• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

“Hebrenjtë e Beratit”- Ribotohet libri i Vrushos

June 22, 2018 by dgreca

1 Hebr e VrushosKODAK Digital Still Camera3 Hebrejte e vrush

Nga Berati Sulo Gozhina/

BERAT – I botuar vite më parë, ndërkohë që në librarit e qytetit dhe më gjerë nuk gjendej asnjë kopje në shitje, si dhe kërkesat nga lexuesit e vendit dhe të huaj, por dhe turistët hebrenjë që vitet e fundit janë shtuar dukëshëm në qytetin muze, ka bërë që tërheq vëmendjen e shumë institucioneve mes tyre edhe të  Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare Berat, madje kjo e fundit, organizoi një aktivitet kulturor me rastin e ribotimit të librit “Hebrenjtë e Beratit” të autorit të mirënjohur beratas, Simon Vrusho. Libri “Hebrenjtë e Beratit”, botuar së pari në vitin 2010 nga shtëpia botuese UEGEN, ribotuar po prej saj ditët e fundit. Në këto kushte nga sot në biblotekën e qytetit, por dhe më gjerë libri i ribotuar do të jetë present kudo për të plotësuar kërkesat e lexuesve brenda dhe jashtë kufijve të Kombit tonë. Duhet theksuar se mjaft studentë shqiptarë, sidomos berates që kanë kryer studimet në Itali në profile sociale apo historike, janë laureuar me tema që kanë pasur në fokus marrëdhëniet, bashkëpunimin dhe miqësinë midis komunitet hebre dhe popullsisë shqiptare, e konfirmuar në shekuj, por që shkëlqeu, veçanërisht, në kohën e Holokaustit, ku në Berat u strehuan dhe u shpëtuan mbi 600 hebrenj. Në këtë aktivitet kulturor morën pjesë dhe folën edhe Prefekti i Qarkut Beratit, z.Harilla Dafa, deputeti Fadil Nasufi, Drejtori i Drejtorisë Rajonale Kombëtare Kulturore, Eugen Kallfani, autori i librit dhe i Muzeut “Solomoni”, Simon Vrusho, specialisti i kulturës i bashkisë Berat, Kadri Kuka, Ing. Dhimitër Llazi, Arben Jaupaj, Stavri Bobo, drejtori i dy Muzeve Kombëtare Agron Polovina etj.
Deputeti i Fadil Nasufi mes të tjerash tha se –  Ribotimi i librit “Hebrenjtë e Beratit” të autorit Vrusho, tregon qart arritjen e një punë mbi 20 vjeçare, tashëm historia njerzore e di mirë qëndrimin e beatasve gjatë luftës dytë botrore për strehimin dhe mbrojtjen e mbi 600 hebrenjëve gjë të cilën në 17 Janarin e vitit 2008, organizuam edhe konferencën shencore për mbrojtjen e hebrenjëve. Ajo që dua të them është se njerëzit e letrave, njerëzit e kulturës , njerëzit me shpirt duhen mbështetur me të gjitha forcat tona. Shteti duhet të bëjë shumë më shumë se ç’ka bërë qoftë në nivel qëndror, por mbi të gjitha në nivel lokal, aty ku historia zë fill, merë frymë, jeton , mbron dhe sakrifikon për jetën njerzore të pa mbrojtur. Këtë tregon edhe libri që sot është ribotuar nga DRKK-ja me Eugen Kallfani, libër që ka se ç’të tregoj edhe kur të huajve t’ju bjej në dorë për ta lexuar në gjuhën e tyre, kanë për të mësuar historin me të cilën krenohemi për mikpritjen e sakrificën në çdo moment histrik që ndodhemi.
Harrilla Dafa, Prefekti Qarkut Berat citoj në fjalën e tij , se do  të ishte me interes për të huajt që ky libr që ka kërkime historike mbi qëndrimine hebrenjëve në qytetin e Beratit të botohej në Anglisht e më gjerë, pasi do të kërkohej jo vetem nga turistët që shkojën në Kala, rruga kryesore ku dhe ndodhet edhe muzeu ‘SOLOMON” . Një botim i till do të ishte me interes edhe për hebrenjtë në Izral, SHBA e kudo që ndodhen që të mësonin historin e hebrenjëve gjatë kohës të Holokausit, se si qytetarët berates dhe të fshatrave për rreth, ditën t’i mbroni duke sakrifikuar në shumë raste edhe jetën e tyre. Kjo mundet të arrihet në bashkëpunim me biznesin , me njerzë të artit , kulturës, dashamirës të librit, historisë etj.
Eugen Kallfani – Në fjalën e tij drejtori i DRKK-së, Eugen Kallfani mes të tjerave citoj: …. Kam nderin të them disa fjalë në lidhje me veprimtarinë e sotme e cila vjen si një mbështetje e drejtpërdrejtë e Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare – Berat dhe Ministrisë së Kulturës në kuadër të promovimit të trashëgimisë kulturore jomateriale , në këtë rast në fushën e krijimtarisë letrare të njërit prej autorëve më interesantë beratas, Simon Vrusho. ” Ne i premtuam autorit Vrusho që për vitin 2018 do të mundësonim ribotimin e librit “Hebrenjtë e Beratit” dhe ja tek jemi sot, tek diskutimi rreth librit, me ribotimin nëpër duar. Simoni Vrusho më pas, me inisiativën e vet për t’u admiruar hapi dhe muzeu “Solomon” këtu ku jemi sot, ndaj nuk kish se si të ndodhte më natyrshëm ku me një veprimtari ne kërkojmë të japim një mesazh të fortë : Njerëzit artdashës, njerëzit e letrave, njerëzit e kulturës , njerëzit me shpirt duhen mbështetur me të gjitha forcat tona. Shteti duhet të bëjë shumë më shumë se ç’ka bërë qoftë në nivel qëndror, por mbi të gjitha në nivel lokal, ku roli dhe mundësia për të mbështetur poetët, artistët, mjeshtrat janë detyrë në radhë të parë e qeverisjes lokale, sepse ka të bëjë direkt me jetën kulturore e artistike të Beratit. Nga ana tjetër përzgjedhja e vendit pikërisht këtu është kaq e rëndësishme : Lidhet me ribotimin e një libri që ka të bëjë direkt edhe me tematikën që përmban fotofakti ” SOLOMON ” pra me marëdhëniet midis dy popujve ai shqiptar me atë të hebrenjve. Dy fjalë do t’i thoja edhe për librin: Jo më kot sot këtë aktivitet e kemi menduar të realizohet nën togëfjalëshin kuptimplotë.

“KULTURA BASHKON POPUJ”, sepse e tillë është edhe tematika e këtij libri ku me artin e thjeshtësisë autori na përshkruan një panoramë të qartë të marrëdhënieve të familjes beratase në qytet dhe në fshat në qendër apo në rrethina me familjet hebreje. Një vështim nëpër gjurmë si e përshkruan autori përshkruhen mjeshtërisht histori njerëzish, histori familjesh, histori marëdhëniesh mes dy popujve që buron prej shumë e shumë larg. Të ndalesh në rreshtat e këtij libri të krijohet një ndjesi shumë pozitive, sepse nga njera anë zbulojmë shpirtin mikpritës të familjeve të shumta beratase, por nga ana tjetër jepet një panoramë shumë e qartë e personazheve me vlera të spikatura në këtë qytet, e intelektualëve duke i përshkruar ata nën kontekste reale e ngjarje që zgjojnë memorien kolektive dhe shpalosin vyrtytet më të larta të familjeve beratase.. . Teksti është një pasqyrë mbresash dhe një përshkrim kuptimplotë që na bën të reflektojmë se sa e madhe dhe e rëndësishme mund të jetë mirësia e një populli, mirësia e një qyteti, mirësia e një kombi… Më vjen në mend një fjali e Dostoyevskit “Si mund të thuash që ke jetuar kur nuk ke  një histori për të treguar ”.

Filed Under: Histori Tagged With: - Ribotohet libri i Vrushos, “Hebrenjtë e Beratit”, Sulo Gozhina

PRESIDENTI META NE BERAT…JO PER POLITIKE

May 20, 2018 by dgreca

  • Presidenti Ilir Meta, axhendë të ngjeshur aktivitetesh në Berat:Jemi ne Berat Jo per Politike…/
  • 17Presidenti Meta – Dekoron me çmime 4 figura beratase në fushën e sportit: Volejbollistja Ollga Gjoku, trajnerja e ekipit të Tomorrit, Pingpongisti Ilir Shabanaj, peshëngritësi Vasil Hoç, rekordmen absolut, dhe Përparim Kovaçi, futbollisti i Tomorrit /

6-3

NGA BERATI PER DIELLIN:SULO GOZHINA/5

BERAT, 20 Maj 2018 – Presidenti i vendit Ilir Meta ka qënë sot në Berat,në një axhendë të ngjeshur aktivitetesh kulturore. Fillimisht ai ka marrë pjesë në çeljen e Edicionit të 6-ë të Maratonës së Beratit ku edhe ka uruar të gjithë pjesëmarrësit që do garonin në të dhe ka shprehur dëshirën për të qënë pjesë e kësaj maratone vrapimi vitin e ardhshëm. “Vitin tjetër pjesëmarës dhe konkurent”. (qesh) 001Meta në takimin me nxënësit e dalluar

Pas startimit të Maratonës, Meta ka vijuar takimet me nxënësit e dalluar, fitues të olimpiadave të matematikës në Pallatin e Kulturës “Margarita Tutulani”,ku për nder të tij ishte organizuar edhe një koncert i shkurtër artistik nga nxënësit e qytetit. Gjatë këtij aktiviteti, presidentit Meta ju dhuruan 2 çmime nderi, një medalie nga kryebashkiakja e Tetovës dhe çmimi “Miku i fëmijëve” nga Qëndra Kulturore e fëmijëve të qytetit të Durrësit, ndërkohë që më pas ai ndau edhe çmimet e para të 3 fituesve të olimpiadës së matematikës mes trevave shqiptare për klasat e shtata, të teta dhe të nënta, ku njërin nga çmimet e para, atë për klasat e nënta e kishte marrë 15-vjeçarja nga Berati, Joana Bendaj me 99 pikë. Në fjalën e mbajtur me këtë rast, Meta shprehu kënaqësinë që mori pjesë në këtë finale të olimpiadës lëvizëse mbarëkombëtare të matematikës ku u gëzua pa masë që njara prej fitueseve ishte nga Berati dhe u shpreh se, kush i shmanget matematikës kërkon një jetë të lehtë pasi matematika është baza e të gjitha disiplinave për të fituar sfidat e jet

Presidenti Meta dekoron 4 figurat e shquara të sportit berates ndër vite

Presidenti Meta vijoi më pas takimet e tij në bashkinë e Beratit, ku dekoroi 4 figura të shquara të sportit beratas ndër vite. Nga bashkia e Beratit, Meta është shprehur se, Beratit nuk i kanë munguar asnjëherë talentet në fushën e sportit, të cilët kanë luajtur një rol të rëndësishëm në fushat respektive edhe në arenën kombëtare e ndërkombëtrae. Meta tha se, Tomorri, siç është një mal i pakrahasueshëm duhet të jetë edhe një skuadër e sukseshme në vend dhe jashtë tij.
Me tituj nderi dhe dekorata nga Presidenca janë vlerësuar më pas:, Volejbollistja Ollga Gjoku, trajnerja e ekipit të Tomirrit, Pingpongisti Ilir Shabanaj, i njohur në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, dhe peshëngritësi Vasil Hoç, rekordmen absolut me një bilanç pozitiv edhe nga garat ndërkobëtare. Si dhe Përparim Kovaçi, futbollisti i Tomorrit dhe një nga golshënuesit më të mirë në vend në këtë moment Presidenti Meta solli dhe një arenë gëzimi për pjesmarësit të cilit në shumicë ishin sportdashësit berates kur citoj: Në rinin time mbaj mend një këngë që e këndonin në kor gjith stadiumi, për  sulmuesin e talentuar të tomorrit, Rim Kovaçin – Jani Kaçci, Jani Kaci shiko se po vjen Rim Kovaçi, po hyri në zonën e rreptsisë, të mori gjysmën e revanisë, (qëshin e duartrokasin gjithë të pranishmit në sallë), vërtet atmosfer festive sot në Berat.
Në përfundim të aktiviteteve. presidenti Meta foli për rëndësinë e tyre vlerat që ka ky qytet në fusha të ndyshme dhe ju shmang pyetjes së gazetarëve në lidhje me situatën politke në vend.

Filed Under: Politike Tagged With: ne berat, Presidenti Ilir Meta, Sulo Gozhina

PROMOVIMI I BERATASVE : KUJTESA për hebrenjët në 500 vjet histori

May 4, 2018 by dgreca

Nga Sulo Gozhina/

BERAT – Ditën e sotme drejtues pushtetit vendor, Prefekti Qarkut Berat si dhe drejtues të tjerë të institucioneve vendore, pasardhës të familjeve që strehuan hebrenjtë, mësues dhe nxënës shkollash, banor të qytetit dhe të rrethinave të tij, intelktual të mirëfilltë, gazetar etj, ishin pjesë e hapjes zyrtare të kësaj foto galerie, muzeu me përmbajtje hebraike, ku ishte prezent dhe Rabini i Shqipërisë Yisorel Finman, drejtor Ekzekutiv i Rabinatit të Shqipërisë.  Qyteti me vlera i Beratit është prej ditës së sotme i shtohet një institucion tëjetër i ri kulturor, një muze ekspoze që sjell në vëmendje një memorie shekullore të bashkëjetesës, bashkëpunimit dhe solidaritetit mes beratasve dhe komunitetit hebre në këtë qytet. Në muze nëpërmjet fotove, dokumentave, evidentimit të familjeve beratase, sjell për herë të parë për publikun dhe vizitorët një muze që rëfen një hapësirë kohore 500 vjeçare, nga viti 1520, kur në këtë qytet u vendosën 25 familjet e para hebreje që përbënin një lagje të quajtur “Mëhalla e Çifutëve” .
I hapur nga studiuesi Simon Vrusho, tek Porta e Pashajtit të Beratit, në rrugën që të çon për në Kalanë e qytetit, muzeu nëpërmjet fotove, dokumentave të kohës ndalet tek shpëtimi dhe strehimi i mbi 600 hebrenjëve në kohën e Holokausit nga familjet beratase dhe më gjerë.
Në fjalën e tij studiuesi Vrosho mes të tjerash tha : “Ky Muze, i pari i llojit të vet, është i pari në Berat dhe në hapësirën mbarëshqiptare që evokon praninë hebraike 500-vjeçare, me fokus të veçantë Luftën II Botërore, Kohën e Holokaustit, kur në Berat u strehuan dhe u shpëtuan mbi 600 hebrenj, një pashaportë bese dhe humanizmi shqiptar, me të cilën i kemi të hapura të gjitha rrugët e ndjeshmërisë njerëzore, duke qenë në harmoni me njeriun dhe Zotin”.

Çeljen e muzeut “SOLOMON”, në Berat e përshëndeti dhe N/kryetare bashkisë Berat Teuta Muçogëllava e cila solli dhe falënderimet edhe nga kryetari i bashkisë Petrit Sinaj për të pranishmit si dhe falnderoj studiuesin Vrusho për punën e vyer që po bënë në qytetin tonë duke i shtuar një asset kulturor më shumë si dhe nxjerr vlerat e vyera të popullit tonë dhe kryesisht qytetarve berates e më gjen në kontributin që dhanë në strehimin e shpëtimin e hebrenjeve gjatë luftës së II Botrore nga Nazifashistët.

Rabini Yisroel Finman i shqipërisë u shpreh në fjalën e tij: “Familjet beratase dhe gjith Kombi Shqipëtar ka një kontribut të rëndësishë të vëçant në mbrojtje dhe në shpëtimin e hebrenjëve. Në këtë muze rrëfet një hapësirë kohore 500 vjeçare, nga viti 1520, kur në këtë qytet u vendos ën 25 familjet e para hebreje që përbënin një lagje të quajtur “Mëhalla e Çifutëve”.
“Ky Muze, i pari i llojit të vet, është i pari në Berat dhe në hapësirën mbarëshqiptare që evokon praninë hebraike 500-vjeçare, me fokus të veçantë Luftën II Botërore, Kohën e Holokaustit, kur në Berat u strehuan dhe u shpëtuan mbi 600 hebrenj, një pashaportë bese dhe humanizmi shqiptar, me të cilën i kemi të hapura të gjitha rrugët e ndjeshmërisë njerëzore, duke qenë në harmoni me njeriun dhe Zotin”. Duke e konsideruar si mjaft të rëndësishëm kontributin e familjeve beratase në shpëtimin e Hebrenjëve, Rabini Yisroel Finman, u shpreh në vijim të  fjalës së tij se: “Ju keni një vlerë të madhe, besën që duhet ta promovoni”, ndërkohë që kujtoj fjalën e dhënë nga kryeministri Rama për ndërtimin e Qendrës Hebraike në Tiranë”.

Vlen të përmendet se :
“Çelja e dyerve të muzeut “SOLOMON”, në Berat sot më tre Maj 2018, është një mbrekulli që dëshmon qart për mikpritjen, bujarin, bashkjetesën dhe tolerancën fetare në qytetin mbi 2400 vjeçar, tregon qart trimërin vendosmërin virtutet e sakrificat e një populli që ka ditur në shekuj të ruaj dhe bashkëjetoj dhe t’ju vijë në ndihmë kujtdo që ka nevoj apo që gjendet përballë vështërsive deri dhe tek mbijetesa. E them me bindje se populli Shqipëtar është mik dhe në krah të të gjith popujve në Botës që aspirojnë për liri e demokraci” .

Filed Under: Histori Tagged With: 500 vjet, Berat, Kujtesa Hebreje, Sulo Gozhina

MUZEU “SOLOMONI” PO ÇELË DYERT NË BERAT…

April 23, 2018 by dgreca

Nga Berati per Diellin Sulo Gozhina/

1 Muze Solomoni1 simoni2 Muzeu1 Berat Solomon

BERAT – Një muze unik në Berat… I pari dhe i vetmi i llojit jo vetëm në Berat e në Shqipëri, por në mbarë hapësirën mbarëshqiptare. Është një muze me tematikë hebraike që ngërthen një hapësirë kohore 500-vjeçare, nga viti 1520 kur në Berat u vendosën 25 familjet e para hebreje, të ardhura nga Vlora, nga Italia, nga Spanja… Dhe këto 25 familje që përbënin një lagje, Mëhallën e Çifutëve do të punonin për ta ringritur Beratin e rrënuar nga pushtimi osman…Ky muze ndalet edhe tek profili mitik i Sabbatai Zevit, tek varri i tij që kërkohet ende me ngulm, vendosmëri e bindje në Bilçë, tek reflekset apo motivet hebraike që i gjen gjithandej në këto treva, të gdhendura në gur e në dru, në port e në dyer, në tavane apo kanate, në sahane apo tepsi, në filxhane apo sini. Por me theks të veçantë muzeu ndalet tek shpëtimi dhe strehimi i mbi 600 hebrenjve në kohën e Holokaustit, duke qenë Berati, kështu, qyteti që ka mbajtur barrën kryesore në këtë shpëtim, duke shpalosur për herë të parë në Berat listën e hebrenjve të shpëtuar, si dhe familjet e shtëpitë beratase që iu gjenden pranë në ato kohë të tmerrta.

Foto-fakte, fac simile dokumentesh, zbulime topnimish hebraike, kontributi i Kadri & Bektash e Kujtim Cakranit në shpëtimin e hebrenjve, do të shohësh e do të njihesh me historinë dramatike të Sarës, hebreje janinate që në rrethana dramatike do të vinte në Berat, sesi do të humbiste rrugës emrin e saj, por do të gjente e rigjente emrin e profetit Moisi, do të njihesh me fatin e hidhur të hebrejes Taisa Pisha-Batkina, do të takosh arsimimin e nxënësve hebrenj në një klasë, në një bankë me nxënës beratas, etj.etj.
Autori i Muzeut “SOLOMONI” Berat, studiuesi Simon VRUSHO, njëkohësisht ideatori, përgjegjësi, administruesi apo edhe drejtuesi i Muzeut, shprehet: “Më në fund, pas 20 vjetësh, ia dolëm… Muzeu “SOLOMONI” në Berat po çelet… Pas disa ditësh do të bëhet ceremonia zyrtare e përurimit ku do të jenë Kryetari i Bashkisë të qytetit të Beratit, kryetari i Qarkut, Prefekti, etj. sikundër kanë konfirmuar pjesëmarrjen Rabini i Tiranës, Finman, Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dorian Koçi, etj.”
Vrusho vazhdon:
“Ky nuk është muze total, ku gjasme jepen gjithçka, por është muze me profil të qartë individual dhe me metodologjim të ofruar nga terreni, koha, gjurmët, faktet dhe dokumentet. Edhe koceptimi është disi ndryshe: Vizitori, shikimtari ndihet në mjediset e muzeut edhe si i shikuar, madje edhe si i pyetur… Ai del nga muzeu me një apel në mendje dhe me një emocion në pulsim…!
Muzeu “SOLOMONI” Berat çelet më 03 maj 2018, ditën e enjte, ora 10:00 paradite, por ai thuajse është hapur… Berat. Ruga “Mihal Komneni”, Nr. 3, në krye të rrugës që të çon në kala… Madje vizitorët e pare kanë pozuar pranë stendave të muzeut dhe tashëm muzeu ka marrë rrugën e tij.

Filed Under: Histori Tagged With: Berat, muzeu solomoni, Sulo Gozhina

BERATI ESHTE DHE QYTETI I HEBRENJVE

January 26, 2018 by dgreca

-Vetëm në Berat gjatë kohës së luftës erdhën mbi 600, burra, gra dhe fëmijë/

1 hebrejNga Sulo GOZHINA/Berat/
BERAT – Sa herë që afrohet 27 janari i çdo viti mendja të shkon tek dita e Holokausit, tek lufta e II Botrore, viktimat, nga të cilit vetëm Hebrenjët ishin 6 miljon. Ndryshe nga vendet e tjera shqipëria ofroj për Hebrenjët strehimin e mbrojtjen e tyre.Vetëm në Berat gjatë kohës së luftës erdhën mbi 600, burra, gra dhe fëmijë. Të shkruash për këtë popull sa të vuajtur po dhe aq fisnik të duhet shumë kohë, punë, mund dhe djersë. Fasha e gjerë e kësaj teme tregon se sa herë që ulesh të hulumtosh po dhe aq herë të dalin detaje e histori të reja të pa publikuara më parë. Një temë të tillë në këto dy dekadat e fundit ka trajtuar edhe publicisti e studiuesi Simon Vrusho, për këtë punë të vyerë të deritanishme, por dhe për zbulimet e reja rreth kësaj fushe i morëm këtë intervistë. Gjatë këtyre 20 vjetëve të fundit ju keni shkruar e botuar mjaft mbi praninë hebarike në Berat, libra, shkrime, studime, reportazhe, portrete, etj. Madje në disa shkrime e intervista për këtë temë sa interesante po dhe aq jetike për hebrenjët, thuajse nga mesjeta e deri në kohën e para e pas luftës së dytë botrore e në vijim u jam referuar juve. Por edhe kur mendohet se kjo temë është ezauruar apo shteruar ju, sërisht, befas, nxirrni, zbuloni, publikoni fakte, dokumente, detaje të reja. Pyetja ime është

Cili ka qenë zbulimi i fundit në lidhje me këtë temë ?
I fundit është Miki, Miki, një hebre me tabaka në duar, strehuar në kohën e Holokaustit në Berat (1942-45) tek familja e Vangjel Budës, tek Budat, brez pa brezi argjendarë, me origjinë, ka gjasë dhe hebreje, argjendarë të spikatur edhe në punime ikonash me gdhendje, kuposje, derdhje dhe veshje me sava… Vangjeli vdiq i ri, më 1968, 50 vjeç… I dhënë pas argjendarisë, pas librave dhe “Zërit të Amerikës”… Vdiq me “Zërin e Amerikës” tek veshi… Argjendarinë si profesion ia la të birit Dhimitrit, Taqos, i cili ua trashëgon djemve Gavril e Valirian… Miki u mbajt si djalë shtëpie deri më 1945, kur Vangjel Buda e përcolli deri në Durrës, ku ishin mbledhur dhe hebrenj të tjerë, që riktheheshin në vendet nga kishin emigruar… Nasho Qytyku, 81 vjeç, fqinj me Budat, e mban mend Mikin, se, duke qenë moshatarë, edhe luanin bashkë në rrugët e “Vakëfit”…
Mesa duket numri i turistëve hebrenj, izraelitë po shënon rritje në qytetin e Beratit. Iu intereson prania e të parëve të tyre në këtë qytet, gjurmët, dëshmitë, jehona ?
Kur dëgjojnë apo shikojnë se hebrenjtë kanë pasur një lagje të tyre, një lagje të vendosur në qendër të qendrës së Beratit nga ana urbanistike, midis xhamisë së Plumbit dhe Mitropolisë, atje ku rruga mban emrin “HEBRENJTË”, kur mësojnë se komuniteti i hebrenjve ka pasur të drejat e tij të njohura e të mbrojtura, kur kishin përfaqësues në drejtimin e qytetit, kur kishin sinagogën e tyre, sigurisht që ndjehen mirë… Por ata nuk kanë qenë në qendër vetëm nga pikëpamja urbanistike, por edhe ekonomike, edhe financiare, derisa komuniteti tyre apo hebrenj tregtarë financonin dhe hyqymetin në kohë të vështira… Por kanë qenë në qendër edhe nga aspekti kulturor, derisa përfaqësues të tyre përfshiheshim me zell në konkurset apo garat letrare që organizoheshin në qytet, ku merrte pjesë paria apo elita e qytetit, të themi… Nga fillimi i 1500 lagjia hebreje kisht 11 familje, pas disa dekadash u bënë 25 familje dhe më vonë arritën në 100 familje… Gjurmët e tyre gjenden gjithandej, në Bilçë apo në Duhanas me toponime kuptimplote, etj. Pra ka një prani historike, një komponent hebraik i pandërprerë me shekuj, natyrisht, kulmi arrihet me strehimin dhe shpëtimin e mbi 600 hebrenjve në kohën e Holokaustit…Po, ky është një kapitull më vete, i lexuar tashmë gjerësisht, megjithëse ka ende vend për ta hulumtuar… Ky strehim, ky shpëtim tregon se ç’ka qenë Berati për hebrenjtë, prandaj duket, ndjehet sikur dhe vetë Berati u thotë turistëve, vizitorëve, studiuesve hebrenj: “Hebrenj, Berati është edhe qyteti juaj!” Shko tek familja Xhezo dhe gjen një kuti, një dëshmi të qëndrimit e strehimit të hebrenjve, “një kuti të artë”, ku nga njëra është gdhendur ylli i Davidit, kurse nga ana tjetër një sinagogë, shih fotot e asaj periudhe, gra e fëmijë hebrenj në kurse të mësimit të gjuhës shqipëe në Berat, kurse jo pak të tjerë, fëmijë hebrenj u regjistruan dhe vijuan vitin shkollor 1942-43 bashkë me fëmijët beratas, si në rastin e shkollës së përzier “Kastrioti”, shkollë në qendër të Beratit, gjë që dëshmon se jeta vazhdonte, dhe mësimi, dhe edukim vazhdonte… Këtë e gjen edhe tek Jacqueline Silver, tek libri i saj studimor “…DHE ATA ENDE MËSOJNË““Education of Jeëish Children in Nazi Occupied Areas Betëeen 1933-1945.“(Arsimimi i fëmijve hebrenj në hapësirën e pushtuar nga nazistët në vitet 1933-1945.)Edhe Shqipëria, edhe Berati bëjnë pjesë në atë areal ku fëmijët hebrenj mësuan në një shkollë, në një klasë, në një bankë me fëmijët shqiptarë… Dhe kanë qëndruar në një bankë fëmijë hebrenj e fëmijë shqiptarë, madje në një bankë me të birin e aspirantit Myrto Qafa (efektiv i xhandarmërisë Berat),  Ermir Qafa etj. Në amzën e shkollës së përzier “Kastrioti” Berat, për vitin shkollor 1942-43 figurojnë të regjistruar dhe kalues për në klasën e dytë edhe dy nxënës hebrenj, i pari Juso Ruben ( me nr. amze 1490), lindur në Prishtinë në v. 1933, banues në lagjen Uzgur, Berat, kurse i dyti Vili Albahar ( me nr. amze 1491), lindur në Beograd më 18.12.1934. Prindërit e tyre, Mihal Ruben e Danilo Albahar cilësohen me profesion emigrant. Sigurisht, në shkollat e Beratit të atyre viteve ka pasur me dhjetra nxënës hebrenj me emrat origjinalë apo dhe të ndryshuar. Nga ky këndvështrim duket krejt i natyrshëm dhe kujdesi e financimi mijëradollarësh që ambasada e Izraelit në Tiranë, ambasadori David Cohen, bën për mjediset e çerdheve të fëmijëve në Berat, 70 vjet më pas..
Ju ia keni dedikuar librin tuaj “HEBRENJTË E BERATIT”,  Dr.Zino Matathia.!!!..
Po. Dr. Zino Matathia, Qytetar Nderi i Beratit, të cilit i kam dedikuar librin “Hebrenjtë e Beratit”, botuar më 2010. Në vitin 1971, në spitalin e Beratit ka operuar edhe tim atë. Mjek në stafin e spitalit ushtarak izraelit që u stacionua në kampin e refugjatëve kosovarë në Maqedoni, 1999. Prej vitit 1991 banon në qytetin Kamiel, Izrael, ku është nderuar si Qytetar i Vyer i tij. Thuajse çdo vit vjen në Shqipëri, në Tiranë, Vlorë e Berat . Ka punuar si mjek 14 vjet, duke qenë edhe drejtor i spitalit të Beratit.
Në korrik 2017 një delegacion i Bashkisë Karmiel, Izrael, i kryesuar nga Kryetari i Bashkisë Adi Eldar, zhvilloi një vizitë në Bashkinë e Beratit, cila ishte risia që solli delegacioni në Berat ?
Vizita u organizua në kuadër të lidhjeve të binjakëzimit ndërmjet dy qyteteve, Berat dhe Karmiel. Në takimin që zhvilluan me përfaqësues të Bashkisë së Beratit në datën 19 korrik u diskutua mbi mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet dy qyteteve, kryesisht në shkëmbimet kulturore, në fushën e arsimit, të bizneseve të agrobiznesit dhe në rritjen e kapaciteteve ndërmjet stafeve. Të pranishëm në takim ishin edhe ambasadori i Izraelit në Shqipëri, Boaz Rodkin dhe Konsulli i Nderit i Shqiperise ne Izrael Menashe Getz. Gjate qëndrimit në Berat, delegacioni i Karmielit zhvilloi një vizitë në Qendrën Historike të Beratit, në Kala dhe Muzeun Ikonografik “Onufri”, si dhe në biznesin e këpucëve ‘’Caterina Firenze”. Pjesë e axhendës ishin edhe vizitat në njësine Administrative Roshnik dhe Sinjë, të cilat janë zona të rëndësishme të zhvillimit të agrobiznesit, kryesisht të prodhimit të ullinjve, qershive, vreshtarisë etj,. Gjithashtu delegacioni zhvilloi disa takime me stafin e Bashkisë Berat dhe të Qendrës Kulturore, Galerisë së Arteve dhe Bibliotekës Publike, ku u diskutua rreth mundësive të projekteve të përbashkëta dhe shkëmbimeve kulturore. Në fund të vizitës, u organizua një takim ndërmjet Kryetarëve të Bashkive respektive dhe stafeve, ku u parashtruan konkluzionet e vizitës dhe u vendosën piketat e bashkëpunimit për projekte konkrete…
Së fundmi edhe dy rreshat për enët me zbukurime me,“Yllin e Davidit” të gjetura në një familje në Kostren të Tomorrit ?
Në fakt të tilla enë me zbulurrime dhe në qëndër të tyre ndodhet “Ylli i Davidit”dhe që për muan janë shekullore ka shumë në anët tona dhe kjo tregon miqësin që në shekuj kemi pasur me Hebrenjët dhe që ende e kësaj ditë vazhdojmë ta ruajmë me fanatizëm. Po ti rikthehemi historisë të luftës së II Botrore, jo më kotë shqipëtarët mbrojtën jetën e hebrenjve duke rrezikuar jetën e tyre dhe kjo më e dukshme dhe më në aparencë në Berat pasi Hebrenjt në qytetin tone në vitet e luftës u strehuan në disa lagje, ndaj dhe ne me plot gojën themi se Berati është dhe qyteti i tyre.
***
Familje beratase që strehuan Hebrenjt e ardhur gjatë luftës së II Botrore Familje beratase qe strehuan hebrenj
1.      Isuf Qojle
2.      Qani Civeja
3.      Mehmet Xhezo
4.      Halil Frasheri
5.      Xhevat Gjergjani
6.      Xhevahir Zaganjori  (Shkodrani)
7.      Vexhi Buharaja
8.      Hysen Nallbani
9.      Bari Zeko
10.     Burhan Ruli
11.     Sula Muzhaka
12.     Tajfur Haznedari
13.     Asaf Xhufi
14.     Gani Telegrafi
15.     Sulo Droboniku
16.     Tefik Ruzi
17.     Taq Simsia
18.     Lilo Xhimitiku
19.     Jorgji Naco
20.     Irakli Meroli
21.     Gaq Kajana
22.     Dhimiter Shyti
23.     Llazar Shollla
24.     Toli Dodi
25.     Dhoksi Speci
26.     Siku Gjogu
27.     Kozma Gega
28.     Llukan Gjika
29.     Tasi Bixhonja
30.     Vangjel Sota
31.     Zoi Vesho
32.     Grigor&Peci Shkurti
33.     Jorgji Angjeliu
34.     Resmie Spathara
35.     Ndon Papai
36.     Miti Cania
37.     Vlash Myzeqari
38.     Hiqmet Çipi

Filed Under: Histori Tagged With: Hebrejte e Beratit, Sulo Gozhina

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • …
  • 7
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • AT SHTJEFËN GJEÇOVI DHE DR. REXHEP KRASNIQI, APOSTUJ TË IDESË PËR BASHKIM KOMBËTAR
  • Marjan Cubi, për kombin, fenë dhe vendlindjen
  • Akademik Shaban Sinani: Dy popuj me fat të ngjashëm në histori
  • THE CHICAGO TRIBUNE (1922) / WOODROW WILSON : “NËSE MË JEPET MUNDËSIA NË TË ARDHMEN, DO T’I NDIHMOJ SËRISH SHQIPTARËT…”
  • SHQIPËRIA EUROPIANE MBRON HEBRENJTË NË FUNKSION TË LIRISË
  • KONGRESI KOMBËTAR I LUSHNJES (21-31 JANAR 1920) 
  • Një zbulim historik ballkanik
  • VATRA DHE SHOQATA E SHKRIMTARËVE SHQIPTARO-AMERIKANË PROMOVOJNË NESËR 4 VEPRA TË PROF. BESIM MUHADRIT
  • Që ATDHEU të mos jetë veç vend i dëshirës për të vdekur…
  • KAFE ME ISMAIL KADARENË
  • Kosova paraqet mundësi të shkëlqyeshme për investime
  • PARTIA NUK ËSHTË ATDHEU, O KOKËSHQOPE
  • 50 VJET VEPRA POETIKE KADARE
  • IT’S NOVEMBER 28TH
  • Një arritje për shqiptarët në Michigan

Kategoritë

Arkiv

Tags

alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT