Shkruar nga Elisabetta Burba/ Panorama(IT)
Vendi me treguesin mё tё ulёt tё papunёsisё n’Evropё, pa euro, me PPI qё rritet me 4,5 %, njё borxh publik nёn 40 % dhe njё inflaksion prej 2,4%. Jo, nuk ёshtё Zvicra. Po flasim pёr Republikёn Ҫeke, shtet I Mitteleuropёs qё deri mё 1989 ishte mbas Perdes sё hekurt, e qё tani po kalon njё “çast Kaçurrelash t’artё”, siç ka shkruar manaxherja e JPMorgan, Diana Amoa, duke i u referuar ekonomisё sё saj prrallore.
Nuk ka asgjё pёr t’u habitur nё tё vёrtetё. Edhe se pёrceptohet ende sot si njё Vend i Evropёs lindore qё arrin nderin e kronikёs vetёm kur zgjedh njё president (siç ndodh kёto ditё), pёr njёmijё vite ajo ka patur njё vend qёndror nё jetёn e kontinentit tonё. “Nё vitet Njёzetё, nё kohёt e republikёs sё Parё, Ҫekosllovakia ishte njёri nga 10 Vendet mё tё industrializuara tё botёs” kujton Matteo Mariani, sekretar i pёrgjithshёm i Dhomёs sё tregёtisё italo-çeke. Njё trashёgimi qё, mbas Revolucionit tё kadifenjtё tё vitit 1989 (dhe ndarjes nga Sllovakia mё 1992), e ka bёrё tё kthehet nё shkёlqimin e vjetёr.
Me njё fuqi puntore tё pёrbёrё nga 5,3 milion njerёz, Republika çeke ёshtё Vendi evropian me pёrqindjen mё tё lartё tё puntorёve tё pёrdorur nё industri. Ёshtё njё e dhёnё qё, megjithё pёrmasat e vogla (ka 10,6 milion banorё), e ka kthyer nё Mekёn e investitorёve ndёrkombёtare : 80 % e PPI pёrbёhet nga eksportet. Nё vend tё parё ёshtё sektori i automobilёve. Nё Republikёn çeke janё tё pranishёm tre prodhues automobilёsh : vendёsja Škoda (grupi Volgswagen), koreania Hyundai dhe njё joint-venture ndёrmjet japonezes Toyota dhe francezeve Peugeot e Citroёn. Jo vetёm. Bmw sapo ka njoftuar se po ndёrton njё impiant pёr tё vёnё nё provё makinat pa shofer nё Sokolov, dy orё e gjysmё nga shtabi i pёrgjithshёm nё Munih tё Bavarisё. Dhe nuk mungojnё bashkatdhetarёt tanё. “Kёtu janё 1000-1500 ndёrmarrje italiane dhe nuk ka asnjё qё tё mos shkojё mirё” thotё ambasadori Aldo Amati. “Nё fushёn industriale Republika çeke po kthehet nё njё pikёmbёshtetje ndёrkombёtare” shpjegon Giuseppe Giordo, manaxheri italian i Finmekanikёs dhe nёnkryetar i Aero Vodochody, dymijё punonjёs, ndёrmarrja kryesore aeronautike nё Evropёn qёndrore.
Republika çeke po kthehet nё njё lloj Zvicre industriale. E vendosur gjatё vijёs sё kufirit mes botёs sllave e gjermane, ёshtё njё Shtet jastёk qё ka ditur tё pёrfitojё edhe nga periudha e saj mё e errёt, komunizmi. “Ky ёshtё i pari popull sllav nё Perёndim. Dhe pёrzjerja mes trashёgimisё mitteleuropiane dhe asaj komuniste i jep aftёsinё t’i flasё si Lindjes ashtu edhe Perёndimit” vazhdon Mariani i Dhomёs sё tregёtisё.
Njё aftёsi sinteze e mishёruar nga parabola e Marek Dospivёs, njё sipёrmarrёs qё me shokun e tij tё fёmijёrisё, sllovakun Jarosllav Hašcak, kontrollon gati 90 pёrqind tё grupit Penta Investments. E themeluar mё 1994 nga pesё shokё (prej kёsaj edhe emri Penta), ёshtё njё shoqёri e specializuar nё investimet financiare nё kohё tё gjata. Dospiva, njё zotёri me trup atleti me kёmishё tё bardhё, por pa kravatё, e pret Panoramёn nё shtabin e tij tё pёrgjithshёm, nё qendёr tё Pragёs. Ёshtё ndёrtuar nё vendin ku ngrihej, para shёmbjes, redaksia e Rude Pravo, gazeta zyrtare e Partisё komuniste tё Ҫekosllovakisё. Duke lёnё mёnjanё ironinё e historisё, tempulli i Dospivёs ёshtё nё katin e fundit tё njё ndёrthurje xhami e betoni, pёrballё tё cilit po ngrihet njё ndёrtesё e firmosur nga arkitektja yjore Zaha Hadid (e vdekur dy vite mё parё). Me njё buzёqeshje ngjitёse Dospiva kujton fillimet e tij : “Mbas diplomёs nё Drejtёsi kёtu nё Pragё, vendosa tё bёhem diplomat : nё thelb pёr tё mundur tё udhёtonja. Mё 1987 u pranova nё Universitetin shtetёror tё Moskёs pёr Marrёdhёnie ndёrkombёtare, Harvardi i bllokut tё Lindjes. Kёtu njoha ortakun e tanishёm, Jarosllavin. Me qё nё gjimnaz kisha studjuar japonisht, mё 1990 mё dёrguan tё mёsoja gjuhёn kineze nё Universitetin e Pekinit, i vetmi i njohur nga Sh.B.A. Jarosllavi mё ndoqi vitin tjetёr. Mё 1993 u diplomuam nё Moskё”
Me kthimin nё Pragё, dy shokёt vendosёn tё shfrytёzojnё fatin qё jepte rёnia e komunizmit. Dhe e bёnё nё mёnyrё shumё krijuese. N’ato kohё tё vёshtira kёngёtari mё i njohur çek, Karel Gott, i paraqitej publikut me njё xhaketё mёndafshi, njё gjё elegante tё paarritёshme qё e kishte blerё nё Perёndim. Nё trurin e dy tё rinjve nё ngjitje shkrepёtiu njё ide : mёndafshi baraz Kinё. “Babai im na huajti paratё pёr tё paguar kamionin e parё me xhaketa kineze, tё ngjajshme me atё tё Karel Gottit. Siguruam 1000 % fitim. Mbas njё viti tё konteinerit fituam 100 mijё dollarёt e parё. Qё aty rrugёtimi qe nё tё tatёpjetё : me ndihmёn e njё shoku qё punonte nё bankё investuan nё Bursё me instrumente mjaft tё guximёshme. Pёrfundimi : nё dy tre vjet ato 100 mijё dollarё ishin bёrё milionё e milionё. Nё moshёn 30 vjeç zotёronja disa milionё dollarё”.
Tani qё ёshtё 48 vjeç ёshtё nё krye tё njё perandorie me njё rreth biznesesh prej 5,6 miliard dollarёsh. Ёshtё i pranishёm nё dhjetё Vende evropiane, 35 mijё vartёs, punon nё sektorё tё ndryshёm : nga ai farmaceutik, tek ai i banesave, nga mediat nё manifakturё. Por krenaria e tij ёshtё ndёrmarrja aeronautike Aero, qё nё njёqind vitet e historisё sё saj, ka ndёrtuar 11 mijё aeroplanё dhe tani po nxjerr njё model tё ri : aeroplanin pёr tё stёrvitur pilotёt ushtarakё L-39NG. Por veprimtaria e tij mё fitimprurёse ёshtё zinxhiri i farmacive Dr. Max : zotёron gati dymijё nё gjashtё Vende evropiane, me 12 mijё vartёs e njё biznes prej mё shumё se 2,3 miliard dollarё.Nёnkryetar i grupit ёshtё njё tjetёr italian, Leonardo Ferrandino, 47 vjeç. “Mbas Sllovakisё, Polonisё, Serbisё e Rumanisё kemi zbarkuar nё Itali. Deri tani kemi 36 punonjёs nё katёr pikat e shitjes, por kёtё vit llogarisim tё invesojmё 50 milion euro”
Gjithёnjё nё zgrip mes Lindjes e Perёndimit : grupi Penta sikurse e gjithё Republika çeke. Nё rastin e votimit tё parё tё zgjedhjeve presidenciale, mё 14 janar New York Times ka titulluar kёshtu : “ Nё votimet çeke, njё zgjedhje pёr t’u pjerrur nga Lindja apo nga Perёndimi”. Milos Zeman, presidenti nё fuqi, qё do tё kёrkojё rivotimin nё balotazhin e 26 e 27 janarit (Zeman fitoi me rreth 56 % tё votave. Shёnimi i pёrkthyesit), ёshtё njё populist pranё Kinёs dhe nё marrёdhёnie tё mira me Vladimir Putin. E sfidon ish rektori i Akademisё sё shkencave çeke, Jiri Drahos, qё paraqitet si mbrojtёs i vlerave demokratike dhe i qytetёrimit. Por politikani qё tёrheq mё shumё vёmёndjet ёshtё Andrej Babiš, kryeministri i diskutueshёm dhe i shkarkuar mё 16 janar (ёshtё nёn hetim pёr parregullsi nё pёrdorimin e ndihmesave tё BE). I dyti njeri mё i pasur i Vendit, mё 2012 Babiš themeloi partinё antisistem Ano (Po, pёr tё qёnё mё mirё) qё, nё zgjedhjet parlamentare tё vitit 2017, mori 30 % tё votave. Pёr kёtё arsye, edhe se ёshtё i shkarkuar, mbetet vendimtar pёr drejtpeshimet e Vendit. Por a ёshtё vёrtetё Trump-i vёndas, siç e pёrcaktojnё ? “Jo, Trump-i ёshtё mё i marrё” pёrgjigjet Martin Weiss, analisti politik i sё pёrjavёshmes Echo. “Do t’a krahasonja mё shumё me Silvio Berluskonin : si ai (nё ndryshim nga Trump-i) ёshtё njё sipёrmarrёs pragmatik qё nuk nxit urrejtjen pёr grupe tё tёra njerёzish“. Edhe ambasadori Amati jep nje hapje besueshmёrie kundrejt Babišit : “Kujdes mos e shtyni nё njё qoshe, duke e nxitur tё marrё qёndrime shumё kombёtariste dhe sovraniste”. Megjithatё, edhe se nuk i pёlqejnё institucionet e bashkёsisё, ёshtё e vёshtirё qё Babiši tё pёrfundojё nё njё rravgim shumё populist. Edhe sepse nuk i leverdis, duke parё interesat e mёdha qё ka nё Gjermani, ku ka investuar nё toka bujqёsore”.
BE mbetet mortja e çekёve, edhe se kanё pёrfituar bollshёm nga fondet evropiane. Tani nuk duan tё dijnё mbi planin e shpёrndarjes sё mёrgimtarёve, qё megjithatё parashikon pritjen e rreth njёmijё vetёve. “Mё mirё tё heqim dorё nga financimet evropiane se tё fusim mёrgimtarёt tek ne”, ka gёrthitur presidenti Zeman. E ardhur nga Lindja skajore, era e populizmit ka filluar tё fryjё edhe nё Republikёn çeke, qё rrezikon “ tё rrёshqasё nё drejtimin e Hungarisё e tё Polonisё”, po tё pёrdorim fjalёt e Jiri Pehe, ish kёshilltar politik i Vaclav Havelit.
Por nёse Vendi merr kёtё rravgim, a nuk ёshtё rreziku qё tё ndikohet edhe rritja ekonomike? “Sigurisht” i pёrgjigjet Panoramёs drejtuesi i partisё sё piratёve, Ivan Banoš, ndёrsa nё zyrёn e tij nё Parlament pregatitet tё shkojё nё njё drekё tё organizuar nё ambasadёn italiane. “Nacionalisti polak Jaroslav Kaczynski dhe kryeministri hungarez Viktor Orbán nuk pёrfaqёsojnё ideologjinё nga e cila duhet tё frymёzohet Republika çeke”. Pirati, qё vetёquhet njё liberal europeist kritik, megjithatё mbron Vendin e vet : “Pёr temёn e emigrantёve qeveria ka bёrё detyrёn e saj : ka çuar ushtarё dhe ndihma. Tani pёrparёsia ёshtё tё pengohet hyrja nё zonёn Schengen e njerёzve tё paidentifikueshёm”.
Pёr biznesmenёt problemi i vёrtetё ёshtё mangёsia e fuqisё puntore. Njё gjё paradoksale pёr njё Vend qё nuk don emigrantё. Nё zonёn e Pragёs treguesi i papunёsisё ёshtё baraz me zero” shpjegon Giuseppe Giordo. Sfida e vёrtetё ёshtё tё punёsosh e tё arrish t’a mbash personelin nё ndёrmarrje. Ja sepse njё nga levat mё tё mёdha ёshtё shtimi i rrogave, qё janё shumё mё t’ulta se nё Itali”. Vёrteton ambasadori Amati : “Kuadri makroekonomik ёshtё ngjyrё trёndafili. Megjithatё ka mbytje strukturore : vartёsi nga ekonomia gjermane, e tepruar sidomos nё sektorin automobilistik e tё makinerive, mungesё tё theksuar tё fuqisё puntore, qё ndalon rritjen e mёtejshme”. Jo mё kot, sipёrmarrja bergamaske Brembo, e specializuar pёr impiantet e frenimit u shtrёngua tё shpёrngulё nё Poloni disa linja prodhimi nga Republika Ҫeke. ( Marrё nga “PANORAMA” 18 janar 2018 – E pёrktheu Eugjen Merlika)