Nga Sokol Demaku/
Në Falkenberg të Suedisë në prani e anëtarëve të ShShASh në Suedi, simpatizantëve të fjalës së shkruar, miqëve suedez nga qyteti Falkenberg, udheqës komunal të këtij qyteti, mysafirë nga qyteti Lac dhe Kurin i Shqipërisë, nga Republika e Kosovës, nga Gjermani, Zvicra, Norvegjia dhe Danimarka u mbajt Sesioni i katërt shkencor kushtuar publikimit të katërt me radhë të ”Thesarit Kombëtar për mëgatën shqiptare në Suedi”vepër e autorëve anëtar të kësaj shoqate.
Sipas fjalëve të redaktorit të librit Fetah Bahtiri edhe kësaj radhe në libër ngerthehet puna e mërgatës parë nga pena e poetëve dhe shkrimtarëve mërgimtarë për vite me radhë, por është një risi në këtë botim pra në botim katërt se në te janë përfshi edhe shkrimtarë dhe poet nga mbar mërgata shqiptare në Europë.
Sesionin e përshendetën Kryetarja e Komunës Falkenberg, Përfaqësuesi i Lacit dhe Kurbinit, Përfaqësuesi i Lidhjes së Shkrimtarëve Shqiptar në Zvicër, përfaqësuesi i Shoqatës së shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesve Shqiptar në Norvegji, Përfaqësuesi i Shoqatës së Shrkimtarëve shqiptar Danimarkë, përfaqësues nga Republika e Shqipërisë dhe e Kosovës si dhe anëtar të shoqatave kulturore shqiptare në Suedi të cilat kanë një bashkëpunim të ngushtë me këtë Shoqatë.
Më pastaj krysuesit e grupeve punuese të cilët janë nga anë të ndryshme të Suedisë prezentuan punën e bërë në lamin e kërkimit dhe mbledhjes së fakteve lidhur me punëne bërë në mërgatë vite me radhe si dhe në ditët e sotme. Në këtë botim do prezentohet puna e LASH në Suedi, dhe rëndësia e kësaj shoqate të arsimtarëve për ruajtjen dhe kultivimine gjuhës në mërgatë, kontributi i bashkëkombasëve në ndihmë vendlidjes, kontributi në mbajtjen gjatë të shkollës shqipe në vendlindje në kohën e okupimit shovensit serb, por prezentohet edhe puna kulturore dhe atdhetare e shoqtave kulturoren ë këtë vend nordik në mbajtjen gjallë të gjuhës, kulturës dhe traditës shqipe në mërgatë.
Nga redaktori i librit dhe Kryetari i ShShASH në Suedi Hysen Ibrahimi u mor vesh se libri del nga shtypi në mesine muajit që vjen pra në muajin qershor dhe se promovimi i tij do bëhet në shumë mjedise kulturore si në vendlindje, Maqedoni, shqiperi si dhe në shume vende tjera Eurpiane e në Norvegji u kumtua se do bëhet në majin tetor 2015 në qytetin Oslo në organzim të Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptar atje.
Këtu u lexuian edhe shumë kumtesa pune të cilat prezentojnë angazhimin dhe punëne mërgatës shqiptare në Suedi.
Fjala e Sokol Demakut në Sesionin e katërt të ShShASh mbajtur në Falkenberg me 30 maj 2015.
Poezia ka veti dhe aftësi të mrekullueshme për të shprehur gëzime dhe hidhërime, vuajtje dhe fitore, shpeshherë në pak rreshta, por me domethenje dhe mesazhe të mëdha.
Së pari dua të shpreh falënderimet e mia të ngrohta për organizimin e këtij sesioni shkencor nga ana e Shoqatës së shkrimtarëve shqiptar në Suedi, i cili sesion është dhe do jetë një udhërrefyes i punës së palodhur të kriujuesve shqiptar në mërgatë konkretisht këtu në veriun e largët të Europës në Suedi.
Poezia shqipe ka shumë dhimbje dhe në të njëjtën kohë shumë mall për lirinë. Kuptohet se në poezi jetojnë edhe lirika, lumturia, dashuria dhe optimizmi, por jo aq shumë sa dhimbja dhe malli kur kemi të bëjmë më mërgatën dhe poetët mërgimtarë.
Qednra Kulturore Shqiptare “Migjeni” në qytetin Borås të Suedisë, themeluar këtu e tetë vite më parë nga mërgimtarë entuziastë të ruajtjes dhe kultivimit të gjuhës, kulturës dhe traditës shqipe në mërgatë deri më sot me sukses po kryen misionin e saj që i ka vu vetës dhe atyrë të cilët janë dhe punojnë në këtë shoqatë me këto tri virtyte themelore të shqiptarit. Të kultivosh dhe ruash gjuhën, traditën dhe kulturën e një populli nuk është lehtë, por kjo është kënaqësi dhe krenari për ata të cilët japin kohën dhe mundin e tyre në mënyrë vullnetare, në mënyrë që këto virtyte edhe pse larg atdheut, larg vendlindjes të ruhen dhe të jenë ne mendjen dhe shpirtin e mërgimtarëve.
Krejt këtë QKSH “Migjeni” e realizon përmes punës së anëtareve entuziastë të kësaj shoqate në kuadër të programit të Radio Diturisë, faqeve të revistës Dituria si dhe përmes ekranit televizisë të TV Dituria. Por nuk mungojnë edhe aktivitete më femijë, të rinjë dhe prezemtimi i kulturës shqiptare në mërgatë.
Entuziastë të fjalës së shkruar anëtar të kësaj Qendre këtu e tri vite më parë kanë fillua me realzimine Festivalit të fjalës së shkruar me titull “Festivali i poezisë në Borås”, festival i cili u tregua shumë i sukseshëm dhe pozitiv, me pjesëmarrje të poetëve shqiptar nga pjesë të ndryshme të botës dhe nga vendlindja njashtu edhe nga poet suedez.
Poezia kalon nepër vite dhe përmban mesazhe të rëndësishme edhe për njerëzit e kohës sonë, për njerëz të cilët kanë në shpirt idelain e pastër njerëzor. Për këtë arsye është pritur me gëzim të madh kjo iniciativë për të futur përsëri kulturën shqipe dhe poezinë në qendër të vëmendjes dhe duke shpresuar që të kemi të gjithë dobi dhe kënaqësi nga dita e Sofrës poetike. Dhe u pa se më të vërtë idceatorët e “Sofres poetike në Borås” paskan pasur të drejtë dhe se ata duhet ndihmuar dhe përkrahur në këtë drejtim.
Dua të shpreh falënderimet e mia të ngrohta për kryesinë e Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë në Suedi Papa Klementi XI Albani, me në krye Hysen Ibrahimi, dhe të gjitha shoqatave kulturore shqiptare në Suedi të cilat ndihmojnë dhe bashkëpunojnë me QKSH “Migjeni” në realizimin e projekteve të tilla të cilat kanë vlerë kombëtare por edhe janë urë lidhjeje mes popujve konkretisht mes popullit suedez dhe ne si mërgimatë në këtë shtet në veriun e largët të Europës.
Festivali “Sofra poetike Borås” nga tani është Festival tradicional dhe mbarkombëtar dhe shpresojmë se do vazhdojmë edhe në të ardhmen me tempon të cilën e kemi që tani dhe se kjo punë frytëdhenëse e poetëve dhe poeteve në mërgim do jetë një shkendijë e cila do rrezatoj edhe në vendet tjera ku mërgata shqiptar frymon shqip, por ndoshta edhe në vendlindje do ketë një ndikim pozitiv në kultivimin e fjalës së shkruar.
Ju falmnderit
PO NJERIU LINDË POET O S’MUND TË BËHET KURRË NJË SHKRIMTAR I DENJË
….-thotë poetja e re Ariana Bytyçi/
Nga Sokol Demaku/
Për asgjë në botë nuk do ta ndërroja vendlindjen time, Gjuhën më të pasur në botë, dhe njerëzit më të mrekullueshëm që ka Kosova.
Ne krijuesit kerkojm vetem ndihmë për rrealizimin e projekteve tona nga organet në të cilat ne u drejtohemi, dhe ajo që do të donim të ndryshojm është që vetëm të njifemi si të barabart dhe të marri fund familjarizmi.
Të lumtur të bën fakti kur punët ecin mbarë dhe finalizohen ashtu si ke parashikur ecurin e tyre, dhe e kunderta e kësaj të acaron.
Ju lutem nje prezentim të shkurtër?
Jam Ariana Bytyçi nga Lipjani, e lindur në Lipjan dhe veprimtaria ime lidhet po ashtu më vendlindjen time.
Përveç se një poete, aktivisate e qështjeve kulturore, do te ishte me interes te mësonim nga ju për rolin e poetëve të rinj në Kosovë?
Gjatë aktiviteteve që ne kemi,duke filluar më 30- të Korrik,ku pas daljes nga shtypi të librit Malli Poetik i Kosovës,nga aty mund të vlerësojme një vrull te aktivistëve të rinjë që janë pjesë e jona aktive dhe shumë produktive,ngase poezit që ata dergojnë në konkursin e librit të vitit janë poezi që mbajnë më vete mesazhe të ndryshme.
Keni kryer shkollën fillore dhe të mesme në qytetin e Lipjanit përshtypjet e juaja për kohëne shkollimit në shkollë të mesme.
K am kryer Gjimnazin e Shkencave Matematikore,për çudi këto të dyja nuk kanë asnjë gjë të perbashkët,nurmrat dhe poezia,por shoqëria në atë kohë e beri të veten dhe nga Prishtina që kisha regjistruan shkollën e Mjeksisë unë më shumë kënaqësi u ktheva në Lipjan.Kurse sa i përket dallimit në mes kohësh ,mësimit të atëhershem me tani,vërehet dukshëm nje ndryshim i madh për faktin që,,ne kemi qenë më të koordinuar në mësim e libra, kurse tani na kanë pushtuar rrjetet sociale.
Ndiçni studimet në Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në Universitetin e Prishtinës, çka ju shtyri ta studjnoni Gjuhën?
Unë në vitin e parë kam regjistruar Menaxhment më Informatik në Universitetin e Tetovës,por dëshira për të shkruar nuk më ka mungu asnjëher dhe vendosa që në Prishtinë të regjistrohem edhe në Letërsi Shqipe që pasioni për të shkruar dhe profesioni në të njëjtën kohë të jenë në rrugë të njejtë.
Ju i jeni përkushtua poezisë, çka ju ka shty në këtë drejtim ta adhuroni poezinë?
Po njeriu o lindë poet o smund të bëhet kurrë një shkrimtarë i denjë.
Nga e merrni frymëzimin ne punën e juaj? Çfarë ju frymëzon në punën tuaj?
Unë kam lind në frymën e poezis,unë ndjejë munges shkrimi,mua çdo gjë më bën të shkruaj,era të frymezon,mëngjesi i hershëm,nata mes yjesh të futë në imagjinatën më të thellë sa nuk do të përfundoj kurrë.
Ju jeni shumë aktive edhe ne jetën shoqërore dhe kulturore në vendlindjen tuaj në qytwtin e Lipjanit çka ju shtyn në ketë drejtim dhe në çka më shumë është e angazhuar Ariana?
Aktivitetet më Lipjanin më lidhin domosdoshmërisht për faktin që,nga “Pegasi “Albania në Tiranë jam zgjedhur Kryetare e Shkrimtarëve për Degën e Lipjanit konkretisht nga Z. Kristaq Shabani,dhe përgjegjësia mbi mua bie mbi bazat e aktiviteteve që organizohen në çdo vit.
Si e kalon një ditë Ariana?
Edhe Ariana si çdo nënë kam angazhime me femijët e mi,dy vajzat Ajzen Afrozen dhe djalin e madh Aronin i cili është në klasën e dytë dhe kërkon përkushtim në veçanti në organizimin dhe përgatitjen e orëve në shkollë.
Ju jeni studente por merreni edhe me shkrime dhe publicistikë, çfare momentalisht është më inetres për ju?
Për çdo shkrimtar në interes të tyre vie vetëm shprehja e pranimit të shkrimeve të tyre tek lexuesit.
Çka ka botuar deri me tani Ariana dhe çka pret lexuesi ne të ardhmen ga ju?
Përmbledhja e fundit më poezi është botuar ne Korrik,dhe është publikuar në Shtator te vitit 2014-të. Libri ka titullin” Më fal,moj lule ” të cilin e botoi Gazeta Lajm në Prishtinë.
Dhe nga viti kalur e deri më sot shkruaj në Gazeten Lajm në një robrik që quhet “Këndi i Poetit”., dhe në portale të ndryshme në Belgjikë “atunis”,Londer “pilozyba.webly”,Suedi “dituria” ,Prishtinë “lajm”,”mearteka” dhe “botapress”.
Një poet dhe një punëtor kulturorë kërkon te jetë pothuajse për gjithçka i informuar. Kjo ka të bëjë kryesisht me natyrën e personit. Thjesht doja një përgjigje te shkurtër. Si është nga natyra e saj Ariana?
Nuk mendojë që një poet ka nevojë të luaj rrolinë e një gazetari,që të kërkoj të dijë gjithqka që ndodh,kjo nuk është në natyren time,unë si individ jam e qetë dhe kryesishtë vizioni im janë punët e mia dhe familja veçanërisht.
Ju jeni edhe nje aktiviste e dalluar në qështjet kulturore, çfarë është aktiviteti juaj në këtë drejtim dhe sa jeni e kënaqur me këtë që ju beni këtu në vendlindjen tuaj?
Aktivitete e mia nuk mungojnë asnjëher dhe në asnjë kohë. Në vitin 2014-të jam kurorëzur me dy çmime gjate aktiviteteve në orët letërare ne Podujev në”Festivali Kombëtar i Letërsisë për të rinj”PROKULT ku më është ndar “Mirënjohje” në konkursin letërar për poezi. Dhe poashtu nga Ministria e Diasporës për pjesëmarrje në “Takimet tradicionale të krijuesve nga Mërgata dhe Diaspora ” ndanë Mirënjohje Ariana Bytyçit.
Nëse do te kishit mundësi te jepje ndihmësen tende në realitetin që jetojmë ne shqiptarët, ku mendon konkretisht që duhet ndryshuar diçka ne dhe pse?
Ne krijuesit kerkojm vetem ndihmë për rrealizimin e projekteve tona nga organet në të cilat ne u drejtohemi,dhe ajo që do të donim të ndryshojm është që vetëm të njifemi si të barabart dhe të marri fund familjarizmi.
Nëse i ipet mundësia Arianës në çfarë profesioni do e gjente vetën më së miri?
Unë mundësin vetes i’a kam dhënë të bëhem krijuese kur tregova më lartë për ndryshimet në profesionë,dhe vetëm mbetet që nga servimet e mia me krijimet që unë do të solli tek lexuesit të mirëpriten dhe të lexohen masivisht si deri më tani.
Përveç studimeve, si e kalon kohën e lirë?
Angazhimet e mia janë të stërmadhuara, femijët e mi,studimet,daljet normal që nuk mungojnë me shoqëri,por kur ndjejë se është koha për të shkruar ku do që gjendesh, në cecular apo në një copë letre do ta shkruash një varg,dhe kjo është koha kur unë ndjehem e liruar.
Çka ju benë të lumtur dhe çka ju mundon më së shumti në jetë?
Të lumtur të bën fakti kur punët ecin mbarë dhe finalizohen ashtu si ke parashikur ecurin e tyre,dhe e kunderta e kësaj të acaron.
Ju keni botuar disa tituj kryesisht me poezi, por flisini edhe për një monografi, për çka është fjala këtu?
Pos përmbledhjeve me poezi që kam rrealizuar dhe librit të fundit,e publikimeve në portale,tash së fundmi e kam në shtypë edhe librin me poezi,me motive lufte që ka titullin “Vargu i zemrës sime”.Kurse Monografia rrjedh si rezlutat i Luftës së fundit ne Kosov, ku ne këtë Monografi janë të përfshirë të gjithë dëshmorët qe janë vrarë në luftën e fundit të ardhur nga Diaspora.Projekti është duke u rrealizuar në bashkëpunim me Shoqatat e dala nga lufta e Ushtrisë çlirimtare të Kosovës.
Po të kishit mundësin të zgjidhni, ku do kishit jetu sot?
Për asgjë në botë nuk do ta ndërroja vendlindjen time,Gjuhën më të pasur në botë, dhe njerëzit më të mrekullueshëm që ka Kosova.
UNË E DUA SHQIPËRINË…
UNË E DUA SHQIPËRINË, E DUA KUKESIN, GJITHCKA TË VENDIT TIM TË KRIJUAR NGA NATYRA, POR NUKE DUA KORRUPSIONIN DHE PADREJTËSINË -thotë e reja kukesiane Aida Selamni/
Nga Sokol Demaku/
Dëshira për të parë sa më pak njerëz të varfër, bëri që unë të merrem me politikat sociale degë të cilën unë e zgjodha per ta studiua.
Puna dhe shkolla kanë ndikuar më shumë tek unë persa i përket forcimit te karakterit lidhur me dëshiren për të ndihmuar njerzit në nevojë dhe shpesh herë I kam berë pyetjen vetës: A duhen ndryshuar politikat shteterore dhe sociale të shtetit në mënyrë te tillë që të mund te ketë nderhyrje për rritjen e mirëqenies te shresave të varfra. Dhe globalizmin e shoh me një sy të tillë që prioritet t’I jepet shtresës së mesme të shoqërisë, domethënë te jetë sa më I vogël ndryshimi ndermjet shtresave, me pak fjalë që pjesa më e madhe e njerëzimit t’I përkase shtresës së mesme. Ndoshta kjo nga dëshira sepse Kukesi perjeton varfëri dhe raste ekstreme të varfërisë.
Kush eshte Aida Selmanaj?
Aida Bashkim Selmanaj, lindur në qytetin e Kukesit ku edhe jetoj. Shkollën 8 vjecare dhe shkollën e mesme kam kryer në qytetin e Kukesit.
Keni kryer shkollën fillore dhe të mesme në Kukes, cfarë janë përshtypjet tuaja nga ato kohëra?
Ndërkohë që, që nga viti 2001 kam frekuentuar rregullisht prezantimin e emisionit të fëmijëve të Radio Kukesit. Po në këte vit në qytetitin tonë, pas një shkeputjeje prej disa vitesh (para’97) u organizua Festivali i fëmijëve te qytetit tonë. Në ketë festival mora pjesë me kengën “Bota e Fëmijëve”. Këngë e cila u prezantua nga unë edhe ne festivalin 2001 ‘Fluturat E Prizerenit’. Kenga ishte e shkruar dhe e kompozuar nga babai im.Që nga ky vit e deri në fund te shkollës 8-vjecare unë kam qenë pjesemarrese ne festivalet e qytetit te Kukesit.Mbreslënese ka qenë koha e festivalit te fëmijëve dhe ishte kënaqesi e vitit festivali në maj te cdo viti. Ky ka qenë një fat per mua se jo të gjithë fëmijët mund të ishin pjesë e festivalit dhe Radio Kukesit. Shpresoj qe te rritet gjithnjë dhe me shumë pjesëmarrja e fëmijëve ne aktivitetet e ndryshme në qytetin e Kukesit, gjallëria e qytetin tim.
Keni studiuar ne Universitetin e Tiranes Fakultetin e Shkencave Sociale,dega ‘Administim dhe Politike Sociale’ cfare mund ten a thoni per kohen e studimeve tuaja atje?
Koha e studimeve ka qenë e ngjeshur me mesime, në ketë vit ishte momenti qe duhet të shkeputesha nga familja pjesërisht, duke shkuar në një qytet tjeter . Duke kuptuar akoma edhe me shumë rëndësinë e familjes dhe dëshira për te qëndruar pranë. Përvec kësaj kuptova qe politikat e shtetit ndikojnë ne mirëqenjen dhe zhvillimin e vendit , duke kuptuar njëkohesisht që globalizimi hyri ne rrjedhë si një domosdoshmeri për njerzimin.
Pas studimeve por edhe me heret ju keni punuar ne profesione te ndryshme, cfare mund ten a thoni per ato kohe te kaluar ne pune?
Puna dhe shkolla kanë ndikuar më shumë tek unë persa i perket forcimit te karakterit lidhur me deshiren per te ndihmuar njerzit ne nevoje dhe shpesh here I kam bere pyetjen vetes: A duhen ndryshuar politikat shteterore dhe sociale te shtetit ne menyre te tille qe te mund te kete nderhyrje per rritjen e mireqenies te shresave te varfra. Dhe globalizmin e shoh me nje sy te tille qe prioritet t’I jepet shtreses se mesem te shoqerise domethene te jete sa me I vogel ndryshimi ndermjet shtresave, me pak fjale qe pjesa me e madhe e njerezimit t’I perkase shtreses se mesme.Ndoshta kjo nga deshira sepse Kukesi perjeton varferi dhe raste ekstreme te varferise.
Çfarë do të thotë për ju profesioni gazetare, ju keni punuar gazetare ne disa programe te R.K?
Unë si bashkepuntore e Radio Kukesit në përgjithësi kam dashur të percjellë tek njerezit besim ne vetvete , deshire per jeten.Jam munduar te kem kontakte te drejtperdrejta, qe te ndejne veten lirshem dhe dicka ndryshe nga monotonia e perditshme por pa iu larguar realitetit.Duke u udhehequr nga idea qe mendja nuk duhet te jete thjeshte pecjellese e lajmit por mbi te gjitha ,per medimin tim duhet te jete perkrahje dhe shprese per njerzimin.
Aida Selmani ne nje kohe moderator e emisionit te Radio mengjesit ne R.K si e ndjen veten?
Jam munduar te percjell energji permes muzikës, nuk e di nëse ia kam arritur apo jo.
Si e kalon nje dite Aida?
Varësisht nga situata ku ndodhem. Momentalisht po punoj per temen e diplomes. Asnje dite si nje dite.Nje kohe me provime nje kohe me pune nje kohe me udhetim shpesh me kompjuter,nje kohe me trajnime dhe nje kohe me miq.
E lindur ne kukes, e rritur ne qytetin e Kukesit ku dh eke bere hapat e pare ne karrjere, sie ndjen dhe shpjegon kete Aida?
Deshira ime, perkujdesia e prinderve, fat, shume pune nga ana ime per te beret e mundur arritjet e thjeshta te mia.
Ju merreni me gazetari por cili eshte profesioni I vertet dhe qe ju e adhuroni?
Dëshira për të parë sa më pak njerëz të varfër, bëri që unë të merrem me politikat sociale degë të cilën unë e zgjodha per ta studiuar.
Ju pas te gjitha ketyre angazhimeve ne karrjere me vone kaloni ne inicjativen qytetare”te rinje kunder diskriminimit” cfare mund ten a thoni per kete?
Eshte nje fjale shume e madhe krahasuar me ate cfare une kam thene ne ate pjese te librit por shpresoj qe te gjithe te rinjet dhe bashkemoshataret e mi te kene ne vizionin e tyre nje kendveshtrim te perbashket me timin ne kete drejtim.Dhe atehere mendoj qe eshte bere mjaftueshem lidhur me diskriminimin e gruas.
Çfarë presin adhuruesit e R.K ne nte ardhmen nga Aida? Cilat jane planet tuaja?
Planet e mia lidhur me Radio Kuekesin edhe prespektiven time jane te lidhura me faktin se sa do mund te arrij une te krijoje lidhje me radio shqipetare ne radio te ndryshme te botes,Suedi , Australi , Norvegji i ,Amerike. Te degjohet zeri I banoreve te qytetit tim nga bashkeatdhetaret e tyre ne vende te ndryshme te botes dhe shkembim I kulturave me qytete te ndyshme te botes me te cilat shpresoj te binjakezohen me qytetin e Kukesit.
Si ka arritur Aida të krijoj shokë apo shoqe ne nje mes te ri?
Eshte puna ajo qe arrine te me krijoje shoqeri.
Vazhdoni studimet master shkencore “Etika dhe lidershipi” UT cfare pritni nga kjo?
Nga kjo pres qe te mund te arrije te krijoje dhe jap ide lidhur me mireqenien e banoreve te qytetit tim.
Çfarë e ben aiden krenare?
Do ndihesha krenare nese ne malet me lisa te gjate te Suedise te degjoheshin tingujt e “Orkestres se Temperuar” te artistit te popullit e Zef Grudes qe per mua eshte shpirti edhe jehona e Kukesit.
Nëse do te kishe mundesi te jepje ndihmesen tende ne realiteitn qe jetojme ne shqipetaret sot, ku menson se konkretisht duhet ndryshuar dicka?
Te qenurit sa me te lidhur dhe te bashkuar me njeri tjetrin te gjithe shqipetaret e te gjitha trevave kudo qe ndodhen. Nga and tjer perkrahje ekonomike te sinqerte te gjithe te rinjeve kudo qe ndodhen qe te arrijne te kapin majat ku ato pretendojne edhe kane aftesi intelektuale per te arritur.
Si eshte nga natyra Aida?
Me pelqen te ndjek gjithmone te renë.
Çfarë e lidhe aiden me Suedin, si arritet miqesin me albanologun e njohur Ullmar Qvick?
Mendoj , nuk jam shume e sigurt , sa kohe qe nuk e di se si jane njerzit ne Seuedi une vetem po flas medimet e mia : relieve i ngjashem me relieving e shqiperise me krijone idene se edhe njerezit jan te ngjashem mes njerezve,por ajo cfare me pelqen dukshem ne Suedi eshte mbeshtetja sociale e njerzve nga ana e shtetit dhe respektimi I rregullave nga ana e banoreve te Suedise.Kurse lidhur me Ullmarin ndoshta eshte kendveshtrimi I perbashket lidhur me humanizmin sepse per sa I perket aneve te tjera ai eshte shume lart ne krahasim me mua. Miqesine e arrit permes Radio Kukesit I cili degjohet online dhe njeherazi deshira e Ullmarit per radion edhe qytetin e Kukesit.
Nese kjo lami qe keni zgjedhur per studim nuk do te ishte profesioni juaj, ne cfare profesioni do e gjente veten Aida?
Ekonomiku eshte pjese qe me pelqen.
Planet tuaj për të ardhmen?
Plani im qe du ate realizoj eshte lidhja qe du ate krijoje me shqipetaret te cilet punojne dhe jetojne jashte vendit.
Po te kishit mundesi te zgjidhni ku do kishit jetuar?
Une e dua Shqiperinë, e dua Kukesin, gjithcka të vendit tim te krijuar nga natyra por nuk e dua korrupsionin edhe padrejesine, sjelljet e njerezve me detyrojne qe une te shkepus dicka nga shpirti pamje te paharrueshme te qytetit dhe vendit tim dhe te largohem ne cilindo shtet qe ka drejtesi dhe dinjitet per njerezin.I adhuroj shtetet qe respektojne njeriun edhe njerezit qe respektojne shteitn.
E lexoni revisten ne shqip Dituria qe botohet ne skandinavi, cfare mund ten a thoni per te?
Eshte nje revistë që më pelqen sepse te njeh me vlerat artistike te arrira nga shqiptare te fushave te ndryshme. Gjej shumë informacione dhe ka vlera njohese, sidomos per brezin e ri. Dituria eshte nje tribune ku bashkatdhetaret shprehin mendimet dhe pikpamjet tyre.
LEZHA- NJË VIZITË NË NJËRIN PREJ QYTETEVE ME TE VJETRA TE SHQIPËRISË
Shkruan: Sokol Demaku/
Me ftesë të miqëve lezhjan dhe anëtarëve të Shoqërisë Kulturore Artistike “Kastriotet” nga Lezha ishin në një vizitë pune përfaqësues të Qendres Kulturore Shqiptare “Migjeni” nga Borås i Suedisë ku në agjendë kishin njohjen reciproke dhe angazhimin e të dy palëve në realizimine projekteve madhore të përbashkëta në ruajtjen, kultivimin dhe prezentimin e vlerave të mirëfillta kulturore dhe gjuhësore në vendlindje dhe mërgatë.
Lezha është qytet në Shqipërinë veriore, vendasit e të cilit quhen Lezhjanë. Lezha ndodhet në një pozicion gjeografik shumë të favorshëm për sa i përket klimës saj bregdetare. Bregdeti i detit Adriatik ndodhet jo më shumë se 8 km larg nga Lezha.
Pak fjalë mbi Lezhën
Qyteti i Lezhes-Qender Qarku e Prefekture me te njejten emer gjendet ne Shqiperine veriperendimore, afer detit Adriatik. Qyteti eshte themeluar ne vitin 385 para eres re nga Dionizi i Sirakuzes.Gjate tere periudhave, qyteti i Lezhes ka luajtur rol te vecante ne historine Iliro-Shqiptare. Vete pozicioni gjeografik ku shtrihet qyteti, se bashku me rrethinat e tij, ka bere, qe Lezha qysh ne lashtesi te jete nje nder qendrat tregetare e plotiko-ushtarake me te rendesishme. Lezha, nepermjet Portit te Shengjinit, ka realizuar ne shekuj shkembime te shumta ne fusha te ndryshme ekonomike e kulturore me boten e jashteme, duke ndikuar keshtundjeshem ne zhvillimin shoqeror. Eshte kjo nje nder arsyet qe, pikerisht ne kete qytet, ne momente te caktuara te historise sone jane organizuar aktivitete politiko-kulturore te livelit te larte kombetar, si : “Lidhja e Lezhes” ne vitin 1444, “Kuvendi i Arberit” ne 1703.
Lezha si qytet dhe biostrukturë përfaqëson diçka shumë të rëndësishme dhe të veçantë. Nga pikëpamja gjeometrike dhe ekologjike, Lezha, përbën një kaleidoskop të mrekullueshëm të natyrës, gati një lloj principate të pashembullt ekologjike, ku mali, fusha, pylli, monumentet arkeologjike dhe historike, laguna dhe deti përbëjnë një bashkësi të spikatur. Në këtë kuptim, Lezha, është e preferuara e shekujve, një sintezë e veprsës së natyrës e të njerëzve me një vesk të ndritshëm të historisë e artit. Në portat e Lezhës mund të hysh pa trokitur, dhe duke e njohur fytyrën dhe thelbin e saj, vetëm mund te magjepsesh pambarimisht.
Lezha është një grishje e përhershme dhe një estetikë e gjallë e sendeve dhe qytetërimit iliro-shqiptar, një stacion diturak i mijëvjeçarëve dhe i kënaqësive të veçanta të banorëve dhe të udhëtareve. Çdo tregim mitologjik për Lezhën i paraprin historisë së saj plot motive dhe kontraste nga më të ndryshmet. Jo më kot, kronikania dhe eruditja bizantine Ana Komnena, në shek. XII, e quan Lezhën një qytet të ngritur në ajër, që mund të shihet nga të gjitha anët. Nuk është thjesht metafore e skajshme, por vetvetiu çdo shikues mund t’a vështrojë Lezhën në lartësinë e historisë së saj, në ajrin e shekujve si të dale nga frymëmarrjet poetike të poetit Ndre Mjeda, që ka shkruar mrekullisht për Lezhën. Ku nga të kater anët, të rrethojnë metaforat e historisë; çdo njeri jeton midis tyre dhe këtu qëndron vetë sekreti i mbijetesës.
Katedralja e Shen Nikolles
Katedralja e Shën Nikollës ka një rëndësi të posaçme historike për shqiptarët, jo vetëm për Kuvendin e Lezhës, por edhe si vendvarrim i Gjergj Kastriot Skenderbeut. Kjo katedrale, ne shek. XVII, qe shndërruar ne xhami. Themelet e saj janë të shek. XIV, katedralja është e tipit bazilikë me gjatësi 17 m dhe gjërësi 8 m. Ruhet në muret e saj një afresk i Shën Nikollës. Sot rrënojat e Katedrales së Shen Nikolles janë shruar në memorialin e Gjergj Kastriot Skenderbeut, padyshim një nga monumentet më të mëdha të historisë kombëtare të shqiptarëve në të gjitha kohërat. Sipas studjuesit A. Mutjakoviç, mbështetur në disa dokumente shkrimore të arkivave të Raguzës, del se Andrea Aleks Durrsaku, skulptor dhe arkitekt gjenial i të ashtuquajturës Rilindje Dalmatine është me origjinë e të pareve të tij nga Lezha.
Në ftesë të Shoqësisë kulturore artistike “Kastriotet” nga Lezha këto ditë në këtë qytet tëvejter dhe historik qendruan anëtar të kryesise se Qendres Kulturore shqiptare Migjeni nga Borås i Suedisë.
Qëllim i i viztës ishte njohja me punën e kësaj shoqërie si dhe mundësit e bashkëpunimit të dy këtyre shoqërsive kultutore mes vete në lamin e kulturës, traditës, gjuhës.
Vizita filloi me një takim rasti në Drejtorin Rajonale të Arsimit të Lezhës ku me ketë rast na priti drejtori i kësaj drejtorie Bardhok Pulaj. Një bisedë vëllezerore me lezhjanët rreth arsimit në këtë qytet dhe punës që bëhet në këtë drejtim. Në bisedë me te Hamit Gurguri prezentoj punën që bëhet në mërgatë konkretisht në Suedi nga poet, mësues dhe inetelektual në ruajtjen dhe kultivimin e gjuhës, kulturës dhe traditës shqiptare në mërgatë, për cka tek miqtë tanë ishte një kërsheri e madhe se si arrihet në mërgatë që me aq dashuri të ruhet dhe kultivohet gjuha dhe kultura shqipe. Mësuam këtu se shkollat nëntevjeqare nga Tirana dhe ajo nga Lezha me emrin e patriotit të madh lezhjan Gjergj Fishta për nder të mysafirëve nga Borås në foajen e Bibliotekes së qytetit Lezhë e cila poa shut mba emrin e poetit dhe patriotit të madhe shqiptyar Gjergj Fishta kanë organizua ekspozitë me punime nxënësish që do prezentohet në këtë kuadër. Edhe ne ishim prezent në një manifestim të tillë i cili na la pershtypje të mëdha në prezentimin e artit pamor nga ana e nxenësve të ketyre shkollave që nga klasat e gjashta deri në ato të nënta. U tha si nga Drejtori i Drejtorisë Arsimore Bardhok Lulaj njashtu edhe nga drejtori i shkolles Gjergj Fishta nga Tirana Faik Maqellara se kjo traditë do vazhdoj dhe se në te do perfshihen edhe shkollat e Republikës së Kosovës që mbajn emrin epatriotit dhe poetit të madh të kombit Gjergj Fishta.
Ishin të pranishëm në ekspozitë nxënës, mësues, qytetarë, poet dhe mysafirë si nga qytete për rreth njashtu edhe ne nga Suedia e largët. Ishte kënaqesi të jesh pjesë e një venementi të tillë ku fëmijët me punën e tyre krijuese rrefejnë ndjenjat e tyre për shkollën , atdheun, kombin si dhe ata të cilët në kohët më të veshtira bënë shumë per vendin dhe popullin tonë. Shkrimtari dhe publicisiti Hamit Gurguri ishte mjaft aktiv dhe në bisedë me nxenës prezentoj ate që edhe fëmijet tanë edhe pzse larg vendlindjes, larg atdheut edhe ata angazhohen në këtë drejtim dhe kanë rezultate të lakmueshme.
Me të përfunduar të ketij evenementi mjaft të bukur të nxënësve tironas dhe atyre lezhjanë ne vizituam Katedraljen e Shën Nikollës e cila ka një rëndësi të posaçme historike për shqiptarët, jo vetëm për Kuvendin e Lezhës, por edhe si vendvarrim i Gjergj Kastriot Skenderbeut. Në te ruhet kujtimi për heroin kombëtar dhe bëmat e tij në kohën e mesjetes në Shqipëri. Ishte kënaqesi për ne që të mësojmë më shumë për rolin e Kuvendit të Lezhës, Lidhjes së princërve shqiptar mbajtur në Lezhë në kohën e heroit kombëtar Gjergj Kastriotit Skenderbeut. U tha se këtu gjatë vitit parakalojnë pothuaj se të gjithë maturantët e shkollave të mesme nga të gjitha trojet shqiptare, por është me shumë vlerë dhe rëndësi se interes për të vizituar këtë vend të shenjtë ka edhe nga shtete fiqnje por edhe nga vende dhe shtete të ndryshm e nga mbarë Europa.
Lezha një perlë në hartën e Shqipërisë, një vend i vogël në veriun e këtij vendi ka rolin dhe rëndësin e veqant në historinë tonë kombëtare duke filluar që nga koha e msjetes e deri ne ditët bashkëkohore. Duhet përmendur këtë edhe poetet e mëdhenje dhe patriotët si Gergj Fishta dhe Don Ndre mjedja të cilët me punën e tyre ngritën lartë gjuhën, kulturën dhe traditën shqiptare në kohën e duhur.
Njeriu do ketë rastin dhe mundësinë të njihet me të kaluarën tonë të lavdishme e cila edhe sot mban gjallë dhe ruan atë vlerë humane të kombit tonë. Janë këto deshmi se një kulturë e lashtë e një populli të lashtë është edhe sot këtu dhe është një udhërrefyes për një të ardhme të nditur të popullit tonë. Dhe se si u degjua edhe këtu me të vertetë kjo është gur themel i zhvillimeve pozitive të shoqerisë shqiptare.
Pas dita ishte rezervua për një takim pune në lokalet e Shoqërsisë Kulturo Artistike “Kastriotet” të Lezhes ku na prisnbin udhëheqja e kësaj shoqërie me traditë të pasur në zhvillimin dhe ruajtjne kulturës dhe traditës shqiptare.
Në bisedë me ta ku ishte Kryetari i ShKA “Kastirotet” Pash Ndoci, sekretari Gjon frroku si dhe shume anëtar të kesaj shoqëria u pa se egziston një qendrim i përbashkët dhe se mundësit janë për një bashkëpunim të shendosh në ruajtjen dhe prezentimin e kulturës, gjuhës dhe traditës shqiptyare si në vendlindje njashtu edhe në mërgatë. U pa se mundësit jane dhe se edhe kushtet për një bashkepunim të tillë egzistojnë nga të dyja palët si nga ana e Shoqërsië Kulturore Artisitke “Kastriotet” njashtu edhe nga ane e anëtareve dhe udhehqjes së Qendres Kulturore Shqiptare Migjeni në mërgim konkretisht në Borås të Suedisë. U tha se do punohet në realizimine projekteve të perbashketa në prezentimine kulturës dhe traditës shqipe në te ardhmen.dhe se ky bashkëpun im do jetë i sukseshëm si cdo tjeter deri me sot.
NGA SUEDIA NË DURRËS
Shkruan: Kadri Tarelli/
Në këto dit të bukura fundtetori 2014, në Durrës erdhi Sokol Demaku, një ndër veprimtarët më në zë në fushën e mësuesisë, krijimtarisë letrare dhe publicistikës, të mërgimtarëve shqiptar që jetojnë e punojnë në Suedi. Për nikoqirët durrsak dhe miqtë e hershëm të tij është diçka e pritur, pasi Sokoli e ka bërë zakon që me plot miq suedëzë, bashkëkombas shqiptarë Kosove, mësues, nxënës dhe prindër, të jetë çdo vit i mirëseadhur në Durrës. Herët e tjera ka qëndruar më gjatë, pasi veprimtaritë ishin ndërshkollore, njëkohësisht shoqëruar me takime e biseda për bashkëveprim me organe të pushtetit vendor, Bashki dhe DAR. Këtë vit qëndroi vetëm një ditë, shumë pak, por të mbushur me plot veprimtari të dobishme e mbresëlënse.
Si fillim një vizitë në bibliotekën e qytetit, ku u prit nga drejtore Mirela ylli dhe koordinatore Teuta Dhima. Biseda mes miqsh dhe krijuesish rrodhi lirshëm, sepse njohja dhe bashkëpunimi është krijuar dy vite të shkuar. S`ka si ndodh ndryshe, sepse çuditërisht ky soji i letrarëve krijues, sa shpejt e gjejnë gjuhën e mirëkuptimit mes njëri-tjetrit. Një sasi librash dhuratë për bibliotekën shoqëruan fjalën e Sokolit për forcimin e bashkëpunimit të ndërsjelltë, kërkesë që u mirëprit nga stafi drejtues, duke premtuar vazhdimësinë e lidhjes dhe miqësinë e krijuar. Kurdoherë, vizitat mundësojnë projekte ndihme e bashkëpunimi, aq të nevojshëm e të dobishëm për shqiptarët kudo që janë, të mirëpritura, sidomos për mërgimtarët dhe fëmijët e tyre.
Deshira për të vazhduar gjatë bisedën e ngrohtë ishte e madhe, por koha nuk premtonte, pasi nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Neim Babameto”, ishin në pritje. Për ta ishte e para herë që takoheshin me shkrimtarin, poetin dhe përkthyesin Sokol Demaku, i cili shoqërohej nga shkrimtari i njohur z. Viron Kona. Prezantimin e bëri nën/drejtori i shkollës z. Avdyl Buçpapaj, si mik i hershëm i Sokolit dhe nismëtar i lidhjes këtu e gjashtë vjet më parë, kur ishte drejtor i shkollës “Demokracia” të Durrësit. Drejtori Xhevdet Hoxholli, stafi drejtues dhe nxënësit e shkollës i uruan Sokolit mirëseardhje, suksese në krijimtari, falëndrim për librat e dhuruar dhe shprehën deshirën për shkëmbime vizitash mes nxënësve të shkollës së e tyre me të shkollës së Borasit. Në shenjë miqësie u shkëmbyen dhurata simbolike.
Në atmosferë miqësie dhe dashurie, Sokoli, me pak fjalë paraqiti para lexuesve dhe krijuesve të vegjël të shkollës, tre libra për fëmijë. I pari “Djali dhe tigri”, i dyti “Gjueti diamantesh”, të dy të përkthyer mjeshtërisht nga Sokoli, ndërsa i treti është libri “Një vështrim antropologjik dhe kulturor magjepës në veriun e largët”, me autor vetë Sokol Demakun. Në atë kuvendim aq të ngrohtë, cilido kuptoi mesazhin njerëzor, mësimor, pedagogjik dhe metodik, që vjen nga Suedia e largët nëpërmjet këtyre librave, që me formën dhe përmbajtjen janë modele për t`u njohur, zotëruar e zbatuar. Vlera e tyre është e shumëfishtë, jo vetëm për nxënësit, por edhe për mësuesit, e mëpastaj edhe për krijuesit, pasi njihemi me përvojën suedeze në ndërtimin e demokracisë dhe edukimit të brezave të rinj. Ata i kushtojnë vëmendje të veçantë punës me fëmijët, duke u kujtuar vazhdimisht porosinë: “Mos shqetëso! Mos prish!”. Këto fjalë, besoj se janë thirrje edhe për ne. Mund t`i dëgjojmë!?
Vizita në shkollën “Demokracia”, u shëndërua në çaste feste, sepse Sokoli është mik i vjetër dhe shumë i njohur nga nxënësit dhe mësuesit. U prit nga drejtori i ri, z. Iljas Bande dhe n/drejtorët Zabit Rexhepi dhe Fuat Zerdelia, pa qënë nevoja e prezantimit, pasi ai e ndjen veten si pjestar i atij kolektivi të madh. Spektakël letërsie dhe emocione në sallën e vogël të koncerteve. Mësuesi Thoma Shtambari dhe nxënësit, me oratori të rrallë shpalosën vlerat e librit “Djaloshi dhe tigri”, shumë kopje të të cilit, Sokoli ua pat dhuruar një vit më parë. Nxënësit, duke falënderuar mikun e tyre për librat e rinj dhuratë për bibliotekën e shkollës, përcollën dëshirën për vazhdimin e vizitave të ndërsjellta mes nxënësve të dy shkollave.
Në orët e mesditës, pritje në shkollën 9-vjeçare “14 nëntori”. Drejtore Merita Thartori (Kuçi), mjeshtre e organizimit të takimeve me artistë dhe shkrimtarë, ishte në merak si do të dilte biseda, pasi vetë nxënësit, (letrarët e rinj), kishin kërkuar që, me shkrimtarin dhe poetin Sokol Demaku, të zhvillonin kuvendimin në formë intreviste. Ata ishin njohur me librin “Djaloshi dhe tigri”. Pyetjet nuk pushonin. Sa të vërtetë janë fëmijët në pafajësinë dhe çiltërsinë e moshës! Në zërin e Sokolit, ndjehej kënaqësia për pyetjet e gjetura e të mençura. Biseda shkoi gjatë, por askush nuk tundej nga vendi. Kjo është magjia e bashkëbisedimit me shkrimtarë dhe poetë. Sokol Demaku, tashmë edhe mik i kolektivit të mësuesve dhe nxënësve të shkollë “14 Nëntori”, dhuroi libra, duke premtuar për takime të tjera, mbase edhe vizita të ndërsjellta në të ardhmen.
Në këtë shkrim, detyrimisht u përshkruan të katër takimet, pasi ishin të ndryshëm në formë, por të njëjtë në përmbajtje; Lidhje, bashkëpunim, shkëmbim mesazhesh të miqësisë dhe mirëkuptimit, dhurim librash, që vetiu sjell njohje dhe shkëmbim kulturash dhe afrim mes shqiptarëve dhe popujve. Kjo është pamja e parë, si të thuash e dukshme. Duke gjykuar më thellë, më duhet të them se është një përvojë mjaft e dobishme, që duhet mbajtur gjallë e duhet përgjithsuar tek kolegët drejtorë shkollash dhe kolektivat mësimore të Durrësit e më përtej. Si drejtues i vjetër shkolle dhe njëkohësisht gazetar, gjatë këtyre dy dekadave demokraci, jam njohur me shumë lidhje shkollash të Durrësit me simotra në vende të ndryshme, Itali, Maqedoni, Kosovë, etj. Shpesh kam qënë pjestar, ndaj kam përjetuar çaste të bukura në takime dhe vizita të ndersjellta dhe jam ndjerë mirë. Por koha solli zbehje e më pas fshirje të lidhjeve, aq sa ka mbetur vetëm kujtimi i tyre në memorjen e pak mëuesve dhe nxënësve, në rastin më të mirë, nëpër disa artikuj të gazetave, apo në faqet e nonjë libri historik të shkollës. Nuk gaboj të them, se e vetmja lidhje që po i qëndron kohës është kjo mes shkollës “Demokracia”në Durrës dhe shkollës “Fjardingskolan” në Suedi. Ajo që e vlen të theksohet është se, kjo miqësi nuk mbeti me kaq, sepse u zgjeruan hapsirat. Bashkëpunimi, siç shihet, është zgjeruar edhe me dy shkolla të tjera të Durrësit, për të vazhduar më tej në Tiranë dhe në Vushtri, në Kosovë, etj. Kjo lidhje përbën një përvojë dhe ,pasuri për jetën arsimore të Durrësit dhe arsimit shqiptar. Ndaj meritojnë falëndrim dhe mirënjohje dy nismëtarët, Sokol Demaku dhe Avdyl Buçpapaj, të cilët pavarësisht vështirësive, që për palën tonë i prekim përdit, kanë mundur me të gjitha format, të mbajnë e forcojnë bashkëpunimin, në dobi të edukimit të nxënësve, në shkëmbimin dhe pasurimin e përvojës.
Atdhedashuria dhe patriotizmi shprehen me fjalë, por duken me vepra.
Urime dhe takime të tjera po kaq të bukura e të dobishme.
Përgatiti
Kadri Tarelli
Durrës
- « Previous Page
- 1
- …
- 7
- 8
- 9
- 10
- 11
- …
- 19
- Next Page »