• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Akademi Perkujtimore-Bajram Rexhepi personalitet me kontribut shumëdimensional

August 22, 2017 by dgreca

2 Dr Bajram Rexhepi

 -Akademi përkujtimore në nder të jetës dhe veprës së kryeministrit të pas zgjedhjeve të para parlamentare në Kosovën e lirë, Bajram Rexhepi/22.08.2017 004

 PRISHTINË, 22 Gusht 2017-Gazeta DIELLI/ Nën patronatin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, është mbajtur sot akademi përkujtimore në nder të jetës dhe veprës së ish kryeministrit të dalë nga zgjedhjet e para të pasluftës në Kosovë, Bajram Rexhepi, i cili u vlerësua personalitet me kontribut shumëdimensional.

22.08.2017 002Presidenti Thaçi: Bajram Rexhepi u shqua për guxim, profesionalizëm dhe humanizëm
1 thaci RexhepiPresidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrë sot pjesë në mbledhjen komemorative, në nderim të ish kryeministrit të Kosovës, Bajram Rexhepit, që vdiq dje pas një sëmundjeje të rënd.Presidenti Thaçi ka thënë se në karrierën politike tredekadëshe, Bajram Rexhepi ishte ndër  personalitetet emblematike me virtyte të rralla në rrugën e realizimit të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.Sipas tij, Rexhepi u shqua për guxim, profesionalizëm dhe humanizëm qysh në vitet 1996, 1997 e më tej duke shëruar luftëtarët e lirisë.“Dr. Bajram Rexhepi ishte mjeku i parë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në vitet 1998-1999, ai gjendej kudo ku kishte beteja: sa në Shalë, sa në Llap, sa në Drenicë dhe Mitrovicë, përherë pranë ushtarëve të plagosur”, ka thënë presidenti.

1 zijaAi ka theksuar se që në ditët e para të çlirimit, Bajram Rexhepi mori përgjegjësi politike, duke u bërë qytetari i parë i Mitrovicës dhe duke u angazhuar për kthimin dhe sistemimin e banorëve të dëbuar nga lufta.“Pas zgjedhjeve të para të përgjithshme elektorale të 2001 –shit,  dr. Bajram Rexhepi  zgjidhet kryeministër i Qeverisë së Kosovës, si pjesë e Qeverisë me bazë të gjerë politike, duke përfunduar mandatin e plotë me sukses”, ka thënë presidenti Thaçi, duke shtuar se me angazhime të larta shtetërore, Rexhepi ishte aty ku e kërkonte vendi – në Mitrovicë, në Bruksel, por edhe në Uashington dhe Nju Jork.Presidenti Thaçi, para familjarëve, kolegëve dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile ka thënë se Bajram Rexhepi kishte profil të lartë politikani, me mbështetje te qytetarët dhe përkrahje edhe nga bashkësia ndërkombëtare.Sipas tij, pas shpalljes së pavarësisë, Rexhepi kreu me nder përgjegjësitë shtetërore, qoftë si kryetar komune, qoftë si ministër i Punëve të Brendshme.

PRR_0752

Presidenti ka thënë se Bajram Rexhepi shquhej si familjar i dashur dhe i kujdesshëm, qytetar parimor, njeri i matur, veprimtar i urtë, politikan i moderuar dhe mjaft transparent.“Atë që e mendonte, e thoshte. Ishte personalitet me integritet të lartë dhe i respektueshëm në nivel nacional”, ka shtuar ai.Presidenti Thaçi, në fund, ka theksuar se me ndarjen e tij të hershme nga jeta, familja humbi njeriun e dashur, ndërsa institucionet e vendit një burrështetas të shquar.PRR_0737

Ai ka thënë se bashkëmendimtarët, kolegët dhe miqtë e tij do ta ruajnë përjetë kujtimin për të.“Mençuria, urtësia dhe largpamësia e tij do të na udhëheqin në rrugën tonë për përparimin dhe forcimin e shtetit tonë.  Lavdi jetës, veprës dhe emrit të dr. Bajram Rexhepit”, ka thënë presidenti.Një ditë më parë, presidenti Thaçi mori vendim për shpalljen e ditës së sotme, 22 gushtin, ditë zie në Kosovë, në shenjë nderimi për ish kryeministrin e Kosovës, Bajram Rexhepin.1 Isa Mustafa Rexhepi

Kryeministri Mustafa: Bajram Rexhepi do të mbetet në historinë më të re të Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, në akademinë përkujtimore tha: Më lejoni që në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, t’ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen nga jeta të ish-Kryeministrit të Kosovës, ish-Kryetarit të Mitrovicës, Ministrit të Brendshëm, Deputetit, Mjekut humanist, veprimtarit politik, pjesëmarrësit të Luftës Çlirimtare, Doktor Bajram Rexhepit.Të nderuar të pranishëm,Bajram Rexhepi ishte një personalitet me kontribut shumëdimensional, jo për shkak të pozitave të larta shtetërore që i kreu me përgjegjësi, por për shkak të aktivitetit të tij në shërbim të jetës dhe shëndetit të njerëzve, në shërbim të çështjes kombëtare, në shërbim të lirisë, pavarësisë dhe shtetndërtimit të Kosovës.

Pas kontributit si mjek në frontet e luftës çlirimtare, Bajram Rexhepi u konsiderua personaliteti më adekuat për të qenë Kryeministër i Kosovës menjëherë pas luftës.

Ai si kryeministër, së bashku me Presidentin Rugova dhe Kryeparlamentarin Daci, udhëhoqën tri institucionet kryesore të Kosovës në fazën e parë të ndërtimit të institucioneve, duke u ballafaquar me sfida, siç ishin protestat e Marsit 2004.

Më tej, Bajrami ishte deputet i Kuvendit si dhe me votën e qytetarëve, u zgjodh për të udhëhequr qytetin më të ndjeshëm të Kosovës, Mitrovicën e tij të dashur, që e deshi dhe për të cilën u mundua që të jap kontributine  tij maksimal.Bajram Rexhepi ishte bartës edhe i pozitave të tjera shtetërore, por mbi të gjitha ishte personalitet i rëndësishëm politik dhe njeri me autoritet të madh në Kosovë.

Të nderuar miq të Bajram Rexhepit,

Ai do të mbetet në historinë më të re të Kosovës, si kryeministri i dalë nga zgjedhjet e para të mbajtura pas luftës, duke lënë gjurmë të rëndësishme në ndërtimin e shtetit tonë.Për ne që e njohëm dhe punuam me të në kuadër të jetës institucionale dhe politike, Bajram Rexhepi do të mbahet mend si politikan që e mban fjalën dhe të cilit mund t’i besohej, konstruktiv, i dijshëm, bashkëpunues dhe korrekt.Bajrami la gjurmët e tij të pashlyeshme  në institucionet më relevante të Kosovës, në kohë shumë të ndjeshme dhe të rëndësishme të shtetndërtimit tonë.

Si kryeministër dhe si deputetë, si ministër i Punëve të Brendshme dhe si kryetar i komunës që në mënyrë më karakteristike bart gjurmët e luftës së fundit në Kosovë, si mjek dhe humanist në luftë dhe në paqe, si njeri që kapërceu bindjet e tij politike për të komunikuar dhe gjetur bashkëpunim në fillet e ndërtimit të shtetit të Kosovës, njeri që e deshi jetën, familjen e vetë, dhe vendin e tij.Andaj, ndarja nga jeta e Bajram Rexhepit është humbje e madhe për Familjen, për miqtë, për bashkëveprimtarët dhe para së gjithash, edhe për Kosovën.

Por, shoqëria dhe shteti ynë do ta kujtoj përherë dhe t’i jetë përherë mirënjohës Bajram Rexhepit për kontributin që ai ka dhënë për Kosovën gjatë gjithë jetës së tij.

Në emër të familjes falënderoi vajza Vanesa Rexhepi

Në emër të familjes, foli vajza Vanesa Rexhepi, e cila falënderoi institucionet shtetërore për angazhimin dhe përkushtimin në trajtimin e sëmundjes së tij, shtetin turk që ndihmoi në trajtimin spitalor, si dhe qytetarët e Kosovës për mbështetjen e dhënë familjes gjatë kësaj kohe.

“Në këtë akademi përkujtimore, në nderim të më të dashurit tim, babit tim, Dr. Bajram Rexhepi, edhe pse e pikëlluar dhe e katandisur nga dhimbja për vdekjen e tij, do të përballojmë pikëllimin me krenarinë që na la trashëgimi, me personalitetin e tij prej një punëtori, humanisti dhe trimi të madh.

Virtytet e tij të lara, dashurinë, sinqeritetin, butësinë, do t’i ruajmë dhe do t’i kultivojmë me përkushtim për breznit e reja. Në emër të familjes time, në emër të familjes Rexhepi, falënderoj përzemërsisht institucionet shtetërore të Republikës së Kosovës për angazhimin maksimal dhe përkushtimin dhe trajtimin gjatë kohës së sëmundjes së tij, e veçanërisht për organizimin e kësaj akademie përkujtimore” tha ajo./b.j/

Filed Under: Politike Tagged With: Akademi Perkujtimore, Bajram Rexhepi, Behlul Jashari, Mustafa, Thaci

Presidenti Thaçi priti kongresmenin amerikan, Devin Nunes

July 31, 2017 by dgreca

SHBA për Kosovën, përkrahje të vazhdueshme/

1 thaci KongresmaniPRISHTINË, 31 Korrik 2017-Gazeta DIELLI/ Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur sot në takim kongresmenin Devin Nunes, kryesues i Komitetit të Inteligjencës në Kongresin amerikan dhe George Pappas, këshilltar i lartë në Komitetin e Inteligjencës, të shoqëruar nga Ambasadori Amerikan Greg Delawie.Presidenti Thaçi ka falënderuar kongresmenin Nunes për përkrahjen e vazhdueshme të SHBA-së për Kosovën.“Jemi partnerë dhe miq, kemi marrëdhënie të veçantë, sepse ndajmë dhe angazhohemi për të njëjtat vlera”, u shpreh Presidenti Thaçi.Presidenti Thaçi gjithashtu u shpreh se Kosova në vetëm një dekadë si shtet ka arritur suksese të mëdha në ndërtimin e institucioneve demokratike, ekonomisë dhe sundimit të ligjit.“Nënshkrimi i MSA-së dhe marrja e statusit të vendit kandidat për MCC janë konfirmim i këtyre të arriturave të Kosovës”, u shpreh ai.Presidenti Thaçi më tej tha se Kosova është faktor stabiliteti në rajon dhe konfirmoi përkushtimin e Kosovës për paqe dhe stabilitet.“Jemi të pa-kompromis në luftimin e radikalizmit dhe terrorizmit”, u shpreh Presidenti Thaçi.

Kongresmeni Nunes u shpreh se Shtetet e Bashkuara mbesin të përkushtuara për paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm në rajonin e Evropës Juglindore.Presidenti Thaçi në fund theksoi se prezenca amerikane në Ballkan është qenësore për paqen, zhvillimin dhe integrimin e rajonit./b.j/

Filed Under: Politike Tagged With: Devin Nunes, priti kongresmenin amerikan, Thaci

Fazë e re në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

July 3, 2017 by dgreca

1 Thaci Mog VucicBruksel, 03 korrik – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka marrë pjesë sot në takimin të përbashkët përbashkët me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuqiç dhe përfaqësuesja e Lartë e Punëve të Jashtme dhe Politikës së Sigurisë, Federica Mogherini, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.Pas, takimit, presidenti Thaçi ka thënë se takimi i udhëhequr nga zonja Mogherini dhe presidentin e Serbisë, Vuqiç, u fokusuam në domosdoshmërinë e hapjes së një faze të re të dialogut, që do të qonin drejt një normalizimi të plotë dhe pajtimi në mes shteteve tona dhe popujve tanë.“Ishte konkludim i përbashkët se vetëm normalizimi i raporteve të plota ndërshtetërore, vetëm pajtimi në mes vendeve dhe popujve tanë paraqet më tepër paqe, stabilitet për të dy vendet, për rajonin, të ardhmen evropiane më të sigurt dhe të shpejtë të vendeve tona”, ka shtruar ai.

Presidenti ka thënë se Bashkimi Evropian do të udhëheqë këtë proces suksesshëm, një proces intensiv, dinamik të kësaj faze të re me qëllim dhe vizion të qartë, por në të njëjtën kohë edhe afatizime kohore.

“Ne jemi dakorduar që ky proces të përfundojë sa më i shpejtë, që të jetë sa më shpejtë i arritshëm, të finalizohet dhe implementohet sa më shpejt”, ka shtuar ai.

Presidenti Thaçi ka thënë se ky proces nuk do të jetë garë, por do të jetë një proces i standardeve, i vlerave të cilat duhet të ngadhënjejnë në të mirën e dy vendeve dhe popujve tanë, dhe këto vlera janë vlerat evropiane.

“Pra, do të jetë një proces i bazuar mbi standardet dhe vlerat evropiane, dhe interesin e dy vendeve”, ka thënë Presidenti.Ai është shprehur i bindur dhe besimplotë se institucionet e Kosovës, spektri politik kosovar, shoqëria civile, mediat, personalitet me ndikim në opinionin publik, ekipet e ekspertëve do të japin kontributin e tyre të çmueshëm për këtë proces shumë të rëndësishëm për të ardhmen evropiane të Kosovës.Presidenti Thaçi më parë ka zhvilluar një takim bilateral me përfaqësuesen e lartë të Punëve të Jashtme dhe Politikës së Sigurisë, Federica Mogherini.Në këtë takim, Presidenti ka potencuar domosdoshmërinë e hapave konkret evropian për Kosovën, përmbylljen e procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, duke ndalur izolimin e padrejtë që po i bëhet qytetarëve të Kosovës.

Filed Under: Komente Tagged With: Dialog, faze e re, Thaci, Vucic

Kosova dekoron ambasadorin nga SHBA

June 21, 2017 by dgreca

-Ambasadorit Zalmay Khalilzad Urdhri i Pavarësisë. Ka qenë ambasador i SHBA-së në OKB kur ishte shpallur pavarësia e Kosovës/

unnamed

-Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot e ka dekoruar ambasadorin Zalmay Khalilzad me medaljen “Urdhri i Pavarësisë”, për kontributin e tij për pavarësinë e Kosovës/

PRISHTINË, 21 Qershor 2017-Gazeta DIELLI-Behlul Jashari/ Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi,  priti sot në takim ambasadorin Zalmay Khalilzad, të cilin do ta dekoroj me medaljen Urdhri i Pavarësisë.

Ambasadori Khalilzad ka qenë ambasador i SHBA-së në OKB kur ishte shpallur pavarësia e Kosovës.Urdhri i Pavarësisë u jepet qytetarëve të Kosovës dhe të huaj, që kanë kontribuar për Pavarësinë e Kosovës.Komunikat e plotë dërguar nga Presidenca e Kosovës: Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot e ka dekoruar ambasadorin Zalmay Khalilzad me medaljen “Urdhri i Pavarësisë”, për kontributin e tij për pavarësinë e Kosovës.Presidenti Thaçi ka thënë se ambasadori Khalilzad njihet në Kosovë si ambasador i presidentit Bush në Kombet e Bashkuara, si mbështetës i madh i aspiratës së popullit tonë për liri, barazi dhe drejtësi, në kohën kur Kosova përgatitej për të shpallur pavarësinë e saj. “Ambasadori Khalilzad e kishte bërë Kosovën çështje kryesore të kryesimit të radhës së Këshillit të Sigurimit nga SHBA-ja. Edhe ai, sikurse presidenti Bush, tha se ‘enough is enough’ dhe se çështja e Kosovës nuk mund të zvarritej pafundësisht në Këshillin e Sigurimit. Prandaj, mirënjohja që i ndahet sot është mirënjohje e popullit të Kosovës për angazhimin e tij për pavarësinë e Kosovës”, u shpreh presidenti Thaçi.Ndërsa, ambasadori Khalilzad u shpreh i kënaqur që është kthyer në Kosovë pas 10 vjetësh dhe po i sheh të gjitha arritjet që ka bërë populli dhe lidershipi i Kosovës. “Isha në Kosovë 10 vjet më parë si pjesë e Misionit të gjetjes së fakteve të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Jam i kënaqur që jam kthyer 10 vjet më vonë dhe po shoh të gjitha arritjet që ka bërë populli dhe lidershipi i Kosovës. Kosova është e pavarur dhe ka krijuar institucione të shkëlqyera. Është njohur si një shtet i pavarur nga shumica dërrmuese e anëtarëve të bashkësisë ndërkombëtare dhe ka një ekonomi që funksionon mirë. Kosova ka përparim të brendshëm në pajtimin ndëretnik, në marrëdhëniet me Serbinë, në dialogun, në qëndrimin e saj ndërkombëtar, më gjerësisht në aspiratat e saj për t’iu bashkuar BE-së dhe institucioneve tjera perëndimore. Pra, në një periudhë të shkurtër kohore është arritur shumë dhe unë jam mirënjohës që jam dëshmitar 10 vjet më vonë për sukseset”, tha ambasadori Khalilzad.Presidenti Thaçi theksoi se mirënjohjen më të mirë për miqtë tanë, për ata që gjithmonë na mbështeten, populli dhe institucionet po e shprehin çdo ditë duke punuar që shtetin tonë ta bëjmë shtëpi të të gjithë qytetarëve dhe një vend ku të gjithë janë të barabartë.

 

Filed Under: Kronike Tagged With: Thaci, Urdhri i Pavarësisë, Zalmay Khalilzad

Instituti i Historisë në Kosovë, pesëdhjetë vjet veprimtari

May 15, 2017 by dgreca

-Presidenti Thaçi mori pjesë në shënimin e 50 vjetorit të themelimit të Institutit të Historisë “Ali Hadri”/

1 Inst i Historise 50 vjet

PRISHTINË, 15 Maj 2017-Gazeta DIELLI/ Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, mori pjesë sot në shënimin e 50 vjetorit të themelimit të Institutit të Historisë “Ali Hadri”.Presidenti Thaçi, tha se një ndër institucionet më të rëndësishme shkencore të Kosovës padyshim se është Instituti i Historisë, dhe se meriton të vlerësohet për kontributin që ka dhënë.“Pesëdhjetë vjet veprimtari e Institutit të Historisë meriton të vlerësohet si kontribut për ndriçimin e ngjarjeve nëpër të cilat ka kaluar Kosova dhe historia e popullit shqiptar për liri dhe emancipim kombëtar, politik dhe kulturor” tha presidenti Thaçi.

Duke vlerësuar lart kontributin e këtij Instituti në periudha të ndryshme të vendit, kreu i shtetit, tha se rrugëtimi dhe fati i Institutit të Historisë së Kosovës, ishte rrugëtim i vet Kosovës nëpër të gjitha periudhat që ka kaluar që nga themelimi i Institutit me sfidat, ballafaqimet, vështirësitë, me rreziqet, me ndjekjet, me burgosjet, diferencimet deri në ngadhënjimin përfundimtar të së vërtetës për Kosovën.

Midis përpjekjeve për të thënë të vërtetën dhe shtrëngesave ideologjike, Instituti i Historisë ngadhënjeu.Duke vlerësuar lart figurën e historianit, emrin e të cilit e mban vetë Instituti i Historisë, presidenti Thaçi, tha “Ali Hadri e ndjeu peshën e diferencimit dhe anatemimit  nga politika komuniste jo vetëm jugosllave.Ai më tej tha se reformimi i institucioneve shkencore dhe kulturore është para së gjithash reformim i mendimit, i qasjeve metodologjike dhe ndërdisiplinore.“Kosova tashmë është një vend demokratik dhe të gjitha  pengesat dhe detyrimet ideologjike të e shkruarjes së historisë sipas porosisë kanë përfunduar një herë e përgjithmonë’, vijoi presidenti Thaçi.Presidenti Thaçi tha se është mundësia e rishkrimit të historisë mbi bazën e objektivitetit dhe saktësisë shkencore.“E them këtë për arsye se ende mendohet se mund të bëhet edhe më tepër për të zbërthyer të vërtetën e plotë edhe të kontributit të Kosovës në rolin e pavarësisë së Shqipërisë, rolin e Kosovës të periudhës në mes dy luftërave botërore, por para së gjithash, tash flas pak edhe si historian jo në grada ta larta shkencore”, shtoi Thaçi.Ai ka bërë thirrje që mos të deformohet e kaluara. “Si student i shumicës prej jush, që para së gjithash të mos na ndodhin deformime siç kanë ndodhur në të kaluarën, kur një studiues magjistronte me temën “Kundërrevolucioni në Drenicë”, ndërsa doktoronte me temën “Lufa çlirimtare në Drenicë” për të njëjtën periudhë, për të njëjtat personalitete”, theksoi presidenti Thaçi.

Ekzistojnë të gjitha parakushtet që të tjerët të mos krijojnë modele të pasqyrimit të historisë sonë.“Gjithashtu dua të potencoj dhe duhet të tejkalohet mendoj edhe qëndrimi i disa historianëve të huaj që janë agjenda kryekëput politike, të katedrave të ndryshme, të cilat apriori i përgatisin studiuesit e rinj që i këshillojnë që të mos bazohen qind për qind në burimet e historiografisë shqiptare. Ata hapin ide të ndryshme, teza të ndryshme, krejt dezinformuese prej Skënderbeut e deri në ditët e sotme të historisë së kombit shqiptar”, tha presidenti Thaçi.

Duke iu premtuar përkrahjen e institucioneve të shtetit të Kosovës për të vërtetën dhe historinë e kombit tonë, presidenti Thaçi tha se meriton të thuhet e vërteta e pandikuar politikisht, ideologjikisht apo rajonalisht.“Është një histori e pasur, e lavdishme, histori që meriton për të thënë të vërtetën dhe vetëm të vërtetën, pa ideologji, pa ndikime politike, pa ndikime rajonale, për historinë në përgjithësi, por edhe për personalitete që i kanë pri çlirimit të Kosovës, bërjes së Kosovës së pavarur, bërjes së Shqipërisë dhe bërjes së kombit shqiptar”, shtoi ai./b.j/

Filed Under: Histori Tagged With: Behlul Jashari, Instituti i Historisë, pesëdhjetë vjet veprimtari, Thaci

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • …
  • 22
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT