• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

ILIR HARSHORVA, BASHKËPUNËTORI I GAZETËS DIELLI, NUK JETON MË

April 27, 2020 by dgreca

Gazeta Dielli, ashtu si shumë gazeta të tjera shqiptare, ka humbur një nga bashkëpunëtorët më të kualifikuar, intelektual, autor librash, përkthyes, njeri vizionar, atdhetar i përkushtuar. Iliri shquhej për trajtimin e temave për nacionalizmin, antikomunizmin dhe çështjen Kombëtare, pa anshkaluar temat e politikës dhe ato sociale. Artikulli i fundit që publikoi në Gazetën Dielli ishte”Pandemia e Mortajës së Zezë”, botuar me 2 prill 2020. Por në kujtesën e lexuesit të Diellit kanë mbetur me dhjetëra shkrime të tij, si: “Masakra e 4 Shkurtit 1944 dhe Masakra e 21 Shkurtit 1951”, “Politika dhe Propaganda naziste, si shembull për politikën komuniste shqiptare”,”Lajmet e Dhunës  dhe Qytetërimi”, Xhufi, intelektuali i mbrujtur në Perëndim dhe virusi i komunizmit”, “Tcveton Todorov dhe “Lulja e Diellit” e Simon Vizentalit”, Nënë Tereza në një Shkollë në New York”, “Dominimi i Drejtësisë, korrupsioni dhe Morali” etj…

Ilir Hashorva ishte djali i Ali Harshovës, mësues dhe përkthyes i njohur.Ai ka botuar librat vëllimi “Gandi – jeta”, “Gandi – filozofia dhe feja, Gandizmi” dhe “Analiza e komente për Gandin dhe Gandizmin”, përkthimin “8 orë nga Anglia” të autorit britanik Anthony Quale – një dëshmi historike e ndodhive të Luftës së Dytë Botërore, hedhur në botim nga autori menjëherë pas fitores të koalicionit antifashist, me dëshmi autentike dhe të pandikuara nga ngjarje të tjera të mëvonshme.
Një punë të shkëlqyer bëri Iliri edhe për përgatitjen për shtyp të përkthimeve me shumë vlerë të realizuara nga i ati, Aliu: “Skënderbeu” i Alessandro Cuttolo-s (Toena 2018), “Princi” i Niçolo Machiaveli-t (Toena, 2019) dhe “Dekameroni” i Giovanni Boçaçio-s (në proces botimi) .
Të gjitha këto vepra u përgatitën nga Ilir Hashorva.Ilir Hashorva jetonte në New York.

Pusho në Paqe miku ynë!

***

Po sjellim shkrimin e publikuar sot në media dhe rrjetet sociale prej Irena Toçi, Shtëpia Botuse”Toena”.

Shkruan Irena Toçi:

Lamtumirë i nderuari Ilir Hashorva!

Me dhimbje të thellë mësova për largimin nga jeta të Ilir Hashorvës, mikut dhe bashkëpunëtorit të Shtëpisë Botuese Toena për shumë vite.

Megjithëse këto ditë lajmërimet për largimin nga jeta janë bërë të “zakonshme”, lajmi për vdekjen e tij të beftë na gjeti të papërgatitur, na ngarkoi me dhimbje e trishtim të përligjur.

Bashkëpunimi i Shtëpisë Botuese Toena me autorin dhe përkthyesin Ilir Hashorva, të birin e denjë të mësuesit dhe përkthyesit të njohur Ali Hashorva, nisi diku rreth vitit 2009 me botimin e vëllimit të parë të përgatitur prej tij, për figurën emblematike të Gandit, titulluar “Gandi – jeta”. Në vitet në vazhdim ky vëllim i parë u pasua nga botimi i dy vëllimeve të tjera kushtuar Gandit: “Gandi – filozofia dhe feja, Gandizmi” si dhe “Analiza e komente për Gandin dhe Gandizmin”.
Pothuajse në të njëjtën kohë u botuan nga Botimet Toena edhe dy biografi të përgatitura me kujdes, kulturë e përkushtim të veçantë prej tij, njëra kushtuar “Nelson Mandela-s” dhe tjetra “Martin Luter King-ut”.
Me mjaft përkushtim e përgjegjësi përgatiti ai edhe biografinë e hebreut të mirënjohur Simon Vizental, biografi e cila u botua nga Toena më 2015, së bashku me librin e vetë Simon Vizentalit “Lulja e diellit”.
Në nder të 75-vjetorit e Çlirimit të Shqipërisë, ai zgjodhi të përkthejë dhe të sjellë në shqip “8 orë nga Anglia” të britanikut Anthony Quale – një dëshmi historike e ndodhive të Luftës së Dytë Botërore, hedhur në botim nga autori menjëherë pas fitores të koalicionit antifashist, me dëshmi autentike dhe të pandikuara nga ngjarje të tjera të mëvonshme.
Një punë të shkëlqyer bëri Iliri edhe për përgatitjen për shtyp të përkthimeve me shumë vlerë të realizuara nga i ati, Aliu: “Skënderbeu” i Alessandro Cuttolo-s (Toena 2018), “Princi” i Niçolo Machiaveli-t (Toena, 2019) dhe “Dekameroni” i Giovanni Boçaçio-s (në proces botimi) .
Të gjitha këto vepra u përgatitën nga Ilir Hashorva, ndërkohë që ai jetonte e punonte në Nju-Jorkun e largët, ku edhe do të prehet tanimë përgjithmonë.

Njeri serioz e i vetëpërmbajtur, intelektual me integritet dhe mendim të pavarur, autor dhe përkthyes i shkëlqyer, autor i dhjetëra shkrimeve në shtypin bashkëkohor gjithashtu, ishin cilësitë që e bënë të ishte një bashkëpunëtor të vyer të Botimeve Toena për më shumë se 12 vjet rresht.

Lamtumirë Ilir Hashorva!

I paharruar qoftë kujtimi Yt, përmes Veprës tënde të çmuar!

Irena Toçi
Botuese
Botimet Toena

Filed Under: Editorial Tagged With: Ilir Hashorva, u nda nga jeta

KOMUNITET- U NDA NGA JETA LUFTETARI I LIRISE

May 28, 2014 by dgreca

Skënder Ukë Sadiku (1927-2014): “Hirin e trupit tim shpërndajeni në zonat ku zhvilluam betejat kundër forcave sllavo-komuniste”/
Ditën e shtune, më 24 Maj 2014, u nda nga jeta në moshën 87-vjeçare, në Spitalin “Stamford” CT, luftëtari i lirisë së Shqipnisë Etnike Skënder Ukë Sadiku, i biri i komandantit të përgjigjshëm të forcave nacionaliste dhe nipi i luanit të Kosovës Sadik Ramë Gjurgjevikut/
Nga Tomë Mrijaj/
Kush është nacionalisti Skëndër Ukë Sadiku?
Për luftëtarët e Shqipërisë etnike dhe heroizmin e treguar në mbrojtje të këtij ideali, në fillim të viteve 1944 e në vijim sot historia është e mangët. I tillë është edhe Skënder Ukë Sadiku, me shumë bashkëluftarë të tjerë, që kanë mbijetuar nga netët e gjata të sundimit të egër të kolonizatorëve serb dhe komunistët trathtarë shqiptarë në Dardani dhe trojet amtare.
U lind më 2 maj 1927, në Rreth të Pashës (Nënprefektuara e Shijakut), në shtëpinë e Esat Pashë Toptanit. Shtatë vjet më vonë, familja e Sadik Ramës dhe kushërinjve të tij u shpërngulën në Shijak (Durrës). Djali i parë i Ukë Sadikut, ishte gjithnjë përkrah të atit dhe axhës së tij Shaban Sadikut, në luftrat nacionaliste kundërsllave dhe kundërkomuniste gjatë vitëve 1944-1946.
Në vitin 1942, ai është antarësuar në Frontin Kundërfashist, duke qenë kryetar i degës në Qerret të Durrësit. Në vitin 1944, ishte antarë i çetës vullnetare të Ukës dhe axhës Shabanit, në mbrotje të kufijve veriorë të Dardanisë nga serbo-çetnikët.
Skënderi dhe familja e tij, qysh në moshë të re i përjetuan thellë ngjarjet e hidhura, që në mënyrë sistematike i bëheshin padrejtësisht popullit shqiptar nga shovinistët barbarë serb.
Në këtë mënyrë, u rrit tek ai dhe shumë nacionalistë të tjerë mllefi ndaj pushtuesve. Kishte ardhur koha, që në mënyrë serioze, të mendohej për të rrokur një ditë pushkët, në mbrojte të popullit dhe tokave arbërore.
Dhe që atëhërë, Skënderi, u kyç në jetën politike e nacionale të asaj kohe, e cila përiudhë kërkonte njerëz të devotshëm, për çështjen kombëtare dhe njerëz, që do të flijoheshin për Shqipërinë etnikë, siç ishin patriotët e familjes së madhe të Sadik Ramë Gjurgjevikut, djemtë e tij: Uka e Shabani dhe deri tek Skënderi i ri, me vëllezërit dhe kushërinjtë e tij…
Ngjarjet po zhvilloheshin me shpejtësi dhe shqiptarët po kalonin ditët më të vështira të kohës së pasluftës së dytë botërore, keqtrajtime dhe përndjekje nga kaçakët e udbashëve serbë e malazias, që vepronin në katundet e ndryshme të Kosovës.
Në çetën e mirënjohur të vëllezërve Ukë e Shaban Sadikut, i riu Skënder, mori pjesë aktive në Luftën e Drenicës, në ndihmë të tribunit nacionalist Shaban Polluzhës. Ai ishte sëbashku me të atin, në mbledhjen e themelimit të Organizatës Patriotike “Besa Kombëtare” (Llapçevë, 1945), me në krye Prof. Ymër Berishën.
Nga burimet historike dhe dëshmitë e bashkëkohësve të tij, sikurse dhe vetë kujtimet, që më ka rrëfyer disa herë këtu në New York, Skënderi, theksoj se në nëntor të vitit 1945, kur grupi i bashkëluftëtarëve nacionalistë të çetës së Ukë Sadikut, kaloi në Krumë të Hasit, me sugjerimin e Ukës, Prof. Ymer Berishës dhe heroinës Marie Shllakut, u propozua, që Ali Meta dhe Skënder Ukë Sadiku të dërgohen me mision patriotik në Qerret të Durrësit, ku, ndodheshin edhe një numër i madh antarësh të fisit të tij.
Duke e pyetur se si u zhvilluan ngjarjet, mbasi mendohet pak dhe merr frymë thellë, ai vijon të tregoi se, në fillim ai (Skënderi), nuk pranoi të shkonte, sepse nuk donte ta linte të atin (Ukën), por shkoj vetëm Ali Meta i shoqëruar nga Sokol Dini dhe një tjetër. Mbas 30 ditëve, po në të njëjtën rrugë, i shoqëruar nga Sokol Dini, përmes Shkodrës shkon në Qerret të Durrësit, ku, jetoi për disa kohë atje.
Skënderi, kujton: “Pas betimit, që bënë të gjithë, nën drejtimin e Prof. Ymer Berishës (në Stanet e Golajve, më 1946, u quajt “Dita e Betimit” në Pashtrik, shënimi im T.M.), ndër të tjera thuhej: “Të lidhim besën deri në vdekje kundër çdo armiku”. Mbas kësaj ngjarje mora urdhër, për të shku në Shkodër. Postën, që ma kishte dhënë baba Ukë dhe Prof. Ymer Berisha e dergova tek Kuvendi Françeskan. Në materialet, që dërgova, flitej për 65.000 gra, fëmijë, pleq dhe plaka të pafajshëm të mbytur në torturat më çnjerëzore nga armata famkeqe jugosllave. Për ketë Prof. Berisha e kishte njoftuar më parë edhe gjeneralin anglez Hadson në Tiranë. Vazhdova rrugën deri në Bizë tek Pader Kelmendi. Më pas vijova rrugën deri në Gurëz dhe arrita tek shtëpia e Halit Ahmetit. Aty më pritën me një bujari të rrallë, ku, qëndrova 10 ditë…
Gjatë udhëtimeve të mëvonshme, për disa ditë qëndrova në shtëpi të një miku, sepse u sëmura…
Ato ditë Sigurimi komunist shqiptar kishte filluar të burgoste ajkën e shquar të klerit katolik në Shkodër, brenda në kuvendet e tyre. E prita me frikë lajmin, se gjatë burgosjes do të bijnë në dorë dokumentet, që ua kisha sjell unë, por fatmirësisht kjo nuk ngjau…”
Trathtari Fadil Hoxha me Hoxhën tjetër të Tiranës, duke e parë influencën e madhe, që nacionalistët kishin në popull asokohe, iu lut atyre, që t’a ndërprejnë luftën kundër komunizmit, se me lirimin e vendit nga “fashistët” populli i Kosovës do të vendosë vetë për fatin e vet.
Krerët e mirënjohur të nacionalizmit, si: vëllezërit Ukë e Shaban Sadiku, profesor Ymer Berisha, Marie Shllaku, Ndue Përlleshi, Gjon Serreqi, Pader Bernardin Llupi O.F.M., e shumë të tjerë, nuk e përkrahën mendimin mashtrues të Fadil Hoxhës. Ata, njëzëri kërkuan, që Kosova të jetë një zonë neutrale.
Argumentimi i pjekur i nacionalistëve, ishte që për fatin e vet le të vendosë vetë populli i Kosovës dhe jo që e ardhmja e saj të gatuhet, sipas mënysë së kuzhinës serbe, që kërkonte t’a gllabëronte dhe gradualisht me projektin e Çubrilloviqit, t’a largonte nga trojet e veta popullsinë autoktone shqiptare.
Dhe koha vërtetoj, se nacionalistët, që flijuan edhe jetën për interesa të larta kombëtare, kishin shumë të drejtë dhe qenë realist dhe më pranë interesave të shenjta të atdheut të tyre.
Komunistët, në vend që të luftonin kundër çetave çetnike serbe, që po plaçkitnin çdo ditë familjet shqiptare (ditën për diell) dhe me miratimin e Marshallit Tito, iu kundërvunë qysh në fillim me armë në dorë dhe urretje të madhe forcave të vërteta nacionaliste, të cilët, në programin e tyre kishin si bosht kryesor bashkimin e të gjithë trojeve etnike shqiptare në një shtet të vetëm rreth nënës Iliri.
Që nga ky moment, Ndue Përlleshi, Ukë Sadiku, Marie Shllaku, Prof. Ymer Berisha, Skëndër Ukë Sadiku me shumë shokë të tjerë, fillojnë jetën e vështirë të komiteve, për të sendërtuar idealet e tyre të larta nacionale drejt një Shqipërie etnike.
Çdo ditë, ata bënin dhjetra kilometra, duke shkuar katund për katund, shtëpi në shtëpi, në odat e burrave (me traditë të pastër nacionaliste), për të marrë me vete bijtë më të mirë të tokës martire në të tërë Kosovën.
Tashmë lëvizja e rezistencës po merrte një hov të ri, një rizgjim i traditës së etërve atdhetarë, që mbi gjithçka kishin vënë interesat e larta të nacionit e flamurit, në krenarinë e së cilës ata bënë betim solemn…
Shembull tipik i rezistencës së forcave komite, ishte lufta në Tersternik të Drenicës, më 21 shkurt të vitit 1945 dhe vrasjet në fushën e nderit të dy komandantëve të kryengritjes: Shaban Polluzhës dhe Mehmet Gradicës. Ata luftëtarë, që mbetën iu bashkuan çetave të Ukë Sadikut, Ndue Përlleshit, Prof. Ymër Berishës, Marie Shllakun, Qazim Bajraktarit e të tjerë.

Kuvendi i Dobërdolit shpalli betimin nacional

Më 4 dhe 5 gusht u mbajt Kuvendi i Dobërdolit, në Llugë të Dan Pjetrit, në të cilin u mblodhën 2000 luftëtarë e prijës të çetave kryengritëse, të rajoneve të ndryshme të Kosovës nga Shqipëria e Veriut, Sanxhaku dhe Rozhaja.
Aty gjindeshin krerët e lëvizjes për çlirim të trojeve etnike dhe bashkimin e tyre në një shtet, si: Ukë Sadiku, Prof. Ymer Berisha, Ndue Përlleshi, Marie Shllaku, Pashuk Biba, Skënder Ukë Sadiku, Shaban Boshnjaku, nga Pazari i Ri me 800 luftëtarë, përfaqësuesit e Muharrem Bajraktarit nga zona e Krumes dhe Lumës, Prek Shyti nga Prizreni, krerë të tjerë nga zonat me tradita nacionaliste, si: Drenica, Llapi, Gollaku, Gjilani, Ferizaj, Rugova, Podguri etj.
Pranë Dardhës së Madhë valonte i lirë flamuri Gjergj Kastriotit, me shkabën dykrenare 8 metra i gjatë, të cilin e kishte sjellë Alush Smajli i Llozicës. Kuvendin e ruanin luftëtarët e Ndue Përlleshit, Alush Smajlit dhe Qazim Bajraktarit, nën mbikqyrjen e Zef Sokolit, Smajl Hadarit të Gjurgjevikut të Madh dhe vëllaut të Ndue Përlleshit, Zef Përlleshi.
Kuvendin asokohe e hapi Ukë Sadiku, që ia dha fjalën erudistit me kulturë të gjërë perëndimore Prof. Ymer Berishës, ndërsa procesvërbalin e takimit të rëndësishëm e mbajti intelektualia shkodrane heroina Marie Shllaku.
Në fund të takimit u zhvilluan zgjedhjet, ku, me vota të përgjithshme si komandant u zgjodh njëzëri Ukë Sadiku, ndërsa udhëheqës politik shumë i respektuari dhe me autoritet Prof. Ymër Berisha. Po ashtu u zgjodhën edhe komisarët e çetave kryengritëse, sipas territoreve dhe e tërë Kosova u nda në sektorë veprimi të luftës për liri nga pushtuesit komunisto-sllavë e trathtarët shqiptarë.
Për të ndjekur me më kujdes dhe seriozitet të gjithë aktivitetin e ardhshëm luftarak, u formuan Dymbëdhjetë Këshillat.
Pas Kuvendit të Dobërdolit, në të cilën edhe një hërë u verifikua përcaktimi i rëzistëncës për luftë të pandërprërë deri në vdekje, në përmbushje të aspiratave, për çlirim dhe bashkim nacional, pasuan shumë takime me popullatën e vendit, për organizimin dhe grupimin rreth organizatës “Besa Kombëtare”.
Ukë Sadiku, prof. Ymër Berisha, Ndue Përlleshi, Qazim Bajraktari dhe Mehmet Agë Rashkoci, u nisën për një mbledhje të përbashkët me krerët e Shqipërisë së Veriut në Malin e Pashtrikut.
Çeta e Ukë Sadikut ndërkohë do të mbesë nën udhëheqjen e vëllaut të Ukës, Shaban Sadikut. Kësisoj me vendimet e marra nga Kuvendi i Dobërdolit, u përcaktua të vijohet lufta e pandërprerë, me devotshmërinë luftarake, kundër sllavo-komunsitëve dhe njësimin (bashkimin) e tokave shqiptare, përmes luftës së rezistencës e njohur si lëvizja e komitëve në Kosovë dhe më gjerë.
Fronti armiqësor kundërshqiptarë, ishte zgjeruar, që nga bandat sllavokoministë sërbo-malaziase deri te njësit shqiptare të quajtuara partizanë.
Edhe pse idealet shqiptaro-shqiptarë nga të dy anët duhet të ishin të njëta, fatkëqësisht kundër pushtuesve sllavë, komunistët shqiptarë bashkëpunonin ngushtë me komunistët serbë dhe OZN-në, (Sigurimi serkret serb, që më vonë do të marrë emrin UDB, shënimi im T.M.) dhe në dy taborret opozitare derdhej gjaku i njëtë shqiptarë.

Në Çelinë e Jellocit u mbrojt shqiptarizmi

Data e 12 shtatorit 1945, do të mbetet e paharruar për banorët e Prokorubës, Drenicës e krejt Kosovës. Në fushë betejë, në mes maleve të Çelisë së Jellocit (Ditën e tretë të festës së Bajramit) “Bokeshka”, (që quhej Brigada famkeqe e Kotorrit, shënim im T.M), kishte arritur përmes Istogut (Burimit), Gurrakovcit, Zllakuqanit e Jashanicës dhe kishte rrethuar nga çdo anë vendstrehimin në çeli.
Çeta e Shaban Sadikut e përcaktuar thellë në idealet e pastra patriotike, për një Shqipëri etnike dhe luftën e pakursyer kundër armikut shekullor, do të rrezistoj deri në luftëtarin e fundit.
Në këtë betejë mbetën të vrarë mbi 30 luftëtarë të çetës dhe nëntë të tjerë u plagosën rëndë. Ndërsa në anën e armikut numri nuk dihet, por thuhet të kënë rënë mbi 200 partizanë dhe me qindra të plagosur.
Kjo betejë, ishte njëra ndër më të ndritshmet për lëvizjën e rëzistencës, e cila heronjtë e rënë për lirinë dhe unitetin e tokave do i vendosë përjetësisht në altarin e nderit të historisë nacionale.
Thuhet nga bashkëkohësit asokohe dhe nga burimet e shkruara nga vetë shtypi i atyre ditëve, se beteja ishte e paparë ndonjëherë.
Eshtë e vështirë të përshkruaj ato ditë, që nuk i kam përjetuar, por në kujtesën e freskët të popullit dhe nga më të moshuarit, sikurse ishte miku im Skënder Ukë Sadiku (anëtari i Lidhjes së II (Prizren, 1942) dhe III të Prizrenit (me qendër në New York 1962, shënimi im T.M.), kam mësuar shumë episode, për qëndresën heroike të bijve më të mirë të Dardanisë.
Armiku pushtues, kishte përgatitur një plan të studiuar në të gjithë kënvështrimet dhe me detajet më të imta. Qëllimi i tyre, ishte eleminimi pakushte i të gjithë kryengritësve dhe luftëtarëve, që më armë në dorë kishin marrë guximin t’i kundërviheshin sllavëve antishqiptarë dhe trathtarëve shqiptarë.
Trimat e rënë në fushën e betejës të lavdishme historike, me gjakun e tyre vaditën tokën martire të Kosovës dhe me dhjetra hërë e paguan vehtën dhe idealin e shenjtë.
Skëndër Ukë Sadiku, rrëfen:
“Sot, është e lehtë të gjykosh, por asokohe çdo njeri prej nesh e kishte kryet në rrezik, por gjithnjë duhet të ruanim gjakftohsinë dhe me përpikmëri misionin e ngarkuar nga një katund në tjetrën dhe nga një bazë e çetave nacionaliste në tjetrën, në çdo stinë të vitit.
Ne ishim me lindjen dhe prarimin e diellit, agun e dritës e imagjinonim si lindje të lirisë. Bisedonim shpesh dhe lirshëm për çlirimin dhe bashkimin nacional të trevave tona, që padrejtësisht ishin ndarë nga Europa, ku, Shqipëria si kufi politik kishte trojet dhe popullin e vet. Lexonim vjersha deri sa ishim në roje dhe detyra të tjera. Vjershat me karakter patriotik, na i lexonte intelektualia e shkolluar në Itali martiria shkodrane Marie Shllaku, dhe jo rrall donim që t’i dëgjonim nga prof. Ymer Berisha, ngaqë neve asokohe na dukeshin më të afërta me fjalorin tonë.
Sigurisht, që me Mark Sokolin (i biri i Zef Sokolit, nga Jagoda Lugu i Drinit, shënimi im T.M.) më lidhin shumë kujtime. Stina e pranverës, ishte shumë e dashur për ne, që ishim më të rinjtë e çetës.
Ne ishim vetë pranvera, që lëviznim nga një mal në tjetrin. E kështu më radhë, në tërë Kosovën. Nga malet mbi Dollc, ne e shikjonim Lugun e Drinit. Sa e bukur na dukej fusha pjellore, të cilën e qante si gjarpërushë lumi Drin, me lakime të shumta, që i jepte një hijëshi të rrallë…
Bisedonim me orë të tëra, për ëndërrat tona rinore dhe të popullit tonë, për atë se kur do të shihnim ditën e madhe, që ky vend të flasë, shkruaj dhe mësojë vetëm shqip.
Shpesh, kundronim me kënaqësi dhe buzëqeshje barinjtë, që këndonin shqip dhe shqiponjën, që fluturonte mbi kreshtat e maleve të mbuluar me bore, në dimër dhe gjelbërim në verë…
Unë e arrita këtë ëndërr, por Marku dhe shokët e tjërë të lirisë… sakrifikuan jetën dhe vehtën, për të mbetur përjetësisht të shënuar me gërma të arta, në panteonin e martirëve të nderit të atdheut të vet, lirisë dhe heroizmit tonë biblik, në mbrojtjë të vijimësisë së të parëvë…”
Skënderi, mbasi pushon pak, me një qetësi dhe freski kujtese, nis të ritregojë, duke theksuar, se ata (nacionalistët), ishin me të vërtetë heronj të pamposhtur dhe të vendosur deri në pikën e fundit të gjakut të tyre.
“Dhe sot e kësaj dite, pas çlirimit përfundimtar nga prangat serbe, nuk i është dhënë asnjë emër shkolle as rruge, me emrat e nderuar të luftëtarëve dhe tribunëve të lirisë, madje nuk iu është ngritur asnjë përmendore, që të përkujtohen nga brezat e ardhshëm fushbetejat historike të vitit 1945, me të cilat duhet të mburremi si komb.”
T’ka çel sabahu e s’ka me t’zan prarimi i Diellit
“Luftëtari i Shqipërisë Etnike Skënder Ukë Sadiku, është një hero i gjallë i ditëve tona.”

Mr. Jetish Kadishani (1948-2010)

Gjatë vizitës së tij të fundit në New York, studiuesi dhe publiçisti Mr. Jetish Kadishani, ndër të tjera, kishte shprehur dëshirën për ta takuar dhe intervistuar mikun tonë të përbashkët Skënder Ukë Sadikun.
Gjatë bisedës së ngrohtë, me tema të hershme historike, për Kosovën dhe trevat shqiptare, duke e vërejtur, se Skënderi, nuk kishte dëshirë të fliste për veten e tij, studiuesi Kadishani, menjëherë iu drejtua me një pyetje, e cila gjendej në aktakuzën e dënimit të tij (dënuar me shumë vite burg, shënimi im T.M.), duke i thënë: “Në proçesverbalin e dënimit tuaj me burg, është e shkruar se ju (Skënder) i keni thënë një shkjau nga Dresniku: “T’ka çel sabahu (mengjezi) e s’ka me t’zan prarimi (perëndimi) i Diellit”.
Fjalët e Skënderit u vërtetuan, se pa perënduar Dielli shkjau ishte gjetur i vrarë. Skënderi, s’mundi të përmbahej gjatë intervistës e iu drejtua studiuesit, me fjalët: “Mos t’ka çue UDB-ja të më bash kësilloj pyetjesh, se vetëm ata m’kan ba të tilla pytje…!?”
I hodha një vështrim të shpejtë mikut tim Jetishit, i cili, ishte skuqur në fytyrë. Skënderi e kishte humbur tërësisht durimin… I jap shenjë Jetishit, që të ndërpresë bisedën. Ai më shikoj seriozisht dhe shtoi se do të vijoi t’a pyeste. Në atë moment, Skënderi ndezi një cigare dhe doli jashtë.
Jetishi, mu drejtua me keto fjalë: “Tek ky martir i gjallë lexohen shumë qartë vuajtjet e Kosovës, luftrat e rezistencës kundërkomuniste dhe kundërsllave në malet tona në borë e shi dhe koha e gjatë ndër burgjet e tmerrshme, sot na ka dhënë këtë martir, që ende është dëshmi e historisë së lavdishme. Kosova e jonë, i ka borxh këtij dëshmori të gjallë…”Ditën tjetër, takohemi sërisht me Skënderin, i cili, i drejtohet Jetishit me fjalët: “O Kadishan! M’ke lan tan natën tuj u sjell me shokët e mi në malet e Kosovës. Dhe sa herë i kam mbyll sytë m’kan zgjue hapat e çizmeve n’burgjet e atyne gjakpirsave t’pafe. Mos hup kohë lum miku me mue, se për ata që duhet me shkrue nuk u dihen as varret.
E Kosova e lire, i ka lanë prap në harres, ata që derdhen gjakun dhe e dhanë jetën me pushkë në dorë.
E sot Kosova, asht mbush me monumente të këtyne, që luftuen apo s’luftuen aspak. I kanë zanë rrugët e parqet si Enveri me bunkeret e tij. Unë kam shumë të tham, por e di se ju s’keni guxim t’i botoni, se humbni punën e ndoshta edhe jetën.
Çfarë ndergjegje ka sot udhëheqsia e re e Kosovës, kur fëmijët nuk i respektojnë prinderit nacionalist dëshmorë?!… Ato përmendore duhet t’u ishin ngrit baballarëve të tyne. E brezi i ardhshëm do t’i vlersonte këta të fundit, sipas merites së çdo njanit..”

Bilanci i kalvareve

Nacionalisti Skënder Ukë Sadiku, qysh i ri rroku pushkën dukë luftuar në malet e Kosovës dhe Shqipërisë, për bashkimin e trojeve shqipatre dhe largimin e sllavo-komunizmit, që kishte pushtuar trojet tona.Unë, disa herë kam zhvilluar biseda me orë të tëra në Stamford CT, ku, Skënderi fliste shtruar, për vitet e burgjeve, duke filluar në burgjet e qyteteve: Durrësit, Tiranës, Shkodrës dhe më pas Qeveria Komuniste Shqiptare i dorëzoi të arrestuarit nacionalist (midis të cilëve ishte edhe Skënderi), pranë organëve të UDB-së jugosllave. Ata, me makinë i morën e i nisën menjeherë drejt burgut famkeq të Prizrenit.
Gjatë asaj kohe nis kalvari i hetimeve dhe torturave çnejrëzore, në qelitë e ftohta plot lagështirë të burgjeve deri sa vjen koha e daljes në gjyq. Gjatë pretencës Prokurori i çeshtjes, i jep dënimin me 17 vjet heqje lirie, duke e dërguar menjëherë nga Prishtina në burgun e Mitrovicës së Sremit…
Mbas lirimit nga burgu, ai sëbashku me vëllain e tij Qerimin, më 10 gusht 1962, kaluan ilegalisht ne Itali. Ata, u vendosën në Kampet e Refugjatëve, ku, qëndruan deri më 13 gusht 1967. Skënderi, kishte shprehur me kohë dëshirën, që të bashkohet me vëllain e tij Ismetin, aktivistin e palodhur dhe njërin ndër themeluesit e “Lidhje së Tretë të Prizrenit” (1962), me qendër në New York, që për disa dekada, mbas vdekjes së Ing. Xhafer Devës, zgjidhet Kryetar i Lidhjes së Prizrenit, detyrë të cilën e mban edhe sot.

Filed Under: ESSE, Komunitet Tagged With: I I LIRISETome Mrijaj, LUFTETAR, Skender Uke Sadiku, u nda nga jeta

NA LA SKENDER SALLAKU, U NDA NGA NE!

February 11, 2014 by dgreca

Nga Pellumb KULLA/

As unë nuk e dij se si këtu në një cep të ShBA, sot u ngrita më herët se zakonisht dhe, më e pabesueshme akoma, hapa kompiuterin pa ndonje shtysë të vecantë. Pashë për emailet. Më goditi një ngushëllim Ma dërgonte ime mbesë, Ejona. Lajm i dhimbshëm: Sallaku i ndarë nga jeta! E prisja. Gjithë këto ditë kam qenë i lidhur me të shoqen, Vitoren dhe me të bijën Denisën. Ato nuk kishin fare besim se ai do t’ia dilte në përpjekjen e madhe. Dhe ja, e pritura e dhimbshme, ndodhi.

Nuk kishin kaluar vecse dyzetetë ore nga  urimet që i shprehëm për ditlindjen e tij të shtatëdhjetenëntë. Nuk kishin kaluar vecse një muaj nga dreka që hëngrëm bashkë në ditën që në Fier u zbulua memoriali i Kujtim Spahivoglit, njërit nga miqtë e tij më të mirë. Shtrimi papritur në spital, dy ndërhyrjet kirurgjikale, njëra pas tjetrës…

Në ditën e lindjes unë dhe ime shoqe Xhuli, folëm gjatë me ciifin Sallaku ne telefon. Folëm bile edhe për organizimin pas një viti të 80 vjetorit. Unë i premtova se përgatitjet do t’i fillonim që këto ditë. I premtova se “do t’i piqnim hutat” me Bujar Kapexhiun dhe do ta bënim atë një festë të madhe… Po, ja, nuk qe e thënë që t’ia arrinim asaj dite!

Dhe tani, këtu, në një cep të Floridës, kur mëngjesi nuk ka feksur ende, unë përgatitem t’i telefonoj Vitores. Jam si i mpakur, si në një dhimbje të pa provuar edhepse shumë vdekje njerëzish të afërt më kanë goditur gjatë gjithë jetës. Në këto ditë të para të këtij shkurti të zi, na vdiqën shumë artistë të vyer, me të cilët kam patur nderin të punoja tok. Kemi festuar tok, kemi qeshur e kemi harxhuar ditë e netë duke u kujdesur për repertoret, dekoret, dritat….

Të qoftë dheu i lehtë Skënder Sallaku! Të prehesh në paqe!

Aty nje muaj me pare, një trokitje e cuditshme në kujtesë, më përmendi ta publikoj në facebook ca nga ca, kapitull pas kapitulli, librin per te. Si të më kishin përmendur hyjnitë! Kanë kaluar 12 vjet nga botimi… Por shumë vetë dukej se e lexonin për herë të parë. Bëra mirë që iu binda asaj parandjenje të fshehur.

Dhe sot vendosa të risjell pikërisht një fragment nga libri. Me dëshirën, me lutjen ndaj Zotit, që këtë artist të rrallë ta marrë nën kujdesin e tij të madherishem. Artisti ynë e meriton!…

DINOSAURËT

Në vitin 1994 në Moskë vdiq në një moshë të madhe komiku i njohur Jurij Nikulin dhe Nju Jork Tajmsi i pat kushtuar kësaj ngjarje dy faqe të tëra gazete me shënime biografike dhe fotografi.

Mediat ruse, kuptohet me vdekjen e tij u morën ditë me radhë.

Në reportazhin e të dërguarit të posaçëm të Tajmsit, thuhej se Nikulini ishte një komik mjaft popullor, humorin e të cilit popujt e Bashkimit Sovjetik ishin mësuar ta kishin si bukë të përditëshme gjatë gjithë periudhës së rëndë komuniste dhe për këtë aktori gëzonte një famë të jashtzakonëshme. Ai tregonte anekdota të hidhura që Brezhnjevi me shokë nuk i gëlltisnin dot dhe Tajmsi rikujtonte një tufë nga ato, ndër të cilat unë zgjodha një frazë të tij, thënë pikërisht gjatë ndrydhjes brezhnjeviane:

 

“ Ne kemi komunistë të ndershëm që i paguajnë kuotizacionet partisë, jo vetëm nga përqindjet e rrogës, por edhe nga përqindjet e rushfeteve që marrin! Të tillë i do komunistët partia jonë!”

 

Shikoja arkivolin e komikut që, pas erës së re në Rusi, mbante postin e drejtorit të Cirkut të Moskës. Trupin ia kishin vendosur mbi një shtrat topi dhe ai shoqërohej nga ushtarakë me uniformat e paradës. Prapa topit, në krye të kortezhit çapitej Presidenti rus Boris Jelcin dhe pas tij një turmë e madhe pafund, dyqind, treqindmijë a ndofta më shumë njerëz që qanin me dhimbje ndarjen nga komiku i dashur. Një bllok me tri foto paraqiste grupe vajtuesish me fytyra të përlotura që shpinin drejt varrezave atë më të cilin lidheshin gëzimet e një epoke të tërë. Rusë të thjeshtë i patën treguar gazetarit amerikan, se artisti ishte e vetmja pikë takimi e vazhdueshme që miliona banorë të kontinentit sovjetik mbanin me misionin shoqëror të artit në një vend ku mediat ishin të superkontrolluara dhe kur gjinitë e tjera të artit në mos kufizoheshin duke shfaqur thjesht art të pastër, si muzika, apo baleti, vuanin pezullime të bujshme siç ndodhte tepër rrallë me poezinë, narrativën dhe filmin.

Rusë të ndryshëm që pyeta më pas në Nju Jork, më bindën më shumë për paralelin që mund të hiqet midis artistit tonë dhe Nikulinit. Këta lloj artistë të gjithanshëm ishin bij të një periudhe historike të trazuar, të cilën ata e jetuan si qytetarë të thjeshtë të vendeve me jetë të vështirë, si artistë të klasit të parë që punuan e rrezikuan shumë, si antarë të asaj partie që ishte ironikisht vetë farkëtarja e dhunës e shtypjes dhe e gjithë pasojave që vinin pas.

Të udhëhequr nga ideale demokratike e të vetëdijshëm për rolin e bukur që u takonte edhe jashtë dritave të skenës, këta artistë e bënë jetën e tyre dhe të bashkëkohësve të tyre më pak të hidhur nga sa e nxjerrin llogaritë e të gjithë treguesave të kohës.

Theksoj afërsinë e të dyve, pasi shumë të ngjashme ishin kushtet, miqtë dhe armiqtë e tyre. Edhe valët artistike që u dhanë jetë dhe i mbajtën mbi kreshtat e veta, ishin të njëjta. Ata ishin artistë të një kalibri të veçantë me vlera shumëpalëshe: mendimtarë, kllounë, aktorë të komedisë së shkurtër dinamike që është më afër popullit të shtresuar poshtë. Lloji i veçantë i këtyre komikëve ngjan me një specie që tani jep shënja se po shuhet, ashtu siç janë shuar dinosaurët. Tani kolegët e tyre 40- 50 vjet më të rinj as që kanë ndërmend t’u kacavirren litarëve të arenave dhe bile as që duan të vënë fijen më të vogël të pudrës në fytyrën e tyre. Shumica e këtyre tani ngrihen nga salla marrin një mikrofon në dorë dhe jo pa hir dhe elegancë, marrin e trajtojnë lajmet e kronikave duke ngacmuar modën, personat më publikë të kohës, presidentët, kryeministrat e shefat e policive sekrete duke mos e vënë fare në dyshim se pas mbarimit të shfaqjes, do të arrijnë shëndoshë e mirë në shtratin e tyre të përnatshëm. Shumë prej këtyre nënëqeshin me ironi kur i hedhin një sy repertorit zyrtar të dinosaurëve tanë, duke mos e vrarë mendjen se si jetuan edhe sidomos se qysh mbijetuan.

Përse vallë diktatura, në vend që këta lloj artistësh t’i godiste, i ruajti i afroi dhe u përpoq t’ua shuante shkëndijat kryengritëse, duke i bërë anëtarë të partisë e duke i graduar në strukturat e gjinisë?

Rritja e popullaritetit u solli atyre vetvetiu më shumë imunitet, paçka se imuniteti nën diktaturë nuk ka patur kurrë vlera plotësisht të qëndrueshme. Kështu që digën e parë mbrojtëse, artistë të tillë e ngrinin me përsosjen e vlerave të tyre të jashtëzakonëshme. Nga ana tjetër, imazhi i një partie të mbyllur e jo gjithpopullore, fitonte mjaft kredi, në rast se në radhët e saj ajo regjistronte dhe figura të dashura popullore, njerëz me vlera të fushave të ndryshme të shkencës, letërsisë dhe artit. Këta, natyrisht, në jetën politike ishin më të papërshtatshëm se militantët fshatarë e puntorë që ofronin cilësinë më të lartë që i lypsej një partie komuniste staliniane: bindjen. Por sidoqoftë ofronin përfitime të tjera, jo pa rëndësi. Edhe sot emrat e artistëve i bëjnë nder partive, prandaj ende ata lajkatohen, mbahen afër, futen në lista kandidatësh parlamentarë, pa vrarë shumë mendjen nëse ia thonë apo nuk ia thonë dot artistët në atë mejdan. Ata mobilizohen në koncerte elektorale të fryrë duke llogaritur se zgjedhësit do të tërhiqen më shumë nga bukuria e këngëve dhe eleganca e humorit se sa nga programi i partisë, kështu që partia arrin të budallallepsë votuesit dhe artistët bashkë me ta. Edhe kjo nuk është një shpikje vëndase. Kjo edhe në Perëndim nuk është e përbuzur.

Vetë afrimi i Skënder Sallakut në rreshtat e Partisë së Punës pra, ishte një plus i madh propagandistik, i cili fliste pa qënë nevoja të komentohej.

Sallakun nuk e adhuronte më pak edhe pala që cilësohej reaksionare. Në radhët e goditjeve të panumërta që pësonte kjo shtresë e gjerë, dukej sikur merrte edhe një më tepër kur të shihte që beniamini i tyre u kthente krahët dhe radhitej në një formacion politik të cilin ata e urrenin. Veçse këta lloj reaksionarësh kishin kohë që nuk i shikonin më në mënyrë aq kritike miqtë, kushurinjtë apo idhujt e tyre që hynin në parti për njëmijë e një nevoja të vogla e të mëdha dhe që ishin të shpjegueshme. Shqetësimi i tyre i vetëm ishte ndryshimi cilësor i marrëdhënies së komunistëve të rinj me ta, që në të shumtat e rasteve përkeqësohej.

Por nuk ndryshoi aspak marrëdhënia e Skënder Sallakut me simpatizantët e tij të të gjitha shtresave. Ai vazhdonte të ishte artist po aq i dashur, po aq i këndshëm, po aq i befasishëm në prurjet e reja.

E mbi të gjitha, edhe pas muajit të parë edhe pas vitit të parë edhe në vitet në vazhdim, kurrë nuk ndryshoi ajo parathënia pëshpëritëse “e dini të fundit që ka nxjerrë Sallaku?”,  në prag të dëgjimit të një anekdote kundër parties, të asja partie, ku ai kishte futur këmbët dhe sidomos kokën.

 

Nga Ministria e Brendshme doli një komision nëpër rrethe për të parë ngritjen arsimore të forcave të policisë. U ndalën në një qytet dhe filluan nga testimet. Thirrën policin e parë.

–  Sa bëjnë dy edhe dy? – e pyetën.

–  Tri! – u përgjegj polici.

–  Pa mendohu mirë… – i thanë ata të komisionit.

–  Pesë! – ia ktheu polici.

–  Mendohu përsëri!

–  Katër!

–  Je i sigurtë tani?

–  Shtatë! – tha polici.

–  Mirë, mund të largohesh, – i dhanë lejë të dalë nga salla e provimit.

Pasi doli polici, antarët e komisionit vendosën ta mbajnë në shërbim dhe shkruan në procesverbal: “ Pa shkollë, por përpiqet dhe e kërkon zgjidhjen me këmbëngulje. Të mbahet”

     Futën brënda policin e dytë.

–   Sa bëjnë dy edhe dy?

–   Pesë!  – ia bëri polici pa i u dridhur qerpiku.

–   Pa mendohu edhe një herë!

–   Pesë!  – nuk tundej nga e tija polici.

–   Sikur të mendohesh edhe një herë…

–   Pesë! – i a bëri polici i dytë më i sigurt se kurrë.

–   Mund të dalësh! – i thanë.

      Me të dalë polici, komisioni dha përshtypjet dhe në procesverbal u shkrua: “Nuk i duken shënja shkolle gjëkundi, por ngjan si shkëmb i patundur. Të mbahet”

    Thirrën të tretin.

–   Sa bëjnë dy edhe dy?

–   Katër, – u përgjegj qetë polici.

–   Mendohu edhe një herë!

–   Katër! – tha polici i sigurtë.

–   Mos e ke gabim?

–   Aspak! – tha polici. – Katër!

Antarët e komisionit e nxorën kandidatin dhe në procesverbal shkruan: “I mprehtë. T’i kontrollohet biografia. Me të tilla përgjigje të sakta, po na krijohet bindja se në forcat e policisë ka depertime nga bij reaksionarësh!”

    

            Pas kësaj barzelete askush nga pinjollët e familjeve të përmbysura nuk do të derdhte lot për regjistrimin e komikut të dashur në listat e komunistëve.

Sallaku për gjithkënd ishte gozhda më e kollajtë ku mund të varej origjina dhe përhapja e këtyre gazmoreve të hidhura. Citimi i çdo burimi tjetër ishte më i rrezikshëm pasi e asgjësonte vetë burimin. Nuk mund të pranohej përshembull, që njerëzit të ndërronin pyetjen parathënëse “e dini këtë të fundit që ka thënë Sallaku” me një të re, si fjala vjen, “ e dini këtë të fundit që ka thënë i biri i aksh antikomunisti të pushkatuar”. Këta bij të fundit edhe pa nxjerrë nga kallami flluska të këtij lloji, kishin mbushur burgjet. Në burgje ndodheshin njerëz që kishin bërë një pyetje pa të keq. Një kooperativist nga Devolli ra në burg edhe i kërkohej llogari se përse ai vështronte aq shpesh nga ana e kufirit(!). Të tillë kandidatë burgjesh nuk kishin aq shumë nevojë për të bërë ndonjë faj, pasi në vëndin tonë lavdimadh, ata ishin fajtorë ende pa lindur akoma.

Kështu që tek e fundit të gjithë kishin përfitim nga forcimi i pozitave të Skënder Sallakut. Përse nuk u burgos ai? Përse nuk u prangos edhe kur vetë Kadri Hazbiu e pa tek me ashk e vullnet të plotë, në një tryezë me të, nxirte nga goja të vërteta aq të hidhura që të merrnin brinjë më brinjë? Kaq kavaljer dhe burrë i besës ishte ministri i Sigurimit me Skënder Sallakun, kur më parë e më pas kish marrë vetë në pyetje dhe kish çuar në pushkatim shokë të luftës partizane, që dikur i patën shpëtuar jetën! (Vetë Hazbiu e dinte i pari se këta shokë lufte ishin të pafajshëm). Përse pra nuk i hodhi hekurat Sallakut e t’i jepte një shtrëngim nofullash atyre që pëshpëritnin humorin e zi?

Arsyeja ishte e thjeshtë: humori i zi ishte një fenomen i gjerë e i përhapur i gjithë Evropës Lindore e i gjithë diktaturave në histori dhe ky fenomen nuk do të asgjësohej aspak me asgjësimin e Sallakut. Epidemia e tregimit të anekdotave ishte aq e përhapur dhe ishte më tepër pasojë se shkak, siç është hija pasojë e diellit. Të deshe të mbyllje gojërat e popullit ishte njësoj si të luftoje me mullinjtë e erës. Për hir të kësaj fushate duhej të burgosje tre të katërtat e popullsisë shkodrane. Skënderi ish një individ i shquar, por ai kurrë nuk mund të krahasohej me një komunitet të tërë si Shkodra, e cila ngjante si një kolegjum i zi repertori, që u dërgonte drithë në mokra artistëve të saj të zinj.

Në se lemë mënjanë hesapet “ta puthim a ta kafshojmë” që bënte partia për Sallakun, duhet të kemi parasysh që talenti i vërtetë sa më shumë rritet aq më shumë gjeneron njerëz që urojnë theqafjen e tij. Këtu ne mund të përfshijmë ndonjë koleg ziliqar të llojit të tij, si edhe gjithata që nuk kishin të bënin me artin e Skënderit, por që bezdiseshin nga lehtësia dhe guximi me të cilin ai vinte gishtin mbi plagët e shumta. Zakonisht guximtarët e rallë janë të urrejtshëm, pasi ata të pacipë e venë më në dukje frikën e të tjerëve të cilët sikur urojnë që guximtari ta pësojë sa më shpejt, që vetë të duken të mënçur e praktikë dhe jo vetëm frikacakë.

Dashuria e përgjithëshme popullore që e rrethonte Sallakun bënte që denoncimet ndaj tij të ishin gati në nivelin e zeros. Një dashuri kaq e përgjithëshme ishte e përpjetë e madhe për ata që mund të deshin t’i bënin keq. Por mos harrojmë se nga ana tjetër e barrikadës, dashuri ndaj tij kishte edhe në njerëzit që mbanin në këmbë mekanizmat represive, si sigurimsa, hetues dhe policë, të cilët sa nuk kishin marrë ende një urdhër në dëm të idhullit të tyre, u vinte më për mbarë plogështia. Në jetën e tyre të zymtë ai lëshonte rrjedha drite dhe gëzimi si për ata vetë ashtu edhe për fëmijët e pleqtë e tyre.

Shkeputur nga libri “Skender Sallaku, ose, si qeshnim nen diktature”

 

Filed Under: ESSE Tagged With: pellumb Kulla, Skender Sallaku, u nda nga jeta

U nda nga jeta Mihane Sina – Damzi – (1935-2014)

February 3, 2014 by dgreca

Ajo kishte mbetur si një shenjë – si një pikë loti… iku dhe u tretë në moshën 79 vjeçare….!/

Nga Avenir SINA – New York/

TIRANE : Javën e kaluar në shtëpinë e saj – në Tiranë, rrethuar nga fëmijët, nipat dhe mbesat, bashkëshortit të saj Llanë Damzi, njeriu me të cilin ajo ndau dashurinë e rinisë së saj, pjestojë jetën e saj me të mirat e vështërsitë e saj – u nda nga jeta njëra nga pinjollet e shtëpisë së madhe të Sinës së Dibrës – Mihane Sina Damzi. E cila, kishte mbetur si një shenjë – ose një pikë loti – që iku dhe u tretë në moshën 79 vjeçare.  Mihana, ishte bijë fisnike e familjeve të mëdha dibrane, mbesa e Kaloshëve të zëshëm të Dibrës, e bija e Beqir Sinës, një nga patriotët dhe anti-komunistët e njohur në Dibër. Ajo duke trashëguar atë trashgmnin e prindërve të saj – babait Beqirit dhe nënës së saj Kafile Kaloshes, u bë nga vetë jeta e saj, plot trazira,simbol  i virtyteve dhe sakrificave të shtresës së të përndjekurve nga regjimi komunist, në Shqipëri.

Në moshën 14 vjeç “Sulltanesha” e Sinajve, e bukur dhe gjatë, martohet me djaloshin e Damzëve të Luzinës, edhe ky biri i një familje e njohur në këtë zonë, Damzi, është fisë me tradita të vyera patriotike, familje fisnike dhe luftëtare për komb, familje e madhe me miq shumë në Dibër.

Mihane Beqir Sina, ka lindur më 20 Tetor 1935 në katundin Rreth-Kale, prefektuara e Muhurrit në Kullën e Rushit Sinës, në familjen e famshme të komandatit, ish luftëtarit, trimit dhe patriotit shqiptarë, i cili luftojë kundra shkajut me çetën e dalluar të dibranëve në Luftën e Shkodrës – kundra hordhive serbo – malazezëve.

Mihana, ishte fëmija i shtatë nga 9 fëmijët të prindërve Beqir dhe Kafile Sinës ( nga këta tani vetëm një ka mbetur gjallë, dhe ai është Hashim Sina – që jeton në moshë në Staten Island – SHBA prej 50 vjetëve. Ajo ishte vajza më e madhe, ish oficerit ushtarak me gradën Togerr – Komandantit të Xhandarmërisë dhe Nën Prefektit, të Mbretit Zog. Si  në Dibër të Madhe, Lushnje, Rroskovec, Delvinë dhe Elbasan, figurë historike e përmasave kombëtare, për të cilin gjithë populli i Dibrës, ushqen respekt e nderim të njëjtë, ashtu si edhe në ato vende ku ai shërbeu gjatë kohës ë Mbretit Zog, si N/prefekt dhe Komnadant Xhandarmërie.

Mihana, ishte e martuar me Llanë Damzin, një pinjollët e Sefë Damzit, ose e njohur në ato anë si Shtëpia e Damzit, në Luzni. Ajo ishte nënë e gjashtë fëmijëve, djemëve Haxhiut, Rexhepit, dhe Kaloshit dhe tri vajzave, Habibes , Bardhës dhe Flutrës.

Fati ia solli që qysh në moshën 8 vjeçare, kur ajo akoma po rritej , si nje gonxhe e bukur , së bashku me motrën e saj të ndjerë Remën, këtë motër, që ajo e donte si shpirtin e saj –  fillon kalvari i madh i vuajtjeve dhe i tmerreve të pafund . E gjithë familja mes një terrori, ku nuk u kursyen as fëmijët e këtyre familjeve të mëdha , patriotike dhe intelektuale, ajo me Sojniken në ballë, si i thërrsnin në interrnim asaj, internohet fillimisht në Berat.

Një vit pas kësaj zemrat e dy motrave dhe 7 vëllezërve, hidhen në mes të “katër rrugve”  zemrat e tyre të vogla do të shprisheshin – do të mbuloheshin “me gjak”, me shumë dhimbje dhe shumë hidhërim – nga ato që kapluan mbarë familjen Sina, mbasi në mal në përpjekje me forcat e ndjekjes – vritet nga forcat e sigurimit, Batalionit famëkeq Hakmarrja –  i pari i shtëpisë, Beqir Sina në moshën 42 vjeç.

Më pasë – mbas prishjes me Jugosllavinë e Titos, për fëmijët e Beqir Sinës, nisi internimimi dhe burgu dhe ndëshkimi për shkak të aktivitetit të prindërve, i urdhëruar dhe ekzekutuar nga komunistët, pas ardhjes në pushtet të “çlirimtarëve” komunistë me yllin moskovit në ballë.

Arsyeja dihet: – babai i Mihanes ishte shpallur Armik i Popullit nga Partia dhe mentorët e tyre serbo sllavë. Si pasojë do të dënohej e gjithë familja Sina, dhe mbarë fisi, për të mos thënë e gjithë Dibra. Si ishin dënuar edhe fëmijët, pleqtë dhe krejt anëtarët e parisë së Dibrës dhe gjithë Shqipërisë. Të gjitha familjet patriote dhe fisnike – familjet e mëdha dhe të dëgjuara, pushkatohen, burgosen e internohen qysh në muajt e parë të vitit 1945, fillimisht në Berat dhe pastaj në Porto Palermo, Tepelenë, Delvinë, Këneta e Maliqit, Radostin, Zvernec, Fabrika e Tullave, e tjer.

Këtu do të humbte jetën Selman Sina ( në Berat) edhe Sojnikja – Kafile Kaloshja do të vdiste në interrnim  në Savër Lushnje, dhe disa prej pjesëtarëve të familjes Sina dhe Kaloshi.

Në këtë kohë, meqense i biri i Beqir Sinës, Ferit Sina ( ish studenti i Normales së Elbasanit ) ishte caktuar komisar politik, i çetës së Dibrës, dhe kishte luftuar deri në Nish, së bashku me forcat partizane, Kaloshët dhe Ndreun – u bëhet një “lëshim” nga qeveria e atëhershme, një pjesë e familjes sëbashku me Mihanën dhe me të motrën Remen – lirohen nga internimi dhe i dërgojnë në vendlindjen e tyre , në Rreth Kale. Në mes kushtesh tragjike, e të një mjerimi të tejskajshëm si në ato të filmave….

Kështuqë, ata të ngelur në mes “katër rrugëve” si i thonë nga Dibra, ku nuk kishin një strehë për të futur kokën , pasi shtëpia – u ishte djegur, gjendet për ta një kasolle e nënës së Ramadan Sinës, si i thërrisnin asaj në fshat.

Shkrimtari i njohur Klajd Kapinova, studiues dhe njohës i mirë i historisë së Shqipërisë e ka përshkruar jetën për këtë familje, në një shkrim të tij rreth familjes Sina, se :”Duke shfrytëzuar mjetet rrethanore dhe teknikën e ndërtimit asokohe, ata e  rrethuan me qepa (një lloj materiali i përdorur gjerësisht asokohe) e veshën me thupra dhe më pas e suvatuan me baltë e harasan.

Kjo ishte gjendja e mjeruar asokohe e Dibrës dhe në tërësi e Shqipërisë, thotë Kapinova, shkrimtari me renome , duke folur për atë që askohe familja Sina po përpiqej të luftonte mjerimin dhe prapambetjen, që u thellua me ardhjen në pushtet të proletarëve pa fe, atdhe e ide. Tashmë varfëria ekstreme u ul këmbkryq ne familjet shqiptare në qytet e katund…thekson ai

Duke shtuar se :”Por nga ana e tjetër, gjesti bujar, për t’iu gjendur në nevoj kësaj familje fisnike nuk mungoi, sepse të gjithë i donin dhe respektonin Sinajt…”

Aty, pra në këto kushte të mjerueshme, ata kaluan një pjesë të jetës së tyre, mes këtyre njerëzve fisnik e bujar, dhe kalvari i vuajtjeve vazhdoi .

Por shpejt, ëndërra e adolishentes errësohet dhe vendin e saj dhe dikur shtëpinë e saj –  e zë mjerimi dhe vuajtjet e njëpasnjëshme, që nuk kanë të sosur në familjen Sina, për shumë dekada, gjatë kohës së sundimit të kuqalashëve me hu, litar dhe mashtrim propagandist të Tiranës së kuqe prej 1944-1990.

Ky ishte pra fati i keq i kësaj bije, nëne dhe motre, gjyshe së fundi, që në hapat e para të jetës, regjimi komunistë do të tregohej shumë i pamëshirshëm. Pa ndonjë shkak tjetër, por veçse ishte e bija e Beqir Sinës, dhe motra e 5 vëllezërve të arratisur si kundërshtar të përbetuar të regjimit të Enver Hoxhës, atë në çdo pjesë të jetës do t’a ndiqte hija e keqe e sigurimit të shtetit -dhe damka “E bija e Armikut të Popullit”.

Megjithëse, emri i saj, dhe i motrës së saj të ndjer Remes, ndonëse ishte kudo në këto fshatara  mishërim i dimensionit më të thellë të qenies njerëzore – dashurisë, bujarisë dhe humorit- rezultoi në fakt në një zhgënjim të pa merituar për këta njerëz, në një dënim.

Jeta e e dy motrave fisnike, që nga fëmijëria, e tyre engjëllore, deri sa kaluan edhe në amshim, ishte praktikisht një dënim i pafundëm – duke parë me sytë e tyre edhe si fëmijë, vetëm pushkatime, interrnime, pranga e tela me gjemba( vëllai i tyre Musa vuajti në burg 28 vjetë).

Kalvari i vuajtjeve nisi me shkak ardhjen në pushtet, të komunistëve, dhe ngaqë Rushiti, Beqiri, njihej si luftëtar i përbetuar i serbo – malazezëve, dhe të kuqve, sllavo komunistëve, Feiriti dhe vëllai i tij Rushit Sina, me djemtë e Kaloshëve dhe Ndreut, u pushkatuan në brugun e tmerrshëm të Kalasë së Shkupit, dhe trupat thuhet ua hodhën në Vardar.

Ata thuhet se u pushkatuan nga sigurimi i shtetit që vepronte edhe në tokat shqiptare nën ish Jogosllavi, në bashkëpunim me UDB Jugosllave në kalanë e Shkupit. Në korrik të vitit 1957 , arratisen në Jugosllavi, dhe më pasë emigrojnë në SHBA, vëllezërit Rasim, Hashim dhe Besim Sina. Dhe në këtë kohë nënën e tyre Kafile Sinën e burgosin dhe më pas e internojnë në Savër të Lushnjes…

Megjithatë, Mihana arrin të mbijetojë për të dëshmuar vitalitetin dhe forcën e genit fisnik të familjes e fisit të saj, pas shumë stërmundimesh mes sakrificash të panumërta e privimesh që tashmë njihen nga të gjithë, ajo rritë me ndershmëri dhe djersë e ballit gjashtë fëmijë, tre djemët ; Haxhiun, Rexhepin, dhe Kaloshin dhe tri vajzat, Habiben , Bardhën dhe Flutrën..

Vitet e fundit të jetës Mihana, i kaloi mes gëzmit dhe lumturisë së ardhjes së lirisë dhe demokracisë, sa në Peshkopi,  Tiranë – , mes shumë nipash e mbesash, si një nënë e dhembshur dhe shpirtmadhe, duke u lënë si trashëgim mësimet e hidhura të jetës nën diktaturën komuniste, dashurinë shëmbullore, bujarinë dhe humorin e saj. Ajo kishte mbetur si një shenjë – ose një pikë loti – që iku dhe u tretë në moshën 79 vjeçare.

 

 

Filed Under: Featured Tagged With: Mihane Sina, u nda nga jeta

U NDA NGA JETA PUBLICISTI ADNAN ABRASHI

November 6, 2013 by dgreca

Në vend të përkujtimit për mikun dhe bashkëpunëtorin e Agjencionit Floripres:Vdes publicisti i shquar Adnan Abrashi/

Papritmas  më datën 3 nëntor 2013 vdes publicisti i shquar shqiptar, Adnan Abrashi. Ai ishte njeri ndër publicistët më aktiv dhe më në zë kundër dukurive negative./

Njëherësh, publicisti Abrashi mbetet në kujtimet tona, si njeri me virtyte të larta njerëzore e kombëtare. Vdekja e z. Adnan Abrashit ka prekur zemrat e të gjithë shqiptarëve.
Njëherësh, publicisti Abrashi mbetet në kujtimet tona, si njeri me virtyte të larta njerëzore e kombëtare. Vdekja e z. Adnan Abrashit ka prekur zemrat e të gjithë shqiptarëve.

Adnan Abrashi u lind më 21.12.1957 në Prizren. Shkollën fillore dhe atë të mesmen e kreu në vendlindje, ndërsa më 1982 diplomon në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës. Me të diplomuar, përkatësisht që nga viti 1982, punon si referent juridik e me pas sekretar i ndërmarrjes grafike-botuese “Ramiz Sadiku” në Prizren. Për shkak të bindjeve të veta politike, në vitin 1992, largohet nga puna si politikisht i papërshtatshëm për regjimin e asaj kohe.

Që nga vitet e shkollës së mesme, si amator i pasionuar, është marrë me analizën e fenomeneve të ndryshme metafizike dhe paranormale. Që nga kjo kohë, përmes artikujve analitik nga kjo fushë specifike, ka bashkëpunuar me shumë revista të kësaj natyre: Ishte njëri prej themeluesve të parë të revistës mujore “Astra”, që botohej në Prizren, e vlerësuar si revistë e parë gjithëshqiptare e specializuar për trajtimin e temave psikologjike, filozofike, parapsikologjike, metafizike… Po ashtu, një kohë të gjatë, me mjaft sukses ka bashkëpunuar edhe me revistat: “Kosovarja” që editohej çdo dy javë në Prishtinë, si dhe revistën “Horoskopi”, që dikur botohej në Prizren. Ka qenë editues i faqes shumë të suksesshme elektronike personale në internet: www.syri3.com, e cila po ashtu trajton tema të kësaj natyre.

Ishte bashkëpunëtor i rregullt i agjencisë Floart,Floart-Press dhe Floripress, por edhe i shumë mediave të shkruara dhe elektronike shqiptare.
Ka marrë pjesë në mjaftë kurse, ligjërata dhe seminare nga këto fusha.
Përveç artikujve të shumtë eseistik, deri më tash ka botuar edhe dy vepra: “Paratheniet e Nostradamusit” dhe romanin: “Ne vorbullën e jetes“.
Ka punuar si producent në Televizionin “Opinion” me seli në Prizren.

Pak orë pas finalizimit të librit “Në vorbullat e jetës”, vdiq më 3 Nëntor 2013.

Filed Under: Kronike, Kulture Tagged With: Adnan Abrashi, Floripres, publicisti, u nda nga jeta

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT