• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

TOKA QE VRISTE U KTHEHET FERMEREVE

August 8, 2016 by dgreca

Me ndihmen e SHBA dhe Norvegjise pastrohen 15 ha toke nen te cilen “flinin” prej 18 vitesh predhat e vitit te mbrapshte, 1997/

Nga Berati Sulo Gozhina/

BERAT – I është dashur rreth dy vjet punë që ekipi i xhenjerve të spëcializuar për çmilitarizimin të pastroj mbi 15 ha tokë buqësore të fermerve të fshatit Mbreshtan, Palikësht e  Gjoroven nga mbetjet e predhave të pa shpërthyera nga viti i mbrapsht i 97-së dhe më pas t’ua rikthej sërisht këtyre të fundit të pastruar dhe gati për t’u shfrytëzuar. Vendimi për pastrimin e këtyre zonave ka filluar pas shumë incedenteve të ndodhura gjatë punës që fermerve kanë pasur në vite në arat e tyre buqësore. Është dashur ndërhyrja e Ministrisë së Mbrojtjes mbështetur nga donatori kryesor SHBA, si dhe me organizatën Norvegjeze të asistencës që ishin partner në këtë projekt, që të filloj pastrimin e mbi 19 zonave të tillave në të gjithë Shqipërine dhe kryesisht në zonat ku mos bindja civile e vitit 97-të bëri që në tokat buqësore të hidheshin predha, lëndë ekspozive e mbetje të tjera të cilat për më shumë se 18 vjet të mbeteshin nëntokën buqësore të fermerve dhe të krijonin në shumë raste edhe ngjarje tragjike. Për përfundimin e pastrimit të sipërfaqës prej 15 ha tokë buqësore në tre zonave në fjalë në Gjoroven kanë marrë pjesë në cermonin e dorzimit të zonave të pastruara, fermerve të tre fshatrave, zevendës Ambasatori i Ambasadës Amerikane në vendin tonë z. Muniz, zvendës Ministri Mbrojtjes Petro Koçi, Drejtori i AMMCO-s Arben Braho, ITF (Internacional Trust Tund Enhancing Human Segurity), autoritetet lokale, Prefekti Qarkut të Beratit Fadil Nasufi, Kryetari Bashkisë Petrit Sinaj, banor të zonës, gazetar etj.

  1. Ambasatori Muniz – Presim të kemi një bashkëpunim në vazhdimësi në të gjitha aspektet e marredhënies tonë. Shtetet e Bashkuara mbeten të angazhuara që vatrat e rrezikshme në mbarë Shqipërin të bëhen të sigurta dhe tokat t’u kthehet bashkësive lokale, në këtë rast mesa kuptoj ky teritor do t’i ktheht  fermerëve për të mbjellë ullinj. Pavarsisht kjo punë garanton një rrugë të sigurët për fëmijët që shkojnë në shkollë, kjo punë e rëndësishme do ti lejoj qytetarve që ti gëzojnë burimet e komuniteteve të tyre. Kjo punë është vërtet e vështirë dhe shpesh e rrezikshme, por në një periudhë relativisht të shkurtër, AMMCO dhe partënerët e tij e pastruan këtë teritor nga rreziku i minave. Shpresojmë që pastrami do të vazhdojë derisa Shqipëria  të jetë plotësishtë e sigurët nga kërcënimi i municioneve të vjetra. Jemi krenar që mundet të ndimojmë në sigurinë e shqipërisë, si aleat i NATO-s, miq dhe partne, ne shohim sa përparim ka bërë ky vend në dy dekadat e fundit.

Petro Koçi – citoj mes të tjerash se Ministria e Mbrojtjes ka pasur në qëndër të vemëndjes pastrimin e zonave të nxehta në përputhje me standartet e sigurisë humanitare dhe kthimin e tyre për përdorimin civil, brenda vitit 2018. Ndërsa sot jemi këtu për t ëpërgëzuar këtë staf të mblekullueshmë që punoj për më shumë se dy vjet në terren dhe arriti që sot tu japim në përdorim fermerve të kësaj zone si dhe janë këtu mes nesh, tokën buqësore që kanë vite që nuk e përdorin për arsye se toka e tyre ishte  e pushtuar nga predhat e pa shopërthyera, në kohën e mosbindjes civili gjatë vitit 97-të, gjë e cila bëri që në disa raste të kishim dhe ngjarje tragjike. Por kjo punë nuk do të ishte realizuar pa mbështetjen e dornatorit kryesor në këtë rast të SHBA-së dhe Partnerit në punime ITF. Norvegjeze, si dhe punonjësit e AMMCO-s dhe bashkpiunimit me feremrët e tre fshatrave Mbreshat, Palikësht e Gjoroven ku dhe jemi sot, që gjej rastin ti falnderoj ashtu si dhe Ambasadorin Amerikan Z. Muniz, krerët e pushtetin vendor Kreun e bashkisë Sinaj, Prefektin Nasufi, fermerët e tre fshatrave etj. Po gjatë cermonisë u ndanë dhe tituj stimulus për punën dhe për dornatorët.

Petrit Sinaj – kryetari i bashkisë të Beratit ku dhe ka në juridiksionin e tij, tre fshatrat tha në fjalën e tij se: “ Tashëm pas dy vjetësh banorët e zonëns ku dhe sot jemi çëmojën larët punën e grupit xhenjer dhe të krej stafit që bëri të mundur pastrimin sipërfaqes prej 15 ha tokë buqësore në tre fshatrat. Nga sot fermerët do të punojën ne arat e tyre buqësore pa pasur frikën e shëprthimit të minave apo municioneve të tjera të pa shëprthyera (predha të kalibreve të ndryshëm apo lëndëve të tjera), në këto toka fermerët që këtë vitë do të mbiellin tokat e tyre që për më shumë se 18 vjet i kanë lënë der vetëm nga frika e municioneve të hedhura aty nga viti 1997. Për këtë punë të shkëlqyer gjej rastin të falnderoj stafin xhenjer të punës AMMCO-s, në terën. Si dhe gjej rastin të falnderoj edhe partnerin Norvegjez ITF, që me dornatorin kryesor arriten që të siellin sigurin edhe në këtë zonë të rrezikshme. Po kështu gjej rastin të falnderoj për bashkëpunimin me stafin e punimeve edhe fermerët e zonave që nga sot do të kenë në përdorim sipërfaqët e tokës buqësore tashmë të pastruar.

Fadil Nasufi – Jam këtu sot për të falnderuar grupin e xhenjerve të cilit për më shumë se dy vjet punuan pa marë parasyshë dhe rrezikun duke pastruar 15 ha tokë buqësore të zaptuar nga predhat e pa shpërthyera gjatë vitit të mbrapsht të 1997-së. kur mosbindja civile shpërndahu në këto zona predha të kalibreve të ndryshme dhe që mbeten aty për më shumë se 18 vjet dhe sot kjo tokë po u dorzohet fermerve të fshatrave Mbreshtan, Palikësht e Gjoroven. Në këtë rast gjej mundësin që të falnderoj dornatorin kryesor SHBA-në si dhe partnerin ITF, Noevegjz që në bashkëpunim me AMMCO, të bëjë një punë të dobishme për largimin e rrezikut duke përfunduar pastrimin e tokat buqësore dhe  dorzimin e tyre sot fermerve që kemi këty present. Një falnderim të vaçant për pjesmarjen në cermonin e dorzimit të tokës buqësore fermerve dhe që ndodhet sot mes nësh z. Ambasadorin Muniz, zvendës MInistrin e Mbrojtjes Petro Koçn, krerët e pushtetit vendor si dhe fermerët e zonës.

Drejtori i AMMCO-së, Arben Braha – bëri prezent punën e bërë nga specialitët xhenjer dhe krejt stafi që ai drejtonte punimet në teren në të tre zonat në fjalë. Në detaj Braha bari present punën në Mbreshatn Palikësht dhe në Gjoroven. Të dhënat tregoj se në të tre zonat janë pastruar 146. 971 m2 tokë të ndotura nga municionet nga viti 1997-të. 13.934 municione të rrezikshme të kalibrave të ndyshme janë gjetur gjatë procesit të pastrimit, brenda të cilave, djegor, detonator elektrik, and trupa të armëve si dhe mjete të rënda si murtaja e predha.  99.621 arëm të leta ( 23 mm and plumba), ( SAA), janë gjetur gjatë pastrimit në këtë hotspot., 17.181.5 kg skrap janë gjatë preoçesit të pastrimit. Të gjitha munisionet e gjendura gjatë pastrimit janë asgjesuar në vend. Gjatë punës tonë nuk ka pasur asnjë lloj incidenti të ekipit të punës apo dhe të banorve të zonës dhe kjo fal kujdesit në punë si dhe bashkëpunimit me banorët e mberkullueshmë të tre fshatrave ku dhe u kryen punimet dhe të fshatrave gjiton. Ndaj sot gjej rastin të falnderoj banorët e këtyre fshatrave, pushtetin vendor, Prefektin si dhe Dornatorin kryesor SHBA-në  dhe zvendës Mbasadorin MUNIZ.

Vlen të përmendet

Zonat e rrezikshme – në të gjithë vendin tonë nga Ministria e Mbrojetjes janë përcaktuar 19 zona të rrezikshme, ku më shumë se 2.3 milion m2 tokë janë indentifikuar si më të rrezikshmenë këto që quajtura hotspote, për shkat të pranisë të municioneve të pa plasura. Deri n ëkëto moment numuri I hotspoteve të rrezikshme me municione të paplasura është reduktuar në 7 nga 19 të tilla të indetifikuara në fillim të vitit 2011. Këto hotspote kërkojnë pastrimin dhe përbëjnë një sipërfaqe totale të rrezikshme prej 1. 600. 581 m2dhe janë të shpërndara në të gjith vendin.

Aksidentet – Aksidenti i fundit nga municionet është regjistruar në shtator 2015, I cili rrezultoj me dëmtimin e një personi nga një diagore. Sipas të dhënave të zyrës së AMMCO, ka 996 viktima me mjetet shpërthyese(150 të vrar dhe 846 të plagosur), të rregjistruar në të gjithë Shqipërinë gjatë periudhës nga viti 1997, deri në Korrik të vitit 2016.

Filed Under: Reportazh Tagged With: FERMEREVE, Sulo Gozhina, TOKA QE VRISTE, U KTHEHET

Poeti Zogaj në Berat me librin “Ushtrimet e Melankolisë”

July 24, 2016 by dgreca

Per Diellin nga Berati Sulo Gozhina/

BERAT –  Një tjetër vëllim poetikë do ti shtohet këto ditë korriku librashtësve dhe biblotekës të qytetit antik të Beratit “Vehxhi Buharaja”, ndëkohë që lexuesit në pushimet e tyre verore dhe kryesisht lexuesit e poezisë do të kenë marë me vete “Ushtrimet e Melankolisë”, të poetit Preç Zogaj. Në ambientet Pallatit të Kulturës “Margarita Tutulani”, është zhvilluar në mesditën e djeshme takimi me njeriun e letrave  Zogaj. I njohur për publiçistikën e tij, pjesëmarrës dhe në jetën politike në vend me analiza dhe debate Zogaj ka qënë dje përball lexuesve të Beratit. Në prenzantimin e librit Drejtori i Bibliotekës së Beratit, Arben Jaupaj tha se gjatë ditëve të festivalit “Multikulturor”, do të prezantojnë një sërë librash, prezantim i cili nisi dje me autorin  Zogaj.
Një vijë melodike jo e njëtrajtshme, por me suspanca në poezite e ketij poeti, ka ndjeshmëri, fatalitet, ka premtim, ka lule të bukura, poetike, të gjitha këto poezi janë si një foto,  janë futur  në një kornizë të bukur, atë të Melankolisë. Do të citonte në fillim të receptimin e saj lexuesja Lumturi Ramaj Sholla për vëllimin poetikë“Ushtrimet e Melankolisë” të poetit Zogaj. Ndërsa vijonse foto e realitetit,e ndjeshmërisë së atij që ne i themi njeri, e njeriut që ka mall për vëndlindjen,kujtojmë këtu poezine: “Tiranë-Lezhe,zgjim përsëri’’ apo poezia “Në Shëngjin”, e njeriut që ndjen dashuri, poezia “Fytyra e dashurise’’; apo “Me një porosi të haruar” e njeriut që kërkon të korigjojë, poezia “Anonime” etj. Të gjitha këto  të bëjnë ta lexosh me kureshtje çdo poezi duke pritur me padurim stacionin tjetër ku ka qëndruar autori. Në poezinë e tij, autori është kërkues, është patriot, beson në zot,është njeri që di të vlerësoj vlerat,poetët. E pasqyruar shumë bukur kjo në poezitë  e tij, për Ndoc Gjetja njeri prej poetëvë të Lezhës, vdekjes se Teodor Kekos etj.. E vërteta e ketij vëllimi poetik është se  autori në asnjë moment nuk ngatëron poezinë me politikën. Poeti  është  i  interesuar për kohën,për nënën,për Lezhen.për Prishtinen…Ai kërkon që të bëjë shumë ndaj i friksohet kohës, sepse ajo është e pamëshirshme. Bukur shprehet autori te “Elegji e vazhdueshme” – Dita perëndon në grykë të njeriut / Kur kujtimet vdesin në hjekë të thellë / Malli dashuria,vuajtja pendesa / Nuk prekin asgjë,nuk shohin asgjë / T’merri zhduket tejpërtej ndjesive…Ndjenja e dashurisë për vendin e tij,e këtij vendi me histori të lashtë,por dhe prokupimi e shoqëron autorin në vargjet e tij kur ndër të tjera thotë: – Jam Shqiptar – Vështroj nga gjuha ime si nga një kala,kohën e botës që vërshon / Kam frikë për fëmijët e mi, kam frikë për fëmijët e fëmijve / Mos do ti lërë pas / Mos do ti hedhë / Rruzulli tokësor duke u rrotulluar….Ndjenja më e bukur ajo prindërore,sidomos dashuria për nënën, poezia “Tërheqjet e nënës sime”,por dhe trishtimi për vdekjen e saj,nuk mund të mos pasqyrohen me finesë dhe me figura lehtësuese në këtë vëllim: – Ngjarje të mëdha po ndodhin këtu / Nga ijet nga brinjët  e një gruaje / Dalin e treten papushim në dritë / Ditët e saj të ruajtura si monedha…Këto ka cituar në perceptimin e saj Sholla, ndërsa vijon se përveç shumë ndjesive që përmënda me lart, edhe në vëllimet e tjera të autorit poezia është pjesë e tij,është shpirti që qetësohet, ndjeshmëria e pasqyruar. Ky vëllim poetik të jep freskinë e spontanitetit e privilegjit që të jep koha e lirë, e krijimtarisë që nuk njeh përkthim, është frymëmarja e tij. Poezitë  e autorit dallohen për butësinë e figurave letrare të cilat zbusin dhe fjalën e rëndë vdekje. Autori nuk e pranon mbarimin e kohes,kjo e shprehur në poezine’’Jetë s’të them dot mirupafshim’’. Ky vëllim poetik  i Preç Zogaj sikurse dhe shumë botime të tjera të tij, na bëjnë të besojmë se jemi njerëz,dhe si të tillë ,duhet të mbartim me vehte mirësinë, njerëzoren në  plotë kuptimin e fjalës, të bukurën, dashurinë duke besuar tek të gjitha këto vlera që po vijnë duke u rralluar në shoqerinë e sotme Shqiptare, vlera të cilat duhet ti mbajmë të gjalla që ato të ekzistojnë.
Gjatë takimit grupi i vajzave të përzgjedhura mike të poezisë receptuan poezi nga vëllimi poetik  “Ushtrimet e Melankolisë” të poetit Zogaj. Në takim përshëndeti dhe receptoj Yzedin Hima, ndërsa vet poeti iu përgjegj pyetjeve të lexuesvemes të cilëve dhe Xhovan Kajana që citoj mes të tjerash se me poezinë është bashkuar nga viti 1956 viti ku dhe  ka marë çmimin e parë në poezi dhe që nga ajo kohë nuk i është ndarë më prej saj. Kajana vlersoj vëllimin poetikë duke bashkëbisetuar edhe për poetët e tjerë të njohur në fushën e poezisë.
Vetë autori Zogaj u shpreh në fjalën e tij se ndihej mjaft i vlerësuar për pritjen e bërë në këtë qytet magjikë që sa hërë të sodisësh po dhe aq shumë mbrekullohesh.

Filed Under: LETERSI Tagged With: Prec Zogaj ne Berat, promovon, Sulo Gozhina, Ushtrimet e melankolise

Sopranoja Ermonela Jaho vlerësohet me titullin “Qytetar Nderi” e Skraparit

June 30, 2016 by dgreca

SKRAPAR – Të mbledhur në mesditën e djeshme, Këshilli i Bashkisë Skrapar ka vendosur me vota unanim miratimi e titullit më të larët që jepet prej tij, atë të “Qytetar Nderi”, për Sopranon Ermonela Jaho, si një nga artistet me jehonë në fushën e artit e kulturës. Ndryshe nga motivacionet e tjera të spikatura për figurat që ngrej larët vlerat artistike-kulturore të trevës të Skraparit, motivacioni për sopranon Jaho ka brenda saj, jo vetëm për aktivitetin e saj artistikë, por dhe për një ikonë, që rrezaton kulturën Kombëtare në botë.
Motivacioni: “Për një kontribut të shquar në fushën e artit dhe kulturës Shqipëtare që me zërin dhe intepertimin e saj, është shndërruar në një ikonë të muzikës klasike në skenat prestigjoze botrore”.
Propozimi për vlersimin me këtë titull ka ardhur nga kreyetari i bashkisë Nesim Spahiu i cili në një takim që ka pasur me banorët e fshatit Vërzhezh nga dhe rrjedh familja e sopranos që ka pushtuar skenat e botës me zërin e saj brilant duke u bërë në këtë rast edhe një ambasatore dhe përçuese e kulturës shqipëtare. Në këtë rast kreu i bashkisë Spahiu ka pasur si qellim jo vetëm promovimin e velerave të një sopranoje që ka deputuar me koncertet e saja të sukseshme në skenat e Vjenës, Londrës, Marsejës, Lionit, etj, por dhe të pronovimit të vlerave artistike dhe të artistve të mëdhenjë që ka nxjer treva e skpraprit dhe që më pas kanë pushtuar skenat artistike të botës mbar. Kjo trevë ka nxjer shumë artistë, këngëtar shkrimtar që me artin e tyre me zërin, me penën dhe me kulturën që rrezatojnë kanë teguar vlerat dhe të till janë sopranoja Ermonela Jaho, këngëtari Demir Zyko, poeti Xhevair Spahiu e shumë figura të tjera të kësaj fushe. Por sopranoja Jaho është bërë dhe rrezatimi i spikatur për artin e kulturën jo vetëm për trevën nga dhe ka rrënjët, por edhe për të gjithë Kombin tonë do të pohonte në një pronocim për median e shkruar dhe atë vizive kryetari bashkisë Skrapar Nesim Spahiu.
Në një intervist në nja nga mediat vizive kombëtare që dhe më pas intervista do të botohej dhe në një nga gazetat kombëtare sopranoja Ermonela Jaho do të citonte fillimet dhe pasionin që e coj deri  në majat më të larta të muzikës kalsike: “Njohja ime me muzikën ka qenë si për çdo shqiptar pasi shpirti i shqiptarëve njihet përmes muzikës popullore, në rastin tim nëpërmjet muzikës polifonike të Shqipërisë së Jugut pasi prindërit i kam nga jugu dhe kisha dëshirën të dëgjoja kushërinjtë e mi që këndonin. Ata kanë marrë pjesë dhe në grupet polifonike të Gjirokastrës si amator. Unë nuk vij nga një familje muzikantësh pasi babai im është ushtarak ndërsa nëna filloi si arsimtare pastaj me punë të ndryshme për të mbijetuar. Kjo ka qenë njohja ime e parë me muzikën popullore. Shpesh herë kam provuar të mbaj iso po stonoja dhe tani më vjen zor ta them. Hapi tjetër ishte kur dëgjoja këngët në RTSH do të doja të isha pjesë e atij festivali, ishin dëshirat fëminore në atë kohë.(E shkroi per Diellin: SULO GOZHINA)

Filed Under: Komente Tagged With: e Skraparit, Sopranoja Ermonela Jaho vlerësohet me titullin “Qytetar Nderi”, Sulo Gozhina

Presidenti i Hungarisë Janos Ader vizitoi qytetin e Beratit

April 8, 2016 by dgreca

Nga Sulo Gozhina/
BERAT 8 Prill- Pjesë e vizitës zyrtare në Shqipëri e Presindentit të Hungarisë, Janos Ader, është bërë edhe qyteti muze i Beratit. I shoqëruar nga stafi i tij, Presidenti Hungarez Janos Ader, ka mbërritur mesditën e sotme në lagjen simboli “Kala” . Ai është pritur në hyrje të kështjellës nga Prefekti i Qarkut të Beratit Fadil Nasufi dhe nga NënKryetari i bashkisë Çlirim Brisku si dhe nga autoritetetë tjera vendore më pas Presidenti është shoqëruar për të vizituar nga afër Muzeun Kombëtar “Onufri”, ku u prit nga Drejtri i Qëndrës Kombëtare Muzeve Berat, Agron Polovina.  Punonjësit e këtij muzeu e kanë njohur Presidentin Hungarez Janos Ader me historikun dhe vlerat e  tij i ndërtuar në ish-Kishën, “Fjetja e Shën Mërisë”. Presidenti Hungarez ka parë me kureshtje nga afër Ikonostasin në hyrje të muzeut dhe objektet e ekspozuar në ambjentet e brendshme të tij që mban emrin e piktorit të famshëm të Shek.16. Ai ka shprehur interes të veçantë për pikturat e famshme të Onufrit dhe djalit të tij, që shpalosin ngjyrën e kuqe  të “Onufrit”. I imprensionuar nga ky muze në rang kombëtar, në përfunditm të vizitës së tij, Predsidenti Hungare Janos Ader shkruajti edhe emocionet e kësaj vizite në librin e përshtypjeve. Më pas, Presidenti Hungarez  ka bërë edhe një vizitë të shkurtër në Kishën e ndërtuar 8 shekuj më parë “Shën Mëari Vllaherna”, ku ka parë nga afër një piktur të Piktorit Nikolla biri i Onufrit e cila daton në vitin 1578, pra 6 shekuj më parë. Qëndrësën e radhës gjatë vizitës në qytetin muze Presidenti mik Hungarez e ka pasur në Muzeun “Etnografik”, i vendor në një shtëpi karakteristike 300 vjeçare ku dhe la këtë shënim: “Shumë faleminderit dhe  mirënjohje të thellë për këtë mundësi unike për të njoh nga afër, traditen  e pasur të artit dhe artizanatit në Berat, pjese e  përditëshme e jetës  së banorëve të qytetit”. Përgëzime dhe urime me të mira.  Nga  Janos Ader . Në vijim të vizitës së tij Presidenti Humngarez Ader  ka parë kalimthi Qëndrën Historike të qytetit për të qëndruar në një drek miqësore në “Caster Park”. Gjatë vizitave të tij në Berat, ai i ka qëndruar larg komenteve,duke mos pranuar të flasë për median, ndërkohë që stafi i tij ka konfirmuar se vizita e Janos Ader në Berat ka qënë thjesht një vizitë për tu njohur me vlerat historike e kulturore të qytetit mbi 2400 vjecar, tashmë i mbrojtur nga UNESCO. Të gjitha personalitet e larta diplomatike, politike, kulturore etj që vizitojnë vendin tonë e mbyllin axhendën e tyre të vizitave në qytetin e lashtësisë ku ende ekziztoj gjyrëm e jetesës të ta ndërprera ose në qytetin i njohur ndryshe qyteti i një e mbi një dritareve.

Filed Under: Kulture Tagged With: Presidenti i Hungarisë Janos Ader, Sulo Gozhina, vizitoi qytetin e Beratit

Namik Mehqemeja – meteor

January 30, 2016 by dgreca

Ese nga Xhevair Lleshi/
Në 23 tetor 1992, tri motrat Mehqemeja më erdhën në shtëpi. Kishin një amanet të mbështjellë me rrobë të mëndafshtë. E dimë dhimbjen tuaj, thanë me një zë, mbështetur pas njëra-tjetrës në divan. Dhimbja shkon te dhimbja. Janë krijimet e vëllait tonë, Namikut. Me shkrim dore. Pjesë nga revistat, gazetat. T’i besojmë ty bashkë me dhimbjen që edhe pas kaq vjetësh na mbajti gjallë… Dhe qeshën pak, vetëm sa vizatuan një vijë të hollë të projektuar bukur…
U bë vonë dhe meqë nuk më merrte gjumi fillova të merresha me Namikun njëzetvjeçar. Fotografia rrëzëllente në ambikun më ekstrem. Nga çdo pozicion të vendoseshe ty të shihte, të ndiqte. Nuk di si ta përshkruaj sot rrëshqitjen poshtë të buzëqeshjes së tij, atë rënie të paralajmëruar, që e bëri tamam siç i ka hije burrit me një shkëlqim të përsosur. M’u duk sikur buronte diku nga fundi i dheut dhe donte patjetër të shihte dritën verbuese të diellit. Edhe pse të merr sytë ajo dritë lakmohet. Ndryshe vdekja s’do ishte aq e bukur! Ai vërtet shkëlqente duke shpërthyer në stërkala hareje, po për pak mbytej në një pikë ujë duke u rropatur mes miqsh, duke u përpëlitur nën vete. Nuk ndihej i aksidentuar, as i lodhur, por i fyer brenda fatit dhe zezonës së shpirtit njerëzor. Ndoshta një shtysë e pabesueshme, e dobët, flegmatike, përbuzëse, që të poshtëronte gjer në fund të shpirtit, një gjendje ferri brenda lirisë vetjake. A ia kishte shpjeguar ndonjërit këtë gjendje? E kishin kapur të armatosur dhe me trakte mes territ. Përgjegjës i rinisë së Ballit. Namik Mehqemeja dhe Resul Dollani. Dy shokë, dy bashkëqytetarë. Por Namiku kishte diçka më tepër dhe s’dinte ku t’i fshihte: poezitë e tij! E digjnin, ashtu të pashkruara, si një zjarr, i cili në vend që ta ngrohte, e përcëllonte. A mund të djegë poezia? Kurrë s’mund të besohet. Veçse Namikun ato minuta, e përvëlonin, mbështjellë me dashuri të epërme. Afronte liria, duke shpërthyer në qiellin e bruztë. Një endje e gjatë nga të qenit inekzistent, pa mundësinë e plotësimit të nevojave, pa identitet (ai s’mbante asnjëherë mjete identifikuese!), pa kryelartësinë boshe që e rrethonin ngado, pa u afruar me ata që brohorisnin dhe mbillnin ngado vdekje, i tretur nga malli i një njeriu të mallkuar, që pret ta vrasin, që pret ta akullojnë në mënyrë që të fitonte lirinë e përjetshme. Vrasës të një moshe, të një fati. Se fati vjen për të gjithë por pak e shohin. Kjo ngjan me shikimin e ngjyrave të dritës: më gjeni një që i sheh po në atë çast që feks fati (drita!) të shtatë ngjyrat e ylberit…
Të gjithë do thoshin për të: ky është Namik Mehqemeja. E kapën natën në terr partizanët. Ndal! Ai ndaloi. Kush je ti? Heshtje. Afrohu! Duart lart! Kush? Aha, s’po flet. Kontroll! Ç’janë këto? Trakte! Trakte balliste! «Të dashur qytetarë…» Drita e elektrikut binte mbi letrën e stamposur! «Ngrihuni kundër bishës së kuqe!… Ditë të zeza po afrohen!… Mos besoni!…» Ou, ou, ou! Ky na qenka Trimi! Ky na qenka ai që kërkojmë! Erdhi si cjapi te kasapi! Lidhja duart! Prangat! Mos lëviz se t’i hapëm trutë! Dhe e prangosën të riun e talentuar. Poezia atij i vezullo­nte në shpirt. Gjetje befasuese dhe të mprehta, të holla, me një spërkatje të lehtë humori e ironie, që po ta shihje me vëmendje tingëllonte dhe merrte ngjyrim pataksës, në peshën e rëndë të groteskut me një gjerësi shtypëse. Nuk e la kush të studionte (fati apo lufta?). Vazhdimisht kërkonte diçka të humbur, të lënë padore dhe hidhej befas te fletorja e trashë për të derdhur vargjet. Ai ishte njëzet vjeç. Dhe dy djem partizanë e prangosën. S’mund të rezistonte, i pëlqente në çdo kohë të meditonte, ta shihte mbarë e prapë atë frazë që mendonte. Për një tjetër ky mund të ishte hutim. Por Namiku nuk e njihte këtë tipar, as në periudhën e një krize të thellë, atë sapo e kishin arrestuar. Jetonte çastin me mendimet e tij të bukura, të thadruara pranë prushit që linte pas zjarri poetik. Atë çast i erdhi ndërmend shtëpia, dhoma e tij, motrat e vogla, Diku në një cep të dhomës një tryezë e sajuar mirë, me syzë, një makinë shkrimi e huajtur, një vazo ku kishte ngulur një trëndafil të bardhë plot erë, që i sillte ndërmend Bokaçion…
I lexoja me një tis mjegulle poezitë dhe më thaheshin buzët. Doja të pija patjetër diçka. Ai donte një vajzë. Sytë, flokët, qielli i rimtë, buzët, gjoksi i fshehur duke luftuar me të vërtetën magjike. E donte shumë. Një ezmerkë, që ia pëlqente vjershat, vargjet, poezitë. Po edhe prozën që sillej me ritmin e poezisë. Pa ngërç. Pa sfrat. Buzë humnerës… Vetë Namiku ishte fytyrëmprehtë, kishte diçka delikate në atë fytyrë, diçka që të mbetej thellë në mendje: vështrimi i tij magjik, i përsosur, që të detyronte të lije mendjen pas tij, me një zgjuarsi të spikatur që s’mund të fshihej dot. Në portretin e tij binin në sy menjëherë shenjat e vullnetit të pamposhtur! Dhe për këtë dha prova. «Po vrisni vëllain tuaj! Mos e bëni këtë, se do vijë një ditë që do pendoheni thellë! Edhe pas një shekulli po të jetë! Mos dëgjoni sirenat e kuqe, mos bëni sikur ndiqni pas bushtrën e zezë naziste, duke terrorizuar vëllezërit tuaj. Mallkuar qofshin ata, të tjerët e largët, por jo ju vëllezërit e mi!…» Në nofullat e shtrënguara, sytë e zinj të kthjellët fraquar nga një thëllim i ftohtë njiheshin së largu. Ata ishin sytë krejt të veçantë të Namik Mehqemesë. E kush mund t’ia shante trupin e lidhur, i tëri vesk dhe që rrezatonte fuqi. E bindja veten se ai mund të ishte bërë një atlet i madh! Çdo pjesëz e trupit të tij ishte e mahnitshme. Nuk reshtte së shkruari. Edhe kur mendonte ai shkruante, sepse mbante mend në mënyrë të përsosur. Çdo ditë i ngjante tjetrës, asaj që vinte, ose asaj që ikte, me të njëjtin intensitet, por jo me të njëjtën karakteristikë. Ditët vërtet ngjajnë po kurrsesi nuk janë njësoj. Edhe dy ditë me diell nuk janë kurrë të njëllojta. Në dramën që luhet në shpinë të tyre ka tragjizëm jo të njëjtë, as komicitet të ngjashëm, as vërtetësi të krahasueshme. Të thoshe me bindje se një si ai do të bëhej shpejt një shkrimtar i madh, sepse energjia e tij rikrijuese përmblidhej në buzët e holla e të shtrënguara, duke shpalosur e shkruar mbi ballë mendimet që përtypte me forcë të habitshme. E tillë mund të ishte forca krijuese? Edhe te një djalë 20 vjeç, mund ta dalloje menjëherë hapësirën e mendimit. Nuk thoshte kurrë dy fjalë të njëjta, s’kishte asnjë fjalë pasive, nuk tronditej nga belbëzimet apo ndërprerjet e befasishme të mendimit. Fjalët dhe fjalitë, mendimet dhe shprehjet e tij ishin një gurrë e pashtershme. Dhe uji i kulluar rridhte duke lëngëzuar magjishëm…
Po hynin në shtab. E kemi kapur një nga trimat e Ballit! Merreni në pyetje, thanë rojat e patrullës së natës. Ai me siguri do t’i duronte të gjitha: torturat (po edhe torturat një poet i bashkëshoqëron me poezi! Madje ata, atje tej, me dhëmbët çataj, ta kërkojnë këtë me një ndyrësi të jashtëzakonshme!), prerjen e majës së gjuhës, dëshirën e madhe për t’ia hapur kafkën dhe për t’i nxjerrë mendimet, madje e goditura e parë me daltë në tëmth ishte një nga provat e sigurta, për të arritur shkëputjen e mendimeve gjatë përgjigjeve shoqëruar me goditje të mprehta, tentativa e thjeshtë për t’ia nxjerrë syrin e djathtë (mendo: syrin e djathtë!) duke ia lënë varur, rrënimin e kockave kyç duke i goditur me tokmak, mbushjen e trupit me ujë deri në sfokje – pothu­ajse në mbytje delirante përmes një gajasjeje të shformuar e të pafytyrë. Ato çaste ai shihte të dashurën e tij, së brendshmi, me një kthjelltësi të habitshme: kaçurrelat e gjata e të zeza, syri i madh (i madh sa s’ka tjetër!) me qerpikë të gjatë të vetvetishëm, buzët e kuqe all e të mbushura, trupi lastar dhe i brishtë, vetullat e holla e të harkuara me një përthyerje të pabesueshme që i jepnin një dhuratë të paçmuar: vështrimin plot habi të pashoqe!…
Mundën ta linin pa bukë. Edhe pa ujë. E sollën shpesh në gjendje të skajshme kur mund ta kërkoje vdekjen si një margaritar, ose e godisnin me grushte në mes të barkut pasi kishte ngrënë, dhe ai villte pa fund vrer. Vetëm vrer. Nuk i zgjaste më fjalët, s’kishte fuqi, as që mund t’u zinte më besë edhe mendimeve të tij. Dukej i lodhur, tmerrësisht i lodhur, por çuditërisht me hijen e rëndë të energjisë së pashuar në regëtimën e syve dhe të frymëmarrjes. Errësira nuk i hynte dot brenda. Aty në thellësinë e tij kishte dritë boll, qartësi të lebetitur, ardhmëri të pasosur, kureshtje të tmerrshme, ardhangie të përsosur. Nuk kishte mjegull aty, jo, as erë nuk frynte. Përbrenda poetit ishte paqe e amshuar. As kërkonte e as ankohej, por vetëm mendohej. Po ndërkaq ndërronte stina: sa shpejt që vraponin mendimet, sa egërsi kishin shpesh stuhitë dhe shpërthimet, gati t’i pëlciste koka. Sepse po vinte ora dhe ato donin të shpreheshin, të nxitonin duke dalë jashtë. Kujtesa e tij po bënte një punë të llahtarshme. Si ndodhi kjo? Si mundi të ndodhte kjo? Dhe ata qeshnin si zogori qensh të tërbuar. Shikojeni budallain, thoshin. Shikojeni si e tret veten. Si ato fletushkat e tij që donte t’i shpërndante. Atë çast torturuesit e tij ngrinë. Erdhi një nga krerët e partizanëve. Luan Qafëzezi. Po ti xhan i vëllait? Po ti pse këtu? Pse je kështu? T’u bëftë vëllai! Më thanë se bën traktet më të bukura! Edhe unë trakte kam bërë! Tani nuk bëj më! Tani jemi në fund. Gjermanët e thyen arrëzën, ikën atje matanë. Ky është agimi i lirisë. Dhe kjo është e drejta jonë! Edhe unë jam poet. Edhe unë thur vargje. Po kundër kujt thua ti? Kundër pushtuesit! Kundër jush, tradhtisë!… Namiku mezi përvijoi një dhimbje që i ngjante buzëqeshjes. Dhe belbëzoi: të njoh aq sa më njeh! Të dua aq sa më do. Por lëre mënjanë poezinë. Ajo do të rrojë përtej nesh, larg teje e meje! Erdhe të më torturosh? Ja tek më ke. Bëni atë që kini për të bërë! Tani!…
Nuk mund të them me saktësi ç’ndodhi asaj nate. Nuk di të them as edhe çfarë mendonte Namik Mehqemeja atë natë të sterrosur, pa yje, pa hënë dhe me plot re. Veç di të them se atë natë nuk fjeti kush gjumë, as torturuesit partizanë, as ai që torturohej. Ai po jetonte në një jerm absurd, vetëm, me një mendim të ngulur fort në tru, që e dëbonte tek e shihte tek afrohej, me një zjarr që digjej flakadan, pa nxjerrë jashtë ndjelljen e mëshirës. Ky ishte i vetmi zjarr pa tym, një gjendje e brejtur nga gjallesa fantazmagorike. E shoh edhe tani aty ku është: i ulur mbi një gur, këmishëshqyer, i gjakosur, i etur, i kredhur në mendimet e tij të stuhishme. Askujt nuk mund t’i kërkonte fjalën e nderit, mëshirën, vrasjen, plagët, ose t’i lidhnin dhe kuronin dhimbjen…
Namik Mehqemeja shkruante me vrull, siç i vinin mendimet e buhishme, në fletoren e trashë, që e mbaj tani paraduarsh. Ai gjithashtu lexonte stuhishëm me dritën e syve duke i peshuar fjalët në bebëz. Pas shkrimit letrat qetësoheshin, rrinin butë-butë si nën dritën e hënës. Veprat e Dostojevskit nuk janë më në shtëpinë e tyre (vonë unë do t’ua bëja dhuratë tri motrave në shqip!). I dogji lugati i kuq, të cilin e përshkruante në traktet e tij të malulta. I dukej sikur mblidhte tërë mirësitë (po edhe prapësitë) e botës për të ndezur zjarrin poetik. Lexonte «Atë Sergin» e Tolstojit dhe e rrëmbente gjendja e tmerrit shpirtëror. Ngjethej i tëri prej kumtit të madh të Gogolit tek «Frymë të vdekura»… Nuk dinte ku ta mbante mendjen më parë. Lexonte vetëm në italisht. «E kuqja dhe e zeza», «Budenbrokët», «Saga e Forsajtve», «Lufta dhe Paqja», «Don Kishoti i Mançës»… Nuk donte formim të gjymtuar. Dhe kujtonte fjalët e ethshme të Atit, Mit’hat Frashëri. I madhi profet, i bukuri Njeri. I madhi parashikues. Ishin takuar disa herë. Por atij i seritej para syve hija në gjysmëfytyrën nën prizmin e hije-dritës. Një hije e errët, me kontrast të fortë…
Donte të qeshte dhe hidhërimi i feksi duke mahitur plagët. Maskarenjtë! I bubulliu pezmi i allasojtë. Ç’mendonte kështu? Luan Qafëzezi qeshte i tëri. Shikonte përpëlitjen e mendimeve të Namikut dhe sikur bëhej pasha kur i shihte fundin. Tani e tutje ky poet do të ishte armik i shpallur, i shkarë, i rrëshqitur, i dërrmuar, i trembur, po thoshte me vete Luani, i uritur dhe në një lloj paniku nga e përditshmja e mallkuar, që endej mbi kokën e tij të vogël e të çelur nga sythet poetike, që mund të qaseshin pranë atyre sytheve kriminale.
Mendimi i vrulloi dhe e shkundi fort. A mund ta harronte ai këtë natë? Kurrë! Po i bëhej e qartë si drita e diellit në mes të territ e të blasfemive. Ati, Mit’hat Frashëri po bënte orë të tëra që e priste. Donte ta takonte patjetër. Namiku hyri me vrull, si mendimet që i vinin befas. Shqipëria e mori vulën, djalë! Mendo vetëm të mos përballesh me armë me këta. Më e mira do të ishte të iknim sa më parë. E di ç’do të thotë të biesh në gojën e hijenave? Jo? Mësoje: copë e çikë! Unë kam motrat At! S’mund t’i lë dot! Je i dënuar bir. Vetmia na pret të gjithëve si një gojë e çapëlyer. Po të përgjërohem, është rasti për të ikur bashkë: ti dhe motrat! Ky shpirt poetik nuk u bën dot ballë atyre! Me mua s’kanë punë At! Zot i madh! Ç’po më ndodh kështu! Me urdhër: eja! Jo, At! Jo! Këtu është vendi im! … Jehona i kapërceu muret dhe Mit’hat Frashëri iku. Jashtë e priste makina me fenerë të shuar. Kurse mendimet gjëmonin në kokën e poetit. Paskëtaj do të zbriste në fushëbetejë rastësia. Ajo e kapi bashkë me traktet balliste. Natyra e egër dhe e panënshtrueshme ngriheshin mbi vetëdijen e njeriut dhe bëheshin motiv. Kthehej në një shtysë të pamposhtur, që do ta nxiste për të shkuar drejt therorisë. A mund të turpërohej? Pse jo. Ky turp i përbindshëm binte mbi supet e brishtë të së Mirës, duke qenë gjithnjë nën rehatinë rraskapitëse të së Keqes. Prandaj donte të ndodhte gjithçka dhe shpejt, sepse më pas tutej se do të mbetej pa forcë, trembej se mos vinte çasti dhe nuk e fshihte dot rrënimin agresiv. I dukej gjë e tmerrshme të gjunjëzohej. Se tek e fundit njerëz jemi dhe mund të ndodhë. Brrrr. E tmerrshme!…
I trembej së keqes morale, asaj që trumbetohej të nesërmen e fitores, që duke e mbajtur në jetë të zotëronin mundësinë për ta turpëruar, duke e zvarritur rrugëve. Poshtërim. Ashtu kishin bërë musaqazimistët në Berat me Babë Dud Karbunarën. Tek e fundit, kështu, pse të mos e qëllonte populli me gurë? Pse të mos e pështynin? Skaji i një fatkeqësie të madhe. Historia përsëritej. Që nuk e donte, jo më ky djalosh i Ballit të Kombit, por askush tjetër… Ai dukej mjaft i shqetësuar, e ndjeu fatkeqësinë, kurthin e egër dhe trishtimi i pafund po e vinte me shpatulla në tokë. Dhe mund të binte aty mbi baltë dhe mbi gjakun e tij. Pa ndjenja, sigurisht. Ndoshta i çlodhur përfundimisht? Befas ngriti kokën lart dhe pa qiellin. Ishin jashtë pa u kuptuar. E tërhiqnin zvarrë. Duket sa kishin zbritur nga makina e tyre. Lart tavani i asgjëje. Kupolë me drita të largëta, të largëta. Një tik nervor e zgjoi. Çudia vetë. E si mund ta zgjonte ky tik? Djersët në tëmtha dhe të varguara mbi fytyrë shpëlanin duke e pahitur fort të qeshurën e vuajtjes. Mund të dëgjonin maskarenjtë ndonjë nga mendimet e tij të mençura që i thoshte si i vinin, menjëherë, brenda vrullit poetik që e mbërthente dhe nuk e lëshonte kurrë. E kam dashur gjithmonë këtë çast sublim dhe të epërm, të xigluar nga drita e bekuar. Shenjim i fortë. Atij po i bënin gati tokën me nxitim. Atë çast do të dëgjoheshin krismat fatale. Errësirë. Pak fjalë që vinin të largëta. Nuk kemi më kohë! – dëgjohej zëri i një që i kishte mbushur poturet, duke shkërmoqur përfundimisht vargjet e mahnitshëm që do të shkruheshin dikur. Dhe pranë veshit të tij: A ke një dëshirë të fundit? Jo. Kurrë. Unë kam vetëm dëshira që jetojnë! Mbase dikush do të lindë me këto dëshira që vlojnë… Nuk dua krehër! Nuk dua fjalë të budallallepsura e të çmendura… Krismat e thata e të forta që e çanë natën tej përtej. Namiku ra, duke belbëzuar «Liria ime, e mjera ime, e bukura i…» Ndërsa edhe vrasësit belbëzonin frazën «Në emër të Lirisë!» «Në emër të popullit!» Këto fraza mbetën në fuqi për gjysmë shekulli dhe vendi ku u vra Namik Mehqemeja ende nuk dihet. Eshtrat e tij askush nuk i mbante mend se ku mbetën. Nuk e tregoi askush krimin. Sepse kujtesën ai e kishte marrë të tërën me vete! Ndoshta Luan Qafëzezi mund t’i ketë marrë një talisman. Ku i dihet? Ndërkaq dorëshkrimi i dhënë nga motrat si një peng i madh (ato prandaj kishin rrojtur, vetëm për të shlyer amanetin!), për të parë botimin «Shpirti është lot». Pastaj zuri vend në Antologjinë poetike të periudhës 1920-1944. Ndërkaq unë vetëm meditoj për jetën e prerë aq mizorisht të atij poeti dhe njeriu të madh. Traktet e tij i mori era dhe i mbajti në qiell deri në tetor 1992…
Endem në varrezën e dëshmorëve dhe kërkoj një varr të ri dëshmori të Lirisë, të cilin as sot e kësaj dite s’e kam gjetur dot… Na e vranë dyfish Lirinë, të bukurën e magjishme…

Tiranë, më 29. 01. 2016

Filed Under: ESSE Tagged With: Panariti - Transformim rrënjësor të shërbimit, Sulo Gozhina, veterinar në Shqipëri

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Skulptori Gëzim Muriqi vjen me “ringjalljen” e Skënderbeut
  • Mistika dhe Fizika
  • “Atdhetari i shtigjeve të lirisë” – monografi për heroin e kombit Xhavit Hazirin!
  • THE UNITED STATES DAILY (1928) / AHMET ZOGU FALENDERON PRESIDENTIN AMERIKAN CALVIN COOLIDGE PËR NJOHJEN DHE URIMET E TIJ ME RASTIN E NGJITJES NË FRONIN E SHQIPËRISË (TELEGRAMI)
  • Kryetari Glauk Konjufca takoi ish-Kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit Amerikan, Nancy Pelosi dhe Kongresistin Torres
  • Populli i Kosovës ka zgjedhur rrugën e vet
  • Shoqata studentore shqiptare në Columbia “Columbia University Albanian Society,” organizon: Bashkëbisedim mbi Eposin e Kreshnikëve
  • AMBASADOR BLERIM REKA VIZITON VATRËN TË MËRKURËN NË ORËN 2 PM
  • PROF.DR. ZYMER NEZIRI LIGJËRATË NË VATËR TË ENJTEN MË 30 MARS ORA 6.30 PM
  • “Fëmijët shqiptarë të Kosovës – viktima të gjenocidit shtetëror të Serbisë 1981 – 1999”
  • BOKSIERI SHQIPTAR KRISTIAN PRENGA — NJË MOMENT KRENARIE PËR TË GJITHË SHQIPTARËT KUDO
  • Dashuri dhe vdekje – Fati tragjik i prindërve të Karl Thopias
  • Kryeministri Kurti: Masakra ndaj familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu dëshmi e gjenocidit të Serbisë në Kosovë
  • Kosovë-Homazhe te Memoriali në Izbicë
  • Kryetari Glauk Konjufca takoi Zëvendës Ndihmës Sekretarin e SHBA-së, Gabriel Escobar

Kategoritë

Arkiv

Tags

alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT