• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

VATRA NDEROI LEGJENDËN E FUTBOLLIT SHQIPTAR RAMAZAN RRAGAMI

February 26, 2023 by s p

Sokol Paja/

New York, 26 Shkurt 2023 – Federata Pan-Shqiptare e Amerikës VATRA, në përkujdesjen e veçantë të degës së Vatrës Ridgewood nderoi me mirënjohje në 1 vjetorin e vdekjes Ramazan Rragamin, legjendën e futbollit shqiptar. Me pjesëmarrjen e shumtë të patriotëve shqiptarë në New York, kryetarëve të shoqatave shqiptare në New York e më gjërë, të autoriteteve më të larta të Vatrës e vatranë të shumtë, ceremonia e nderimit në Selinë Qëndrore të Vatrës e riktheu në mendjen e zemrën e çdo shqiptari Zan Rragamin. Nën interpetimin në instrumental të himneve kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Republikës së Shqipërisë nga artisti Lekë Negri, në fjalën e mirëseardhjes kryetari i Vatrës z.Elmi Berisha deklaroi se: “Zan Rragami shkroi me germa te arta emrin e tij ne historine e futbollit shqiptar. Ne do ta kujtojmë dhe do ta nderojmë gjithmonë kontributin që ai ka dhënë për futbollin shqiptar. Perjete mirenjohes per çfare i dha futbollit ne Shqiperi Ramazan Rragami. Brezat do ta kujtojne si referencë historie, model suksese dhe krenarie”. Zotit Ramazan Rragami (Pas vdekjes) Vatra i dha mirënjohje me motivacion: “Për kontributin e jashtëzakonshëm në futbollin shqiptar, për ndihmën e dhënë në themelimin e degës së Vatrës së Ridgeëood, për angazhimin dhe kontributin në promovimin e vlerave më të larta kombëtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”. Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka në mesazhin e dërgur me këtë rast të lexuar nga Editori i i Diellit ndër të tjera cilësoi se: “Një vit pas largimit të tij nga jeta, i gjithë komuniteti i futbollit, qyteti që e lindi dhe e rriti dhe është krenar për të, miqtë e shumtë, shokët, familjarët, unë personalisht, e ndjejmë thellë mungesën e tij. Por siç ndodh gjithmonë kur flitet për legjendat, ky boshllëk plotësohet nga kujtimet e panumërta që ai ka lënë. Nga sukseset dhe histori plot lavdi, që në vërtetë janë një pjesë e historisë së futbollit shqiptar”. Gazetari Ylli Dosku kryetar i degës së Vatrës në Ridgewood në fjalën e tij theksoi se: “sot jemi mbledhur për të nderuar një legjendë të futbollit shqiptar dhe qytetit të Shkodrës Ramazan Rragamin. Nderimet dhe vlerësimet nuk i kanë munguar kurrë për kontributet si futbollist e trainer, por ne jemi këtu për ti dhënë nderimin si ambasador i shkëlqyer i kombit tonë në 4-5 vitet e fundit kur jetonte mes Kanadase dhe Amerikës, por më shumë në Queens New York”. Muhamet Omari solli për të pranishmit episode sportive në qytetin e Shkodrës nga periudha e artë e Vllaznisë dhe kombëtares kur luante Ramazan Rragami, ndërsa Bashkim Musabelliu anëtar i kryesisë së Vatrës solli në kujtëse bisedat me Ramazan Rragamin në New York dhe cilësitë e tij të veçanta si njeri i rradhë, si sportist dhe patriot. Në përfundim të ceremonisë djali dhe vajza e Zan Rragamit, Stela e Petriti përshëndetën e falenderuan organizatorët e komunitetin shqiptar për respektin e treguar dhe i dhuruan Vatrës një libër mbi jeten e vepren e Zan Rragamit pergatitur nga Fadil Kraja. Petri Rragami falenderoi në emër të familjes duke thënë se: “Nderimi, kujtimi dhe respekti juaj për babain tonë e bëjnë atë të paharruar dhe të përjetshëm në kujtimet tona. Mirënjohje përjetë”. Takimi u mbyll me biseda të ngrohta vëllazërore në pëkujtim epokës së artë të Vllaznisë, kombëtares së futbollit dhe të legjendës së gjallë të futbollit shqiptar Ramazan Rragami.

Filed Under: Featured Tagged With: Sokol Paja

KOSOVA 15 VJET SHTET, FESTË MADHËSHTORE NË NEW YORK

February 17, 2023 by s p

Sokol Paja/

New York, 16 Shkurt 2023 – 15 vjetori i shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës bashkoi në një festë madhështore në New York dhjetëra patriotë shqiptarë, aktivistë të shquar të komunitetit, diplomatë, drejtues të organizatave e shoqatave patriotike në Amerikë, gazetarë e veprimtarë të komunitetit shqiptar në përkujtim të ngjarjes më të shënuar të popullit e shtetit të Kosovës, pavarësia. Në fjalën e mirëseardhjes Ambasador Blerim Reka ndër të tjera tha se: “Kjo Republikë siç e dini është një rrugëtim i gjatë, me shumë sakrifica gjeneratash e brezash për çka i përkulem gjithë atyre bijve e bijave të kombit që këtë e bënë realitet me mund dhe sakrifica, me mençuri dhe me dije, por mbi të gjitha me luftën çlirimtare të UÇK-së dhe ndihmën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Zoti e bekoftë Kosovën dhe Zoti e bekoftë Amerikën” tha në mesazhin e tij Ambasador Reka. Ambasador Lisa Carty përcolli për të gjithë të pranishmit në festë fjalët e ngrohta të Ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kombet e Bashkuara Ambasador Linda Thomas-Greenfield. “Ne emër të Ambasadores Greenfield, të misionit në UN, të shtetit tonë, ju përcjellim urimet më të ngrohta popullit e shtetit të Kosovës për 15 vjetorin e Pavarësisë” tha në mesazhin e saj Ambasador Carty ku ndër të tjera theksoi rëndësinë dhe rrugëtimin e shtetit të Kosovës deri në pavarësi. Mbrëmja vazhdoi nën tingujt e muzikës klasike, koktejl dhe biseda mes miqsh që përkujtuan me respekt dhe nderim betejat dhe sakrificat për lirinë e pavarësinë e Kosovës.

Rroftë përjetë Republika e Kosovës.

Nder dhe lavdi luftëtarëve, çlirimtarëve, dëshmorëve dhe heronjve të lirisë.

Mirënjohje përgjithmonë Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Filed Under: Politike Tagged With: Sokol Paja

KRYEPARLAMENTARI I KOSOVËS Z.GLAUK KONJUFCA, DREKË NDERIMI DELEGACIONIT TË VATRËS NË DITËLINDJEN E 114-TË TË DIELLIT

February 15, 2023 by s p

Sokol Paja/

Prishtinë, 15 Shkurt 2023- Kryetari i Parlamentit të Republikës së Kosovës z.Glauk Konjufca në shenjë nderimi, respekti e vlerësimi shtroi një drekë falënderimi për delegacionin e Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës VATRA në ditëlindjen e 114-të të gazetës “Dielli”. Ky vlerësim i ngrohtë vjen në një ditë shumë të shënuar për Republikën e Kosovës, Federatën Vatra, gazetën Dielli, e krejt shqiptarinë anembanë globit: 15 vite pavarësi e shtetit të Kosovës. Në drekën vëllazërore të falënderimit, nën përkujdesjen e veçantë të Kryeparlamentarit Konjufca morën pjesë: kryetari i Vatrës z.Elmi Berisha, nënkryetari z. Alfons Grishaj dhe pjesëtarët e delegacionit zyrtar: Mondi Rakaj, Dr.Pashko Camaj, Besim Malota, Tony Kastrati, Pr. Dr. Pajazit Hajzeri, Edi Kola dhe Xhevdet Berishaj. Çdo shqiptar është krenar për arritjet, sukseset dhe konsolidimin e shtetit të Kosovës. Diplomacia Parlamentare e shtetit të Kosovës nën udhëheqjen e kryetarit z.Glauk Konjufca ka shënuar një stad dhe nivel shumë të arrirë në përpjekjet për demokracinë, shtetin e së drejtës, diplomacinë, konsolidimin dhe imazhin e shkëlqyer të shtetit të Kosovës në arenën ndërkombëtare. “Urimet më të përzemërta për gazetën Dielli. Është pjesë shumë e rëndësishme e historisë sonë dhe të shqiptarëve të Amerikës. Edhe sot i lexoj me ëndje shkrimet e gazetës Dielli. Do isha shumë i lumtur të kem kopjen e plotë të botimeve të Diellit. Mirënjohje, vlerësime dhe urime për punën e shkëlqyer” deklaroi në mesazhin e urimit Kryetari i Parlamentit z.Glauk Konjufca, drejtuar Editorit të Diellit. Në drekën vëllazërore z.Konjufca shprehi vlerësimin më të lartë për Federatën Vatra e gazetën Dielli për kontributin në çështjen kombëtare dhe sidomos për Pavarësinë e Kosovës dhe sfidat me të cilat përballet Kosova e kombi shqiptar. Gëzuar përjetë Pavarësia e Kosovës, mirënjohje përgjithmonë Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Filed Under: Politike Tagged With: Sokol Paja

GAZETA “DIELLI”, GËZUAR DITËLINDJEN E 114-TË

February 15, 2023 by s p

Sokol Paja/

“Dielli” i Vatrës, “Dielli” i shqiptarëve të Amerikës, “Dielli” i botës shqiptare, “Dielli” i mërgatës përtej Atlantikut, “Dielli” i kombit shqiptar sot feston ditëlindjen e 114-të. Që prej 15 Shkurtit 1909, Gazeta “Dielli” – “Nderi i Kombit” është gazeta më e vjetër në botën shqiptare, regjistri, arkiva, historia, krenaria, identiteti, lavdia dhe vazhdimësia e Vatrës, vatranëve e shqiptarëve të Amerikës.

Gazeta “Dielli” është institucion atdhedashurie, shkollë gazetarie, referencë historie.

“Dielli” është dritë që do ndriçojë përjetë qiellin e shqiptarisë. “Dielli” është e shkuara e tashmja dhe e ardhmja e mërgatës shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gazeta “Dielli” është një dëshmi autentike e përpjekjeve të shenjta për shqiptarinë prej patriotëve, atdhetarëve e veprimtarëve të shquar të çështjes kombëtare. Gazeta “Dielli” është fillimi i shekullit të dytë të frymëzimit kombëtar, ruajtjes, trashëgimit dhe konsolidimit të vlerave më të çmuara të kombit tonë.

Gazeta “Dielli” është pasuri e çmuar historisë së lavdishme të kombit tonë, gjuhës, kulturës, medias, traditës dhe identitetit kombëtar të shqiptarëve të Amerikës dhe mbarë trojeve shqipfolëse.

“Diell”, ndriço, qëndro, shkëlqe e vezullo në shekuj të shekujve.

Filed Under: Opinion Tagged With: Sokol Paja

Nga “Patronazhistët” te “Aktivistët”, dhe çelikosja e unitetit popull-parti-pushtet

February 10, 2023 by s p

Sokol Paja/

Zgjedhjet lokale të 14 majit prodhuan prej “partisë-shtet” që keqqeveris Shqipërinë prej gati 10 vitesh, një superskemë politike survejimi të ashtuquajtur “aktivisti”, skemë tipike e regjimeve diktatoriale. Regjimet autoritare dhe totalitare, skemat dhe strukturat e survejimit, përndjekjes, shantazhit e presionit i përdorin me çdo mjet e çdo kusht për të survejuar, nënshtruar, frikësuar, e mposhtur kundërshtarët politikë e qytetarët e thjeshtë. Qeveria që keqqeverisë Shqipërinë, vepron në mënyrë tipike komuniste në ideologji, marrëdhënie ndërinstitucionale, qasje ndaj pushteteve të varësisë, ndërvarësisë e qytetarëve të thjeshtë. Regjimet totalitare veprojnë masivisht; në emër të partisë dhe të popullit.

Përfshirja me detyrim dhe presion në skemën “aktivisti” të punonjësve të administratës publike me status civil, të përfaqësuesve të institucioneve të pavarura kushtetuese, të institucioneve të sigurisë kombëtare, përbëjnë një skandal të paprecedentë për të cilin duhet të reagojnë fort ambasadat e vendeve perëndimore në Shqipëri, shoqëria civile e çdo institucion kombëtar e ndërkombëtar i akredituar në Shqipëri. Në diktaturë, populli, pushteti, partia konsiderohen e njëjta gjë. Çdo veprim organizohet, dirigjohet, orkestrohet dhe realizohet me qëllimin madhor komunist: “për çelikosjen e unitetit popull-parti”. E njëjta gjë po shfaqet dhe sot 3 dekada pas rënies së komunizmit. Fatkeqësisht në Shqipëri qeveris një diktaturë moderne: Kryeministri=partia-shtet, pasi ka shpartalluar opozitën duke lobuar deri në FBI kundër saj, pasi mban peng opozitën me vendim gjykatash, ka shkatërruar demokracinë duke pushtuar çdo institucion të pavarur kushtetues. Gjithçka dhe çdo gjë në Shqipëri është vënë nën shërbim të partisë-shtet.

Me qëllim mbajtjen me çdo kusht të pushtetit, eleminimin, përndjekjen e kundërshtarëve dhe mbajtjen nën survejim, përndjekje, panik, frikë, e shantazh të qytetarëve të zakonshëm, qeveria me armatën “aktivisti” po vë në rrezik sigurinë kombëtare, paqen, ligjshmërinë dhe kohezionin social. “Aktivisti” është skemë fatale e shkeljeve të lirive dhe të drejtave themelore të njeriut. Është shkelje flagrante e ligjit zgjedhor shqiptar. Skema politike survejuese “Aktivisti” është e njëjtë si skema “patronazhisti” një skandal i paprecedentë në historinë e shtetit modern shqiptar. Asnjë strukturë politike, partiake dhe e jashtëligjshme nuk guxon të intimidojë njerëz të lirë, të posedojë të dhëna personale, sensitive, të mbrojtura me ligj prej institucioneve shtetërore e ti vërë në shërbim të partisë-shtet. Asnjë prej strukturave në shërbim të qeverisë nuk guxon në një shtet demokratik që të ndërsejë çdo individ të lirë e ta vendosë në shërbim të qeverisë. Çdo skemë tipike komuniste në një shoqëri të lirë dhe demokratike duhet të refuzohet prej të gjithëve. Nesër do jetë vonë. Liria mbi gjithçka.

Photo by: Getty Images “iStock”

Filed Under: Analiza Tagged With: Sokol Paja

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 30
  • 31
  • 32
  • 33
  • 34
  • …
  • 106
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • 𝐑𝐞𝐳𝐨𝐥𝐮𝐭𝐚 𝟓𝟐𝟐 – 𝐊𝐮𝐫 𝐊𝐨𝐧𝐠𝐫𝐞𝐬𝐢 𝐀𝐦𝐞𝐫𝐢𝐤𝐚𝐧 𝐧𝐝𝐞𝐫𝐨𝐢 𝐒𝐤𝐞̈𝐧𝐝𝐞𝐫𝐛𝐞𝐮𝐧: 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐤𝐮𝐣𝐭𝐞𝐬𝐞̈ 𝐩𝐞̈𝐫 𝐒𝐡𝐪𝐢𝐩𝐞̈𝐫𝐢𝐧𝐞̈ 𝐝𝐡𝐞 𝐄𝐯𝐫𝐨𝐩𝐞̈𝐧
  • KUR POLITIKA E DITËS E BLLOKON SHTETIN
  • Join us as we celebrate the 7th Anniversary of Albanians Fighting Cancer USA!
  • Përfaqësimi politik i shqiptarëve në Mal të Zi
  • 10 VITE NGA SHENJTËRIMI
  • AHMET GASHI – GJEOGRAFI QË E KTHEU HARTËN NË KUJTESË KOMBËTARE
  • Patriotë shqiptarë nga Zvicra vizituan Vatrën
  • Parandalimi i Gripit 2026 – Bashkëpunimi Rajonal, Global dhe Perspektiva e Shqipërisë
  • 𝟯 𝗦𝗵𝘁𝗮𝘁𝗼𝗿 𝟭𝟵𝟮𝟬-𝟯 𝗦𝗵𝘁𝗮𝘁𝗼𝗿 𝟮𝟬𝟮𝟲
  • Çamëria: Gjeografia historike, prania shqiptare, trashëgimia kulturore dhe rëndësia gjeopolitike
  • Shabani School of Music: nga Amerika e Kanadaja në Evropë – me prezantim në Konferencën YMTE 2026, Oslo, Norvegji
  • Prof.Muharrem Dezhgiu – një jetë në shërbim të historisë dhe kujtesës kombëtare
  • MIHAL CIKO, MJESHTRI QË BASHKOI ARTIN ME ATDHETARINË
  • “KONGRESI ELBASANIT”
  • ZENI BALLAZHI – ARTISTI KËRÇOVAR ME VEPRIMTARI KOMBËTARE DHE NDËRKOMBËTARE

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT