• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

BERAT-Ujë i bekuar, Ortodokës dhe Myslimanë festojnë së bashku

January 7, 2018 by dgreca

Nga Berati për Diellin Sulo GOZHINA/1 Parakalimi
10  djem në garë për të kapur kryqin në ujrat e ftohta të lumit Osum , fati i buzqesh për të dytin vit radhasi 22 vjeçarit Naço/

1 Prifti fitusi
BERAT- Qyteti i ujit të bekuar me traditën më të lashtë dhe të pa ndërprerë  prej më shumë se 2400 vjetësh, ka mbledhur në paraditen e djeshme mbi 5 mij beratas dhe të rrethinave të tij, mbi urën e Goricës dhe në gjatësi prej 1. km në të dyja anët e lumit Osum për të parë nga afër hedhjen e kryqit. 3Ura

2 UraJanë 10 djem të ndarë në grupe që presin në ujrat e ftohta të lumit kryqit që lëshohet nga lartësia e urës nga kryepeshkopi i Beratit, Kaninës, Vlorës dhe gjithë Myzeqes, Imzot Ignati. Ndoshta është e vetmja festë që mbleth dy fetë bashkë, atë Myslymanë dhe Ortodoks për të parë nga afër këtë ritual pagan. Edhe pse 24 orë më parë shirat dhe rënia e dëborës nuk kanë munguar në malin e Tomorrit si për çudin e besimtarve ujrat e Osumit kanë rrjedhur të kthjellta. Kryqin  në ujrat e lumit e kapi 22 vjeçari Xhorxhi Naço. Më pasë me djemt që e shoqëronin 22 vjeçari ja ka dorzuar kryqin mes mijra besimtarve kryepeshkopit Ignati dhe  duke marrë bekimin  e tij. Qindra besimtar me bekimin e imzotit dhe me peligrinazhet që shoqëronin kryepeshkopin Ignatin për në kishën më të madhë të koduar me emrim Katedraleja e “Shën Dhimitrit”, për të vazhduar festën me këngët për kryqin dhe ndezjen e qirinjve nga qindra besimtarë. Fitusi i kryqit së bashku me grupin e tij pas shpërblimit të një shume simbolike të dhënë  nga  Ignati në emër të kishës i janë dretuar trokitjeve të portave të shtëpive në lagjet Goricë, Mangalem e Kala për të marë nga besimtarët një bekim më shumë, por ndryshe nga vite më përë këtë viti djemt që kapën kryqin kanë trokitur dhe në lagjet e tjera të këtij qytetit ku dhe janë pritur me dashamirësi.
Kësaj festë që simbolizon pastërtinë e trupit dhe shpirtit dhe që zanafillën e ka që nga pagëzimi i Jezu Krishtit në lumin Jordan, nga Gjon Pagëzoi, i janë bashkuar veç, mijëra pjesëmarrës të ardhur nga qytete dhe rrethinat e Beratit edhe pushtetar lokal N/ kryetari i bashkisë Çlirim Brisku dhe Sekretari i përgjithshëm Gëzim Zema si dhe deputeti Nasip Naço, përfaqësues të shoqërisë civile, gazetar, banorë të qytetit e të rrethinave të tij, etj.
Deputeti Nasip Naco në një prononcim për gazetën Telegraf ka vijuar me urimin për festën dhe vit të mbarë për banorët e qytetit dhe të rrethinave të tij, ndërkohë që ka cituar se jo vetëm berati që është simbolli i bashkjetesës fetare, por e gjithë shqipëria ka harmoni fetare gjë të cilën e tregon dhe kjo. Më pas deputeti Naco dhe pushtetarët lokal të kryesuar nga Nënkryetari Brisku kanë kryer edhe një vizitë në Metropolin e Qytetit ku janë pritur nga Imzot Ignati dhe priftërinjët dhe stafi i tij, po gjëtë pritjes kori i kishës Ortodokse i përbërë nga fëmiëj të qytetit kanë kënduar disa këngë fetare kushtuar Jezukrishtit dhe ditës së ujët të bekuar.
Festën pagane të ujët të bekuar e festonim  edhe në kohën e  komunizmit fsheurazi festën pagane të ujit të bekuar e festonim   edhe në kohën e  komunizmit fsheurazi
Kryqi është hedhur në lumin Osum edhe në koheën e komunizmit. Kështu ka pohuar  për gazetën  çifti 70 vjecar Thomrilla e Sotir Gjoka. Pas vitit 67 kur u prishën kishat edhe xhamit dhe feja ishte e ndaluar, unë së bashku me bashkëmoshatarët e mi fsheurazi në ditën e 6 Janarit mernim disa djem dhe shkonim tek lumi tek pllakat poshtë fshatit Bilçë aty me një kryq që e sajonim në moment kryesishtë me dega Ulliri e hidhnim në ujërat e Osumit. Njeriu që bëhej edhe prift për momentin bënte para hedhjes së kryqit ritet fetare të mësuara në shtëpi nga të moshuarit dhe më pas djemët që ndodheshin në ujrat e osumit bënin garë në uji kush ta kapte kryqin më parë. Fitusi fsheurazi në orët e vona të darkës së bashku me dy nga katër, pes shokët që hidheshin në lum trokisnin në familjet më të besuara dhë kryenin ritualin pagan të festës, ndërsa thuajse në të gjitha shtëpitë ndizeshin qirinjë.Ndryshe sot dita ujit të bekuar festohet nga qindra dhe mijera ortodoks dhe myslyman pra është kthyer në një festë popullore ndërsa për kapjen e kryqit në lum hidhen djem të të dy feve myslymane dhe ortodokse.
Në kohën e komunizmit kemi festuar fsheurazi hedhjen e kryqit, ndoshta nuk kemi parë vetëm momentin pagan të hedhjes së kryqit në ujin e bekuar por në shtëpit tona vini fitusit dhe ne i bekonim duke puthur kryqin dhe hedhur lekë në tabakan e kryqit, ndërsa festa vazhdonte me  ndizjen e qirinjve,  fsheurazi shkonim afër kishës dhe hillnim lekë. Mbaj mënd këngën “Në kohën që u bekove o zot” dhe në moment hapeshin portat dhe prisnim fitusin e kryqit në fsheuri. Në drek dhe në darkën e 6 jenarit shtroheshin darka e dreka dhe kryeshin vizita familjare

Sipas biblës, festa përkon me mbrëmjen kur lindi Jezu Krishti
Origjina e ditës së Bekimit të Zotit.
Sipas biblës, kjo ditë përkon me mbrëmjen kur tre Mbretërit panë në qiellin e Bethelemit në Jerusalem, yllin i cili paralajmëronte lindjen e Birit të Zotit, Jezu Krishtit.
Befana festohet natën e 5 janarit apo ditën e Epifanës, një fest fetare që njihet si vizita që i bënë tre mbretërit Dijetar jezu Krishti fëmijë. Dita e fundit e Krishtlindjes, 12 ditë pas 25 dhjetorit. Të tre mbretërit Melchiorri, Baldassarri, dhe Gasperi u nisën nga vende të ndryshme për ti parë dhe për ti ofruar dhuratat e tyre Jezu Krishtit fëmi. Duke u nisur nga ky fakt, kjo ditë njihet si dita e Bekimit të Zotit. Me rastin e kësaj dite organizohen mesha, të cilat shoqërohen me lutje të ndryshme, me “Bkekimin e ujit”dhe marrjen e këtij uji nga besimtarët. Për besimtarët ortodoks  të sërbisë dhe të Rusisë, kjo ditë përkon edhe me ditën e Krishtlindjeve. Në lidhje me këtë festë, ka lindur shumë kohë më parë ne disa vise të Italisë edhe legjenda e Befanës. Që atëherë, kjo festë është bërë festë e rëndësishme dhe e shumëpritur nga fëmijët. Befana përfaqëson një plajkë të shëmtuar, e cila trëmb fëmjët me pamjen e saj, por në të njëjtën kohë ajo është, zemër mirë, sepse u jep atyre dhurata të ndryshme. Pas viteve `90, dita e “Ujit të bekuar”, e njohur ndryshe edhe si dita e Epifanës së Zotit, ka nisur të kremtohet edhe në Shqipëri, dhe më të veçantën se ajo festohet nga të dy komunitetet. Besimtarë të shumtë në të gjithë vendin në këtë ditë marrin pjesë në ritualin dhe meshën e përvitëshmë të “Bekimit të Ujit”, ku kryqi do të hidhet në ujë dhe besimtarët duhet ta nxjerrin nga uji. Besimtarët e pranishëm në këtë ritual marrin pak uji të bekuar për tu sjellë fëmijëve të tyre fat dhe mbarësi. Në vendin tonë, zakonisht kryqi hidhet në lum. Sipas besimit, uji i marrë në këtë ditë mund të qëndroi i paprishur në një enë përgjatë gjithë vitit, deri në 6 janarin e ardhshëm.

Dëshmitarja e rrallë.
Në një prononcim për gazetën prifit At Petraq Simësia citon: edhe nga rrëfimet e prindërve por dhe ngasa mbaj mend, të paktën që nga mosha 7 vjeçe, ura e Goricës ka shërbyer veç të tjerave dhe si vendi ku hidhej kryqi në lum dhe se asnjëherë nuk ka ngelur pa u festuar, dita e “Ujit të Bekuar”, edhe në kohën e luftës. Në kohën e komunizmit kemi festuar fshehurazi hedhjen e kryqi, ndoshta nuk kemi parë vetëm momentin pagan të hedhjes së kryqit në “Ujin e Bekuar”, por në shtëpitë tona vinin fituesit dhe ne i bekonim, duke puthur kryqin dhe hedhur lekë në tabakan e kryqit, ndërsa festa vazhdonte me ndezjen e qirinjve. Fshehurazi shkonim afër kishës dhe hidhnim lekë. Mbaj mend këngën, që tashëm më është bërë kënga më dashur. “Në kohën që u bekove o zot”, ku në moment hapeshin portat dhe prisnim fituesin”, përfundon pohimin e tij At Petraqi.

Intervista
Imzot Ignanti! – Ç`farë simbolizon për besimtarët ortodoksë hedhja e kryqit në  lum ?
Hedhja e kryqit në lum simbolizon bekimin dhe fuqinë e zotit mbi njerëzin. Hedhja në mënyrë simbolike e kryqit në lumë bëhet sepse në lum u pagëzua  Krisht i cili u kryqëzua mbi kryq. I biri perëndisë dhe Krisht i cili u shfaq sot në lumin Jordanë u pagëzua në këtë lum nga pagëzori Johan dhe u dëshmua nga Ati i tij qiellor i cili tha “ Ky është biri im i vetëmlindur, i cili më pëlqeu dhe unë u kënaqa shumë sepse më bëri dëshirë vullnetin tim dhe erdhi për shpëtimin e njerëzve që është dëshira ime dhe shpirti i shenjtë në formë pëllumbi, ndënji mbi të pagëzuarin Zotin Krisht. Zëri i atit, Zoti Krisht që pagëzohej dhe shpirti i shenjtë përbëjnë një perëndi. Qëriri që ndriçon, që ngroh dhe që ndrit përbëjnë një perëndi të cilët janë ati, biri dhe shpirti i shenjtë. Kjo na shpëtojë, biri u pagëzua, ati e dëshmoi dhe shpirti i shenjtë e vërtetoi.
Në këtë ditë të shenjtë të hedhjes së kryqit në lum marrin pjesë edhe qindra qytetarë të besimeve të tjera. Si do ta komentonit këtë fakt ?
Kryqi është hiri i perëndisë prej nga buron shpëtimi. U kryqëzua Krishti dhe na dha hirin e tij me kryqëzimin dhe me ngjalljen e tij, prandaj dhe kryqëzohemi dhe marrim hirin që na shpërbleu nga mëkatet me gjakun që derdhi Krishti mbi kryq, prandaj ne kryqin e kemi shpirtin, zëmrën, ai është qënia jonë  dhe shpëtimit tonë. Pjesmarrja e të gjitha besimeve në  ceremonin e hedhjes së kryqit në lumë   fletë për harmoninë fetare që ekziston midis besimeve në qytetin e Beratit si dhe për faktin që të gjithë qnjerzit e pranojnë fuqinë e kryqit, e pranon dritën e kryqit si dhe bekimin e kryqit. Ne sot ecim në dhe por fluturojmë në qiell. Zoti është një për të gjithë dhe i vetëm në këtë botë, ndaj dhe pjesmarrja e shumë qytetarve në këtë ditë të shënuar është kaq e madhe dhe pa dallime të besimeve fetare.
Çfarë do tu uronit besimtarëve ortodoksë dhe gjithë qytetarëve në këtë ditë të shënuar ?
Në këtë ditë të shënuar kur i dërguari i perëndisë dhe shpëtimtari i njëerëzisë Jezu Krishti u pagëzua në lumin Jordan nga pagëzori Johan, do t`ju uroja të gjithë besimtarëve ortodoksë dhe gjithë të pranishmëve në këtë ditë simbolike të hedhjes së kryqit në lum, paqe, mbarësi, harmoni dhe zoti i bekoftë.

Shërbesa liturgjike
6 Janari është e kremtja (festa) e Theofanisë ose Epifanisë, e quajtur ndryshe në gjuhën e popullit Uji i Bekuar, është një prej të kremteve më të mëdha të Kishës sonë të Krishterë Orthodhokse. Kjo festë është shfaqja e perëndisë në botë si Trini (pra një qenie e vetme në tre persona)Ati, Biri e Shpirti i Shenjtë, në momentin e pagëzimit të Jizu krishtit, birit të perëndisë të bërë njeri. Të krishterët besojnë se qysh që biri i perëndisë mori mish njerëzor dhe u zhyt në ujërat e jordanit, e tërë materia u shenjtërua dhe u pastrua në atë, u la prej cilësive të saj që kishin të bënin me vdekjen, të trashëguara nga i ligu dhe nga dobësia e ligësia e njerëzve. Në Epifaninë e Zotit i gjithë krijimi bëhet përsëri i mirë, ashtu siç vet perëndia e shpalli atë në fillim, kur e krijoi botën.

Çudia
Bora që ka rënë këto ditë në malin e Tomorrit, dje nuk ka mundur që të turbullojn ujrat e Osumit që si për çudin e të gjith pjesmarsve ujë i tij, ka qenë më i kulluar se çdo ditë tjetër, askush nuk di si ta shpjegoj këtë fenomen natyral, ndërsa qindra qytetar vazhdojn të mbushin disa enë me ujë në lumin e kulluar.

Nga Berati Sulo Gozhina

Filed Under: Reportazh Tagged With: festojne së bashku, Ortodokës dhe Myslimanë, Sulo Gozhina, Uje i bekuar

Meta – “Berati është qyteti i vlerave, traditave, është një zhevair i çmuar”

September 30, 2017 by dgreca

4 Nga berati
Presidenti Meta nga Berati “Duke forcuar trashëgiminë kulturore do të integrohemi edhe  më me dinjitet në Bashkimin Europian”/1 presidenti1
Kumbaro – Pasuritë e trashëgimisë kulturore nuk janë për tu soditur, por për t’u jetuar”/1 Meta1

Nga Berati-Sulo GOZHINA/BERAT- Aktivitetet e ditës së Trashëgimisë Kulturore kanë sjell sot në qytetin e Beratit, presidentin Ilir Meta, i cili i shoqëruar nga Ministria e Kulturës, Mirela Kumbaro ishin në Muzeun Kombëtar Ounfri në lagjen “Kala” . Duke e konsideruar si mjaft të rëndësishëm trashëgiminë kulturore Meta u shpreh në fjalën e tij se qyteti i Beratit do të jetë në vëmendjen e të gjitha institucioneve si një nga qendrat më të bukura dhe resurseve të turizmit.  “Berati është qyteti i vlerave, traditave, zejeve është  një zhevair i çmuar, u shpreh Meta në fjalën e tij. Sot të gjithë popujt festojnë ditën e trashëgimisë kombëtare dhe ne ecim ne një hap me ta. Vlerat tona historike e kanë pasuruar këtë histori në UNESCO, tek ne gjenden të gdhendura hapat e çdo etape të historisë. Nuk është e lehtë për një pupull të ruaj doket dhe monumentet e kulturës dhe fakti që kemi qytete me kaq kulturë e traditë edhe pse nën presione, tha Presidenti Meta.
Sot po hapim dyert e monumenteve historike, siteve kulturore për të evokuar bukuritë e këtij qyteti. Sot është një ditë shumë e rëndësishme  për të shprehur vleresim për ata që nuk i shohim, restauruesit e Shqipërisë, të cilët kanë rinzgjuar thesaret e çmuara të monumenteve të kulturës.  Duke forcuar më tej trashëgiminë kulturore ne do të intregrohemi edhe më me dinjitet në Bashkimin Europian,” përfundoi Meta.

Ndërsa, Ministria Kumbaro në fjalën e saj u shpreh se trashëgimia kuturore është pasuri e atyre që jetojnë në të, qendrat historike nuk janë për tu soditur dhe nuk duhet të kemi frikë të jetojmë brenda trashëgimisë kulturore. “Nën moton “trshëgimia kulurore, motorr zhvillimi” ne kemi investuar në turizëm, tha ajo. Në 4 vjet kemi 6 fishuar numrin e turistëve në Berat dhe 10 fishuar numrin e vizitorëve në Muzeun Onufri, ku kemi investuar dhe kemi hapur një dhomë të re me 15 ikona të reja që ndodheshin të mbyllura në bodrumet e këtij muzeu, të cilat i restauruam. Ne krijuar rrjetin “miqtë e monumentit” sepse trashëgimia kulturore nuk është vetëm pjesë e Ministrisë së Kulturës, duke edukuar të vegjlit dhe të rinjtë me vlerat dhe rëndësinë e ruajtjes së trashëgimisë kulturore. Berati është një nga 4 qytete në vend që do të përfitojnë nga projektet e zhvillimit, ku përfshihen investime të rëndësishme në zonat historike”, tha ministria Kumbaro.

Filed Under: Politike Tagged With: Berat, Ilir Meta, Sulo Gozhina, Vizita e presidentit

TURIZMI NE SKRAPAR, PROJEKTE FITUESE

December 13, 2016 by dgreca

kanionet-190*Bashkia Skrapar – Vendin e parë në konkurimim me projektin e Turizmit, mes 10 bashkive të tre Qarqeve  /

2-kanione*Nesim Spahiu – Ekipi prenzantues ka ditur të promovoj turizmin e Skraparit edhe gjatë konkurimit/rafting-turist

Nga Sulo Gozhina/
SKRAPAR – Bashkia e Skraparit ka zënë vendin e parë mës 10 bashkive, në konkursin e organizuar tre ditë më parë në bashkinë Elbasan, me projektin “Zhvillimi i Mundësive për Promovimin e Skraparit, Zhvillimi ekonomik Rural dhe Krijimi i Mundësive për Punësim”. Në këtë  konkurimin për prakikat më të mirë të zhvilluara në vitin 2016 nga AZHR, kjo bashki u vlerësua edhe me stimul monetar ku vendi i parë mori si shpërblim 5000 euro. Në ambientet e Real Skampa në Elbasan u zhvillua konkursi rajonalë për praktikën më të mirë të implementuar dhe zbatuar në bashkitë e mëdhaja të krijuara në kuadër të reformës territorial. Në konkurs merrnin pjesë Qarku, Korçës, Elbasanit dhe Beratit, me bashkitë Korçë, Pogradec, Ersekë, Elbasan, Cerrik, Gramsh, Berat, Kucove, Ura Vajgurore dhe Skrapar. Gjatë konkurimit çdo bashki kishte në dispozicion të saj vetëm 15 minuta për të prezantuar projektin e saj. Pas prezantimit të të gjitha projekteve, juria vendosi që praktika më e mirë e vlersuar me pikët maksimale të shpallej projekti i bashkisë Skrapar i cili fitoi vendin e parë duke u vlerësuar edhe me stimbulin material me çimin 5000 Euro si dhe të drejtën për t’u prezantuar në konkursin kombëtar në Tiranë së bashku me bashkinë e Elbasanit e cila zuri vendin e dytë. Praktikat konkuruse të bashkive parqesnin projekte në fushën e turizmit, infrastrukturës, integrimit të grave dhe të të rinjëve në fusha të ndryshme etj. Projekti i Skraparit i implementuar në fushën e turizmit erdhi pasnjë analize studimi të teritorit, pikave të forta dhe të dobta etj. Projekti është financuar nga fondt e “IACES”,  konvertimi i borxhit Italo-Shqiptar dhe është hartuar në partneritet me disa partner si Ministria e Turizmit, Agjensia San Graventino, Cesvi dhe bashkia Skrapar në rolin e liderit duke monitoruar gjithë aktivitetet e projektit.
Skrapari është një zonë me resurse të jashtëzakonshme në fushën e turizmit, të indentifikuara prej kohësh nga tregu i operatorëve turistike, jo vetëm të fushës e turizmit së aventurës por dhe turizmit të hiking-kacavirrjes në shkëmbinj, eksplorimit të shpellave, alpinizmit, shetitjes me biçikletë malore, trekking etj. Gjatë implementimit të projektit për një periudhë gati 2 vjeçare 20015 -2016, u realizuan punime në infrastrukturë në zonën e kanioneve pikave panoramike, kampingut në Hambull, pikës hyrëse dhe dalës të raftingut, rikostruksionin e shtegut të ujvarës së Bogovës, urave mbi lumin Osum, sinjalistikën tabelat orientuse për turistët, broshurat informative etj. Dy nga produktet më të rëdësishme të projektit janë logoja visit-skrapar si dhe krijimi i entitetit publik privat  pro Skrapar i cili do të menaxhojë gjithë infrastrkturën e trasheguar nga projekti në fuksion të turizmit. Proketi u prezantua nga Drejtori Ekzektutiv i Agjensisë ProSkrapar Krenar Xhaferraj. Natyrisht një rol primar në indentifikim e turizmit dhe promovimit të tij, ka Kryetari i Bashkisë Skrapar Nesim Spahiu, i cili pati vizionin e vet për zhvillimin e Turizmit në krejt trevën e Skraparit, të cilin e vendosi në platformen elektorale gjatë zgjedhjeve të fundit dhe që dha rrezultatet e para. Dhe koha po tregon që turzimi është një fushë me të ardhme të madhe për zhvillimin e qëndrueshëm të zonës dhe shëmbulli më i mirë është mposhtja e frikës nga sipërmarrja private e cila ka investuar në ndërtimin e strukturave akomoduese moderne si rasti i kanioneve. Projekti i sukseshëm i Skraparit mund të shërbeje si një model suksesi për t’u implementuar në bashki me karakteristika të përaferta.
Nesim Spahiu – Në një prononcim për këtë arritje kryetari i Bashkisë Skrapar mes të tjerave tha se – Ekipi prenzantues ka ditur të promovoj turizmin e Skraparit edhe gjatë konkurimit. Ndërsa kemi punuar për të treguar se Turizmi është një nga pikat mbështetëse për të krijuar të ardhura për bashkinë si dhe për krijimin e vendeve të punës, por edhe për promovimin e bashkisë tonë që natyra i ka falur këto mbrekulli. Puna jonë në të ardhmen konsiston tek krijimi i kushteve për pritjen e turistve të vendit dhe të huaj, duke u servirur veç mbrekullive natyrore edhe akomodimin prodhimet bio të pregatitura nga mjeshtrit e gatimeve të kësaj treve sa mikpritëse po dhe aq bujare për turistët vendas dhe të huaj që udhtojn drejt Skraparit.

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Sulo Gozhina, Turizmi i skraparit

Dy piktore beratse fituse ne Konkursin Nderkombetar

October 12, 2016 by dgreca

 

1-shpallja

Piktorja beratse 10 vjeçare, Megi Aliu, zuri vendin e parë në  pikture, mes 1844 fëmijve në 20 shtete,ndersa Jerisa Koka ka fituar Çmimin e tretë për kategorinë 10-15 vjeç/

1-fitusja

Nga Sulo GOZHINA/

1-kryetari-i-bashkise

BERAT – Kryetari i Bashkisë  Petrit Sinaj priti dy talente të reja në pikturë, fituese të Çmimeve Ndërkombëtare. Megi Aliu, vetëm 10 vjeç, është fituese e Çmimit të parë të kategorisë 10-12 vjeç të konkursit, ”Trashëgimia Botërore – Vizion Rinor 2016”, organizuar në Sllovaki me të rinj nga Sitet e UNESCO-s, në Europë. Gjithashtu piktorja e re Jerisa Koka ka fituar Çmimin e tretë për kategorinë 10-15 vjeç. Konkursi zhvillohet çdo vit, me mbështetjen e Unesco-s dhe ftohen të rinj të grupmoshave nga 9 deri 15 vjeç, për të prezantuar punimet e tyre në pikturë, të frymëzuara nga peisazhe të qyteteve të tyre, pjesë e Unesco-s. Këtë vit janë paraqitur 1834 punime arti nga 20 Qytete të Unesco-s nga Europa, nga 90 shkolla. Megi dhe Jerisa janë përgatitur nga Studio ‘’Art Color’’, më mbështetjen e profesorit të përkushtuar të pikturës Jani Kumati.

Petrit Sinaj – Kryetari i Bashkisë i siguroi piktoreve të reja dhe grupit “Art Color” mbështetjen e bashkisë Berat për organizimin e ekspozitave me punimet e tyre brenda dhe jashtë Shqipërisë, me qëllim promovimin e vlerat e artit të qytetit. Edhe këtë vit femijet e grupit “Art Color” u vlerësuan me cmime në ekspozitën e organizuar në Sllovaki nga mosha 9-15 me punime në format kartolinë. Nga 1844 punime ku morën pjesë në këtë ekspozitë 15 shtete . Megi Aliu u vlerësua me cmim të parë, Jerisa Koka me cmim të tretë. Suksese të gjithe fëmijëve në aktivitete të tjera nderkombetarë ka cituar gjatë pritjes të dy talenteve të reja që nderuan në këtë rast qytetin muze të Beratit i përfshin në trashgimënin botrore, UNESKO!
Jani Kumati Mesuesi i grupit
Studio “Art Color”, në këtë studio marrin njohuri  mbi artin figurativ fëmijë të moshave 6-15 vjec. Fëmijët e këtij grupi kanë marr pjesë në ekspozita personale,lokale, kombetare e ndërkombetare. Prej 6 vitesh kemi marr pjesë në konkursin që organizohet në Banska Stiavnica të Sllovakisë, ku fëmijët janë vlerësuar me çmime të para, dyta e të treat, duke u ndarë në vendin e parë të dytë e të tret. Edhe këtë vit grupi mori pjesë në këtë konkurs me punime në formatin e kartolinës në teknikën vajit, pastelit akuarelit. Megi Aliu për moshën 10 -12 vjec u vlerësua me cmimin e parë . Jerisa Koka me cmimin 3 per moshen 13-15 . Ne kete konkurs moren pjese 15shtete nga 90 studio dhe 1834 punime. Ky grup mori pjese kete vit ne bienalen e organizuar ne Saint Fraoju te Frances ku femijet u vleresuan me 4cmime. Grupi Art Color pregatitet per te celur ekspoziten e rradhes 25Dhjetor me punime ne ikonografi ne galerine e arteve Edward Lear.

Filed Under: Kulture Tagged With: beratset Megi Aliu, fituse, Sulo Gozhina

Promovohet turizmi malor në malin e Tomorit

September 27, 2016 by dgreca

Dita Ndërkombëtare e Turizmit-“Festa e Roshnikut’’/

1-panairi
Prodhimet e zonës, promovohen në një panair bujqësor dhe blegtoral/

2-roshnikuPer Diellin nga Berati Sulo GOZHINA/
BERAT – E favorizuar nga pozicioni gjeorgrafik njësia administrative e Roshnikut synon zhvilimin nëpërmjet promovimit të produkteve bujqësore, blektorale dhe resurseve turistike. Kufizuar me bashkitë e Gramshit, Skraparit dhe nën hijen e malit Tomorr në perëndim të tij kjo njësi administrative me 3.960 banorë është e njohur për produktet e saj që nga fiku i famshëm i Roshnikut, rrushi, ulliri, mollës, arrës, por dhe produktet blektorale. Për të promovuar produktet e shumta buqësore e blektorale bio, njësia administrative Roshnik në bashkëpunim me organizatën CnvB, (bashkojmë vlerat e natyrës me njerëzit), është organizuar sot një panair i hapur në natyrë. Fermerët e zonës të mëshumë se 14 fshatrave kanë prezantuar sot prodhimet e njohura të zonës, duke synuar zhvillimin e të gjithë trevës nëpërmjet këtij promovimi. Në këtë panair janë bërë bashkë dhe drejtuesit e të gjithë institucioneve vendore, pasi njësia administrative Roshnik është tashmë pjesë e bashkisë së Beratit, ku sipas strategjisë së re të zhvillimit vlerat turistike të qytetit muze synohet që të bashkohen me ato bujqësore, blektorale dhe të turizmit malor.
Kryetari i njësisë vendore, Artur Shahu, bëri me dije se duke shfrytëzuar vlerat bujqësore, blektorale dhe turistike që mbarët kjo zonë,  synohet që krejt treva e nahies së Tomorrit të marri një zhvillim të madh buqësor, blektoral dhe më e shumëta turistike. Synimi tjetër është dhe shfrytëzimi i vlerat historike mes të cilave edhe prejardhjen e Qypërlinjëve të Roshnikut që drejtuan Portën e Larët për më shumë se 50 vjet, të dal nga kjo zonë, nga ana tjetër synojm shfrytëzimin serurset që sjell turizmin malor.dhe të gjitha këto të gërshetuara do të sjellin mes nësh qindra e mijra turist të vendit dhe të huaj, për eksperime, storte të ndryshme malore në malin e Tomorrit, soditjen me këmbë dhe me kuaj etj.
Sekretati i përgjithshëm i bashkisë Gëzim Zema citoj mes të tjerash: “Panairi i sotëm tregon se puna jonë, kryesisht e fermerit konsiston në prodhimet me cilësi dhe ç’ka është më kryesorja prodhimet bio si ato buqësore dhe blektorale për të cilat e themi me bindje se janë konkuruese në tregun vendas dhe atë të huaj, sot fermerët këtu kanë ekspozuar prodhime e fikut, arrës, bajames, lajthis mollës, fermerëve të kësaj zone tradicionalisht janë shquar  si mjeshtra të kultivimit në frutikulturë, blegtori si dhe të nënprodukteve  të tyre, tipike të zonës si prodhimi i verërave, rakisë, lloje të ndryshme djathrave, kompostove, arrës, duke mos harruar  edhe varietete të fikut të famshëm të Roshnikut që ky i fundit për shumë vite ka pushtuar tregun vendas dhe t ëhuaj. Në këtë zonë nuk ka ngelur pas edhe prodhimet e ullirit dhe të vajët të tij cilësor dhe bio. Ndaj sot në kuadër të Ditën Ndërkombtare të Turizmit, Bashkia Berat në bashkëpunim me Organizatën CNVP, organizuam “Festën e Roshnikut”, dhe Panairin e saj tradicional për më shuëm se pes vjet. Veç të tjerave në këtë ditë synimi ynë është promovimi i vlerave të turizmit malor pasi zona e Roshnikut mbart bukuri dhe atraksione të cilat qëndrojnë pak kilometra larg qytetit të Beratit por me rëndësi ndaj kërkesave të turistëve vendas dhe të huaj. Roshniku ka shumë atraksione si “Çesma e Tarkos”, Livadhet e “Shën Pjetrit”, “Ujvara e Beçkës” etj, të cilat vlejnë të promovohen në mënyrë që gjithçka të jetë lehtësisht e identifikueshme dhe çdokush të preki nga afër këto atraksione. Së fundmi më mbetet vetëm të falnderoj fermerët e kësja zone sa puntore po dhe aq bujare e mikpritësa që sollën mes nesh këto prodhime të shishme, cilësore dhe bio.
Sekretari i përgjithshëm i Prefekturës Berat Redin  Kusta tha në fjalën e tij – se zona e Roshinikut prej vitësh është njohur në vendin tonë dhe më gjerë për prodhimin e fikut të famshëm që ka marë të njëtin emër, “Fiku i Roshnikut”, por që prodhimi i tij shpërndahej e tregtohen në shumë shtete të Europës. Ndaj sot kur shohim këtë llojshëmri prodhimesh të ekspozuara nga fermerët e kësja zone të cilat edhe në tregun vendas janë konkuruese.  Fermërët e zonës e konsiderojnë zhvillimin e agrobiznesit si jetik për ekzistencën e tyre dhe e shikojnë të ardhmen e dhe zhvillimin e saj të lidhur ngushtë me këto prodhime buqësore e blektorale si dhe për bukurit e natyrës që mbarët kjo zonë edhe me vënien në efiçencë të turizmit malor, kulturor dhe historik pasi kjo trevë i përmban brenda saj të gjitha resurset.
Kryetari Organizatës CNVP – Jam këtu në Roshik që tju them se jam mahnitur nga kjo bukuri e rrall nga kjo zonë me kushtet e favorshme  klimatike që ja ka falur natyra dhe s enjerzit e kësja treve kanë ditur ti vënë në shërbimin e tyre për të prodhuar prodhime buqësore dhe blektorale, që kanë ditur të vënë në efiçencë resurset turistike. Natyra kësaj zone i kanë falur një gjelbërim të përhershëm, një bukur të rrall. Kjo ka sjellë që produktet e saja buqësore e blegtarale të jenë nga më të kërkuarat në tregun vendas dhe t ëhuaj. Veç tyre, Roshniku ka një trashëgimi të pasur kulturore këtë e mësova sapo erdha këty mes jush duke parë veshjet tradicionale dhe fjalve që Roshiku është vendlindja e dinastisë Qyprylinj që drejtuan për më shumë se 50 vjet Portën e Larët. Ndaj pos kësaj Organizatën jonë CNVP, (bashkojmë vlerat e natyrës me njerëzit), në bashkpunim me bashkinë Berat organizuam këtë event kaq festive dhe promovues me këta njerz bujar, mikpritësa dhe shume puntor.

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Mali i tmorrit, Sulo Gozhina, turizmi malor

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT