, me eksperiencë dhe dinak i madh. Maqedonia shpalli pavarsinë pas mbajtjes së Referendumit gjithëpopullorë (të cilin popullata shqiptare e bojkotoi, ashtu siç bojkotoi edhe pjesëmarrjen në regjistrimin e popullsisë). Qytetarët e Maqedonisë duhej t’i përgjigjeshin pyetjes së Referendumit: – A jeni për pavarësi të Republikës së Maqedonisë si shtet, me mundësi që më vonë t’i bashkangjitet ndonjë subjekti tjetër? Subjekti tjetër edhe pse nuk ishte i emërtuar, për Maqedonasit dhe për Serbinë supozohej se

10

ai subjekt do të ishte Serbia. Pasi populli u deklarua për pavarësi të Maqedonisë, për pjesën e dytë të pyetjes të Referendumit, populli asnjëherë nuk u deklarua. Kështu, Maqedonia me mençuri dhe dinakëri u nda nga Serbia pa asnjë therrë në këmbë, kurse Serbia mbeti edhe pa Maqedoninë.

Edhe pse Maqedonia u pavarësua, Serbia ende nuk pajtohet që Maqedonia të ketë Kishë Ortodokse autoqefale dhe kërkon që Kisha Ortodokse Maqedone të veprojë nën ombrellën e Kishës Ortodokse Serbe. Ky kontest vazhdon vite me radhë dhe në esencë nuk është kontest fetar – kishtarë, por është kontest politik të cilin e shkakton Serbia.

Serbia bashkë me Rusinë nuk i kanë mirëpritur ndryshimin e emrit te Maqedonise, anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, si dhe tentimet e Maqedonisë për pranim në BE.

Pas shpartallimit të Jugosllavisë, Mali i Zi duke u bazuar në miqësinë tradicionale me Serbinë, si dhe miqësinë reciproke të udhëheqësve të atëhershëm të Serbisë – Slobodan Millosheviçit dhe atij të Malit të Zi – Momir Bullatoviçit, në vitin 1992 u krijua bashkësia “Republika Federale e Jugosllavisë (RFJ)” kurse më vonë u emërtua si “Bashkësia shtetërore e Serbisë dhe Malit të Zi”, në përbërje të së cilës ishin Serbia dhe Mali i Zi.

Duke iu falenderuar udhëheqësisë së re të Malit të Zi, në krye me Milo Gjukanoviçin, Mali i Zi u shkëput nga Serbia dhe shpalli pavarësinë, në vitin 2006. Keshtu Serbia u llogarit si vazhdimesi e Jugosllavise dhe prandaj Serbia nuk pati nevojë te shpallë pavarësinë.

Republika e Malit të Zi, tani është anëtare e NATO-së dhe ka perspektivë reale evropiane. Kjo aspak nuk i ka konvenuar Serbisë dhe Rusisë, prandaj në çdo hap janë munduar që ta pengojnë Malin e Zi.

11

Disa herë kanë ndërmarrë veprime antishtetërore kundër shtetit të Malit të Zi. Partitë politike serbe në Mal të Zi veprojnë jashtëzakonisht në mënyrë destruktive dhe pengojnë në marrjen e vendimeve të rëndësishme shtetërore. Ka patur edhe sjellje brutale në formë të organizimit të grushtetit në Mal të Zi. Në shumicën e rasteve këto veprime destruktive të Serbisë kanë qenë të përkrahura ose të nxitura nga Rusia.

Edhe në Mal të Zi, Serbia paraqet problemin e Kishës Ortodokse Malazeze dhe kërkon që e njejta të veprojë nën patronatin e Kishës Ortodokse Serbe.

Në kohët e fundit, Kisha Ortodokse Serbe ka marrë hov të madh në lidhje me përcaktimin e pronës shtetërore dhe pronës së Kishës Ortodokse Malazeze në Mal të Zi, duke pretenduar që edhe Kisha Ortodokse Serbe ka hise në këtë pronë. Udhëheqësia shtetërore dhe politike e Malit të Zi, veprimet e Kishës Ortodokse Serbe i vlerëson si përzierje të Serbisë në punët e brendshme të shtetit të Republikës së Malit të Zi, dhe këtë nuk e konsideron si çështje të karakterit fetarë – kishtarë. Sipas qendrimeve politike të udhëheqësisë së Malit të Zi, këto veprime të Serbisë kanë për qellim rrënimin e sistemit kushtetues e politik të përcaktuar me Kushtetutën e Malit të Zi.

Pas demonstratave të vitit 1981 në Prishtinë, pushteti Jugosllav (serb) filloi diferencimin politik të shqiptarëve në përgjithësi e jo vetëm në Kosovë, me ndjekjen dhe dëbimin e tyre nga Kosova dhe viset tjera. U larguan nga puna dhe u diferencuan me mijëra shqiptarë, kurse një numër i madh i tyre migruan në vende të ndryshme në Evropë, SHBA, Kanada dhe shtete të tjera.

Derisa Serbia vazhdonte luftërat në republikat tjera, gjendja në Kosovë acarohej çdo ditë e më shumë, sidomos pas rrënimit të autonomisë

12

politike të Kosovës, me aprovimin e Amandamenteve në Kushtetutën e vitit 1974. Rezistenca gjithëpopullore në Kosovë mori formën e luftës gjithë popullore, kurse Serbia për çdo ditë merrte masa represive. Serbia ndërmori edhe dëbimin e shqiptarëve nga Kosova. Me ngjarjet dhe ndodhitë në Kosovë filluan të merren edhe organizatat ndërkombëtare, përgjegjëse për paqen dhe sigurinë, si për shembull: Këshilli i Sigurimit i OKB-së, Fuqitë Botërore, etj. Në qytetin Rambuje të Francës u mbajt konferencë e posaçme, me qellim të shqyrtimit të gjendjes në Kosovë dhe zgjidhjen e problemit të Kosovës. Në Kosovë filloi luftë e armatosur. Kështu u desht që Këshilli i Sigurimit të bjen Rezolutën 1244, si dhe u desh që të intervenojë ushtarakisht NATO. Pas luftimeve dhe bombardimeve të NATO-së në Serbi, në bazë të Marrëveshjes së Kumanovës së vitit 1999, u ndërpre lufta në Kosovë, Serbia u largua nga Kosova, kurse Kosovën në administrim e mori UNMIK-u, si mision i OKB-së. Pas kësaj, nga ana e Organizatës së Kombeve të Bashkuara u caktua edhe Presidenti Ahtisaari, i cili do të duhej të përcaktonte ardhmërinë e statusit të Kosovës, në bashkëpunim me përfaqësues të caktuar nga fuqitë e mëdha – Amerika, BE dhe Rusia. Pas gjithë kësaj, me datë 17.02.2008, Kosova shpalli pavarësinë e saj. Tani Kosovën si shtet të pavarur e kanë pranuar rreth 115 shtete. Serbia jo vetëm që nuk e njeh këtë realitet, por me të madhe mundohet që te disa shtete të ndikojë për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës ose tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës. Kosova sot i ka të gjitha atributet e shtetit. Shpallja e pavarësisë së Kosovës është bërë në përputhje me normat ndërkombëtare.

Nga aspekti juridik, Kosova de jure është shtet dhe kjo çështje në procedurat gjyqësore konsiderohet si res judicata, që do të thotë “çështje e zgjidhur”, ose “çështje e vendosur”, ose “çështje e gjykuar”. Këtu vjen në shprehje edhe principi tjetër procedural juridik – ne bis in idem, që do të thotë “jo një punë dy herë”.

13

Serbia e di ngase kështu ka vendosur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë, me datë 22.07.2010, dhe atë në bazë të kërkesës – padisë së Serbisë, me ç’rast kjo Gjykatë ka konstatuar se shpallja e pavarësisë së Kosovës – shtet, është bërë në përputhje me normat e të drejtës ndërkombëtare.

Në periudhën 1998-1999, Serbia dëboi në mënyrë masive afër 840,000 shqiptarë, duke u larguar dhe strehuar ata në Maqedoni, Shqipëri, Mal të Zi dhe në vende tjera të Evropës dhe Amerikës, të cilët pas përfundimit të bombardimeve të NATO-së në Serbi, u kthyen në vendbanimet e tyre të mëparshme. Në luftën e vitit 1999, Serbia vrau, masakroi dhe zhduku rreth 11,500 njerëz – shqiptarë, ndër të cilët shumë fëmijë, gra dhe pleq, e gjithashtu ushtria serbe dhunoi 20,000 vajza dhe gra shqiptare.

Gjatë viteve 1990-1999, pushteti serb ka pushuar nga puna 75.000 punëtorë shqiptarë ne Kosovë, me çrast që pervec tyre edhe anëtaret e familjeve te tyre kane mbetur pa mjetet e nevojshme financiare per egzistence.

Çka është më e rëndësishme, të gjithë këto projekte, programe, elaborate dhe memorandume të ndryshme, janë aprovuar dhe financuar nga institucionet shtetërore të Serbisë. Pas kësaj çdo herë ka qendruar Kisha Ortodokse Serbe, kurse e gjithë kjo ka qenë e përkrahur, ose shpeshherë edhe e nxitur nga Rusia, për shkaqe të pretendimeve të Rusisë në Ballkan.

Edhe pse Kosova tani është shtet sovran dhe i pavarur, Serbia Kosovën ende e mban në Kushtetutën e saj si pjesë të Serbisë, edhe pse e di që Kosova më nuk është pjesë e saj dhe se Serbia nuk ka kurrëfarë çasje në territorin e Kosovës dhe se organet e Serbisë në Kosovë nuk kanë

14

kurrëfarë kompetence qysh nga viti 1999, e të mos flasim pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës në vitin 2008.

Përpos gjithë kësaj që tham më lartë, Serbia deri tani nuk është përgjigjur për vrasjet, masakrimet, dhunimet dhe zhdukjet e mijëra qytetarëve, fëmijëve, grave, pleqëve, shkaktimin e dëmeve të mëdha, përvetësimin e fondeve të ndryshme financiare dhe pasurisë së përbashkët të Federatës Jugosllave, etj. Ajo për të gjitha këto deri tani nuk është ndëshkuar.

Për të gjitha ato që ka bërë Serbia, si dhe për këto që ajo tani ende vazhdon t’i bëjë, do të ishte njerëzore dhe morale që Serbia të kërkojë falje dhe të heqë dorë nga veprimet tradicionale Serbo-madhe, të dëmshme dhe të rrezikshme për paqen dhe sigurinë në Ballkan e më gjërë.

Filed Under: Rajon Tagged With: shqiptaret

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • …
  • 27
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT